Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 541 - 570 of 990

Full-Text Articles in Business

Hulumtimi I Sjelljes Së Konsumatorit – Ndikimi I Teknologjisë Në Sjelljen E Konsumatorit, Ardiana Hajdaj Mar 2017

Hulumtimi I Sjelljes Së Konsumatorit – Ndikimi I Teknologjisë Në Sjelljen E Konsumatorit, Ardiana Hajdaj

Theses and Dissertations

Kosova në shtet formimin dhe shtet ndërtimin e saj ballafaqohet me shumë sfida e ndër të tjera me një sfidë të quajtur ekonomi dhe kaheje të zhvillimit të saj. Kjo kërkon një angazhim intelektualë sepse vendosja e bazës ekonomike të shëndosh dhe të studiuar mirë, minimalisht do të siguronte një zhvillim stabil ekonomik. Stabiliteti ekonomik varet nga shumë faktorë, ndërsa një ndër këta faktor është edhe sjellja e konsumatorit. Hulumtimi i sjelljes së konsumatorit është një domosdoshmëri në këtë epokë të konkurrencës, pasi që nevojat dhe preferencat e konsumatorit janë vazhdimisht në ndryshim apo evoluim. Faktorët të cilët shkaktojnë këtë …


Roli Dhe Ndikimi I Politikave Fiskale – Me Theks Në Ndryshimet E Fundit, Edona Kullashi Mar 2017

Roli Dhe Ndikimi I Politikave Fiskale – Me Theks Në Ndryshimet E Fundit, Edona Kullashi

Theses and Dissertations

Në kushtet e globalizimit dhe transferueshmërisë së faktorëve të prodhimit, tatimet direkte përbëjnë fushë tatimore ku vendet zhvillojnë konkurrencën midis tyre për të qenë më atraktivë për investitorët e huaj. Reduktmi i normave të tatimit mbi fitim duhët të jenë pjesë thelbësore e reformave tatimore dhe në këtë aspekt duhët që të analizohen efektet e reduktimit të normave të tatim fitimit mbi prurjet e investimeve të huaja dhe mbi bazën e tatushme. Në kuadër të këtij punimi realizohet gjithashtu një vlerësim empirik i elasticiteti të tatimit mbi fitimin, si indikator i rëndësishëm në hartimin e politikave tatimore. Politika fiskale prezantohet …


Rëndësia E Sistemit Bankar Në Zhvillimin Ekonomik Të Një Vendi- Rasti I Kosovës, Elona Miftaraj Mar 2017

Rëndësia E Sistemit Bankar Në Zhvillimin Ekonomik Të Një Vendi- Rasti I Kosovës, Elona Miftaraj

Theses and Dissertations

Zhvillimi ekonomik i një vendi është i lidhur ngushtë me zhvillimin e sektorit financiar e veçanërisht sektorit bankar.Shumë ngjarje që kanë ndodhur në Kosovë kanë bërë që të rishikohen në mënyre të përgjithshme si politikat, procedurat ashtu edhe ndërtimi nga fillimi i sistemit bankar.Jemi munduar në këtë punim të shqyrtojmëzhvillimin e sistemit bankar të Kosovës i cili i ka dhënë hov të konsiderueshëm zhvillimit ekonomik të vendit. Kosova me anë të fuqizimit të sistemit financiar, rriti zhvillimin ekonomik dhe zvogëloj dukshëm mundësine e krizave financiare, gjë që po e shpije drejtë rrugës së integrimit të tërsishëm në ekonominë botërore dhe …


Planifikimi, Përzgjedhja Dhe Nevojat Për Punonjës Në Ndërmarjet E Vogla Dhe Ato Të Mesme Në Qytetin E Ferizajt, Hajriz Govori Mar 2017

Planifikimi, Përzgjedhja Dhe Nevojat Për Punonjës Në Ndërmarjet E Vogla Dhe Ato Të Mesme Në Qytetin E Ferizajt, Hajriz Govori

