Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Law Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 22 of 22

Full-Text Articles in Law

Federata Dhe Konfederata, Vanesa Rexhepi Dec 2020

Federata Dhe Konfederata, Vanesa Rexhepi

Theses and Dissertations

Procesi i formimit të shtetit si organizate shoqërore ka filluar që në fazën e diferencimeve brenda shoqërisë falë shfaqjes së tepricës në shoqërinë jo-klasore, pra rritja e forcave prodhuese, që ka rezultuar me fillimin e dallimeve pronësore dhe dallime të tjera të cilat pasojnë në bazë të kësaj. Në këtë kohë veq se fillon dekomponimi i shoqërisë jo-klasore, i elementeve të organizimit të ri të shoqërisë duke e quar në fillimin e lindjes së shtetit. Në këtë punim tema e cila do të trajtohet në vijim ka të bëj kryesisht me trajtën e rregullimit të shtetit ku si pike kryesore …


Fitimi I Pronësisë Nëpërmjet Trashëgimit, Leart Muli Aug 2020

Fitimi I Pronësisë Nëpërmjet Trashëgimit, Leart Muli

Theses and Dissertations

Qëllimi i punimit është të shqyrtojë fitimin e pronësisë nëpërmjet trashëgimisë, duke analizuar kuadrin ligjor vendas në fushën e pronësisë dhe trashëgimisë. Punimi gjithashtu ka për qëllim edhe trajtimin në aspektin praktike të çëshjteve të ndryshme që ndërlidhen më të drejtën trashëgimore dhe idenfikimin e shkaqeve apo faktorëve që i pengojnë trashëgimtarët femra të realizojnë të drejtën e tyre trashëgimore. Metodologjia e punimit është bazuar në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave primare dhe sekondare. Të dhënat primare janë siguruar nga hulumtimi i kryer më përdorimin e pyetësorëve. Pyetësorët janë dërguar tek 400 individë sipas zgjedhjes rastësore dhe probabilitare. Gjatë …


Kriminaliteti Ekonomik Në Veçanti Pastrimi I Parave Në Kosovë Gjatë Periudhes 2015-2017, Arbnora Çollaku Jul 2020

Kriminaliteti Ekonomik Në Veçanti Pastrimi I Parave Në Kosovë Gjatë Periudhes 2015-2017, Arbnora Çollaku

Theses and Dissertations

Ky punim shqyrton Kriminalitetin Ekonomik në Republikën e Kosovës, duke u fokusuar në periudhën tre vjecare 2015,2016 dhe 2017 pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Punimi ka modelin teorik i cili si pikë fillimi shqyrton Kriminalitetin Ekonomik i cili shpjegon sjelljen kriminale, duke kaluar tek përshkrimi se si Pastrimi i Parave ka efekt negativ në shkallën e krimit. Duke i kushtuar vëmendje të vecant Pastrimit të Parave, si një ndër veprat më të rënda të Kriminalitetit Ekonomik dhe një fenomen mjaftë i dëmshëm kriminal ndaj të cilit Kosova nuk është imune. Pastrimi i Parave shfaqet dhe zhvillohet në forma të …


Përafrimi I Legjislacionit Si Parakusht Për Anëtarësimin Në Be, Erza Alishani Jun 2020

Përafrimi I Legjislacionit Si Parakusht Për Anëtarësimin Në Be, Erza Alishani

Theses and Dissertations

Në këtë punim të bachelorit me temë: “ Përafrimi i legjislacionit si parakusht për anëtarësimin në BE” jam përpjekur të analizoj legjislacionin e Republikës së Kosovës se a është në rrugën e duhur drejt përafrimit të tij me atë të Bashkimit Evropian. Ky punim ka për qëllim diskutimin e kësaj çeshtjeje duke e ditur vlerën dhe rëndësinë e tij pasi qëështë njëri prej kritereve apo kushteve themelore për integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtij punimi, gjithashtu, është diskutuar edhe përafrimi i legjislacionit në përgjithësi, është diskutuar për procesin e zgjerimit dhe për kushtet që shtetet synuese për integrim në BE …


