Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses/Dissertations

University for Business and Technology in Kosovo

Hapësirë

Publication Year

Articles 1 - 5 of 5

Full-Text Articles in Architecture

Projektimi I Ndërtesës Shkollore Me Program Të Mesëm Të Ulët I-Ix, Besarta Nikollaj Mar 2021

Projektimi I Ndërtesës Shkollore Me Program Të Mesëm Të Ulët I-Ix, Besarta Nikollaj

Theses and Dissertations

Shkolla është një institucion arsimor i krijuar për të siguruar hapësira dhe mjedise mësimore për mësimnxënien e nxënësve nën drejtimin e mësuesve.

Shkollat nuk janë thjesht ndërtesa për të mësuar. Ato rrisin zhvillimin dhe aftësinë e fëmijës për të mësuar. Vendi i shkollës ndikon në aksesin e fëmijëve në aktivitetin fizik. Dizajni i tij arkitektonik mund t'i ekspozojë studentët dhe mësuesit ndaj stimuluesve pozitivë siç janë drita e ditës, pamjet dhe "momentet e mësueshme". Përveç kësaj, modeli i shkollës mund t'i ekspozojë fëmijët ndaj pengesave të të mësuarit, të tilla si nivele të larta të zhurmës në sfond, ajrosje e …


Vilë Individuale, Elza Dautaj Feb 2021

Vilë Individuale, Elza Dautaj

Theses and Dissertations

Planifikimi dhe dizajnimi i një objekti është një art dhe shkencë e projektimit me ekonomi dhe elegancë. I tërë procesi i planifikimit dhe dizajnimit arkitekturial, kërkon jo vetëm imagjinatën dhe të menduarit konceptual, por edhe njohjen e shëndoshë të shkencës së arkitekturës dhe inxhinierisë strukturore, krahas njohurive të aspekteve praktike, siç janë kodet përkatëse të dizajnit dhe skicat e mbështetura nga shembujt e eksperiencës. Procesi i dizajnimit fillon me planifikimin e strukturave kryesisht për të përmbushur atë që ai nuk është i vetëdijshëm për implikimet e ndryshme që përfshihen në procesin e planifikimit dhe dizajnimit. Kërkesat funksionale dhe aspektet e …


Rëndësia E Shesheve Urbane Si Hapësira Publike Në Jetën Shoqërore – Dizajnimi I Sheshit Të Ri Në Qytetin E Podujevës, Ermira Hoxha Nov 2019

Rëndësia E Shesheve Urbane Si Hapësira Publike Në Jetën Shoqërore – Dizajnimi I Sheshit Të Ri Në Qytetin E Podujevës, Ermira Hoxha

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të hulumtoj, krahasoj, grumbulloj dhe analizoj të dhëna rreth shesheve si hapësira publike, duke e bërë kështu krahasimin dhe evoluimin e arkitekturës së tyre si dhe rëndësinë e tyre në përmirësimin e jetës shoqërore.

Fillimisht do të përshkruaj evoluimin e arkitekturës së hapësirave publike, në fokus sheshet urbane. Pas kësaj do të trajtohen faktorët të cilët ndikojnë në arritjen e një dizajn të suksesshëm të një sheshi urban publik përmes disa rasteve të studimit dhe analizave në lokacion. Në fund do të bëhet një propozim i dizajnit të sheshit në qytetin e Podujevës në bazë …


Butik Hotel, Dita Baruti Oct 2019

Butik Hotel, Dita Baruti

Theses and Dissertations

Winston Churchill shkurtimisht shprehi efektin e arkitekturës dhe rrethinës me komentin

se : ”Ne i formësojmë ndërtesat tona, dhe më vonë ato na formojnë ne”.

Qëllimi i këtij abstrakti është të informojë se si arkitektura mund të kontribojë në shërimin ose të sigurojë hapësira dhe ngjarje ku shërimi shpirtëror mund të jetë prezent. Ne jemi qenie njerëzore dhe kemi lidhje të brendshme me mjedisin tonë me anën fizike, mendore, emocionale dhe shpirtërore.

Ky studim përfshin procesin e krijimit dhe dizajnimit te zonave për të pushuar kokën tuaj të përgjumur, ku mund të zgjidhet të qëndroni në një numër të hoteleve …


Shtëpi E Fëmijëve, Albana Rexhepi Sep 2019

Shtëpi E Fëmijëve, Albana Rexhepi

Theses and Dissertations

Cili realitet duhet të ekzistojë kur të marr frym një jetë e re, të marr formë një univers i ri apo të shuhet në heshtje një i tillë? E cila duhet të jetë rruga e duhur që të përqmosh një krijesë kaq ëngjëllore, kaq naive të krijuar nga vet ti: Braktisja?!

Nganjëherë nxitjet e shpirtit i takojnë botës së ideve, botës së ëndrrave mistike, ku kënaqësia shpirtërore mbizotëron mbi të mirat materiale. Në anën tjetër, ne jemi të prirë të luftojmë për një jetë që synon rehatinë materiale, ndërsa çdo shmangie nga ky orientim, na frikon. Shumica vendosin të vetëkenaqën …