Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 271 - 300 of 990

Full-Text Articles in Business

Ndikimi I Investimeve Të Huaja Direkte Në Sektorin E Bujqësisë Në Kosovë, Egzona Imeri Sep 2019

Ndikimi I Investimeve Të Huaja Direkte Në Sektorin E Bujqësisë Në Kosovë, Egzona Imeri

Theses and Dissertations

Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e ekonomik dhe njëkohësisht vlerësohet si një nga sektorët me potencialin më të madh ekonomik. Sektorin e bujqësisë e bënë të veçantë fakti se përveç qe ka te bej me prodhimin e produkteve nga ana tjetër mundëson edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të njerëzve. Situata në të cilën gjendet Kosova sa i përket fushës së papunësisë, bujqësia është njëri ndër sektorët që ka kapacitete të mëdha të absorbimit të fuqisë punëtore dhe në këtë drejtim ndikon edhe në uljen e shkallës së papunësisë në vend. Rëndësia …


Ndikimi I Menaxhimit Strategjik Në Sektorin E Bujqësisë Në Kosovë, Donjeta Imeri Sep 2019

Ndikimi I Menaxhimit Strategjik Në Sektorin E Bujqësisë Në Kosovë, Donjeta Imeri

Theses and Dissertations

Sektori i bujqësisë në Kosovë ka një rëndësi shumë të madhe në zhvillmin ekonomik të vendit, pasi që përmes sektorit të bujqësisë mund të sigurohet një numër i madh i vendeve të punës po ashtu mund të sigurohet edhe rritja Bruto e Prodhimit Vendor. Por pavarësisht rëndësisë që ka sektori i bujqësisë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë po ashtu edhe përmisimin e situatës të krijuar, investimet në këtë sektor dhe shfrytëzimi i potencialit të këtij sektori ende mbeten në një nivel jo të kënaqshëm në vendin tonë. Pa dyshim se në zhvillimin e këtij sektori, një rol shumë i …


Perspektiva Globale E Energjisë Alternative- Mundësitë Dhe Vlerësimi Ekonomik I Shndërrimit Të Energjisë Në Kosovë, Festim Fondaj Sep 2019

Perspektiva Globale E Energjisë Alternative- Mundësitë Dhe Vlerësimi Ekonomik I Shndërrimit Të Energjisë Në Kosovë, Festim Fondaj

Theses and Dissertations

Energjia alternative ka filluar të shfrytëzohet shekuj më pare. Energjia e erës ka të paktën 3000 vjet që vazhdon të shfrytëzohet. Deri në fillim të shek.XX, energjia e erës është përdorur si burim për përftimin e energjisë mekanike, që nevojitej në procesin e bluarjes së grurit. Turbinat e para të erës, në funksion të prodhimit të energjisë elektrike, morën zhvillim në fillim të shek.XX.

Burimet alternative të energjisë, nga delli, era e deri tek uji, nuk lirojnë gazra serrë të cilat janë të dëmshme për ambientin, siç e bëjnë djegia e lëndëve fosile për prodhimin e saj. Kjo do të …


Studim Analitik I Atributeve Të Përgjegjësive Sociale Të Korporatave, Aurora Berisha Sep 2019

Studim Analitik I Atributeve Të Përgjegjësive Sociale Të Korporatave, Aurora Berisha

Theses and Dissertations

Përgjegjësia sociale e korporatave konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e sjelljes strategjike të sipërmarrësit. Qëllimi i tij është jo vetëm të arrijë dhe të ruajë rezultatet e mira ekonomike, por në të njëjtën kohë edhe përpjekjet për të bërë mirë për ndikimin mjedisor dhe social të biznesit në shoqëri. Përballë globalizimit ekonomik, të karakterizuar nga flukse transnacionale të kapitalit, korporata shumë të lëvizshme dhe rritja e fuqisë së korporatave në raport me shtetin, korporatat janë bërë disa nga aktorët më të fuqishëm në botë sot. Përkundër faktit që efekti i tyre është i kufizuar nga kërkesat e sistemit të …


