Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 511 - 540 of 990

Full-Text Articles in Business

“Kosova Dhe Marrëveshjet E Lira Tregtare”, Baton Gashi Aug 2017

“Kosova Dhe Marrëveshjet E Lira Tregtare”, Baton Gashi

Theses and Dissertations

Tregtia me vendet e huaja është një shenjë e cila tregon sesa e fuqishme dhe produktive është ekonomia e një vendi. Kosova, si një vend në zhvillim, njërën prej rrugëve drejt prosperitetit, zhvillimit dhe rritjes ekonomike e sheh përmes kësaj rruge. Në këtë punim paraqiten marrëveshjet e lira tregtare të Kosovës, në veçanti CEFTA (Central European Free Trade Agreement), dhe MSA (Marrëveshja e Stabilizit Asociimit). Në marrëveshjen e CEFTA-s, Kosova paraqitet si humbës, për shkak të bilancit të dobët tregtar që e ka me të gjitha vendet anëtare të marrëveshjes. Poashtu, paraqiten edhe problemet të cilat vendi ynë i ka …


Potenciali Zhvillimor I Ekoturizmit Në Kosovë, Pajtim Shala Jul 2017

Potenciali Zhvillimor I Ekoturizmit Në Kosovë, Pajtim Shala

Theses and Dissertations

Turizmi, sot është një ndër industritë më të fuqishme në botë dhe si i tillë, turizmi ka një impakt të madhë në zhvillimin ekonomik e social të një vendi, sidomos në zhvillim ku shihet si një nga burimet më të rëndesishme të të ardhurave, të mundësive të punësimit, të diversifikimit të ekonomisë, të mbrojtjes së ambientit si dhe të promovimit të shkëmbimeve ndërkulturore. Në këtë temë diplome trajtohet potenciali zhvillimor i ekoturizmit në Kosovë. Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohet zhvillimi ekonomik i Kosovës, turizmi si faktor, ekoturizmi si the potenciali për ekoturizëm. Ekoturizmi përfshirë udhëtimin në …


Ndikimi I Krizës Financiare Në Tregun E Zgjedhur Të Aksioneve Në Katër Kontinente, Aurora Mustafa Jul 2017

Ndikimi I Krizës Financiare Në Tregun E Zgjedhur Të Aksioneve Në Katër Kontinente, Aurora Mustafa

Theses and Dissertations

Synimi i kësaj teme është të shqyrtojë ndikimin e krizës financiare në performancën dhe vlerën e aksioneve, poashtu si ndikoi kriza financiare performancën e njëzet e shtatë kompanive të zgjedhura. Janë të analizuara të dhëna nga periudha vjetore nga 1/1/2008 – 31/12/2015, në mënyrë që të shohim për ndryshimet e mundshme në mes të vlerës së aksioneve si dhe performancës financiare.

Kemi marrë për analizë variablet të cilat janë marrë nga këndvështrimi i profitabilitetit apo performancës së kompanisë siq janë: shitjet, çmimet e aksioneve, vlera e indekseve, vlera e kompanive, kthimi në ekuitet, fitimi për aksion (EPS), kthimin nga kapitali …


Efektet E Marrëveshjes Së Stabilizim-Asociimit Në Kosovë, Breta Berisha Jul 2017

Efektet E Marrëveshjes Së Stabilizim-Asociimit Në Kosovë, Breta Berisha

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i kësaj teme të Bachelor-it është, zbatimi i implementimit të efekteve që do të arrije Kosova nga marrëveshja e MSA-së. Gjithashtu, të kemi njohuri rreth Marrëveshjes Stabilizim Asociimit, Partneritetit Evropian, Task Forcës e cila është shumë e rëndësishme për hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe shumë gjëra të tjera rreth MSA-së. Gjithashtu, të dimë se çfarë marrëdhënie është Kosova me BE-në. E veçanta e këtij punimi është të kuptojmë se cilat kritere dhe faza duhet ti ketë në veçanti dhe që duhet të përmbushen nga ana e Kosovës.

