Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 31 - 60 of 587

Full-Text Articles in Architecture

Kompleksi Afaristo-Banimor, Besart Salihu Sep 2020

Kompleksi Afaristo-Banimor, Besart Salihu

Theses and Dissertations

Synimi kryesor i këtij punimi është krijimi i një hapësire të re të qëndrueshme dhe tërheqëse të banimit e cila ngërthen në vete parametra dhe standarde urbane konform jetës kolektive dhe zhvillimit urban,duke i rrespektuar të gjitha rregullat administrative dhe statistikat ligjore komunale të qytetit të Gjilanit.Realizimi i projektit është bërë me anë të skicave dhe disa programeve softuerike dhe ilustrative.Silueta banimore e projektuar është e përbërë nga katër blloqe të banimit,të cilat përmbajnë numrin e caktuar të njësive banesore të cilat janë të integruara mirë dhe të ndryshme nga njëra tjetra për nga numri i dhomave,orientimit si dhe grupacioneve …


Kompleksi Afarist - Banimi Lura, Endrit Luri Sep 2020

Kompleksi Afarist - Banimi Lura, Endrit Luri

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Qendër Rehabilituese Për Narkoman, Juliana Duhanaj Sep 2020

Qendër Rehabilituese Për Narkoman, Juliana Duhanaj

Theses and Dissertations

Tema e marrë në këtë punim diplome është projekt propozim për një qendër për rehabilitim për narkoman, në një lokacion të përshtatshëm për nevojat dhe specifikat e këtij objekti, poashtu ka nderlidhje të mirë përmes rrugeve sekondare tek ato primare. Qendrat e specifikurara për rehabilitim të narkomaneve mungojn në vendiin tonë, kjo bën që kjo kategori e njerëzve të mos ketë mundësi kurimi edhe kur ata kanë vullnet dhe dëshirë për ndryshimin e rutines së tyre jetësore. Ky objekt plotëson kushtet dhe nevojat e secilit në të gjitha aspektet duke përfshirë këtu edhe pjesën e aktiviteteve edukative, arsimore dhe poashtu …


Brutalizmi Në Kosovë, Sabina Toma Sep 2020

Brutalizmi Në Kosovë, Sabina Toma

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është hartimi i fjalorit, gjuhës dhe mënyrës së shprehjes arkitektonike të stilit të brutalizmit në Kosovë, stil ky që ka filluar të ndërtohet në periudhën e viteve të 1960-ta deri në fund të viteve të 1980-ta. Ky punim përmban vepra të stilit brutalist të ndërtuara në Kosovë, që nuk çmohen si të tilla, analizon ndikimet e arkitekturës dhe problemet kulturore për ruajtjen e arkitekturës. Arkitektura Moderne apo Brutalizmi në ish-Jugosllavi e kështu edhe Kosova si pjesë konstituive e saj ka qenë në fokus të shumë prezantimeve ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen e shumë arkitektëve, fotografëve dhe artistëve …


Rregullimi Urban I Zonës Rreth Bregut Të Liqenit Të Breznës, Muharrem Cani Sep 2020

Rregullimi Urban I Zonës Rreth Bregut Të Liqenit Të Breznës, Muharrem Cani

Theses and Dissertations

Popullariteti i zonave rurale dhe sidomos atyre malore (në zona më të thella) si një mundësi për të kaluar pushimet, është rritur në shumicën e vendeve. Pothuajse të gjitha zonat rurale mund të ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit rural, duke pasur shumë shembuj sipas të cilëve shumë zona rurale/malore përmes strategjive të përshtatshme dhe efektive arrijnë që të bëjnë një ndryshim apo zhvillim pozitiv edhe në aspektin socio-ekonomik përveq tjerash. Një nga konceptet që përdoren gjithnjë e më shumë është “fshati turistik”. Qëllimi i fshatit turistik është që të zhvillohet një fshat i …


Projektimi I Ndertesave Te Banimit Kolektiv Shtëpi Për Të Moshuar, Albatrit Fazliu Sep 2020

Projektimi I Ndertesave Te Banimit Kolektiv Shtëpi Për Të Moshuar, Albatrit Fazliu

