Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Law Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 31 - 60 of 117

Full-Text Articles in Law

Pneumothoraxi Spontan Dhe Lidhmëria Me Duhanpirjen Dhe Indexin E Masës Trupore, Besarta Avni Niko Nov 2019

Pneumothoraxi Spontan Dhe Lidhmëria Me Duhanpirjen Dhe Indexin E Masës Trupore, Besarta Avni Niko

Theses and Dissertations

Pneumotoraksi, është prezenca e ajrit në hapësirën pleurale me kolaps sekondar të mushkërisë. Pleura viscerale mbështjell gjithë sipërfaqen e mushkërisë, por që nuk ka plan të ndarjes nga parenkima e saj, ndërsa pleura parietale është membranë seroze e cila i mbështjell sipërfaqet e brendshme të mediastinumit, murit të kraharorit, diafragmës si dhe kulmin e kavitetit torakal. Gjatë frymëmarrjes së qetë, presioni intrapleural në inspirium sillet midis -8 dhe -9 mm Hg, ndërsa në ekspirium -3 dhe -6 mmHg. Në ShBA gjatë një viti më shumë se 20 000 raste të reja. Qasja e klinicistëve në menaxhimin e pneumotoraksit spontan është …


Zgjidhja E Martesës Me Marrëveshje Të Përbashkët, Erëza Ademi Nov 2019

Zgjidhja E Martesës Me Marrëveshje Të Përbashkët, Erëza Ademi

Theses and Dissertations

Ky punim shqyrton dhe analizon procedurën për shkurorëzimin e martesës me marrëveshje të përbashkët. Qëllimi kryesor i këtij punimi është shqyrtimi dhe analizimi i procedurës së shkurorëzimit sipas legjislasionit pozitivë në Kosovë. Në hyrje të punimit jepet një vështrim i shkurtër historik mbi institutin e martesës në përgjithësi dhe institutit të shkurorëzimit në veqanti. Më pas trajtohen disa nocione të përgjithshme në lidhje më institutin e martesës si: nocioni i martesës, kushtet për lidhjen dhe vlefshmërinë e martesës si dhe pengesat dhe ndalesat martesore. Për të vazhduar më pas më trajtimin e institutittë shkurorëzimit që përbënë objektin kryesor të këtij …


Hetimi I Krimi Kompjuterik Si Formë E Krimit Të Organizuar, Albiona Musa Nov 2019

Hetimi I Krimi Kompjuterik Si Formë E Krimit Të Organizuar, Albiona Musa

Theses and Dissertations

Në vitet e fundit, shoqëritë në të gjithë botën kanë bërë përparime të mëdha në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Teknologjia e informacionit dhe komunikimit tani përshkon pothuajse çdo aspekt të jetës së njerëzve e si rrjedhojë kjo e bën shoqërinë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të tilla si krimi kibernetik, domethënë krimi i kryer kundër të dhënave dhe sistemeve kompjuterike ose nëpërmjet tyre.

Risitë që paraqet kjo fushë shtrojnë nevojën për ndërhyrje normative të vazhdueshme ndaj sjelljeve kriminale të ndodhura në hapësirën kibernetike, pasi format e konsumimit të veprave penale kibernetike ndryshojnë dukshëm nga format tradicionale të krimit …


Ekspertiza Dhe Roli I Saj Në Procedurën Penale, Elona Zejnullahu Oct 2019

Ekspertiza Dhe Roli I Saj Në Procedurën Penale, Elona Zejnullahu

Theses and Dissertations

Punimi me titull: “Ekspertiza dhe roli i saj në procedurën penale”, ka për qëllim të shpjegojë në mënyrë sa më të qartë rëndësinë që e ka ekspertiza tek një procedurë penale. Duke pasur parasysh se ekspertiza paraqet një provë mjaftë të rëndësishme dhe domethënëse atëherë kjo lë të kuptohet se njëkohësisht është edhe një mbështetje mjaftë e fortë dhe e pa zëvendësueshme për gjyqësorin, me q’rast iu ndihmon në marrjen e një vendimi meritor lidhur me ndonjë qështje penale.

