Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 73

Full-Text Articles in Entire DC Network

Cikli Jetësor I Produktit, Inovacionet Dhe Rritja Ekonomike, Qëndresa Sopaj Dec 2012

Cikli Jetësor I Produktit, Inovacionet Dhe Rritja Ekonomike, Qëndresa Sopaj

Theses and Dissertations

Ky punim diplome përshkruan ciklin jetësor si koncept nga marketing si dhe fazat përbërëse të ciklit. Gjithashtu një pjesë i kushtohet edhe rëndësisë së teknologjisë dhe evolucionit industrial të shekullit të 18-të dhe elaboron rëndësinë e tij për rritjen ekonomike. Një koncept tjetër mjaft me rëndësi është teoria e “Shaktërrimit Krijues” e Schumpeter-it si dhe ndërlidhja e kësaj teorie me progresin teknologjik.

Për të punuar punimin është përdorur literaturë nga autorë të shumtë të cilët shpjegojnë teorinë e “Shkatërrimit krijues” të ekonomistit Joseph Schumpeter. Gjithashtu janë nxjerrë rezultate të cilat lidhin ndryshimet teknologjike me rritjen e standardit jetësor të popullsisë …


Ndërlidhja E Teknologjisë Informative Me Menaxhimin E Burimeve Njerëzore [Sistemi Informativ I Burimeve Njerëzore “Sibnj”], Hana Qerimi Dec 2012

Ndërlidhja E Teknologjisë Informative Me Menaxhimin E Burimeve Njerëzore [Sistemi Informativ I Burimeve Njerëzore “Sibnj”], Hana Qerimi

Theses and Dissertations

Sot, Burimet Njerëzore janë bërë pjesë e pandashme me një rëndësi të veçantë në sistemet menaxhuese të bizneseve të vogla të mesme dhe të mëdha. Rritja dhe zhvillimi i tregut të punës ka sjellë me vete nevojën e madhe për të pasur menaxhim të Burimeve Njerëzore ku si pasojë, janë identifikuar shumë metoda të cilat ndihmojnë për një zhvillim biznesor të suksesshëm. Në kohën e tanishme në të cilën po përjetojmë tregun global me një rritje të madhe të fuqisë punëtore dhe zhvillim enorm të teknologjisë informative, është bërë e mundur që këto dy lëmi të bashkëpunojnë ngushtë mes vete …


Distribution Channels Management In Banking Sector Global Trend And Strategies, Merita Gjyshinca Peja Dec 2012

Distribution Channels Management In Banking Sector Global Trend And Strategies, Merita Gjyshinca Peja

Theses and Dissertations

This paper seeks to evaluate the Banking sector in Kosovo, more specifically distribution channels development, channels management, integration among them, and global trends and strategies. Distribution channels development and management in banking is becoming an essential component on achieving customer satisfaction, improve costs efficiency and profitability.

In order to make the study more comprehensive I will also provide global perspective of the banking sector in Kosovo in general, global financial crises and its effects. The thesis describes how banks manage and take advantages of banking multi-channels through focusing on customer satisfaction, efficiency and channels integration versus costs. I will analyze …


Përdorimi I Praktikave Të Prokurimit Elektronik Në Evropën Juglindore Për Kosovën, Naxhie Sadiku Dec 2012

Përdorimi I Praktikave Të Prokurimit Elektronik Në Evropën Juglindore Për Kosovën, Naxhie Sadiku

Theses and Dissertations

Në temë shtrohen problemet në procesin e sistemit të prokurimit publik në Kosovë si dhe në përpjekjet e ndryshimit të sistemit nga prokurimi klasik në nisjen e aplikimit të prokurimit elektronik, duke u mbështetur nga ajo që pothuajse në gjitha vendet e tjera ky aplikacion është në përdorim. Përdorimi i platformës së prokurimit elektronik bën punën më të thjeshtë , më të shpjetë dhe më efikase. Të gjitha shtetet antare të BE-së aplikojnë sistemin sipas direktivave 2004/17 dhe 2004/18, poashtu edhe vendet e rajonit aplikojn proceset e prokurimit përmes platformës elektronike si rrugë më e shpejtë dhe më transparente. Prokurimi …


