Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Law Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 17 of 17

Full-Text Articles in Law

Sistemi Zgjedhor Në Kosovë, Berna Maliqi Dec 2018

Sistemi Zgjedhor Në Kosovë, Berna Maliqi

Theses and Dissertations

Politika dhe sistemi funksional i saj ka ndikim çdo ditë në përditshmërine tonë, si e tillë në një mënyrë apo në tjetrën kjo reflekton tek ne. Në këtë punim tema e cila do të trajtohet në vijim ka të bëj kryesisht me sistemin zgjedhorë ku si pika kryesore të cilave edhe u referohet janë: si është sistemi zgjedhorë aktualisht në Kosovë, teoritë krahasuese te sistemet zgjedhore dhe me vendet e tjera, sistemi i proporcionit ose mazhoritarë. Në bazë të pyetjeve hulumtuese të shtruara përgjatë punimit do të mundohem të gjej edhe përgjigjjen. Metodologjia e përdorur në këtë punim do të …


Kontrata Kolektive E Punës, Granit Mulolli Dec 2018

Kontrata Kolektive E Punës, Granit Mulolli

Theses and Dissertations

Një ndër mjetet juridike më të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të punës të punëmarrësve gjatë marrëdhënieve të punës është pikërisht kontrata e punës dhe mbrojtjes sociale te tyre nepemjet nje mekanizmi si kontratat kolektive e punes.

Ajo eshte një mjet juridik te fuqishëm, që mbron dhe garanton të drejtat e punëmarrësve, ashtu që rrjedhimisht do të përmirësohej edhe gjendja sociale ekonomike pikërisht nga kjo rregullativë.Kontratat kolektive ka per qellim te vendos themelet e bashkëpunimit midis punëdhensve dhe sindikatës përfaqesuese e punëmarresve, është dokumenti më i rëndsishëm mbrojtës i të dy palëve. Rendesia e kontratave kolektive të punë është thelbesorepersa …


Format E Krimit Të Organizuar Në Kosovë 2005-2010, Doruntina Maloku Nov 2018

Format E Krimit Të Organizuar Në Kosovë 2005-2010, Doruntina Maloku

Theses and Dissertations

Ky punim hulumton dukurinë e krimit të organizuar në Kosovë, me qëllim njohjen dhe kuptimin më të mirë të natyrës së tij, si dhe vlerësimin e shkallës së rrezikshmërisë që ai paraqet. Ky këndvështrim është zgjedhur për ta bërë punimin të përdorshëm jo vetëm për agjencitë ligj zbatuese, por edhe për publikun e gjerë dhe në veçanti për shoqërinë civile, studiuesit e fushës, studentët e drejtësisë dhe shkencave sociale si dhe gazetarët hulumtues. Në këtë kontekst jam kujdesur që të përdor një gjuhë sa më të kuptueshme për të gjitha grupet e interesit.

Format e krimit të organizuar është me …


Strategjia E Luftimit Të Terrorizmt Në Repbulikën E Kosovës, Ismije Pllana Nov 2018

Strategjia E Luftimit Të Terrorizmt Në Repbulikën E Kosovës, Ismije Pllana

Theses and Dissertations

Ky hulumtim shkencorë i titulluar “Strategjia e luftimit të terrorizmit” flet për terrorizmin, e cila edhe në shtetin tonë shfaqet si një ndër format e kriminalitetit të organizuar dhe ka për qellim të hulumtoj dhe studioj terrorizmin dhe aktet terroriste si një fenomen mjaft të përhapur në shoqërinë bashkëkohore dhe në vendin tonë, dhe të vej në pah rrezikshmërin që vjen nga kjo dukuri. Ajo se çfarë e bën me të rëndësishme çështjen është fakti se, edhe nese do të dëshironin apo jo disa njërëz, realiteti flet se terrorizmi si fenomen është shumë i rrezikshëm dhe nuk mund të injorohet, …


Impakti I Kushtetutës Së Shba-Ve Në Kushtetutën E Kosovës – Krahasim, Majlind Qadraku Nov 2018

Impakti I Kushtetutës Së Shba-Ve Në Kushtetutën E Kosovës – Krahasim, Majlind Qadraku

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh që kushtetuta është akti më i lartë popullor-juridik i një vendi, pra si njëra ndër aktet themelore të shtetit ku përcakton dhe mbron vlerat themelore të një shteti.

