Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses and Dissertations

Discipline
Institution
Keyword
Publication Year
File Type

Articles 91 - 120 of 638

Full-Text Articles in Nursing

Depresioni Tek Të Rriturit, Shkaqet Dhe Roli I Infermieres, Evlijana Alidema Apr 2021

Depresioni Tek Të Rriturit, Shkaqet Dhe Roli I Infermieres, Evlijana Alidema

Theses and Dissertations

Hyrja: Depresioni përkufizohet si gjendje e shëndetit mendor që karakterizohet nga katër ose më shumë simptome, si ndryshimet në disponim, oreks, gjumë, anhedoni, letargji, ndjenja e fajit dhe vetëbesimit të ulët, vështirësi në përqëndrim, agjitacion dhe ide për vetëvrasje. Në mesin e çrregullimeve psikiatrike depresioni është një sëmundje me një frekuencë të lartë në mbarë botën dhe paramendohet të jetë shkaku i dytë i sëmundshmërisë në dekadat e ardhshme.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit ishte identifikimi i shkaktarëve të depresionit tek të moshuarit dhe roli i infermierëve gjatë punës me personat me depresion.

Materiali dhe metodologjia: Metodologjia e këtij …


Roli Infermier̘̙̭Es Tek Semundjet Akute Dhe Kronike Te Tonsillave,Tek Femijet, Diellza Frangu Apr 2021

Roli Infermier̘̙̭Es Tek Semundjet Akute Dhe Kronike Te Tonsillave,Tek Femijet, Diellza Frangu

Theses and Dissertations

Shendeti i çdo pacienti është primarë për çdo infermier, dhe çdoherë duhet ti kushtojë kujdes të veçantë.

Unë si studente e degës së infermierisë , dua ta trajtoj këtë çështje e cila ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e njohurive dhe aftësive te mia ne këtë lëmi.

Secili person dëshiron të jetë I shëndetshëm dhe detyrë e jona si infermierë është që në momentin që një person nuk ndjehet mirë, të ketë sigurinë dhe guximin të paraqitet tek ne për çdo lloj trajtimi.

Unë jam duke e trajtuar një temë e cila ka të bëj me krijesat më të …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Jehona Llugiqi Apr 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Jehona Llugiqi

Theses and Dissertations

Sëmundja e diabetit duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi e deri te menagjimi i sëmundjes kërkon një kujdes të shtuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe nga pacienti.

Numri i të diagnostifikuarve me diabet është çdo ditë në rritje e sipër. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara.

Kujdesi infermieror përbën një rol kyç në menaxhimin e sëmundjes së diabetit dhe edukimin e pacientit lidhur me të.

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi se sa i pranishëm është diabeti në vende të Bashkimit Europian si: Slloveni, Bullgari, Itali, Kroaci gjatë vitit 2014. …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertension Në Spitalin Rajonal Të Prizrenit, Fetije Kodra Apr 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertension Në Spitalin Rajonal Të Prizrenit, Fetije Kodra

Theses and Dissertations

Hyrje – Hipertensioni është ndër faktorët më të rëndësishëm të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare duke përfshirë: sëmundjen koronare të zemrës, insuficiencën kardiake kongjestive, insultin ishemik dhe hemorragjik cerebrovaskular, insuficiencën renale dhe sëmundjet e arterieve periferike. Hipertensioni paraqet rritjen e presionit sistolik ≥140 mmHg dhe presionit diastolik ≥90 mmHg.

Qëllimi – Qëllimi i këtij punimi është që të bëhet vlerësimi i karakteristikave epidemiologjike dhe kujdesit infermieror tek pacientët me hipertension arterial të cilët janë trajtuar në ambulancën internistike të spitalit të përgjithshëm ’’prim.dr. Daut Mustafa’’ në Prizren.

