Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 89

Full-Text Articles in Architecture

Objekti Afaristo Banesor, Albion Hajrizi Dec 2017

Objekti Afaristo Banesor, Albion Hajrizi

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim projektimin e një objekti banimi I cili siguron kushte shumë të mira jetese për banorët potenciale. Duke projektuar një objekt të tillë me të gjitha hapësirat përcjellëse arrihet një kualitet më I mirë I jetës. Objekti poashtu përmban pjesën e afarizmit duke u ofruar kështu banorëve të ndërtesës por edhe me gjerë hapësira si restaurant, market, kafiteri etj.

Fillimisht janë analizuar strukturat rrethuese të kësaj zone duke parë kështu se cfarë funksionesh I duhen më shumë kësaj ndërtese, si të përshtatet kjo ndërtese në këtë ambient dhe cfarë mund të iu ofrojë më shumë qytetarëve. …


Galeria E Arteve, Adriana Qenaj Dec 2017

Galeria E Arteve, Adriana Qenaj

Theses and Dissertations

Ky projekt është mjaft i rëndësishëm sepse nxjerr në pah artistë në lëmitë e ndryshme si arkitekturë, pikturë, film, fotografi, skulpturë etj.

Për shkak të mungeses së objekteve të tilla në Kosove, atëherë lindi ideja për një projekt të tipit, që të jetë në shërbim të qytetareve në secilin aspekt që ka të bëjë me artin.

Një rëndësi tjetër e këtij projekti është edhe salla që shërben për mbajtje të koncerteve, tubime të ndryshme, shou televiziv etj., sepse në Kosovë nuk ekzistojnë salla koncertale apo amfiteatër që posedon një numër të madh të ulëseve, e poashtu koncertet apo qfarëdo tubimi …


Kompleks Shumëbanesorë Me Funksione Komplementare, Arbër Musliu Dec 2017

Kompleks Shumëbanesorë Me Funksione Komplementare, Arbër Musliu

Theses and Dissertations

Jeta dhe arkitektura janë një binom i pandashëm, secila zhvillohet përkrah njëra tjetrës, arkitektura nuk mund të zhvillohet e të krijohet pa jetë, e anasjelltas. Menyra se si këto të dyja konceptohen së bashku është relevante, pra ndryshon nga individi në individ, është qeshtje shije, kërkese, nevoje, zgjedhje, imponimi, dëshire. Qe nga koha e antikitetit nevoja si dhe krijimi i arkitektures eshte shfaqur ne menyra te ndryshme, njeriu i lashte ka jetuar ne shpelle e nga aty ka dal për të krijuar arkitekture.. Arkitektura daton që nga koha kur datojnë gjurmet e para nga njeriu. Me kalimin e kohës fillojme …


Muze I Shkencës, Ervin Gjinolli Dec 2017

Muze I Shkencës, Ervin Gjinolli

Theses and Dissertations

Prej muzeut të parë e deri tek muzeu i ditëve të sotme paraqitet një karakteristikë kryesore-ai tenton të ndryshojë si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga dukja e jashtme.

“Dhomat e thesareve, tregimet, tempujt janë diçka që i përkasin të kaluarës – Muzetë do të jenë punëtoritë e së ardhmes”[1]. Hans Wolfgang Hoffmann përmes kësaj thënie na bën të kuptojmë se gjatë kalimit nëpër kohë, muzeu ka ndryshuar. Ai nuk do ta përmbajë në vete vetëm ekspozimin e veprave, por edhe një numër tjetër funksionesh të cilat lidhen me edukimin e vizitorit.

Si rezultat i sistemit jo …


Objektet Ekonomike – Qendër Tregëtar, Flamur Imeri Dec 2017

Objektet Ekonomike – Qendër Tregëtar, Flamur Imeri

Theses and Dissertations

Nëse pajtohemi me faktin se njeriu është qënja më superiore në planet dhe nëse dëshirojmë që projekti-detyra projektuese të jet projekt apo detyrë-projektuese me sukses superior duhet të mundohemi që projëktin tonë ta bëjmë ,,njeri”. Gjatë shqyrtimit të detyrës projektuese jemi munduar të kemi disa faktor kyç parasysh të cilët detyra duhet ti përmbush domosdoshmerisht që të jetë e plotësuar në suaza të kërkuara. Plotësimin e bëjnë disa koncepte ku do i paraqesim si vijon: 1.Detyra projektuese, 2.Programimi dhe normat e hapesirave, 3.Planet e akomodimit, 4.Funksionaliteti dhe fleksibiliteti, 5.Mënyra e realizimit dhe llojet e sistemit të konstruksionit, 6.Materilet kualitative, 7.Rregullat …


