Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®
- Discipline
-
- Medical Sciences (22)
- Family Practice Nursing (21)
- Education (17)
- Maternal, Child Health and Neonatal Nursing (13)
- Medical Specialties (13)
-
- Other Nursing (10)
- Social and Behavioral Sciences (7)
- Anesthesiology (6)
- Critical Care Nursing (6)
- Public Health and Community Nursing (6)
- Higher Education (5)
- Pediatric Nursing (5)
- Perioperative, Operating Room and Surgical Nursing (5)
- Public Health (5)
- Health Services Research (4)
- Health and Medical Administration (4)
- Sociology (4)
- Educational Administration and Supervision (3)
- Medical Education (3)
- Psychiatric and Mental Health Nursing (3)
- Public Health Education and Promotion (3)
- Quality Improvement (3)
- Behavioral Economics (2)
- Critical Care (2)
- Economics (2)
- Educational Assessment, Evaluation, and Research (2)
- Geriatric Nursing (2)
- Health Economics (2)
- Institution
- Keyword
-
- Kujdesi infermieror (25)
- Obstacles (13)
- Trajtimi (12)
- Etj. (11)
- Immunization (11)
-
- Medicine and Health Sciences, Nursing (11)
- Nurses (11)
- Nursing (11)
- Physical activity (11)
- Vaccination (11)
- Depresioni (10)
- Diabeti (9)
- African American (8)
- Rural (8)
- Sëmundje (8)
- End-of-life care (7)
- Infermierët (7)
- Parandalimi (7)
- Women (7)
- Kujdesi (6)
- Quality of life (6)
- Simptomat (6)
- Simulation (6)
- Stresi (6)
- Breast cancer (5)
- COVID-19 (5)
- Children (5)
- Communication (5)
- Depression (5)
- Education (5)
- Publication Year
Articles 151 - 180 of 638
Full-Text Articles in Nursing
Depresioni Tek Adoleshentet Shkaktaret Dhe Menagjimi, Albina Zekaj
Depresioni Tek Adoleshentet Shkaktaret Dhe Menagjimi, Albina Zekaj
Theses and Dissertations
Një nga problemet më shqetësuese që kamë vënë re viteve të fundit tek adoleshentët, për të cilin mendojë se duhet sensibilizuar të gjithë: mësuesit, prindërit, nxënësit por edhe psikologët shkollor është depresioni. I cili po merr përmasa alarmante në adoleshencë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se depresioni është sëmundja më e zakonshme mendore, mund të lidhet më shumë faktor si gjinia, vetëvlersimi, klasa sociale etj. Depresioni i adoleshentëve është shumë më tepër sesa një ndjenjë e të ndjehurit të trishtuar përkohësisht. Është një çrregullim serioz dhe dobësues i humorit që mund të ndryshojë mënyrën e të menduarit, ndjenjës dhe funksionimit …
“Menaxhimi I Diabetit Tip 2 Te Personat Mbi Moshen 65 Vjecare”, Xhyle Qeriqi
“Menaxhimi I Diabetit Tip 2 Te Personat Mbi Moshen 65 Vjecare”, Xhyle Qeriqi
Theses and Dissertations
Diabeti melitus është sëmundje metabolike që shkaktohet për shkak të mungesës relative apo absolute të insulinës në pankreas. Është sëmundje kronike e përhapur në tërë botën. Glukoza është lëndë djegëse energjetike për të cilën ka nevojë çdo qelizë e trupit, si e tillë është me rëndësi të veçantë të depërtojë pa problem përmes membranës qelizore. Te D.M kjo gjë nuk ndodhë. Nëse nuk merren menjëherë hapat e nevojshëm, fillojnë dhe shfaqen ndërlikimet e para të diabetit, si dëmtime të enëve të gjakut dhe sistemit nervor. Diabeti Mellitus është një sindrom metabolik me etiologji të shumëfishtë që karakterizohet nga hiperglicemia kronike, …
“Menaxhimi I Hipertensioni Aterial Te Personat Mbi Moshen 65 Vjeç”, Arjeta Kadriu
“Menaxhimi I Hipertensioni Aterial Te Personat Mbi Moshen 65 Vjeç”, Arjeta Kadriu
Theses and Dissertations
Hipertensioni arterial është një problem shendetësor serioz me ndikime të rëndësishme për individët,familjet,komunitetet,shoqërine dhe shërbimet shëndetësore.Ajo është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike,qe haset në shërbimin shëndetesor parësor.HTA primar ka prejardhje të panjohur por mund te varioj nga crregullimet hemodinamike dhe patofiziologjike dhe shkaktarë të tjerë.Trashëgimnia është një faktorë që hap rrugët dhe sëmundjet por mekanizmi qe e ve ne lëvizje ngelet i paqartë. Ekzistojne disa faktorë te mundshëm për zhvillimin e hipertensionin. Kjo shkaktohet nga disa shkaqe dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: a) hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë …
Kënaqësia Në Punë E Punëtorëve Të Kujdesit Parësor Shëndetësor, Ajnure Xhoni
Kënaqësia Në Punë E Punëtorëve Të Kujdesit Parësor Shëndetësor, Ajnure Xhoni
Theses and Dissertations
Hyrje - Kënaqësia në punë është vlerësimi pozitiv apo negativ që ka punonjësi për punën në vetvete dhe me çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë me detyrat në punë. Dëgjojmë shpesh fjalinë “po shkoj në punë” por asnjëherë intonacioni i saj nuk është i njëjtë, ndonjëherë më i lartë, ndonjëherë më i ulët, ndonjëherë mezi dëgjohet.
