Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®
- Discipline
-
- Physical Sciences and Mathematics (23)
- Engineering (21)
- Computer Sciences (17)
- Management Information Systems (14)
- Accounting (7)
-
- Advertising and Promotion Management (7)
- Agribusiness (7)
- Business Administration, Management, and Operations (7)
- Business Analytics (7)
- Business and Corporate Communications (7)
- E-Commerce (7)
- Entrepreneurial and Small Business Operations (7)
- Fashion Business (7)
- Finance and Financial Management (7)
- Human Resources Management (7)
- Marketing (7)
- Medicine and Health Sciences (7)
- Social and Behavioral Sciences (7)
- Architecture (6)
- Arts and Humanities (6)
- Business Intelligence (6)
- Business Law, Public Responsibility, and Ethics (6)
- Corporate Finance (6)
- Education (6)
- Law (6)
- Life Sciences (6)
- Nonprofit Administration and Management (6)
- Other Business (6)
- Performance Management (6)
- Keyword
-
- Kosovo (15)
- Albania (12)
- Management (10)
- Marketing (8)
- Inflation (7)
-
- Innovation (7)
- Performance (7)
- Risk (6)
- Economic development (5)
- Economic growth (5)
- Economy (5)
- Employment (5)
- GDP (5)
- Knowledge (5)
- Public administration (5)
- Tax evasion (5)
- Unemployment (5)
- Audit (4)
- Banking Sector (4)
- Business (4)
- Education (4)
- Entrepreneurship (4)
- Growth (4)
- Market (4)
- Motivation (4)
- Public sector (4)
- Quality (4)
- Society (4)
- Tourism (4)
- Tregu (4)
- Publication Year
- Publication
- Publication Type
- File Type
Articles 301 - 330 of 990
Full-Text Articles in Business
Ekonomia Dhe Disekonomia E Shkallës Në Mikroekonomi Rast Studimi: Procredit Bank, Blert Podvorica
Ekonomia Dhe Disekonomia E Shkallës Në Mikroekonomi Rast Studimi: Procredit Bank, Blert Podvorica
Theses and Dissertations
Qëllimi i hulumtimit është paraqitja e vështirësive dh e alternativave të profitit në sistemin bankar në Kosovë. Hulumtimi ka për qëllim të tregoj sa është e rëndësishme përzgjedhja e investimeve për zhvillimin e një biznesi ku ky zhvillim duhet të e adresoj biznesin në ekonomin e shkallës dhe jo të rris shpenzimet. Metodat hulumtuese të përdorura për zhvillimin e hulumtimit janë metodat sekonda me të dhëna kuantitative për arsye se kemi cilësuar besueshmërinë e lartë të dhënave nga sektori bankar, jo se janë sektori me etikën me të lart por kanë shtatë shtresa ligjore që mbikëqyren në operacionet që i …
Eksporti Dhe Importi I Kosovës Me Vendet E Rajonit Si Dhe Ndikimi I Taksës, Blina Jashari
Eksporti Dhe Importi I Kosovës Me Vendet E Rajonit Si Dhe Ndikimi I Taksës, Blina Jashari
Theses and Dissertations
Zhvillimi ekonomik I një vendi varet nga shumë faktor, por një faktor kyç është eksporti në vendet e tjera. Eksporti nënkupton shitjen e mallrave dhe shërbimeve në vendet e tjera. Pra sa më shumë që një shtet ta ketë të zhvilluar eksportin aq më I zhvilluar dhe më i fuqishëm ekonomikisht do tëjetë ai vend. Kur tregu vendor nuk përmbush nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve atëherë për të përmbushur këto nevoja duhet blerë produkta jashtë vendit pra të bëjmë import të mallrave. Edhe pse me emërtime shumë të ngjashme ekporti dhe importi janë pothuajse të kundërta sa më e zhvilluar …
Eksporti Si Strategji Ndërkombëtarizimi Për Kompanitë Kosovare, Uvejs Sermaxhaj
Eksporti Si Strategji Ndërkombëtarizimi Për Kompanitë Kosovare, Uvejs Sermaxhaj
Theses and Dissertations
Ky punim synon të analizoj të dhënat dhe të arrij në përfundim se a është eksporti strategji e përshtatshme ndërkombëtarizimi për kompanitë kosovare.
