Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 2536

Full-Text Articles in Entire DC Network

Psikologjia Forenzike Në Procesin E Hetimit Penal: Raste Studimi Nga Praktika Gjyqësore E Kosovës, Tringë Arifi Jan 2023

Psikologjia Forenzike Në Procesin E Hetimit Penal: Raste Studimi Nga Praktika Gjyqësore E Kosovës, Tringë Arifi

Theses and Dissertations

Psychological Forensics is a very important science in the criminal procedure since it incorporates the psycho-social factors of the crime. This approach is seen as logical and necessary even in the countries where the Justice System is advanced, which throughout this paper we have treated as references and then we have compared them with the Justice System in Kosovo. Linking psychology to judicial practice is seen necessary because many perpetrators of criminal offenses end up in prison due to the so-called guilty-mind. Appropriate methods were used for the theoretical-methodological analysis, in the implementation of which the contemporary literature by relevant …


Lindja E Indukuar Dhe Përfundimi Peripartal, Arlinda Uka Nov 2021

Lindja E Indukuar Dhe Përfundimi Peripartal, Arlinda Uka

Theses and Dissertations

Lindja e indukuar është proces i stimulimit artificial të mitrës për të filluar lindjen. Stimulimi i lindjes nënkupton stimulimin e mitrës gjatë lindjes për të rritur frekuencën dhe forcën e kontraktimeve. Induksioni dhe stimulimi i lindjes ende janë sfidë për obstetrit, mamitë dhe infermieret në botë edhe te ne, sepse bartin një sërë rreziqesh si për shëndetin e nënës ashtu edhe për frytin - të porsalindurin. Andaj, qëllimi i punimit tonë është që të hulumtohen rastet e lindjeve të indukuara dhe të stimuluara në Klinikën Obstetrike - Gjinekologjike ne QKUK, në periudhën Janar-Mars, 2020.

Studimi është i llojit retrospektiv, i …


Procesi I Web Dizajnimit, Albin Ibrahimi Sep 2021

Procesi I Web Dizajnimit, Albin Ibrahimi

Theses and Dissertations

Numri i web sajteve në internet gjithnjë e më shumë po rritet, këto sajte zhvillohen nga programerë të ndryshëm duke përdorur gjuhë të ndryshme programuese. Ashtu që produkti final të jetë i suksesshëm, këto web sajte duhet të zhvillohen në bazë të një procesi, i cili do të shpjegohet në detaje dhe është objektiv kryesor i këtij punimi.

Procesi i tillë ndihmon në efikasitet më të lartë të produktit final, pasi që kërkesat kryesore ndahen në kërkesa më të vogla deri ne maksimum ashtu që krijohet një lloj hallke e cila mundëson planifikim shumë të mirë.

Në këtë proces përfshihen …


Rekonceptualizmi I Hapësirës Urbane Përmes Qasjes Minimalistike, Dardan Paloka Sep 2021

Rekonceptualizmi I Hapësirës Urbane Përmes Qasjes Minimalistike, Dardan Paloka

Theses and Dissertations

Zonat urbane janë një grup i ndërtimeve dhe hapësirave me aktiviteteve të ndryshme. Hapesirat e zbrazëta ndërmjet strukturave të këtyre ndërtimeve, shpesh shihen si efekt anësor, dhe mbesin te neglizhuara. Ky fenomen i gabur shfaqet si shkak i planifikimit të gabuar, menaxhimit të dobët të hapësirës ndërtimore, dhe koordinimit të dobët të ndërtesave me njëra tjetrën. Për shkak të mungesës së funksionit në këto hapësira, qytetarët tentojnë t'i përceptojnë si hapësira të vdekura dhe të pamundshme për tu shfrytëzuar¹. Duke marrur parasysh kërkesat e mëdha në qytet për hapësira të lira ku mund të mundësohet banimi, humbja e …


Dallimi Në Mes Të Facebook Ads Dhe Google Ads, Benjamin Kolenović Sep 2021

Dallimi Në Mes Të Facebook Ads Dhe Google Ads, Benjamin Kolenović

Theses and Dissertations

Fokusi i temës në dallimet ndërmjet Facebook dhe Google ads, tregon se cili nga këto opsione preferohet më shumë nga klientët e kompanisë së marketingut digjital – Growzillas. Marketingu digjital është metoda më moderne dhe më efikase e reklamimit të një biznesi. Në botën digjitale të shekullit 21, prezenca e biznesit në rrjetet sociale dhe në makinat e kërkimit (search engines) garanton që shërbimet dhe produktet e ofruara nga biznesi arrijnë një gamë më të gjerë të klientelës.