Sa i përket, efekteve negative tek kritereve ekonomike, Kosova është …


Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillimin Ekonomik, Lumi Bicurri Jul 2017

Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillimin Ekonomik, Lumi Bicurri

Theses and Dissertations

Struktura e ekonomisë së Kosovës e shikuar nga aspekti i pjesëmarrjes së sektorëve të ndryshëm dhe numri i ndërmarrjeve të regjistruara në krijimin e produktit shoqëror në të ardhurat kombëtare ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme. Rëndësi të veçantë për strukturën ekonomike ka ndryshimi i marrëdhënieve në prodhim ose i marrëdhënieve pronësore të mjeteve të prodhimit. Ato praktikisht ngacmojnë ndryshimet cilësore në sistemin ekonomik. Me gjithë faktin se në ekonominë e Kosovës ekziston një strukturë ekonomike e papërshtatshme, ku mbizotëron pjesëmarrja e lartë e degëve energjetike dhe e lëndëve të para, të cilat nuk mund të paraqesin një faktor potencial për …


Valmira Vranovci Funksionet E Financave Publike Dhe Roli I Tyre Në Qeverisje, Valmira Vranovci Jul 2017

Valmira Vranovci Funksionet E Financave Publike Dhe Roli I Tyre Në Qeverisje, Valmira Vranovci

Theses and Dissertations

Politika fiskale është përdorimi i shpenzimeve dhe taksave qeveritare të cilat ndikojnë aktivitetin ekonomik. Përcaktimi i politikës fiskale në një vit të dhënë kohor faktikisht merr parasysh si të kaluarën (gjendjen aktuale social – ekonomike), ashtu edhe implikimet për të ardhmen (qëndrueshmërinë fiskale).

Politika fiskale mund të jetë ekspansioniste ose shtrënguese. Një politikë fiskale ekspansioniste do të thotë shkurtim i taksave direkte dhe indirekte si dhe rritja e shpenizimeve qeveritare. Këto politika do të inkurajojnë më shumë shpenzimet dhe do të rrisin aktivitetin ekonomik. Ndërsa një politikë fiskale shtrënguese do të thotë rritje taksash, si dhe shkurtim të shpenzimeve qeveritare. …


Impact Of Employees Motivation And Performance On Organizational Effectiveness, Fadil Sadiku Jul 2017

Impact Of Employees Motivation And Performance On Organizational Effectiveness, Fadil Sadiku

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi ishtë analizimi i marrëdhënies mes motivimit dhe performancës së punonjësve me efektivitetin organizativ në sektorin bankar. Për të realizuar këtë hulumtim u përdor metodologjia sasiore. Në studim u morën 65 punonjës nga katër banka që operojnë në Gjilan. Të dhënat u mblodhën me anë të 3 pyetësorëve dhe të dhënat u analizuan nëpërmjet programit statistikor SPSS. Rezultatet e korrelacionit treguan se midis motivimit të punonjësve dhe efektivitetit organizativ ekziston marrëdhënie e rëndësishme pozitive (r=.491, p<0.01). Gjithashtu marrëdhënie e rëndësishme pozitive eksiziton edhe mes performancës së punonjësve dhe efektivitetit organizativ (r=.699, p<0.01). Marrëdhënia mes performacnës dhe efektivitetit organizativ është më e fortë se mes motivimit dhe efektivietit organizativ. Rezultatet e analizës së regresionit treguan se motivimi t=2.89, p=.005 dhe performanca t=6.518, p=.000 kanë koefiçent statistikisht të rëndësishëm, që do të thotë se si motivimi edhe performanca e punonjësve janë koefiçentë statistikisht të rëndësishëm në vlerësimin e efektivitetit organizativ.