Efektet E Lidershipit Në Investimet E Huaja Direkte Në Vendet Në Zhvillim: Rasti I Studimit: Kosova, Albulena Alimi Sep 2019

Efektet E Lidershipit Në Investimet E Huaja Direkte Në Vendet Në Zhvillim: Rasti I Studimit: Kosova, Albulena Alimi

Theses and Dissertations

Interesat e organizatës dhe anëtareve te saj, duhet te jene një linje, e tille është një detyre për një lider transformues. Kjo dukuri shikohet ne kontrast me liderin transaksionale i cili përforcon praktikat e kushtëzuara nga pasuesit, ndërkohë qe lideri transformues intelektualisht frymëzon dhe stimulon dhe është individualisht i vëmendshëm ndaj grupeve, gjithashtu lideri transformues mund te jete me natyre direktive ose participantëve, apo pjesëmarrës. Lideri transformues kërkon zhvillim me te larte moral, ky lloj lidershipi njihet botërisht si koncept.

Ndër rrugët më të shpeshta që ndiqen nga vendet e ndryshme për zhvillim më të shpejtë, është edhe tërheqja e …


Strategjia E Organizatës E Bazuar Në Sistem Të Vlerave, Albanë Tasholli Sep 2019

Strategjia E Organizatës E Bazuar Në Sistem Të Vlerave, Albanë Tasholli

Theses and Dissertations

Menaxhimi efektiv strategjik i kulturës organizative është i kushtëzuar nga një hartë të vlerave dhe mjediseve etike, të cilat janë elementët dinamikë të kulturës organizative. Prandaj, strategjitë për ruajtjen, përforcimin dhe ndryshimin e kulturës duhet të përqendrohen në sistemin e vlerave të organizatës. Një kuptim i vlerave dhe marrëdhënia e tij me elementë të tjerë të sistemit psikologjik të një individi, siç janë besimet, qëllimet, qëndrimet, etika dhe sjellja, na jep një kornizë për vlerësimin e dinamikës së saj në kulturën organizative. Vlerat brenda kulturës së organizatës ndikojnë në perceptimin e situatave dhe problemeve, të gjithë procesin e zgjedhjes në …


Analiza E Faktorëve Ndikues Në Internacionalizimin E Ndërmarrjeve, Afërdita Berisha Sep 2019

Analiza E Faktorëve Ndikues Në Internacionalizimin E Ndërmarrjeve, Afërdita Berisha

Theses and Dissertations

Globalizimi ka krijuar mundësi të panumërta për ndërkombëtarizimin e një game të gjerë shërbimesh. Risitë e fundit teknologjike të lidhura me uljen ose eliminimin e barrierave tregtare, rezultuan në një zgjerim eksponencial të firmave të shërbimeve. Ky punim analizon faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në vendimin për të operuar ndërkombëtarisht. Analiza multivariane përdoret për të përcaktuar përcaktuesit kryesorë të ndërkombëtarizimit në këto firma. Gjetjet tregojnë se arsyet kryesore që mbështesin ndërkombëtarizimin e këtyre firmave të shërbimit janë madhësia e firmës, mjedisi konkurrues dhe shkalla e përvojës ndërkombëtare të stafit. Këta faktorë, të cilët ndikojnë në qëndrimet e …


Ndikimi I Të Hyrave Për Kokë Banori (Gdp Per Capita) Në Lumturi: Analizë Ekonometrike E Rastit Të Kosovës, Anila Radoniqi Sep 2019

Ndikimi I Të Hyrave Për Kokë Banori (Gdp Per Capita) Në Lumturi: Analizë Ekonometrike E Rastit Të Kosovës, Anila Radoniqi

Theses and Dissertations

Ky hulumtim shkencor është mbështetur në Raportin Botëror të Lumturisë, dhe shumica e të dhënave janë marrë nga ky raport. Variablat e përdorura për t’i shpjeguar arsyjet e arritjes së satisfaksionit, mirëqenies dhe lumturisë në jetë janë: të hyrat për kokë banori, mbështetja sociale, pritshmëritë e një jete të shëndetshme, liria për vendimarrje, sjellja bujare dhe niveli i ulët i korrupsionit në vend.

