Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Theses and Dissertations

Theses/Dissertations

Kosovë

Articles 1 - 13 of 13

Full-Text Articles in Entire DC Network

Pjesëmarrja Dhe Roli I Grave Kosovare Në Politikë, Alisa Thaqi May 2021

Pjesëmarrja Dhe Roli I Grave Kosovare Në Politikë, Alisa Thaqi

Theses and Dissertations

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje i kontribon proceseve pozitive transformuese për shoqëritë, siç janë ndryshimet e ligjeve, politikave, shërbimeve, institucioneve dhe normave shoqërore.Është e rëndësishme të sigurohet që të dëgjohen zërat e grave për vendimet që prekin jetët e tyre, jetët e familjeve të tyre dhe komuntitetit më gjërë. Këto vendime prekin gratë po aq sa edhe burrat. Prandaj, gratë duhet të përfshihen në vendimmarrje në çdo fushë dhe të kenë fuqi dhe numër të barabartë me burrat. Është përgjegjësi e qeverisë të sigurojë që grave iu ofrohen mundësi për të marrë pjesë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe …


Roli I Infermieres Në Kujdesin E Fëmijëve Me Herni Inguinale, Rajmonda Balaj May 2021

Roli I Infermieres Në Kujdesin E Fëmijëve Me Herni Inguinale, Rajmonda Balaj

Theses and Dissertations

Hyrje:Hernia është një gjendje në të cilën një organ ose një pjesë e organit depërton në një hapësirë tjetër të trupit përmes një pike të dobët ose përmes një defekti. Hernia inguinale shfaqet në regjionin inguinal. Te femijet hernia inguinale është e tipit indirekt që nënkupton se organet abdominale (më së shpeshti zorrët) lëshojnë hapësirën abdominale përmes kanalit inguinal dhe dalin nën lëkurën e regjionit inguinal ose ne skrotum.

Qëllimi i studimit: Ky studim ka pasur për qëllim evidentimin e rolit dhe rëndësisë së kujdesit infermieror tek fëmijët me hernie inguinale. Perkujdesja, këshillat prindërve, përgatitja preopratore, menaxhimi i …


Roli I Infermierit Në Shërbimin Emergjent Në Ferizaj, Enkleana Nrecaj Jan 2021

Roli I Infermierit Në Shërbimin Emergjent Në Ferizaj, Enkleana Nrecaj

Theses and Dissertations

Infermieria e emergjencës është një nga specialitetet më sfiduese të infermierisë. Kërkon që infermierët të menaxhojnë paqartësinë dhe ndryshimet e shpejta në ritmin dhe intensitetin e punës dhe të kenë njohuri për një numër të konsiderueshëm të rasteve klinike, sëmundjeve dhe kushteve. Infermieri/ja e emergjencës gjithashtu duhet të jetë në gjendje të krijojë empati dhe të ketë një mirëkuptim dhe komunikim të mirë të të gjitha moshave, nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit. Infermieria e urgjencave nuk është për “zemërbutët”.

Në vendin tonë gjendja emergjente mjekësore, nënkupton gjendjen me simptome akute, çrregullime psiqike, dhe/ose simptome të abuzimit …


“Cenimi I Privatësisë Përmes Rrjeteve Sociale: Facebook, Twitter, Instagram, Në Kosovë”, Agnesa Halili Dec 2020

“Cenimi I Privatësisë Përmes Rrjeteve Sociale: Facebook, Twitter, Instagram, Në Kosovë”, Agnesa Halili

Theses and Dissertations

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë, mënyra se si i mbrojmë të dhënat tona apo privatësinë është vështirësuar. Shqetësimet lidhur me privatësinë në hapësirën kibernetike filluan të bëheshin çështje e debatit ndërkombëtar në fillim të viteve 2000. Ky shqetësim është ngritur së fundmi edhe në Kosove, ku vërehet një rritje e numrit të personave të cilët janë ankuar pranë autoriteteve përkatëse. Teknologjia tanimë në një formë ose tjetrën e “kontrollon” një pjesë të madhe të jetës tonë, madje sjell edhe probleme të mëdha. Për këtë arsye ky punim synon të trajtojë cenimin e privatësisë përmes rrjeteve sociale: Facebook, Twitter, Instagram …