Ekspertiza në ditët e sotëshme ka një vlerë shumë të madhe, andaj në këtë drejtim përherë bëhen studime shkencore për arritjen …


Heqja Dorë Nga E Drejta E Pronësisë, Dhurata Matoshi Sep 2019

Heqja Dorë Nga E Drejta E Pronësisë, Dhurata Matoshi

Theses and Dissertations

Qysh nga koha e krijimit, njerzit me zhvillim dhe punë kanë kuptuar se duhet të krijohet një vendbanim, një pronësi, për të jetuar, dhe se duhet mbrojtur ajo që fitohet, andaj me zhvillimet e vazhdueshme njerëzore, është zhvilluar edhe arsyeja apo kuptimi I pronësisë mbi një send apo të drejtë dhe mënyrat e ndryshme të mbrojtjes së saj në histori. Pronësia është institucion kryesorë I qdo formacioni ekonomiko- shoqëror, dhe qdo rendi juridik, nga ajo derivohen ose në lidhshmëri me tëlind dhe zhvillohen edhe institucionet e tjera juridike dhe shoqërore.Por, jo vetëm studimi I institucioneve juridike por, edhe të qështjeve …


Masat Për Sigurimin E Prezences Së Të Pandehurit Në Procedurën Penale Me Theks Të Vecantë Paraburgimi, Driton Berisha Sep 2019

Masat Për Sigurimin E Prezences Së Të Pandehurit Në Procedurën Penale Me Theks Të Vecantë Paraburgimi, Driton Berisha

Theses and Dissertations

Qellimi i masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit është kufizimi i lirisë së të pandehurit gjatë procedurës penale në masën që i përgjigjet peshës së veprës penale, karakteristikave personale të të pandehurit, mënyres së kryerjes së veprës penale si dhe rrethanave të tjera në të cilat është kryer vepra penale.

Në këtë punim do të trajohet paraburgimi si cështje kryesore, e cila si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë konsiderohet si njëra nga masat më të rënda që ka paraparë ligjvënësi për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale. Me anë të …


Sistemi Zgjedhor, Donika Shala Sep 2019

Sistemi Zgjedhor, Donika Shala

Theses and Dissertations

Përzgjedhja e sistemit të zgjedhjeve është një nga vendimet institucionale më të rëndësishme për çdo demokraci. Megjithatë, nuk është e lehtë që të përzgjidhet një sistem ideal zgjedhor. Shpesh përzgjedhja është e rastit, rezultat i kombinimit jo të zakonshëm të rrethanave, të një trendi kalimtar, ose të historisë së huaj.

Përkundër shumë përkufizimeve për sistem zgjedhor, ndoshta në lidhje me temën që shqyrtohet këtu do të ishte që sistemi zgjedhor është sistem që mundëson zgjedhje demokratike për qytetarët, duke u lejuar votuesve të zgjedhin mes alternativave të ndryshme në garë të subjekteve politike për funksione të ndashme publike. Meqenëse tema …


Procedura Në Kontestet Martesore Dhe Familjare Me Theks Të Veçant Procedura E Shkurorëzimit, Kaltrina Ferati Sep 2019

Procedura Në Kontestet Martesore Dhe Familjare Me Theks Të Veçant Procedura E Shkurorëzimit, Kaltrina Ferati

Theses and Dissertations

Ky punim shqyrton dhe analizon procedurën për zgjidhjen e martesës nëpërmjet institutit të shkurorëzimit. Qëllimi kryesor i këtij punimi është shqyrtimi dhe analizimi i procedurës së shkurorëzimit sipas legjislacionit pozitiv në Kosovë. Në hyrje të punimit jepet një vështrim i shkurtër historik mbi institutin e martesës në përgjithësi dhe institutit të shkurorëzimit në veqanti. Më pas në një kapitull të veçantë trajtohen disa nocione të përgjithshme në lidhje më institutin e martesës si: nocioni i martesës, kushtet për lidhjen dhe vlefshmërinë e martesës si dhe pengesat dhe ndalesat martesore. Për të vazhduar më pas më trajtimin e institutittë shkurorëzimit që …