Roli I Prokurimit Publik Dhe Menaxhimit Të Kontratave Në Krijimin Dhe Ngritjen E Vlerës: Rasti I Studimit Kosova, Fatbardhe Mehmetaj Jul 2017

Roli I Prokurimit Publik Dhe Menaxhimit Të Kontratave Në Krijimin Dhe Ngritjen E Vlerës: Rasti I Studimit Kosova, Fatbardhe Mehmetaj

Theses and Dissertations

Prokurimi publik është temë që e tërheq vëmendjen e publikut të tërësishëm nga fillimi i mileniumit të ri, për shkak të faktit se përqindje e madhe nga buxheti kombëtar bie përkatësisht të procedurave përmes të cilave shteti blen mallra, punë dhe shërbime.. Pavarësisht nga fakti që kjo çështje ka aspekte administrative, pa dyshim se ajo paraqet fushë kreative dhe zhvilluese, që në vetë përfshin një numër shumë të madh të disciplinave, dhe është komplekse dhe kreative. Më fjalë të tjera, secili që është i përfshirë në procesin e prokurimit publik, është krijues potencial i praktikës së mirë pune, veçanërisht për …


Politikat Tatimore Dhe Impakti I Tyre Ne Ekonominë E Kosovës, Sylejman Miftari Jun 2017

Politikat Tatimore Dhe Impakti I Tyre Ne Ekonominë E Kosovës, Sylejman Miftari

Theses and Dissertations

Një ndër problematikat më të mëdha në vendin tonë dhe në rajon është krijimi i politikave të mirëfillta tanimore, zhvillimi i vendit është në mënyrë direkte i ndërlidhur me politikat tatimore. Ndikimi i politikave tatimore është kryesor dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka ndikim në realizimin e investimeve të ndryshme në vend.

Dalja nga lufta ka bërë që Kosova të ketë një ekonomi totalishtë të shkatërruar dhe industri të rrënuar totalishtë, prandaj është dashur një ristrukturim dhe rifillim i gjithë sistemit tatimor në vend, zhvillimi i mirëfilltë i sistemit tatimor në vend bënë që edhe investitorët e huaj të ndihen …


Impakti I Opinionit Mbi Vendimet Në Sjelljen Konsumatore Në Sektorin E Tekstilit, Rina Veliu Jun 2017

Impakti I Opinionit Mbi Vendimet Në Sjelljen Konsumatore Në Sektorin E Tekstilit, Rina Veliu

Theses and Dissertations

Tregu i tekstilit është një nga tregjet më të rëndësishme në botë. Industria e tekstilit është një nga industritë kryesore të cilat plotëson një nga nevojat themeloretë njerëzve dhe kështu bëhet si një pjesë e pashmangshme e jetës së njeriut. Hulumtuesit kanë qenë prej kohësh duke studiuar sjelljen e konsumatorëve për produktet e tekstilit. Kjo ndikoi tek studiuesit për të kryer një analizë të përgjithshme për këto studime kërkimore në mënyrë që të identifikojnë dhe të përcaktojnë faktorët kryesorë që ndikojnë tek konsumatorët, sjelljen dhe veçanërisht faktorët që ndikojnë në vendimin e blerjes. Ky studim u fokusua në kriteret vlerësuese …


Zhvillimi I Planit Të Marketingut Nga Perspektiva E Bizneseve Dhe Shtëpive Të Konsulencës, Liridon Sinanaj Jun 2017

Zhvillimi I Planit Të Marketingut Nga Perspektiva E Bizneseve Dhe Shtëpive Të Konsulencës, Liridon Sinanaj