Fazat E Hetimit Dhe Ngritja E Aktakuzës, Zana Heta Jun 2020

Fazat E Hetimit Dhe Ngritja E Aktakuzës, Zana Heta

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Kontrata Dhe Pasojat Juridike Te Mos Zbatimit Te Saj, Ardena Rama May 2020

Kontrata Dhe Pasojat Juridike Te Mos Zbatimit Te Saj, Ardena Rama

Theses and Dissertations

Kontrate quajmë pajtimin e vullnetit në mes të dy apo më shumë personave me qëllim të krijimit të efekteve juridike. Me kontrate konstituohen detyrimet. Me kontrate arrihet efekti i ndryshimit të një raporti detyrimor. Me kontrate arrihet efekti i shuarjes së detyrimit. Që të ekzisotj një kontrate duhet të përmbajë: pëlqimin e vullnetit; të ekzistoj objekti i kontraktimit; dhe të ekzistoj baza e kontraktimit. Raporti detyrimor është raport juridik ë mes të kreditorit ) i cili fiton të drejtën të kerkoj) dhe debitorit ( i cili merr detyrim ta përmbush një kerkesë). Kur debitori nuk reagon ndaj kërkesës se kreditorit …


Pronësia Intelektuale, Vlerësim Krahasimor Kosovë-Shqipëri, Labinot Avdiu Apr 2020

Pronësia Intelektuale, Vlerësim Krahasimor Kosovë-Shqipëri, Labinot Avdiu

Theses and Dissertations

Pronësia intelektuale është një kategori e pronës që përfshin produktet e pa prekshme të intelektit të njeriut. Ekzistojnë disa lloje të pronësisë intelektuale si: e Drejta e Autorit, Patenta, Markat Tregtare, Dizajni Industrial, Sekretet Industriale etj. dhe disa shtete i njohin këto të drejta dhe disa jo. Aktualisht kjo e drejtë studiohet e ndarë në dy degë kryesore: E Drejta e Autorit dhe E Drejta e Pronësisë Industriale. Origjina e pronësisë intelektuale moderne mund ti gjejmë në Anglinë e shekullit 17 dhe 18 mirëpo pronësia intelektuale gjen zbatim, sigurohet dhe garantohet në shumicën e legjislaturave të botës në shekullin e …


Trajtimi Ligjor I Korrupsionit Si Formë E Krimit Të Organizuar, Melodika Abrashi Apr 2020

Trajtimi Ligjor I Korrupsionit Si Formë E Krimit Të Organizuar, Melodika Abrashi

Theses and Dissertations

Korrupsioni ekziston, prej që ekziston njerëzimi, në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme. Korrupsioni u përshtatet të gjitha situatave dhe mbijeton edhe gjatë fushatave më të organizuara kundër tij, pavarësisht shteti a është i zhvilluar a jo, ai është i pranishëm, vetëm se pasojat nga vendi në vend dallojnë, pasi krejt kjo varet nga shteti se sa bënë që ta luftojë këtë dukuri. Nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtëpërdrejt …


Trajtimi Ligjor I Kriminalitetit Të Organizuar Dhe Format E Tij, Leorentë Alija Apr 2020

Trajtimi Ligjor I Kriminalitetit Të Organizuar Dhe Format E Tij, Leorentë Alija

Theses and Dissertations

Qëllimi i kësaj teme është trajtimi i krimit të organizuar, rreziku dhe ndikimi i tij në shoqëri. Në këtë punim janë analizuar dhe prezentuar format e kriminalitetit të organizuar dhe trajtimi i këtyre formave në bazë të legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtarë. Lidhur me kriminalitetin e organizuar janë paraqitur nocione, teori të ndryshme dhe masa të ndryshme për parandalimin dhe trajtimin e tij.