Qëllimi i punimit është që të dallojmë pikat kryesore që na drejtojnë neve tek kënaqësia në punë e individit. Duke ditur që kënaqësia në punë është në korrelacion të drejtë me performancën e punonjësit do të parashtrojmë mënyrat se si një punonjës mund …
Roli I Infermieres Në Edukimin Dhe Promovimin E Të Jetuarit Shëndetshëm Te Pacientet Me Sëmundje Kronike Jo Ngjitëse (Diabet Dhe Hipertension), Elvira Hasani
Theses and Dissertations
Kjo temë do të diskutojë për të ushqyerit e të sëmurëve me hypertension dhe me diabet, në thelb është një problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar se si pacientët pas pranimit në institucionet e kujdesit shëndetësor trajtohen nga stafi mjeksorë, si e përdorin terapin dhe sa kanë ndikuar këshillat për ushqyerje tek këta pacientë. Në këtë temë do të shqyrtohet përgjegjësia e detyrës së kujdesit të pacientëve dhe përdorimi i mjeteve të vlerësimit të rrezikut, reduktimi i faktorëve të rrezikut (të brendshëm dhe të jashtëm), klasifikimi sipas stadeve, kujdesi infermieror, diagnostifikimi, komplikacionet e mundshme, parandalimi dhe …
Spondiloza Cervikale Dhe Kujdesi Infermieror, Martina Ejupi
Spondiloza Cervikale Dhe Kujdesi Infermieror, Martina Ejupi
Theses and Dissertations
No abstract provided.
Kujdesi Infermieror Tek Fëmijët Me Sindromën Down, Majlinda Saqipi
Kujdesi Infermieror Tek Fëmijët Me Sindromën Down, Majlinda Saqipi
Theses and Dissertations
Sindroma Down është një çrregullim kromozomal, që shoqërohet me vonesë në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor.
Shkaktohet si rezultat i ndarjes jonormale të qelizave, që rezulton në një kopje shtesë të plotë ose të pjesshme të kromozomit 21. Ky material shtesë gjenetik shkakton ndryshimet e zhvillimit dhe tiparet fizike të sindromës Down.
Individët me sindromën Down ndajnë një mori karakteristikash të njohura të fytyrës dhe fizikës. Këto janë të dukshme që në lindje dhe mund të bëhen më të theksuara me kalimin e kohës.
Përveç aftësive të kufizuara intelektuale dhe zhvillimore, fëmijët me sindromën Down janë në një rrezik në …
Kujdesi Infermieror Dhe Roli I Fizioterapisë Tek Pacientët Me Paralizë Cerebrale, Zenie Sylejmani
Kujdesi Infermieror Dhe Roli I Fizioterapisë Tek Pacientët Me Paralizë Cerebrale, Zenie Sylejmani
Theses and Dissertations
Paraliza cerebrale (paraliza e trurit), e definuar si çrregullim i sistemit muskuloskeletal, është një problem më të cilin po luftojnë mbi 17 milionë njerëz në botë. Ky çrregullim zhvillohet për shkak të një dëmtimi të trurit që mund të ndodhë gjatë shtatëzanisë, lindjes ose periudhës neonatale e shoqëruar me problemetjera shëndetësore, në të folur, shikim dhe dëgjim, kjo mund të çojë në vështirësi në të mbajturit mend.
Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive të infermierëve të ardhshëm në fushën e neurologjisë, respektivisht kujdesit infermieror dhe rolin e fizioterapisë te pacientët me paralizëcerebrale si dhe të shpjegohen …
Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Insuficiencë Akute Të Zemrës, Vlorentina Tahiri
Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Insuficiencë Akute Të Zemrës, Vlorentina Tahiri
Theses and Dissertations
Hyrje
Insuficienca akute e zemrës(Acute Heart Failure-AHF) është një “epidemi” e ditëve moderne. IAZ përcaktohet gjerësisht si një shfaqje e shpejtë e shenjave dhe simptomave të reja ose përkeqësuese. Shpesh është një gjendje potencialisht e rrezikshme për jetën, që kërkon shtrimin në spital dhe trajtimin urgjent dhe ka për qëllim kryesisht menaxhimin e mbingarkesës së lëngjeve dhe kompromisin hemodinamik.
Qëllimi i punimit:Ështëvlerësimi i kujdesit infermieror te pacientët me insuficiencë akute të zemrës.
Metodologjia:Për të realizuar këtë punim është përdorur metodologjiae rishikimit të literaturës. Informacionet e paraqitura janë siguruar nga literaturë e shumtëqë ka të bëjë me infermierinë, kryesisht …
Njohuritë Dhe Qëndrimet E Infermierëve Për Vaksinimin Në Qkmf- Lipjan, Venera Salihu
Njohuritë Dhe Qëndrimet E Infermierëve Për Vaksinimin Në Qkmf- Lipjan, Venera Salihu
Theses and Dissertations
Hyrje: Vaksinimi përfaqëson një nga mjetet më efektive për parandalimin e infeksioneve për popullatën dhe për shëndetin publik në përgjithësi. Tani ekzistojnë vaksinat të cilat parandalojnë më shumë se 20 sëmundje të rrezikshme për jetën, duke ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave të jetojnë më gjatë, dhe shëndetshëm. Imunizimi aktualisht parandalon 2-3 milion vdekje çdo vit nga sëmundjet sikur difteria, tetanusi, kolla e mirë, gripi dhe fruthi.
Metodologjia: Ky studim është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësis Familjare, në Komunën e Lipjanit. Në studim kanë marrë pjesë 30 infermierë të cilët kanë pranuar që të përgjigjen në pyetësorin për Njohurit …
Shtatëzënia E Komplikuar Me Pih Syndromë, Komplikimet Amtare Dhe Fetale, Vjollca Bytyqi
Shtatëzënia E Komplikuar Me Pih Syndromë, Komplikimet Amtare Dhe Fetale, Vjollca Bytyqi
Theses and Dissertations
Hyrje: Hipertensioni i shkaktuar nga shtatëzënia (pregnancy induced hypertension- PIH) ndërlikon 6-10% të shtatëzënive. Përkufizohet si presion sistolik i gjakut > 140 mmHg dhe presion diastolik i gjakut > 90 mmHg. Klasifikohet si i butë (PSGJ 140-149 dhe PDGJ 90-99 mmHg), i moderuar (PSGJ 150-159 dhe PSGJ 100-109 mmHg) dhe i rëndë (PSGJ ≥ 160 dhe PDGJ≥ 110 mmHg). PIH syndroma është një nga shkaqet kryesore te sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë amtare dhe fetale. Gratë me PIH syndromë janë të rrezikuara nga rreziku i madh për; abruption të placentës, (shkolitje e parakoheshme e placentes, shkolitja e placentes nga java e 21+), ngjarjeve …
Kujdesi Infermieror Te Pacientët Diabetikë Ambulantor Insulino-Vartës, Valza Gashi
Kujdesi Infermieror Te Pacientët Diabetikë Ambulantor Insulino-Vartës, Valza Gashi
Theses and Dissertations
Numri i të diagnostifikuarve me diabet është çdo ditë në rritje e sipër. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara. Sëmundja e diabetit duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi e deri te menaxhimi i sëmundjes kërkon një kujdes të shtuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe nga pacienti. Kujdesi infermieror përbën një rol kyç në menaxhimin e sëmundjes së diabetit dhe edukimin e pacientit lidhur me të. Qëllimi i këtij punimi është të bëhet hulumtimi i nivelit të kujdesit infermieror të dhënë te pacientët diabetikë ambulantor insulino-vartës, ndërsa subjekti i këtij punimi …