Në këtë punim diplome kam bërë krahasimin e dy kushtetutave shtetërore atë të Kosovës dhe të SHBA-ve, duke shtjelluar tiparet kryesore të KOSOVËS dhe asaj të SHBA-ve. Parimet dhe Historikun deri tek shpallja e shtetit Kosovar Republikë dhe shpalljen e Kushtetutës si aktin ligjor më të lartë në vend.

Përveç kësaj janë shtjelluar dhe të gjitha karakteristikat e sistemit të SHBA-ve, strukturën e saj, kompetencat e Kongresit dhe sisteme …


Partitë Politike Sipas Orientimit Programo, Blerta Maxhuni Oct 2018

Partitë Politike Sipas Orientimit Programo, Blerta Maxhuni

Theses and Dissertations

Politika ka nevojë për ide dhe vlera të cilat vendosin qëllime dhe standarde të organizimit politik. Liria, drejtësia dhe solidariteti paraqesin principe të atilla të cilat mund ta udhëheqin organizimin politik të një shoqërie. Partitë politike janë forma të veçanta të organizimit social. Ato nuk duhet të ngatërrohen me asociacionet, federatat, dhe klubet shoqërore. Një definicion i njohur i partive politike vjen nga Shkencëtari i shkencave politike Antony Downs, i cili shkruan: “Një parti politike është një ekip i burrave që kërkon të kontrolloj aparaturat qeverisëse duke fituar zyrën gjatë një palë të zgjedhjeve të rregullta”. Edhe pse kritika e …


Lindja Dhe Zhvillimi I Së Drejtës Së Punës, Granit Asanaj Sep 2018

Lindja Dhe Zhvillimi I Së Drejtës Së Punës, Granit Asanaj

Theses and Dissertations

E drejta e punës si degë e sistemit juridik ku brenda saj përfshin tërësinë e normave të përgjithshme juridike, përmes së cilave bëhet rregullimi i marrëdhënieve të caktuara shoqërore me prejardhje relativisht të re.

Fillet e së drejtës së punës datojnë që nga formimi i shoqatave të ndryshme të punëtorëve, nga u pa, që për të funksionuar sa më mirë sikurse këto shoqata, ashtu edhe organizatat e ndryshme si: bizneset, korporatat, institucionet, etj., është e domosdoshme krijimi dhe ekzistimi i kornizës bazë ligjore, që garanton të drejtat e punëtorve. Së fundmi, sidomos pas luftës, edhe Kosova ka treguar gatishmërinë që …


Trafikimi Me Qenie Njerëzore Si Formë E Krimit Të Organizuar Me Theks Të Veçantë Në Kosovë Për Periudhën 2014-2016, Aljma Memeti Aug 2018

Trafikimi Me Qenie Njerëzore Si Formë E Krimit Të Organizuar Me Theks Të Veçantë Në Kosovë Për Periudhën 2014-2016, Aljma Memeti

Theses and Dissertations

Trafikimi me qenie njerëzore është një dukuri shoqërore për të cilën nuk kemi studime dhe analiza të mjaftueshme në Kosovë. Kjo dukuri negative duhet studiuar në hollësi me qëllim të luftimit dhe parandalimit të saj.

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi lidhur më trafikimin e qenieve njerëzore si njëra ndër format më të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe pasqyrimi në përgjithësi i kësaj dukurie shumë të përhapur që lirisht mund të konsiderohet një fenomen global. Në kapitullin e parë do të njiheni me një hyrje të shkurtër , kapitulli i dytë përfshinë format e krimit të organizuar, në …


Institucionet E Bashkimit Evropian Dhe Ndikimi I Politikave Mjedisore Në Të Drejtën E Mjedisit Në Kosovë, Filloreta Balaj Jun 2018

Institucionet E Bashkimit Evropian Dhe Ndikimi I Politikave Mjedisore Në Të Drejtën E Mjedisit Në Kosovë, Filloreta Balaj

