Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Law Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 5 of 5

Full-Text Articles in Law

"Marka Tregtare, Konceptimi Dhe Rregullimi Ndërkombëtar Si Aset I Pronësisë Industriale”, Vendon Beloshi Apr 2021

"Marka Tregtare, Konceptimi Dhe Rregullimi Ndërkombëtar Si Aset I Pronësisë Industriale”, Vendon Beloshi

Theses and Dissertations

Markat Tregtare janë sot një nga produktet më të përdorshme dhe të tregtueshme në mbarë tregjet globale. E parë në këndvështrimin e njërit nga asetet më të rëndësishme pronësore të Pronësisë Industriale, në të gjitha legjislacionet e vendeve, anembanë botës Marka Tregtare gjen mbrojtje ligjore shumë të ngjashme e cila jo vetëm i jep garanci mbajtësve të të drejtave, por nxit më së shumti krijimin e tyre në mbarë rruzullin. Aktualisht, Marka Tregtare edhe në Kosovë zë një vend mjaft të rëndësishëm në veprimtarinë tregtare, si dhe në veprimtarinë e Agjencisë të Pronësisë Industriale të Kosovës, si institucioni përgjegjës që …


Sanksionet Penale Ndaj Të Miturve, Lindona Salihu Apr 2021

Sanksionet Penale Ndaj Të Miturve, Lindona Salihu

Theses and Dissertations

Edhe pse delikuenca e të miturve ka ekzistuar që në kohët e hershme, mirëpo shkurt thënë nuk i është përkushtuar rëndësia aq e madhe. Në periudhën e fundit ky lloj kriminaliteti i të miturve sa vjen dhe rritet sidomos me zhvillimin e teknologjisë, ku në karakterin e fëmijëve dhe reagimin e tyre ndikojnë dhe kushtet e shumta që i posedojnë të miturit ditët e sodit dhe nga këta rrethana e faktorë është e dhimbshme të ndëgjohet shpesh herë që protagonist janë të miturit. Zbrazëtira të cilat do të mundohem që t’i plotësoj me anë të këtij punimi hulumtues - shkencor. …


Metodat Moderne Te Investigimeve Te Krimeve, Rina Imeri Apr 2021

Metodat Moderne Te Investigimeve Te Krimeve, Rina Imeri

Theses and Dissertations

Investigimet e krimit paraqesin një proces të organizuar për përmbushjen e kërkesave të sistemit të drejtësisë. Investigimet e krimit zbatohen në çdo shtet ose juridiksion në tërë botën në forma të ndryshme por objektivat themelore janë të ngjashme. Procedura e investigimeve të krimeve definohet si: sigurimi se krimi ka ndodhur, indentifikimi i përgjegjesit të krimit dhe grumbulimi i dëshmive që duhet të prezantohen para autoriteteve gjyqësore. Gurthemel i shumicës së sistemeve të drejtësisë penale është që individët e akuzuar për një krim janë të pafajshëm deri të vërtetohet fajësia e tyre. Rëndësia e dëshmisë është e padiskutueshme në një proces …


Ndihma Dhe Mbrojtja Juridike E Viktimave, Atdhetare Sabedini Jan 2021

Ndihma Dhe Mbrojtja Juridike E Viktimave, Atdhetare Sabedini

Theses and Dissertations

Objekt i hulumtimit dhe studimit në këtë punim diplome është viktima dhe mbrojtja juridike e tyre, duke përfshirë këtu të drejtat e viktimave, kornizën ligjore kombëtare dhe atë ndërkombëtare për mbrojtjen e viktimave si dhe një aspekt të shkurtër krahasues lidhur me mbrojtjen e viktimave të vendeve fqinje.

Metodat që i kam zgjedhur në këtë punim janë; metoda historike, metoda juridike, metoda statistikore, metoda krahasimore etj.

Në bazë të teorisë dhe studimit të bërë në lidhje me mbrojtjen juridike të viktimave del se viktimat nuk kanë pasur mbrojtje juridike të njëjtë në të gjitha periudhat kohore. Kjo edhe ka qenë …


E Drejta E Servitutit Sipas Ligjit Për Pronësinë Dhe Të Drejtat E Tjera Sendore Në Republikën E Kosovës, Valesa Marevci Jan 2021

E Drejta E Servitutit Sipas Ligjit Për Pronësinë Dhe Të Drejtat E Tjera Sendore Në Republikën E Kosovës, Valesa Marevci

Theses and Dissertations

Servituti sot është një e drejtë e cila përdoret gjërësisht në realitetin Kosovar. Servituti është e drejtë sendore në sendin e huaj që është konstatuar se kjo e drejtë nuk e ka konceptin pronësor, por është një shthurje e autorizimeve pronësore, një kufizim i pronësisë. Madje, vet ekzistimi dhe realizimi i servitutit ka domethënien e kufizimit të së drejtës së pronësisë të atij sendi të huaj. Kjo është kështu, sepse titullari i të drejtës së servitutit mund të shfrytëzojë sendin e huaj në mënyrë të caktuar, e që njëkohësisht e kufizon pronarin e atij sendi në ushtrimin e autorizimeve të …