Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Architecture Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 86

Full-Text Articles in Architecture

Dizajnimi I Objektit Banesor Dhe Afarist Me Theks Në Dizajnin E Jashtëm Duke Përfshirë Dhe Hapsirën Publike, Ardit Sylejmani Dec 2018

Dizajnimi I Objektit Banesor Dhe Afarist Me Theks Në Dizajnin E Jashtëm Duke Përfshirë Dhe Hapsirën Publike, Ardit Sylejmani

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të jetesës të një standardi të lartë ku përveq njësive të banimit u është dhënë rëndësi shumë e madhe edhe hapësirave të gjelbërta, lojërave për fëmijë, këndeve për rekreim për tu a mundësuar një komoditet të lartë. Lokacioni i përzgjedhur gjendet në Lagjen e re në komunen e Ferizajit. Arsyeja e përzgjedhjes është kaosi i vazhdueshëm që po ndodhë në atë zonë gjë e cila është një sfidë. Rëndësi tjeter u është kushtuar edhe shfrytzimit të teknologjive më të reja për të minimizuar kostot e jetesës për banorët …


Qendër Inovative E Komunitetit, Arxhira Ferati Dec 2018

Qendër Inovative E Komunitetit, Arxhira Ferati

Theses and Dissertations

Të përjetuarit e problemeve dhe sfidave , eventualisht të shpie në të menduarit e zgjedhjes së atyre problemeve.Kur ky fenomen preket nga pikëpamja profesionale e një arkitekti , ajo merr peshë dhe dimension tjetër.Në këtv rast , unë kam pretenduar që si finalizim i studimeve bachelor në drejtimin e Arkitektures dhe Planifikimit Hapësinor , ta kurorëzoj titullin Bachelor duke iu qasur një teme kushtimisht të patrajtuar në vendin tonë , e perkundrazi shumë esenciale në zhvillim dhe produktivitet tek të rinjtë. Duke qenë se rinia Kosovare perbën shumicën e popullit te Kosovës , duhet trajtuar ashtu siq është , e …


Villë Luksoze, Eglantina Buja Dec 2018

Villë Luksoze, Eglantina Buja

Theses and Dissertations

“Objekti përceptohet me sytë që shohin, me kokën që lëvizë, dhe me këmbët që ecin...” Ludwing Mies Van Der Rohe

Ndryshimet e vazhdueshme dhe konceptet e ripërtëritura të stilit të jetesës së njerëzve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e më tepër nevoja për kualitetet e përgjithshme të banimit. Për më tepër kërkesat për vila dhe rezidenca kanë marshuar drejtë sferës së dimensionit psikologjik dhe kulturor. Si rrjedhojë edhe ka lindur një trend i ri dizajni dhe kërkesa të reja për qasjen ambientale, organizimin e kthinave, përzgjedhjen e materialeve dhe konceptin e dizajnit. Kjo qasje rezulton në krijimin e hapësirave më natyrale …


Projektimi I Shtepise Individuale “Ville Luksoze”, Egzon Mullarama Dec 2018

Projektimi I Shtepise Individuale “Ville Luksoze”, Egzon Mullarama

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome shyqrëtohet mënyra e projektimit të një shtëpie luksoze të ashtuquajtur“Villë”. Objekti i projektuar ka vendodhjen në zonë rurale, përkatesisht në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejes. Në projektim janë përdorur stile moderne të enterierit dhe eksterierit. Villa ka sipërfaqe prej 1000 metra katror dhe është në shfrytëzimin e 6 personave familjar, ndërsa parcela ka një sipërfaqe prej 2000 metra katror. Villa në fjalë është e realizuar në pamje 3 dimensionale, ku bën të mundur që projekti të shihet në mënyrë të qartë.