Theses and Dissertations

Tema e cila është trajtuar në këtë punim diplome është shtëpia për të moshuar. Arsyeja e përzgjedhjes së kësaj teme është që të sfidoja kreativitetin tim si dhe të rris aftësitë e mija në projektim e këtyre kategorive të ndërtesave. Hapat e ndërmarra për hulumtimin e këtyre llojeve te shtëpive për të moshuara është shqyrtimi i literaturave të ndryshme, pastaj analiza të lokacioneve dhe veprat historike. Në këtë punim janë trajtuar ndërtesat të banimit kolektiv për të moshuarit, shtrirja e këtyre objekteve në lokacion, lidhshmëria me qytetin si dhe karakteristikat e këtyre objekteve. Në bazë të këtyre informatave arrita që …


Trajtimi I Qerdhes Me Arkitekturë Të Qëndrueshme, Granita Haxhani Aug 2020

Trajtimi I Qerdhes Me Arkitekturë Të Qëndrueshme, Granita Haxhani

Theses and Dissertations

Kjo temë Bachelor është e përqendruar në trajtimin e qerdhes si institucion i cili i mundëson fëmijëve përfitimin e aftësive thelbësore sociale, emocionale, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë e studimit që ai do të përdorë gjatë gjithë shkollimit të tij. Ideja e trajtimit të qerdhes ka për prioritet aplikimin e Arkitekturës së Qëndrueshme, si element themelor në dobi të mjedisit dhe shoqërisë. Ndërtesa do jetë kryesisht e vetëqëndrueshme që nënkupton se do bazohet në përdorimin e burimeve natyrore për prodhimin e energjisë së nevojshme për funksionim. Rëndësi do i kushtohet edhe përzgjedhjes së materialeve dhe minimizimit të ndotjeve në ekosistem …


Shtëpi Individuale, Kujtim Ahmetaj Aug 2020

Shtëpi Individuale, Kujtim Ahmetaj

Theses and Dissertations

Arsyja se pse e kam përzgjedh një shtëpi individuale si temë për punimin e diplomës është për shkak nevojës së ndërtimit të një shtëpije të re, pasi që shtëpija ekzistuese në parcelën që kam zgjedhur, tani më nuk i plotëson nëvojat e pronarit dhe familjes së tijë për banim dhe për veprimtarit e tyre ditore.

Gjithsesi në këtë projekt dua të trajtoj mënyren e duhur duke i dhënë këtijë objekti para së gjithash funksionin dhe më pastaj pamjen e deshiruar duke i respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi.

Dhe kurrsesi duke mos anashkaluar analizat për rrethinen, pra rrespektimi i asaj …


“ Terminal Hibrid Multimodal Për Ndërkëmbim – Stacion I Trenave, Stacion Autobusëve Dhe Funksione Komplementare, Podujevë ”, Liridon Mustafa Aug 2020

“ Terminal Hibrid Multimodal Për Ndërkëmbim – Stacion I Trenave, Stacion Autobusëve Dhe Funksione Komplementare, Podujevë ”, Liridon Mustafa

Theses and Dissertations

Kjo temë është e përqendruar në projektimin e Terminalit HIBRID multimodal për ndërkëmbim – stacion i trenave, stacion autobusëve dhe funksione komplementare në Podujevë.

Përdorimi i një dizajni për plotësimin e nevojave dhe kërkesave te zgjeruara globale për transport të qëndrueshëm dhe krijimi i lehtësive për ndërkëmbim në mes të hierarkive të ndryshme të transportit: autobus - tren që është në pajtim me vlerat më të larta arkitektonike e gjithashtu në një lokacion specifik.

Në pjesën e parë të temës fokus i veçantë i është kushtuar lokacionit se ku është e arsyeshme të vendoset. Ky kujdes i treguar na bën …


Hotel, Kaltrina Pinta Aug 2020

Hotel, Kaltrina Pinta

Theses and Dissertations

Ndër faktorët kryesor për ndërtimin të këtij projekti është fluks i madh i turistëve anembar Kosovës te cilët me një kureshtje të madhe e vizitojne qytetin e Prizrenit.Po ashtu nuk është vetëm një vizit e thjesht por kjo ndodh për shkak se me të vërtet Prizreni është më i veqant krahasim me vendet të tjera pasi që eshte vend historik ku ka pasuri te shumte te trashegemis kulturore,historike dhe natyrore,ku njerezit kane mundesi te vizitojne ato.

