Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 67

Full-Text Articles in Entire DC Network

Vlerësimi I Performancës Dhe Metodat Më Të Përdorura, Shpresa Gashi Dec 2013

Vlerësimi I Performancës Dhe Metodat Më Të Përdorura, Shpresa Gashi

Theses and Dissertations

Vlerësimi i performancës si një fenomen njerëzor natyral është një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit të burimeve njerëzore që fillon menjëherë pasi punëtorët merren në punë dhe vazhdon me tej gjatë gjithë procesit të punës. Vlerësimi i vazhdueshëm dhe i drejtë i punëtorëve është i lidhur me motivimin dhe performancën e mëtejshme të tyre. Vetëm kur ndihen të vlerësuar dhe të motivuar punëtorët mund të punojnë me efikasitet me të lartë dhe nuk do të jenë të prirë të largohen nga ndërmarrja në të cilën janë të punësuar. Vlerësimi i performancës ka për qëllim që të zbuloj anët …


Sistemi Informativ I Marketingut, Bardha Blakqori Dec 2013

Sistemi Informativ I Marketingut, Bardha Blakqori

Theses and Dissertations

Marketingu ne tërësi është aktivitet I prodhimi qe optimalizohet për përmbushjen e nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve ngase tregu me mekanizmat e tij sugjeron për mënyrën e prodhimit, asortimentin, shpërndarjen, çmimin, porositë dhe sjelljen e konsumatorëve. Pra marketingu mund te themi qe është aktivitet i biznesit, që ndikon në rregullimin dhe përcaktimin e prodhimit, në procesin e këmbimit, me qëllim të vetëm: përmbushjen e nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve dhe realizimin e fitimit të ndërmarrjes. Marketingu nuk është vetëm proces ndërmjetësues në mes të prodhuesit dhe konsumatorit, por është hallkë që i lidhë dhe i integron sferën e …


Aplikimi I Cms Për Krijimin E Portal: Përdorimi I Dotnetnuke Për Ndërtimin E Portal Dhe Website, Mentor Qorri Dec 2013

Aplikimi I Cms Për Krijimin E Portal: Përdorimi I Dotnetnuke Për Ndërtimin E Portal Dhe Website, Mentor Qorri

Theses and Dissertations

Në dekadën e fundit popullariteti në rritjen e World Wide Web ka çuar në një rritje eksponenciale të numrit të faqeve dhe portaleve që janë në dispozicion në Web. Ky numër kaq i madh i Web faqeve dhe portaleve e bën më se të vështirë për shfrytëzuesit e Internetit gjetjen e informacionit të nevojshëm. E tëra kjo është si pasojë e mos aplikimit të disa fazave të caktuara në zhvillimin e Web aplikacioneve, por edhe të aplikacioneve në përgjithësi. E tëra kjo është si përgjigje, ndaj zhvillimit të hershëm kaotik të Web sajteve te ndryshme dhe të aplikacioneve në përgjithësi, …


Metodat E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Praktikë, Avdullah Hoxha Nov 2013

Metodat E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Praktikë, Avdullah Hoxha

Theses and Dissertations

Metoda e trendit është metoda më e rëndësishme prej të gjitha metodave të aplikuara të analizës dinamike sepse në mënyrë më komplekse hulumton dukurinë në periudha të caktuara kohore.Trendi linear përdoret kur dukuria shënon rritje ose zbritje konstante me disa osicilime të pranueshme.Trendi parabolik përdoret kur dukuria shënon rritje konstante për një kohë e që më pas përcillet me rënie dhe anasjelltas.Trendi eksponencial përdoret kur dukuria shënon rritje apo zvoglim të shpejtë

Produkti i Brendshem Bruto (PBB) është një tregues i vlerës së tregut të të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një shtet. Ecuritë e çmimeve …


Diagnostikimi Statistikor I Variablave Makroekonomike- Statistikat E Importit Dhe Eksportit Të Mallrave, Blertë Gara Nov 2013

Diagnostikimi Statistikor I Variablave Makroekonomike- Statistikat E Importit Dhe Eksportit Të Mallrave, Blertë Gara

Theses and Dissertations

Eksporti nënkupton transportimin e të mirave materiale prej një vendi në një tjetër në mënyrë legjitime dhe sipas rregullave e standardeve të vendeve pjesëmarrëse.Me import kuptojmë blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve të ndryshme nga vendet tjera. Përmes importit bëhet furnizimi me të mirat materiale deri te të cilat nuk mund të arrihet në një mënyrë tjetër.

