Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 181 - 210 of 990

Full-Text Articles in Business

Remitencat Ne Kosove, Yllka Canolli Sep 2020

Remitencat Ne Kosove, Yllka Canolli

Theses and Dissertations

Remitencat, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare. Vitet e fundit ato po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ekonomisë botërore. Natyra, madhësia, frekuenca, impakti i remitancave dhe faktorët që ndikojnë në vlerat e tyre, kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe politikëbërësve. Qëllimi kryesor i këtij punimi është të kontribuojë në analizën e faktorëve përcaktues dhe të efekteve të remitancave në rastin e Kosovës, duke u përpjekur të plotësojë sado pak mungesat në këtë fushë kërkimi.

Në vitet e fundit remitancat kanë fituar interes në …


Korporatat Publike Financiare Në Kosovë (Rast Studimi: Fondet Pensionale), Arsim Jaha Sep 2020

Korporatat Publike Financiare Në Kosovë (Rast Studimi: Fondet Pensionale), Arsim Jaha

Theses and Dissertations

Në këtë punim do njoftoheni me sektorin publik në Kosovë, kryesisht me korporatat financiare, funksionin, fushëveprimin dhe rolin e Trustit Pensional, njohja me kontribuuesit, shpërndarja gjeografike, moshën dhe nivelin e kontribuuesve, pasqyren e fondeve pensionale të TM3, çmimi i njësisë dhe historia e performancës për periudhen 2003-2020, analizë e mejteve (neto) nën menaxhim dhe kthimi nga investimet e fondeve për periudhën 2014-2018.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është institucion publik i pavarur, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. FKPK është krijuar si model i kontibuteve pensionale, që nënkupton se secili kontribuues kursen për pension në një llogari …


Ndikimi I Tatimeve Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë Në Periudhën E Pas Luftës, Art Bekeri Aug 2020

Ndikimi I Tatimeve Në Zhvillimin E Bizneseve Në Kosovë Në Periudhën E Pas Luftës, Art Bekeri

Theses and Dissertations

Ndërtimi i politikave tatimore dhe zbatimi i tyre në mbushje të buxhetit të vendit kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për mbajtjen dhe zhvillimin e një sërë sektorësh të shoqërisë kosovare. Reformimi i sistemeve tatimore është njëri nga segmentet më të rëndësishme të tranzicionit ekonomik të udhëhequr nga aspirimi për t’u anëtarësuar në Unionin Evropian.

Politika Tatimore e një shteti është pjesë e politikës fiskale që lidhet me përcaktimin e llojeve të tatimeve të zbatuara në një vend, nivelet dhe llojet e përqindjeve tatimore si dhe për burimet e ndryshme të të ardhurave. Përveç …


Roli I Marketingut Të Personalizuar Në Marrëdhëniet Biznes-Klient, Ejona Bajraktari Aug 2020

Roli I Marketingut Të Personalizuar Në Marrëdhëniet Biznes-Klient, Ejona Bajraktari

Theses and Dissertations

Në filmin Minority Report, Tom Cruise hynë në një qendër tregtare dhe përshëndetet nga postera (billboards) “live” që i adresohen në emër dhe i sugjerojnë veshje në të cilat ai mund të jetë i interesuar. Këtë arrijnë ta bëjnë përmes skanimit të retinës së tij, dhe e bëjnë për çdo klient që ndodhet në dyqan. Megjithëse ende nuk kemi mbërritur në një kohë me një teknologji të tillë, kompanitë sot po synojnë një shërbim të tillë, pra ofrimin e një përvoje të personalizuar për çdo klient të kompanisë.

Ideja e marketingut të personalizuar qëndron në krijimin e një eksperience …


Interneti I Gjërave Dhe Ndikimi I Tij Në Privatësinë E Të Dhënave, Vullnet Shkodra Jul 2020

Interneti I Gjërave Dhe Ndikimi I Tij Në Privatësinë E Të Dhënave, Vullnet Shkodra