Përmbarimi Privat Në Republikën E Kosovës, Ismajl Shabani Sep 2019

Përmbarimi Privat Në Republikën E Kosovës, Ismajl Shabani

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim të ofrojë informacione të rëndësishme lidhur me rregullimin ligjor dhe funksionimin në praktikë të sistemit të përmbarimit privat në Kosovë. Pyetjet kërkimore të cilat parashtrohen në kuadër të këtij punimi janë:

  1. Kush janë subjektet e procedurës përmbarimore;
  2. Cili është organi kompetent për zhvillimin e procedurës përmbarimore;
  3. Cilat janë kushtet dhe si shkon procedura për emërtimin e përmbaruesit privat;
  4. Cilat janë bazat juridike për caktimin e përmbarimit;
  5. Si bëhet inicimi i procedurës përmbarimore dhe si shkon rrjedha e zhvillimit të procedurës?
  6. Cilat janë llojet e vendimeve në procedurë përmbarimore?
  7. Cilat janë mjetet e goditjes së vendimeve …


Procedura Në Kontestet Martesore Dhe Familjare Me Theks Të Veçant Procedura E Shkurorëzimit, Kaltrina Ferati Sep 2019

Procedura Në Kontestet Martesore Dhe Familjare Me Theks Të Veçant Procedura E Shkurorëzimit, Kaltrina Ferati

Theses and Dissertations

Ky punim shqyrton dhe analizon procedurën për zgjidhjen e martesës nëpërmjet institutit të shkurorëzimit. Qëllimi kryesor i këtij punimi është shqyrtimi dhe analizimi i procedurës së shkurorëzimit sipas legjislacionit pozitiv në Kosovë. Në hyrje të punimit jepet një vështrim i shkurtër historik mbi institutin e martesës në përgjithësi dhe institutit të shkurorëzimit në veqanti. Më pas në një kapitull të veçantë trajtohen disa nocione të përgjithshme në lidhje më institutin e martesës si: nocioni i martesës, kushtet për lidhjen dhe vlefshmërinë e martesës si dhe pengesat dhe ndalesat martesore. Për të vazhduar më pas më trajtimin e institutittë shkurorëzimit që …


Mbrojtja Dhe Ndihma E Viktimave, Rina Imeri Sep 2019

Mbrojtja Dhe Ndihma E Viktimave, Rina Imeri

Theses and Dissertations

Në sistemet tradicionale të drejtësisë, agresioni ndaj viktimave zakonisht gjente mbështetjen dhe ndihmën e familjes, fshatit ose fisit të tyre. Brenda këtij konteksti, merret si e mirëqenë që viktima dhe të afërmit e saj si dhe i gjithë grupi social ndajnë barrën e trajtimit të konfliktit.

Me rritjen e kompleksitetit të shoqërisë dhe evoluimin e sistemeve të drejtësisë, shteti kishte marrë gradualisht një rol dominues në procesin e drejtësisë. Format specifike të sjelljes përcaktoheshin nga shteti si krime, të cilat më shumë konsideroheshin si krime kundër shtetit, sesa shkelje e të drejtave të viktimës. Viktimave u ishte ofruar më pak …


Të Drejtat E Punës Në Aspektin Krahasimorë Në Mes Të Punësuarve Në Sektorin Privat Dhe Në Sektorin Shtetërorë, Aljma Memeti Aug 2019

Të Drejtat E Punës Në Aspektin Krahasimorë Në Mes Të Punësuarve Në Sektorin Privat Dhe Në Sektorin Shtetërorë, Aljma Memeti

Theses and Dissertations

Mungesa e stabilitetit politik gjatë dy dekadave të fundit në Kosovë, ka për pasoj që të drejtat socio-ekonomike, përfshirë të drejtat e punës të mos respektohen ose thënë ndryshe të mos jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare. Nëse analizojmë se sa respektohen të drejtat e punëtorëve të punësuar në sektorin privat, krahasuar me të drejtat e punëtorëve të punësuar në sektorin shtetërorë, mund të shohim se kushtet e punës të punëtorëve të sektorit privat janë shumë më të rënda dhe të drejtat e tyre respektohen më pak, dhe shumica e të punësuarve në sektorin privat janë pjesë e …


Terrorizmi, Ermira Gegaj Aug 2019

Terrorizmi, Ermira Gegaj

Theses and Dissertations

Terrozimi dhe aktet terroriste nuk janë fenomene vetëm të botës së sotme moderne, veprat terroriste kanë ekzistuar në forma të ndryshme duke përfshirë edhe ato më primitivet, duke pasur parasysh që zanafillën e tyre e kanë që prej kohëve më të lashta të njerëzimit.

