Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses and Dissertations

Discipline
Institution
Keyword
Publication Year
File Type

Articles 121 - 150 of 638

Full-Text Articles in Nursing

Përdorimi I Penicilinave Në Një Regjion Të Prizrenit, Anita Ajazaj Feb 2021

Përdorimi I Penicilinave Në Një Regjion Të Prizrenit, Anita Ajazaj

Theses and Dissertations

Penicilina u jepet pacientëve kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteret. Disa lloje të infeksioneve bakteriale që mund të mjekohen me penicilinë përfshijnë pneumoninë, dhimbjet e fytit, sifilisin dhe gonoreanë. Mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar infeksionet e dhëmbëve. Si një antibiotik, penicilina vret bakteret ose i parandalon ato të rriten dhe shumohen. Ilaçi funksionon duke sulmuar enzimat që ndërtojnë muret qelizore të baktereve.

Qëllimi i këtij hulumtimi është njohja me rastet e trajtuara me penicilinë dhe pasojat që mund të kenë gjatë jetës pas përdorimit të shpeshtë të tyre.

Në këtë hulumtim kuantitativ me metodë descriptive, janë mbledhur të …


Roli I Infermieres Në Urgjencat Kirurgjike Abdominale, Ajeta Bajra Feb 2021

Roli I Infermieres Në Urgjencat Kirurgjike Abdominale, Ajeta Bajra

Theses and Dissertations

Urgjencat kirurgjike mund të përkufizohen si operacione që kërkohet për të trajtuar një kërcënim akut për jetën, organin, gjymtyrën ose indin e shkaktuar nga trauma e jashtme, procesi akut i sëmundjes, përkeqësimi akut i një procesi të sëmundjes kronike ose ndërlikimi i një procedure kirurgjikale ose ndërhyrjeje tjetër. "Hipertensioni intra-abdominal", mosfunksionimi dhe dështimi i organeve të shkaktuara nga presioni, janë njohur gjithnjë e më shumë gjatë dekadës së fundit si shkaqe të morbiditetit dhe mortalitetit të konsiderueshëm. Presioni i rritur intra-abdominal mund të shkaktojë dëmtime të konsiderueshme të funksionit të sistemit nervor kardiak, pulmonar, renal, gastrointestinal, hepatik dhe qendror. Abdomeni …


Ethet Hemorragjike, Adrian Dragaqina Feb 2021

Ethet Hemorragjike, Adrian Dragaqina

Theses and Dissertations

Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive të deritanishme mbi Ethet Hemoragjike (EH) Në pjesën e parë të këtij punimi, unë si autore kam paraqitur informata të detajuara për Ethet Hemoragjike, diagnozën, karakteristikat klinike, trajtimin si dhe klasifikimin e EH, rreziku nga të cilët është i rëndësisë aktuale në Kosovë. Në pjesën e dytë kam paraqitur mënyrën e parandalimit dhe masat mbrojtëse ndaj EH. Pjesa e tretë e punimit përmban kujdesin infermieror që duhet treguar ndaj EH. Ndërsa në pjesën e fundit kam paraqitur të dhënat statistikore që flasin rreth përhapjes së EH në Kosovë dhe shpërndarjen …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Karcinom Të Gjirit, Anita Mustafa Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Karcinom Të Gjirit, Anita Mustafa

Theses and Dissertations

Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Është kanceri më i zakonshëm që prek gratë në gjithë botën dhe është vlerësuar se përbën rreth 25% të të gjitha sëmundjeve malinje dhe incidenca e saj tregon një trend në rritje të vazhdueshme në shumë vende në të gjithë botën. Kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm në botë dhe, deri tani, kanceri më i shpeshtë në mesin e grave, me rreth 1, 67 milion raste të reja të kancerit të diagnostifikuara në 2012 (25% e të gjitha kancereve). …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Skizofreni-Ndikimi I Covid-19, Afërdita Kajdomqaj Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Skizofreni-Ndikimi I Covid-19, Afërdita Kajdomqaj

Theses and Dissertations

Hyrje: Ka pasur punime të shumta që kanë parashikuar se njerëzit me sëmundje të rënda mendore do të jenë në rrezik të lartë gjatë kësaj periudhe.