Qendra Tregtare ‘‘Bermuda’’, Enisa Orllati Dec 2018

Qendra Tregtare ‘‘Bermuda’’, Enisa Orllati

Theses and Dissertations

Sot, më shumë se kurdoherë, dizajni arkitektural shihet më shumë si një mjet për të promovuar qëllimet komerciale se sa një fund në vetvete. Në njërën anë, arkitektura në përgjithësi dhe ajo dedikuar domenit publik, sot nuk mund të konsiderohet thjeshtë e ndarë nga roli i saj i synuar si një katalist për zhvillimin dhe revitalizimin ekonomik të një vendi, në anën tjetër, krijimi i një ambienti të ndërtuar për të joshur konsumatoret krijon një komercializim të paprecedent të vet arkitekturës.

Qendrat tregtare ndoshta paraqesin shembullin më tipik të një spektakli të joshjes dhe njëherit pasqyrojnë edhe fenomenin e hiperkomodifikimit …


Projektimi I Objekteve Te Banimit (Banim Kolektiv), Eron Bytyqi Dec 2018

Projektimi I Objekteve Te Banimit (Banim Kolektiv), Eron Bytyqi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i Objektit i objektit të banimit kolektiv në qytetin e Ferizajt. Si fillim janë analizuar objektet banimit në këtë qytet , dhe gjatë analizave është vërejtur mungesa e objekteve te banimit tipi banim kolektiv ne kete zone.

Aplikimi i këtyre objekteve (banim kolektiv) ka filluar kohët e fundit të përdoret edhe në Kosovë , perderisa në vendet evropiane ka qenë i zhvilluar shumë kohë më parë. Tendeca e këtij projekti është që në një objekt të jenë të perfshira të gjitha hapësirat e nevojshme për një jetesë sa më të mirë.

Lokacioni …


“Banimi Nëntokësor Individual”, Elmedina Shkurti Dec 2018

“Banimi Nëntokësor Individual”, Elmedina Shkurti

Theses and Dissertations

Ky hulumtim së pari ka për qëllim rikujtimin e vlerave të nëntokës dhe jetës nën të, të dëshmojë rëndësinë e arkitekturës moderne nëntokësore dhe shfrytëzimin e të mirave që i ofron toka njeriut dhe të kujtuarit e mundësive të ruajtjes së ambientit dhe të shfrytëzimit të energjisë solare dhe gjeotermale për një konfort më të mirë. Të jetuarit nën tokë nuk është një koncept i ri për njeriun, pasi jeta nën tokë daton nga kohërat më të hershme të historisë njerëzore. Njeriu çdoherë e ka ndërtuar mënyrën e jetesës sipas nevojave dhe sipas ndikimeve të rrethit. Jetesa ka pasur fillim …


Vilë Malore, Nora Rexhaj Dec 2018

Vilë Malore, Nora Rexhaj

Theses and Dissertations

“Arkitektura është shprehje e vlerave – mënyra se si e ndërtojmë është një pasqyrim i mënyrës sonë jetësore”. N.F

Arkitektura parimisht mishëron vetë konceptin e jetës sonë, ajo madje arrin të ndikojë edhe në pjesën më të rendësishme të njeriut, atë humane dhe psikologjike. Mënyra se si ne jetojmë dhe zhvillojmë funksionet jetësore është një rezultim direkt se si janë zhvilluar projektet arkitektonike dedikuar atyre që do ti shfrytëzojne.

Duke u bazuar në këtë fakt është tejet e rendësishme që projekti të ketë strukturë dhe plan i cili i përmbushë kërkesat funksionale të harmonizuara me ambientin që e rrethon, në …


Ndërtesë Shoqërore – Muze I Arteve Bashkëkohore Në Prizren, Veron Tara Dec 2018

Ndërtesë Shoqërore – Muze I Arteve Bashkëkohore Në Prizren, Veron Tara

Theses and Dissertations

Muzeu i arteve bashkëkohore është institucion edukativ dedikuar mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve kryesisht të artit modern.

Muzeu, i cili ka një prani të rëndësishme në jetën kulturore organizon ekspozita si nga koleksioni i përhershëm po ashtu edhe nga ekspozita të tjera periodike të artit modern dhe bashkëkohorë.

Projekti ka për qëllim të shqyrtojë mundësitë, aktivitetet e ndryshme që mund të sjellë, vetëdijen më të madhe në kulturë dhe aftësitë që mund të fitohen.