Mund të thuhet se sot fenomenet terroriste janë duke u bërë kërcënim real për botën moderne dhe qeveritë demokratike. Fjala terrorizëm, shikuar nga aspekti filologjik, paraqet një sintezë të fjalës latine terror dhe sufiksit latin me prejardhje greke “izem”. Fjala terror rrënjët e veta i ka në foljen tras, e që do të thotë dridhje. E …


Vepra Penale E Vjedhjes Në Territorin E Gjykatës Themelore Në Mitrovicë – Dega Në Skënderaj, Gjatë Periudhës Kohore 2015-2018, Arbër Shala Jul 2019

Vepra Penale E Vjedhjes Në Territorin E Gjykatës Themelore Në Mitrovicë – Dega Në Skënderaj, Gjatë Periudhës Kohore 2015-2018, Arbër Shala

Theses and Dissertations

Vjedhja është një nga dukuritë më negative në shoqërinë tonë, e cila si vepër penale zë vend qëndror në mesin e të gjitha veprave penale të kryera kundër pasurisë. Në këtë punim do të analizohen veprat penale kundër pasurisë, do të bëhet dallimi në mes Kodeve Penale të shteteve të rajonit sa i përket vepres penale të vjedhjes, do të përcaktohen karakteristikat e veprës penale të vjedhjes, të kryesëve, faktorët që ndikojnë në paraqitjen e kësaj dukurie si dhe do të analizohen masat preventive dhe represive që kanë për qëllim parandalimin dhe luftimin e vjedhjes.


Dhuna Në Familje Me Theks Të Veçantë Vitet 2016-2018, Alban Avdiu Jul 2019

Dhuna Në Familje Me Theks Të Veçantë Vitet 2016-2018, Alban Avdiu

Theses and Dissertations

Dhuna në familje mund të cilësohet padyshim si një ndër dukuritë më negative në shoqerinë tonë. Si ndaj cdo dukurie negative tjetër edhe ndaj dhunës në familje duhet të ketë një qasje serioze në luftimin dhe parandalimin e saj, mirëpo sa po luftohet dhe parandalohet kjo dukuri lë shumë për të dëshiruar duke e parë që në vitet e fundit kjo dukuri ka pësuar rritje enorme.Qëllimi i ketij punimi është hulumtimi lidhur me dhunën në familje si njëra ndër dukuritë më negative të shoqerisë tonë, duke paraqitur gjithashtu një pasqyrim të gjerë lidhur me këtë fenomen mbarëshoqërorë.

Në kapitullin e …


E Drejta E Qasjes Ne Dokumentet Zyrtare, Si E Drejte Kushtetuese Ne Republiken E Kosoves, Mirela Halili Jul 2019

E Drejta E Qasjes Ne Dokumentet Zyrtare, Si E Drejte Kushtetuese Ne Republiken E Kosoves, Mirela Halili

Theses and Dissertations

Duke u bazuar në përditshmërinë tonë me probleme të llojeve të ndryshme sidomos atyre zyrtare dhe padrejtësitë qe u bëhen personave të caktuar sidomos në procedurat e ndryshme administrative(spikasin gjatë studimit të tenderimeve), shkelja e të drejtave të tyre dhe mosdhënja e shpjegimeve për mosrealizimin e të drejtave, kjo ka qënë arsyeja që më shtyri të hulumtoj këtë temë duke kontribuar në qasjen e dokumenteve zyrtare e cila garantohet me Kushtetutë dhe ligje,por fatkeqësisht shumë pak po zbatohet në vendin tonë nga personat të cilët po abuzojnë me pushtet dhe po sjellen si monarkë me një pjesë të popullatës të …