Punimi aktual fokusohet dhe argumenton se GDP për kokë banori është larg një treguesi të duhur të mirëqenies njerëzore, dhe se përdorimi i saj i papërshtatshëm mund të rezultojë në vendime të gabuara të politikave. Punimi ekzaminon …


Marketingu Digjital Dhe Mediat Sociale Në Kosovë, Arbana Prelvukaj Sep 2019

Marketingu Digjital Dhe Mediat Sociale Në Kosovë, Arbana Prelvukaj

Theses and Dissertations

Është shumë me rëndësi zhvillimi ekonomik i një vendi , më saktësisht ambienti ekonomik ku edhe qëndron mirëqenia e rezidentëve të atij vendi.. Ndryshimet në ambientin ekonomik dhe zhvillimet teknologjike kanë ndikuar shumë në konsum , në mënyrën e të bërit biznes dhe në rëndësinë e promovimit të produkteve dhe shërbimeve.

Me shpikjen e internetit edhe marketingu digjitalizohet duke ndikuar në rritjen e konkurencës mes kompanive për vëmendjen konsumatore. Organizatat ndërkombëtare tashmë veç se shfrytëzojnë marketingun digjital , por viteve të fundit edhe kompanitë në Kosovë aplikojnë strategjitë digjitale për promovimin e produkteve dhe shërbimeve brenda dhe jashtë vendit.

Arsyeja …


Menaxhimi I Procesit Të Transformimit Në Industrinë E Mishit Calabria “Natura”, Gjilan, Biona Selimi Sep 2019

Menaxhimi I Procesit Të Transformimit Në Industrinë E Mishit Calabria “Natura”, Gjilan, Biona Selimi

Theses and Dissertations

Në ditët e stome, pjesa e të bërit biznes është bërë mjaftë sfiduese dhe e vështirë për shkaqe të shumta, ku rol më të madh në rrezikimin e mbijetesës së firmave kanë zhvillimet e hovshme teknologjike në proceset e prodhimit, rrjedhimisht edhe të menaxhimit të këtyre proceseve. Diversiteti i faktorëve të jashtëm që implikojnë ndryshimin e klimës së brendshme punuese të kompanisë, kanë detyruar organizatat apo bizneset që të tregohen më fleksibile dhe të shpejta në përshtatjen e këtyre ndryshimeve

Bizneset kërkojnë që investimet që ata do të kryejnë në sektorin e procesit të transformimit t’iu japë përfitime në të …


Vlerësimi I Sistemit Financiar Në Rritjen Ekonomike Të Kosovës, Elirjeta Beka Aug 2019

Vlerësimi I Sistemit Financiar Në Rritjen Ekonomike Të Kosovës, Elirjeta Beka

Theses and Dissertations

Kriza financiare e fundit globale ka theksuar rëndësinë kritike të tregjeve financiare për funksionimin e ekonomive kombëtare. Investimi i biznesit është thelbësor për rritjen ekonomike. Pra, ekonomitë kërkojnë tregje financiare të sofistikuara që mund ta kenë kapitalin në dispozicion për investimet e sektorit privat. Një sektor efikas bankar dhe financiar gjithashtu siguron që sipërmarrësit të kenë qasje në kapital për sipërmarrësit Ky studim miraton qasjen e konkurrencës së Porterit për vlerësimin e tregut financiar në Kosovë. Ndikimi i këtyre dimensioneve të rëndësishme për konkurrencën kombëtare bazohet në analizën sasiore dhe cilësore të të dhënave


Ndikimi I Faktorëve Motivues Në Performancën E Punonjësve Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme (Nvm) Në Mitrovicë, Laura Mehmeti Aug 2019

