Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Theses and Dissertations

Theses/Dissertations

Zhvillim

Articles 1 - 9 of 9

Full-Text Articles in Entire DC Network

Rritja Dhe Zhvillimi I Fëmijëve Të Moshës Parashkollore Në Komunën E Ferizajt, Kastriot Ilazi Apr 2021

Rritja Dhe Zhvillimi I Fëmijëve Të Moshës Parashkollore Në Komunën E Ferizajt, Kastriot Ilazi

Theses and Dissertations

Shumë studime argumetojnë vazhdimisht se fëmijëria e hershme është periudha më e rëndësishme dhe më efektive ku ndërtohet baza për jetë, punë dhe për arritshmëri më të lartë në të ardhmen, në krahasim me të gjitha periudhat tjera të jetës njerëzore.

Duke ditur rëndësin e kësaj periudhe në vende të ndryshme të botës, i kushtojn ë rëndësi shumë të madhe duke filluar nga politikëbërësit duke hartuar kurrikula, dokumente, qasje, metoda, teknika, trajnime për edukatoret, duke bërë fushata të ndryshme për vetëdijësimin e shoqërisë në përgjithësi.

Synimi kryesor i këtij hulumtimi është që të identifikohen faktorët që ndikojnë në rritjen dhe …


Ndikimi R&D Dhe Inovacioneve Në Zhvillimin E Ndërmarrësisë, Laura Kryemadhi Apr 2021

Ndikimi R&D Dhe Inovacioneve Në Zhvillimin E Ndërmarrësisë, Laura Kryemadhi

Theses and Dissertations

Për të ecur përpara në një botë konkurruese, çdo kompani duhet të gjejë një kënd unik për t'u dalluar nga turma. Por inovacioni nuk është kurrë i lehtë - dhe nëse duhet bërë një hap të madh përpara, duhet të kuptohet se është një proces i çrregullt, i paparashikueshëm, i paepur. Risia e suksesshme e ndërmarrësve ka të bëjë me mësimin nga gabimet e tyre, këmbënguljen para vështirësive, të ri-mendojnë biznesin e tyre përballë përçarjes. Ndonjëherë do të thotë të bëjnë diçka më mirë që bën dikush tjetër. Shumë studiues besojnë se ndërmarrjet e bazuara në njohuri përpiqen të mbijetojnë …


Projektimi I Ndërtesës Shkollore Me Program Të Mesëm Të Ulët I-Ix, Besarta Nikollaj Mar 2021

Projektimi I Ndërtesës Shkollore Me Program Të Mesëm Të Ulët I-Ix, Besarta Nikollaj

Theses and Dissertations

Shkolla është një institucion arsimor i krijuar për të siguruar hapësira dhe mjedise mësimore për mësimnxënien e nxënësve nën drejtimin e mësuesve.

Shkollat nuk janë thjesht ndërtesa për të mësuar. Ato rrisin zhvillimin dhe aftësinë e fëmijës për të mësuar. Vendi i shkollës ndikon në aksesin e fëmijëve në aktivitetin fizik. Dizajni i tij arkitektonik mund t'i ekspozojë studentët dhe mësuesit ndaj stimuluesve pozitivë siç janë drita e ditës, pamjet dhe "momentet e mësueshme". Përveç kësaj, modeli i shkollës mund t'i ekspozojë fëmijët ndaj pengesave të të mësuarit, të tilla si nivele të larta të zhurmës në sfond, ajrosje e …


Rëndësia E Shesheve Urbane Si Hapësira Publike Në Jetën Shoqërore – Dizajnimi I Sheshit Të Ri Në Qytetin E Podujevës, Ermira Hoxha Nov 2019

Rëndësia E Shesheve Urbane Si Hapësira Publike Në Jetën Shoqërore – Dizajnimi I Sheshit Të Ri Në Qytetin E Podujevës, Ermira Hoxha

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të hulumtoj, krahasoj, grumbulloj dhe analizoj të dhëna rreth shesheve si hapësira publike, duke e bërë kështu krahasimin dhe evoluimin e arkitekturës së tyre si dhe rëndësinë e tyre në përmirësimin e jetës shoqërore.

Fillimisht do të përshkruaj evoluimin e arkitekturës së hapësirave publike, në fokus sheshet urbane. Pas kësaj do të trajtohen faktorët të cilët ndikojnë në arritjen e një dizajn të suksesshëm të një sheshi urban publik përmes disa rasteve të studimit dhe analizave në lokacion. Në fund do të bëhet një propozim i dizajnit të sheshit në qytetin e Podujevës në bazë …


Analizë E Integrimit Efektiv Të Faktorëve Të Zhvillimit Ekonomik: Rasti I Kosovës, Jozefina Allakaj Sep 2019

Analizë E Integrimit Efektiv Të Faktorëve Të Zhvillimit Ekonomik: Rasti I Kosovës, Jozefina Allakaj