Sistemi Qeverisësi I Kosovës Në Komunën E Lipjanit, Mirand Bejtullahu May 2019

Sistemi Qeverisësi I Kosovës Në Komunën E Lipjanit, Mirand Bejtullahu

Theses and Dissertations

Duke parë rëndësine e qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, mënyrën e zhvillimit, qasjes dhe veprimit të tyre, në punimin e diplomes kamë trajtuar sistemin Qeverisës të Kosovës, konkretisht atë të Komunës së Lipjanit.Fillimisht punimi i diplomes përmban një hyrje të shkurtër rrethë qeverisjes dhe formave të sajë, historikun e Republikës së Kosovës se si janë zhvilluar qeverisjet lokale në etapa të ndryshme.Si është struktura organizative e tyre dhe qfarë funksioni kanë në Republikë e Kosovës.Përveç kësaj në këtë temë diplome kamë trajtuar dhe aspektet tjera të qeverisjes lokale, shtjellimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, përfaqesimin e komunitetëve, …


Rëndësia Dhe Roli I Organizatave Ndërkombëtare Në Zhvillimin E Kosovës, Kaltrina Pozhegu May 2019

Rëndësia Dhe Roli I Organizatave Ndërkombëtare Në Zhvillimin E Kosovës, Kaltrina Pozhegu

Theses and Dissertations

OKB-ja, si organizata e përgjithshme më e madhe në botë e cila për qëllim ka sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik , barazinë sociale dhe organizatatat tjera të specializuara e në veçanti ato ekonomiko-financiare që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin politik dhe ekonomik në Kosovë. Edhe pse ende nuk jemi anëtarë fuqiplotë e kësaj organizate mjaft të rëndësishme, lufta për anëtarësim vazhdon edhe më tutje, ku edhe vet qëllimi i saj është forcimi dhe bashkëpunimi midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. OKB është organizata më e madhe në botë e cila ka për qëllim …


Veprat Penale Të Mashtrimit Në Kosovë Dhe Shqipëri, Bardh Jakaj Apr 2019

Veprat Penale Të Mashtrimit Në Kosovë Dhe Shqipëri, Bardh Jakaj

Theses and Dissertations

Sipas të drejtës, mashtrimi është mashtrim i qëllimshëm për të siguruar fitime të padrejta ose të paligjshme, ose për të privuar një viktimë të së drejtës ligjore. Mashtrimi vetë mund të jetë një gabim civil (p.sh. një viktimë e mashtrimit mund të padisë mashtruesin e veprës penale për të shmangur mashtrimin, ose për të rimarrë kompensimin monetar), një kriminel i gabuar (d.m.th. Një mashtrues mund të ndiqet penalisht dhe të burgoset nga autoritetet qeveritare). të mos shkaktojë humbje të parave, të pronës apo të së drejtës ligjore, por ende të jetë një element tjetër i një gabimi civil apo penal. …


Dëshmitarët Në Procedurën Penale, Fatlinda Misini Feb 2019

Dëshmitarët Në Procedurën Penale, Fatlinda Misini

Theses and Dissertations

Tema fillon me një këndvështrim të përgjithshëm ndaj dëshmitarëve në procedurën penale, se si trajtohen ata në gjykime, si dhe cilat janë të drejtat dhe detyrimet e dëshmitarëve.

Dëshmia e dëshmitarit është një ndër provat që shërben për të vërtetuar një gjendje faktike në mënyrë të plotë dhe të drejtë në një çështje penale. Por ka raste kur një person edhe pse mund të jep njoftim për veprën penale, për kryerësin e veprës penale dhe rrethanat e rëndësishme për procedurën penale, ai mund të mos jetë dëshmitarë për shkak se në dëshminë e tij mund të zbulojë sekret zyrtar apo …


Palët Dhe Përfaqësuesit E Tyre Në Procedure Civile, Rejhane Konjufca Feb 2019

Palët Dhe Përfaqësuesit E Tyre Në Procedure Civile, Rejhane Konjufca

Theses and Dissertations

Në rastin e hartimit të këtij hulumtimi shkencor jampërpjekur që nivelin teorik e sistematik të trajtimit të çështjeve të caktuara të ia përshtas parimeve të caktuara pedagogjike. Në këtë punim jam përpjekur që temen ta trajtoj në detaje, qysh nga koha kur njerezimi ka filluar të kërkoj të drejtat e tyre, për të vazhduar me nocionin e palës duke pasur parasysh se pala caktohet me anë të padisë unë do të trajtoj procedurat që palët duhet të ndjekin për të qenë palë, kush mund ti përfaqësoj ata në bazë tëligjit ku natyrisht se ata do të legjitimoheshin në mënyra të …