Metodologjia – Ky hulumtim është i tipit deskriptiv. Të dhënat janë mbledhur përmes anketimit …


Aplikimi I Nanoteknologjisë Në Shëndetësi, Bahrie Fetahu Apr 2021

Aplikimi I Nanoteknologjisë Në Shëndetësi, Bahrie Fetahu

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome do të flas për aplikimin e nanoteknologjisë në shëndetësi, e cila përmban një degë të veçantë të saj që quhet nanomedicinë. Nanomedicina është aplikimi mjekësor i nanoteknologjisë. Nanomedicina varion nga aplikimet mjekësore të nanomaterialeve dhe pajisjeve biologjike, deri te biosensorët nanoelektronikë, madje edhe aplikimet e mundshme në të ardhmen të nanoteknologjisë molekulare siç janë makinat biologjike. Problemet aktuale për nanomjekësinë përfshijnë të kuptuarit e çështjeve që lidhen me toksicitetin dhe ndikimin mjedisor të materialeve në shkallë nanoseksuale (materiale struktura e të cilave është në shkallën e nanometrave, d.m.th. miliardat e një metri). Funksionet mund të shtohen …


Rritja Dhe Zhvillimi I Fëmijëve Të Moshës Parashkollore Në Komunën E Ferizajt, Kastriot Ilazi Apr 2021

Rritja Dhe Zhvillimi I Fëmijëve Të Moshës Parashkollore Në Komunën E Ferizajt, Kastriot Ilazi

Theses and Dissertations

Shumë studime argumetojnë vazhdimisht se fëmijëria e hershme është periudha më e rëndësishme dhe më efektive ku ndërtohet baza për jetë, punë dhe për arritshmëri më të lartë në të ardhmen, në krahasim me të gjitha periudhat tjera të jetës njerëzore.

Duke ditur rëndësin e kësaj periudhe në vende të ndryshme të botës, i kushtojn ë rëndësi shumë të madhe duke filluar nga politikëbërësit duke hartuar kurrikula, dokumente, qasje, metoda, teknika, trajnime për edukatoret, duke bërë fushata të ndryshme për vetëdijësimin e shoqërisë në përgjithësi.

Synimi kryesor i këtij hulumtimi është që të identifikohen faktorët që ndikojnë në rritjen dhe …


Vetë – Kujdesi I Pacientëve Me Sëmundje Kronike Të Dështimit Të Zemrës Në Komunën E Prizrenit, Zani Arapi Apr 2021

Vetë – Kujdesi I Pacientëve Me Sëmundje Kronike Të Dështimit Të Zemrës Në Komunën E Prizrenit, Zani Arapi

Theses and Dissertations

Kujdesi për veten; janë aktivitete të cilat i realizon individi me qëllim të përmirësimit të jetës, shëndetit dhe mirëqenies së tij. Kujdesi për veten; përfshin mirëmbajtjen e kujdesit për veten dhe menaxhimin e vetë-kujdesit. Kujdesi për veten; zhvillohet me kalimin e kohës përmes komunikimit, kulturës dhe ndërveprimit. Ndërsa vetë fuqia e mirëmbajtjes; është aftësia e një individi për t`i kryer aktivitetet e përcaktuara. Tek pacientët me dështim të zemrës kujdesi për veten do të thotë kufizimin ose lënien e pirjes së duhanit, alkoolit, kufizim të marrjes së lëngjeve, pajtueshmëri me ilaçet, dietë, ushqim i përgaditur me pak kripë, vazhdimit ushtrime …


Early Premature Infant Physiologic And Behavioral Indicators Of Ans Instability, Karen Popp Becker Apr 2021

Early Premature Infant Physiologic And Behavioral Indicators Of Ans Instability, Karen Popp Becker

Theses and Dissertations

The advanced survival of the early premature infant (EPI) since the post-surfactant era has not improved many comorbidities. EPI comorbidities influence their lifelong health, social, and cognitive outcomes. EPIs often have immature and disorganized responses to stimuli during the neonatal period. EPIs respond to stressors from the Neonatal Intensive Care Unit’s (NICU) environment, stimulation, or disease states based on physiologic system changes, often resulting in observable behavioral changes. Both physiologic and behavioral changes reflect autonomic nervous system (ANS) disruption, thus instability. Instability of the ANS due to chronic stressors, can lead to chronic physiologic dysregulation and lead to lifelong health …


Examining The Relationship Of Blood Transfusions And Acute Morbidity In Preterm Infants, Kayla Chavis Everhart Apr 2021

Examining The Relationship Of Blood Transfusions And Acute Morbidity In Preterm Infants, Kayla Chavis Everhart