Për të arritur në përfundim, kemi analizuar të dhënat nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës dhe të dhënat që i kemi marrë nga intervista me kompanitë e rasteve të studimit.
Si raste të studimit kemi marrë kompanitë Frutex me brendin Golden Eagle dhe kompaninë Proper Pizza.
Arsyeja që kemi marrë këto dy kompani bazohet nga strategjia që këto kompani e përdorin. Strategjitë më të përdorura nga kompanitë kosovare janë franshiza dhe eksportimi, kështu që si kompani përmes …
Investimet Në Arsim Dhe Ndikimi I Tyre Në Rritjen Ekonomike Në Kosovë, Taulant Krasniqi
Investimet Në Arsim Dhe Ndikimi I Tyre Në Rritjen Ekonomike Në Kosovë, Taulant Krasniqi
Theses and Dissertations
Kapitali njerëzor është burimi themelor i rritjes ekonomike. Është çelësi për rritjen e efikasitetit ekonomik. Dihet se investimet në arsim rrisin fuqinë punëtore të kualifikuar, e cila rrit produktivitetin e punës dhe kështu do të ketë rritje ekonomike në mënyrë të vazhdueshme drejt një niveli më të lartë të ekuilibrit të ekonomisë. Arsimi në çdo kuptim është një nga faktorët themelorë të zhvillimit. Asnjë vend nuk mund të arrijë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa investime të konsiderueshme në kapitalin njerëzor. Arsimi pasuron të kuptuarit e njerëzve për veten dhe botën. Ai përmirëson cilësinë e jetës së tyre dhe çon …
Ndikimi I E-Banking Në Shërbimet E Klientëve Dhe Në Bankat E Republikës Së Kosovës, Venera Nuha
Ndikimi I E-Banking Në Shërbimet E Klientëve Dhe Në Bankat E Republikës Së Kosovës, Venera Nuha
Theses and Dissertations
Ndikimi i revolucionit teknologjik po përjetohet në të gjitha sferat e jetës dhe sektori bankar në Kosovë ka dëshmuar të njëjtën gjë. Banka nuk është më e kufizuar vetëm në sistemin tradicional të pagesave por është transformuar në një sistem modern të afarizmit bankar virtual. Rritja e përdorimit të internetit në mesin e njerëzve është arsyeja e rritjes së përdorimit të e-banking në Kosovë. Studimi synonte të kuptonte efektin e bankingut elektronik në shërbimet e klientëve që ofrohet nga bankat e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu, identifikimin dhe analizimin e faktorëve më të rëndësishëm që mund të ndikojnë në miratimin …
Ndikimi I Marketingut Dhe Elementeve Të Tij Në Rritjen E Performancës Së Bizneseve, Xheneta Hasani
Ndikimi I Marketingut Dhe Elementeve Të Tij Në Rritjen E Performancës Së Bizneseve, Xheneta Hasani
Theses and Dissertations
Marketingu është një nga gjërat më të rëndësishme që ndikojnë në rritjen e performancës së synuar në biznese, marketingu është thelbësorë për arritjën e synimeve të bizneseve. Në këtë punim sjellim informacione të shumta nga burime të ndryshme për marketingun si dhe për elementet e marketingut (çmimi, produkti, promocioni, vendi, njerëzit, evidenca fizike, dhe proceset), ku rëndësi e veqantë i kushtohet ndikimit të marketingut dhe elementeve në rritjen e performancës së bizneseve, kryesisht biznesit IPKO.