Procesi i punimit të kësaj teme përfshinë përdorimin e burimeve parësore dhe dytësore për mbledhjen e informacioneve. Shqyrtimi i literaturës paraqet njohuri …


Ftth, Blerant Gashi Sep 2021

Ftth, Blerant Gashi

Theses and Dissertations

Rrjetet fibra për në shtepi (FTTH) i përkasin familjes së sistemeve të transmetimit FTT-x brenda botës së telekomunikacionit. Këto rrjete, të cilat konsiderohen broadband, kanë aftësinë për të transportuar sasi të mëdha të të dhënave dhe informacioneve me ritme shumë të larta të bitit. Teknologjia FTTH përfshin futjen e fibrave optike në rrjetin global, si operatori i rrjetit kryesor si linja e fundit e teknologjis. Rrjetet FTTH për kominikimin e dy pajisve ndermjet tyre perdor driten dhe si medium për transmetim të sinjalve përdor fibrin optikë, ku shpejtsia e transmetimin të të dhënave është Gigabitshte. Fibri optik ka shumë avantazhe …


Kualiteti I Jetës Së Pacientëve Në Hemodializë, Arlinda Salihu Sep 2021

Kualiteti I Jetës Së Pacientëve Në Hemodializë, Arlinda Salihu

Theses and Dissertations

Hyrje: Kushtet ekonomike të mira, përkrahja nga familja dhe miqtë, pjesëmarrja në seancat e hemodializës(HD)me rregull ,kufizimi i lëngjeve, respektimi i dietës, marrja e medikamenteve sipas rekomandimeve janë thelbësore për përmirësimin e kualitetit të jetës te pacientët në hemodializë. llimi: Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi i kualitetit të jetës te pacientët në hemodializë. Të vlerësohet regjimi dietik, dieta ushqimore, kushtet ekonomike, mbështetja familjare, përdorimi i rregullt i barnave të përshkruara nga mjeku, si dhe të vlerësohet roli i edukimit të profesionistëve shëndetësor. Metodologjia: Për hulumtim është zgjedhur Qendra e Hemodializës në Ferizaj, ku pjesëmarrësit në këtë …


Metodat E Llogaritjes Së Aftësisë Mbajtëse Të Themelit Për Objektin E Banimit Në Rrugën “Kemajl Hetemi”, Ferizaj, Lulzime Pira Sep 2021

Metodat E Llogaritjes Së Aftësisë Mbajtëse Të Themelit Për Objektin E Banimit Në Rrugën “Kemajl Hetemi”, Ferizaj, Lulzime Pira

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është bazuar në hulumtimet gjeologo – gjeomekanike me shpimet që janë kryer direkt në terren (in situ). Në bazë të thellësisë së shpimeve janë nxjerrë mostrat për të definuar parametrat fiziko – mekanik për llogaritjen e aftësisë mbajtëse të tokës në lokacionin e caktuar ku do të bëhet ndërtimi.

Toka është një material shumë poroz dhe heterogjen, prandaj është shumë me rëndësi përcaktimi i metodave të llogaritjes së aftësisë mbajtëse të themelit ku struktura mbështetet dhe i përcjell ngarkesat në themel varësisht prej sipërfaqes së themelit.