Theses and Dissertations

Ky punim fillon me rishikimin e literaturës për të kuptuar rëndësinë e burimeve njerëzore për një ndërmarrje. Qëllimi i këtij punimi është që të kuptojmë rëndësinë për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore për një ndërmarrje të vogël ose të mesme (NVM), në mënyrë që ajo ndërmarrje të jetë konkurruese në treg. Identifikimi i nevojave të NVM-ve për punë-kryes ose burime njerëzore në përgjithësi është një përparësi për këto ndërmarrje. Me anë të këtij punimi bëhet një përmbledhje e rezultateve të nxjerra nga anketimet e NVM-ve në komunën e Ferizaj. Nga këto rezultate nxjerrën statistika në lidhje me ecurinë e zhvillimit …


Tregu Dhe Segmentimi I Tregut I Veprimtarisë Së Materialeve Elektrike Në Kosovë (Rast Studimi: Elektrometali-Ferizaj), Flutura Baraliu Mar 2017

Tregu Dhe Segmentimi I Tregut I Veprimtarisë Së Materialeve Elektrike Në Kosovë (Rast Studimi: Elektrometali-Ferizaj), Flutura Baraliu

Theses and Dissertations

Nevoja për këmbimin e produkteve ndërmjet shumë prodheseve dhe konsumatorëve dërgoi në zhvillimin e tregut. Tregu është vendi në të cilin bëhet këmbimei ndërmjet blerëseve edhe shitësve. Shprehja treg fillimisht përdorej per vendet, siç ishin sheshet e fshatit ku mbledheshin blerësit dhe shitësit për të këmbyer të mirat e tyre. Në mungesë te tregjeve, individët do ta kufizonin konsumin e tyre dhe do të detyroheshin te prodhojnë vetëm per vetëveten.

Qëllimi i këtij punim diplome është që të ipen disa fakte ne lidhje me tregun dhe ndarjet e tij,gjith ashtu cila është rruga e duhur për zgjedhjen e tregut cak, …


Inovacioni Dhe Eksporti Në Rritjen E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Florenta Fetoshi Mar 2017

Inovacioni Dhe Eksporti Në Rritjen E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Florenta Fetoshi

Theses and Dissertations

Në këtë punim është përmbledhur dhe analizuar ndikimi i inovacionit dhe eksportit në rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe ndërlidhja midis tyre, pra mënyrat se si inovacioni çon kompaninë drejt eksportit dhe anasjelltas. Së pari është bërë një shqyrtim i literaturës ku janë marrë edhe dy raste studimi nga kompanitë internacionale. Pastaj janë marrur në intervistë dy kompani kosovare në formë të rasteve studimore për të parë se sa ato bëjnë inovacione, çfarë lloj inovacionesh bëjnë, si ka ndikuar inovacioni në eksport dhe anasjelltas si dhe janë krahasuar me të dhënat nga literatura dhe nga kompanitë …


Strategjitë E Marketingut Të Kompanive Të Duhanit Në Kosovë, Loreta Nitaj Mar 2017

Strategjitë E Marketingut Të Kompanive Të Duhanit Në Kosovë, Loreta Nitaj

Theses and Dissertations

Dihet mirëfilli se përzgjedhja e strategjive adekuate në biznes është një sfidë jo e lehtë biznesore të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e biznesit e në veçanti në kohët e fundit kur ndërmarrjet afarojnë në një ambient shume turbulent, mjaft dinamik, duke u ballafaquar me një konkurrencë të lartë në treg, nën ndikimin e inovacioneve të produkteve dhe përdorimit të strategjive të ndryshme nga ndërmarrjet me qëllim të pozicionimit sa më solid në treg. Argumentet e tilla stimulojnë interesimin e menaxhmentit te ndërmarrjeve për tu njohur me strategjitë të cilat i zgjedhin dhe i zbatojnë sot ndërmarrjet në …


Analizë E Arsimit Profesional Në Kosovë: Rast Studimi Arsimi Profesional Në Bujqësi, Kreshnike Haliti Mar 2017

Analizë E Arsimit Profesional Në Kosovë: Rast Studimi Arsimi Profesional Në Bujqësi, Kreshnike Haliti

Theses and Dissertations

Ky punim i Diplomës, Master, hulumton sfidat e arsimit profesional bujqësor në Kosovë, të arriturat dhe të metat e këtij sektori. Shkollimi profesional në Kosovë nuk është mirë i vlerësuar nga shumica e pjesëtarëve siҫ janë organet kompetente si MASHT-i, po ashtu as nga vet qytetarët, si dhe nga ndërmarrësit. Ekzistojnë evidenca që tregojnë se qeveria në Kosovë nuk ofron kushte, as nuk i nxitë të rinjët që të ju drejtohen shkollave të mesme profesionale, në mënyrë që të krijohen mundësi të reja dhe vende të përshtashme të punës për profesionin e tyre dhe të orientohen më lehtë në karrierë …