Ky punim ka për qëllim të trajtojë marketingun me elementet e tij, funksionet, përparësit e marketingut, ndikimet positive që ka në biznes, njëkohësisht ka për …
Ndikimi I Politikave Fiskale Dhe Doganore Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë, Besarta Sylejmani
Ndikimi I Politikave Fiskale Dhe Doganore Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë, Besarta Sylejmani
Theses and Dissertations
Ekonomia e Kosovës varet shumë nga masat fiskale që i aplikon shteti. Përmes Institucionit të doganës së Kosovës realizohet zbatimi i politikës fiskale dhe tregtare në vend,aplikimi i taksës doganore luan një rolë shumë të rëndësishëm në trendët zhvillimore ekonomike të Kosovës. Kosova bënë pjesë në kategorinë e vendeve që ende janë në tranzicion, ajo ka një zhvillim të ngadalshëm ekonomik. Politika fiskale është e rëndësishme e politikës ekonomike, edhe në Kosovë ajo përfshin : politiken e sigurimit të të ardhurave buxhetore, politikës e shpenzimeve buxhetore dhe politikën e administrimit të borxhit shtetëror. Qëllimi i këtij punimit është për me …
Efekti I Marrëveshjes Së Stabilizim Asociimit Në Të Hyra Doganore Ne Kosovë, Dardan Ismajli
Efekti I Marrëveshjes Së Stabilizim Asociimit Në Të Hyra Doganore Ne Kosovë, Dardan Ismajli
Theses and Dissertations
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe si e tille, MSA, paraqet një fazë të re të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Ky punim masteri ka për qëllim të evidentojë efektin që ka Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në të hyrat doganore në Republikën e Kosovës. Për më tepër studimi synon të qartësojë efektet e zbatimit të MSA-së që do t’i ketë në realizimin e të hyrave doganore, të cilat do të ndikojnë në ekonominë e Kosovës.
Gjatë realizimit të kësaj pune hulumtuese mbi temën e masterit, kryesisht u përdor metoda standarde e …
Roli I E-Marketingut Dhe Strategjisë Wom Në Zhvillimin E Bizneseve, Doruntina Maliqi
Roli I E-Marketingut Dhe Strategjisë Wom Në Zhvillimin E Bizneseve, Doruntina Maliqi
Theses and Dissertations
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe ndryshimet në standardin jetësor në njërën anë dhe kërkesa për shërbime më të shpejta, kualitet më të mirë në anën tjetër ishin ndër qëllimet kryesore që shtyen drejt kryerjes së këtij hulumtimi.
Ky punim ka për qëllim të trajtojë zhvillimin e E-marketingut dhe strategjisë WOM duke përfshirë edhe llojet, avantazhet dhe disavantazhet, shkallën e përdorimit në zonën ku është kryer hulumtimi në Ferizaj, si dhe në të njejtën kohë ka për qëllim të tregoj rezultatet në lidhje me atë se sa janë të informuar klientët për këto dy elemente a janë të gatshëm të …
Banka Qendrore E Kosovës Dhe Politikat Monetare, Edona Tasholli
Banka Qendrore E Kosovës Dhe Politikat Monetare, Edona Tasholli
Theses and Dissertations
Këto viteve të fundit, Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore që kanë ndikuar thuajse në të gjithë aspektet e jetës në Kosovë, përfshirë këtu edhe rezultatet e shërbimeve bankare. Pavarësisht nga njëfarë përparimi që është bërë gjatë viteve të fundit, gjendja e sistemit bankar në Kosovë mbetet nën atë të shumicës së vendeve të tjera të rajonit. Për më tepër, vitet e tranzicionit kanë çuar në ndryshime të theksuara të mënyrës së jetesës dhe përmirësimit të gjendjes financiare të popullsisë së Kosovës. Banka Qendrore e çdo shteti është institucioni financiar që udhëheq politikën monetare …
Faktorët Kyç Të Performancës Që Ndikojnë Në Rritje Të Ndërmarrjes, Erseka Hoxha
Faktorët Kyç Të Performancës Që Ndikojnë Në Rritje Të Ndërmarrjes, Erseka Hoxha
Theses and Dissertations
Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e vendit, kjo shprehet në ndikimin që ato kanë në treguesit e punësimit në sektorin privat, në kontributin tek të ardhurat kombëtare dhe në nivelin e mirëqenies së popullatës. Në kushtet ekonomike dhe sociale në te cilat ndodhemi, zhvillimi i sipërmarrjeve të biznesit të vogël zë një vend parësor përveç se të rëndësishëm. Studimi ka për qëllim të identifikojë dhe të analizojë treguesit kryesorë që ndikojnë në suksesin dhe rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), dhe të analizoj efektet që i …
Roli Dhe Ndikimi I Madhësisë Së Tregut Në Tërheqjen E Investimeve Të Huaja Direkte, Edona Krasniqi
Roli Dhe Ndikimi I Madhësisë Së Tregut Në Tërheqjen E Investimeve Të Huaja Direkte, Edona Krasniqi
Theses and Dissertations
Për të kuptuar ndikimin e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në një vend dhe ndikimin e madhësisë së tregut në tërheqjen e këtyre të fundit, duhet të mirren parasysh GDP, GDP për kokë banori, infrastruktura, kapitali njerzor, marrëveshjet tregtare të një vendi në raport me vendet tjera, flukset e teknologjisë, lëvizjet e punës, burimet e vendit, etj. Një qasje e tillë nënkupton jo vetëm që eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve nuk janë më forma ekzekutive të transaksioneve ekonomike midis shteteve kombëtare, por gjithashtu që dimensionet e ndryshme të ekonomisë botërore janë të ndërlidhura fort. Prandaj është paksa e …
Investimet E Huaja Në Kosovë, Entor Kecmezi
Investimet E Huaja Në Kosovë, Entor Kecmezi
Theses and Dissertations
No abstract provided.
Tatimet Në Komunën E Gjilanit – Analizë Empirike, Kushtrim Agushi
Tatimet Në Komunën E Gjilanit – Analizë Empirike, Kushtrim Agushi
Theses and Dissertations
No abstract provided.
Ngritja E Efiçiencës Në Fushën E Prokurimit Publik Përmes Aplikimit Të E – Prokurimit, Mimoza Ramadani
Ngritja E Efiçiencës Në Fushën E Prokurimit Publik Përmes Aplikimit Të E – Prokurimit, Mimoza Ramadani
Theses and Dissertations
Prokurimi publik në përgjithësi është një fushë dhe aktivitet i ri që paraqitet në shtetet bashkëkohore, e sidomos në shtetet të cilat kanë pasur trendë të zhvillimit të hovshëm nga ekonomia e planifikuar në ekonominë e tregut. Paraqitja e prokurimit publik është nevojë imanente për qeveritë e shteteve moderne dhe bashkëkohore, sepse çdo qeveri është blerëse e madhe e mallrave, shërbimeve dhe kryerjes së punëve. Nocionin e prokurimit publik kanë arritur ta përpunojnë shumë shkencëtarë nga fusha e ekonomisë dhe e financave, punëtorë shkencor, profesorë të universiteteve të ndryshme të botës, ekspert ligjor të cilët punojnë në hartimin e ligjeve …
Ndikimi I Online-Marketing Në Zhvillimin E Firmave Të Vogla Dhe Të Mesme, Arijeta Morina
Ndikimi I Online-Marketing Në Zhvillimin E Firmave Të Vogla Dhe Të Mesme, Arijeta Morina
Theses and Dissertations
Në këtë temë do të trajtoj çështjen e ndikimit të marketingut online apo siç është i njohur dhe ndryshe marketingu digjital në firmat e vogla dhe të mesme. Tendenca e të shpjeguarit të marketingut në sferë digjitale apo të kohës së tashme, pra të kohës së internetit si dhe krejt karakteristikat në vijat më të thjeshta të elementeve e përkufizojnë marketingun e konkretisht marketingun online si pjesë e pandashme e suksesit në biznes në kohët e sotme. Po ashtu rrjedhimisht do të trajtoj të metat dhe përparësitë e të bërit biznes në kontekstin e marketingut online. Do të isha jo …
Aplikimi I Marketingut Përmes Rrjeteve Sociale, Blerina Mehija
Aplikimi I Marketingut Përmes Rrjeteve Sociale, Blerina Mehija
Theses and Dissertations