Ndikimi I Faktorëve Motivues Në Performancën E Punonjësve Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme (Nvm) Në Mitrovicë, Laura Mehmeti

Theses and Dissertations

Ekonomia globale, dekadave të fundit është duke ndryshuar me hapa shumë të shpejtë. Kudo në botë, punonjësit përfaqësojnë një nga pasuritë më të mëdha dhe më të vlefshme për shtetin dhe ndërmarrjen. Shfrytëzimi i faktorëve motivues ka transformuar mënyrën se si bizneset i trajtojnë punonjësit, duke i bërë kështu ata më efikas dhe më efektiv. Për këtë, qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të “Identifikojë faktorët kryesor të motivimit të punonjësve në ndërrmarje të vogla dhe të mesme në Mitrovicë dhe të pasqyrojë në mënyrë shkencore se arritja e motivimit të punonjësve ndodh vetëm atëherë kur drejtuesit e tyre kuptojnë …


Ndikimi I Rrjeteve Sociale Në Promovimin E Produkteve Në Kosovë, Labinot Rrecaj Aug 2019

Ndikimi I Rrjeteve Sociale Në Promovimin E Produkteve Në Kosovë, Labinot Rrecaj

Theses and Dissertations

Për dallim nga periudha paraprake kur nuk ishte aq në trend apo i popullarizuar interneti njerëzit nuk ishin të implikuar të shfrytezonin mënyra të llojllojshme për të realizuar marketingun e produkteve dhe shërbimeve të tyre, rrjedhimisht promovimin e produkteve të tyre.

Më parë kompanitë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare të cilat prodhonin produkte dhe shërbime të ndryshme, në masë të madhe si mjete për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre kanë shfrytezuar radion, gazetën, fllajerat dhe billbordet e ndryshme pa anashkaluar këtu edhe shpenzimet e shumëfishta të mjeteve financiare për të shfrytëzuar edhe promocionet televizive.

Sot, me evoluimin e …


Mënyra E Punësimit Të Burimeve Njërzore Në Kosovë- Rast Studimi Institucionet Private Dhe Publike, Miradije Hasani Aug 2019

Mënyra E Punësimit Të Burimeve Njërzore Në Kosovë- Rast Studimi Institucionet Private Dhe Publike, Miradije Hasani

Theses and Dissertations

Burimet njerëzore janë pasuria me e madhe në një ndërmarrje, pasi që i gjithë zhvillimi është i varur nga puna dhe angazhimi i tyre. Në epokën në të cilën jetojmë funksioni dhe roli i burimeve njerëzore është gjithnjë e në rritje. Përkushtimi i organizatave ndaj rritjes së performancës organizatave dhe performancës së BNJ është një domosdoshmëri për dinamikën ekonomike me të cilën ballafaqohemi. Çdo biznes ka për qëllim maksimizimin e profitit. Që kompania ta arrijë këtë duhet që përveç tjerash ta ketë në funksion dhe të zhvilluar departamentin e burimeve njerëzore. Menaxhimi është faktorë kyq për suksesin e çdo aktiviteti …


Llojet E Letrave Me Vlerë Dhe Indekset Bursiere, Vjosa Salihu Jul 2019

Llojet E Letrave Me Vlerë Dhe Indekset Bursiere, Vjosa Salihu

Theses and Dissertations

Ambientet në të cilat operojnë bizneset në ditët e sotme, njihen të jenë shumë rigoroze në aspektin e dinamikës dhe ndryshueshmërisë së shpejtë të faktorëve ndikues e vartës për firmat. Kjo zvogëlonë vazhdimisht hapësirën e komoditetit të operimit të bizneseve, dhe në anën tjetër tregu imponon fleksibilitet më të madh për organizatat biznesore. Këto kaose krijojnë klima për vendimmarrje të nxituara dhe joefiçiente nga menaxherët, që jo rrallë herë i shpien drejt kostove e dështimeve. Mjediset si këto, janë pengesa permanente edhe për strukturën më të thjeshtë organizative, e kur është fjala për korporata, bëhen analiza të hollësishme në këtë …