Kriminaliteti i organizuar konsiderohet si një nga format më të shpeshta dhe më të rrezikshme të sjelljeve kriminale. Kjo dukuri negative e sjelljeve kriminale paraqitet pothuaje në çdo shtet, qoftë në shtete të zhvilluara apo edhe në …


E Drejta E Autorit, Rregullimi Ligjor Dhe Ndërkombëtar I Saj, Majlind Qadraku Mar 2020

E Drejta E Autorit, Rregullimi Ligjor Dhe Ndërkombëtar I Saj, Majlind Qadraku

Theses and Dissertations

E drejta e autorit lidhet me krijime artistike, të tilla si poema, romane, muzikë, piktura dhe vepra kinematografike etj. Në shumicën e gjuhëve evropiane, përveç anglishtes, të drejtat e autorit njihen si të drejtat e autorit. Shprehja e së drejtës së autorit i referohet aktit kryesor që, në lidhje me krijimet letrare dhe artistike, mund të bëhet vetëm nga autori ose me autorizimin e tij. Ai akt është krijimi i kopjeve të veprës letrare ose artistike, siç është një libër, një pikturë, një skulpturë, një fotografi ose një pamje lëvizëse. Shprehja e dytë, të drejtat e autorit i referohet personit …


Procedurat Për Lidhjen E Martesës, Loreta Bulukraqi Feb 2020

Procedurat Për Lidhjen E Martesës, Loreta Bulukraqi

Theses and Dissertations

Në këtë punim trajtohen dhe analizohen kushtet dhe procedura për lidhjen e martesës në këndvështrimin e të drejtës pozitive në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij punimi është shqyrtimi dhe analizimi i kushteve ligjore dhe procedurës për lidhjen e martesës sipas legjislacionit pozitiv në Kosovë. Përkatësisht, punimi ofron informacione të rëndësishme në lidhje më kushtet për lidhjen dhe vlefshmërinë e martesës, pengesat dhe ndalesat martesore si dhe për karakteristikat dhe rrjedhën e zhvillimit të procedurës për lidhjen e martesës. Për realizimin e qëllimit të tij punimi është mbështetur kryesisht në këto metoda: metodën e analizës, metodën doktrinare (përshkruese) dhe metodën krahasimore. …


Trafikimi I Qenieve Njerëzore Për Periudhën 2015-2017, Vesa Kryeziu Feb 2020

Trafikimi I Qenieve Njerëzore Për Periudhën 2015-2017, Vesa Kryeziu

Theses and Dissertations

Trafikimi me qënie njerëzore është dukuri relativisht e re në Kosovë. Megjithatë viteve të fundit ka marrë përmasa tejet shqetësuese nëse u bazohemi në statistikat e publikuara nga agjenci të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare. Trafikimi me qenie njerëzore, kryesisht me qëllim të prostitucionit, ka shënuar rritje të dukshme gjatë viteve të fundit ndërkohë që përpjekjet për ta luftuar këtë dukuri, jo vetëm pasojat e saj, por edhe shkaqet që i paraprijnë dhe e mundësojnë atë, nuk kanë qenë në harmoni me intensitetin dhe dinamikën e zhvillimit të saj. Prostitucioni, tash për tash, ka karakter kryesisht “importues”.

Ato që merren me …


Kompetencat E Komunave Dhe Krahasimi I Tyre Me Kompetencat E Disa Shteteve Të Rajonit, Burim Sllamniku Jan 2020

Kompetencat E Komunave Dhe Krahasimi I Tyre Me Kompetencat E Disa Shteteve Të Rajonit, Burim Sllamniku

Theses and Dissertations

Ky punim i diplomës ka si qëllim të shtjelloj kompetencat e komunave në Republikën e Kosovës, pastaj krahason legjislacionin bazë që rregullonete kompetencat e komunave gjatë periudhës së administrimit të Kosoves nga UNMIK-u, periudhës së bashkëqeverisjes nga UNMIK-u dhe Institucionet e Përkoshme të Vetqeverisjes si dhe legjislacionin aktual pas periudhës pas Pavarsisë së Kosovës, pastaj bënë krahasimin në pika të përgjithshme të kompetencave të komunave në Republiken e Kosovës me vende të rajonit (Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe Sllovenisë).