Top vendet nga të cilat importon Kosova janë: Gjermania, Maqedonia, Serbia, Italia, Turqia, Kina, Shqipëria, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Kroacia.Vendet në të cilat Kosova eksporton janë: Italia, Shqipëria, Maqedonia, India, Mali i Zi, Zvicra, Gjermania, Serbia, Turqia dhe Kina.

Indikatorët statistikor …


Normat E Kamatës Të Bankave Komerciale Në Kosovë: Analiza Statistikore E Metodikës Së Llogaritjes, Elfije Hoti Nov 2013

Normat E Kamatës Të Bankave Komerciale Në Kosovë: Analiza Statistikore E Metodikës Së Llogaritjes, Elfije Hoti

Theses and Dissertations

Norma e interesit është përqindja që huamarrësi i paguan huadhënësit për përdorimin e burimeve gjatë një intervali të dhënë kohe. Norma e interesit (I / m) është një për qind e principalit (P) e cila paguhet në një kohë të caktuar (m) dhe me një periudhë që zakonisht është një vit. Për shembull, një kompani e vogël merr hua nga një bankë për të blerë asetet e reja për biznesin e saj, dhe në këmbim të huadhënies merr interes me normë interesi të paracaktuar për shtyrjen e përdorimit të fondeve.

Sistemi bankar në Kosovë është stabil dhe profitabil, por bizneset …


Konkluzata Dhe Raportimet Në Auditim, Resmije Hajredini Nov 2013

Konkluzata Dhe Raportimet Në Auditim, Resmije Hajredini

Theses and Dissertations

Ky punim na ofron një pamje të përgjithshme se si duken raportimet dhe konkluzionet në auditim.

Auditimi ka karakter korrigjues sepse me këtë korrigjohet diçka qe është bërë e qe nuk ka qenë ne rregull gjatë veprimtarisë afariste te një subjekti ekonomik –juridik.

Pasi filluan të ndodhin parregullsi të shumta investitorët e humben besimin në qeverisjen e korporatave dhe të raportimit, si rezultat i këtij fakti u paraqit nevoja që dikush të bëj kontrollin e të gjitha veprimtarive qe mund të ndodhin në një ndërmarrje apo në ndonjë institucion tjetër.

Ne këtë punim jam munduar të tregoj çka është auditimi, …


Brand Impact On Increasing Sales: Case Study “Fortesa Home”, Granit Sahiti Nov 2013

Brand Impact On Increasing Sales: Case Study “Fortesa Home”, Granit Sahiti

Theses and Dissertations

A company’s brand image or name is what identifies and characterizes it. As the brand awareness increases it is often proved by many well known brands that also the percentage of sales would increase. The purpose of this thesis is to investigate the direct impact of brands on increasing sales, with a special attention to “Fortesa Home” a retail company which sells sanitary products, which will be used as a case study. A questionnaire was prepared for Fortesa’s client and potential clients in order to give the whole analysis a practical touch. The paper work will show in detail how …


Importance Of Merchandising In Affecting Retail Sales, Case Of Medo-Flor, Islam Gjikokaj Nov 2013

Importance Of Merchandising In Affecting Retail Sales, Case Of Medo-Flor, Islam Gjikokaj

Theses and Dissertations

The necessity for this research can be explained by the importance of understanding the interaction between the technical, strategic, and behavioral factors that have been studied and the factors which reflect the merchandising decisions for improving the ambience of the store. Managers of retail stores are continually trying to plan create and control the physical structure of an store but often the impact of a particular effort does not fully satisfy them. The purpose of this study is to investigate the effects of merchandising on retail stores. This study was conducted in Prishtina at Medo-Flor Company. This research consists of …


Analiza Forenzike E Regjistrit Të Windows-It, Avdush Jashari Nov 2013

Analiza Forenzike E Regjistrit Të Windows-It, Avdush Jashari

Theses and Dissertations

Kjo temë do të prezantoj data bazën e Windows Regjistrit dhe do të shpjegojë se sa është e rëndësishme në ekzaminimet forenzike kjo data bazë për ekzaminuesit e fushës së forenzikës digjitale. Në esencë tema do të diskutoj disa lloje të ndryshme të gjurmëve të regjistrit dhe do të hulumtojmë se çfarë informacione të rëndësishme mund të marrim duke bërë një ekzaminim forenzik.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për shumë çelësa të regjistrit (Registry KEY) të cilët janë shumë të domosdoshëm në një ekzaminim. Forenzika Kompjuterike (Forenzika Digjitale) është aplikimi i teknikave të hetimit dhe analizimit për të mbledhur dhe …