Është zgjedhur si projekt kjo temë për shkakun se as në Prizren e as në Kosovë nuk ekziston një ndërtesë apo muze i tillë, që …


Projektimi I Objekteve Afariste ( Qender Tregtare ), Arsim Kastrati Dec 2018

Projektimi I Objekteve Afariste ( Qender Tregtare ), Arsim Kastrati

Theses and Dissertations

Qellimi i ketij punimi të diplomës është projektimi i Qendres Tregtare në Qytetin e Malishevës. Si fillim janë analizuar objektet tregtare në këtë qytet por edhe objektet e banimit që përfshihen për rreth ketij qyteti.

Dhe sipas analizave të marrura është verejtur mungesa e ndonjë qendre tregtare në këtë qytet.

Këto objekte aplikohen shumë edhe në Kosovë sidomos në vitet e fundit, përderisa në shtetet e Evropës ka qenë i zhvilluar shumë kohë më pare.

Tendenca e ketij projekti është që në nje objekte te jenë te perfshira te gjitha hapsirat e nevojshme që u nevojitet nje qytetari te atij …


Villë Banimi, Sevime Kallaba Dec 2018

Villë Banimi, Sevime Kallaba

Theses and Dissertations

“The mission of an architect is to help people understand how to make life more beautiful, the world a better one for living in, and to give reason, rhyme, and meaning to life.” Të krijosh do të thotë të vendosësh diçka në kohë dhe hapësirë, diçka të re e cila padyshim se do të ketë impakt në botë, e këtu dallon krijimi tek impakti ose ndikimi të cilin mund t’a ketë në kohë dhe hapësirë. Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e …


Galeria E Arteve, Natyra Bytyqi Dec 2018

Galeria E Arteve, Natyra Bytyqi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij projekti është të stimuloj rigjenerimin e ngjarjeve kulturore dhe artistike. Qytetit i mungon një vend adekuat , i dedikuar vetëm për artistë , vepra arti dhe dashamirë të artit , factor i cili ndikon në mungesën e organizimit të ngjarjeve të tilla. Zgjidhja konceptuale arkitektonike e këtij projekti zë vend në afërsi të kinemasë dhe teatrit të qytetit , gjë që ofron mundësi për krijimin e një ambienti dhe tërësie strukturore me karakter të qartë.Hapsirat përbrenda janë komode dhe fleksibile për vizitorët , artistët dhe veprat artistike. Ndërsa nga jashtë , në formë e thjeshtë dhe në …


Muzeu Etnografik Regjional Në Bujanoc, Shkurte Dalipi Dec 2018

Muzeu Etnografik Regjional Në Bujanoc, Shkurte Dalipi

Theses and Dissertations

Tema kryesore e këtij punimi është projektimi i një muzeu etnografik regjional në Bujanoc. Për shkak të përcaktimit të destimit të këtij objekti janë trajtuar disa tema që përkojnë me realizimin sa më të mirë të mundshëm të tij. Fillimisht, punimi ofron informata të mjaftueshme për historikun e muzeve dhe zhvillimin e tyre nëpër periudha të ndryshme kohore në botë, duke u fokusuar në veçanti në zhvillimin e muzeve etnografikë gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Është kjo periudha kur muzetë kishin filluar të hynin nën përkujdesje shtetërore apo perandorake me qëllim të instrumentalizimit të tyre në politikat e arsyetimit të veprimeve …


Shtëpitë Nëntoksore, Zana Prelvukaj Dec 2018

Shtëpitë Nëntoksore, Zana Prelvukaj

Theses and Dissertations

Që nga egzistenca e njeriut strehimi është një ndër elementet bazike për mbijetesë dhe mbrojtje nga kushtet natyrore. Tema që do të trajtoj në këtë hulumtim është "Shtëpia nëntokësore". Tema përmbledh të gjitha sqarimet në lidhje me përfitimet dhe disavantazhet e këtij aspekti arkitekturor, urban, ekologjik dhe social. Qëllimi i temës është që të shërbejë si një themel themelor në hartimin, projektimin dhe ndërtimin e shtëpive nëntokësore si një formë e re banimi në vendin tonë. Pas luftës së fundit në Kosovë (1998-99), rindërtimi filloi në formën të pakontrolluar dhe të paplanifikuar, duke shkatërruar çdo hapësirë të lirë në kryeqytet. …