Theses and Dissertations

Koncepti i marketingut është aq i vjetër sa edhe vetë qytetërimi. Koncepti i marketingut ka ndryshuar vazhdimisht me ndryshimin e kohës. "Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues, përmes të cilit individët dhe grupet përfitojnë atë për çka kanë nevojë dhe çka dëshirojnë përmes krijimit, ofrimit dhe shkëmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët." (Kotler, 2006). Tema e marrë ne studim, eshte teme e rendesishme per te parë se si funksionon plani i marketingut në vënd, Kosovë. "Marketingu është një proces i cili na mëson të marrim vendime të mira. Menaxhimi i marketingut është i domosdoshëm për të arritur sukses …


Menaxhimi I Prodhimtarisë Në Ndërmarrjet E Agrobiznesit Në Kosovë, Reis Sallova Jun 2017

Menaxhimi I Prodhimtarisë Në Ndërmarrjet E Agrobiznesit Në Kosovë, Reis Sallova

Theses and Dissertations

Njeriu ka synuar gjithmonë që punët të kryejë në mënyrë sa më racionale, përkatësisht të arrijë rezultate më të larta, mundësisht me sa më pak mjete, kohë, energji, materiale, mundë etj. Prandaj njerëzit mundohen të përdorin mjete, aparate, pajisje, makina etj, me të cilat e lehtësojnë punën, dhe si rezultat përfundimtar produktin me vlerë të dhënë.....

Vlera e dhënë është cilësi materiale e produktit, me të cilën produkti i plotëson disa kërkesa të njeriut. Kjo vlerë e produktit varet prej shumë faktorëve si: kimike, fizike, teknike, biokimike dhe nga shumë veti të tjera.

Nga mënyra e jetesës bashkëkohore, gjithnjë e …


Roli Dhe Suksesi I Privatizimit Në Ndërmarrjet Shoqërore, Qëndresa Shabani Jun 2017

Roli Dhe Suksesi I Privatizimit Në Ndërmarrjet Shoqërore, Qëndresa Shabani

Theses and Dissertations

Ekonomia e Kosovës është zhilluar kryesisht gjatë viteve të 70 si pjesë e ish-republikës federale socialiste të Jugosllavisë.Kosova është e njohur kryesisht me pasuri minerale nëntokësore, thëngjill, nikel, plumb, zing, argjend, ari, magnezit dhe zehe të tjera të cilat kanë qenë dhe mbetën të jenë lokomativa bartëse e zhvillimit ekomik të Kosovës. Në të njejtën kohë Kosova ishte mjaftë e zhvilluar me fabrika të tjera përpunuese jo vetëm të metaleve por edhe të tekstilit, gomës etj. Eshtë me rëndësi të theksohet se Kosova ka parametra dhe ambient të mirë për të zhvilluar bujqësinë. Në vitin 1989 fatkeqësisht Serbia ndërhyri në …


Mundësitë E Investimeve Të Huaja Direkte Në Kosovë, Arjeta Berisha Jun 2017

Mundësitë E Investimeve Të Huaja Direkte Në Kosovë, Arjeta Berisha

Theses and Dissertations

Investimet e Huaja Direkte (IHD) përbëjnë një dukuri relativisht të re, e cila ka pasur një zhvillim pozitiv. Në këtë punim diplome është analizuar dhe interpretuar mundësia e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

Nxitja e investimeve të huaja direkte kërkon politika dhe strategji të mirë përcaktuara, përmirësime në kuadrin ligjor dhe në kuadrin institucional, gjithashtu edhe rritje dhe stabilitet ekonomik të qëndrueshëm.

Qëndrimi i përgjithshëm i mbajtur në këtë material për të identifikuar objektivat kryesore, është orientuar në kërkim cilësor. Burimet janë marrë nga literatura në fushën e investimeve të huaja direkte, si dhe nga zyrat kompetente për temën …


Kontrata Biznesore, Arben Govori Jun 2017

Kontrata Biznesore, Arben Govori

Theses and Dissertations

Nuk do të mund të imagjinohej një botë pa biznes, për më tepër nuk do të mund të imagjinohej një botë pa 'kontrata'. Një bashkim i këtyre të dyjave, ka bërë që bota të zhvillojë aktivitetin e saj biznesor rreth një dokumenti të marrëveshjes, i cili do të obligonte palët që t'i zotoheshin premtimeve të tyre, e të cilat në një kohë ishin bërë vetëm gojarisht. E drejta kontraktuese është themel mbi të cilin janë ndërtuar si super strukturuar shumë segmente, përkatësisht lëmi të tjera të së drejtës biznesore.