Theses and Dissertations

Bashkimi Evropian ka zhvilluar një identitet të rëndësishëm, si pjesëmarrës në çështjet mjedisore ndërkombëtare, dhe kapacitetin për t’u bërë akter i rëndësishëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, për të gjithë sektorët kyç të mjedisit, veçanarisht si bartës kryesor në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Trupi i legjislacionit të BE-së për mjedisin është i njohur si acquis mjedisor dhe përmban shumë direktiva, rregullore dhe vendime. Qëllimi i punimit të kësaj teme, ka qenë studimi mbi rëndësinë e institucioneve të Bashkimit Evropian, roli i këtij institucioni si pjesëmarrës në mbrojtjen e mjedisit dhe ndikimi i politikave mjedisore Evropiane në të drejtën e mjedisit …


Masat Dhe Dënimet E Zbatueshme Të Së Drejtës Penale Në Republikën E Kosovës, Filloretë Qorri Jun 2018

Masat Dhe Dënimet E Zbatueshme Të Së Drejtës Penale Në Republikën E Kosovës, Filloretë Qorri

Theses and Dissertations

Për masat dhe dënimet si çështje kryesore të së drejtës penale të çdo shteti, ka pasur studime dhe komentime të mjaftueshme në Republikën e Kosovës.

Synimi kryesor i kësaj çështje është analizimi i dënimeve ose sanksioneve penale, si dhe mënyra e ekzekutimit të tyre që nga kohërat më të hershme e deri tek evoluimi i tyre në ditët e sotme. Si qëllim tjetër i këtij punimi është studimi dhe analizimi i dënimeve që aplikohen ndaj të miturve në Republikën e Kosovës.

Në këtë aspekt, do të analizohen kodet dhe ligjet më të rëndësishme të cilat kanë shërbyer gjatë historisë së …


Rrugëtimi I Kosovës Deri Tek Pavarësia, Procesi I Integrimit Evropian Dhe Efektet Politike Të Msa-Së, Arbër Salihu May 2018

Rrugëtimi I Kosovës Deri Tek Pavarësia, Procesi I Integrimit Evropian Dhe Efektet Politike Të Msa-Së, Arbër Salihu

Theses and Dissertations

Në këtë punim është paraqitur një tablo e gjatë e zhvillimeve që kanë përcjellur vendin që nga fillimi I shkullit XIX deri tek pavarsia e vendit dhe situate e fundit politike. Rezistenca popullore dhe Lufta për cclirim si dhe aksioni i madh ndërkombëtar i NATO-së është përshkruar duke piketuar dhe momentet dhe arsyen deri tek reagimi vënë në llupën e analizës politike e atij të rrafshit ndërkombëtar. Misionet ndërkombëtare si dhe loja diplomatike gjer tek pavarisa është pasqyruar po ashtu duke tentuar që të etablohet sa më qartë, e gjithë kjo konform të drejtës ndërkombëtare si dhe parimeve të vetëvendosjes. …


Tribunalet Ndërkombëtare Dhe Gjykata Ndërkombëtare E Drejtësisë Si Mjete Për Zgjidhjen Dhe Parandalimin E Konflikteve Ndërkombëtare, Ariana Zhjeqi May 2018

Tribunalet Ndërkombëtare Dhe Gjykata Ndërkombëtare E Drejtësisë Si Mjete Për Zgjidhjen Dhe Parandalimin E Konflikteve Ndërkombëtare, Ariana Zhjeqi

Theses and Dissertations

E përballur vazhdimisht qysh nga ekzistimi i shoqërisë njerëzore me konflikte të nivelit dhe përmasave të ndryshme si ato lokale, rajonale por edhe globale, dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme për parandalimin e tyre, diplomacia ndërkombëtare dhe qendrat e vendosjes përzgjodhën metoda të ndryshme për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre duke arritur marrëveshje politike mes palëve në konflikt. Duhet thënë se gjatë këtyre konflikteve janë vrarë me miliarda njerëz përgjatë tërë historisë së njerëzimit, por janë shumë të paktë në numër ata që e kanë marrë dënimin ata që ishin shkaktarë për vrasjen e tyre. Andaj duke i parë këto …


Krimi Kompjuterik Si Formë E Kriminalitetit Të Organizuar Në Republikën E Kosovës, Arjeta Shala May 2018

Krimi Kompjuterik Si Formë E Kriminalitetit Të Organizuar Në Republikën E Kosovës, Arjeta Shala

Theses and Dissertations

Ky hulumtim shkencor i titulluar “Krimi Kompjuterik si formë e krimit të organizuar në Republikën e Kosovës” ka për qëllim të studioj dhe analizoj krimi kompjuterik si dukuri mjaft të përhapur dhe negative në shoqërinë bashkohore, duke e përfshirë edhe shoqërin kosovare. Në këte rast kemi të bëjmë më një formë të krimit të organizuar e cila ndryshe njihet si krimi “i jakës së bardhë”. Të analizosh krimin kibernetik, personat që merren me këtë dukuri kërkon punë dhe studim të thellë, pasi që kemi të bëjmë më një kategori njerzëzish me nivel të lartë të intelegjencës.

