Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses and Dissertations

Trajtimi

Publication Year

Articles 1 - 12 of 12

Full-Text Articles in Nursing

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertension Në Spitalin Rajonal Të Prizrenit, Fetije Kodra Apr 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertension Në Spitalin Rajonal Të Prizrenit, Fetije Kodra

Theses and Dissertations

Hyrje – Hipertensioni është ndër faktorët më të rëndësishëm të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare duke përfshirë: sëmundjen koronare të zemrës, insuficiencën kardiake kongjestive, insultin ishemik dhe hemorragjik cerebrovaskular, insuficiencën renale dhe sëmundjet e arterieve periferike. Hipertensioni paraqet rritjen e presionit sistolik ≥140 mmHg dhe presionit diastolik ≥90 mmHg.

Qëllimi – Qëllimi i këtij punimi është që të bëhet vlerësimi i karakteristikave epidemiologjike dhe kujdesit infermieror tek pacientët me hipertension arterial të cilët janë trajtuar në ambulancën internistike të spitalit të përgjithshëm ’’prim.dr. Daut Mustafa’’ në Prizren.

Metodologjia – Ky hulumtim është i tipit deskriptiv. Të dhënat janë mbledhur përmes anketimit …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Jehona Llugiqi Apr 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Jehona Llugiqi

Theses and Dissertations

Sëmundja e diabetit duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi e deri te menagjimi i sëmundjes kërkon një kujdes të shtuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe nga pacienti.

Numri i të diagnostifikuarve me diabet është çdo ditë në rritje e sipër. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara.

Kujdesi infermieror përbën një rol kyç në menaxhimin e sëmundjes së diabetit dhe edukimin e pacientit lidhur me të.

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi se sa i pranishëm është diabeti në vende të Bashkimit Europian si: Slloveni, Bullgari, Itali, Kroaci gjatë vitit 2014. …


Kujdesi Dhe Menaxhimi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Infeksione Të Traktit Urinar, Halil Markoviq Mar 2021

Kujdesi Dhe Menaxhimi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Infeksione Të Traktit Urinar, Halil Markoviq

Theses and Dissertations

Hyrje: Janë infeksione që mund të prekin çdo pjesë të aparatit urinar: veshkën, ureterin, fshikëzën e urinës, apo uretrën. Shumica e infeksioneve prekin pjesën e poshtme të aparatit urinar d.m.th. fshikëzën dhe uretrën. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve …


Kujdesi Infermieror Te Kanceri I Qafës Së Mitrës, Arbnor Sherifi Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Kanceri I Qafës Së Mitrës, Arbnor Sherifi

Theses and Dissertations

Hyrje : Qafa e mitrës - cervix uteri, ndodhet në pjesën e poshtme të mitrës dhe është pjesa më e ulët dhe më e ngushtë e mitrës, që ka formë cilindrike me gjatësi rreth 2-3 cm. Në qafën e mitrës dallohen këto pjesë: pjesa e qafës së mitrës, e cila del në vagjinë (pars vaginalis), pjesa e ndërmjetme (pars intermedia) dhe pjesa mbi vagjinë (pars supra vaginalis). Nga pjesa vagjinale e qafës së mitrës fillon kanali cervikal, i cili e lidh hapësirën e mitrës me vagjinën. Qëllimi i punimit është zgjerimi i njohurive tek femrat në lidhje me sëmundjen e …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Diabetikë Ambulantor Insulino-Vartës, Valza Gashi Feb 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Diabetikë Ambulantor Insulino-Vartës, Valza Gashi

Theses and Dissertations

Numri i të diagnostifikuarve me diabet është çdo ditë në rritje e sipër. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara. Sëmundja e diabetit duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi e deri te menaxhimi i sëmundjes kërkon një kujdes të shtuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe nga pacienti. Kujdesi infermieror përbën një rol kyç në menaxhimin e sëmundjes së diabetit dhe edukimin e pacientit lidhur me të. Qëllimi i këtij punimi është të bëhet hulumtimi i nivelit të kujdesit infermieror të dhënë te pacientët diabetikë ambulantor insulino-vartës, ndërsa subjekti i këtij punimi …


Hipertensioni, Artinë Thaçi Jan 2021

Hipertensioni, Artinë Thaçi

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme si pasojë e dinamikës së tepërt, një sëmundje si hipertensioni kërkon shumë vëmendje dhe një kujdes të shtuar. Si studente dhe si një infermiere e ardhshme konsideroj të arsyeshme që per trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të shqyrtohen me kujdes mënyrat më të mira që të mënjanohen vështirësitë gjatë trajtimit të kësaj sëmundje.

Pikësynim i një sistemi të rregullt, dhe të sigurt shëndetësor duhet që promovimi i shëndetit të mirë të jetë hallkë kryesore në mënyrë që të evitohen problemet e rëndësishme shëndetesore, e kjo vë në rëndësi edhe promovimin e një sëmundje si …


Njohurit E Femrave Rreth Shfaqjes Së Kancerit Të Qafës Së Mitrës, Egzona Luma Sep 2020

Njohurit E Femrave Rreth Shfaqjes Së Kancerit Të Qafës Së Mitrës, Egzona Luma

Theses and Dissertations

Kanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri që ndodh në qelizat e qafës së mitrës - pjesa e poshtme e mitrës që lidhet me vaginën.