Menaxhimi I Shërbimeve Bankare Me Rast Analize-, Albiona Selimaj Dec 2012

Menaxhimi I Shërbimeve Bankare Me Rast Analize-, Albiona Selimaj

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të mundohem të tregoj se si kemi arritur në këtë pikë ku mundemi të manipulojmë me paratë tona pa shkelur këmbë fare mbrenda filijalës së bankës, cilat janë mundësitë që na i ofron teknologjia dhe çka na pret në të ardhmen. Do të mundohem të gjeje përgjigje në pyetjen si mund të rrisim efikasitetin e punës në bankë duke integruar informatikën dhe teknologjitë e reja. Duke pasur parasysh mungesën e hulumtimeve dhe çasjen në të dhënat bankare të dhënat dhe informatat e përdorura janë mbledhur nga interneti, si dhe do të përdori përvojën time të punës …


Investimet Në Sektorin E Energjisë Dhe Privatizimi I Këtij Sektorit, Besnik Sylejmani Dec 2012

Investimet Në Sektorin E Energjisë Dhe Privatizimi I Këtij Sektorit, Besnik Sylejmani

Theses and Dissertations

Në këtë punim do njoftoheni per investimet e bëra në sektorin e energjisë elektrike dhe për privatizimin e pjesshëm të këti sektori. KEK-u është korporata më me ndikim në shtetin e Republikës së Kosovës dhe tatimpaguesi më i madh në vend.

Të dhënat statistikore janë marrë nga KEK,Oda Ekonomike e Kosovës (OEK),Ministria për Zhvillim (MSH), Ministria e Financave (MF), Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Qëllimi i këtij punimi është të shohim se sa janë bërë investime në këtë sektor dhe se si po ecën privatizimi.


Statistikat Mbi Regjistrimin E Popullsisë: Metodologjia E Aplikuar, Lirije Muja Dec 2012

Statistikat Mbi Regjistrimin E Popullsisë: Metodologjia E Aplikuar, Lirije Muja

Theses and Dissertations

Në një botë dinamike që po ndodhemi me një numër të madhë të popullsisë në mbarë botën, regjistrimi i popullsisë luan rol të madh në aspektin ekonomik dhe politik. Po të mos egzistonte regjistrimi i popullsisë së një vendi nuk do të ketë përshpejtim në zhvillimin ekonomik të vendit që është element parësor për çdo shtet.

Për regjistrimin e popullsisë në këtë temë kemi paraqitë të gjitha elementët e zhvillimit të regjistrimit të bërë në vendin tonë për vitin 2011-të, duke filluar nga Metodologjia e regjistrimit që në të përfshihen të gjtha proceset e bërjes së regjistrimit : Ligji për …


Auditimi Dhe Llojet E Tij, Mehdi Bytyqi Dec 2012

Auditimi Dhe Llojet E Tij, Mehdi Bytyqi

Theses and Dissertations

Duke pasë parasysh përfitimet që kanë bizneset nga një sistem i mirëfilltë dhe i organizuar duke pranuar faktin se sistemet e tilla të punës mbi të gjitha kanë nevojë dhe domosdoshmëri për të oragnizuar edhe praktikën e auditimit. Kjo praktikë për momentin në Kosovë është vetëm në institucionet dhe organizmat e qeverisë e jo edhe në sektorin privat. Në Kosovë nuk vërehen investime nga bizenset kosovare në drejtim të implementimit të sistemeve të auditimit.

Unë kam tentuar që të bëjë një hulumtim rreth kësaj dukurie për të arritur dy qëllime, e para për të shpjeguar sadopak se pse bizneset nuk …


Si Ndikon Inovacioni Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Mirlinda Jashanica Nov 2012

Si Ndikon Inovacioni Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Mirlinda Jashanica

Theses and Dissertations

Sektori privat është afirmuar si forcë motorike e rritjes dhe transformimeve në mbarë ekonomitë globale,në të cilën ekonomia e Kosovës është përfshirë në periudhën e tranzicionit të vonuar ekonimik e zhvillimor, ku zhvillimi i sektorit të ri privat luan dhe do të ketë një rol vendimtar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së saj.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme promovojnë zhvillimin ekonomik, dhe kjo mund të vërehet përmes ndikimit dhe kontributit të tyre në punësim dhe në rritjen e bruto produktit vendor (GDP). Këto ndërmarrje janë bërthama e inovacionit dhe bazë e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Ato …


E-Qeverisja Në Komunat E Kosovës, Tringa Mullaademi Nov 2012

E-Qeverisja Në Komunat E Kosovës, Tringa Mullaademi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Qos Në Infrastrukturën E Kgjk-Së, Gëzim Kurshumliu Nov 2012

