Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Theses and Dissertations

Theses/Dissertations

Sëmundje

Publication Year

Articles 1 - 8 of 8

Full-Text Articles in Entire DC Network

Roli I Infermierisë Në Vaksinim, Elvira Dedushi Apr 2021

Roli I Infermierisë Në Vaksinim, Elvira Dedushi

Theses and Dissertations

Vaksinat zakonisht ndërtohen nga pjesë të virusit ndaj të cilave organizmi nxitet që të prodhoj antitrupa. Këto pjesë quhen antigjene, qe janë më së shpeshti pjesë e mikroorganizmave, mikroorganizma të vdekur ose të dobësuar, ose toksinave të tyre.

Megjithate, tash jane zbuluar edhe shume metoda tjera per krijimin e vaksinave gjenetike si ARN apo ADN Vaksinat.

Programet e shëndetit publik të vaksinimit masiv kanë çuar në kontrollin e sëmundjeve ngjitëse kundër të cilave është duke u luftuar ende. Vaksinimi është suksesi më i madh mjekësor i shekullit të XX-të dhe vaksinimi ka shpëtuar më shumë jetë se çdo ndërhyrje tjetër …


Astma Bronkiale - Trajtimi, Viola Verbovci Mar 2021

Astma Bronkiale - Trajtimi, Viola Verbovci

Theses and Dissertations

Astma është sëmundje kronike e mushkërive e cila i inflamon dhe ngushton rrugët e frymëmarrjës. Astma shkakton perioda përseritëse të “wheezing”-ut (zë fishkëllues gjatë frymëmarrjës), ngushtim të gjoksit, zënie të frymës dhe kollitje. Kollitja zakonisht paraqitet gjatë natës ose herët në mëngjes.

Rrugët e frymëmarrje të inflamuara bëhen shumë të ndjeshme dhe reagojnë ndaj substancave të caktuara të quajtura alergjene të cilat shkaktojnë sulme të astmës.Astma është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme në mbarë botën.

Astma së pari është vërenjtur në Egjiptin e Vjetër dhe ishte trajtuar me pirjen e një përzierje aromatike të njohur si “aksyphi”. Astma …


Roli I Infermieres Në Edukimin Dhe Promovimin E Të Jetuarit Shëndetshëm Te Pacientet Me Sëmundje Kronike Jo Ngjitëse (Diabet Dhe Hipertension), Elvira Hasani Feb 2021

Roli I Infermieres Në Edukimin Dhe Promovimin E Të Jetuarit Shëndetshëm Te Pacientet Me Sëmundje Kronike Jo Ngjitëse (Diabet Dhe Hipertension), Elvira Hasani

Theses and Dissertations

Kjo temë do të diskutojë për të ushqyerit e të sëmurëve me hypertension dhe me diabet, në thelb është një problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar se si pacientët pas pranimit në institucionet e kujdesit shëndetësor trajtohen nga stafi mjeksorë, si e përdorin terapin dhe sa kanë ndikuar këshillat për ushqyerje tek këta pacientë. Në këtë temë do të shqyrtohet përgjegjësia e detyrës së kujdesit të pacientëve dhe përdorimi i mjeteve të vlerësimit të rrezikut, reduktimi i faktorëve të rrezikut (të brendshëm dhe të jashtëm), klasifikimi sipas stadeve, kujdesi infermieror, diagnostifikimi, komplikacionet e mundshme, parandalimi dhe …


Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Në Komunën E Istogut, Drita Shatri Feb 2021

Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Në Komunën E Istogut, Drita Shatri

Theses and Dissertations

Vaksinimi është një nga fitoret më të mëdha të mjekësisë. Nganjëherë dëshirojmë të dimë më shumë për to veçanërisht kur na vjen ftesa për vaksinimet e para të fëmijëve në familjen tonë. Vaksinat janë të ndryshme sipas sëmundjes që kërkojmë të luftojmë. Ato mund të përbëhen nga mikroorganizma të çaktivizuar (të vrarë) ose të zbutur (të bërë të padëmshëm), ose nga pjesë të tyre, ose madje nga substanca që ato prodhojnë, të cilat quhen toksina, e të bëra jo aktive. Vaksinat veprojnë duke nxitur një sistem natyral mbrojtjeje: sistemin imunitar. Ky sistem ka për qëllim të prodhojë qeliza mbrojtëse të …


Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Hipertension Aterial, Florjana Mazreku Feb 2021

Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Hipertension Aterial, Florjana Mazreku

Theses and Dissertations

HTA është një problem shëndetsor serioz me ndikme të rëndësishme për individët, familjet, komunitetet, shoqërinë dhe shërbimet shëndetësore. Ajo është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike, që haset në shërbimin shëndetësor parësor. HTA ka prejardhje të panjohur por mund të varioj nga çrregullimet hemodinamike dhe patofiziologjike dhe shkaktarë të tjerë. Trashëgimia është një faktorë që hap rrugët dhe sëmundjet por mekanizmi që e vë në lëvizje ngelet i paqartë. HTA renditet i pari në listën e sëmundjeve kronike pas sëmundjeve kardiovaskulare. Hipertensioni arterial (HTA) mbetet aktualisht sëmundja më e përhapur në popullatën e botës, duke prekur mbi

1.5 bilion …


Depresioni Te Personat Që Vuajnë Nga Diabeti, Krenare Qazimi Feb 2021

Depresioni Te Personat Që Vuajnë Nga Diabeti, Krenare Qazimi

Theses and Dissertations

Jeta e njerëzve përcillet me ndryshime të shumëta në aspektin psiko-fizik, gjatë përballjes me sfida të ndryshme. Secila sfidë varësisht prej personalitetit të personit mund të sjellë çrregullime në organizëm. Sot në botë llogaritet që çdo i treti person është i sëmurë me diabet.

Përkufizimi i problemi dhe trajtimit të kësaj teme është në fukus të analizimit të thellë se si ndikon ankthi dhe depresioni tek personat që vuajnë nga diabeti. Sa ndikojnë këto do fenomene në shëndetin e personave me diabet dhe si duhet të përballen për ta tejkaluar atë?

Metoda e mbledhjes së të dhënave në këtë hulumtim …


Roli I Infermierit Tek Fëmijët Me Hipertermi, Ariana Isufi Dec 2020

Roli I Infermierit Tek Fëmijët Me Hipertermi, Ariana Isufi

Theses and Dissertations

Ky studim është bërë për të njohur sa më mirë rëndësinë e kujdesit infermieror tek fëmijët me Hipertermi. Sigurisht, parandalimi është më i sigurti për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Hipertermia, megjithëse është një shenjë e sëmundjes që mund të vijë ose aktualisht është e paraqitur, ajo është shumë e diskutueshme nga ana e prindërve dhe gjithnjë e më shumë ka filluar të bëhet një problem serioz për popullatën.

Faktorët që ndikojnë në Hipotermi janë të shumtë dhe të ndryshëm që mund të ndikojnë në shfaqjen e saj te fëmijët, për të cilët do të diksutohet gjerë dhe …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Në Dializë, Bukurije Berisha Jan 2020

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Në Dializë, Bukurije Berisha

Theses and Dissertations

Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi i cilësisë së jetës në dializë e personave që jetojnë me sëmundje renale kronike (SRK). Përmes këtij hulumtimi janë përcaktuar standardet e kujdesit infermieror për pacientët të cilët janë në dializë. Studimi u realizua në Qendrën e Hemodializës në Ferizaj, në të cilën morrën pjesë 53 pacientë, 59% e tyre meshkuj dhe 41% femra, të përzgjedhur në mënyrë rastësove. Pyetësori mbulon aspekte të ndryshme të shëndetit të pacientëve në dializë duke theksuar edhe sjelljet etike dhe njohuritë e stafit infermieror dhe bashkëpunimin e tyre infermier – pacient.

Nga gjetjet e hulumtimit që i …