Përmbledhje E Teknologjive Për Mbrojtjen E Privatësisë Online, Driton Tahiri Nov 2013

Përmbledhje E Teknologjive Për Mbrojtjen E Privatësisë Online, Driton Tahiri

Theses and Dissertations

Me zhvillimin e hovshëm teknologjik, gjithnjë e më shumë është shtuar përdorimi i shërbimeve të ndryshme online. Me këtë, edhe shpërndarja e të dhënave personale të shfrytëzuesve tek ofrues të ndryshëm të shërbimeve ka bërë që shfrytëzuesit të humbin gjithnjë e me shume kontrollin ndaj të dhënave të tyre personale, shpesh edhe pa dituri të mjaftueshme. Në këtë mënyrë, privatësia e shfrytëzuesve është vënë në rrezik gjithnjë e më të madh.

Për këtë arsye, në këtë punim të bachelor, kam vendosur që të sjell një përmbledhje të teknologjive që kanë për synim vënien e të dhënave personale në kontroll të …


Implementimi I Gps Sistemit Në Pajisje Mobile, Emin Hyseni Nov 2013

Implementimi I Gps Sistemit Në Pajisje Mobile, Emin Hyseni

Theses and Dissertations

Në dekadën e fundit popullariteti i përdorimit të GPS në pajisjet mobile është në rritjen eksponenciale të numrit të përdoruesve anë e banë botës. Ky numër kaq i madh i pajisjeve mobile e bën më të përdoshëm GPS në të gjitha sferat e jetes. E tëra kjo është si pasojë e zhvillimit të madh të teknologjis së telefonave mobil. Java si gjuhë e lartë programuese mundëson lidhshmërinë në mes të pajisjeve haduerike(hardware) të telefonave të mençur me aplikacionet e sistemit operativ. Java është gjuha e vetme e që është shkruar sistemi operativ ANDROID. Njëhiherit edhe aplikacionet e tjera duhet të …


Siguria E Aplikacioneve, Fatjon Shala Nov 2013

Siguria E Aplikacioneve, Fatjon Shala

Theses and Dissertations

Me lindjen e internetit dhe rritja gjithnjë më e madhe e kompleksitetit të softverit dhe sistemeve, nevoja për aplikacjone të sigurta është bërë urgjente. Megjithate organizatat përballen me sfida të ndryshme për ti mbajtur programet e tyre të sigurta edhe pse kërcenimet evoluojn kohë pas kohë. Pra interneti ofron mundësi të shumta për një sulmues (haker) për tu lidhur me aplikacjon e për ta shkelur sigurin e ti. Pavarsisht nga shqetësimi në rritje rreth kërkesave për aplikacjone të sigurta me personele të përfshir si zhvillues, administrator planifikues të projekteve etj. megjithate e kanë të vështir të gjejn mënyra për të …


Rrjetet Sociale Si Mundësi Për Të Bërë Marketing, Valon Rexhepi Nov 2013

Rrjetet Sociale Si Mundësi Për Të Bërë Marketing, Valon Rexhepi

Theses and Dissertations

Në vitin 2003, dy rrjete sociale u lansuan që më vonë do ta ndryshonin përgjithmonë mënyrën që ne komunikojm me njëri tjetrin: Facebook dhe MySpace. Në atë kohë askush nuk do të mund ta imagjinonte sa sa produktive dhe influencuese do të bëheshin këto rrjete sociale.

Megjithatë, gjatë dy viteve në vazhdim dy shërbime tjera do të lansoheshin që do ta zgjeronin edhe më shumë arritjen dhe rëndësin e rrjeteve sociale: Youtube (2005) dhe Twitter (2006). Me këto dy zbulime të reja, përdouresit tani më do të mund të kalonin në një fazë tjetër, e cila e kalon komunikimim me …


Aplikimi I Auditimit Të Brendshëm Dhe Të Jashtëm Në Kosovë, Avni Xhemajli Nov 2013