Vlerësim I Ndikimit Të Sistemit Të Sofistikimit Biznesor Dhe Inovacionit Në Konkurrueshmëri Ekonomike Në Kosovë, Bajram Ilazi Jul 2019

Vlerësim I Ndikimit Të Sistemit Të Sofistikimit Biznesor Dhe Inovacionit Në Konkurrueshmëri Ekonomike Në Kosovë, Bajram Ilazi

Theses and Dissertations

Niveli i konkurrueshmërisë në Kosovë është mesatarisht në rritje, për të krijuar një konkurrueshmëri adekuate më së shumti duhet investimi në Stabilitet politiko-ekonomik dhe Edukim. Cdo ditë e më shumë cmimet e produkteve bien në krahasim me periudha të caktuara pasi shumë vende po investojnë në krijimin e një konkurrueshmërie të shëndetshme në krahasim me vendet tjera. Konkurrueshmëria e një vendi pasqyrohet nga efikasiteti i 12 (dymbëdhjetë) shtyllave kryesore (Global Competitiveness Report), shfrytzimi i këtyre kapaciteteve investuese dhe rregullimi i shtyllave kryesore mund të shpie në një stabilitet të gjatë dhe të forcuar ekonomikisht si dhe konkurrueshmëri të shëndetshme në …


Strategjitë E Marketingut Të Përdorura Nga Kompanitë Që Merren Me Shitjen E Produkteve Dhe Shërbimeve Online, Dylbere Rrustemi Jul 2019

Strategjitë E Marketingut Të Përdorura Nga Kompanitë Që Merren Me Shitjen E Produkteve Dhe Shërbimeve Online, Dylbere Rrustemi

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim që t’u japë përgjigje ndërmarjeve të Kosovës, dhe tema ime i referohet përdorimit të strategjive të përdorura nga kompanitë që merren me shitjen e produkteve dhe shërbimeve online, e që rast konkretë kam marrë komaninë Girafa.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është analiza e gjendjes ekzistuese, e njohjes dhe e zbatimit në praktikë të strategjive të marketingut dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime në hartim dhe zbatim të strategjive të marketingut nga ana e kësaj kompanie.

Për të realizuar këtë punim, më është dashur të rishikoj literaturë të autorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë …


Integrimi Ekonomik I Evropës, Drilon Demaku Jul 2019

Integrimi Ekonomik I Evropës, Drilon Demaku

Theses and Dissertations

Procesi i vazhdueshëm i integrimit ekonomik në Evropë ka arritur ndryshime të thella, e që kanë gjasa të manifestohet edhe me shumë ndryshimë për popullin evropian. Përbrenda Evropës, ekonomitë qëndrore sic ishte planifikuar, tani janë bashkuar dhe janë pjesë e Unionit Evropian, me synim për unifikimit të politikave, valutës dhe tregjeve. Në një shkallë më globale, fermerët në vendet në zhvillim kërkojnë të integrohen në sistemin tregtarë botërorë për të hequr pabarazitë e eknomive në zhvillim. Megjithatë, cështjet që lidhen me pabarazitë ekonomike nuk janë më të kufizuara vetëm për ekonomitë në zhvillim. Në të vërtetë, ndërgjegjësimi i pabarazive të …


Aksionet Dhe Indekset Bursiere, Flaka Camaj Jul 2019

Aksionet Dhe Indekset Bursiere, Flaka Camaj

Theses and Dissertations

”Aksionet dhe indekset bursiere” do të jetë tema e cila do të shtjellohet gjatë këtij punimi seminarik në të cilën do të flitet fillimisht rreth nocioneve të ndryshme si aksionet, llojet e aksioneve dhe investimeve dhe klasifikimeve të investimeve, analiza financiare, si zhvillohen analizat dhe kujt i duhen ato analiza financiare, letrat me vlerë, përshkrimin e indekseve më të njohura siç janë Standard and Poor’s, Dow Jones, Nasdaq, Russell 2000, dhe nga Dow Jones janë marr si shembull 3 kompani nga lista e paraqitura dhe janë bërë analiza duke përdorur modelin CAPM, i cili na tregon vendimmarrjen investuese në aksionet …


