Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Theses and Dissertations

Theses/Dissertations

Diabeti

Publication Year

Articles 1 - 9 of 9

Full-Text Articles in Entire DC Network

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Jehona Llugiqi Apr 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Jehona Llugiqi

Theses and Dissertations

Sëmundja e diabetit duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi e deri te menagjimi i sëmundjes kërkon një kujdes të shtuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe nga pacienti.

Numri i të diagnostifikuarve me diabet është çdo ditë në rritje e sipër. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara.

Kujdesi infermieror përbën një rol kyç në menaxhimin e sëmundjes së diabetit dhe edukimin e pacientit lidhur me të.

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi se sa i pranishëm është diabeti në vende të Bashkimit Europian si: Slloveni, Bullgari, Itali, Kroaci gjatë vitit 2014. …


Kujdesi Infermieror Në Procesin E Parandalimit Të Komplikimeve Të Sëmundjes Së Diabetit, Rina Gashi Mar 2021

Kujdesi Infermieror Në Procesin E Parandalimit Të Komplikimeve Të Sëmundjes Së Diabetit, Rina Gashi

Theses and Dissertations

Diabeti mellitus (DM) është një çrregullim i madh metabolik i cili po rritet me shpejtësi jashtë proporcionit si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim, veçanërisht DMT2, i cili shoqërohet me zakone moderne të jetesës si aktiviteti i reduktuar fizik, dieta, mbipesha dhe faktorët gjenetikë. Nëse nuk trajtohet, DM mund të çojë në një numër sëmundjesh dhe ndërlikimesh afatgjata që çojnë më pas në vdekje. Komplikimet kronike të DM shkaktohen kryesisht nga dëmtimi qelizor, molekular, poashtu dëmtimi i funksionit nervor dhe vaskular.

Qëllimi i këtij punimi është edukimi shëndetësor rreth sëmundjes së diabetit dhe kujdesi infermieror në …


Kënaqshmëria Me Kualitetin E Jetës Të Personave Me Sëmundjen E Diabetit Të Tipit Ii, Marigona Dushullovci Mar 2021

Kënaqshmëria Me Kualitetin E Jetës Të Personave Me Sëmundjen E Diabetit Të Tipit Ii, Marigona Dushullovci

Theses and Dissertations

Përgjatë zhvillimit global në çdo aspekt edhe sëmundjet vetëm sa vinë duke u shtuar, sëmundja diabetike njihet moti qysh nga vitet 1500 para erës sonë. Nga koha e mëhershme e deri tani mjekët dhe studiuesit janë duke u përpjekur për të arritur në shërimin e diabetit, duke përdorur teknologji dhe zbulimin e medikamenteve të reja. Komplikimet diabetike, bashkë me sëmundje të tjera kanë kosto të lartë për trajtim duke ndikuar edhe në cilësinë jetësore të individëve. Qëllimi i këtij punimi është të analizohet tek individët kënaqshmëria e kualitetit të jetës me sëmundjen e diabetit të tipit II. Për realizimin e …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Diabetikë Ambulantor Insulino-Vartës, Valza Gashi Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Diabetikë Ambulantor Insulino-Vartës, Valza Gashi

Theses and Dissertations

Numri i të diagnostifikuarve me diabet është çdo ditë në rritje e sipër. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara. Sëmundja e diabetit duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi e deri te menaxhimi i sëmundjes kërkon një kujdes të shtuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe nga pacienti. Kujdesi infermieror përbën një rol kyç në menaxhimin e sëmundjes së diabetit dhe edukimin e pacientit lidhur me të. Qëllimi i këtij punimi është të bëhet hulumtimi i nivelit të kujdesit infermieror të dhënë te pacientët diabetikë ambulantor insulino-vartës, ndërsa subjekti i këtij punimi …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Albane Ademaj Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Albane Ademaj

Theses and Dissertations

Diabeti deri më sot ende është një sëmundje e cila nuk ka shërim definitiv, mirëpo vetëm bëhet mbajtja në normë e nivelit të glukozës në gjak.(1) Infermierët janë pjesë e stafit mjekësor të cilët janë shumë të rëndëishëm tek pacientët diabetik. Roli i infermierëve tek diabetikët është i shumëfishtë; duke filluar që nga marrja e anamnezës infermierore, marrja e gjakut për matjen e glukozës, e deri tek aplikimi i terapisë atëher kur është e nevojshme.(2)