Një hyrje e shkurtër …


Droga Formë E Kriminalitetit Të Organizuar, Reisa Imami May 2018

Droga Formë E Kriminalitetit Të Organizuar, Reisa Imami

Theses and Dissertations

Duke parë dinamikën dhe rrezikshmërinë e përhapjes së një dukurie kriminale mjaft të dëmshme e cila quhet “Drogë” problematikat që solli ky fenomen jo vetëm në aspektin mjekësor e atë social por edhe në aspektin juridik kanë bërë që të tërhiqet vëmendja edhe e juristëve dhe të opinionit për të luftuar dhe parandaluar atë. Luftimi i saj morri hov në të gjitha format e mundshme, në mënyrë të organizuar. Njerëzit që abuzonin me drogën përveçse dëmtonin rëndë shëndetin e tyre, shëndrroheshin në persona asocial, duke qenë kontigjenti shoqëror më i prirur për të kryer krime të ndryshme.

Ky hulumtim shkencorë …


Shërbimi Civil Në Administratën Shtetërore, Jehona Pllana Apr 2018

Shërbimi Civil Në Administratën Shtetërore, Jehona Pllana

Theses and Dissertations

përkatësisht pushteti shtetëror. Prandaj, për të garantuar një qeverisje të mirë, demokratike, transparente pa dyshim se aparati shtetëror duhet të jetë sa më i organizuar dhe efektiv. Një nga format e këtij aparati shtetëror pa të cilën nuk mund të paramendohet veprimtaria e shtetit të organizuar juridik dhe as ndërtimi i një shoqërie demokratike është Administrata Shtetërore. Që realizimi i funksioneve të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, një ndër kushtet themelore për një administratë të përsosur janë vetë njerëzit, pra shërbyesit civil dhe qytetarët. Prandaj, me Shërbim Civil nënkuptohet veprimtaria e punonjësve të administratës publike, që kanë …


Shmangia Dhe Evazioni Fiskal, Rrona Pula Mar 2018

Shmangia Dhe Evazioni Fiskal, Rrona Pula

Theses and Dissertations

Evazioni fiskal nuk është një problem i ri dhe viteve të fundit ka tërhequr vëmendje mjaft të vecante të publikut. Tatimet janë burimi kryesor i mbledhjes së të hyrave publike me të cilat shteti i plotëson të dalat publike. Sistemi tatimor në përgjithsi si dhe në vendet më të zhvilluara, është i ekspozuar ndaj mundësisë së afektimit nga evazioni fiskal. Evazioni fiskal duhet kuptuar si shmangie e qëllimshme e obligimit tatimor që del nga kryerja e ndonjë aktiviteti ekonomik. Evazioni fiskal lidhe me të gjitha veprimet që kanë për qëllim të zvogëlojnë ose të eleminojnë kontributin fiskal në arkën e …


Tribunali I Hagës, Formimi, Pritshmëritë Dhe Efektshmëria E Tij, Fatjona Humolli Feb 2018

Tribunali I Hagës, Formimi, Pritshmëritë Dhe Efektshmëria E Tij, Fatjona Humolli

Theses and Dissertations

Që nga shpërthimi i konflikteve të përgjakshme në ish-federatën jugosllave të përbërë nga gjashtë republika dhe dy krahina autonome nga popuj dhe religjione të ndryshme e që jetuan në paqe për më shumë se katër dekada, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht dërgonte emisarë për ndërmjetësim me të vetmin qëllim ndaljen e armiqësive mes popujve, por edhe filloi të mendojë për aplikimin e metodave tjera të cilat i aplikoi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në vazhdën e inspektimeve nga terreni dhe ku raportohej për shkeljen e Konventës së Gjenevës nga viti 1949 pasi që palët kishin ngritur kampe përqendrimi, bënin vrasje …