Theses and Dissertations

Preterm infants, those that are born less than 37 weeks gestational age, often suffer major morbidity and mortality during hospitalization in the neonatal intensive care unit due to their prematurity; one of the major morbidities is Necrotizing Enterocolitis, a devastating gastrointestinal disease. The exact aspects that cause preterm infants to develop Necrotizing Enterocolitis are unknown; however, our hypothesis is preterm infant thermal stability and/or preterm infant stress around packed red blood cell transfusions are etiological factors in the relationship between these necessary transfusions and morbid outcomes such as Necrotizing Enterocolitis.This dissertation includes an in-depth background and introduction of various morbid …


Përdorimi I Anestetikeve Në Regjionin E Prizrenit, Albiane Nezaj Mar 2021

Përdorimi I Anestetikeve Në Regjionin E Prizrenit, Albiane Nezaj

Theses and Dissertations

Fusha e mjeksisë ka mundësuar që me anë të disa medikamenteve të bëjë kryerjen e intervenimeve kirurgjike pa dhimbje dhe humbje të vetëdijes apo të dyja së bashku.

Kjo procedurë që aplikohet tek pacientët gjatë intervenimeve kirurgjike quhet Anestezion.

Procedura me të cilat arrihet anestezioni d.m.th depresioni i sisemit nervor qendror dhe periferik është proces reverzibil pasi që pas ndërprerjes së veprimit të anestetikëve të gjitha funksionet e indit nervor duhet të kthehen në gjendje normale.

Rëndesia e kësaj teme është që të merren të dhënat për ruajtjen e shendetit të pacientit gjatë dhe pas përdorimit të anestetikëve.

Gjithashtu rëndësi …


Qasjet E Reja Në Trajtimin E Kancerit Të Gjirit, Albana Zulfaj Mar 2021

Qasjet E Reja Në Trajtimin E Kancerit Të Gjirit, Albana Zulfaj

Theses and Dissertations

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Metoda kryesore moderne për zbulimin e kancerit të gjirit është mamografia, e cila në mënyrë të besueshme zbulon nga 80% në 96% të tumoreve të gjirit, më të mëdha se10 mmnë diametër. Mamografia kryhet çdo vit si masë profilaktike për të gjitha gratë mbi moshën 40 vjet. Qëllimi bazë i këtij hulumtimi është analizimi i detajizuar i procedurave të hershme diagnostikuese bashkëkohore në kuadër të zbulimit të hershëm të kancerit …


Kujdesi Dhe Menaxhimi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Infeksione Të Traktit Urinar, Halil Markoviq Mar 2021

Kujdesi Dhe Menaxhimi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Infeksione Të Traktit Urinar, Halil Markoviq

Theses and Dissertations

Hyrje: Janë infeksione që mund të prekin çdo pjesë të aparatit urinar: veshkën, ureterin, fshikëzën e urinës, apo uretrën. Shumica e infeksioneve prekin pjesën e poshtme të aparatit urinar d.m.th. fshikëzën dhe uretrën. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve …


Kujdesi Infermieror Në Të Sëmurët Me Infeksion Urinar, Ermira Rexhepi Mar 2021

Kujdesi Infermieror Në Të Sëmurët Me Infeksion Urinar, Ermira Rexhepi

Theses and Dissertations

Infeksionet e traktit urinar janë nga infeksionet më të zakonshme që prekin njerëzit. Infeksionet e pakomplikuara ndodhin më së shpeshti në gratë ndryshe të shëndetshme kur bakteret uropatogjene, zakonisht Escherichia coli, ngjiten nga perineumi në fshikëz dhe kapërcejnë imunitetin e lindur të strehuesit. Infeksionet e komplikuara ndodhin tek pacientët me anomali anatomike ose funksionale të traktit urinar. Diagnoza vendoset në bazë të simptomave dhe saktësia diagnostike përmirësohet me anë të analizës së urinës. Kultura e urinës është e rëndësishme me infeksion të rëndë, të përsëritur ose të komplikuar dhe kur diagnoza është e paqartë, për shembull tek fëmijët dhe të …


Përkujdesja Infermierike Ndaj Të Sëmurit Me Trakeostomë, Erblina Behluli Mar 2021