Aplikimi I Auditimit Të Brendshëm Dhe Të Jashtëm Në Kosovë, Avni Xhemajli

Theses and Dissertations

Ky punim diplome është hartuar dhe përgaditur në mënyr profesionale më të gjitha tiparët që e karakterizojnë më dhënjen e mendimëve dhe konkluzionëve nga ekonomistët, ekspertët dhe njohsit e fushave të auditimit. Pra aplikimi i auditimit të brendshëm dhe të jashtëm na bën të mundshëm dhe të arsyshme që ta kuptojmë dhe të sqarojm më mirë nocionin e aplikimit të auditimi në përgjithsi duke u mbështetur në standarte e përgjithshme të auditimit që paraqesin aktivitetet të cilat i ofrojnë dhe i garantojn siguri në sistemin e veprimtarisë duke e letësuar kontrollin në hierarkisë nga udhheqja e sajë duke raportuar nga …


Anëtarësimi I Kosovës Në Organizatat Ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar Dhe Bankën Botërore, Fisnik Kingji Nov 2013

Anëtarësimi I Kosovës Në Organizatat Ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar Dhe Bankën Botërore, Fisnik Kingji

Theses and Dissertations

Punimi “Anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore” përmban informata rreth rrugëtimit dhe ngjarjeve që kanë pasuar pas anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të lartcekura, të cilat ne i kemi absorbuar gjatë studimeve në degën e ekonomisë, shqyrtimit të literaturës, dhe hulumtimit të publikimeve zyrtare në mediat informative. Kemi shqyrtuar literaturë të ndryshme të publikuara si dhe libra të shkruar nga autorë të huaj, gjithashtu kemi hulumtuar edhe vende të ndryshme në rajon të cilat janë anëtarësuar në FMN dhe BB.

Temën që ne e kemi shqyrtuar në punimin tonë është mjaft interesant, ka …


Siguria Në Sistemet Operative Ios Dhe Android, Atdhe Sefa Nov 2013

Siguria Në Sistemet Operative Ios Dhe Android, Atdhe Sefa

Theses and Dissertations

Paisjet mobile Smartphones janë përhapur kudo nëpër botë, Android dhe iOS janë dy sisteme operative celulare më dominuese në treg. Smartphones në bazë të kërkesave të shumta të përdoruesve kanë zhvilluar aplikacione të shumta në mënyrë që shfrytëzuesit të ndihen sa më të kënaqur dhe të plotësuar në kërkesat që celularët e tyre ti ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet, dhe mundësitë e përzgjedhjes për smartphones janë të shumta.

Smartphones kanë debutuar me performancë dhe teknologji të sofistikuar dhe shërbimet të cilat mundësohen ofrojnë shumë fleksibilitet. Mirpo niveli i siguris nuk është i mjaftueshëm sulmet janë duke u bërë më …


Cloud Computing Dhe Teknologjia E Gjelbër, Yll Konjufca Nov 2013

Cloud Computing Dhe Teknologjia E Gjelbër, Yll Konjufca

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Atm-I Si Sistem Kompleks Mekatronik, Fatos Sylaj Oct 2013

Atm-I Si Sistem Kompleks Mekatronik, Fatos Sylaj

Theses and Dissertations

Në këtë temë të diplomës rreth ATM-it si Sistem Kompleks Mekatronik, është bërë një studim mbi punën e ATM-it, si dhe është shqyrtuar problematika dhe kompleksiteti i pajisjeve përbërëse të tyre. Mënyra se si një ATM shërben klientët më kartmonedha që nga futja e kartelës bankare, deri te procesi i verifikimit dhe autorizimit të transakcionit bankarë. Pjesët përbërëse të një ATM-i të rëndomt në dy zonat e tij të përkufizuara në atë të sigurisë së lartë ku kanë qasje vetëm personeli i autorizuar i bankës dhe atë të sigurisë së ulët, ku kanë qasje teknikët dhe serviserët. Gjithashtu është diskutuar …


Teoritë Bashkëkohore Për Tregtinë E Jashtme, Burim Ratkoceri Oct 2013

Teoritë Bashkëkohore Për Tregtinë E Jashtme, Burim Ratkoceri

Theses and Dissertations

Ky punim diplome paraqet teoritë më bashkëkohore të tregtisë ndërkombëtare që njeh bota sot, që nga koha kur tregtoheshin mallrat, e deri më sot ku teknologjia përpos se ka ndihmuar shumë mallrat në tregtimin e tyre, gjithashtu ka ndihmuar edhe në tregtimin e shërbimeve si degë shumë e rëndësishme e tregtisë ndërkombëtare e që gjithashtu është shëndrruar edhe si vetë tregti në vete duke shfrytëzuar krijimtarinë e njerëzve dhe ka ndikuar që njerëzit nëpërmjet nevojave të tyre ta shëndrrojnë teknologjinë si tregti e gati të secilit qytetar të botës moderne.