Në këtë punim diplome janë zbatuar dy metoda …


Qendër Rehabilitimi Për Personat E Varur Nga Droga Dhe Alkooli, Verona Ibrahimi Sep 2021

Qendër Rehabilitimi Për Personat E Varur Nga Droga Dhe Alkooli, Verona Ibrahimi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një qendër rehabilitimi të drogës dhe alkoolit për rreth 50 pacient (numri i kapacitetit të pacientëve është flexibil në rastin tonë), te cilët do qëndronin për rreth max. 90 ditë për arritje në shërim të plotë. Në Kosovë, sidomos viet e fundi, ka pasur një rritje të mbidozës së drogës . Kjo epidemi droge pëfshin një eskalim te perdorimit të substancave narkotike të ndryshme dhe rritje të vdekjeve cdo vit. Për permirsimin e kësaj situate, duhet të bëhet një ndryshim se si individët me probleme të varësis ndaj drogës marri trajtimin përmes këshillimit …


Banim Individual – Vilë Banimi, Mergim Kukaj Sep 2021

Banim Individual – Vilë Banimi, Mergim Kukaj

Theses and Dissertations

Në kuptimin etimologjik fjala Vilë rrjedh nga Italishtja villa, respektivisht nga Latinishtja villae = shtëpi rurale/ fshati e përcjelle me ndërtesa ferme. Kuptimi, definimi dhe konceptimi i Vilës si objekt dhe entitet gjeografik është zhvilluar dhe ka ndryshuar në kohë dhe hapësirë: - (veçanërisht në Evropën kontinentale) Një rezidencë/ shtëpi fshati e madhe dhe luksoze - Një shtëpi e madhe fshati e epokës Romake, që posedon pronë dhe përbëhet nga ferma dhe ndërtesat e banimit të kompozuara rreth një oborri të brendshëm.

Qysh nga antikiteti Vila ka siguruar një “arratisje” përfundimtare nga stresi i punës dhe ritmi tensionuar i jetës …


Qendër Rehabilitimi Për Personat E Varur Nga Droga Dhe Alkooli, Verona Ibrahimi Sep 2021

Qendër Rehabilitimi Për Personat E Varur Nga Droga Dhe Alkooli, Verona Ibrahimi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një qendër rehabilitimi të drogës dhe alkoolit për rreth 50 pacient (numri i kapacitetit të pacientëve është flexibil në rastin tonë), te cilët do qëndronin për rreth max. 90 ditë për arritje në shërim të plotë.

Në Kosovë, sidomos viet e fundi, ka pasur një rritje të mbidozës së drogës . Kjo epidemi droge pëfshin një eskalim te perdorimit të substancave narkotike të ndryshme dhe rritje të vdekjeve cdo vit.

Për permirsimin e kësaj situate, duhet të bëhet një ndryshim se si individët me probleme të varësis ndaj drogës marri trajtimin përmes këshillimit …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Arianë Zogaj Aug 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Arianë Zogaj

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Përdorimi I Antibiotikëve Te Fëmijët, Habibe Gjinolli Aug 2021

Përdorimi I Antibiotikëve Te Fëmijët, Habibe Gjinolli

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikohen antibiotiket më të përdorur te fëmijët si dhe të analizohen diagnozat më të përshkruara te fëmijët gjatë 1 muaji. Antibiotikët janë lëndë kimikisht të përcaktuara me origjinë biologjike, të cilët, edhe pse nuk zotërojnë karakter enzimatik, në përqendrime të ulëta ndalojnë proceset e rritjes.

Pjesëmarrësit ishin fëmijë të moshës 0-17 vjeç nga vende të ndryshme të Komunës së Ferizajit. Instrumenti i përdorur është libri i Protokolit i reaprtit të pediatrisë i cili tregon për moshën, gjinin, diagnozën dhe terapinë më të përdorur.