Qëllimi: Të kuptojë gjendjen psikike të të sëmurëve me çrregullime psikotike kronike si rezultat i situatës së krijuar nga COVID-19.

Metoda: Është një studim kros-sektorial. Pacientët me Skizofreni dhe çrregullime të tjera psikotike ose kujdestarët e tyre kryesorë (91 pacientë dhe 47 kujdestarë) u intervistuan përmes telefonatave ose drejtpërdrejt gjatë periudhës së pandemisë, në lidhje me gjendjen e tyre psikike.

Rezultatet: Pas shfaqjes së pandemisë 99 ose 71.70 % e …


Frika E Pacientëve Nga Stomatologu Në Ordinancën Swiss Dental Në Ferizaj, Arbёresha Ramolli Feb 2021

Frika E Pacientëve Nga Stomatologu Në Ordinancën Swiss Dental Në Ferizaj, Arbёresha Ramolli

Theses and Dissertations

Hyrje: Frika definohet si përgjigje individuale në ngjarjen aktuale apo kërcënimin me qëllim për të mbrojtur jetën. Frika nga intervenimet stomatologjike radhitet në vendin e katërt në grupin e situatave që shkaktojnë frikë dhe manifestohet nga nervoza dhe ankthi deri në paraqitjen e fobisë. Frika mund të jetë shkakatare e të ashtuqujturit «rrethi vicioz i frikës te stomatologut» si dhe i një shëndeti të dobët oral. Frika mund të menaxhohet në mënyra të ndryshme. Kur bëhet fjalë për fëmijët duhet fillimisht që të fitohet besimi i tyre, në vizitën e parë asnjëherë nuk duhet shkaktuar dhimbje. Qëllimi i punimit: Qëllimi …


Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurit Me Insuficiencë Renale Kronike, Arbresa Bytyqi Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurit Me Insuficiencë Renale Kronike, Arbresa Bytyqi

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të paraqes një përmbledhje të detajuar rreth kujdesit infermieror tek pacientët me sëmundje renale kronike. Njohja fillimisht me përkufizimet e sëmundjes, etiologjinë, patofiziologjitë e sëmundjes, trajtimi, përcaktimin e diagnozës, dhe rolin e infermierës në sëmundjen renale kronike.

Insuficienca renale kronike është dëmtim progresiv dhe i pakthyeshëm i funksionit të veshkave. Veshkat ngadalë humbin aftësinë e tyre për të eleminuar toksinat dhe për të kontrolluar vëllimin e ujit në trup. Në shumicën e rasteve, situata e sëmundjes kronike të veshkave arrihet, pas një periudhe të ndryshueshme kohore, kështu që mund të duhen vite nga fillimi i diagnozës …


Kujdesi Infermieror Te Kanceri I Qafës Së Mitrës, Arbnor Sherifi Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Kanceri I Qafës Së Mitrës, Arbnor Sherifi

Theses and Dissertations

Hyrje : Qafa e mitrës - cervix uteri, ndodhet në pjesën e poshtme të mitrës dhe është pjesa më e ulët dhe më e ngushtë e mitrës, që ka formë cilindrike me gjatësi rreth 2-3 cm. Në qafën e mitrës dallohen këto pjesë: pjesa e qafës së mitrës, e cila del në vagjinë (pars vaginalis), pjesa e ndërmjetme (pars intermedia) dhe pjesa mbi vagjinë (pars supra vaginalis). Nga pjesa vagjinale e qafës së mitrës fillon kanali cervikal, i cili e lidh hapësirën e mitrës me vagjinën. Qëllimi i punimit është zgjerimi i njohurive tek femrat në lidhje me sëmundjen e …


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Epileptik, Brunilda Selmani Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Epileptik, Brunilda Selmani

Theses and Dissertations

Epilepsia quhet edhe morbus komicial, morbus sacer, “sëmundje e tokës”. Me termin “epilepsi” përkufizohet një gjendje patologjike kronike e sistemit nervor qëndror që shprehet nëpërmjet episodeve klinike shpërthyese të përsëritura, si pasoje e shkarkesave të shtuara dhe hipersinkrone të një popullate neuronale të hipereksituar. Ndërsa krizat epileptike sipas WHO janë si rezultat i një disfunksioni e një pjese apo të gjithë trurit si rrjedhojë e një rritje të shkarkesave të një popullate të hipereksituar neuronale, që shkakton një fenomen motor, sensor, outonomik ose të një natyre psikike të menjëhershëm dhe të papritur.