Radio Në Peizazhin Mediatik Të Kosovës, Shkëndije Zeqiri Jul 2020

Radio Në Peizazhin Mediatik Të Kosovës, Shkëndije Zeqiri

Theses and Dissertations

Radio është njëra nga tri mediat masive të zhvilluara në Kosovë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Për dekada me radhë ajo ka qenë media me vlerat e institucionit të rëndësishëm për shqiptarët e Kosovës, bazuar në karakteristikat themelore të saj si media që depërton me lehtësi te audiencat. Zhvillimi i radios kryesore, Radio Prishtinës, është ndërprerë në fillim të viteve të ’90-a të shekullit të kaluar. Pas luftës, nga viti 1999 radio ka vazhduar të jetë media e rëndësishme, edhe pse jo me ndikimin që ka pasur më herët. Në Kosovë, nga viti 1999 ekzistojnë radio publike dhe …


Widows Of Civilian Victims Of War In Kosovo, Albonita Aliu Mar 2020

Widows Of Civilian Victims Of War In Kosovo, Albonita Aliu

Theses and Dissertations

Drejtësia tranzicionale në vendet e dala nga lufta nënkupton edhe kompensime për të mbijetuarit e luftës, por jo të gjitha vendet ofrojnë këtë lloj të ndihmës. Kompensimi për kategoritë e viktimave civile të luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë është mjeti më i zakonshëm i drejtësisë. Nënat vetushqyese/bashkëshortet e viktimave civile janë trashëgimtaret e para në radhë, me Rregulloret/Ligjet që mbulojnë kategoritë e dala nga lufta në Kosovë, për kompensimet e formës materiale. Ato,nënat vetushqyese/bashkëshortet e viktimave civile të luftës, paraqesin pjesën e margjinalizuar të shoqërisë kosovare të pasluftës, pasi që ishin pjesë e dhunës strukturore të ushtruar nga pushteti …


Ndikimi I Marketingut Përmes Mediave Sociale Tek Kompanitë Prodhuese Në Kosovë, Leutrim Haziraj Jan 2020

Ndikimi I Marketingut Përmes Mediave Sociale Tek Kompanitë Prodhuese Në Kosovë, Leutrim Haziraj

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim që të shqyrtojë ndikimin e marketingut që realizohet përmes mediave sociale në kompanitë prodhuese në Kosovë. Në punim konsiderohet madhësia e kompanisë, investimet financiare të dedikuara për aktivitetet e marketingut në media sociale. Punimi gjithashtu ka për qëllim të shqyrtojë edhe këndvërshtimin e individëve për marketingun në mediat sociale, të cilët potencialisht janë konsumatorë të kompanive që ne i kemi marrë për hulumtim në këtë punim. Metodologjia e punimit është bazuar në mbledhjen e të dhënave sasiore përmes fazës së hulumtimit me përdorimin e pyetësorëve online. Pyetësorët janë dërguar tek: Menaxherët e marketingut/personat përgjegjës për …


Efekti I Marrëveshjes Së Stabilizim Asociimit Në Të Hyra Doganore Ne Kosovë, Dardan Ismajli Jun 2019

Efekti I Marrëveshjes Së Stabilizim Asociimit Në Të Hyra Doganore Ne Kosovë, Dardan Ismajli

Theses and Dissertations

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe si e tille, MSA, paraqet një fazë të re të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Ky punim masteri ka për qëllim të evidentojë efektin që ka Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në të hyrat doganore në Republikën e Kosovës. Për më tepër studimi synon të qartësojë efektet e zbatimit të MSA-së që do t’i ketë në realizimin e të hyrave doganore, të cilat do të ndikojnë në ekonominë e Kosovës.

Gjatë realizimit të kësaj pune hulumtuese mbi temën e masterit, kryesisht u përdor metoda standarde e …


Roli I Be-Së Në Shtet-Ndërtimin E Kosovës, Mergim Rrecaj May 2019

Roli I Be-Së Në Shtet-Ndërtimin E Kosovës, Mergim Rrecaj

Theses and Dissertations

Kosova është një prej shteteve që i takon gjeografikisht Ballkanit Perëndimor, dhe njëkohësisht është shteti i fundit që ka shpallur pavarësinë e saj në kontinentin e Evropës. Rasti i Kosovës konsiderohet të jetë sui generis, për shkak të rrethanave dhe formës se si është krijuar subjektiviteti i saj shtetëror. Duke kuptuar kompleksitetin e çështjes së Kosovës që nga aspekti historik e deri të rrethanat aktuale, çështja shtet-ndërtuese për Kosovën konsiderohet shumë e veçantë për t’u trajtuar. Procesi i shtet-ndërtimit të Kosovës është i ndërlidhur jashtëzakonisht shumë me rolin e Bashkimit Evropian në të, madje mund të konstatohet se nuk ka …