Dizajnimi I Objektit Banesor Dhe Afarist Me Theks Në Organizimin Hapësirave Të Brendshme, Blerand Memeti Dec 2018

Dizajnimi I Objektit Banesor Dhe Afarist Me Theks Në Organizimin Hapësirave Të Brendshme, Blerand Memeti

Theses and Dissertations

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të jetesës të një standardi të lartë, ku fokusi më i madh ka qenë në organizimin e hapësirave të brendshme ku secila njësi ofron dimensione të një standardi të lartë të jetesës. Lokacioni i përzgjedhur gjendet në Lagjen e re në komunen e Ferizajit. Arsyeja e përzgjedhjes është kaosi i vazhdueshëm që po ndodhë në atë zonë gjë e cila është një sfidë. Organizimi i brendshëm i hapësirave në objektet ekzistuese përreth lokacionit nuk ofrojnë ndonjë standard komod të jetesës. Rëndësi tjeter u është kushtuar edhe shfrytzimit të …


Kompleks Banesor-Afarist, Lagjja 2 - Skënderaj, Edona Tafili Nov 2018

Kompleks Banesor-Afarist, Lagjja 2 - Skënderaj, Edona Tafili

Theses and Dissertations

Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri elementet bazë mbi të cilat ndërtohet arkitektura në përgjithësi.

Një ndërtesë duhet të ketë strukturë dhe plan që i përgjigjet kërkesave funksionale, të harmonizuara me ambientin e saj natyral dhe të formoj një tërësi intelektuale të qartë dhe të integruar.

Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme, atë humane, mendore dhe psikologjike.

Banimi paraqet funksionin dhe aktivitetin kryesor të vendbanimeve dhe njëkohësisht shfrytëzuesin kryesor të hapësirës së vendbanimeve. Si i tillë, …


Projektimi I Objektit Individual Dhe Aplikimi I Masave Për Kursim Të Energjisë, Jon Berisha Nov 2018

Projektimi I Objektit Individual Dhe Aplikimi I Masave Për Kursim Të Energjisë, Jon Berisha

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Terminal - Stacion I Autobusëve, Rozafa Tahiraj Nov 2018

Terminal - Stacion I Autobusëve, Rozafa Tahiraj

Theses and Dissertations

Sistemi i transportit, një nga shërbimet më thelbësore për një shoqëri të organizuar, përmirëson progresin social, ekonomik, industrial dhe komercial. Zhvillimi i sistemit të transportit publik çdo herë e më shumë po pëson rritje. Një rritje e tillë medoemos kërkon ndërhyrje e përmirësime të vazhdueshme. Në mënyrë që të përmbushen nevojat e popullsisë në rritje dhe të krijohen zona urbane sa më efikase, duhet ecur një hap me zhvillimet e fundit të teknologjisë moderne. Ky projekt trajton një problematikë me të cilën qyteti i Skenderajit po përballet tash e disa vite me radhë - Terminalin e Autobusëve. Stacioni i autobusëve …


Banim Individual-Bllok Urban Banimi, Albana Berisha Nov 2018

Banim Individual-Bllok Urban Banimi, Albana Berisha

Theses and Dissertations

Blloku urban është projekt modern, i cili,ka për bazë funksionalitetin e bashkëjetesës ndërmjet të gjitha grupmoshave në një lagje të përbashkët.

Qëllimi i këtij projekti është të bëjë gërshetimin e të gjithë pjesëmarrësve në lagje përmes multifunksionalitetit që ofron lagjja.

Tendencat janë që aspekti social të jetë primar në funksionalizimin e kësaj lagje, dhe përmes kafeneve, restoranteve, pishinave si dhe organizimit në përgjithësi lejon frekuentimin edhe të qytetarëve të tjerë të cilët nuk janë banorë të lagjes.

Renditja e shtëpive është bërë në atë mënyrë sa qasja dhe qarkullimi ofrojnë komoditet maksimal.