Përkujdesja Infermierike Ndaj Të Sëmurit Me Trakeostomë, Erblina Behluli

Theses and Dissertations

Hyrja: Një trakeostomi është një vrimë e bërë në mënyrë kirurgjike, që kalon nëpër pjesën e përparme të qafës tuaj në trake, ose mbrapa. Trakeostomi quhet hapja ose stoma e bërë nga kjo prerje. Stoma mund të shërbej si rrugë ajrore ose mund të shërbeje si vend për vendosjen e një tubi të trakeostomisë. Mënyra e parë është kur kjo procedurë kërkohet në mënyrë urgjente dhe mënyra e dytë është kur nuk kërkohet më mënyrë urgjente. Një trakeostomi mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë të jenë në ventilatorë për më shumë se dy javë ose që …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Infeksione Të Traktit Urinar, Liridona Kamberi Mar 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Infeksione Të Traktit Urinar, Liridona Kamberi

Theses and Dissertations

Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë ndër infeksionet më të shpeshta dhe përbëjnë një problem të përditshëm. Ato prekin çdo moshë dhe kanë prirje të përsëriten apo të bëhen edhe kronike. Po ashtu ITU mbartin rrezikun e prekjes së organeve kryesore të traktit urinar, të veshkave, duke dhënë pielonefritin kronik.

Qëllimi: Punimi është realizuar me qëllim të rritjes së njohurive rreth infeksioneve të traktit urinar, mënyrës së paraqitjes, faktorëve të rrezikut si dhe kujdesin infermieror për pacientët me ITU.

Profesioni im, është i shenjtë. Unë si infermiere, me shumë dëshirë dua që ta trajtoj këtë qështje sa të mirë aq …


Kujdesi Infermieror Në Procesin E Parandalimit Të Komplikimeve Të Sëmundjes Së Diabetit, Rina Gashi Mar 2021

Kujdesi Infermieror Në Procesin E Parandalimit Të Komplikimeve Të Sëmundjes Së Diabetit, Rina Gashi

Theses and Dissertations

Diabeti mellitus (DM) është një çrregullim i madh metabolik i cili po rritet me shpejtësi jashtë proporcionit si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim, veçanërisht DMT2, i cili shoqërohet me zakone moderne të jetesës si aktiviteti i reduktuar fizik, dieta, mbipesha dhe faktorët gjenetikë. Nëse nuk trajtohet, DM mund të çojë në një numër sëmundjesh dhe ndërlikimesh afatgjata që çojnë më pas në vdekje. Komplikimet kronike të DM shkaktohen kryesisht nga dëmtimi qelizor, molekular, poashtu dëmtimi i funksionit nervor dhe vaskular.

Qëllimi i këtij punimi është edukimi shëndetësor rreth sëmundjes së diabetit dhe kujdesi infermieror në …


Kënaqshmëria Me Kualitetin E Jetës Të Personave Me Sëmundjen E Diabetit Të Tipit Ii, Marigona Dushullovci Mar 2021

Kënaqshmëria Me Kualitetin E Jetës Të Personave Me Sëmundjen E Diabetit Të Tipit Ii, Marigona Dushullovci

Theses and Dissertations

Përgjatë zhvillimit global në çdo aspekt edhe sëmundjet vetëm sa vinë duke u shtuar, sëmundja diabetike njihet moti qysh nga vitet 1500 para erës sonë. Nga koha e mëhershme e deri tani mjekët dhe studiuesit janë duke u përpjekur për të arritur në shërimin e diabetit, duke përdorur teknologji dhe zbulimin e medikamenteve të reja. Komplikimet diabetike, bashkë me sëmundje të tjera kanë kosto të lartë për trajtim duke ndikuar edhe në cilësinë jetësore të individëve. Qëllimi i këtij punimi është të analizohet tek individët kënaqshmëria e kualitetit të jetës me sëmundjen e diabetit të tipit II. Për realizimin e …


Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Sëmundje Kardiovaskulare, Sokol Thaqi Mar 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Sëmundje Kardiovaskulare, Sokol Thaqi

Theses and Dissertations

Sëmundja kardiovaskulare (CVD) është një çështje kritike shëndetësore globale dhe infermierët kardiovaskularë luajnë një rol jetik në uljen e barrës globale dhe duke kontribuar në përmirësimin e rezultateve në individë dhe komunitete. Infermierët kardiovaskularë kërkojnë njohuri, aftësi dhe burime që do t'u mundësojnë atyre të funksionojnë si udhëheqës në CVD.