Njëra nga temat që do të shqyrtohet në këtë punim …


Quality Of Service Control In Wireless Local Area Networks, Adelina Hasanmetaj Oct 2013

Quality Of Service Control In Wireless Local Area Networks, Adelina Hasanmetaj

Theses and Dissertations

Today wireless internet access, especially the IEEE 802.11 family WLANs, has become widely available. Public hotspots emerge everywhere, from hotels to airports. In addition, private usage also grows rapidly due to the offered convenience.

The current WLAN standard 802.11b does not offer service differentiation. Therefore the quality of an offered service is often not guaranteed. However, a new standard 802.11e has been proposed to improve the quality of service provisioning. This new standard introduces different Traffic Classes for different services and can prioritize the traffic accordingly.

This report covers both the 802.11b and the 802.11e WLANs. In the first place …


Privaciteti Në Internet, Bujar Morina Oct 2013

Privaciteti Në Internet, Bujar Morina

Theses and Dissertations

Duke e marr parasysh se internet ka qenë si synim i krijimtarisë së një bote të lirë të të dhënave, që në fillim nuk është parashikuar ndonjë metodë për mbrojtjen e informacioneve, mirpo tani kjo është njëra prej qështjeve më shqetësuese e përdoruesve të internetit. Në këtë punim është trajtuar tema mbi privacitetin në internet dhe mundësitë e surfimit anonim për arsye të mbrojtjes së të dhënave shumë personale të shfrytëzuesve të internetit. Së pari janë cekur mundësitë e marrjes së informacioneve personale nëpërmjet internetit, ku shfrytëzuesit i lënë ato nga veprimtaritë e ndryshme në internet. Pastaj është bërë një …


Evuluimi I Telefonisë Mobile, Përfshirë Rastin E Kosovës, Lorik Fetahu Oct 2013

Evuluimi I Telefonisë Mobile, Përfshirë Rastin E Kosovës, Lorik Fetahu

Theses and Dissertations

Teknlogjit mobile ndryshe të njohura si teknologjit për komunikime mobile, janë teknologjitë me zhvillimin më të shpejtë në botën e telekomunikacionit. Secila teknologji siguron të jetë me e shpejte, më e sigurt, më e qendrueshme dhe me kosto më efektive se teknologjitë paraprake. Evoluimi i telefonisë mobile del të jetë mjaft konkuruese ndaj rrjetit tradicional të telefonisë fikse dhe kapciteteve te internetin qe ofronen tek shfrytezuesit e fundit me një çmimë mjaft të lart. Fokus i këtij punimi do të jetë evoluimi i gjeneratave të telefonisë mobile duke theksuar dallimin në mes tyre dhe shtrirjen e tyre në vende të …


Politikat Fiskale, Kaltrinë Shaqiri Oct 2013

Politikat Fiskale, Kaltrinë Shaqiri

Theses and Dissertations

Politika fiskale konsiston nga njera ane, ne politiken e shperndarjes se shpenzimeve qeveritare per mallra dhe sherbime dhe per kryerjen e pagesave te transferueshme dhe nga ana tjeter, ne politiken e sigurimit te te ardhurave dhe para se gjithash te taksave. Politika fiskale realizohet per te arritur qellime te caktuara makroekonomike, si ulja e papunsise, stabilizimi i cmimeve, rritja ekonomike, etj. Shpenzimet dhe te ardhurat e parashikuara nga qeveria per nje periudhe njevjecare pasqyrohen ne buxhetin qeveritar.


Procesi I Auditimit, Ilir Krasniqi Oct 2013

Procesi I Auditimit, Ilir Krasniqi

Theses and Dissertations

Auditimi si proces është zhvilluar nga dega e kontabilitetit ai më parë është përdorur për të mbajtur financat qeveritare mirëpo me lulëzimin industrial në shekullin XVIII-XIX auditimi lulëzoi si degë e ekonomis dhe u bë pjesë e pandashme e korporatave, ndërsa auditimi modern është shumë më i thellë dhë më profitabil në punët që kryen.