Kontrata Biznesore, sot, në epokën e globalizmit është shtylla kryesore e …


Ndikimi I Reformave Fiskale Në Bilancin Tregtar, Alisa Kuçi Jun 2017

Ndikimi I Reformave Fiskale Në Bilancin Tregtar, Alisa Kuçi

Theses and Dissertations

Për të arritur një stabilitet politik dhe në mirëqenie shoqërore, qeveritë kombëtare synojnë për arritje të ekuilibrit ekonomik. Ku ato përdorin instrumente të ndryshme për stimulim të rritjes së ekonomisë, për bilanc tregtar pozitiv dhe për arritjen e objektivave makroekonomike. Pra qeveritë ndikojnë në aktivitetet ekonomike duke kontrolluar shërbimet qeveritare drejtpërsëdrejti dhe duke ndikuar në konsum , investime dhe në neto eksport, nëpermjet ndryshimeve të taksave, transfereve dhe shpenzimeve. Në kontekst me rritjen e ngadalshme ekonomike dhe përmirësimeve fiskale, vendi ynë ballafaqohet me me sfida komplekse në zhvillimin ekonomik.Bilanci tregtar vazhdon të jetë negativ me deficit të lartë. Ku importet …


Etika E Biznesit Dhe Përgjegjësitë Sociale, Gresa Berisha Jun 2017

Etika E Biznesit Dhe Përgjegjësitë Sociale, Gresa Berisha

Theses and Dissertations

Etika e biznesit është përgjithësisht një disiplinë normative, kur standardet morale fillimisht përkrahen dhe më pas zbatohen. Ajo bën vlerësime specifike për atë çka është e drejtë apo e gabuar, duke pretenduar më tej edhe për atë çka duhet bërë dhe atë çka nuk duhet bërë. Dhe e gjithë kjo lidhet dhe me përgjegjësit që ka një biznes ndaj etikes sepse kompania, e cila ka përgjegjësi sociale, ndërton besueshmërinë e saj, pasuron imazhin e kompanisë, e bën brendin/markën e saj më të fuqishme, kontribuon në përfitimin e ndjeshëm afatgjatë. Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme …


Zhvillimi I Planit Të Marketingut Nga Perspektiva E Bizneseve Dhe Shtëpive Të Konsulencës, Liridon Sinanaj Jun 2017

Zhvillimi I Planit Të Marketingut Nga Perspektiva E Bizneseve Dhe Shtëpive Të Konsulencës, Liridon Sinanaj

Theses and Dissertations

Koncepti i marketingut është aq i vjetër sa edhe vetë qytetërimi. Koncepti i marketingut ka ndryshuar vazhdimisht me ndryshimin e kohës. "Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues, përmes të cilit individët dhe grupet përfitojnë atë për çka kanë nevojë dhe çka dëshirojnë përmes krijimit, ofrimit dhe shkëmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët." (Kotler, 2006). Tema e marrë ne studim, eshte teme e rendesishme per te parë se si funksionon plani i marketingut në vënd, Kosovë. "Marketingu është një proces i cili na mëson të marrim vendime të mira. Menaxhimi i marketingut është i domosdoshëm për të arritur sukses …


Menaxhimi I Rreziqeve Në Bankat Komerciale Të Kosovës, Lumir Krasniqi Jun 2017

Menaxhimi I Rreziqeve Në Bankat Komerciale Të Kosovës, Lumir Krasniqi

Theses and Dissertations

Temën të cilën e kam përzgjedhur për punim diplome është: Menaxhimi i rreziqeve në banka komerciale të Kosovës.