Roli I Bankës Qendrore Rast Studimi: Banka Qendrore Evropiane, Feston Kadriu Jul 2019

Roli I Bankës Qendrore Rast Studimi: Banka Qendrore Evropiane, Feston Kadriu

Theses and Dissertations

Qëllimi i hulumtimit është të tregoj rendësin e “BD” pasi që jemi duke jetuar në shekullin e të dhënave, thuajse çdo arritje e teknologjisë rrjedh prej të dhënave. Ajo se çka e bën hulumtimin më të veçantë janë rastet studimore me të gjitha Bankat Qendrore të cilat qëndrojnë nën ombrellën e ECB, ku kjo e fundit është banka më e rregulluar dhe më e saktë në gjithë boten. Burimet e të dhënave të shfrytëzuara për hulumtimin janë kryesisht sekondare të marrë nga publikimet nga ECB që e arrin nivelin e besueshmërisë, po ashtu burime tjera janë shfrytëzuar edhe mendimet e …


Ndikimi I Brendit Në Sjelljen E Konsumatorit: Analizë Krahasuese Në Mes Apple Dhe Samsung, Rina Selimi Jul 2019

Ndikimi I Brendit Në Sjelljen E Konsumatorit: Analizë Krahasuese Në Mes Apple Dhe Samsung, Rina Selimi

Theses and Dissertations

Brendet janë përceptuar si ofrimi i një sigurie më të madhe dhe me nivel më të lartë të performancës, duke eleminuar alternativat, dhe duke siguruar një përshtatje më të mirë të preferencave të përceptuara. Pra, brendet e fuqishme kanë më shumë konsumatorë dhe shkallë të lartë të besnikërisë gjë që shkakton blerje të përsëritura dhe të larta. Është demonstruar që konsumatori i vlerëson brendet si një faktor i lartë në vendimet e tij të blerjes, qoftë edhe për produktet e përditshme. Konsumatorët krijojnë marrëdhënie individuale bazuar në përceptimin e tyre ndaj brendit, kuptimin e brendit dhe eksperiencat e tyre. Kështu …


Menaxhimi Strategjik Dhe Inovacioni Në Nvm, Valdrin Halimi Jul 2019

Menaxhimi Strategjik Dhe Inovacioni Në Nvm, Valdrin Halimi

Theses and Dissertations

Në këtë punim qëllimi kryesorë është që ti zbuloj aftësitë, njohurite e mija të cilat i arrita gjatë studimit tre vjeçar në fushën e MBE.

Në bazë të eksperiences të cilën e arrita, në këto tre vite, është e vërtet së kaluam në momente të mira por edhe përveç momenteve të mira ne patem edhe momente ku u ballafaquam më probleme të vogla, por ne si student duke e pasur një motivim të lartë qe do te arrinim suksese afatgjata më punën tonë, ishte po ky motivim,ai i cili na ndihmoi që ne të mos kemi probleme të arrijmë të …


Faktorët Që Ndikojnë Në Blerjet Online (Me Rast Studimi Ipko), Nita Ajvazi Jul 2019

Faktorët Që Ndikojnë Në Blerjet Online (Me Rast Studimi Ipko), Nita Ajvazi

Theses and Dissertations

Duke pasur parasysh dinamikën e jetës së sotme, njerëzit kanë nevojë të kenë qasje në të dhënat e tyre kudo që janë. Rritja e shpejtë e internetit ka hapur shumë dyer për klientë për të zgjedhur nga opsionet e blerjës.