Rezultatet në këtë hulumtim treguan se antibiotiku më i përdorur ishte …


Zhvendosja E Bizneseve Drejt E-Commerce Gjatë Pandemisë, Besnik Hashani Aug 2021

Zhvendosja E Bizneseve Drejt E-Commerce Gjatë Pandemisë, Besnik Hashani

Theses and Dissertations

Nisur nga fakti se bizneset janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomike të një vendi, dhe nga fakti se bizneset dhe ekonomia luajnë një rol kyç dhe jetësor në shoqërinë e çdo vendi, në këtë punim të do të analizohet zhvendosja e bizneseve drejt e-commerce në kohë pandemie. Gjithashtu, vlen të theksohet se zhvendosja e bizneseve drejt e-commerce në kohë pandemie është rritur me një intensitet të pa parashikuar e ku edhe do të analizohen të dy anët e medaljes së zhvendosje së bizneseve gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Pandemia transformoi intenzivisht trendët globale, në këtë hulumtim përcaktohen tendencat …


Kujdesi Infermieror Në Trajtimin E Plagëve Kirurgjikale, Adelina Krasniqi Aug 2021

Kujdesi Infermieror Në Trajtimin E Plagëve Kirurgjikale, Adelina Krasniqi

Theses and Dissertations

Plaget operatore jane plage ne lekure ose ne inde te thella te kryera gjate nje procedure kirurgjikale nga nje mjet kirugjikal .si ne rastin konkret me instrumentin kirugjikal.bisturia. . Në kuptimin që ne përdorim sot plaga është dëmtimi apo prishja e tërësisë së lëkurës dhe elementeve anatomike të saj. Na duket i arsyeshëm se klasifikimi që i ndan plagët në dy tipa kryesorë: në plagë që kanë humbur ind dhe në plagë që nuk kanë humbur ind dhe lidhur me këtë pikë shumë të rëndësishme bëhet edhe vlerësimi i plagëve në vartësi të shkaktarit, karakteristikat anatomiko-patologjike.

Qëllimi parësor i hulumtimit: …


Njohuritë E Infermierëve Për Depresionin, Shkëlzen Niko Aug 2021

Njohuritë E Infermierëve Për Depresionin, Shkëlzen Niko

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi në dallimet e njohjes dhe qëndrimeve të infermierëve ndaj të të sëmurëve depresivë. Çdo ditë e më shumë janë duke u shtuar rastet e personave me depresion dhe thuja se është duke u bërë shkaktari më i madh i vetëvrasjeve. Gjithashtu, qëllimi i këtij punimi është hulumtimi i shkallës së njohurive të infermiereve dhe i gatishmerise dhe qasjes së tyre ndaj pacientëve me depresion meqë ata duhet të trajtohen me kohë, të marrin terapinë e duhur, kujdesi infermieror të jetë sa më i mirë dhe i përkushtuar ndaj tyre, si dhe të japim …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertensioni Arterial, Endrin Sahiti Aug 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertensioni Arterial, Endrin Sahiti

Theses and Dissertations

Hipertensioni po bëhet një epidemi globale dhe kërcënim për popullatën botërore. Ky studim ndër-sekcional u krye me pacientët me hipertension arterial që gravitojnë në QKMF e Lipjanit

për të studiuar njohuritë, qëndrimet dhe praktikat në lidhje me hipertensionin.

Metodat: Një total prej 30 të intervistuarve të moshës 18 vjeç e lart u zgjodhën me anë të marrjes të rastësishme të mostrave. Të dhënat u mblodhën duke përdorur një pyetësor të strukturuar të drejtuar nga intervistuesit me zgjedhje përgjigjesh në shkallën Likert.

Rezultatet Të gjithë të intervistuarit ishin me moshën mesatare 54.5 vjeç [Devijimi Standard (SD) = 11.828]. Prej pacienteve te …


Digjitalizimi I Bankave Në Kosovë, Rast Studimi Klientët E Dy Bankave Ndërkombëtare Në Republikën E Kosovës, Adonis Bllacaku Aug 2021

Digjitalizimi I Bankave Në Kosovë, Rast Studimi Klientët E Dy Bankave Ndërkombëtare Në Republikën E Kosovës, Adonis Bllacaku

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në shekullin e XXI-të, shekullin e progresit teknologjik dhe të inovacionit. Sot është fakt që zhvillimet teknologjike i kanë dhënë një dimension tjetër mënyrës se si jetojmë, si informohemi, si komunikojmë dhe si e perceptojmë realitetin. Për gjenerata të tëra sot është e vështirë të imagjinohet jeta e përditshme dhe puna profesionale pa një mori pajisjesh elektronike.