Objektet Afaristo – Banesore “Mati 1” - B+S+P+5e, Getuart Dragobuzhda Dec 2017

Objektet Afaristo – Banesore “Mati 1” - B+S+P+5e, Getuart Dragobuzhda

Theses and Dissertations

Pasi që në Kosovë dhe sidomos në kryeqytet në Prishtinë, është duke u zhvilluar një hovë i madhë i ndërtimit të objektëve afaristo – banesorë, dhe atë duke mos respektuar as edhe një ligjë të vetëm për ndërtimin e tyre, e më e keqja e kësaj është se kjo fillon nga projektimi i tyre i gabuar dhe mos përmbushja e kriterëve për banim, ku më pastaj aprovimi i tyre në komunë bëhet përmes atyre që i njofin duke i shtyrë proceset më tutje për dhënjen e lejës së ndërtimit. Arsyja ime pse kam marrë këtë llojë banimi ka qenë që …


Dizajnimi I Hapësirës Publike Në Fshatin Llapllasellë, Jeta Maksuti Dec 2017

Dizajnimi I Hapësirës Publike Në Fshatin Llapllasellë, Jeta Maksuti

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në rëndësinë e dizajnimit urban me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e qështjeve që ndikojnë në zhvillimin urban në qytete dhe fshatra.

Trajtimi i një teme të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së hapësirave publike në fshatin Llapllasellë dhe mungesës së vetdijësimit të publikut të gjerë e sidomos të rinjëve për të drejtat e tyre në qytetari aktive përmes pjesëmarrjes në planifikim dhe dizajnim.

Në kuadër të projektit është zhvilluar dhe funksionalizuar gjeoblogu (platformë digjitale), përmes së cilës i mundësohet çdo banori të zonës të kyçet dhe të lokalizon në hartë …


Shtëpi Për Të Moshuar, Marigona Gashi Dec 2017

Shtëpi Për Të Moshuar, Marigona Gashi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Vilë Luksoze, B+P+1k, Qedrim Vogliqi Dec 2017

Vilë Luksoze, B+P+1k, Qedrim Vogliqi

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh që gjithnjë e më shumë janë duke u rritur kërkesat për Vila pushimi, për tu larguar nga stresi i punës dhe ritmi tensionues i jetës që mbizotron në qytete është menduar projektimi i kësaj Vile për të siguruar një ambient të rehatshëm familjar. Si lokacion i përshtatshëm për këtë detyrë në bashkëpunim me mentorin e kësaj teme kemi përzgjedhur pjesën veri-përëndimore të komunës së Kaçanikut, përkatësisht fshatin Gërlicë e Epërme, lokacion i cili ka një teren mjaftë të mire, në një zone të qetë, vizura të bukura etj. Synimi i përbashkët është projektimi i një Vile luksoze …


Banim Kolektiv, Besart Iseni Dec 2017

Banim Kolektiv, Besart Iseni

Theses and Dissertations

Me rritjen e kërkesave nga të gjitha shtresat për banim në qytete, ndërtesave për banim kolektiv po iu rritet rëndësia çdo ditë e më shumë. Përderisa ky lloj i ndërtesave fokusohet kryesisht në dizajnimin dhe konceptualizimin e hapësirave të banimit, dizajnimi i shprehjes së fasadave të tyre influencon në masë të madhe panoramën e qytetit. Si rrjedhojë, krijimi i hapësirave me shtresa diverse të banimit dhe funksioneve tjera është një nga sfidat më domethënëse të arkitekturës bashkëkohore.

Së fundmi është krijuar një nevojë emergjente për zhvillimin e ndërtesave shumëbanesore sa më efikase, ekologjike por edhe rritje të densitetit. Kështu, për …


Eco-Resort-Revitalizmi I Kampit Të Fëmijëve Dhe Zhvillimi I Objekteve Me Sistem Të Parafabrikuar, Dardan Tetaj, Enkelejda Zekaj Dec 2017

Eco-Resort-Revitalizmi I Kampit Të Fëmijëve Dhe Zhvillimi I Objekteve Me Sistem Të Parafabrikuar, Dardan Tetaj, Enkelejda Zekaj