E-commerce po zhvillohet edhe në Kosovë, ku shumë industri përfitojnë nga ky lloj i biznesit. Industria e telekomunikacionit në Kosovë përdor e-commerce duke lejuar klientët e tyre të blejnë në internet telefona mobil të veçantë, të paguajnë faturat, të mbushin llogaritë e tyre dhe shumë të tjera. Blerjet online kanë shumë përparësi në krahasim me dyqanet fizike, duke qenë se …


Rritja E Efektivitetit Në Minierat E Kosovës Përmes Procesit Të Digjitalizimit Dhe Monitorimit Digjital. Rast Studimi – Miniera Dhe Industria E Magnezitit “Golesh”, Hyrije Aliu Dragaqina Jul 2019

Rritja E Efektivitetit Në Minierat E Kosovës Përmes Procesit Të Digjitalizimit Dhe Monitorimit Digjital. Rast Studimi – Miniera Dhe Industria E Magnezitit “Golesh”, Hyrije Aliu Dragaqina

Theses and Dissertations

Ky studim shqyrton ndikimin e procesit të digjitalizimit dhe monitorimit digjital në sektorin e minierave i cili do të ndikonte në rritjen e efektivitetit të tyre, si dhe jep disa udhëzime mbi digjitalizimin e kompanive minerare në Kosovë, të cilat kërkojnë të veprojnë në mënyrë të qëndrueshme, sikur kompanitë tjera minerare në mbarë globin.

Minierat dhe Industritë e tyre në Kosovë janë në një gjendje pasive, me teknologji të vjetruar dhe shkatërruar nga lufta në Kosovë. Të dhënat e gjeneruara paraqesin se Minierat në Kosovë nuk funksionojnë në mënyrë efektive dhe efikase duke e ditur që janë pasuria më e …


Impakti I Faktorëve Të Menaxhimit Efektiv Në Rritjen Ekonomike, Florentina Musliu Mehmeti Jul 2019

Impakti I Faktorëve Të Menaxhimit Efektiv Në Rritjen Ekonomike, Florentina Musliu Mehmeti

Theses and Dissertations

Menaxhimi efektiv nënkupton kryerjen efektive të veprimtarive menaxheriale. Një menaxher i efektshëm kryen aktivitete në mënyrë efektive dhe efikase.

Një vend mund të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm atëherë kur resurset njerëzore, fizike dhe ato financiare që janë në dispozicion, përdoren në mënyrë efektive për të siguruar rritjen ekonomike dhe mirëqenien e banorëve të tij. Mbështetja në resurset është e rëndësishme, mirëpo, përdorimi efektiv i këtyre resurseve për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të mirëqenies është edhe më i rëndësishëm.Rritja mund të krijojë qarqe të virtytshme prosperiteti dhe mundësi. Rritja ekonomike është instrumenti më i fuqishëm për uljen e …


Assessing Macroeconomic Stability And Labour Market Efficiency In Kosovo: A Competitiveness Approach, Diandra Nela Jul 2019

Assessing Macroeconomic Stability And Labour Market Efficiency In Kosovo: A Competitiveness Approach, Diandra Nela

Theses and Dissertations

The stability of the macroeconomic environment is important for business and for overall competitiveness of a country. Firms cannot make informed decisions when inflation is out of control. The government cannot provide services efficiently if it has to make high-interest payments on its past debts. Relatedly, the efficiency and flexibility of the labour market are critical for ensuring that workers are allocated to their most efficient production in the economy. Labour markets must have the flexibility to shift workers from one economic activity to another rapidly and at low cost to allow for wage fluctuations without social disruption. The labour …


Ndërlidhja Në Mes Të Edukimit Profesional Dhe Tregut Të Punës: Rasti I Komunës Së Mitrovicës, Besmir Salihu Jul 2019

Ndërlidhja Në Mes Të Edukimit Profesional Dhe Tregut Të Punës: Rasti I Komunës Së Mitrovicës, Besmir Salihu