Në këtë projekt rëndësi të veçantë i është …


Ndertesa Afaristo / Banesore, Fatbardha Fejza Nov 2018

Ndertesa Afaristo / Banesore, Fatbardha Fejza

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Vila Malore, Floran Ajdari Nov 2018

Vila Malore, Floran Ajdari

Theses and Dissertations

Vilat malore janë arkitektur të cilat i takojn banimit individual dhe janë të ndërtuara në pozitat periferike të qyteteve , përkatsisht në viset malore . Vilat përmbajn ndërlidhje shum të mir me natyrën dhe të cilat shfrytëzohen gjatë ditëve të vikendit apo në pushime , këto objekte janë duke u shfrytëzuar nga një numër i madh i turistëve ku edhe kemi ndërtime të shumta të vilave në vende si Brezovic , Bogë , Prevall dhe në shum vende të tjera . Kjo formë e arkitekturës nuk është duke u shfrenuar sidomos në Kosovë të cilat në një far mënyre janë …


Ndertime Religjioze-Teqe, Muharrem Sejfijaj Nov 2018

Ndertime Religjioze-Teqe, Muharrem Sejfijaj

Theses and Dissertations

Tarkikati Bektashi është një tarikat sufi, që bashkëndan të njëjtat tipare me tarikatet e tjera duke pasur një nevojë për udhëheqje shpirtërore - i quajtur baba sipas bektashijve - si dhe doktrinën e "katër portave" që duhen tejshkuar: Sheriati, Tarikati, Hakikati dhe Marifeti. Bektashizmi i jep vëmendje të veçantë Waḥdat al-Wujūd (Njësimit) të formuluar nga Ibn Arabiu, një formë panenteizmi kjo. Ka gjithashtu ndikime të mëdha nga Shi'izmi, me përnderim ndaj Aliut, Dymbëdhjetë Imamëve dhe ndërmendjen ritualore të Ashures në përkujtim të Betejës së Qerbelasë. Bektashijtë e çmojnë Nevruzin si ditë të shenjtë.

Përmes Waḥdat al-Wujūd bektashijtë shohin realitetin e …


Fust Museum, Benart Shala Oct 2018

Fust Museum, Benart Shala

Theses and Dissertations

-The fust museum, is a synthesis, a bond of specific timelines, derived by it’s own name (Future-Past-FUST). What is a void, or void space ? How can we percept it ? What is the best way to relive history? Why do we have to relive it ? Is history only a tool that helps us construct or form the future? These question went through my mind, while working on this thesis. With fust museum i want to express the effect of the butterfly, by reliving these 3 different timeline’s through an chronological order (the world war 2, cold war and …


Qendër Kulturore, Burhan Mehmeti Oct 2018

Qendër Kulturore, Burhan Mehmeti

Theses and Dissertations

Derisa vetëdijësimi i shoqërisë është segmenti më i rëndësishëm i çdo vendi, mbetet detyrë e përhershme e institucioneve kompetente që t’i thellojnë hulumtimet rreth dukurive të ndryshme që e shoqërojnë sistemin kulturor në vend.Në këtë kontekst, edhe punimi në vazhdim synon t’i identifikojë shkaqet kryesore dhe më me peshë që ndikojnë në ofrimin e ambienteve sa me komode për zhvillim të aktiviteteve kulturo-artistike, në mënyrë që të ndikohet në ndryshime pozitive në këtë aspekt. Bukuritë fizike të shqiptarit gërshetuar me ato të natyrës, ambientit ku ai jeton, qëndron e gjallëron përballë stuhive të shumta të jetës fuqizohen edhe me veshjet …


Banim Individual, Egzona Totaj Oct 2018

Banim Individual, Egzona Totaj

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Kopsht Fëmijësh, Florent Tmava Oct 2018