Theses and Dissertations

Ky hulumtim ka trajtuar qasjen për integrim efektiv të faktorëve ekonomik të zhvillimit ekonomik. Faktorët kryesor që janë trajtuar gjatë këtij punimi lidhen me burimet njerëzore, burimet kapitale, natyrore, faktorët social dhe politik (kapacitetin). Pozicioni i Kosovëssëpasluftësështë shumë i vështirë ndaj duhen bërë shumë përpjekje duke punuar si me faktorët ekonomikë ashtu edhe me të gjitha strukturat dhe institucionet tona. Konceptet e ndërtuara për zhvillim, punësim dhe platfromainvestive përbëjnë vazhdimisht bazën e idenitifkimit të hapsirave ku ka potencial për përmirësim sepse përbëjnë në vet burimin e problemit ndaj edhe hulumtimi është shtjelluar mbi këtë kontekst duke u fokusuar në pyetjet …


Shtëpi E Fëmijëve, Albana Rexhepi Sep 2019

Shtëpi E Fëmijëve, Albana Rexhepi

Theses and Dissertations

Cili realitet duhet të ekzistojë kur të marr frym një jetë e re, të marr formë një univers i ri apo të shuhet në heshtje një i tillë? E cila duhet të jetë rruga e duhur që të përqmosh një krijesë kaq ëngjëllore, kaq naive të krijuar nga vet ti: Braktisja?!

Nganjëherë nxitjet e shpirtit i takojnë botës së ideve, botës së ëndrrave mistike, ku kënaqësia shpirtërore mbizotëron mbi të mirat materiale. Në anën tjetër, ne jemi të prirë të luftojmë për një jetë që synon rehatinë materiale, ndërsa çdo shmangie nga ky orientim, na frikon. Shumica vendosin të vetëkenaqën …


Android Aplikacion: Shfrytëzimi I Baterisë Nga Aplikacionet Tjera, Shqipe Sejdiu Feb 2019

Android Aplikacion: Shfrytëzimi I Baterisë Nga Aplikacionet Tjera, Shqipe Sejdiu

Theses and Dissertations

Ky punim bazohet në njohjen e zhvillimit të sistemit operativ Android dhe në zhvillimin e një aplikacioni specifik. Tregohet se si gjatë kohës është zhvilluar sistemi operativ dhe poashtu si ka arritur t'i publikoj karakteristikat të cilat rezultuan të nevojshme për një shfrytëzues të këtij sistemi operativ, si ka arritur të jetë një ndër të parët në treg dhe se si është bërë kaq fleksibil dhe lehtë i përdorshëm. Në këtë punim tregohet se cilat ishin qëllimet e para të krijimit të Android Inc., tregohet se cili ishte misioni i tyre. Po ashtu tregohen se cilat ishin marrëveshjet më të …


Zhvillimi I Sektorit Bankar Dhe Ndikimi Në Rritjen Ekonomike - Rasti I Kosovës, Arian Zenelaj May 2017

Zhvillimi I Sektorit Bankar Dhe Ndikimi Në Rritjen Ekonomike - Rasti I Kosovës, Arian Zenelaj

Theses and Dissertations

Rritjet ekonomike në vendet në tranzicion zakonisht varen nga forma e sistemit bankar të aplikuar, i cili njëkohësisht konsiderohet edhe si një lloj infuzioni për sektorin privat e publik. Pa zhvillimin e sistemit bankar nuk mund të kemi as rritje ekonomike, pasi si procese janë të ndërlidhura ngushtë njëra me tjetrën.

Kosova është një rast specifik në këtë drejtim, por sistemi bankar është vlerësuar si determinues i politikave ekonomike në vendin tonë për gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës. Qershori i vitit 1999 e ka gjetur Kosovën në një kolaps ekonomik për shkak të luftës, ku sistemi bankar po njëjtë …


Krijimi I Ambientit Për Tërheqjen E Investimeve Në Nivel Lokal”Komuna E Kamenicës”, Lulzim Thaqi Mar 2014

Krijimi I Ambientit Për Tërheqjen E Investimeve Në Nivel Lokal”Komuna E Kamenicës”, Lulzim Thaqi

Theses and Dissertations

Zhvillimi ekonomik ka për qëllim të përmirësojë cilësinë dhe jetën socio-ekonomike të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarë. Gjithashtu ka për qëllim të sigurojë rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme duke krijuar kushtet e nevojshme për një rritje ekonomike afatgjate, duke ndikuar në ngritje të edukimit të fuqisë punëtore për t’i ngritur kapacitetet adekuate të zhvillimit. Duke nënkuptuar rolin e rendësishëm të krijimit të ambientit në nivel lokal është nënkuptuar që roli i komunës në këtë sferë është jashtzakonisht i rëndësishem sepse edhe vet shteti zhvillohet nga komuna. Komuna duhet të ketë nje rrol shumë aktiv me qytetarët e …