Rrjetet sociale janë njëra prej risive ose inovacioneve virtuale më të mëdha të periudhës aktuale në të cilën po jetojmë dhe atyre po ju referohemi si risi ose inovacione për shkak të lehtësive të mëdha që ato po ofrojnë, sidomos në aspektin e komunikimit duke tejkaluar në performancë dhe efikasitet të gjitha mjetet e nëparshme të komunikimit. Por, krahas komunikimit ndërmjet njerëzve, këto rrjete sociale kanë mundësuar komunikim shumë të lehtë dhe efikas edhe ndërmjet bizneseve dhe klientëve të tyre, gjë që ka nxitur shumicën e biznesve që një pjesë të marketingut të tyre ta fokusojnë në rrjetet sociale dhe …
Procedurat E Regjistrimit Dhe Obligimet Tatimore Të Bizneseve Në Kosovë, Blend Berisha
Procedurat E Regjistrimit Dhe Obligimet Tatimore Të Bizneseve Në Kosovë, Blend Berisha
Theses and Dissertations
Shumë individë ndërmarrin hapat për të nisur ndonjë biznes, por janë të paktë ata që mbijetojnë luftën e egër dhe të pamëshirshme të tregut të lirë. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë të ngrisë përkrahjen për hapje dhe inicim të bizneseve të reja të i josh të rinjtë inovator dhe sipërmarrës me shpirt ndërmarrësie që të hapin biznese të reja për të ofruar mundësin për punësim më të madh sidomos të të rinjve ku në Kosove ekziston një papunësi e madhe dhe vetëm sektori privat investimet e huaja dhe shpirti ndërmarrës mund te rrisin ekonomin dhe ofrojnë vende të …
An Empirical Study About The Impact Of Internet In Smes, Albert Aliu
An Empirical Study About The Impact Of Internet In Smes, Albert Aliu
Theses and Dissertations
The aim of this research was to find out the current trends of usage of new technologies, with a special focus on the impact of the Internet based on chosen variables. The target group of the current research were small to medium size enterprises – SMEs, which are considered as the most-influential entities within a country. This is due to their influence on economy and employment opportunities they offer in every country. The results of this research show a better image about the current technological trends in Kosovo and no other research with identic approach was found out by the …
Efektet E Investimit Të Digjitalizimit Në Bankë, Buen Ibrahimi
Efektet E Investimit Të Digjitalizimit Në Bankë, Buen Ibrahimi
Theses and Dissertations
Ndryshimet e sjella në digjitalizimit e proceseve bankare, kanë efekte në shumë Fusha të ndryshme financiare. Bizneset dhe modelet e bizneseve janë përballë transformimeve të mëdha, veçanërisht problematike këtu është mungesa e konkretizimit të digjitalizimit, si dhe efektet aktuale dhe përfitimet rezultuese. Në sfondin e transformimit digjital, lind pyetja se deri në çfarë mase funksioni financiar ndikohet nga digjitalizimi.
Duke pasur parasysh shkallën e lartë të pasigurisë lidhur me mjedisin e biznesit në të ardhmen, ende nuk është e qartë se deri në çfarë mase do të preken fushat financiare dhe, mbi të gjitha, se si profilet e biznesit do …
Strategjite E Marketingut Të Përdorura Nga Prodhuesit E Pijeve Energjike, Genc Emini
Strategjite E Marketingut Të Përdorura Nga Prodhuesit E Pijeve Energjike, Genc Emini
Theses and Dissertations
Ky punim synon që t’u japë përgjigje ndërmarjeve të Kosovës, dhe tema ime i referohet strategjisë të cilën e ka përdour kompania e pijeve RC COLA me seli në fshatin Velekincë të Gjilanit. Gjithashtu synon t’u japë përgjigje disa pyetjeve kërkimore të cilat lidhen me strategjitë e marketingut e që zbatohen sot në Kosovë.
Qëllimi kryesor i këtij punimi është analiza e gjendjes ekzistuese, e njohjes dhe e zbatimit në praktikë të strategjive të marketingut dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime në hartim dhe zbatim të strategjive të marketingut nga ana e kësaj kompanie.