Qyteti njihet ndryshe edhe si qytet i festivaleve dhe artizanateve te ndryshme. Eshtë një pik ndalese për të gjithë vizitoret qe e perqojne e …


Revitalizimi I Objektit Afër Gjimnazit ‘Skenderbeu’- Preshevë, Rina Limani Aug 2020

Revitalizimi I Objektit Afër Gjimnazit ‘Skenderbeu’- Preshevë, Rina Limani

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim të ruaj dhe rizhvillojë hapësirën e objektit ekzistues afër gjimnazit ‘ Skenderbeu’, i cili është i përfshirë në tërësinë urbane të shkollave të mesme në qytetin e Preshevës.

Zona ka një potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e historike, kjo për arsye të afërsisë së shërbimeve arsimore, kulturore, administrative. Ky revitalizim synon ruajtjen e identitetit të strukturës ekzisuese si dhe vlerave të krijuara ambientale, avancimin dhe plotësimin e vlerave ekzistuese urbanistike të rrethinës në simbiozë me vlerat e reja arkitekturale duke respektuar dhe reaguar qetësisht me volumin, etazhitetin dhe materialet e strukturës ekzistuese. …


Ndërtesë Shoqërore - Kopsht Për Fëmijë, Nora Përzhella Aug 2020

Ndërtesë Shoqërore - Kopsht Për Fëmijë, Nora Përzhella

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Kompleksi Turistik - Sportiv, Festa Hashani Aug 2020

Kompleksi Turistik - Sportiv, Festa Hashani

Theses and Dissertations

Destinacionet turistike dhe ato sportive në të cilat përfshihen infrastrukturë e shërbime të mirëfillta, paraqesin një simbiozë mjaft frytdhënëse për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Pasuritë natyrore e shoqërore janë potenciale për zhvillimin e turizmit. Relacioni me sportin që si veprimtari ka rrënjë në vendin tonë, do të shërbente si instrument për tërheqjen e vizitorëve e veçanërisht atyre të pasionuar pas sportit. Qëllimi i punimit është shfrytëzimi i potencialeve natyrore e shoqërore që kemi, për të ndikuar pozitivisht në këto dy sektorë. Punimi si tërësi do të kishte ndikim pozitivë, në mënyrën e qasjes ndaj fushave të përmendura edhe në rritjen …


Parku Olimpik “Minatori”, Shend Stavileci Aug 2020

Parku Olimpik “Minatori”, Shend Stavileci

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Banim Individual – Vilë Per Pushim, Adelina Mehmeti Jul 2020

Banim Individual – Vilë Per Pushim, Adelina Mehmeti

Theses and Dissertations

“Arkitektura shkon përtej nevojave utilitare” (Le Corbusier) Qysh nga antikiteti Vila ka siguruar një “arratisje” përfundimtare nga stresi i punës dhe ritmi tensionues i jetës në qytet. Kjo “arratisje” është bërë natyrshem ne lokacione dhe ambiente qetësuese dhe regjeneruese për trupin dhe mendjen, si dhe në lokacione që sigurojnë një tërheqje shpirtërore drejtë një strehe banimi larg nga qyteti. Si një tipologji e ndërtesave të banimit, vila ka qëndruar me shekuj, gjithnjë duke siguruar qetësi dhe bukuri për ata që tërhiqeshin brenda mureve të saj për të shëtitur përmes kopshteve që e rrethonin atë. Si e tillë Vila zënë një …