Kujdesi Infermierorë Tek Pacientët Obez, Qamile Mustafa
Kujdesi Infermierorë Tek Pacientët Obez, Qamile Mustafa
Theses and Dissertations
Obeziteti është një gjendje mjekësore në të cilën dhjami i tepërt i trupit është grumbulluar në një masë që mund të ketë një efekt negativ në shëndet. Kjo temë ka të bëjë me qështjet të cilat ndikojnë në kujdesin infermierorë tek Pacientët obez. Si dhe matja e BMI tek pacientët duke bërë vlerësimin e peshës dhe gjatësisë trupore tek ata. Qëllimi i kësaj teme është të bëhet matja e BMI tek pacientët, dhe të bëhet vlerësimi se a konsultohen pacientët me Nutricionistët, a mbajnë ushtrime të rregullta apo dieta speciale për të humbur peshën e tepërt të dhëna të cilët …
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike(Spok) Si Problematikë Kirurgjike. Roli I Infermieres Në Kujdesin Postoperator, Selva Rama
Theses and Dissertations
Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK/COPD) është një sëmundje mjaft e përhapur që karakterizohet nga kufizimi i rrjedhës së ajrit në mushkëri që nuk është plotësisht i kthyeshëm. Shkaku kryesor në vendet e zhvilluara është ekspozimi ndaj tymit të duhanit. Simptomat e karakterizuara mirë si dispnea dhe lodhja kanë një ndikim negativ në kualitetin e jetës së pacientëve (QoL) dhe kufizojnë aktivitetin fizik në jetën e përditshme. Ndikimi i simptomave të COPD shpesh nënvlerësohet. Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive shoqërohet me morbiditet dhe mortalitet të madh po ashtu siç janë: sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, astma. Ndërprerja e pirjes së …
‘‘Njohuritë E Nxënsëve Të Moshës 15-19 Vjeqare Për Substancat Psikoaktive Në Komunën E Drenasit“, Shkurta Nika
‘‘Njohuritë E Nxënsëve Të Moshës 15-19 Vjeqare Për Substancat Psikoaktive Në Komunën E Drenasit“, Shkurta Nika
Theses and Dissertations
Përdorimi i substancave psikoaktive paraqet një kërcënim serioz për shëndetin dhe zhvillimin shoqëror e ekonomik të kombeve, komuniteteve, familjeve dhe të rinjëve. Numri i përdoruesve të substancave psikoaktive në nivel botëror arrin në 2 miliardë konsumues të alkoholit, 1.3 miliardë duhanpirës dhe 185 milionë përdorues të drogave.
Rezultatet nga raporti i VSHP-së flasin qartë për nevojën e adresimit urgjent dhe sistematik të përdorimit të substancave psikoaktive në Kosovë. Rëndësia e këtij raporti është e dyfishtë, në njërën anë në dokumentimin e situates së përdorimit të substancave psikoaktive në Kosovë dhe në anën tjetër në ofrimin e gjetjeve të cilat duhet …
Roli I Infermierisë Në Tretmanin Paliativ Të Pacientëve Me Kancerin Kolorektal, Miranda Avdyli
Roli I Infermierisë Në Tretmanin Paliativ Të Pacientëve Me Kancerin Kolorektal, Miranda Avdyli
Theses and Dissertations
Studimi i kësaj teme është bërë për shkak të incidencës së lartë që ka kanceri i koloinit në popullatë. Në këtë temë janë marrë në studim një numër i konsiderueshëm pacientësh të prekur nga ky kancer. Në bazë të këtij studimi është arritur në përfundimin se grupmoshat më të prekura nga kanceri i kolonit janë kryesisht grupmoshat e treta. Diagnostifikimi i hershëm është mënyra më efikase për parandalimin e këtij kanceri. Ka shumë rëndësi vëzhgimi i pacientëve, këshillimi i tyre në lidhje me kujdesin në vazhdimësi.