Improving Efficiency In Banking Sector By Interactive Design Case Study Pro Credit Bank Kosova, Adelina Jakupi Mar 2017

Improving Efficiency In Banking Sector By Interactive Design Case Study Pro Credit Bank Kosova, Adelina Jakupi

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme thuajse të gjithë konsumatorët përdorin produktet dhe shërbimet bankare. Nëse ky treg do të funksiononte më së miri sigurisht se mirëqenia do të ishte e lartë. Duke pasur parasysh karakteristikat e veçanta të tregut bankar, supozimi se rritja e nivelit të konkurrencës do të mund të bënte një gjë të tillë, shpeshherë, është kundërshtuar nga fakti se ajo mund të ishte e rrezikshme për stabilitetin dhe efiçencën e tyre. Prandaj lind pyetja: se cili është niveli optimal i konkurrencës së këtij tregu për arritjen e një niveli më të lartë të mirëqenies. Për këtë arsye ky …


Ndikimi I Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Produktivitet Të Biznesit: Një Analizë E Nvm-Ve Në Kosovë, Blerta Jusaj Mar 2017

Ndikimi I Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Produktivitet Të Biznesit: Një Analizë E Nvm-Ve Në Kosovë, Blerta Jusaj

Theses and Dissertations

Me dinamiken e jetës në ditët e sotme dhe me ritmet e shpejta pothuajse marramendëse të zhvillimit dhe të ndryshimit të gjërave në jetën e përditshme, bizneseve u imponohet të jenë sa më fleksibile dhe inovative në mënyre që ti bëjne ballë konkurrencës së tregut tu përshtaten këtyre ndryshimeve dhe të arrin të korrin suksese. Të jeshë konkurrent në treg do të thotë të jeshë inovativ dhe të jeshë në hap me ndryshimet që ndodhin për të qenë i till biznesi ka nevojë për informacione, informacionet sigurohen nga hulumtimi i tregut. Pikërisht ky është qëllimi i këtij punimi që të …


Menaxhimi I Burimeve Njerëzore Dhe Ndikimi I Vlerësimit Të Performancës Në Administraten Publike, Granit Biqku Mar 2017

Menaxhimi I Burimeve Njerëzore Dhe Ndikimi I Vlerësimit Të Performancës Në Administraten Publike, Granit Biqku

Theses and Dissertations

Vlerësimi i performancës së punonjësve është një nga funksionet më të rëndësishme të menaxhimit të burimeve njerëzore. Fillon menjëherë pasi punonjësit inkuadrohen në punë dhe vazhdon gjatë gjithë procesit të punësimit. Vlerësimi i vazhdueshëm dhe i drejtë i punonjësve është i lidhur me motivimin dhe performancën e mëtejshme të tyre në vendin e punës. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore është pjesë e rëndësishme e funksionit të procesit të menaxhimit, selektimit, trajnimit dhe evaluimit të forcës punëtore dhe është një mjet i rëndësishëm strategjik që ndihmon në krijimin e një përparësie të qëndrueshme konkurruese të organizatës dhe i shton vlerën asaj. Puna …


Si Ndikon Brendi I Produkteve Ushqimore Në Sjelljen E Konsumatorit, Yllza Osmani Feb 2017

Si Ndikon Brendi I Produkteve Ushqimore Në Sjelljen E Konsumatorit, Yllza Osmani

Theses and Dissertations

Në ekonominë e tregut ndërmarrjet e shumta prodhojnë produkte të llojeve të ndryshme me sasi të mëdha që shpeshëherë përmbushin nevojat identike. Produktet e tilla veqohen me brend. Një brend prezanton një produkt apo shërbim, dimensionet e të cilit ndryshojnë nga produktet apo shërbimet e tjera. Këto ndryshime mund të jenë funksionale, racionale, ose të prekshme – referuar performancës së produktit të atij brendi. Ndryshimet gjithashtu mund të jenë simbolike, emocionale, ose të paprekshme – referuar në atë se çka prezanton ai brend. Gjithë këto diferencime të produkteve të llojit të njëjtë por me brendim të ndryshëm përcillen tek konsumator. …