Qëllimi i këtij punimi është zgjerimi i njohurive mbi sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë etiologjinë, patologjinë, diagnostikimin, trajtimin, si dhe kujdesin infermieror në çështjet e menaxhimit, trajtimit, parandalimit dhe edukimin e pacientëve. Sigurisht përdorimi i masave që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, kur është e mundur, janë qëllime ideale.

Metodologjia- Për të realizuar …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diarre- Studim Rasti Qkmf-Ferizaj, Zejnepe Rashiti Mar 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diarre- Studim Rasti Qkmf-Ferizaj, Zejnepe Rashiti

Theses and Dissertations

Diarreja nënkupton jashtëqitje më shpesh se 3 herë në ditë, me ç’rast nevoja është e paformuar, e lënget. Diarreja është simptome e shumë sëmundjeve të traktit gastro-enterologjik por edhe e sistemeve të tjera organesh. Ngaqë foshnjat dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj diarresë dhe paraqet një çrregullim serioz i cili kërkon ndërhyrje dhe trajtim të menjëhershëm si nga ana mjekësore dhe ajo e përkujdesit infermieror.

Ky punim njeh kompleksitetin e kujdesit për pacientët me diarre, me theks tek pacientet pediatrik. Ky punim shërben si një burim praktik për të mbështetur kujdesin infermieror në të gjithë mjediset e kujdesit shëndetësor. …


Kujdesi Infermieror Për Pacientët Me Kancer Të Mushkërive, Shkurta Hoxha Mar 2021

Kujdesi Infermieror Për Pacientët Me Kancer Të Mushkërive, Shkurta Hoxha

Theses and Dissertations

Hyrje: Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme dhe më të rënda të kancerit. Në këtë punim do të bëhet shpjegimi i rëndësisë së kancerit të mushkërive dhe rëndësia që ka të bëjë me zbulimin e hershëm të tij.

Ky punim nis me prezantimin e hyrjes, pastaj tregohet qëllimi i punimit, metodologjia e punimit, pastaj vjen një analizë se çka janë mushkëritë dhe sistemi i frymëmarrjes, çka është kanceri, mënyra se si bëhet vlerësimi infermieror tek pacientët me kancer të mushkërive, çka është kanceri i mushkërive, epidemiologjia, etiologjia, patologjia, stadet, klinika, diagnostikimi, trajtimi dhe parandalimi i kancerit …


Globalizimi Dhe Efektet E Tij Në Kujdesin Shëndetësor Në Kosovë, Egzona Hajrizi Mar 2021

Globalizimi Dhe Efektet E Tij Në Kujdesin Shëndetësor Në Kosovë, Egzona Hajrizi

Theses and Dissertations

Në këtë hulumtim trajtohet variabli i globalizimit dhe kujdesit shëndetësor tek popullata e Republikës së Kosovës përmes metodologjisë kuantitative, duke shqyrtuar literaturën shkencore dhe verifikimet përshkruese nga pacientët e infektuar me Covid 19 në institucionet publike, gjegjësisht tek repartet që ofrojnë shërbime për kujdesin shëndetësor si atë fizik po ashtu edhe psikik.

Pasi që e dimë se planeti në të cilin jetojmë ndodhet në një pikë kritike dhe që kërkon zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore, prandaj edhe unë si studente në degën e infermierisë dhe si një infermiere e ardhshme, dua që përmes këtij punimi te zgjerojë njohuritë e mia …


Diabeti, Komplikimet Dhe Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Diabetik, Egxona Isenaj Mar 2021

Diabeti, Komplikimet Dhe Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Diabetik, Egxona Isenaj

Theses and Dissertations

Diabeti Melit është një sëmundje kronike e cila çdo ditë e më shumë po përhapet dhe kështu ka marrë karakter global. Termi diabetes mellitus rrjedh nga greqishtja që do të thotë diabetes – “kalim nëpërmjet” dhe mellitus- “i ëmbël si mjaltë”. Sëmundja e diabetit shfaqet kur nuk prodhohet sasi e mjaftueshme e insulinës dhe kështu kemi ngritje të nivelit të glukozës në gjak.Niveli i lartë i glikemisë në vartësi nga kohëzgjatja mund të jetë problematik.Niveli i lartë i glukozës në gjak për një kohë të gjatë shkakton komplikime të cilat mund të jenë akute dhe kronike.Parandalimi i këtyre problemeve mund …