Për të realizuar këtë punim, më …
Ndikimi I Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Sektorin E Edukimit Të Lartë Dhe Atë Industrial: Rasti I Kosovës, Blertë Gara
Ndikimi I Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Sektorin E Edukimit Të Lartë Dhe Atë Industrial: Rasti I Kosovës, Blertë Gara
Theses and Dissertations
Ky studim ka për qëllim të tregoj rëndësinë e investimeve në fushën e Hulumtimit dhe Zhvillimit. Në shumë vende në zhvillim, po ashtu edhe në Kosovë, nuk dihet saktë ku dhe sa investohet për Hulumtim dhe Zhvillim. Unë kam bërë këtë hulumtim që të qartësoj shkallën e investimeve që bënë Kosova në H & Zh në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe në sektorin Industrial. Hulumtimi dhe Zhvillimi është një term i cili përdoret zakonisht për të përshkruar aktivitetet e ndërmarra nga kompanitë dhe subjektet e tjera industriale dhe biznesore që merren me krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, …
Diversification Of Polish Agri-Food Trade, Małgorzata Bułkowska
Diversification Of Polish Agri-Food Trade, Małgorzata Bułkowska
International Journal of Business and Technology
The embargo introduced in August 2014 by Russia on the food products imported from the European Union caused a strong decline in sales of food from Poland in this country. The aim of the article is to analyse the current trends and prospects of development of Polish agrifood trade with the EU and non-EU countries in 2013-2016. A special attention was paid on changes in geographical structure and the level of diversification of Polish food exports as a result of the export restriction. The analysis shows that the situation on the Russian market influenced the growth of the food exports …
Determinants Of Trade In Value Added: The Case Of The Central And Eastern European Countries, Łukasz Ambroziak
Determinants Of Trade In Value Added: The Case Of The Central And Eastern European Countries, Łukasz Ambroziak
International Journal of Business and Technology
The aim of the paper is to investigate determinants of trade in value added of the CEECs (Bulgaria, the Czech Republic, Estonia, Hungary, Latvia, Lithuania, Poland, Romania, Slovakia and Slovenia) in the period 2000–2014. For this purpose, it uses a generalised gravity model based on panel data. The main independent variables (GDP of trading countries and the distance between them) have the same direction of impact on both value added exports/imports and gross exports/imports. Only the values of coefficients differ. The greatest difference concerns the geographical distance. It results from indirect value added trade.
The Evolution Of Crm From The Perspective Of An Emerging Country: Past, Present And Future, Taşkın Dirsehan
The Evolution Of Crm From The Perspective Of An Emerging Country: Past, Present And Future, Taşkın Dirsehan
International Journal of Business and Technology
From traditional groceries to mobile commerce, marketing has passed through several ages in its history, and so has the relationship between the seller and the customer. The CRM evolution process differs according to the history of different countries. This study offers a perspective on CRM from an emerging country, Turkey, and will demonstrate the stages of customer relationship management (CRM) in that country. In Turkey’s collective culture in the 80s, grocery stores existed with a strong relationship between the seller and the store. The owner was called “uncle grocery” and usually came from the same quarter as the customers. In …
Roli I Eksportit Në Rritjen Ekonomike, Adelina Çollaku
Roli I Eksportit Në Rritjen Ekonomike, Adelina Çollaku
Theses and Dissertations
Në këtë temë janë analizuar dhe prezantuar disa aspekte teorike të ndikimit të eksportit në rritjen ekonomike, në këtë rast në kushtet dhe rrethanat e Kosoves. Në bazë të aspekteve teorike dhe praktike të rolit të eksportit në rritje ekonomike, janë hulumtuar dhe dokumentuar shumë çështje që tregojnë se ekziston një lidhje pozitive në mes rritjes ekonomike dhe eksportit.