“The Difference Between The Internal And External Audit And Their Importance”, Lindita Vuksani Feb 2017

“The Difference Between The Internal And External Audit And Their Importance”, Lindita Vuksani

Theses and Dissertations

This thesis aims, through a detailed presentation to provide clarification for a better understanding of what internal and external audit definition, objectives, functions and stages of its development mean. It will also identify differences and similarities between them by analysing their characteristics such as: to whom they report, what are the objectives, what they cover and the responsibilities of improvement. This study will use the quantitative and qualitative data by exploring literature and analysing previous researches to bring focus of importance the process of audit has, and comparing results of findings for different requirements entities have in different countries they …


Shfrytëzimi I Rrjeteve Sociale Nga Bizneset Kosovare Dhe Ndikimi I Tyre Tek Konsumatorët, Drilon Selmani Feb 2017

Shfrytëzimi I Rrjeteve Sociale Nga Bizneset Kosovare Dhe Ndikimi I Tyre Tek Konsumatorët, Drilon Selmani

Theses and Dissertations

Se sa të rëndësishme janë sot rrjetet sociale për bizneset/organizatat e dëshmon edhe vëmendja e madhe që i jepet këtij sektori nga ndërmarrësit. Se sa vlerësohet kjo gjë në Kosovë dhe sa ndikon tek konsumatorët do ta shohim gjatë hulumtimit rreth bizneseve dhe konsumatorëve. Sa i përket qëllimit kryesor të hulumtimit, qëllim parësor ka qenë se sa bizneset Kosovare përdorin rrjetet sociale dhe po ashtu për përfitimet nga këto mundësi promovuese, si dhe ndikimi i tyre tek konsumatorët dhe shpenzimet e bizneseve për rrjetet sociale. Dhe në fund hulumtimi të përdoret si referim i bizneseve për stimulim dhe shtytje për …


Letrat Me Vlerë, Blerina Shabani Feb 2017

Letrat Me Vlerë, Blerina Shabani

Theses and Dissertations

Oferta dhe kërkesa për mallra daton që herët, plasimi dhe blerja e mallrave për të plotësuar kërkesat e familjeve, ka shtyrë në krijimin e një vendkëmbimi të thjeshtë për të blerë dhe shitur gjëra të ndryshme. Njerëzit kanë shkëmbyer mallrat në forma ndryshme në tregje të vogla apo në mënyrë individuale.

Në fillim nuk ka ekzistuar paraja si mjet pagese, por tregjet janë përdorur si vend shkëmbimi të mallrave ndërmjet veti, pra produkti është këmbyer me produktin tjetër dhe varësisht nga vlera e produktit është llogaritur edhe masa.

Shtrohet pyetja po çka është paraja?!

Paraja thonë po citoj “E …


Ndikimi I Etikës Menaxheriale Në Përgjegjësitë Sociale Të Bizneseve, Fatlume Mustafa Feb 2017

Ndikimi I Etikës Menaxheriale Në Përgjegjësitë Sociale Të Bizneseve, Fatlume Mustafa

Theses and Dissertations

Në Kosovë mund të themi që përgjegjësia sociale është një koncept i ri. Është folur shumë pak rreth përgjegjësisë sociale në lidhje me ndërmarrjet sepse ata e kanë të vështirë të kuptojnë që përfshirja në përgjegjësinë sociale shërben si një element ndihmës dhe mjaft motivues për rritjen e fitimit. Ky hulumtim përpos pjesës teorike do të ketë edhe pjesën empirike e cila do të realizohet me hulumtim të personave të ndryshëm në marrëdhënie pune. Metodologjia e hulumtimit është e bazuar në hulumtimin kërkimor shumë dimensione, që ofron një mundësi gjithëpërfshirëse për ngritjen e besueshmërisë së studimit shkencor. Popullacion për ketë …