Astma Bronkiale - Trajtimi, Viola Verbovci Mar 2021

Astma Bronkiale - Trajtimi, Viola Verbovci

Theses and Dissertations

Astma është sëmundje kronike e mushkërive e cila i inflamon dhe ngushton rrugët e frymëmarrjës. Astma shkakton perioda përseritëse të “wheezing”-ut (zë fishkëllues gjatë frymëmarrjës), ngushtim të gjoksit, zënie të frymës dhe kollitje. Kollitja zakonisht paraqitet gjatë natës ose herët në mëngjes.

Rrugët e frymëmarrje të inflamuara bëhen shumë të ndjeshme dhe reagojnë ndaj substancave të caktuara të quajtura alergjene të cilat shkaktojnë sulme të astmës.Astma është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme në mbarë botën.

Astma së pari është vërenjtur në Egjiptin e Vjetër dhe ishte trajtuar me pirjen e një përzierje aromatike të njohur si “aksyphi”. Astma …


Komunikimi Infermier – Pacient Në Mjediset E Kujdesit Shëndetësor, Qendresa Demiri Mar 2021

Komunikimi Infermier – Pacient Në Mjediset E Kujdesit Shëndetësor, Qendresa Demiri

Theses and Dissertations

Të dish të komunikosh me të tjerët është shumë e rëndësishme, si dhe të kesh aftësinë që t’i bësh të tjerët të të kuptojn atë që e flet të lehtëson çdo mardhënie me ta dhe të mundëson shmangien e keqkuptimeve dhe konflikteve. Andaj ne si infermier duhet të dim se komunikimi me pacientët, si dhe me familjarët është baza kryesore e punës apo obligimeve të një mantelbardhi.

Përmes këtij punimi diplome unë dëshiroj të zgjeroj njohuritë e mia në lidhje me komunikimin infermier-pacient në mjediset e kujdesit shëndetësor, përmes njohjes së procesit të komunikimit shëndetësor, njohjes së faktorëve ndikues dhe …


Kanceri I Kolonit Dhe Kujdesi Infermieror, Nermina Halimi Mar 2021

Kanceri I Kolonit Dhe Kujdesi Infermieror, Nermina Halimi

Theses and Dissertations

Unë si infermiere e ardhshme, pretendoj të jem në shërbim të qytetarëve duke ju ndihmuar që të tejkalojnë sëmundjet dhe vështirësitë e tyre gjatë sëmundjeve, si nga aspekti profesional ashtu edhe nga aspekti i këshillimit dhe përkrahjes morale, duke i përdorur përvojat gjatë praktikave dhe gjatë dëgjimit të profesorëve dhe profesoreshave tona të nderuara që janë munduar maksimalisht që t`na japin njohuri profesionale dhe shkencore gjatë këtyre tri (3) viteve të studimeve. Ky punim është i fundit gjatë studimeve të mija, por besoj që nuk do të jetë i fundit nga ana ime profesionale gjatë viteve në vazhdim.

Titulli i …


Traumat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Erblina Trena Mar 2021

Traumat E Kokës Dhe Kujdesi Infermieror, Erblina Trena

Theses and Dissertations

Studimi I bërë ka për qëllim të analizojë faktorët më të shpeshtë që qojnë në traumat e kokës, duke marrë në shqyrtim moshën , gjininë, lloji I operacioneve , qëndrimi në spital, shkaqet më të shpeshta, Metodat më të mira të trajtimit me medikamente dhe trajtimit të pacientëve me dëmtime neurologjike , kujdesi I pacientëve në koma. Trauma është një nga problemet kryesore të shëndetit publik në mbarë boten , Mbi të gjitha shëndeti I qdo pacienti është gjëja primare që qdo Infermier duhet ta ketë parasysh dhe të tregoj një kujdes të veqant . Zakonisht dëmtimet më të shpeshta …


Roli I Infermierës Në Tretmanin Postoperativ Pas Kolecistektomisë Me Kirurgji Të Hapur, Marigona Kodra Mar 2021