Qëllimi kryesor i këtij studimi është evidentimi …


Rekomandimet E Inferimerit Në Permirësimin E Faktorëve Të Riskut Për Sëmundje Të Arterieve Koronare, Blerinë Zejnullahu Feb 2021

Rekomandimet E Inferimerit Në Permirësimin E Faktorëve Të Riskut Për Sëmundje Të Arterieve Koronare, Blerinë Zejnullahu

Theses and Dissertations

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar globalisht dhe pavarësisht përparimeve në kujdesin klinik dhe mjekësinë, vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Më shumë se gjysma e të rriturve kanë të paktën 1 faktor rreziku të sëmundjes koronare të zemrës (SAK) dhe gati një e katërta kanë lezione të përparuara aterosklerotike. Shkalla e aterosklerozës është e lidhur drejtpërdrejt me numrin e faktorëve të rrezikut. Zbulimi i hershëm është thelbësor për të identifikuar individët në rrezik dhe për të promovuar ndryshimet e stilit të jetës përpara se të ndodhë përparimi i sëmundjes. Pavarësisht nga prania e …


Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Të Moshuar Me Frakturë Të Femurit, Bleona Vranovci Feb 2021

Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Të Moshuar Me Frakturë Të Femurit, Bleona Vranovci

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e problemit si emocional ashtu edhe profesional, tema ka rëndësi të veqantë dhe është mjaft e përhapur në tërë botën.

Synimi i punimit tim është që të theksohet në përpikshmëri “Kujdesi infermieror ndaj pacientëve të moshuar me frakturë të femurit”.

Gjatë formimit të punimit vend të rëndësishëm ka zënë puna praktike në Spitalin Rajonal Ferizaj, gjithashtu edhe puna ime në Ordinancën ortopedike Gjenezis, duke u ngjeshur drejtë për së drejti me rastin e studimit.

Bazë e punimit është paraqitja e kjartë e problemit në fjalë, duke u përmbushur më pas nga përshkrimi i hapave të duhur …


Ndikimi I Betabllokatorëve Te Pacientët Me Çrregullime Kardiake, Bleona Januzaj Feb 2021

Ndikimi I Betabllokatorëve Te Pacientët Me Çrregullime Kardiake, Bleona Januzaj

Theses and Dissertations

Sëmundjet kardiovaskularejanëproblemeqënashoqërojnëçdoditëdhemarrinjetën e mijëranjerëzishnëmbarëbotën, andajekzistojnëterapiqëndihmojnëdhepërmirësojnëshëndetin e pacientëve me problemenëzemër.

Ndërterapitë e efektshmepërkëtoçrregullimejanëbetabllokatorët, preparatemedikamentozeqëndihmojnëshumënëkuadërtëçrregullimevekardiake, siçjanë: dështimet e zemrës, aritmitë, angjinapektoraledhehipertensioni.Betabllokatorëttënjohurgjithashtusiagjentëbllokues beta-adrenergjikëjanëprailaçeqëulinpresionin e gjakut, bëjnëqëzemratërrahëmëngadalëdhe me mëpakforcë, këtobarnagjithashtundihmojnënëhapjen e venavedhearterievepërtëpërmirësuarrrjedhjen e gjakut.

Unë do tëelaborojëdhetregojënëmënyrënmëtëmirëpërndikimin e këtyrebarnave, veprimet e tyrepozitivedhe negative, pranëkëtëhulumtim do tëshqyrtojënjënganjë duke pasurparasyshqëkëtoçrregullimekardiakejanënjë problem global nëditët e sotme.

Çdogjëpërnjëshëndetsamëcilësordhekualitativpërpacientin, sepseshëndetiështëgjëjaprimare.


Roli I Kujdesit Infermieror Gjatështatzënisë Në Spitalin Regjional Në Ferizaj, Besiana Rexhepi Feb 2021

Roli I Kujdesit Infermieror Gjatështatzënisë Në Spitalin Regjional Në Ferizaj, Besiana Rexhepi

Theses and Dissertations

Shtatzënia është një periudhë delikate që kërkon një përkushtim mjaftë të veçantë dhe përkujdesje të vazhdueshme.