Qos Në Infrastrukturën E Kgjk-Së, Gëzim Kurshumliu

Theses and Dissertations

Cilësia e shërbimeve të ofruara nga një rrjete varet nga shumë faktorë. Megjithëse prodhuesit e pajisjeve të TI-së vazhdimisht ofrojnë zgjidhje të ndryshme për të rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve përmes TI-së. Është e pamundshme që me hovin që ka teknologjia informative ditëve të sotme, një organizatë të furnizohet në vazhdimësi me çdo pajisje të re që ofrojnë prodhuesit e tyre. Ajo që është në fokus edhe në këtë punim është pikërisht adresimi i mundësive që ofrojnë prodhuesit e njohur botërorë të TI-së për trajtimin e informatave që rrjedhin në rrjetë, gjithnjë duke i bërë ato të sillen në …


Iptv Implementation In Kosovo Infrastructure, Burim Krasniqi Nov 2012

Iptv Implementation In Kosovo Infrastructure, Burim Krasniqi

Theses and Dissertations

Process of Routing information is one of the essential processes ranging from smaller networks communication. With the growth and development of computer networks in the size and complexity also the issue of IPTV as a network configuration which enables transport of voice and data through DSL (Digital Subscriber Line) technology to the customer premises, today is largely deployed. These services now days are provided also in Kosovo’s network through xDSL technologies, supported by IP/Ethernet optical core network and IP based switching/routing infrastructure. The readiness of already implemented NGN platform in Kosovo’s telecommunication network and steps, which should be taken related …


Sfidat Dhe Ndikimi I Papunësisë Në Raport Me Rritjen E Popullsisë, Flamur Sadriu Nov 2012

Sfidat Dhe Ndikimi I Papunësisë Në Raport Me Rritjen E Popullsisë, Flamur Sadriu

Theses and Dissertations

Nisur nga fakti se punësimi është një nga problemet shqetësuese imediate për Kosovën, në vitet e fundit, krijimi i vendeve të reja të punës në sektorin publik dhe privat ka qenë në nivele të ultë, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore. Prandaj si e tillë, Qeverisë së vendit do t’iu duhej që synim kryesorë të kenë përmirësimin e indikatorëve të punësimit duke përpunuar politika më efikase.

Duke pasur parasysh se punësimi në përgjithësi është një sfidë komplekse, hapja e vendeve të reja të punës është një fenomen multisektorial, që përfshin politika makroekonomike, politika të favorshme për …


Procesi I Privatizimit Në Kosovë : Përparsit Dhe Të Metat, Kastriot Ramabaja Nov 2012

Procesi I Privatizimit Në Kosovë : Përparsit Dhe Të Metat, Kastriot Ramabaja

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Llojet E Sensorëve Dhe Aplikimi I Tyre, Gentian Hyseni Oct 2012

Llojet E Sensorëve Dhe Aplikimi I Tyre, Gentian Hyseni

Theses and Dissertations

Temё e shqyrtimit e kёti punim diplome janë sensorёt dhe llojet e tyre. Gjithashtu aplikimet e tyre nё procesin e automatizimit tё sistemit.

Sensori (i quajtur edhe detektor) ёshtё njё pajisje e cila prodhon përgjigje tё matshme me ndryshimin e kushteve fizike, siç ёshtё temperatura, forca, drita etj. Dhe e konverton ato në në sinjale të cilat mund të lexohet nga një vëzhgues apo nga një instrument.

Sensori me fjalё tjera ёshtё paisje qё e konverton njё madhёsi fizike nё njё sinjal elektrik.

Sensorёt janё pjesё e rёndёsishme e çdo matje dhe aplikimit automatik. Sensori ёshtё pёrgjegjёs pёr konvertimin e …


Gjenerimi I Vargjeve Të Rastit Me Shpërndarje Të Njëtrajtshme, Blerim Sekiraqa Oct 2012

Gjenerimi I Vargjeve Të Rastit Me Shpërndarje Të Njëtrajtshme, Blerim Sekiraqa

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Four Wheel Robot With Robotic Arm And Intelegent System, Veprim Mustafa Oct 2012

Four Wheel Robot With Robotic Arm And Intelegent System, Veprim Mustafa

Theses and Dissertations

Ne po jetojm në një epokë ku faktori kohë është shumë i rëndësishëm. Për ta ruajtur kohën gjatë aplikimit të roboteve menduam se si ta realizojm një sistem mjaft inteligjent që të ketë menaxhim dhe grumbullim sa më të lehtë të gjërave që i ipen për sipër këtijë roboti.