Rezultatet e nxjerra nga këto hulumtime tregojnë se në Kosovë eksporti luan rol të rëndësishëm dhe mund të ketë ndikim pozitiv në rritje ekonomike, nëse shteti vazhdon të implementoj politika ekonomike që promovojnë rritjen ekonomike. Edhe pse ndikimi i tij deri …
Prokurimi Publik Në Kosovë Dhe Shqipëri Dhe Sfidat E Prokurimit Elektronik, Benita Syla
Prokurimi Publik Në Kosovë Dhe Shqipëri Dhe Sfidat E Prokurimit Elektronik, Benita Syla
Theses and Dissertations
Prokurimi publik ndërtohet mbi krijimin e vlerës për para dhe efektivitetin e atyre se çfarë blen. Në momentin që kemi të bëjmë me prokurimin, instinktivisht mendja i referohet ligjit dhe rregullave të sanksionuara që duhet të përdoren në mënyrë strikte dhe rigoroze. Ky punim ka për qëllim që të paraqes një tablo gjithëpërfshirëse të prokurimit publik në Kosovë dhe Shqipëri, e veçanërisht funksionimit të platformës elektronike të prokurimit në Kosovë. Ideja ishte që të filloj punimin nga historia e zhvillimit të prokurimit publik në Kosovë dhe Shqipëri, parimet mbi të cilat funksionon prokurimi e deri tek pjesa e elaborimit të …
Ndikimi I Nevojës Dhe Motivimit Në Performancë Ipko-Case Study, Aida Dibra
Ndikimi I Nevojës Dhe Motivimit Në Performancë Ipko-Case Study, Aida Dibra
Theses and Dissertations
Kjo tezë përpiqet të kuptojë mardhënjet e performancës me motivimin dhe nevojën. Teza përdor një metodë sasiore për të kuptuar këto marrëdhënie nëpërmjet lidhjes së korrelacionit dhe regresionit linear. Paketa statistikore për Shkencat Sociale (SPSS) është përdorur për të përpunuar të dhënat e mbledhura përmes pyetësorëve të dorëzuar tek punonjësit e kompanisë IPKO në Kosovë. Sipas analizës, ekziston një korrelacion i fortë midis motivimit dhe performancës. Për më tepër, korrelacioni midis performancës dhe nevojës është gjithashtu pozitiv. Analiza e regresionit linear tregon që motivimi është një faktor i rëndësishëm drejt shpjegimit të performancës, ndërsa nevoja eliminohet nga ekuacioni i regresit …
Evazioni Fiskal Në Kosovë Dhe Ndikimi Në Zhvillimin Ekonomik, Argjend Rashiti
Evazioni Fiskal Në Kosovë Dhe Ndikimi Në Zhvillimin Ekonomik, Argjend Rashiti
Theses and Dissertations
Shmangia tatimore apo evazioni fiskal është një prej problemeve kryesore për secilën ekonomi, e sidomos për Kosovën, ku ky evazion fiskal po ndikon që buxheti të ketë më pak të hyra. Ky është vetëm njëra ndër elementet negative, për shkak se ato biznese qe veprojnë dhe punojnë me këto shmangie tatimore shum lehtë avancohen në treg dhe në një mënyrë po krijojnë një konkurrenc jolojale karshi biznesve të tjera që janë lojale. Evazioni fiskale është një faktë i vërtet në Kosovë. Ky fenomen vërehet në shumë fusha të jetes, fillon nga fshehja e tvsh- së e deri te shitja e …
Taksat, Arbnora Hetemi
Taksat, Arbnora Hetemi
Theses and Dissertations
Konceptualizimi apo shtrirja në hapsirë dhe kohë i rregullimit ekonomik të nje vendi përmesë të hyrave qe akumulon ka qenë dhe mbetët sfida me e madhe e demokracisë moderne. Baza e mbledhejs se të hyrave nga nje vend nuk është proces që ka lindur me shtetin modern andaj mbjedhja e tyre është po aq e vjetër sa vetë ekzistenca e shoqerive te para. Andaj leht mund të themi se menagjimi i parasë publike daton shumë herët ne rregullimet e para shoqerore.
Punimi ne fjalë është shtrirje mbi po ketë efekt të të hyrave publike ne rregulimin shoqeror te një vendi. …