Bllok Urban- Multifunksional, Edona Shala Jul 2020

Bllok Urban- Multifunksional, Edona Shala

Theses and Dissertations

-Urbanizmi është një nga fushat me më rëndësi te veqantë në zhvillimet globale .Qytet e asaj kohe më parë ishin parë si të stërmbushura , me ndotje te theksuar dhe me shkatërrim social . Rregullimi I ketyre qyteteve nga aspekti urban/arkitektonik , infrastrukturor dhe ambiental , ishte platforma e lindjes së planifikimit urban si dhe veprimtari e veqantë e rregullimit të hapësires ne qytete. Ky punim ka si qëllim të kontribuojë sado pak, qoftë edhe në mënyrë modeste, në trajtimin e një temë sa interesante aq edhe të komplikuar, atë të planifikimit të territorit dhe të zhvillimit urban për qytetin …


Qendra E Sportit Për Komunitet, Prishtinë, Edra Gjinolli Jul 2020

Qendra E Sportit Për Komunitet, Prishtinë, Edra Gjinolli

Theses and Dissertations

Që nga salla e parë e sportit e deri tek sallat e sportit të realizuara ditëve të sotme paraqitet një karakteristikë kryesore – këto salla gjithmonë tentojnë të ndryshojnë si për nga përmbajta ashtu edhe nga dukja e jashtme, gjithmonë duke pasur parasyshë kriteret për ndërtesat apo fushat e sportit. Në vitet e fundit, objektet sportive janë bërë gjithnjë e më komplekse, të shumëllojshme dhe hibride të cilat në vete përmbajnë jo vetëm sportin por edhe aktivitete të tjera si kulturë, art e hapësira të tjera të cilat i dedikohen një komuniteti. Prandaj duke e ditur se në qytetin e …


Vila Malore, Edita Paçarizi Jul 2020

Vila Malore, Edita Paçarizi

Theses and Dissertations

Për punimin e temës së diplomës kam zgjedhur projektimin e ndërtesës se banimit Vilës që shërben për akomodimin e pesë antarëve familjar (familjes sime), në komunën e Prizrenit(Reqan), fshati Sredskë. Vila quhet “Vile Malore” pasi që lokacioni ku do të ndërtohet është kryesishtë malor dhe me një teren të pjerrët. Ndërtimi i kësaj vile ka siguruar “arratisje“ përfundimtare nga stresi i punës dhe ritmi tensionus i jetës në qytet .Ideja për ndërtimin e viles erdhi nga mendimi i njëjtë nga të gjithë antarët e familjes sime, ku së bashku vendosëm te kemi nje vendë ku të relaksohemi nga natyra dhe …


Vilë Banimi “Modern House”, Driton Berisha Jul 2020

Vilë Banimi “Modern House”, Driton Berisha

Theses and Dissertations

Vilat si objekte individuale familjare të banimit janë ndër ndërtesat arkitektonike që kanë pësuar më së shumti ndryshime kuptimore, strukturale, kulturore, si në qasjen kontekstuale ashtu edhe në atë ambientale. Në këtë kuptim edhe termi “Vila” është përdorur në mënyra të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Influencat e ndryshme gjatë historisë kanë bërë që shumë nga karakteristikat e vilave të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, megjithatë disa karakteristika të tyre të lashta akoma ruhen në disa regjione.

Vilat mishërojnë konceptin e Shtëpisë si ambient familjar ku banimi, pushimi, rekreimi dhe sensacioni ngërthehen së bashku në kualitete më të larta të …


Ndertesa Afaristo/Banesore, Endrit Kryeziu Jul 2020

Ndertesa Afaristo/Banesore, Endrit Kryeziu

Theses and Dissertations

Te gjithe parapelqejme te kemi nje hapsire te mire te banimit, por rralle kush po kujdeset qe kete trend te ndertimit ta sjelle ne vendin tone. Duke i pare te gjitha keto mangesi qe po ndodhin ne Kosove ne aspektin e projektimit dhe ndertimit te objekteve te banimit kolektiv, e ne veqanti ne rajonin e Prishtines, kam marre iniciative qe perms kesaj teme te sjelle sadopak ndryshime ne aspektin e projektimit te mirefillt. Permes ketij punimi mund te verehet se si hapsirat e banimit ne te gjitha njesite banesore jane te ndriquara ne menyre te mirefillit ne menyre natyrale. Funksionimi …