Në këtë kontekst, si çdo fushë tjetër, edhe sistemet financiare në mbarë botën kanë qenë subjekt i avancimeve teknologjike e që as sistemi bankar në Kosovë nuk bën përjashtim nga kjo tendencë , është parë e …


Kujdesi Infermieror Te Pacientet Me Karcinome Te Gjirit, Fjolla Shabani Aug 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientet Me Karcinome Te Gjirit, Fjolla Shabani

Theses and Dissertations

Profesioni universal i infermierit, shumë i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, historikisht është parë si mëshirim i vlerave humane në shërbim të individit dhe të kolektivit, si një mision I lartë për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet. Personeli infermieror, në aktivitetin për të kryer kujdesin infermieror, aplikon tërë kapacitetin profesional e shpirtëror për parandalimin e kurimin e sëmundjeve, për tu shërbyer atyre që kanë nevojë për ndihmë jo vetëm mjekësore por edhe shpirtërore, psikologjike e morale. Sa më të përgaditur profesionalisht të jenë infermierët, aq më i kualifikuar e rezultativ është shërbimi dhe aq më të …


Nb-Iot: Iot Përmes Sistemeve Celulare Brez-Ngushta, Besart Haziri Aug 2021

Nb-Iot: Iot Përmes Sistemeve Celulare Brez-Ngushta, Besart Haziri

Theses and Dissertations

Me rritjen e numrit të pajisjeve IoT në ditët e sotme, kërkesa për t’i mbështetur ato vetëm sa rritet, me rreth 7.6 miliardë pajisje IoT aktive në fund të vitit 2019, si dhe me një pritshmëri të rritjes deri në 24.1 miliardë pajisje IoT në vitin 2030. Me numër kaq të madh të pajisjeve që do të lidhen në Internet atëherë na duhet siguri dhe rrjet i besueshëm që i mbështet të gjitha këto pajisje. Mundësia më e mirë për këtë çështje është NB-IoT (Narrowband–Internet of Things).

NB-IoT mundëson konektimin e qindra-mijëra pajisjeve të vogla (sensorëve) në Internet përmes sistemeve …


Burimet Natyrore Të Antioksidantëve Dhe Rëndësia E Tyre Në Dietën Ushqimore, Hatixhe Piraj Aug 2021

Burimet Natyrore Të Antioksidantëve Dhe Rëndësia E Tyre Në Dietën Ushqimore, Hatixhe Piraj

Theses and Dissertations

Marrja e ushqimit si nga ana sasiore dhe cilësore ndikojnë në statusin e të ushqyerit,shëndetit ashtu edhe në mirëqenien e përgjithshme të individëve.Prandaj, për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, sasi të mjaftueshme të të gjithë ushqyesve thelbësorë duhet të përfshihen në dietën tonë që nga foshnjëria deri në moshën e vjetër.

Fraza ‘ne jemi çfarë hamë’ tregon me vend që përbërja e trupit tonë varet kryesisht nga dieta jonë. Asnjë ushqim i vetëm nuk është në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat tona ushqyese. Dieta jonë duhet të jetë e ekuilibruar mirë nga pikëpamja ushqimore dhe duhet …


Objekt Afaristo-Banesorë, Mendim Hysiqi Aug 2021

Objekt Afaristo-Banesorë, Mendim Hysiqi

Theses and Dissertations

Duke u bazuar në Planin Zhvillimor dhe atë Urbanistik qyteti i Shtimes, është një vend që ka reliev me hapësira të bukura natyrore, si dhe vend në zhvillim e sipër në aspektin e ndërtimit, më është dukur e përshtatshme që këtij vendi të i shtohet një objekt afaristo-banesor në qendër të qytet, i cili do të plotëson të gjitha kushtet dhe standardet më të mira të ndërtimit, duke u përshtatur me ndërtimin dhe materialet e përdorura në rrethinën urbane.