Tregtia Ndërkombëtare Dhe Globalizimi, Fjollë Rrustemaj Feb 2017

Tregtia Ndërkombëtare Dhe Globalizimi, Fjollë Rrustemaj

Theses and Dissertations

Në këtë punim kam paraqitur zhvillimin e procesit të tregtisë ndërkombëtare dhe globalizimit, në trendin ndërkombëtar të fjales si edhe ndikimet e globalizimit në ekonominë ndërkombëtare. Eshtë e ditur se globalizimi ka aspektet e veta pozitive dhe negative, porse gjithësesi sjell ndërrime esenciale në ekonomi. Bota e zhvilluar është bartëse e procesit të globalizimit dhe pikërisht ata kanë shfrytëzuar më së miri rrethanat aktuale ekonomike botërore. Me zhvillimin e teknologjisë informative dhe komunikative bota është bërë një e tërë në kuptimin e ekonomisë, ndërkaq lidhja mes këtyre dysubjekteve në pjesë të ndryshme të globit, zakonisht arrihet apo realizohet në periudhen …


“The Difference Between The Internal And External Audit And Their Importance”, Lindita Vuksani Feb 2017

“The Difference Between The Internal And External Audit And Their Importance”, Lindita Vuksani

Theses and Dissertations

This thesis aims, through a detailed presentation to provide clarification for a better understanding of what internal and external audit definition, objectives, functions and stages of its development mean. It will also identify differences and similarities between them by analysing their characteristics such as: to whom they report, what are the objectives, what they cover and the responsibilities of improvement.

This study will use the quantitative and qualitative data by exploring literature and analysing previous researches to bring focus of importance the process of audit has, and comparing results of findings for different requirements entities have in different countries they …


Markat Tregtare Dhe Roli I Tyre Në Zhvillimin E Kompanive Të Sapothemeluara Në Kosovë, Valdrin Asllani Feb 2017

Markat Tregtare Dhe Roli I Tyre Në Zhvillimin E Kompanive Të Sapothemeluara Në Kosovë, Valdrin Asllani

Theses and Dissertations

Është e pa argumentushme që marka tregtare është aktivitet krucial dhe ‘mbijetues’ në suksesin e kompanive të sapothemeluara. Kjo temë prezanton aktivitetin hulumtues për çasjen e kompanive starts-up në Kosovë dhe rolin e brandingut në këto kompani të sapo themeluara. Përgjithësisht, në Kosovë mungon aktiviteti hulumtues shkencor për aktivitetet e brendingut, andaj, konsideroj që kjo temë është vlerë e shtuar për kompanitë kosovare gjithashtu, për pasurim akademik hulumtues e shkencor.

Për sa i përket metodologjisë; qasja kualitative do të përdoret kryesisht bazuar në raste konkrete. Studimi i rasteve konkrete do të lejoj që të eksplorohet më në detaje dhe të …


Norma E Interesit Në Kredi Analizë E Cilësisë Së Të Dhënave Përmes Treguesve Deskriptiv Statistikor, Vullnet Sokoli Jan 2017

Norma E Interesit Në Kredi Analizë E Cilësisë Së Të Dhënave Përmes Treguesve Deskriptiv Statistikor, Vullnet Sokoli

Theses and Dissertations

Në këtë punim janë trajtuar aspektet teorike lidhur me kuptimin e përgjithshëm të treguesve deskriptiv statistikor. Njohja e koncepteve teorike na mundëson që ta kuptojmë se cfarë na shërbejnë konkretisht keta tregues, cfarë është kuptimi I tyre si dhe ndarjen e tyre.

Gjithashtu është përshkruar në përgjithësi funksioni i sitemit bankar pas pamvarsisë së Kosovës, gjegjësisht pas 17 shkurtit 2008, ndikimi i tyre ne ekonomine e Kosovës, duke marë për bazë levizjet dhe trendet e normave të interesit që e kanë karakterizuar këtë sektor, dhe ndikimin në sektor të ndryshëm të ekonomisë, duke filluar nga ekonomitë familjare, NVM, industrin e …


Sistemi Bankar Dhe Ndikimi I Tij Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Albiona Selmancena Jan 2017

Sistemi Bankar Dhe Ndikimi I Tij Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës, Albiona Selmancena

Theses and Dissertations

Procesi i tranzicionit që filloi në vitet e 90- ta të shekullit XX, shkaktoi rënien e sistemit socialist në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shpërbërja e RFSJ, dhe futja e Kosovës në administrimin e dhunshëm të Serbisë e ka shkatërruar sistemin ekonomik dhe atë bankar edhe ashtu të pa qëndrueshëm që e kishte Kosova në kuadër të ish shtetit Jugosllav. Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore në ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Dhe kështu bankave në Kosove iu është dashur të bëjnë …