Arsyeja se pse pikërisht kjo temë, është interesimi im i madh lidhur me afarizmin bankar në përgjithësi. Para së gjithash, nga një këndvështrim ekonomik, sektori bankar duhet të jetë efikas dhe i qëndrueshëm sa më shumë qëtë jetë e mundur që ajo të ofrojë funksione që kontribuojnë në mirëqenien sociale të tilla si sigurimin e shërbimeve financiare të nevojshme për firmat dhe konsumatorët për të ndërmarrë biznesin e tyre dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në marrëveshje të madhe në rritjen ekonomike. Nuk …


Roli I Zhvillimit Të Skenareve Në Strategjinë E Biznesit, Shqipdona Haklaj May 2017

Roli I Zhvillimit Të Skenareve Në Strategjinë E Biznesit, Shqipdona Haklaj

Theses and Dissertations

Synimi i këtij punimi është që të shqyrtojë rëndësinë e zhvillimit të skenarëve në strategjinë e biznesit. Ky studim i referohet përvojës së gjatë në hulumtimet në ndërmarrësi të ndërlidhura me strategjinë e biznesit, veçanërisht në hartimin dhe zhvillimin e skenarëve të kësaj disipline. Tema është bazuar në literaturën e gjerë dhe praktikat e bizneseve në zhvillimin e skenarëve për qëllime strategjike zhvillimore. Është e sigurtë se bizneset janë të detyruara që të zhvillojnë skenarë të ndryshëm strategjik duke marrë parasysh se kanë të bëjnë me një dinamikë të lartë të tregjeve dhe të konkurrencës. Kjo ju nevojitet pothuajse shumicës …


Dallimi Midis Bankave Islame Dhe Bankave Konvencionale, Shpëtim Kryeziu May 2017

Dallimi Midis Bankave Islame Dhe Bankave Konvencionale, Shpëtim Kryeziu

Theses and Dissertations

Ka një mungesë të studimeve në lidhje me sistemin bankar Islam dhe performoncën e tyre në ekonominë aktuale. Ky punim bën përpjekje për të mbushur atë zbrastinë në një masë të arsyeshme dhe të dobishme. Duke përdorur të dhënat për periudhën e kaluar, kryesisht periudhën e viteve 2014 - 2016,janë nxjerrë hipoteza në lidhje me praktikën dhe performancën e bankave Islame, të cilat janë testuar dhe vlerësuar. Performanca dhe funksionaliteti i bankave Islame eshtë vlerësuar duke përdorur analizat e detajuara.Për me tepër, unë u përpoqa të shpalos menaxhimin e bankave me anë të tabelave dhe grafikëve. Si të gjeturat kryesore …


Teoritë Dhe Qasjet E Reja Në Fushën E Marketingut, Rineta Zeka May 2017

Teoritë Dhe Qasjet E Reja Në Fushën E Marketingut, Rineta Zeka

Theses and Dissertations

Marketingu, diciplinë e hershme kuptimi i së cilës ka ndryshuar vazhdimisht me kalimin e kohës. Që nga qasjet më të hershme e deri sot në epokën tonë digjitale janë dhënë shumë kuptime mbi nocionin e marketingut. Ndryshimet janë evidentuar me kalimin kohës duke dhënë njëkohësisht definime për qasje të reja. Deri më tani, akoma nuk mund të hasim në përkufizim të specifikuar të termit të marketingut që është i pranuar gjithanshëm, mirëpo të gjithë po thuaj se e kanë të qartë rolin dhe rëndësinë e tij.