Sanksionimi Dhe Garantimi I Lirive Dhe Të Drejtave Të Njeriut Në Kushtetutën E Republikës Së Kosovës, Mirlinda Bajrami Jan 2019

Sanksionimi Dhe Garantimi I Lirive Dhe Të Drejtave Të Njeriut Në Kushtetutën E Republikës Së Kosovës, Mirlinda Bajrami

Theses and Dissertations

Punimi është rezultat i një pune kërkimore dhe të vështrimit të sanksionimit dhe garantimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës. Duke studiuar dhe analizuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, e deri te parimet e përgjithshme, kam bërë përpjekje dhe angazhime hulumtuese për të nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat e Republikës së Kosovës në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe të garantimit të këtyre të drejtave jo vetëm në kushtetutë. Jam angazhuar dhe impenjuar në punimin e të drejtave dhe lirive jo vetëm në aspektin teorik, duke vështruar dhe analizuar rregullativën …


“Mbrojtja Dhe Ndihma E Viktimave”, Zana Sopjani Jan 2019

“Mbrojtja Dhe Ndihma E Viktimave”, Zana Sopjani

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Sistemi Zgjedhor Në Kosovë, Berna Maliqi Dec 2018

Sistemi Zgjedhor Në Kosovë, Berna Maliqi

Theses and Dissertations

Politika dhe sistemi funksional i saj ka ndikim çdo ditë në përditshmërine tonë, si e tillë në një mënyrë apo në tjetrën kjo reflekton tek ne. Në këtë punim tema e cila do të trajtohet në vijim ka të bëj kryesisht me sistemin zgjedhorë ku si pika kryesore të cilave edhe u referohet janë: si është sistemi zgjedhorë aktualisht në Kosovë, teoritë krahasuese te sistemet zgjedhore dhe me vendet e tjera, sistemi i proporcionit ose mazhoritarë. Në bazë të pyetjeve hulumtuese të shtruara përgjatë punimit do të mundohem të gjej edhe përgjigjjen. Metodologjia e përdorur në këtë punim do të …


Kontrata Kolektive E Punës, Granit Mulolli Dec 2018

Kontrata Kolektive E Punës, Granit Mulolli

Theses and Dissertations

Një ndër mjetet juridike më të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të punës të punëmarrësve gjatë marrëdhënieve të punës është pikërisht kontrata e punës dhe mbrojtjes sociale te tyre nepemjet nje mekanizmi si kontratat kolektive e punes.

Ajo eshte një mjet juridik te fuqishëm, që mbron dhe garanton të drejtat e punëmarrësve, ashtu që rrjedhimisht do të përmirësohej edhe gjendja sociale ekonomike pikërisht nga kjo rregullativë.Kontratat kolektive ka per qellim te vendos themelet e bashkëpunimit midis punëdhensve dhe sindikatës përfaqesuese e punëmarresve, është dokumenti më i rëndsishëm mbrojtës i të dy palëve. Rendesia e kontratave kolektive të punë është thelbesorepersa …


Format E Krimit Të Organizuar Në Kosovë 2005-2010, Doruntina Maloku Nov 2018

Format E Krimit Të Organizuar Në Kosovë 2005-2010, Doruntina Maloku

Theses and Dissertations

Ky punim hulumton dukurinë e krimit të organizuar në Kosovë, me qëllim njohjen dhe kuptimin më të mirë të natyrës së tij, si dhe vlerësimin e shkallës së rrezikshmërisë që ai paraqet. Ky këndvështrim është zgjedhur për ta bërë punimin të përdorshëm jo vetëm për agjencitë ligj zbatuese, por edhe për publikun e gjerë dhe në veçanti për shoqërinë civile, studiuesit e fushës, studentët e drejtësisë dhe shkencave sociale si dhe gazetarët hulumtues. Në këtë kontekst jam kujdesur që të përdor një gjuhë sa më të kuptueshme për të gjitha grupet e interesit.

