Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Theses and Dissertations

Theses/Dissertations

Performanca

Articles 1 - 7 of 7

Full-Text Articles in Entire DC Network

Fokusimi I Platformës Së E-Prokurimit Në Kosovë, Mirgetë Rama Dec 2020

Fokusimi I Platformës Së E-Prokurimit Në Kosovë, Mirgetë Rama

Theses and Dissertations

Qëllimi këtij hulumtimi është që të analizojë e-prokurimin publik në Republikën e Kosovës duke u fokusuar në përparësitë dhe mangësitë që ky proces ofron për operatorët ekonomik që kanë kontrata ose aplikojnë për kontrata të shitjes së produkteve dhe shërbimeve.

Ky hulumtim paraqet pyetjet kërkimore mbi e-prokurimin dhe mundohet ti jep një pasqyrë të fokusuar lidhur me gjendjen e e-prokurimit publik në Republikën e Kosovës dhe se nëse implementimi i e-prokurimit po sjell avantazhet dhe objektiva e paraqitura në strategjinë e prokurimit të Republikës së Kosovës.

Për të matur këtë, është bërë pyetësori i anketës për të mbledhur të dhëna …


Analiza Dhe Performanca E Rrjetit Kompjuterik Në Komunën E Lipjanit, Daut Azemi Apr 2020

Analiza Dhe Performanca E Rrjetit Kompjuterik Në Komunën E Lipjanit, Daut Azemi

Theses and Dissertations

Ne jetojmë në një botë të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë, një botë në të cilën njerëzit janë të rrethuar nga pajisjet teknologjike, të cilat mund t’i hasim në çdo ambient kudo që ndodhemi, si për shembull: shtëpi, shkolla, lokale apo edhe nëpër ndërmarrje dhe biznese të ndryshme.

Sot “teknologjia po na magjeps”, ne kërkojmë që ajo të sjellë ndryshime në jetën tonë dhe sidomos në arsim, në ditët e sodit nuk ka shkollë, që nuk ka internet e në të cilën nuk ka nevojë për Rrjeta Kompjuterike brenda shkollës. Sot në Komunat e Kosovës kanë filluar të përdoren disa …


Ndikimi I Auditimit Të Jashtëm Në Përmirësimin E Performancës Së Komunave, Majlinda Bajraktari Oct 2018

Ndikimi I Auditimit Të Jashtëm Në Përmirësimin E Performancës Së Komunave, Majlinda Bajraktari

Theses and Dissertations

Me anë të këtij punimi të kësaj teme të diplomës kam synuar që të trajtoj ndikimin e auditimit të jashtëm në përmirësimin e performancëssë komunave, duke u bazuar në literaturë të cilën e kam shfrytëuar në mënyrë që t’i sqarojë disa koncepte që kanë të bëjnë me auditim, auditim të jashtëm, si dhe me anë të metodologjisë dhe metodave shkencore kamanalizuar dhe krahasuar raportet e auditimit të pasqyrave financiare vjetore të Komunave në Republikën e Kosovës e në veçanti Komunën e Prishtinës, Ferizajit dhe Gjilanit. Auditimi i jashtëm është një kontrollim i pasqyrave financiare të një organizate në sektorin publik …


Përmirësimi I Performancës Së Bizneseve Kosovare Duke Aplikuar Metodën E Ri-Inxhinierimit Të Procesit Të Biznesit, Uran Mujku Jul 2018

Përmirësimi I Performancës Së Bizneseve Kosovare Duke Aplikuar Metodën E Ri-Inxhinierimit Të Procesit Të Biznesit, Uran Mujku

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi ishte që të paraqesë nivelin e njohjes dhe implementimit të metodës së ri-inxhinierimit të procesit të biznesit nga kompanitë kosovare si dhe të analizojë ndikimin e implementimit të kësaj metode në përmirësimin e performancës. Për të realizuar këtë studim u përdor metodologjia sasiore. Të dhënat u mblodhën nëpërmjet një pyetësori dhe në studim morën pjesë punonjësit e nëntë kompanive që operojnë në rajonin e Gjilanit. Nga analiza rezultoi se teknika e RPB njihet nga 50% e punonjësve të anketuar dhe është implementuar nga 30% e bizneseve në Kosovë. Nga analiza e korrelacionit, rezultoi se ekziston një …


Institucion Edukativ: Akademi E Muzikes Dhe Artit, Blinera Haxhani Jun 2018

Institucion Edukativ: Akademi E Muzikes Dhe Artit, Blinera Haxhani

Theses and Dissertations

Në fillim ishte zëri, fryma që tingëllon, një shenjë e zëshme e jetës sonë dhe më pas lindi fjala për t’u bërë përsëri muzikë. Muzika ka një influence të fuqishme mbi trupin tonë, mendjen tone dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vet një tingull dhe ai e stimulon të gjithë trupin tonë, ndërsa një melodi e fuqishme arrin të na bëj të qajmë pa pushim ose të gëzohemi. Shkolla e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, që prej ekzistimit të saj përballet me mungesa e një ndërtese të përshtatshme për funksionimi e saj. Fillimisht, ajo ishte e vendosur në një ndërtesë …


Investimet E Bizneseve Të Vogla Në Kosovë, Lorita Abazi Feb 2018

Investimet E Bizneseve Të Vogla Në Kosovë, Lorita Abazi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi ishte të analizonte biznesin e vogël në Kosovë, duke analizuar më konkretisht performancën e tij, nivelin e investimeve dhe barrierat që e pengojnë gjatë aktivitetit të përditshëm.

Për të realizuar studimin u përdor metodologjia sasiore përshkruese, ku të dhënat u mblodhën me anë të një pyetësori i cili përbëhej nga 19 pyetje. Në studim u morën bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në rajonin e Prishtinës dhe u anketuan 36 menaxherë/pronarë të bizneseve.

Nga analiza rezultoi se pjesa më e madhe e bizneseve të anketuara janë biznese të vogla të cilat i përkasin industrisë …


Krahasimi I Teknologjive Për Zhvillim Të Web – Asp.Net Kundrejt Php, Rexhep Rexhepi Jan 2017

Krahasimi I Teknologjive Për Zhvillim Të Web – Asp.Net Kundrejt Php, Rexhep Rexhepi

Theses and Dissertations

E-biznesi (biznesi elektronik) është sjellja e proceseve të biznesit në internet. Këto procese elektronike të biznesit përfshijnë blerjen dhe shitjen e produkteve, furnizimet dhe shërbimet, shërbimet e klientëve, pagesat dhe procedimet, menaxhimi i kontrollit të produkteve, shkëmbimi i informacionit, etj. Ato janë bërë platformë për kompanitë, që t’i përmbushin nevojat e bizneseve të tyre. Në këtë rast, ueb teknologjitë që shfrytëzohen për zhvillimin e ueb aplikacioneve dhe ueb faqeve janë bërë shumë të rëndësishme.

Publikimi i ueb faqeve është një nga mënyrat më efikase për të paraqitur veprimtarinë tonë për publikun e gjerë. Kjo tezë përshkruan zhvillimin dhe performancën e …