Në varësi nga zhvillimi dhe përsosja e marketingut, edhe përkufizimet për marketingun janë të …


Fazat E Menaxhimit Të Ri Publik, Bujar Kajtazi May 2017

Fazat E Menaxhimit Të Ri Publik, Bujar Kajtazi

Theses and Dissertations

Në këtë studim është punuar rreth fazave të menaxhimit të ri publik si dhe rolin e tyre në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në Shërbimet Elektronike Ndryshimet në Administratën Publike është qëllim global.Sot nuk ka shoqëri që nuk mundohet të reformoj sistemin e vet administrativ në mënyrë që të jetë më efikas,më produktiv, më transparente dhe më e përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve.

Përmirsimi i përformancës dhe kapacitetit të cdo institucioni publik është problem për cdo administrim publik,i cili përpiqet të zmadhojë performancën e qeverisë në tërësi .Egziston gjithnjë një debat nëse konceptet që aplokohen në sektorin privat mund të transferohen …


Rëndësia E Auditimit Të Brendshëm Për Përfitim Të Bizneseve, Eda Gorda May 2017

Rëndësia E Auditimit Të Brendshëm Për Përfitim Të Bizneseve, Eda Gorda

Theses and Dissertations

Auditimi luan rol të rëndësishëm për çdo biznes i cili dëshiron të rris transparencën, besueshmërinë dhe rregullsinë, prandaj kjo është njëra nga arsyet e përzgjedhjes së temës së diplomës. Edhe pse Kosova është shtet i ri dhe në tranzicion me kushtet të cilat ishin të vështira në fillim, shteti ynë në bashkëpunim me vendet mike, ka filluar të bëj hapa të sigurt në aspektin e raportimit dhe kontrollit financiar.

Zhvillimet e vazhdueshme dhe komplekse ekonomike të ditëve të sotme janë shoqëruar me procese e sisteme "të sofistikuara" financiare, që krahas rritjes së shpejtësisë të veprimeve financiare, në shumë raste janë …


Vizioni I Ndërmarrjes Dhe Aktivitetet E Marketingut, Lendita Kadriu May 2017

Vizioni I Ndërmarrjes Dhe Aktivitetet E Marketingut, Lendita Kadriu

Theses and Dissertations

Ky punim i përmban 3 pjesë ku secila përshkruan në detaje pjesë të rëndësishme të marketingut. Në pjesën e parë fokusimi është në nocionin e marketingut dhe njohuritë themelore, pjesa e dytë përmban format e organizimit të marketingut, dhe pjesa e tretë përfshin vizionin dhe aktivitetet e marketingut.

Nocioni i marketingut tregon prejardhjen e fjalës marketing dhe atë se çka përmban ai si nocion në përmbajtjen e tij. Këtu përshkruhen edhe elementet të cilat e bëjnë marketingun të suksesshëm, si dhe arsyet se pse duhet bërë marketingu i një produkti. Një pikë e rëndësishme e cila tregon se suksesi i …


Zhvillimi I Sektorit Bankar Dhe Ndikimi Në Rritjen Ekonomike - Rasti I Kosovës, Arian Zenelaj May 2017

Zhvillimi I Sektorit Bankar Dhe Ndikimi Në Rritjen Ekonomike - Rasti I Kosovës, Arian Zenelaj

Theses and Dissertations

Rritjet ekonomike në vendet në tranzicion zakonisht varen nga forma e sistemit bankar të aplikuar, i cili njëkohësisht konsiderohet edhe si një lloj infuzioni për sektorin privat e publik. Pa zhvillimin e sistemit bankar nuk mund të kemi as rritje ekonomike, pasi si procese janë të ndërlidhura ngushtë njëra me tjetrën.