Strategjitë E Orientimit Në Treg Tek Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mëdha Në Kosovë, Agon Gashi Jan 2017

Strategjitë E Orientimit Në Treg Tek Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mëdha Në Kosovë, Agon Gashi

Theses and Dissertations

Që të mund të drejtoj afarizmin e vet drejt arritjes së caqeve të veta, ndërmarrja duhet të zhvilloj strategji e cila i mundëson asaj të përshatë afarizmin e vet ndryshimeve të vazhdueshme të tregut. Shpejtësia e përshtatjes së ndërmarrjes kushteve të reja të tregut varet nga pregaditja e ndërmarrjes për këto ndryshime. Afaristët largpamës parashikojnë sfidat dhe shanset që mund të sjellë zhvillimi i çdo situate të veçantë në treg. Ata përshtasin qëllimet afariste dhe përcaktojnë resurset e nevojshme për arritjen e këtyre qëllimeve. Zhvillimi i strategjive për qëndrueshmëri konkurruese në treg, implementimi i tyre, përshtatja e këtyre strategjive ndaj …


Investimet Në Sektorin Privat Dhe Zhvillimi I Qëndrueshëm, Dorina Hakaj Jan 2017

Investimet Në Sektorin Privat Dhe Zhvillimi I Qëndrueshëm, Dorina Hakaj

Theses and Dissertations

Është shumë i rëndësishëm zhvillimi ekonomik për një vend, e me zhvillim ekonomik kuptojmë rritje të kushteve të jetesës, rritje të të ardhurave, rritje në prodhimtari, kushte më të mira shëndetësore dhe arsimore etj. Kosova është një vend ku zhvillimi ekonomik lë shumë për t’u dëshiruar, e për zhvillimin e një vendi një rol të rëndësishëm luajnë investimet në sektorin privat dhe zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori. Andaj ky punim trajton investimet në sektorin privat, me një theks të veçantë investimet e huaja direkte në këtë sektor. Investimet e huaja direkte luajnë një rol jetik në ekonominë e vendit …


Ndikimi I Politikave Doganore Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë, Bleron Krasniqi Jan 2017

Ndikimi I Politikave Doganore Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë, Bleron Krasniqi

Theses and Dissertations

Ekonomia e Kosovës varet shumë nga masat fiskale që i aplikon shteti.

Përmes Institucionit të doganës së Kosovës realizohet zbatimi i politikes fiskale dhe tregtare në vend, aplikimi i takses doganore luan një rolë shumë të rëndësishem ne trendet zhvillimore ekonomike të Kosovës.

Taksa doganore në Kosovë ka rol fikal, nga analiza e kryer (përmes intervistave të kryera me respondent të ndryshem) për këtë punim vijm në perfundim se roli fiskal duhet që në mënyrë graduale të ndryshoj në rolin ekonomik.

Kosova bënë pjesë në kategorin e vendeve që ende janë në tranzicion, ajo ka nje zhvillim të ngadalshem ekonomik. …


Influenca E Reklamës Dhe Preferenca E Markës, Jehon Kadrija Jan 2017

Influenca E Reklamës Dhe Preferenca E Markës, Jehon Kadrija

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi është analizimi i influencës që ka reklama në preferencën e markës. Për të realizuar studimin është përdorur metodologji sasiore. Të dhënat primare janë mbledhur me anë të një pyetësori i cili përbëhet nga 17 pyetje dhe ndahet në tre seksione. Në seksionin e parë paraqiten të dhënat demografike. Seksioni i dytë përbëhet nga tetë pyetje të vlerësuara sipas shkallës likert nga 1-5, me anë të cilave vlerësohet influenca që kanë reklamat në blerjen e një marke dhe seksioni i tretë përbëhet nga 9 pyetje me anë të të cilave vlerësohen faktorët që ndikojnë në preferencën e …