Kopsht Fëmijësh, Florent Tmava

Theses and Dissertations

Qëllimi i kësaj teme është që të zhvillohet një tipologji e kopshtit të fëmijëve që të jetë si qasje e dizjanit të qerdheve, e cila artikulon nevojat emocionale, e jo vetëm ato fizike dhe edukative. Me zhvillimin e kësaj tipologjije do të krijohet një mjedis edukativ i cili mund të ndikoj dhe ndihmoj në zhvillimin e potencialeve të fëmijëve. Në këtë temë do të zhvillojmë të gjitha komponentet që e përbëjnë një ndërtim edukativ, që produkti final t’i plotësoi të gjitha nevojat themelore e deri te ato që arrin dimenzioni e katert (4) në arkitekturë që është përjetimi, që ndërlidhet …


Resort, Nuhi Lutfiu Oct 2018

Resort, Nuhi Lutfiu

Theses and Dissertations

Ndër faktorët kryesor për ndërtimin të këtij projekti është fluks i madh i turistëve anembar Kosovës te cilët me një kureshtje të madhe e vizitojn cdo vjet ne stinën e dimrit këtë bukuri të rallë natyrore qe posedon Kosova.Po ashtu nuk është vetëm një vizit e thjesht por kjo ndodh për shkak se me të vërtet Brezovica është më e veqant krahasim me vendet të tjera pasi që gjenden shum pista të skijimit,lartësia e maleve,dendësia me lisa dhe klima perfekte gjatë sezonës së dimrit e bënë këtë pjesë një atraksion shumë të mirë turistik jo vetëm nga Kosova por edhe …


Zhvillimi I Sherbimeve Turistike “Hotel”, Rrona Gacaferi Oct 2018

Zhvillimi I Sherbimeve Turistike “Hotel”, Rrona Gacaferi

Theses and Dissertations

Të jetosh në një qytet të rrethuar nga malet, do të thotë ta ngresh kokën lartë ngado që ecën, të magjepsesh nga pamja piktoreske, të të vijë vullneti e dëshira ta ftosh gjithë botën ta shoh, e ta përjetoj dhe ta vlersojë bashkë me ty gjithë këtë pamje e potencial që ka. Në anën tjetër të jetosh në një qytet që krahas këtyre tipareve, ka hapësira të cilat paraqesin rrezik për banor apo turistë, të shtyn të punosh dhe të mundohesh që te zhvillohet tutje dhe të bëhet një qytet i qetë, i sigurt, dhe atraktiv për vendasit dhe vizitorët. …


Universiteti I Arkitekturës Në Pejë, Taulant Kukaj Oct 2018

Universiteti I Arkitekturës Në Pejë, Taulant Kukaj

Theses and Dissertations

Pasi që Republika e Kosoves është shtet në tranzicion si element përbërës esencial I zhvillimit të shtetit tonë është edhe sistemi arsimorë, edukativë dhe kulturor. E gjitha fillon me vetëdijesimin e popullit për kët gjë, duke ju kushtuar shumë rendesi kushteve në të cilat pergaditemi si nxënës, student pasi që tek ne gjenden vetëm kushtet minimale për arsim si në atë të ulët të mesëm dhe të lartë. Prishtina si kryeqytet I ka disa përparsi karshi këtyre kushteve por janë lënë anash edhe qytete tjera të mëdha të Kosovës p.sh Peja, Gjakova, Prizreni etj te cilat kan universitete por saj …


Objekti I Komunës Në Deçan, Ardit Shehu Oct 2018

Objekti I Komunës Në Deçan, Ardit Shehu

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i kësaj Teme të Diplomës,qëndron në projektimin dhe dizajnimin e një objekti administrativ siç është Objekti i Komunës,duke marrë për bazë rregulloren e projektimit të këtyre llojeve të objekteve në Arkitekturë si dhe kushteve rregullative të komunës ku objekti është paramenduar të vendoset.Projektimi i objekteve administrative në përgjithësi në ditët e sotme,duhet të bazohet në dizajn modern arkitektural,sepse dita-ditës administrate po e humb rëndësinë,që dikur e ka pasur,pasi që me zhvillimin e teknologjisë dhe avancimin e pajisjeve teknologjike adekuate konsumatori,pra në këtë rast qytetari i thjeshtë mund të pajiset shumë lehtë në mënyrë elektronike me dokumentet që i …