Theses and Dissertations

“The mission of an architect is to help people understand how to make life more beautiful, the world a better one for living in, and to give reason, rhyme, and meaning to life.” Të krijosh do të thotë të vendosësh diçka në kohë dhe hapësirë, diçka të re e cila padyshim se do të ketë impakt në botë, e këtu dallon krijimi tek impakti ose ndikimi të cilin mund t’a ketë në kohë dhe hapësirë. Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e …


Zhvillimi I Objekteve Rezidenciale Në Kuadër Të Lagjes, Vildane Maliqi Dec 2017

Zhvillimi I Objekteve Rezidenciale Në Kuadër Të Lagjes, Vildane Maliqi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


“Kampusi Shkollor Për Nivelin 0 Deri 9 | Çerdhe, Fillor Dhe I Mesëm I Ulet” Lipjan, Gentiana Gërbeshi Dec 2017

“Kampusi Shkollor Për Nivelin 0 Deri 9 | Çerdhe, Fillor Dhe I Mesëm I Ulet” Lipjan, Gentiana Gërbeshi

Theses and Dissertations

Një shkollë është më shumë se një hapësirë utilitare e dedikuar për shpërndarjen e njohurive dhe shkathtësive; është një koncept arsimor që ndikon në të edukuarit nëpërmjet pozicionit hapësinor, formal dhe material.Një ndërtesë shkollore mund të mbajë një mesazh në një kulturë dhe, mbi të gjitha kuptim didaktik. Shkolla është një vend në të cilin ndryshe brezat takohen dhe bashkëveprojnë; ai përfaqëson identifikuesin bërthamën e një komuniteti lokal dhe mjedisin e tij urban ose rural. Një shkollë potencialisht mund të forcojë identitetin dhe rrënjët kulturore e çdo individi; dhe si e tillë, duhet të reflektojë premisat e saj konceptuale genius …


Ndërtesa Banuese “Villa"- White Wall, Leonard Zenelaj Dec 2017

Ndërtesa Banuese “Villa"- White Wall, Leonard Zenelaj

Theses and Dissertations

Projekti është ndërtesa banuese Villa, i cili mundëson një jetes më luksoze të banorëve, me projektimin në fjalë arrihen të gjitha nevojat e banorëve si për banim, për fjetje dhe ato për rekreacion brenda ndërtesës.

Në këtë temë të diplomës është treguar mënyra e ndërtimit të vilës me shumë nga funksionet kryesore brenda një ndërtese mesatare për banim standart të jetesës.

Arsyja e përzgjedhjës së lokacionit është sepse gjindet në hyrje të qytetit të Prizrenit dhe jep një pamje të bukur nga rrethrrotullimi që lidh qytetin e Therandës me atë të qytetit të Rahovecit. Në këtë projekt ofrohet qasje e …


Ndërtesat Shoqërore- Shkollë Fillore, Albulena Rexhepi Nov 2017

Ndërtesat Shoqërore- Shkollë Fillore, Albulena Rexhepi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Aplikimi I Parimeve Bazike Për Efikasitet Energjetik Në Shtëpitë E Banimit Individual, Albian Rexhepi Nov 2017

Aplikimi I Parimeve Bazike Për Efikasitet Energjetik Në Shtëpitë E Banimit Individual, Albian Rexhepi

Theses and Dissertations

Kursimi i energjisë elektrike është një ndër sfidat më të mëdha të shek. XXI, sfidë kjo në të cilën rol të rëndësishëm luan profesioni i arkitektit ku përmes një dizajni të qëndrueshëm edhe efiçient mund të arrihet në një zgjidhje që kontribon shumë në kursimin e energjisë elektrike duke marrë parasysh se në vitin 2013 konsumi i energjisë elektrike në rezidenca kishte arritur në 37.4% të sasisë totale të energjisë të shpenzuar për tërë vitin. Në republikën e Kosovës efiçienca e energjisë ende është në fillimet e saj prandaj zgjodha që për temë të diplomës të shtjelloj këtë çështje me …


Vila-Bllok Urban, Anita Nika Nov 2017

Vila-Bllok Urban, Anita Nika

Theses and Dissertations

Urbanizimi dhe zhvillimi i jetës urbane në Kosovë me tërë ritmin dhe dimen sionet e tij është i ri, megjithëqë disa qytete, siç dihet, kanë histori dhe traditë relativisht të gjatë.

