Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses/Dissertations

University for Business and Technology in Kosovo

Hapësira

Publication Year

Articles 1 - 8 of 8

Full-Text Articles in Architecture

Rekonceptualizmi I Hapësirës Urbane Përmes Qasjes Minimalistike, Dardan Paloka Sep 2021

Rekonceptualizmi I Hapësirës Urbane Përmes Qasjes Minimalistike, Dardan Paloka

Theses and Dissertations

Zonat urbane janë një grup i ndërtimeve dhe hapësirave me aktiviteteve të ndryshme. Hapesirat e zbrazëta ndërmjet strukturave të këtyre ndërtimeve, shpesh shihen si efekt anësor, dhe mbesin te neglizhuara. Ky fenomen i gabur shfaqet si shkak i planifikimit të gabuar, menaxhimit të dobët të hapësirës ndërtimore, dhe koordinimit të dobët të ndërtesave me njëra tjetrën. Për shkak të mungesës së funksionit në këto hapësira, qytetarët tentojnë t'i përceptojnë si hapësira të vdekura dhe të pamundshme për tu shfrytëzuar¹. Duke marrur parasysh kërkesat e mëdha në qytet për hapësira të lira ku mund të mundësohet banimi, humbja e …


Ndërtesë Religjioze - Xhami, Abetare Rexhepi Jul 2019

Ndërtesë Religjioze - Xhami, Abetare Rexhepi

Theses and Dissertations

Sikur që për shpirtin duhet arsyeja, për hijen drita, e për trungun rrënja edhe për ekzistencën duhet përjetimi i të vlefshmës dhe të pranishmes.

Ka gjëra të reja e të papërdorshme, ashtu siq ka gjëra të vjera, por që vlejnë sa ari. Shpirti megjithëse ia mundëson trupit të frymojë, në kohë e hapësirë vet mbetet i panënshtruar ndaj tyre. Edhe koha është atribut i imagjinatës prandaj nuk varet nga intervali i gjatësis kohore, por nga ajo që lë për të kuptuar.

Arkitektura, mjeshtëria dhe natyra krijojnë simbiozë organike të kuptimit dhe shpirtit që në esencën e vetë strukturimit ngacmojnë me …


Shtëpi Banimi B+P+2, Besjana Latifi Apr 2019

Shtëpi Banimi B+P+2, Besjana Latifi

Theses and Dissertations

Të sfiduara nga problemet globale, si migrimet fshat-qytet, ndryshimet klimatike etj, e edhe ato lokale të mos vazhdimsisë dhe keq menaxhimit social e urban, shumë nga qytetet Ballkanike e kanë gjetur veten të pa pregatitura për të adresuar këto probleme. Si rrjedhojë, hapësirat në të cilat jetojmë sot i kemi ngulfatur nga elemente të shumta dhe ndërtime të pa planifikuara, pa i ndjekur normativat dhe pa analizuar mundësite që krijon gjendja ekzistuese. Qyteti i Tetovës është poashtu një nga këto qytete. Për pasojë në qytet janë projektuar hapësira me mungesë të ndriqimit, janë projektuar blloqe urbane me mungesë të hapësirave …


Vilë Malore, Nora Rexhaj Dec 2018

Vilë Malore, Nora Rexhaj

Theses and Dissertations

“Arkitektura është shprehje e vlerave – mënyra se si e ndërtojmë është një pasqyrim i mënyrës sonë jetësore”. N.F

Arkitektura parimisht mishëron vetë konceptin e jetës sonë, ajo madje arrin të ndikojë edhe në pjesën më të rendësishme të njeriut, atë humane dhe psikologjike. Mënyra se si ne jetojmë dhe zhvillojmë funksionet jetësore është një rezultim direkt se si janë zhvilluar projektet arkitektonike dedikuar atyre që do ti shfrytëzojne.

Duke u bazuar në këtë fakt është tejet e rendësishme që projekti të ketë strukturë dhe plan i cili i përmbushë kërkesat funksionale të harmonizuara me ambientin që e rrethon, në …


Villë Banimi, Sevime Kallaba Dec 2018

Villë Banimi, Sevime Kallaba

Theses and Dissertations

“The mission of an architect is to help people understand how to make life more beautiful, the world a better one for living in, and to give reason, rhyme, and meaning to life.” Të krijosh do të thotë të vendosësh diçka në kohë dhe hapësirë, diçka të re e cila padyshim se do të ketë impakt në botë, e këtu dallon krijimi tek impakti ose ndikimi të cilin mund t’a ketë në kohë dhe hapësirë. Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e …


Kompleksi Turistik “Dulcinea”, Leandra Llunji Jun 2018

Kompleksi Turistik “Dulcinea”, Leandra Llunji

Theses and Dissertations

Arkitektura është arti i të siguruarit të domethënies dhe rëndësisë së një vendi në hapësirën e përgjithshme. Hapësira është gjithmonë një sistem i vazhdueshëm i marrëdhënieve që përputhen. Arkitektura, në mënyrë të pashmangshme, është vendosja e një trupi ose objekti apo kufiri të ndërtuar që e ndryshon rrjedhën e këtyre marrëdhënieve. Gjatë evolucionit njërëzor, njëriu zbuloi një aftësi të madhe për të ndërtuar një proces adaptimi që është i hapur në rrethana të ndryshme, duke e përzier praninë njërëzore në hapësirën natyrore dhe që kryesisht konsiderohet si dinamikë e rrjedhave natyrore.

Trashëgimia kulturore është një tjetër vlerë shumë e rëndësishme …


Eco-Resort-Revitalizmi I Kampit Të Fëmijëve Dhe Zhvillimi I Objekteve Me Sistem Të Parafabrikuar, Dardan Tetaj, Enkelejda Zekaj Dec 2017

Eco-Resort-Revitalizmi I Kampit Të Fëmijëve Dhe Zhvillimi I Objekteve Me Sistem Të Parafabrikuar, Dardan Tetaj, Enkelejda Zekaj

Theses and Dissertations

“The mission of an architect is to help people understand how to make life more beautiful, the world a better one for living in, and to give reason, rhyme, and meaning to life.” Të krijosh do të thotë të vendosësh diçka në kohë dhe hapësirë, diçka të re e cila padyshim se do të ketë impakt në botë, e këtu dallon krijimi tek impakti ose ndikimi të cilin mund t’a ketë në kohë dhe hapësirë. Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e …


Muzeu I Te Mbeturave Dhe Galeria E Luftes, Aurela Sadikaj Jun 2017

Muzeu I Te Mbeturave Dhe Galeria E Luftes, Aurela Sadikaj

Theses and Dissertations

"No day shall erase you from the memory of time"

Ndryshimet e vazhdueshme dhe konceptet e ripërtëritura të stilit të jetesës së njerëzve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e më tepër nevoja për kualitetet e përgjithshme .[1]Dinamika e jetës,mënyra e jetesës në Kosovë po ndryshon në ritme të shpejta,gje që e bënë të kaluarën , të harruar plotësisht. Zhvillimi i objekteve kulturore, memoriale,projektimi dhe dizajnimi i tyre është bazuar në dizajn të qendrueshëm .Planifikimi,projektimi e dizajnimi i këtyre objekteve është bazuar në kontekst të përgjithshëm të memories.

Nga analizat e ndryshme kanë rezultuar në përcaktimin e numrit të muzeve …