Format e krimit të organizuar është me …


Strategjia E Luftimit Të Terrorizmt Në Repbulikën E Kosovës, Ismije Pllana Nov 2018

Strategjia E Luftimit Të Terrorizmt Në Repbulikën E Kosovës, Ismije Pllana

Theses and Dissertations

Ky hulumtim shkencorë i titulluar “Strategjia e luftimit të terrorizmit” flet për terrorizmin, e cila edhe në shtetin tonë shfaqet si një ndër format e kriminalitetit të organizuar dhe ka për qellim të hulumtoj dhe studioj terrorizmin dhe aktet terroriste si një fenomen mjaft të përhapur në shoqërinë bashkëkohore dhe në vendin tonë, dhe të vej në pah rrezikshmërin që vjen nga kjo dukuri. Ajo se çfarë e bën me të rëndësishme çështjen është fakti se, edhe nese do të dëshironin apo jo disa njërëz, realiteti flet se terrorizmi si fenomen është shumë i rrezikshëm dhe nuk mund të injorohet, …


Impakti I Kushtetutës Së Shba-Ve Në Kushtetutën E Kosovës – Krahasim, Majlind Qadraku Nov 2018

Impakti I Kushtetutës Së Shba-Ve Në Kushtetutën E Kosovës – Krahasim, Majlind Qadraku

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh që kushtetuta është akti më i lartë popullor-juridik i një vendi, pra si njëra ndër aktet themelore të shtetit ku përcakton dhe mbron vlerat themelore të një shteti.

Në këtë punim diplome kam bërë krahasimin e dy kushtetutave shtetërore atë të Kosovës dhe të SHBA-ve, duke shtjelluar tiparet kryesore të KOSOVËS dhe asaj të SHBA-ve. Parimet dhe Historikun deri tek shpallja e shtetit Kosovar Republikë dhe shpalljen e Kushtetutës si aktin ligjor më të lartë në vend.

Përveç kësaj janë shtjelluar dhe të gjitha karakteristikat e sistemit të SHBA-ve, strukturën e saj, kompetencat e Kongresit dhe sisteme …


Partitë Politike Sipas Orientimit Programo, Blerta Maxhuni Oct 2018

Partitë Politike Sipas Orientimit Programo, Blerta Maxhuni

Theses and Dissertations

Politika ka nevojë për ide dhe vlera të cilat vendosin qëllime dhe standarde të organizimit politik. Liria, drejtësia dhe solidariteti paraqesin principe të atilla të cilat mund ta udhëheqin organizimin politik të një shoqërie. Partitë politike janë forma të veçanta të organizimit social. Ato nuk duhet të ngatërrohen me asociacionet, federatat, dhe klubet shoqërore. Një definicion i njohur i partive politike vjen nga Shkencëtari i shkencave politike Antony Downs, i cili shkruan: “Një parti politike është një ekip i burrave që kërkon të kontrolloj aparaturat qeverisëse duke fituar zyrën gjatë një palë të zgjedhjeve të rregullta”. Edhe pse kritika e …


Lindja Dhe Zhvillimi I Së Drejtës Së Punës, Granit Asanaj Sep 2018

Lindja Dhe Zhvillimi I Së Drejtës Së Punës, Granit Asanaj

Theses and Dissertations

E drejta e punës si degë e sistemit juridik ku brenda saj përfshin tërësinë e normave të përgjithshme juridike, përmes së cilave bëhet rregullimi i marrëdhënieve të caktuara shoqërore me prejardhje relativisht të re.

Fillet e së drejtës së punës datojnë që nga formimi i shoqatave të ndryshme të punëtorëve, nga u pa, që për të funksionuar sa më mirë sikurse këto shoqata, ashtu edhe organizatat e ndryshme si: bizneset, korporatat, institucionet, etj., është e domosdoshme krijimi dhe ekzistimi i kornizës bazë ligjore, që garanton të drejtat e punëtorve. Së fundmi, sidomos pas luftës, edhe Kosova ka treguar gatishmërinë që …