Prezentimi I Produkteve Të Enterierit Përmes 3d Renderimit, Faton Spahiu Jul 2020

Prezentimi I Produkteve Të Enterierit Përmes 3d Renderimit, Faton Spahiu

Theses and Dissertations

Many businesses have used different methods to present their interior design products and one of the most important ones is the use of Photography to present the product in digital and physical catalogs. We will look at how products are presented through computer-generated images. Through this study is investigated, the impact of 3D performance to expose the product model, as well as a brief history of the photograph and how it is used to present the product, problems encountered during the use of photographs to present the product are discussed design and how new technologies have enabled us to solve …


Stacioni I Autobusave Klinë, Luan Qerkinaj Jul 2020

Stacioni I Autobusave Klinë, Luan Qerkinaj

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome shqyrëtohet mënyra e projektimit të një stacioni të autobusve.Stacioni i projektuar ka vendodhjen në zonë urbane pak metra larg qendres së qytetit të Klinës.Stacioni ka sipërfaqe prej 1500 metra katrorë ku parashihet të përdoret nga udhëtaret e Klinës si dhe nga vendet tjera,parcela ka nje sipërfaqe prej 3500 metra katrorë.Më këtë stacion qyteti i Klinës është përfituesi ma i madh si nga ana ekonomike si dhe ofrimi kushteve për udhëtarët dhe mundësia e lidhjes më qytetet tjera apo vendet tjera.


Shtëpi Për Të Moshuar, Rita Shurdhani Jul 2020

Shtëpi Për Të Moshuar, Rita Shurdhani

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të Diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të përshtatshme për të moshuarit,një hapsirë e ndërthurur me natyrën dhe një hapsirë që do të përmbajë të gjitha elementet që mundësojnë që të moshuarit të jenë sa më të siguruar. Objekti do jetë i ndarë ne zona të ndryshme për arsye te komunikimit më të lehtë të moshuarëve dhe këto zona në mes vete do jenë të lidhura përmes urave lidhëse, ku të gjitha këto së bashku përbëjnë objektin për të moshuar.Fokusi ka qenë në krijimin e hapsirave të ndara. Lokacioni i përzgjedhur gjendet në Ferizaj.Lokacioni është …


Qyteti I Kopshteve Vertikale - Ferizaj (Kompleks Banesor-Afarist), Arbër Fetahu Jul 2020

Qyteti I Kopshteve Vertikale - Ferizaj (Kompleks Banesor-Afarist), Arbër Fetahu

Theses and Dissertations

“...Arkitektura e mirë lejon natyrën brenda” - Mario Pei Punimi i kësaj teme të diplomes ka si qëllim hulumtimin, studimin dhe modernizimin e banimit kolektiv respektivisht objekteve shumëbanesore, ashtu që rezultati aprior i gjithë kësaj të jetë plotësimi i kërkesave për banorët dhe shfrytëzimi sa më human i hapësirës, gjithmonë duke pasur pararsysh sfidën e kësaj arkitekture për arsye të ndryshimeve socio-ekonomike dhe ambientale.

Se sa janë respektuar ligjet, standardet dhe normat e projektimit më së miri tregon situata kaotike e krijuar në dekadën e fundit nga ndërtimet, ku që nga paslufta, ne gjdo ditë shohim objekte banimi e jo …


Bllok Urban Turistik/ Villat, Era Gashi Jun 2020

Bllok Urban Turistik/ Villat, Era Gashi

Theses and Dissertations

Shtëpiza malore është fillimisht një term për një ndërtesë relativisht të vogël, shpesh e shoqëruar me një më të madhe.

Strehimi i referohet marrjes me qira të një banese të shkurtër. Njerëzit të cilët udhëtojnë dhe qëndrojnë larg shtëpisë për më shumë se një ditë kanë nevojë për strehim për gjumë, pushim, ushqim, siguri, strehim nga temperaturat e ftohta ose shiu, ruajtja e bagazheve dhe qasja në funksionet e zakonshme shtëpiake. Strehimi është një formë e ekonomisë së ndarjes.