Me fjalë të tjera, mund të thuhet se qeverisja lokale promovon kulturën demokratike të shtetit por edhe asaj pjese …


Instituti I Adoptimit-Aspekte Krahasuese, Doruntina Bytyqi Jan 2020

Instituti I Adoptimit-Aspekte Krahasuese, Doruntina Bytyqi

Theses and Dissertations

Adoptimi është një ndër format themelore për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur përmes të cilës fëmijës i ofrohet një familje e përhershme ligjore me të njëjtat të drejta dhe detyrime që ekzistojnë mes prindërve dhe fëmijëve biologjik. Në këtë punim duke u bazuar kryesisht në legjislacionin pozitiv të Republikës së Kosovës por dhe në legjislacionin shqiptar dhe atë maqedon jepen shpjegime të rëndësishme lidhur më proceduren e themelimit të marrëdhënies së adoptimit. Ky punim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë të procesit të adoptimit si institut i së drejtës familjare. Punimi fillon më një historik të shkurtër …


Roli I Daktiloskopisë Në Hetimin E Krimit, Elird Humolli Jan 2020

Roli I Daktiloskopisë Në Hetimin E Krimit, Elird Humolli

Theses and Dissertations

Kriminaliteti është prezent në gjithë botën, diku më shumë e diku më pak. Tendenca e kriminelëve që kryjnë krime është që veprat e tyre kriminale të mos zbulohen në atë mënyrë që identiteti i tyre të mbetet i panjohur. Por në shkencën e Kriminalistikës hetuesit përdorin gjurmët e gishtave , metodë shumë e rëndësishme kjo në zbulimin e identitetit të kryesve . Një gjë shumë e rëndësishme në kuadër të hetimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me veprat kriminale apo krimet e rënda është përpunimi kriminalistik i gjurmëve të gishtave të dorës, gishtave të këmbëve dhe provave tjera në …


Mënyrat E Fitimit Të Pronësisë, Feime Avdullahi Jan 2020

Mënyrat E Fitimit Të Pronësisë, Feime Avdullahi

Theses and Dissertations

Në këtë punim flitet për të drejtën e pronësisë në mënyrë të përgjithshme që nga burimi i saj në të drejtën romake, e cila është pikënisje për të gjitha sistemet e mëvonshme juridike dhe veçanërisht për mënyrat e fitimit të saj. Nisur nga kjo, edhe fitimi i së drejtës së pronësisë trajtohet nga këndvështrimi historik, me përfshirjen e literaturave dhe studimeve të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare, si dhe aspektin ligjor të cilin i’a përkushtojnë kodet civile përkatëse të shteteve të cituara në punim.

Nga mënyrat për fitim të pronësisë janë nxjerrë ato më kryesoret dhe më të njohurat, duke qenë …


“Masat Dhe Denimet E Zbatuara Ndaj Të Miturve Në Kosovë Gjatë Viteve 2015-2017”, Labinot Limoni Jan 2020

“Masat Dhe Denimet E Zbatuara Ndaj Të Miturve Në Kosovë Gjatë Viteve 2015-2017”, Labinot Limoni

Theses and Dissertations

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për të cilat, sot, në kohët moderne flitet shumë, në fakt burojnë fillimisht nga të drejtat e fëmijëve. Në legjislacionin penal të Kosovës trajtimit të fëmijëve të cilët bien në konflikt me ligjin i kushtohet kujdes i posaçëm, duke miratuar një ligj të veçantë Kodin e drejtësisë për të mitur në vitin 2010, dispozitat e të cilit rregullojnë të gjitha çështjet e drejtësisë për të mitur. Kodi i drejtësisë rregullon trajtimin e të miturit si kryerës i veprës penale, fëmijës dhe të miturit si pjesëmarrës në procedurë, e cila bazohet në respektimin e …


Trashëgimia Ligjore, Laodika Salihu Jan 2020

Trashëgimia Ligjore, Laodika Salihu

Theses and Dissertations

Trashëgimi është një kategori e lashtë shoqërore. Si kategori shoqërore trashëgimi ka lindur me atë formë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, kur disa të mira material, përveç bashkësisë shoqërore, u përkisnin edhe përsonave të caktuar.

Objekt i trajtimin në këtë punim diploma është trashëgimia ligjore.