Shtatzënia ndahet në periudha tremujore për ta kuptuar dhe përcjellë më lehtë.

Njëkohësisht,secila periudhë (tresmestër) në vetvete përmban probleme pak a shumë “serioze”.

Poashtu roli i kujdesit infermieror ndaj grave shtatzëna,luan rol të rëndësishëm gjatë kujdesit mjekësor për zvogëlimin e komplikimeve si dhe sjelljes në jetë të fëmijës së shëndoshë.

Ky shqyrtim përmbledhë njohuritë aktuale rreth shtatzënisë dhe kujdesit infermieror gjatë kësaj periudhe.

Qëllimi i këtij hulumtimi është zgjerimi i njohurive për shtatzëninë,ndryshimet të cilat ndodhin në organizmin e shtatzënave dhe kujdesin shëndetësorë të …


Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Në Komunën E Istogut, Drita Shatri Feb 2021

Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Në Komunën E Istogut, Drita Shatri

Theses and Dissertations

Vaksinimi është një nga fitoret më të mëdha të mjekësisë. Nganjëherë dëshirojmë të dimë më shumë për to veçanërisht kur na vjen ftesa për vaksinimet e para të fëmijëve në familjen tonë. Vaksinat janë të ndryshme sipas sëmundjes që kërkojmë të luftojmë. Ato mund të përbëhen nga mikroorganizma të çaktivizuar (të vrarë) ose të zbutur (të bërë të padëmshëm), ose nga pjesë të tyre, ose madje nga substanca që ato prodhojnë, të cilat quhen toksina, e të bëra jo aktive. Vaksinat veprojnë duke nxitur një sistem natyral mbrojtjeje: sistemin imunitar. Ky sistem ka për qëllim të prodhojë qeliza mbrojtëse të …


Kujdesi Infermierior Te Pacientët Me Infeksione Të Traktit Urinar, Drenusha Sopa Feb 2021

Kujdesi Infermierior Te Pacientët Me Infeksione Të Traktit Urinar, Drenusha Sopa

Theses and Dissertations

Hyrje- Infeksionet e traktit urinar janë ndër infeksionet më të shpeshta si te pacientët ambulantorë, ashtu edhe te këta të hospitalizuar. ITU-të janë një nga tipet më të zakonshme të infeksionëve që hasen në mjekësinë klinike. Ato arrijnë në më shumë se shtatë milionë vizita mjekësore dhe rëndojnë më shumë se një milionë pranime spitalore vjetore në SHBA.

Qëllimi i Punimit- Qëllimi i punimit të kësaj teme ishte zgjërimi i njohurive lidhur me infeksionet e traktit urinar, duke përfshirë këtu: Etiologjinë e sëmundjes, Klasifikimin e ITU-ve, Simptomatologjinë, Parandalimin, Diagnostikimin, Mjekimin.

Metodologjia- Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e …


Cilësia E Jetës Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Egzona Muslija Feb 2021

Cilësia E Jetës Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Egzona Muslija

Theses and Dissertations

Cilësia e jetës është një rezultat i rëndësishëm shëndetësor më vete, që përfaqëson qëllimin përfundimtar të të gjitha ndërhyrjeve shëndetësore. Ky punim rishikon literaturën e botuar, në gjuhën angleze, mbi cilësinë e jetës së vetë-perceptuar midis të rriturve me diabet. Cilësia e jetës matet si funksionim fizik dhe shoqëror dhe mirëqenie e perceptuar fizike dhe mendore. Njerëzit me diabet kanë një cilësi më të keqe të jetës sesa njerëzit pa sëmundje kronike, por një cilësi më të mirë të jetës sesa njerëzit me shumicën e sëmundjeve të tjera serioze kronike. Kohëzgjatja dhe lloji i diabetit nuk shoqërohen vazhdimisht me cilësinë …