Ideja e këtij objekti ka lindur pas përcaktimit të zonave ndërtimore dhe kam menduar qe parcela e zgjedhur i ploteson të …


Tiparet Biomorfologjike Në Lipjan Dhe Struktura Gjenetike E Tyre, Albulena Tasholli Jul 2021

Tiparet Biomorfologjike Në Lipjan Dhe Struktura Gjenetike E Tyre, Albulena Tasholli

Theses and Dissertations

Për të vërejtur përhapjen e cilësive biomorfologjike në komunën e Lipjanit, kemi marr

mostrat nga komuna e Lipjanit si dhe nga fshatrat e Lipjanit si: Gadime, Janjevë, Shalë.

Këto cilësi janë grumbulluar duke bërë intervistimin e familjeve në qytetin e Lipjanit dhe fshatrat e përmendura.

Si cilësi biomorfologjike të përfshira në këtë studim janë: Sy zi ose kaltër, lobi i veshit i lirë ose i ngjitur, gjuhë e tubosur ose jo e tubosur, krahu i majtë mbi të djathtin ose i djathti mbi të majtin, gishti i djathtë i madh i dorës mbi të majtin dhe anasjelltas, gishti tregues më …


Roli I Kujdesit Infermieror Në Mjekësinë Familajre, Zahide Halimi Jul 2021

Roli I Kujdesit Infermieror Në Mjekësinë Familajre, Zahide Halimi

Theses and Dissertations

Hyrje: Para vitit 1989 shërbimet e pacientëve në spital operonin përmes gjashtë spitaleve. Kujdesi primar shëndetësor u ofrua përmes klinikave të mëdha (shtëpive shëndetësore) në 29 komuna që mbikëqyrnin një rrjet të klinikave të vogla (ambulanta dhe punkteve).

Shumica e shqiptarëve të Kosovës u pushuan nga drejtimi dhe pozitat e larta në të gjitha shërbimet publike gjatë viteve 1990 deri në 1992. Shoqata Nënë Tereza krijoi një sistem paralel të kujdesit shëndetësor parësor me 96 klinika në të gjithë Kosovën, të punësuar dhe të përdorur nga kosovarët shqiptarë.

Kujdesi parësor është kujdesi shëndetësorë që është i pranueshëm, i gjithanshëm, i …


Rritja E Sentimentit Nacionalist Dhe Roli I Tij Në Konfliktet Etnopolitike, Ariana Lushi Jul 2021

Rritja E Sentimentit Nacionalist Dhe Roli I Tij Në Konfliktet Etnopolitike, Ariana Lushi

Theses and Dissertations

Ashtu si ajri, nacionalizmi është i kudondodhur dhe i pakapshëm. Ai përshkon sistemin global, shtetet, sjelljen e njerëzve dhe mund të shihet si konservator dhe si një forcë revolucionare, që kërcënon status quo-në. Gjatë viteve, nacionalizmi në rritje është parë kudo. Nga zgjedhja e Donald Trump në Brexit, politikat nacionaliste të Kryeministrit japonez Shinzō Abe, homologut të tij indian Narendra Modi dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, suksesi i partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet italiane, gjermane dhe austriake në 2017 dhe 2018, nacionalizmi duket se po rritet globalisht. Kur Eric Hobsbawm shkroi studimin e tij themelor mbi nacionalizmin …


Inteligjenca Artificiale (Ai) - Benefitet Dhe Frika Ndaj Së Ardhmës, Ardit Azemi Jul 2021

Inteligjenca Artificiale (Ai) - Benefitet Dhe Frika Ndaj Së Ardhmës, Ardit Azemi

Theses and Dissertations

Këtë temë diplome e kam përzgjedhur sepse është teknologji relativisht e re, inteligjenca artificiale është e ardhmja e njerëzimit, dhe në një të ardhme të afërt do ju ndihmoj shumë njerëzve duke u lehtuar shumë punë, mirëpo ekziston edhe frika se mos do i zëvendësoj në disa raste të caktuara edhe vet njerëzit, pra punën të cilën ata bëjnë, pa dyshim në disa fusha përkatëse do të ketë ndikim revulucionar.