Qëllimi i këtij studimi është vlersimi i njohurive të femrave rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës në rajonin e Prishtinës. Në hulumtimin e realizuar janë anketuar 100 femra nga rajoni i Prishtinës tek të cilat janë vlersuar njohuritë e tyre rreth shfaqjës së kancerit të qafës së mitrës, bazuar në rezultatet shohim se në pytjen a keni dëgjuar për kancerin e qafës së mitrës ,56 % e të anketuarave kanë dëgjuar …


Roli I Infermierit Në Trajtimin E Pacientëve Me Djegie, Mirjeta Jakupi Mar 2020

Roli I Infermierit Në Trajtimin E Pacientëve Me Djegie, Mirjeta Jakupi

Theses and Dissertations

Hyrje: Djegia është një dëmtim i lëkurës ose i indit tjetër i shkaktuar kryesisht nga trauma akute ose termike. Ndodh kur disa ose të gjitha qelizat në lëkurë ose inde të tjera shkatërrohen nga lëngjet e nxehta, mjetet e nxehta (djegiet e kontaktit), zjarri, rrezatimi, energjia elektrike, fërkimi ose kimikalet. Qëllimi i studimit eshte të përshkruaj rolin e infermierëve në kujdesin e pacientëve me djegie si dhe se çfarë praktikojnë aktualisht infemierët në menaxhimin e djegieve në mënyrë që të hartohen udhëzime mbi menaxhimin e djegieve.

Metodologjia: Metodologjia e punimit është deskriptive dhe retrospektive. Ky hulumtim është kryer …


Kujdesi Dhe Edukimi Infermieror Të Skleroza E Shumëfishtë, Diellza Elshani Feb 2020

Kujdesi Dhe Edukimi Infermieror Të Skleroza E Shumëfishtë, Diellza Elshani

Theses and Dissertations

Skleroza e shumëfisht është sëmundje që shkakton paaftësi dhe agoni. Ekzaminimi i afërt tregon që progresi në ditët e fundit ka pasur përmirsime të dukshme. Ky progres na ka dhën shpresa për arritje më të mëdha në kuptimin e gjenetikës dhe patologjis së sklerozës së shumëfisht, në të njejten mënyrë edhe në kuptimin e diagnozës trajtimit dhe rehabilitimit të pacientve më këtë sëmundje. Numri i këtyre pacientve sipas statistikave dita e ditës është në rritje. Në punim kam shënuar për sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë, simptomat e kësaj sëmundje, llojet, diagnozën, faktorët e rrezikut, trajtimin, si është të jëtosh më …


Depresioni Tek Adoleshentët Dhe Menaxhimi I Tij, Fatime Idrizi Feb 2020

Depresioni Tek Adoleshentët Dhe Menaxhimi I Tij, Fatime Idrizi

Theses and Dissertations

Arsyeja e hulumtimit të kësaj teme studimi është fakti që sot depresioni është bërë një sëmundje mjaft e përhapur në vendin tonë.Pothuajse 80% e njerëzve gjatë gjithë jetës se tyre kalojnë në një periudhë depresioni.Gjatë këtij studimi mund të informohemi për depresionin tek adoloshentët në një spektër më të gjerë,për shkaktarët e tij,kohëzgjatjen,llojet,trajtimin,për rolin e infermiereve në trajtimin e depresionit dhe mjekimin.

Ne si infermier luajmë një rol mjaft të rëndësishëm te këta pacient.Kujdesi ndaj tyre duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe të palodhshme, që këta pacient të ndihen mirë dhe të sigurtë,të jenë në gjendje të komunikojnë …


Kujdesi I Infermieror Ne Te Semuret Me Hemofili, Çëndrim Jetishi Dec 2019

Kujdesi I Infermieror Ne Te Semuret Me Hemofili, Çëndrim Jetishi

Theses and Dissertations

Hyrje: Hemofilia është një sëmundje hemorragjike recesive e lidhur me kromozomin X i karakterizuar nga mungesa apo deficienca e faktorit VIII (hemofilia A ose hemofilia klasike) ose e faktorit IX (hemofilia B ose sëmundja Christmas). Subjektet mashkullore preken klinikisht; femrat që mbartin një gjen të vetëm me mutacion përgjithësisht janë asimptomatike. Cilësia e kujdesit infermieror është shkalla e kujdesit shëndetësor për pacientin rrit mundësinë e rezultatit të dëshiruar dhe në përputhje me njohuritë aktuale profesionale (Anrlab, 2006). Shkalla e përsosmërisë me respektimin e shërbimeve mjekësore dhe infermierore të perceptuara në aspektin teknik, të kompetencës përshtatshmërinë, pranueshmërinë, njerëzimin dhe strukturën (Wikipedia, …


Kujdesi Infermieror I Arrestit Kardiak Ne Qendrat Emergjente, Ardhmёrie Shaqiri Nov 2019

Kujdesi Infermieror I Arrestit Kardiak Ne Qendrat Emergjente, Ardhmёrie Shaqiri

Theses and Dissertations

Hyrje - Arresti kardiak njihet edhe si arrest kardiopulmonar që nënkupton ndalimin e qarkullimit tё gjakut si pasojё e mungesёs së aktivitetit ose aktivitet joefektiv tё zemrёs, nёse kjo ndodhё papritur quhet arrest kardiak i papritur. Ndalimi i qarkullimit tё gjakut ndalon edhe transferimin e oksigjenit nё tru. Mungesa e qarkullimit të gjakut nё tru shhkakton humbjen e vetëdijes dhe ndaljen e frymёmarrjes . Dёmtimi i trurit ndodhё nёse arresti kardiak nuk trajtohet pёr mё shumё se 5 minuta.

Sipas shkaktarit, arresti kardiak mund të ndahet në arrest kardiak primarë i shkaktuar nga sëmundjet e zemrës dhe sekondarë nga patologjitë …