Justifikimi i trashëgimisë konsiderohet si një ndër instucionet më të vjetra të së drejtës civile dhe paraqitet edhe si fakt social në çdo shoqëri. Pasuria trashëgimore e trashëgimlënësit, me shekuj, brez pas brezi, ka kaluar tek trashëgimtarët sipas bazave juridike valide për thirrje në trashëgimi.

Trashëgimi nuk është vetëm kategori shoqërore dhe juridike me studimin …


Regjistrimi I Pronës - Kadastri, Mihane Salihu Jan 2020

Regjistrimi I Pronës - Kadastri, Mihane Salihu

Theses and Dissertations

Çështja e cila do të trajtohet në këtë punim, është regjistrimi i pronës. Pronësia e tokës është me rëndësi për strukturat e ndryshme, qoftë ato shoqërore, politike apo ekonomike. Sigurimi i pronës është përgjegjësi e shtetit, ndërsa regjistrimi i pronës zbatohet nga Zyra Komunale Kadastrale. Shfrytëzimi dhe posedimi i pronës, mënyrat e transferimit të të drejtave pronësore, regjistrimi i pronarëve të ri, regjistrimi i hipotekave dhe ngarkesave tjera është i garantuar me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë ekzistojnë dy mënyra të regjistrimit të drejtave pronësore, regjistrimi sistematik dhe regjistrimi sporadik.

“Rindërtimi i Kadastrit dhe i …


Të Mirat Publike Dhe Rëndësia E Tyre Në Raport Me Shtetin, Abdullah Hoxha Jan 2020

Të Mirat Publike Dhe Rëndësia E Tyre Në Raport Me Shtetin, Abdullah Hoxha

Theses and Dissertations

Ky punim argumenton se “të mirat publike” kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin normal të një shteti. Shekulli në të cilin jetojmë karakterizohet me një zhvillim të hovshëm në mënyrën e krijimit dhe të trajtimit të burimeve financiare, si dhe kjo nxit nevojën për përdorimin në mënyrë sa më efikase dhe më të barabartë të të mirave dhe të shërbimeve publike. Arsyeja pse kam vendosur që pikërisht në këtë lëndë ta punoj temën e diplomës, me ç’rast përfundoj studimet në këtë fakultet, lidhet me disa lëndë të tjera profesionale që i kam pasur në fakultet. Qëllimi i këtij punimi …


“ Roli I Balistikës Në Hetimin E Krimit “, Alberiana Ejupi Jan 2020

“ Roli I Balistikës Në Hetimin E Krimit “, Alberiana Ejupi

Theses and Dissertations

Në shkencën e Forenzikës, studimi i balistikës paraqet analizën apo studimin e lëvizjes dinamike, lëvizjen këndore dhe efektet e njësive të predhave, si plumbave, raketave, bombave, etj.

Në të njëjtën kohe është më se e vërtet se gjatë një hetimi penal mund të vijnë në shprehje apo zbatohen një numër i caktuar i aplikimeve balistike. Të gjitha këto me qëllimin e vetëm të hetimit dhe zbulimit të krimit.

Në fakt kjo ka të bëjë me pjesën e fizikës që merret me studimin e trajektores së predhës dhe të sjelljes së saj prej momentit të shkrepjes në tytë deri në rënien …


Qeverisja E Ndërmarrjeve Publike, Arbëri Hiseni Jan 2020

Qeverisja E Ndërmarrjeve Publike, Arbëri Hiseni

Theses and Dissertations

Kjo temë diplome ka për qëllim shqyrtimin dhe analizimin e qeverisjes së ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës. Analiza bazohet në të dhënat sekondare duke shqyrtuar publikimet rreth temës në fjalë si dhe ligjet në fuqi. Në veçanti, ky punim trajton tre aspekte atë filozofik, organizativ dhe juridik të ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës. Gjetjet rekomandojnë se se nevojitet një reformë e thellë në organizimin dhe qeverisjen e NP-ve duke u nisur nga forma e qartë e operimit ekonomik e determinuar me ligj në kohezion me tregjet dhe sistemet ndërkombëtare dhe në raport me specifikat e vendit. Gjithashtu element …