Roli I Diplomacisë Publike Në Politikën E Jashtme Të Shtetit – Rasti I Kosovës, Shqipdona Reshani Jan 2019

Roli I Diplomacisë Publike Në Politikën E Jashtme Të Shtetit – Rasti I Kosovës, Shqipdona Reshani

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim të shtjelloj rolin e diplomacisë publike në politikën e jashtme të shtetit. Fillimisht do paraqitet kuptimi i konceptit diplomaci publike dhe do shtjellohet se përse ajo është e rëndësishme në politikën e jashtme të një vendi. Së dyti do të paraqes llojet e diplomacisë publike që njihen ndërkombëtarisht. Në veçanti do të shtjellohet rasti i Kosovës që për çështje metodologjike do të ndahet në dy periudha: periudha e luftës në vitin 1999 e deri ne vitin 2008 në shpallje të pavarësisë, dhe periudha pas pavarësisë deri në vitin 2017. Diplomacia publike përdoret për të bindur …


Përdorimi I Gjuhës Së Urrejtjes Në Mediat Ndërkombëtare Dhe Tek Mediat E Reja Në Kosovë, Laura Bilalli Jul 2018

Përdorimi I Gjuhës Së Urrejtjes Në Mediat Ndërkombëtare Dhe Tek Mediat E Reja Në Kosovë, Laura Bilalli

Theses and Dissertations

Përdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica e njerëzve informacionet e para rreth ngjarjeve ditore i marrin nga portalet. E për dallim nga mediat tradicionale të cilat kontrollohen nga redaktorët dhe kryeredaktorët, shumica e mediave në internet nuk janë të kontrolluara, si pasojë aty mund të hedh informacion kushdo dhe çfarëdo lloj informacioni. Përveç anëve pozitive që këto media kanë në jetën tonë të përditshme, ne kemi edhe anët negative të cilat duhet të evidentohen dhe përmirësohen në funksionimin e këtyre mediave. Gjërat elementare në të …


Investimet E Bizneseve Të Vogla Në Kosovë, Lorita Abazi Feb 2018

Investimet E Bizneseve Të Vogla Në Kosovë, Lorita Abazi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi ishte të analizonte biznesin e vogël në Kosovë, duke analizuar më konkretisht performancën e tij, nivelin e investimeve dhe barrierat që e pengojnë gjatë aktivitetit të përditshëm.

Për të realizuar studimin u përdor metodologjia sasiore përshkruese, ku të dhënat u mblodhën me anë të një pyetësori i cili përbëhej nga 19 pyetje. Në studim u morën bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në rajonin e Prishtinës dhe u anketuan 36 menaxherë/pronarë të bizneseve.

Nga analiza rezultoi se pjesa më e madhe e bizneseve të anketuara janë biznese të vogla të cilat i përkasin industrisë …


Menaxhimi Dhe Organizimi I Punishteve Në Kosovë, Gresa Xhemaili Nov 2017

Menaxhimi Dhe Organizimi I Punishteve Në Kosovë, Gresa Xhemaili

Theses and Dissertations

Gjendja aktuale në fushën e menaxhimit dhe organizimit të ndërtimit në Kosovë nuk është në nivelin e duhur dhe aksidentet në fushën e ndërtimit vazhdojnë të rriten. Në Kosovë ka mungesë të hulumtimit nga kjo fushë dhe ende nuk është kuptuar mjaftueshëm rëndësia e saj, e cila lidhet në mënyrë direkte me sigurinë e jetës së njeriut, si dhe cilësinë e ndërtimit. Suksesi i një ndërtimi arrihet nëse ai ka përfunduar pa asnjë aksident, kohëzgjatja e punëve është realizuar sipas planit dinamik të paraparë dhe në fund ka sjellur një cilësi të dëshirueshme në tregun e ndërtimit.

Qëllimi kryesor i …