Në këtë punim do të shtjellohet një historik i shkurtër i auditimit si dhe disa definicione të tij, poashtu do të njheni më afër me standarded ndërkombëtare të auditimit ISA standarded dhe bordin ndërkombëtarë të sigurisë i cilli është përgjegjës për krijimin e këtyre standardeve, …


Vpn- Virtual Private Network, Dallandyshe Gutaj Oct 2013

Vpn- Virtual Private Network, Dallandyshe Gutaj

Theses and Dissertations

In my thesis there is about Companies which I`m working, Bechtel- Enka GP uses VPN, Cloud Computing, and Data which are used Qos and Security. The Virtual Private Network which uses Bechtel-Enka is between a Venture Joint in Kosovo not between their selves. Because the station of servers and network is in Camp Zhur all other links are used by via Kukes VPN, Prishtina Office VPN to Camp Zhur and via Suhareke to Camp Zhur. There is in use just a Server for all these relationship. Outlook is used by all workers which share data for whole company. Phones also …


Menaxhimi I Projekteve Në Portfolio, Visar Kokolli Sep 2013

Menaxhimi I Projekteve Në Portfolio, Visar Kokolli

Theses and Dissertations

Sot, të konsiderohen projektet si të izoluara nuk është aspak në përputhshmëri me kërkesat e biznesit. Sot, kompanitë mundohen të gjejnë mënyra të reja për t’i trajtuar projektet individuale apo projektet në grupe, programe apo portfolio. Në një ambient me shumë projekte, kompleksiteti i menaxhimit reflektohet nga natyra shumë diverse e projekteve. Njohja e ngjashmërive dhe diferencave në mes projekteve të ndryshme bëhet më evidente për metodat e menaxhimit. Dhe kjo është arsyeja se pse projektet duhet të ndahen sipas llojeve që u përkasin. Objekt trajtimi i temës sime është të kuptuarit e menaxhimit të projekteve në portfolio dhe natyra …


Euroby Management Suite, Ahmet Murati Sep 2013

Euroby Management Suite, Ahmet Murati

Theses and Dissertations

This paper is written to summarize the project I worked for Bachelor Thesis. This project included a study and the knowledge grasped from my personal experience while Euroby 2008 till 2011. The aim of this project is to manage championships that multiple teams do compete in various leagues. The project was developed into several study cases and it is based also on a paper that was delivered in Subject “Lab Programming”. The knowledge I grasped through this period while I was working in the project is valuable asset for pursuing further education in field of IT.

The software is implemented …


Gps Programi Në Pajisjet Mobile: Trajtim Krahasues Në Mes Java Për Android Dhe Phonegap, Lavdim Menxhiqi Sep 2013

Gps Programi Në Pajisjet Mobile: Trajtim Krahasues Në Mes Java Për Android Dhe Phonegap, Lavdim Menxhiqi

Theses and Dissertations

Siq e dimë, suksesi jonë n’varet nga informimi, aplikacionet mobile janë rruga më e shpejtë dhe më e lehtë. Përmes tyre, informohemi përderisa jemi në levizje, marrim produktivitet maksimal në më pak kohë të humbur. Pa marrë parasysh çfar tipi të telefonit të mençur kemi, egziston numër i madh i aplikacioneve që mund ti shkarkojm. Në ditët e sotme egzistojn telefona të mençur, me shumë sisteme operative mobile, ku disa prej tyre jane:  iOS  Android  Windows Phone  BlackBerry  WebOS  Symbian Varësisht prej numrit të përdorusve që ka secili sistem operativ mobil, zhvilluesit zgjedhin se …


Kredidhënia Dhe Ndikimi I Saj Ne Zhvillimin Ekonomik Ne Kosovë, Alor Ejupi Sep 2013

Kredidhënia Dhe Ndikimi I Saj Ne Zhvillimin Ekonomik Ne Kosovë, Alor Ejupi

Theses and Dissertations

Tema e cila eshte përzgjedhur është një temë mjaft e rëndësishme per zhvillimin ekonomik të një vendi,siq edhe do shihni nga punimi të cilin e realizuam norma e interesit luan një rol thelbësor qoftë në volumin e marrjes se kredise ashtu edhe në sasin e investimeve ,dhe nivelin e punsimit dhe në masë të madhe në konsumin publik.

Në nivelin e punsimit ndikon në atë mënyr pasi që kur norma e interesit është e ulët individët dhe bizneset e kanë më të lehtë për të marrë kredi, dhe për të hapur linja te reja të prodhimit dhe kështu dhe numri …