Ky projekt është punuar me mjaft kujdes se si të veprojn sistemet që ne do ti integrojm në këtë ROBOT ku ne emërtuam “Four wheel robot with robotic arm and intelegent system”. Pasi që teknologjia është duke pasur përherë një trend të gjërë të zhvillimit e cila filloi vite …


Matja Teknike E Energjisë Elektrike (Njehsoret Digjital ), Bujar N. Sekiraqa Oct 2012

Matja Teknike E Energjisë Elektrike (Njehsoret Digjital ), Bujar N. Sekiraqa

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Sfidat Kryesore Lidhur Me Promovimin E Investimeve Në Kosovë, Nijazi Iseni Oct 2012

Sfidat Kryesore Lidhur Me Promovimin E Investimeve Në Kosovë, Nijazi Iseni

Theses and Dissertations

Çështja e promovimit të investimeve në secilin vend por edhe në Republikën e Kosovës është një çështje e cila vazhdon të jetë shumë e debatuar. Ekonomia e Kosovës e pasluftës ka kaluar nëpër procesin e privatizimit të ndërmarrjeve të veta shoqërore dhe publike. Kjo gjë në një mënyrë i ka hapur rrugë zhvillimit të ekonomisë së tregut të lirë respektivisht kalimit nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut të lirë. Një kalim i tillë nga njëra formë e zhvillimit ekonomikë në një form tjetër merr emertimin e një ekonomie në tranzicion

Rrjedhimisht në zhvillimin ekonomikë të vendeve të cilat …


Aplikimi I Treguesve Statistikor Në Statistikat E Sektorit Real - Indekset, Njomza Prestreshi Oct 2012

Aplikimi I Treguesve Statistikor Në Statistikat E Sektorit Real - Indekset, Njomza Prestreshi

Theses and Dissertations

Ky punim fillimisht në vete përmbanë një sqarim lidhur me konceptin e indekseve, rëndësinë e tyre, dhe bazat e ndërtimit të indeksit të çmimeve. Gjithashtu shpjegon rekomandimet për llojet e indekseve, dhe identifikon disa indekse të çmimeve që përdoren më së shumti në praktikë. Po ashtu, përmbanë edhe disa lloje të tjera të veçanta të indekseve si dhe një analizë statistikore lidhur me aplikimin e treguesve statistikor në Kosovë.

Përveç aspektit teorik, janë përdorur indeksi i çmimeve të konsumit, prodhimit dhe të importit që përpilohen dhe publikohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Është analizuar në mënyrë të detajuar metodika …


Metodat E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Bilancin Tregtar Të Kosovës, Gentiana Maliqi Oct 2012

Metodat E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Bilancin Tregtar Të Kosovës, Gentiana Maliqi

Theses and Dissertations

Në këtë punim do njoftoheni me trendin dhe metodat e trendit, çfarë paraqet bilanci tregtar dhe disa terme të tjera makroekonomike, do analizohet eksporti dhe importi gjatë vitit 2010/2011 dhe me anë të tri metodave të trendit do analizojm bilancin tregtar nga 2006 deri në janar 2012 duke zbuluar tendence e zhvillimit të dukurisë në periudha mujore dhe me anë të këtyre metodave të bëjm parashikimin e eksportit dhe importit në Kosovë për tri vitet e ardhshme. Të dhënat statistikore janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe burime tjera relevante. Qëllimi i këtij punimi …


Politika E Falimentimit, Shefki Svarqa Oct 2012

Politika E Falimentimit, Shefki Svarqa

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është që të paraqesim në mënyrë sa më të detajuar politikat e falimentimit në Kosovë. Falimentimi është njëra prej gjërave më të vështira për t’u zgjidhur, marrë parasyshë komplikimet në punën e borxheve, plotësimin e kritereve per të hyrë në radhën e “ndërmarrjeve për falimentim”, procedurave për fillim të falimentimit, shitjen e pasurise e shumë gjëra tjera. Falimentimi është një gjë e dhimbshme sa për aksionarët apo pronarët aq edhe për punëtorët të cilët pas perfundimit të këtij procesi mbeten pa punë. Ne jemi munduar që me anë të këtij punimi të paraqesim sado pak procedurat …


Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Tringë Hyseni Oct 2012

Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Tringë Hyseni

Theses and Dissertations

Në bazë të praktikave të vendeve tjera të cilat kanë kaluar në periudhën e tranzicionit, problemi kyç i këtij procesi ishte dukuria e korrupcionit, varfërisë dhe efekteve negative të globalizimit. Në këtë punim synojmë që të analizojmë orientimin global strategjik në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në periudhën e tranzicionit, me qëllim të zvogëlimit të normës së papunësisë, varfërisë dhe anëtarësimin më të shpejtë të Kosovës në UE. Qëllimi i këtij punimi do të jetë një kontribut sa do i vogël që të plotësojë një mungesë të madhe të studimeve që trajtojnë aspektet ekonomike dhe sociale në Kosovë. Zhvillimi i …


Villa’S Project-Rugove, Agnesa Kastrati Oct 2012

Villa’S Project-Rugove, Agnesa Kastrati

Theses and Dissertations

This project includes the main stages during the construction of the Villa. The dynamics of today's modern man lives requires however a place that he will be able to rest away from the noise and daily routine, without missing the necessary spaces. Each ville is based on the customer's request for vacation, the number of residents and how he spends days. Adaptation of the external appearance of Villa and combining them with rocks creates a connection with wild nature that crosses the mountains of Rugova, making a flexible suitability for the human eye. Materials in the project are carefully selected …


Kompleksi Afaristo-Banesor, Arbër Maliqaj Oct 2012

Kompleksi Afaristo-Banesor, Arbër Maliqaj

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Objekt Banimi-Shtepi Individuale, Adnan Krasniqi Oct 2012

Objekt Banimi-Shtepi Individuale, Adnan Krasniqi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


3g 3rd Generation Of Mobile Telecommunications Technology, Arben Pllana Oct 2012

3g 3rd Generation Of Mobile Telecommunications Technology, Arben Pllana

Theses and Dissertations

Qe ditët ose jeta, të jetë më e rehatshme, më e lehtë, fleksibile dhe kompakte me sistemet elektronike apo kompjuterëve hulumtimet e vazhdueshme po ndodhin. Si rezultat i kësaj teknologjia e re në mënyre te shpejtë është duke u futur në përdorim dhe teknologjia e mëparshme po bëhet gjithnjë me e vjetërsuar.

Për të mbijetuar në botë ne jemi të detyruar për të përshtatur këto teknologji të reja, përndryshe ne do të jemi shumë me prapa se konkurrentët tanë. 3rd-generation mobile technology (3G) është gjenerata e tretë e standardeve të telefonave mobil dhe të teknologjisë. Second and a half generation …


Implementimi I Standardeve Të Sql-It Nga Oracle Dhe Ms Sql Server, Besart Pllana Oct 2012

Implementimi I Standardeve Të Sql-It Nga Oracle Dhe Ms Sql Server, Besart Pllana

Theses and Dissertations

Duke qenë dëshmitarë të zhvillimeve të shpejta në lëmin e Teknologjisë Informative dhe duke ditur se sa esenciale janë Sistemet e Bazës së të Dhënave ne këto zhvillime, kompani të ndryshme softuerike në vazhdimësi janë marrë me zhvillime të produkteve softuerike konkurruese të kësaj natyre. Në këtë frymë, që nga dalja në përdorim për herë të parë në vitet e 1970-ta, SQL (ang. Strunctured Query Language) ka ecur në hapë me vazhdën e zhvillimeve në lëmin e Teknologjisë Informative. Kompani të ndryshme në mënyra të ndryshme janë marrë me zhvillimin e SQL dhe si rrjedhojë kemi në përdorim dialekte të …


Implementimi I Private Cloud Computing, Elvin Mala Oct 2012

Implementimi I Private Cloud Computing, Elvin Mala

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Shërbimet Centrexe Dhe Aplikimi I Tyre Në Kosovë, Esad Simnica Oct 2012

Shërbimet Centrexe Dhe Aplikimi I Tyre Në Kosovë, Esad Simnica

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome diskutohet shërbimi Centrex që është emërtim për shërbimet centrexe të integruar në sistemin komutues digjital EWSD. Diskutimi është shtrirë në shtatë kapituj. Kapitulli i parë është një hyrje për shërbimin Centrex, përkatësisht fillimet e këtij shërbimi. Në kapitullin e dytë diskutohen përparësitë e shërbimit Centrex si dhe rreth përdoruesëve të këtij shërbimi. Në kapitullin e tretë diskutohen komponentet si dhe funksionet e këtij shërbimi. Në kapitullin e katërt diskutohen grupet e shërbimeve të avancuara, të cilat shërbime u ipen të gjithë anëtarëve të grupit Centrex. Këtu janë diskutuar funksionet themelore (rreth strukturës së grupit Centrex), tarifimi …