Roli I Infermierës Në Tretmanin Postoperativ Pas Kolecistektomisë Me Kirurgji Të Hapur, Marigona Kodra

Theses and Dissertations

Kolecistektomia laparatomike është një procedurë tek e cila bëjmë heqjen e fshikëzës së tëmthit me një incizion ( të madh ) me metodën klasike ( kirurgji e hapur ). Qëllimi i këtij punimi ka qenë shtjellimi i kolecistektomisë laparatomike , faktorët që kontribuojnë deri tek zhvillimi i këtij intervenimi kirurgjik dhe kujdesi infermieror pre dhe post operativ. Detyra primare e infermierëve në këto raste është sigurimi i shëndetit të mirëfilltë të pacientit, rishikimi i vazhdueshëm dhe përcjellja e komplikacioneve të mundshme pas intervenimit kirurgjik të cilat munden edhe të rrezikojnë jetën e pacientit. Ky punim përmban studim të disa rasteve, …


Ndikimet Në Pagjumësi Dhe Faktorëve Tjerë Psikologjike Tek Punëtorët Shëndetësor Në Përballje Me Pandeminë Covid-19 Në Regjionin E Prishtinës, Valentina Morina Mar 2021

Ndikimet Në Pagjumësi Dhe Faktorëve Tjerë Psikologjike Tek Punëtorët Shëndetësor Në Përballje Me Pandeminë Covid-19 Në Regjionin E Prishtinës, Valentina Morina

Theses and Dissertations

Hyrje: Ky punim hulumtues ka të bëjë me "Ndikimet në pagjumësi dhe faktorëve tjerë psikologjike tek punëtorët shëndetësorë në përballje me pandeminë COVID-19". Duke e ditur se me çfarë problemi po përballet bota, aktualiteti i kohëve të fundit na ka bërë kureshtarë sidomos neve si profesionistët e ardhshëm shëndetësor të hulumtojmë për vështirësitë dhe problemet që përballën kolegët e mi, pasi në të ardhmën do të jem edhe unë pjesë e këtij stafi.

Qëllimi i hulumtimit: Qëllimi kryesor i këtij studimi është të hulumtojë si studente e degës së infermierisë se cila është puna me të cilën përballen profesionistët, rreziku …


Egzaminimet Radiologjike Dhe Kujdesi Infermieror, Qëndrim Islami Mar 2021

Egzaminimet Radiologjike Dhe Kujdesi Infermieror, Qëndrim Islami

Theses and Dissertations

Përparimet e fundit të teknologjisë kanë mundësuar një shumllojllojshmëri të vërtet të teknikave dhe procedurave në imazheri dhe diagnostikë.Me gjithë rrezikun e njohur nga rrezatimi radiologjia mbetet njëra nga diciplinat kyçe në diagnostifikim të sëmundjeve te pacientët. Nëpërmjet aparaturave që përdoren në radiologji personeli mjekësor vëren ndryshimet që ndodhin te organet, apo pjesë të organeve të sëmura ku nëpërmjet imazheve që fitohen bëhet krahasimi me organin gjegjës normal.Radiologjia nëdiagnostikë përdoret nga të gjitha diciplinat e mjekësisë. Qëllimi i hulumtimit: Të njihemi me egzaminimet radiologjike, rëndësin e rrezeve X në diagnostifikimin e sëmundjeve dhe rrezikun nga rrezatimi dhe kujdesin infermierorë. Metodologjia: …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Albane Ademaj Feb 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Albane Ademaj

Theses and Dissertations

Diabeti deri më sot ende është një sëmundje e cila nuk ka shërim definitiv, mirëpo vetëm bëhet mbajtja në normë e nivelit të glukozës në gjak.(1) Infermierët janë pjesë e stafit mjekësor të cilët janë shumë të rëndëishëm tek pacientët diabetik. Roli i infermierëve tek diabetikët është i shumëfishtë; duke filluar që nga marrja e anamnezës infermierore, marrja e gjakut për matjen e glukozës, e deri tek aplikimi i terapisë atëher kur është e nevojshme.(2)

Qëllimi i këtij punimi është të hulumtohen njohurit e pacientëve me diabet për dijetat ushqimore të cilat i përdorin, të tregohet roli i infermierëve tek …