Fibroza Cistike, Egzon Bajrami Feb 2021

Fibroza Cistike, Egzon Bajrami

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të zgjerojmë njohuritë për fibrozën cistike si sëmundje dhe të marrim njohuritë e duhura rreth mënyrave se si duhet të qasemi ne ndaj femijëve dhe pacientëve të prekur nga kjo sëmundje, duke pasur parasysh diagnostikimin e hershëm dhe të saktë, fillimin e trajtimit, shkallën e prekjes pulmonare, si dhe edukimin e pacientit dhe të prindërve lidhur me këtë sëmundje dhe mënyrën e trajtimit. Një tjetër objektiv specifik i punimit është roli i infermieres në trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve obstruktive respiratore. Këto objektiva kanë të bëjnë veçanarisht për kujdesin dhe menaxhimin që duhet t’iu bëhet …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Probleme Tonsillare, Izet Sylejmani Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Probleme Tonsillare, Izet Sylejmani

Theses and Dissertations

Cilësia e kujdesit infermieror është një element thelbësor në trajtimin e pacientëve me probleme tonsillare. Qëllimi i këtij studimi eshte të zbulojë gatishmërinë e infermierëve për të siguruar kujdesin infermieror tek pacintët me probleme tonsillare në Spitalin duke hetuar nëse infermieret që punojnë me këta pacientë kanë njohuri të mjaftueshme për kujdesin ndaj patologjive tonsillare. Hulumtimi u krye në Spitalin Amerikan me gjithsej 32 respodentë/ infermiere. Të dhënat u mblodhën duke përdorur pyetësorë gjysëm të strukturar.

Resultatet:Infermierët u përgjigjen pozitivisht ndaj perceptimit të tyre për llojin e njohurive të tyre në kujdesin për problemet tonsillare dhe si rezultat doli …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet Gestational, Gzonjetë Krosa Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet Gestational, Gzonjetë Krosa

Theses and Dissertations

Diabeti në shtatzëni është një nga temat më të diskutuara kohët e fundit në fushën e obstetrikës për arsye të rritjes së incidencës së saj. Shfaqja e saj gjatë një shtatzënie ndërlikon përfundimin e shtatzanisë për nënën dhe foshnjen.

Duke qenë se diabeti është një sëmundje e pakurueshme e cila e shoqëron pacientin gjatë gjithë jetës së tij, menaxhimi i tij sa më i mirë jo vetëm që zgjat jetën e pacientit, por dhe frenon komplikacionet e diabetit që çojnë deri në koma dhe vdekje. Diabeti gestational, ndryshe i quajtur diabeti i shtatzanisë, është një prej tipeve të diabetit i …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Pneumoni, Florentina Durmishi Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Pneumoni, Florentina Durmishi

Theses and Dissertations

Për ne si infermier shëndeti i çdo pacienti është gjëja primare që duhet ta kemi parasysh dhe të tregojmë një kujdes të veçantë për ta.

Pneumonia është infeksion i mushkërive që mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose këpurdhat. Pneumonia është infeksion i rrugëve të vogla respiratore dhe alveoleve. Qëllimi i këtij studimi është që ta kuptojmë se cilat janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes së pneumonisë, cilat janë simptomat, dhe si ofrohet kujdesi infermieror pacientëve me pneumoni. Unë si studente e degës së infermierisë jam munduar që përmes këtij punimi dhe studimi të ofrojë material sa më …


Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Hipertension Aterial, Florjana Mazreku Feb 2021

Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Hipertension Aterial, Florjana Mazreku

Theses and Dissertations

HTA është një problem shëndetsor serioz me ndikme të rëndësishme për individët, familjet, komunitetet, shoqërinë dhe shërbimet shëndetësore. Ajo është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike, që haset në shërbimin shëndetësor parësor. HTA ka prejardhje të panjohur por mund të varioj nga çrregullimet hemodinamike dhe patofiziologjike dhe shkaktarë të tjerë. Trashëgimia është një faktorë që hap rrugët dhe sëmundjet por mekanizmi që e vë në lëvizje ngelet i paqartë. HTA renditet i pari në listën e sëmundjeve kronike pas sëmundjeve kardiovaskulare. Hipertensioni arterial (HTA) mbetet aktualisht sëmundja më e përhapur në popullatën e botës, duke prekur mbi

1.5 bilion …


Fëmijet Me Nevoja Të Veçanta: Sindromi Daun, Fitore Boletini Feb 2021

Fëmijet Me Nevoja Të Veçanta: Sindromi Daun, Fitore Boletini

Theses and Dissertations

Hyrje: Sindromi Daun është çrregullim kromozomal i cili manifestohet me një shtesë të kromozomit, çrregullimi ndodhë në kromozomin 21 për ketë arsye edhe njihet si trisomia e kromozomit 21.