Qëllimi i këtij punimi është të hulumtohen njohurit e pacientëve me diabet për dijetat ushqimore të cilat i përdorin, të tregohet roli i infermierëve tek …


Shoqërimi I Sëmundjeve Tjera Tek Personat E Moshës 40-60 Vjet Me Diabet Tip2, Lindita Emini Jan 2021

Shoqërimi I Sëmundjeve Tjera Tek Personat E Moshës 40-60 Vjet Me Diabet Tip2, Lindita Emini

Theses and Dissertations

Sëmundja e diabetit njihet si një nga katër sëmundjet kryesore jongjitëse më e përhapur, duke u bërë një sfidë e madhe e shëndetit publik si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Diabeti i tipit 2 përbën më shumë se 90% të pacientëve me diabet dhe çon në komplikime mikrovaskulare dhe makrovaskulare që shkaktojnë shqetësime të thella psikologjike dhe fizike si për pacientët ashtu edhe për kujdestarët dhe vendosin një ngarkesë të madhe në sistemet e kujdesit shëndetësor.

Qëllimi i këtij punimi ishte në vlerësimin e paraqitjes së komplikimeve tjera shëndetësore te personat me DMT2 duke shqyrtuar …


Cilësia E Jetës Dhe Aktivitetet E Vetë-Kujdesit Të Pacientëve Me Diabet Në Komunën E Rahovecit, Floriana Sokoli Dec 2019

Cilësia E Jetës Dhe Aktivitetet E Vetë-Kujdesit Të Pacientëve Me Diabet Në Komunën E Rahovecit, Floriana Sokoli

Theses and Dissertations

Diabeti është një sëmundje kronike e shkaktuar nga mungesa e insulinës ose nga rezistenca ndaj insulinës. Funksioni kryesor i insulinës është metabolizimi i glukozës nga gjaku deri te qelizat e trupit. Kur mungon insulina rriten nivelet e glukozës në gjak, nëse kjo situatë bëhet kronike atëherë shfaqet diabeti (IDF, 2018). Vetë-menaxhimi i diabetit është ndër sfidat më të vështira nga të gjitha vetë-menaxhimet e sëmundjeve kronike. Në mënyrë efektive, ata që e vetë-menaxhojnë diabetin, duhet të identifikojë simptomat dhe krizat shëndetësore, shpesh duhet të përmbahen orare komplekse të ilaçeve, dhe modifikohen sjelljet e jetesës për një kohë të gjatë siç …


Diabeti Te Gratë Shtatzëna, Elsa Etemi Nov 2019

Diabeti Te Gratë Shtatzëna, Elsa Etemi

Theses and Dissertations

Diabeti Mellitus është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline.

Diabet në shtatzëni quhet diabeti që fillon gjatë shtatzënisë, zbulohet për herë të parë gjatë shtatzënisë ose kur kemi të bëjmë me një të sëmurë diabetike që mbetet shtatzënë. Mënyra e të jetuarit ndikon në përmirësimin e vështirësive që kjo gjendje sjellë, po ashtu edhe vetëdijësimi i grave shtatzëna është shumë i rëndësishëm.

Qëllimi i këtij hulumtimi është njohja me diabetin në shtatzëni, komplikimet që sjellë kjo gjendje, si të kujdesemi për mënyrat e jetesës, si dhe sa është e …


Treguesit E Pasqyrës Së Gjakut Tek Personat Me Diabet, Elmedina Shasivari Oct 2019

Treguesit E Pasqyrës Së Gjakut Tek Personat Me Diabet, Elmedina Shasivari

Theses and Dissertations

Hyrje - Diabeti (diabetes mellitus) është një sëmundje kronike, degjenerative e shkaktuar nga mungesa e insulinës për shkak të trupit të paaftë për të prodhuar insulinë në nivele normale, apo për shkak rë rezistencës së insulinës, një gjendje në të cilën qelizat e trupit rezistues ndaj insulinës përpiqen për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreasi për të metabolizuar glukozën, një formë e sheqerit që është një nga burimet kryesore të furnizimit të qelizave me energji. Nëse diabeti është shkaktuar nga rezistenca e insulinës ose mungesa e insulinës, rezultati përfundimtar në të …