Strehimi bëhet në një hotel, motel, bujtinë, shtëpizë malore ose shtëpi private (komerciale, d.m.th. një shtrat dhe mëngjes, shtëpi pritjeje me …


Kompleks Afarist Dhe Banesor, Imri Hajrizi Jun 2020

Kompleks Afarist Dhe Banesor, Imri Hajrizi

Theses and Dissertations

Procesi i urbanizimit është i pa ndalshëm dhe i pakthyeshëm. Treguesi i matjes së urbanizimit zakonisht merret pjesëmarrja e popullsisë e cila jeton ne qytete ndaj popullsisë gjithsej. Rritja e popullsisë është shumë e lartë (8-14% në vjet) duke arritur dyfishin e popullisë mbrenda një dekade. Reth 2/3 e popullsisë që nga viti 2015 jetojnë në zonat urbane, ndersa ne vitin 2025, 4/5 e popullsise do te zhvendosen nga zonat rurale në ato urbane. Tendenca e zhvillimit urban është që qytetet e vogla të shëndërrohen në të mesme, dhe qytetet e mesme të shëndërrohen në te mëdha. Ne si shoqëri …


Vilë Banimi ‘Hermoso House’, Albion Hyseni Jun 2020

Vilë Banimi ‘Hermoso House’, Albion Hyseni

Theses and Dissertations

Qysh në kohët e lashta Vila ka ofruar për njeriun një arratisje nga stresi i punës e ritmi tensionues i jetës në qytet. Ajo gjithnjë ka siguruar qetësi dhe rehati për ata që tërhiqeshin brenda mureve të saj për të shijuar dizajnin, funksionin dhe bukurinë të cilën e ofronte.

Mendja e njeriut po avanson gjithnjë e më shumë, e kjo ndikon edhe në ripërtëritje të mënyrës dhe kualitetit të banimit, si rrjedhojë ka lindur një trend i ri dizajni e poashtu kanë lindur edhe kërkesa të reja në qasje ambientale, organizim të Vilave, përdorim të materialeve e koncepte sa më …


Vile Banimi, Deniz Bunjaku Jun 2020

Vile Banimi, Deniz Bunjaku

Theses and Dissertations

Ndertesa te cilen kam perzgjedhur te projektoj eshte ndertese e banimit (Vilë) qe pergjithesisht perfshine hapsirat e qendrimit ,fjetjes dhe rekreacionit . Gjithashtu ndertesa perfshine edhe hapsiren ku personi perkates do te mund te ushtroj profesionin e tij ( hapsiren e punës) . Perzgjedhja e lokacionit per kete lloj ndertese eshte bere pikerisht ne nje zone te qete dhe tejet relaksuese, e rrethuar nga hapsira te gjelberuara dhe larg nga zhurmat e qendres se qytetit. Lokacioni ndodhet ne rajonin e qytetit te Vushtrrise me saktesishte fshati “Novelan”-Kosove. Lokacioni eshte perzgjedhur kryesisht duke perkrahur profesionin e personit ne fjale dhe tipit …


Ndërtesë Banimi –Konvikte Për Studentë, Eni Demiri Jun 2020

Ndërtesë Banimi –Konvikte Për Studentë, Eni Demiri

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Bllok Urban Turistik/ Villat, Era Gashi Jun 2020

Bllok Urban Turistik/ Villat, Era Gashi

Theses and Dissertations

Shtëpiza malore është fillimisht një term për një ndërtesë relativisht të vogël, shpesh e shoqëruar me një më të madhe.

Strehimi i referohet marrjes me qira të një banese të shkurtër. Njerëzit të cilët udhëtojnë dhe qëndrojnë larg shtëpisë për më shumë se një ditë kanë nevojë për strehim për gjumë, pushim, ushqim, siguri, strehim nga temperaturat e ftohta ose shiu, ruajtja e bagazheve dhe qasja në funksionet e zakonshme shtëpiake. Strehimi është një formë e ekonomisë së ndarjes.

Strehimi bëhet në një hotel, motel, bujtinë, shtëpizë malore ose shtëpi private (komerciale, d.m.th. një shtrat dhe mëngjes, shtëpi pritjeje me …