Qëllimi: Më qëllim të hulumtimit të problematikave që personat me Sindromën Daun si fizike-mendore ashtu edhe sociale kam realizuar një hulumtim ku janë përfshirë gjithsej 21 prindër të fëmijëve më Sindromin Daun pasi që vetë fëmijët nuk janë në gjendje të japin informata për gjendjen e tyre shëndetësore.

Rezultatet: Në hulumtim dominon gjinia mashkullore 66. 7%, pra në krahasim me gjininë femërore 33.3%. Mosha mesatare e respondentëve është një mesatare e …


Ndikimi I Përmirësimit Të Kualitetit Të Jetes Tek Pacientët Me Skizofreni Në Qshm Në Skenderaj, Elona Veliu Feb 2021

Ndikimi I Përmirësimit Të Kualitetit Të Jetes Tek Pacientët Me Skizofreni Në Qshm Në Skenderaj, Elona Veliu

Theses and Dissertations

Shëndeti i çdo pacienti është gjëja primare që çdo infermier duhet ta ketë parasysh dhe të tregojë një kujdes të veçantë. Skizofrenia është një çrregullim i rëndë mendor në të cilin emocionet e personit, mendimi, gjykimi dhe zotërimi i realitetit janë aq të çrregulluara saqë funksionimi i tij ose i saj është i dëmtuar rëndë. Ky hulumtim ka si qëllim zgjërimin e njohurive në fushën e psikiatrisë, përkatësisht kualitetit të jetes te pacientet me skizofreni.

Në këtë punim do të tregojmë se skizofrenia është një problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar prej fillimit, dhë do të …


Rëndësia E Bioetikës Mjekësore, Liridonë Kastrati Feb 2021

Rëndësia E Bioetikës Mjekësore, Liridonë Kastrati

Theses and Dissertations

Në këtë punim për objekt studimi kemi pasur “Rëndësia e bioetikës mjekësore“. Pra, duke u nisur nga fakti se zhvillimi shkencor dhe teknologjik po ecën me hapa të mëdhenj përpara dhe në anën tjetër qenia njerëzore si tërësi është përball çdo zhvillimi, njëherazi ballafaqimi me realitetin, është parë me interes që të njihemi me rëndësinë e bioetikës mjekësore. Duke shfletuar hulumtimet të cilat janë bërë deri me tani, por edhe duke u njohur me realitetin në mjediset spitalore, pikërisht në QKUK (Repartin e Kirurgjisë). Pas një hulumtimi të bërë mu në këtë repart me pacientët dhe stafin mjekësor, është konstatuar …


Faktorët Që Ndikojnë Në Cilësinë E Gjumit Tek Të Moshuarit, Leonora Bajrami Feb 2021

Faktorët Që Ndikojnë Në Cilësinë E Gjumit Tek Të Moshuarit, Leonora Bajrami

Theses and Dissertations

Hyrje: Problemet shëndetësore me të cilat përballen të moshuarit janë të shumta, ndër problemet e zakonshme që lidhen me plakjen është edhe cilësia e gjumit. Cilësia e dobët e gjumit bëhet e zakonshme me plakjen dhe si pasojë e cilësisë së dobët ndikojnë faktorë të ndryshëm. Faktorët predispozues përfshijnë faktorë rreziku që rrisin gjasat që të moshuarit të përjetojnë gjumë të dobët, shëndet të dobët fizik dhe mendor, histori familjare ose status i ulët socio-ekonomik.

Qëllimi i punimit: Ishte të bëjë njohjen e faktorëve që ndikojnë në cilësinë e gjumit te të moshuarit, t’i kuptojmë problemet të cilat i shkaktojnë …


Traumat E Shtyllës Kurrizore Dhe Kujdesi Infermieror, Lendita Rexhepi Feb 2021

Traumat E Shtyllës Kurrizore Dhe Kujdesi Infermieror, Lendita Rexhepi

Theses and Dissertations

Trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Infermieria si degë e mjekësisë, ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka pësuar dëmtime të ndryshme fizike. Bazë e trajtimit në këtë punim janë traumat e shtyllës kurrizore, do të fokusohemi vetëm në këtë pjesë, e cila është mjaft komplekse për studim në shkencën e mjekësisë. Traumat e shtyllës kurrizore janë shumë të rëndësishme sepse shkaktojnë ndryshime …


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Osteoarthrit, Laura Mehmetaj Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Osteoarthrit, Laura Mehmetaj

Theses and Dissertations

Një menaxhim i mirë shëndetësor gjithmonë zgjedh shkathësit e jo përsonat.