Theses and Dissertations

Papunësia në terma të literaturës ekonomike gjithmonë i referohet problemit më të madh makroekonomik me të cilin përballet një vend. Kjo sfidë bartë në vete edhe kosto të shumëta të karakterit ekonomik e social për një shoqeri, nga ku mund të derivojnë pastaj edhe probleme të natyrave të tjera, andaj përkushtimi dhe qasja profesionale për ta trajtuar një tematikë të tillë në kuadër të këtij punimi ka qenë një shtytje shtesë. Nga hulumtimet e ndryshme në vend por edhe në arenën ndërkombëtate konstatohet se burim i një problematike të tillë (papunësisë) mund të jetë i ndryshëm dhe shumëllojshëm varësisht nga …


Menaxhmenti Dhe Lidershipi Me Vështrim Të Veçantë Në Ndërmarrjet E Mesme Dhe Të Vogla Në Kosovë, Ardian Abdurrahmani Jul 2019

Menaxhmenti Dhe Lidershipi Me Vështrim Të Veçantë Në Ndërmarrjet E Mesme Dhe Të Vogla Në Kosovë, Ardian Abdurrahmani

Theses and Dissertations

Roli i menaxhmentit ndërmarrës në lidership më vështrim të veçantë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, është një temë mjaftë e gjerë për nga kuptimi. Ne ketë temë kemi mare shembuj të ndryshëm nga shtetet më zhvillim të madh ekonomik, duke ju referuar literaturës në gjuhen angleze dhe nga interneti.

Jemi fokusuar në fushën e menaxhmentit ndërmarrës dhe lidershipit (udhëheqjes) ne veçanti, se si menaxhohen ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, cili është stili i tyre drejt udhëheqjes së suksesshme duke ju bere balle ndryshimeve të ekonomisë së tregut.

Në veçanti jemi fokusuar mbi qasjen e menaxhimit …


Si Ndikon Cilësia E Institucioneve Në Konkurrueshmëri Ekonomike – Analizë E Rastit Të Kosovës, Artan Ramadani Jul 2019

Si Ndikon Cilësia E Institucioneve Në Konkurrueshmëri Ekonomike – Analizë E Rastit Të Kosovës, Artan Ramadani

Theses and Dissertations

Pas vite e vite avansimi jashtëzakonisht të shpejtë të teknologjisë dhe ekonomisë, duke e bëre botën gjithnjë e më shumë një treg të madh global, erdhën edhe nevojat për studimin e faktorëve të cilat i ndihmojnë ndërrmarrjeve dhe bizneseve që operojnë në shtete se çka i bën ato më konkurruese në tregjet nacionale, dhe rrjedhimisht, duke analizuar këto, vjen një studim substancial se cka i bën shtetet më kompetitive, më të prosperueshme. Që nga viti 2004, Banka Botërore i liston vendet në bazë të indekseve të tyre të konkurrueshmërisë, ndërsa problematika qëndron në faktin që Kosova si shtet nuk është …


Paraja Elektronike (Rast Studimi Shteti I Kosovës), Ajda Berisha Jul 2019

Paraja Elektronike (Rast Studimi Shteti I Kosovës), Ajda Berisha

Theses and Dissertations

Punimi shtjellon temën “Paraja Elektronike” (Rast studimi shteti i Kosovës)

Qëllimi kryesor i punimit është të analizojë se si do të ndikoj përdorimi i transaksioneve elektronike në Kosovë, reagimin e shtetit, si dhe ndryshimet e përfitimet që do të sjellë në ekonomi për qytetarët dhe ndërmarrjet. Janë përdorur shumë materiale të ndryshme si para. Duke filluar së pari nga shkëmbimi, e deri te metalet të çmuara dhe përdorimi i sotëm i parave letre. Megjithatë, inovacioni teknologjik është duke e shkaktuar përdorimini e parasë së gatshme.

Synimi i punimit është të reduktohet paraja e gatshme për uljen e një ndër problemve …