Profesioni universal i infermierit , shumë i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, …
Kujdesi Infermerior Tek Pacientët Me Depresion Në Regjionin E Prishtinës, Medina Pllana
Kujdesi Infermerior Tek Pacientët Me Depresion Në Regjionin E Prishtinës, Medina Pllana
Theses and Dissertations
Arsyeja pse e mora këtë temë për hulumtim është fakti sepse ka shumë njerëz të cilët prekën nga depresioni.E rëndesishme është që të mësojmë më shumë informata rreth kësaj sëmundje. Ky punim tregon se çfarë është depresioni ,si duhet të kujdesemi për pacientët me depresion, , llojet e tij, cilët janë shkaktarët, ti informojmë pacientët të jenë të kujdeshëm, të kenë sa më shumë njohuri rreth kësaj sëmundje. Ne si infermier duhet të jemi gjithmonë në gjendje gadishëmerije për të ju ofruar ndihmë pacientëve, të ju sigurojmë pacientëve të ndihen sa më mirë, të ndihen sa më të sigurt.
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertension, Adifete Tahiri Imeri
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertension, Adifete Tahiri Imeri
Theses and Dissertations
Arsyet të cilat na shtyen të hulumtojmë mbi tematikën për hipertensionin, ngelet padyshim natyra e kësaj dukurie sëmundje tek njerzit që dita ditës po i prek të gjithë padallim.
Fillimishtë u bazuam tek fakti i definicionit i cili shpiegon ne detaje qka dhe si zhvillohet hipertensioni në organizëm.
Hipertensioni oseshtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet.
Ky punim është punim konceptual teorik.
Dihet se presioni arterial nuk është constant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës (tkurrje …
Hipertensioni, Artinë Thaçi
Hipertensioni, Artinë Thaçi
Theses and Dissertations
Në ditët e sotme si pasojë e dinamikës së tepërt, një sëmundje si hipertensioni kërkon shumë vëmendje dhe një kujdes të shtuar. Si studente dhe si një infermiere e ardhshme konsideroj të arsyeshme që per trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të shqyrtohen me kujdes mënyrat më të mira që të mënjanohen vështirësitë gjatë trajtimit të kësaj sëmundje.
Pikësynim i një sistemi të rregullt, dhe të sigurt shëndetësor duhet që promovimi i shëndetit të mirë të jetë hallkë kryesore në mënyrë që të evitohen problemet e rëndësishme shëndetesore, e kjo vë në rëndësi edhe promovimin e një sëmundje si …
Njohuritë E Popullatës Mbi Sëmundjet Kardiovaskulare, Besa Ademi
Njohuritë E Popullatës Mbi Sëmundjet Kardiovaskulare, Besa Ademi
Theses and Dissertations
Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga SKV-të, sesa nga çdo sëmundje tjetër. 5 milionë njerëz vdiqën nga SKV-të në vitin 2012, dhe shifrat janë në rritje duke përfaqësuar kështu 31% të të gjitha vdekjeve në nivel global. Nga këto 7.4 milionë ishin si pasojë e sëmundjeve koronare të zemrës, dhe 6.7 milionë si pasojë e goditjes në zemër. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në botë të vdesin nga SKV-të.
Më shumë se 3\4 e vdekjeve nga SKV-të …
Gjendja Psikofizike E Punonjësve Shëndetësor Në Raport Me Përceptimin E Saj Nga Ana E Marrësve Të Shërbimeve Shëndetësore, Berna Spahija
Gjendja Psikofizike E Punonjësve Shëndetësor Në Raport Me Përceptimin E Saj Nga Ana E Marrësve Të Shërbimeve Shëndetësore, Berna Spahija
Theses and Dissertations
Ky studim synoi të vlerësonte gjendjen psikofizike të punonjësve shëndetësor në raport me përceptimin e saj nga ana e marrësve të shërbimeve shëndetësore. Në këtë studim morën pjesë 150 puntorë shëndetësor të cilët ishin nga mosha 22 deri 55 vjet. Për metodologjinë e këtij studimi është përdorur intëgrimi i metodave sasiore.
Gjetjet e këtij studimi kanë rezultuar se gjendja psikofizike tek gjina femërore është më e mirë se tek gjinia mashkullore. Nga evidenca qe na jep analiza statistikore mund të përfundojmë se ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në kontekstet të personave të kujdesit shëndetësor.
