Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Law Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 7 of 7

Full-Text Articles in Law

E Drejta Për T’U Harruar, Bruno Neziraj Aug 2015

E Drejta Për T’U Harruar, Bruno Neziraj

Theses and Dissertations

“Funes Memorizuesi” (Funes el memorioso), është tregim i shkurtër nga Jorge Luis Borges (1899-1986) që ka të bëjë me një djalosh, i cili bie nga kali gjatë kalërimit dhe nga tronditja e trurit të tij më nuk e harron asnjë gjë të vetme që sheh, lexon apo përjeton. Kjo e bën që të dijë gjithçka për çdo njëri që e njeh ose dëgjon për të. Tregimi i përmendur më lartë është një paraqitje përfekte e gjendjes në botën virtuale. Në këtë rast Interneti do të ishte Funes Memorizuesi, i cili kurrë nuk harron asgjë për askënd. Sipas të dhënave dhe …


Barazia Gjinore Në Kosovë, Gani Seferi Jun 2015

Barazia Gjinore Në Kosovë, Gani Seferi

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome, kam paraqitur të dhëna të ndryshme mbi pjesmarrjen e gruas në shoqërin civile dhe jetën politike në vendin ton, pjesmarrja në organizata jo qeveritare, Qeveri, Ministri, Kuvende Komunale.

Metoden krahasuese e kemi përdor duke bërë krahasime nga të dhënat që i kami nxjerr nga hulumtimi i bërë në Organizata jo Qeveritare, në Qeveri dhe Kuvende Komunale, duke i paraqitur në mënyre tabelare.

Mungesa e barazisë gjinore shpesh ngadalëson produktivitetin e punës, në aspektin afatshkurtër dhe afatgjatë. Poashtu, pabarazia gjinore krijon joefikasitet në ndarjen e punës si në familje ashtu edhe në shoqëri, e në këtë mënyrë …


Gjykata E Drejtësisë Së Bashkimit Evropian, Nora Shabani Apr 2015

Gjykata E Drejtësisë Së Bashkimit Evropian, Nora Shabani

Theses and Dissertations

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian u themelua në vitin 1952 të siguroj që Shtetet anëtare të jenë në përputhje me detyrimet sipas Traktateve, dhe interpreton ligjin e Bashkimit Evropian me kërkesen e gjykatave dhe tribunaleve ndërkombtare. Detyra Kryesore e Gjykatës së Drejtësisë është ruajtja e të drejtës në interpretimin dhe zbatimin e marrveshjeve Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian tani ka juridiksion mbi të gjitha fushat në të cilat shtrihen aktivitetet e Bashkimit Evropian me perjashtim politikën e jashtme dhe të sigurisë. Procedura para Gjykatës së Drejtësisë dhe Gjykatës së Përgjithshmë është e përcaktuar me rregullat e procedurës së …


Zhvillimi I Konkurencës Në Bashkimin Evropian Në Shqyrtime Gjygjsore, Liridon Ajeti Feb 2015

Zhvillimi I Konkurencës Në Bashkimin Evropian Në Shqyrtime Gjygjsore, Liridon Ajeti

Theses and Dissertations

Edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, njohja e institucioneve dhe e të drejtës së Bashkimit Evropian është më se e rëndësishme për proceset e ardhshme të integrimit të saj, që në pjesë të mëdha është reform juridike drejtuar harmonizimit të së drejtës së Kosovës me të ashtuqaujturin “të arritura e përbashkëta“apo me fjalë të tjera me standartet politike dhe juridike evropiane.Literatura në gjuhën shqipe lidhur me të drejtën evropiane fatkeqsisht lë shumë për të dëshiruar, por kjo mund të jetë edhe pasojë e faktit që lënda është shumë dinamike për shkak të ndryshimeve të shumta që …


Gjykata E Drejtësisë E Bashkimit Evropian, Riad Shabanaj Feb 2015

Gjykata E Drejtësisë E Bashkimit Evropian, Riad Shabanaj

Theses and Dissertations

Të drejtat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë të patjetërsushme dhe garantohen me Traktatin mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian dhe Gjykata e Drejtësisi e Bashkimit Evropian. Ky punim analizon rolin dhe rëndësin e Gjykatës së Drejtësis së Bashkimit Evropian , mënyren se si Funksionon kjo Gjykatë .Më pasë cili është karkteri I Gjykatës së Drejtësis së Bashkimit Evropian dhe rëndesia e saj në të drejtën e Bashkimit Evropian.Në këtë punim gjithëashtu do ti jepet një rëdësi të madhe Vendimeve të Gjykatës së Drejtësis së BE-së dhe se si rastet mundë të ndikojn në të Drejtën e BE-së.


Gjykata Ndërkombëtare E Drejtësisë Vendimet, Mirsad Popopva Feb 2015

Gjykata Ndërkombëtare E Drejtësisë Vendimet, Mirsad Popopva

Theses and Dissertations

Roli i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është që në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të vendosen kontestet juridike që asaj i paraqiten nga shtetet dhe për të dhënë mendime këshillimore për çështje ligjore që i referohen asaj nga organet kompetente të Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara. Meqenëse, Vendimet e GJND-së janë objekt studimi në këtë punim diplome, nëpërmjet shpjegimeve nga ana juridike, duke i argumentuar ato me rastet konkrete të vendimeve që ka marrë kjo Gjykatë, e bëjnë më specifik dhe të veçantë këtë punim.

Kushtet e rendit të ri botëror të cilat u shfaqën pas përfundimit të …


Trajtimi I Të Drejtave Sendore Sipas Ligjit Në Kosovë, Faton Hyseni Jan 2015

Trajtimi I Të Drejtave Sendore Sipas Ligjit Në Kosovë, Faton Hyseni

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome trajtohen të drejtat sendore sipas Ligjit në Kosovë si dhe e drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera sendore, për posedimin,llojet e posedimit në këtë menyrë do të paraqiten mënyrat e përfitimit të pronës, e drejta mbi servitutin etj.

Në kapitullin e parë fokusohemi në një hyrje të shkurtë të drejtës sendore lidhur me nocionin mbi tëdrejtat sendore,po kështu do ti paraqes parimet e drejtës sendore të cilat më mirë do te qartësojnë burimet e së drejtës sendore.

Në kapitullin e dytë , do të trajtohen një term shumë i rendesishem që është Posedimi, do të …