Që të jemi afër pacientëve kemi për synim gjithmonë të arrijmë synime të vlefshme dhe qëllimin e dëshiruar, e sidomos kur bëhet fjalë për paciëntët me sëmundje reumatizmale.

Ky punim është realizuar me qëllim të shtjellimit të njohurive të lidhura më shqetësimet e sëmundjes reumatizmale siq është një prej tyre edhe osteoartritit. Incidenca e osteoartritit po rritet për shkat te plakjes së popullsisë dhe epidemsë së mbipeshës, kështu që të gjithë individët duhet të dinë se si të marrin masa parandaluese dhe tu përshtaten kushteve të jetës me një …


Depresioni Te Personat Që Vuajnë Nga Diabeti, Krenare Qazimi Feb 2021

Depresioni Te Personat Që Vuajnë Nga Diabeti, Krenare Qazimi

Theses and Dissertations

Jeta e njerëzve përcillet me ndryshime të shumëta në aspektin psiko-fizik, gjatë përballjes me sfida të ndryshme. Secila sfidë varësisht prej personalitetit të personit mund të sjellë çrregullime në organizëm. Sot në botë llogaritet që çdo i treti person është i sëmurë me diabet.

Përkufizimi i problemi dhe trajtimit të kësaj teme është në fukus të analizimit të thellë se si ndikon ankthi dhe depresioni tek personat që vuajnë nga diabeti. Sa ndikojnë këto do fenomene në shëndetin e personave me diabet dhe si duhet të përballen për ta tejkaluar atë?

Metoda e mbledhjes së të dhënave në këtë hulumtim …


Shtatëzënitë Ektopike Dhe Trajtimi I Tyre, Njomza Mustafa Feb 2021

Shtatëzënitë Ektopike Dhe Trajtimi I Tyre, Njomza Mustafa

Theses and Dissertations

Shtatzënia ektopike zakonisht përcaktohet si një shtatzëni në të cilën implantimi ndodh jashtë endometriumi te zgavres se mitres, d.m.th., në qafën e mitrës, tubin e mitrës, vezoren, ne barkun ose zgavrën e legenit. Fjala "ektopike" do të thotë "pa vend".[1] Deri në shekullin e 19-të, shtatzënia ektopike ishte njohur vetëm si një aksident universal fatal. Referenca e parë e njohur për shtatzëninë ektopike shfaqet në shkrimet e mjekut të famshëm arab Abulcasis (936-1013). Përshkrimi i parë i njohur i një shtatzënie ektopike është nga Al-Zahrawi në shekullin e 11-të.[2]Duke raportuar trajtim të suksesshëm të shtatzënisë tubale me salpingectomy në 1884 …


Fëmijët Me Autizëm Dhe Kujdesi Infermieror, Nida Xhemaj Feb 2021

Fëmijët Me Autizëm Dhe Kujdesi Infermieror, Nida Xhemaj

Theses and Dissertations

Autizmi përkufizohet si defekt organik zhvillimor i trurit. Gjatë shqyrtimit të temës së diplomës jam munduar që të prek të gjitha pikat e autizmit, ku rëndësi të veçantë duhet t’i përkushtojmë karakteristikave tek fëmijët me autizëm, duke përfshirë ndërveprimin dhe komunikimin social, si dhe atë se sa mund t’u ofrohet ndihmë fëmijëve me autizëm,. Gjithashtu është e rëndësishme ta shqyrtojmë sjelljen, të dimë se çfarë module apo metoda përdor ekzaminuesi gjatë diagnostifkimit, llojet e çrregullimeve, shkaqet, zhvillimin social të autizmit, komunikimin, prognozën, menaxhimin, si dhe pjesën më të rëndësishme kujdesin infermieror që duhet ushtruar ndaj fëmijëve me autizëm.

Diagnostifkimi dhe …