Në fund, mund të pohohet se …
Çrregullimet Psikike Tek Pacientet Me Sëmundje Neurologjike Dhe Kujdesi Infermieror Te Këta Pacient, Diellza Sertolli
Çrregullimet Psikike Tek Pacientet Me Sëmundje Neurologjike Dhe Kujdesi Infermieror Te Këta Pacient, Diellza Sertolli
Theses and Dissertations
Çrregullimet psikike janë të zakonshme në shumë çrregullime neurologjike, përfshirë epilepsinë dhe goditje në tru. Këto komorbiditete rritin barrën e sëmundjes dhe mund të komplikojnë trajtimin e çrregullimeve të kombinuara. Së fundi janë sqaruar lidhjet kohore midis çrregullimeve psikike dhe çrregullimeve neurologjike,veçanërisht në epilepsi dhe goditje në tru, ku provat epidemiologjikesugjerojnë që ekziston një marrëdhëniedypalëshe tek këto çrregullime. Duhet të bëhet shumë më tepër për të përmirësuar zbulimin dhe trajtimin e pacientëve të prekur nga çrregullime neurologjike dhe psikiatrike. Të kuptuarit e qëllimit të kësaj mbivendosjeje mund të frymëzojë bashkëpunime për të përmirësuar jetën e njerëzve të prekur nga të …
Prevalenca E Faktorëve Të Riskut Për Sëmundjet Kardiovaskulare Tek Të Rinjtë, Eldonita Gucia
Prevalenca E Faktorëve Të Riskut Për Sëmundjet Kardiovaskulare Tek Të Rinjtë, Eldonita Gucia
Theses and Dissertations
Gjithnjë e më shume po rritet numri i të rinjëve që prekën nga sëmundjet kardiovaskulare dhe një ndër shkaqet kryesore është ekspozimi qysh në moshat e hershme mefaktorët e riskut për SKV. Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë që të kuptohet prevalenca e faktorëve të riskut për SKV tek të rinjët. Hulumtimi është kryer tek studentat e Universitetit te Prizrenit përmes nje pyetësori të vetadministrueshëm onljan. Të dhënat u mblodhën gjatë muajit Gusht, ku u anketuan gjithësej 53 te rinjë nga një mostër e cila u zgjodh rastësisht. Gjitashtu per realizimin e këtij punimi është rishikuar dhe trajtuar literature e …
Përdorimi I Antidiabetikëve Tek Diabeti Mellitus Në Regjionin E Prizrenit, Edita Nezaj
Përdorimi I Antidiabetikëve Tek Diabeti Mellitus Në Regjionin E Prizrenit, Edita Nezaj
Theses and Dissertations
Qëllimi i punimit është që të pasqyrojë gjendjen reale rreth përdorimit të antidiabetikëve në regjonin e Prizrenit. Duke qenë se, diabeti mellitus është një sëmundje shumë e përhapur në këtë punim synojë të prezantojë: historikun e sëmundjes së diabetit, pankreasin endokrin, tipet e diabetit, diagnozën, simptomat, karakteristikat e insulinës humane, mjekimin e diabetit mellitus ku përfshihen insulinoterapia dhe terapia me antidiabetikë oralë si dhe kujdesi infermieror. Gjithashtu me anë të këtij punimi prezantoj përqindjen e përdorimit të antidiabetikëve në regjionin e Prizrenit, duke u bazuar në hulumtimin që kam bërë në bazë të pyetsorëve drejtuar gjithsej 30-të profesionstëve shëndetësor, respektivisht …
Menaxhimi Infermieror I Pacientëve Me Sëmundje Ngjitëse, Hatije Badalli
Menaxhimi Infermieror I Pacientëve Me Sëmundje Ngjitëse, Hatije Badalli
Theses and Dissertations
Hyrje: Sëmundjet infektive historikisht kanë qenë problem i madh i shëndetit publik dhe shkaktarë të shumë epidemive me pasoja fatale për njerëzimin. Sëmundjet infektive si Murtaja, Variola Vera, Sifilizi, Malaria dhe së fundmi infeksioni me COVID-19, kanë shkaktuar probleme të mëdha në shëndetin publik. Edhe në Kosovë sëmundjet infektive janë paraqitur në formë endemike dhe jo rrallëherë edhe në formë të epidemive dhe së fundi edhe formë pandemike.
Qëllimi i punimit: Përmes rishikimit të literaturës dhe interpretimit të studimeve të shumta, tentohet që në këtë punim të shpjegohen shkurtimisht sëmundjet ngjitëse dhe roli i kujdesit infermieror ndaj këtyre pacientëve, sidomos …
Komplikimet E Diabetit Mellitus Tip 2 Dhe Roli Infermieror, Florentina Jahaj
Komplikimet E Diabetit Mellitus Tip 2 Dhe Roli Infermieror, Florentina Jahaj
Theses and Dissertations
Hyrje: DM është sëmundje kronike progresive, që karakterizohet me hiperglikemi dhe çrregullime metabolike të karbohidrateve, proteinave dhe lipideve si pasojë e mungesës absolute ose të pjesshme të prodhimit të insulinës. Është njëra nga problematikat më të rëndësishme metabolike.
Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve me Diabet Mellitus në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga muaji Janar deri në muajin Qershor të vitit 2020.
Metodologjia: Punimi është i llojit retrospektiv. Të dhënat e pacienteve janë marrë nga protokollet e Klinikës Interne në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me lejen e komitetit …
Hipertensioni Dhe Roli Infermieror, Fitore Gashi
Hipertensioni Dhe Roli Infermieror, Fitore Gashi
Theses and Dissertations
Hyrje: Hipertensioni arterial (HTA) është një problem shëndetësor global. Duke u bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përafërsisht 40% e të rinjve me moshë 25 vjet e më lartë ishin diagnostikuar me hipertension në vitin 2008.
Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve me hipertension të trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga muaji Janar deri në muajin Tetor të vitit 2020.
Metodologjia: Punimi është i llojit retrospektiv. Të dhënat e pacienteve janë marrë nga protokollet e Klinikës Interne në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me …
Fëmijët Me Sindromë Down Dhe Kujdesi Infermieror, Enesa Hasani
Fëmijët Me Sindromë Down Dhe Kujdesi Infermieror, Enesa Hasani
Theses and Dissertations
Kromozomet janë komponentat më komplekse funksionale të bërthamës, meqë ato përmbajnë vetitë trashëguese-gjenet, të cilat me aktivitetin e vet veprojnë mbi proceset metabolike dhe morfogjenetike në qeliza. Qelizat trupore të njeriut përmbajnë 46 kromozome 23 kromozome të trashëguara nga njëri prind dhe 23 të tjera të trashëguara nga prindi tjetër të cilat kanë madhësi dhe strukturë specifike dhe krijojnë kariotipin e njeriut. Të rradhitura sipas pamjes së tyre në kariogram këto kromozome sipas nomenklaturës së aprovuar mund të grupohen në 7 grupe: A, B, C, D, E, F dhe G. Një varg sëmundjesh shfaqen te njeriu si rezultat i ndërrimeve …
Roli I Infermierit Në Shërbimin Emergjent Në Ferizaj, Enkleana Nrecaj
Roli I Infermierit Në Shërbimin Emergjent Në Ferizaj, Enkleana Nrecaj
Theses and Dissertations
Infermieria e emergjencës është një nga specialitetet më sfiduese të infermierisë. Kërkon që infermierët të menaxhojnë paqartësinë dhe ndryshimet e shpejta në ritmin dhe intensitetin e punës dhe të kenë njohuri për një numër të konsiderueshëm të rasteve klinike, sëmundjeve dhe kushteve. Infermieri/ja e emergjencës gjithashtu duhet të jetë në gjendje të krijojë empati dhe të ketë një mirëkuptim dhe komunikim të mirë të të gjitha moshave, nga fëmijët e vegjël e deri tek të moshuarit. Infermieria e urgjencave nuk është për “zemërbutët”.
Në vendin tonë gjendja emergjente mjekësore, nënkupton gjendjen me simptome akute, çrregullime psiqike, dhe/ose simptome të abuzimit …
Shoqërimi I Sëmundjeve Tjera Tek Personat E Moshës 40-60 Vjet Me Diabet Tip2, Lindita Emini
Shoqërimi I Sëmundjeve Tjera Tek Personat E Moshës 40-60 Vjet Me Diabet Tip2, Lindita Emini
Theses and Dissertations
Sëmundja e diabetit njihet si një nga katër sëmundjet kryesore jongjitëse më e përhapur, duke u bërë një sfidë e madhe e shëndetit publik si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Diabeti i tipit 2 përbën më shumë se 90% të pacientëve me diabet dhe çon në komplikime mikrovaskulare dhe makrovaskulare që shkaktojnë shqetësime të thella psikologjike dhe fizike si për pacientët ashtu edhe për kujdestarët dhe vendosin një ngarkesë të madhe në sistemet e kujdesit shëndetësor.
Qëllimi i këtij punimi ishte në vlerësimin e paraqitjes së komplikimeve tjera shëndetësore te personat me DMT2 duke shqyrtuar …