Kosova është një rast specifik në këtë drejtim, por sistemi bankar është vlerësuar si determinues i politikave ekonomike në vendin tonë për gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës. Qershori i vitit 1999 e ka gjetur Kosovën në një kolaps ekonomik për shkak të luftës, ku sistemi bankar po njëjtë …


Politika Fiskale E Kosovës, Rina Shamolli Apr 2017

Politika Fiskale E Kosovës, Rina Shamolli

Theses and Dissertations

Respektimi i ligjeve tatimore është përgjegjësi esenciale qytetare.Në një vend modern,që Kosova synon të jetë ,nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera të cilat financojnë programet qeveritare ,ofrimin e shërbimeve publike si dhe standartet e larta tëarsimit, mirëqënies ,shëndetit, mbështjetjes sociale, mbrojtjes, zbatimit të ligjit dhe infrastruktuës së përgjithshme.Të gjitha këto mund të sigurohen dhe të bëhen të mundshme vetem me mbledhjen e duhur të tatimeve.“Secili person është i obliguar që të paguajë tatimet dhe kontributet e tjera të parapara me ligj”-Neni 119.Është detyrë dhe obligim i çdo tatim paguesi që të respektoj dhe të zbatoj dispozitat e …


Inovacionet Teknologjike Në Sektorin Financiar Tek Ekonomitë Në Zhvillim, Partin Halimi Apr 2017

Inovacionet Teknologjike Në Sektorin Financiar Tek Ekonomitë Në Zhvillim, Partin Halimi

Theses and Dissertations

Inovacioni teknologjik në sektorin financiar është kthyer në një faktor kyç për zhvillimin e ekonomive dhe garantimin e konkurrencës globale.

Bota është futur në ekonominë e dijes dhe të përparimit teknologjik, andaj korrelacioni i inovacioneve teknologjik me sektorin financiar si ne shumë sektorë tjera është kthyer në domosdoshmëri.

Prej shumë vitesh fokusi është drejtuar tek të rinjtë, të cilët nëpërmjet projekteve start-up mund të kthejnë idetë e tyre të reja në vlerë të shtuar për ekonominë e vendeve përkatëse. Sikur në çdo vend me ekonomi në zhvillim, ashtu edhe në Kosovë, ky korrelacion po kthehet në kryefjalë të projekteve të …


Advertising And Consumer Perception Of Conduct, Blerim Kqira Apr 2017

Advertising And Consumer Perception Of Conduct, Blerim Kqira

Theses and Dissertations

Hulumtimi i punimit shkencor fokusohet në ndikimin e rekalmës në sjelljes konsuamtore përkatësishtë përceptimi i një rekalame nga ana e konsumatorit apo blerësit. Saktësisht jam përqëndruar në analizimin dhe hulumtimin e veprmieve konkrete apo masave gjatë emitimit të një reklame që duhet të ndërmerren në mënyrë që promocioni në përgjithësi dhe në veqanti reklama të arrijë përceptimin e duhur nga ana e konsumatorëve.

Përgjatë këtij punimi kemi përshkruar një gjendje të përgjithshme të marketingut, reklamës dhe formave të saj në rolin ndikues në perceptimin e konsumatorit.Në këtë rast kemi zhvilluar një anketë që neve na ka ndihmuar t’i nxjerrim disa …


Strategjitë E Marketingut Të Kompanive Të Duhanit Në Kosovë, Loreta Nitaj Mar 2017

Strategjitë E Marketingut Të Kompanive Të Duhanit Në Kosovë, Loreta Nitaj

Theses and Dissertations

Dihet mirëfilli se përzgjedhja e strategjive adekuate në biznes është një sfidë jo e lehtë biznesore të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e biznesit e në veçanti në kohët e fundit kur ndërmarrjet afarojnë në një ambient shume turbulent, mjaft dinamik, duke u ballafaquar me një konkurrencë të lartë në treg, nën ndikimin e inovacioneve të produkteve dhe përdorimit të strategjive të ndryshme nga ndërmarrjet me qëllim të pozicionimit sa më solid në treg. Argumentet e tilla stimulojnë interesimin e menaxhmentit te ndërmarrjeve për tu njohur me strategjitë të cilat i zgjedhin dhe i zbatojnë sot ndërmarrjet në …