Standardet E Auditimit Të Brendshëm, Bardhyl Veliu Dec 2016

Standardet E Auditimit Të Brendshëm, Bardhyl Veliu

Theses and Dissertations

Ky punim diplome ka për qëllim njohjen për së afërmi me fushën e auditimit, respektivisht auditimit të brendshëm (intern), duke filluar me konceptet e përgjithshme të auditimit, dhe duke përfunduar me konceptet më të ngushta që kanë të bëjnë me auditimin e brendshëm që zhvillohet në tri komunat e zgjedhura për këtë studim, respektivisht komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Preshevë dhe Bujanoc. Për më tepër, ky dokument pasqyron pjesën më të madhe të termave dhe nocioneve të përfshira në këtë fushë. Më tej, sqaron rëndësinë që ka auditimi i brendshëm për këtokomuna, si dhe efektet pozitive që mund të vijnë si rezultat …


Vlera E Shtuar E Auditimit Të Brendshëm, Rinor Cena Dec 2016

Vlera E Shtuar E Auditimit Të Brendshëm, Rinor Cena

Theses and Dissertations

Në bazë të këtij punimi kuptova që qëllimi i Auditimit të Brendshëm është që të bëhet sigurimi i auditimit të brendshëm për të rritur vlerën dhe për të përmirësuar menaxhimin e organizatës.Një ndër rolet kryesore të Auditimit të Brendshëm është që të fokusohet në të gjitha pikat e ndërrmarjës në mënyrë që të arrihen të gjitha objektivat në sistemet e kontrolleve,qeverisjes dhe drejtimit të risqeve. Aspekti kryesor i planit të punës së auditimit është analiza e risqeve, që do të thotë jo vetëm identifikimi i risqeve që ndesh biznesi, por dhe marrja në konsideratë e kontrolleve që janë ngritur për …


Metoda E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Sektorin Bankar Në Kosovë, Manuella Berisha Dec 2016

Metoda E Trendit Dhe Aplikimi I Tyre Në Sektorin Bankar Në Kosovë, Manuella Berisha

Theses and Dissertations

Nëpërmjet këtij punimi do të tregojmë statistikat e bankës qendrore në Kosovë, metodën e trendit linear, metodën e trendit parabolik, metodën e trendit eksponencial si dhe mesataret lëvizëse cift dhe tek.Ky punim bazohet më shumë në statistikat e bankës përmes metodave të trendit. Përmes metodave të trendit zbulohen tendencat e ecurisë dhe të zhvillimit të dukurisë në një periudhë të caktuar kohore. Në këtë rast, përmes aplikmit të metodave, tentohen të eleminohen apo të zbuten ndryshimet apo variacionet që luahasin, në kohë afat gjate. Trendi është tendenca e series kohore që gradualisht rritet ose zvogëlohet në vije të drejte, ose …


Credit Risk Management Sector Enterprises Medium And Small In Kosovo, Nexhmedin Jashanica Dec 2016

Credit Risk Management Sector Enterprises Medium And Small In Kosovo, Nexhmedin Jashanica

Theses and Dissertations

Për shkak të riskut të kredisë në rritje, veçanërisht për sektorin e SME-ve, ky studim ndërton një model të matjes së probabilitetit për sukses ose dështim, duke përdorur metodën e regresionit logjistik. Studimet e bazuara në të dhënat e SME-ve janë të rralla dhe ky studim mund të jetë një ndihmë në matjen e riskut të kredisë për këtë sektor, në një treg në zhvillim siç është ekonomia shqiptare. Kjo është për shkak se SME-të luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë tonë dhe pothuajse në të gjitha ekonomitë në botë. Ky punim ka për qëllim të japë një trajtim teorik …


Planifikimi I Burimeve Të Ndërmarrjes, Naser Haziri Dec 2016

Planifikimi I Burimeve Të Ndërmarrjes, Naser Haziri

Theses and Dissertations

Rëndësia e planifikimit të nevojave të burimeve njerëzore është një proces shumë i rëndësishëm në punë sepse për çdo ndërmarrje ( kompani) ka të bëjë me perdorimin të drejt dhe efiqient të njerëzve në punë. Është shumë e rëndesishme për secilen ndërmarrje ti planifikoj sa punëtor i duhen për të kryer punët e nevojshme qoftë fjala për hallkat e prodhimit apo ato të shërbimeve . Një planifikim jo i mirë i nevojave për personel mund ti kushtoj ndërrmarrjes, munden të mbesin pjesë të prodhimit te pambuluara, dhe në të njejtën kohe edhe plotësimi i atyre vendeve me kualifikim të panevojshëm …