Baza natyrore, trashëgimia specifike shoqë rorohis torike, depërtimi i vonshëm i elementeve të ekonomisë kapitaliste, pozita kolo niale e Kosovës gjatë tërë shekullit të kaluar dhe moszhvillimi ekonomik në përgjithësi, kanë krijuar tip të veçantë të popullimit.

Zhvillimi i pamjaftueshëm dhe i von shëm socioekonomik dhe transformimi i ngadalshëm hapësinor i Kosovës mundësoi nivel dhe rrjedhë të veçantë të urbanizimit.

Në fund të shekullit XX dallimet midis rritjes së …


Rezort Turistik – Villat, Argjent Çetaj Nov 2017

Rezort Turistik – Villat, Argjent Çetaj

Theses and Dissertations

Projektimi i rezortit turistik duke inkuadruar tri tipologji të villave , qendër rehabilituse (ambullanten) , qendren emergjente (policin , ushtrin , zjarfiksat ). Ky punim diplome ka për qëllim projektimin e një rezorti turistik, i cili do t’u mundësoj banorëve të shtetit të Kosoves që të kenë një përmbledhje aktivitetesh me standarde evropiane ku do ta kalojnë kohën e lirë për të gjitha grupmoshat , një rezort i tillë do t’ju bëjë konkurencë edhe rezorteve turistike të ballkanit dhe më gjërë . Si fillim për përcaktimin e këtij projekti janë analizuar rezortet turistike në Kosovë dhe mungesa e kushteve që …


Qendër Tregtare E Integruar Me Strukturë Parkimi, Blerti Rashiti Nov 2017

Qendër Tregtare E Integruar Me Strukturë Parkimi, Blerti Rashiti

Theses and Dissertations

Qendrat tregtare paraqesin shembullin më tipik të komercializimit të arkitekturës. Shopingu është bërë pjesë e pandashme e cdo shoqërie bashkëkohore dhe qendrat tregtare janë ambientet më të mira për joshjen e konsumatorëve . Qendrat tregtare janë ndërtesa komplekse publike , të cilat me funksionin e tyre mundohen të plotësojne nevojat e klientëve , blerësve dhe publikut . Qendrat tregtare gjithashtu e bëjne edhe reklamimin e produkteve te prodhuesve . Publiku zakonisht përveq se blejnë ndonjë product ata edhe mund të kalojnë kohën e lirë aty duke u zbavitur ne hapësirat për kohën e lirë si p.sh kinema , boëling , …


Qendër Kulturore, Egzon Hoti Nov 2017

Qendër Kulturore, Egzon Hoti

Theses and Dissertations

“Hapi i parë për të kontrolluar botën tuaj është të kontrolloni kulturën tuaj. Të modelosh dhe të demonstrosh llojin e botës që kërkon të jetosh, për të shkruar librat. Bëni muzikën. Xhironi filma. Pikturoni artin”. Chuck Palahniuk, Novelist dhe gazetar Amerika


“Hoag” (Qendra Rinore Dhe Terenet Sportive ), Etnik Dautaga Nov 2017

“Hoag” (Qendra Rinore Dhe Terenet Sportive ), Etnik Dautaga

Theses and Dissertations

Kosova , një shtet i ri që kërkon të gjejë vlera që të promovohet . E dalur nga lufta poathuajse e shkatërruar në aspektin ekonomik dhe social , Kosova me vite të tëra hasi probleme të shumta që të gjejë vlera dhe të promovohet nga politika , megjithatë këto mangësi që po i shfaq politika , nuk po i shfaqin të rinjët dhe të rejat që me ide kreavite dhe me vetë financim po mundohen që çdo ditë të promovojnë vendin tonë si një shtet të vlerave kulturore , artisitike , sportive , shkencore etj. Shumë shpesh e kemi dëgjuar …


Shkollë Për Arsimin Themelor-Bazik, Erudit Bajrami Nov 2017

Shkollë Për Arsimin Themelor-Bazik, Erudit Bajrami

Theses and Dissertations

Shkolla është një institucion i projektuar për mësimin e nxënësve nën drejtimin e mësuesve. Shumica e vendeve kanë sisteme të arsimit formal, i cili zakonisht është i detyrueshëm. Emrat për këto shkolla ndryshojnë nga vendi në vend, por në përgjithësi përfshijnë shkollën fillore për fëmijët e vegjël dhe të shkollave të mesme për të rinj që kanë përfunduar arsimin fillor. Një institucion arsimor i arsimit të lartë është zakonisht një shkollë e lartë, kolegj apo universitet. Koncepti i grupimit të nxënësve së bashku në një vend të centralizuar për mësim ka ekzistuar që nga antikiteti klasik. Shkollat formale kanë ekzistuar …