Pasiqë është një teknologji e cila ka një degëzim shumë të gjerë po thuajse në çdo sferë të jetës dhe po ashtu për shumë kë termi “Inteligjencë Artificiale” është i …


Zhvillimi I Seo-S Ndër Vite, Berna Zehri Jul 2021

Zhvillimi I Seo-S Ndër Vite, Berna Zehri

Theses and Dissertations

Duke e pasur parasysh kërkesat e bizneseve që të jenë më të ekspozuara në rrjetet sociale dhe në motorët e kërkimit si Google, thuhet që SEO është thelbësore që të ndihmojë të arrihen shumë nga qëllimet e bizneseve. SEO (Search Engine Optimization) ndihmon të krijohen marrëdhënie më të mira me audiencën, të përmirësohet përvoja e klientit, rrit autoritetin e biznesit, ndihmon në rritjen e klikimeve në faqe, jep përparësi ndaj konkurrencës dhe i rrit konvertimet, që do të thotë më shumë shitje, klientë më besnikë dhe më shumë rritje për bizneset e fushave te ndryshme.

Në këtë punim, analizohet zhvillimi …


Roli I Përkrahjes Në Shëndetin Mental, Lirjeta Mahmuti Jul 2021

Roli I Përkrahjes Në Shëndetin Mental, Lirjeta Mahmuti

Theses and Dissertations

Shëndeti ynë mendor ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë gjithashtu ndikon në shëndetin tonë fizik.

Për të gjithë individët, shëndeti mendor, fizik dhe social janë fillesa jetësore dhe të ndërthurura të jetës. Ndërsa kuptimi ynë për këtë marrëdhënie rritet, bëhet gjithnjë e më e qartë se shëndeti mendor është thelbësor për mirëqenien e përgjithshme të individëve, shoqërive dhe vendeve. Në të vërtetë, shëndeti mendor mund të përkufizohet si një gjendje e mirëqenies që u mundëson individëve të realizojnë aftësitë e tyre, të përballen me streset normale të jetës, të punojnë në mënyrë produktive dhe të frytshme …


“Pamjaftueshmëria E Zemrës“, Gentianë Berisha Jul 2021

“Pamjaftueshmëria E Zemrës“, Gentianë Berisha

Theses and Dissertations

Dështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës nuk pompon aq gjak sa organizmi ka nevojë. E cila nënkupton se puna e zemrës nuk ka ndaluar mirëpo nuk punon aq sa duhet.

Në ketë sëmundje gjaku lëviz nëpër trup me një shpejtësi më të vogël dhe presioni në zemrën rritet, si rezultat zemra nuk arrin dot të transportojë sasinë e duhur të oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese për organizmin. Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj

duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës …


Integrimi I Sistemit Të Menaxhimit Dixhital Të Pasurive Të Patundshme Bazuar Në Arkitekturën E Pastërt Mvc, Mynevere Hyseni Jul 2021

Integrimi I Sistemit Të Menaxhimit Dixhital Të Pasurive Të Patundshme Bazuar Në Arkitekturën E Pastërt Mvc, Mynevere Hyseni

Theses and Dissertations

Integrimi i sistemit të menaxhimit dixhital të pasurive të patundshme është shumë i rëndësishëm për menaxhim të mbarë të pasurive të patundshme dhe pozicionimin e tyre në treg si dhe luan rol të veçantë në sigurimin e avantazhit të një kompanie ose të një individi të vetëm ndaj konkurrentëve. Kur një individ apo kompani dëshiron të shes/jep me qira ndonjë pasuri të vetën, është mjaft e nevojshme që ta prezantojnë atë me botën në mënyrë të zhurmshme. Po ashtu në anën tjetër kur ndonjë individ dëshiron të blej/marr me qira ndonjë pronë kërkon mundësi më të lehtë dhe më të …