Banim Kolektiv Dhe Afarizëm, Fisnik Ibrahimi Nov 2017

Banim Kolektiv Dhe Afarizëm, Fisnik Ibrahimi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Bllok Urban Me Banim Individual, Fjoralba Raci Nov 2017

Bllok Urban Me Banim Individual, Fjoralba Raci

Theses and Dissertations

Në pjesën veri-lindore të Istogut, 1.2 km nga qendra e qytetit është menduar për urbanizimin dhe projektimin e një lagjeje, ky projekt i pari në komunen e Istogut vjen për ti dhënë qytetit një ngjyrë tjetë dhe një jetë ideale. Me 2 lloje të shtëpive (lloji A, dhe B), të cilat kanë sipërfaqe të ndryshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë idenë unike të dizajnit të brendshëm dhe funksionit. Lagjia e re do të ketë 111 shtëpi, secila prej tyre do të kenë intimitetin e vet, duke siguruar një ambient të rehatshëm familjar. Tipi A është një shtëpi e cila …


Atelie Dhe Galeri Ekspozimi, Granit Bytyqi Nov 2017

Atelie Dhe Galeri Ekspozimi, Granit Bytyqi

Theses and Dissertations

Të gjithë parapëlqejmë të ulemi para veprave të shumta të mëdha të krijuara nga autor të ndryshëm të mëdhenj të mbar botës, dhe të meditojme para tyre, duke shijuar kështu edhe mënyren dinjitoze të paraqitjes së tyre, por, gjithnjë harrojmë kushtet që duhet plotësuar hapsira në mënyrë që vepra të paraqitet në formën sa me dinjitoze dhe sa më të cilsore të mundshme. Këto kushte nuk plotësohet në objekte të zakonshme, ashtu siq jemi mësuar shpesh here ti shohim në Galeritë e ekspozimit në vendin tone. Shpesh, këto kushte të papërshtatshme na dërgojnë deri tek situatat kur nuk arrijmë ta …


Dizajni Urban I Bregut Të Liqenit Të Dibrës, Jon Fida Nov 2017

Dizajni Urban I Bregut Të Liqenit Të Dibrës, Jon Fida

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Institucion Parafillor - Ҫerdhe, Jeta Ramadani Nov 2017

Institucion Parafillor - Ҫerdhe, Jeta Ramadani

Theses and Dissertations

Që në kohën e hershme i është dhënë rëndësi e veçantë arsimit, veçanërisht atij parafillor që përfshinë periudhën 0 deri 3 vite, që është periudhë mjaft delikate për zhvillimin e duhur të trurit të fëmijës. Kosova në përgjithësi ka zhvilluar një qasje të integruar ndaj edukimit në fëmijërinë e hershme, në të cilën kombinohen shumë natyrshëm procesi i edukimit, i kujdesit shëndetësor, i arsimit, lojës së fëmijëve, sigurimit që të gjithë fëmijët të kenë qasje të barabartë në shërbimet e ofruara. Këto institucione në vendin tonë patёn zhvillim tё hovshёm nё periudhen e pas luftës. Një numër i konsiderueshëm i …


Ndërtesë Shumëbanesore Me Administratë, Lindi Musliu Nov 2017

Ndërtesë Shumëbanesore Me Administratë, Lindi Musliu

Theses and Dissertations

Banimi konsiderohet si njëri ndër faktorët kryesor të jetës së njeriut sepse ne atu jetojmë. Për atë arsye rëndësi të madhe luan edhe roli në caktimin e duhur të lokacionit. Prandaj lokacioni ku e kam përzgjedhur për ndërtimin e objektit i plotëson kushtet e nevojshme për një banim sa më cilësor. Zona që e kam përzgjedhur është një zonë mjaft e qetë dhe ka gjelbërim të mjaftueshëm. Të gjitha këto e bëjnë që secili banor të ketë një jetë të rehatshme me kushte shumë të mira banimi. Në punimin e diplomes, kërkohen disa karakteristika siç janë: Caktimi i duhur i …


Objekt Shumëbanesor Në Rahovec, Arbër Krasniqi Nov 2017

Objekt Shumëbanesor Në Rahovec, Arbër Krasniqi

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Banim Individual, Rinor Syla Nov 2017

Banim Individual, Rinor Syla

Theses and Dissertations

No abstract provided.