Theses and Dissertations

Me ndryshimet e kohëve, ndryshim rrënjësorë i është bërë mjedisit dhe faktorëve që po e përbëjnë mjedisin. Ndryshimi rrënjësor po zhvillohet nga raca njerëzore dhe kjo me krijimin e industrive të reja që për qëllim primarë kanë: lehtësimin e jetesës, rritjen e kualitetit të jetesës dhe jetëgjatësinë. Industria e fundit e krijuar nga njerëzimi po quhet industria 4.0 apo “Internet of Things” kjo industri si qëllim ka digjitalizimin dhe shndërrimin e pajisjeve nga të zakonshme (fizike apo mekanike) në pajisje të mençura. Këto pajisje në momentin që digjitalizohen dhe bëhen pajisje të mençura qëllim kanë komunikim ndërmjet vete dhe ky …


Politika E Tregtisë Ndërkombëtare Rast Studimi: (Marrëveshja Cefta Dhe Vendosja E Taksës 100%), Bashkim Hyseni Jun 2020

Politika E Tregtisë Ndërkombëtare Rast Studimi: (Marrëveshja Cefta Dhe Vendosja E Taksës 100%), Bashkim Hyseni

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është të tregoj se pengesat në tregtinë e lirë nuk sjellin dobi në vend, duke i demantuar tërësisht ndërhyrjet politike që janë me qëllim ta bllokojnë atë, por jo edhe ta rregullojnë. Çështjet të cilat i trajton hulumtimi janë si pengesat ndaj tregtisë: distanca, barrierat dhe kufijtë, argumentet për mirëqenie kombëtare kundër tregtisë së lirë, shpërndarja e të ardhurave dhe politika tregtare, modelimi i procesit politik, negociatat ndërkombëtare dhe politika e tregtisë, zonë e tregtisë së lirë kundrejt unionit doganor (ngjashmëritë me CEFTA). Në këtë hulumtim është përdorur metodologjia e mbledhjes së të dhënave sekondare. Gjatë …


Ndërhyrjet Kirurgjike Në Ezofag, Zijavere Drogobuzhda Jun 2020

Ndërhyrjet Kirurgjike Në Ezofag, Zijavere Drogobuzhda

Theses and Dissertations

Ky punim do të shtjellojë tema që kanë të bëjnë me ezofagun.Në kuadër të kapitujve fillestarë do të shtjellohen tema që tregojnë për funksionin e ezofagut,pastaj do të përshkruhen patologjitë e ezofagut. Në kapitujt në vazhdim është paraqitur pasqyra klinike,ekzaminimi dhe mjekimi i patologjive të ezofagut varësisht se a është kirurgjik apo konzervativ.Gjithashtu pas përshkrimit të patologjive dhe mjekimit të tyre,janë paraqitur edhe të dhënat dhe statistikat e një hulumtimi sa i përket të sëmureve me ndonjërën nga patologjitë e ezofagut , ku janë të paraqitura të gjitha statistikat që lidhen me numrin e rasteve, moshën dhe gjininë e atyre …


Zbulimi I Mashtrimit Me Karta Të Kreditit, Durim Ratkoceri Jun 2020

Zbulimi I Mashtrimit Me Karta Të Kreditit, Durim Ratkoceri

Theses and Dissertations

Mashtrimi i kartave të kreditit mund të përkufizohet si një rast kur një person përdor kartën e kreditit të dikujt tjetër për arsye personale, ndërsa pronari dhe autoritetet lëshuese të kartave nuk janë të vetëdijshëm për faktin se karta po përdoret. Për shkak të rritjes dhe përshpejtimit të E-Commerce, ka pasur një përdorim të jashtëzakonshëm të kartave të kreditit për blerjet në internet që çuan në sasi të lartë mashtrimesh që lidhen me kartat e kreditit. Në epokën e dixhitalizimit, nevoja për të identifikuar mashtrimet e kartave të kreditit është e nevojshme. Zbulimi i mashtrimit përfshin monitorimin dhe analizimin e …


Ndikimi I Kostove Në Investimet Afatgjate Në Bizneset E Meseme Dhe Të Vogla Në Kosovë, Egzona Gashi Jun 2020

Ndikimi I Kostove Në Investimet Afatgjate Në Bizneset E Meseme Dhe Të Vogla Në Kosovë, Egzona Gashi

Theses and Dissertations

Kosto dhe investimet në llojet e ndryshme të bizneseve të mesme dhe të vogla për investime afatshkurta është temë diplome e punuar me qëllim që në detaje të shpalosë kostot afatshkurtra në llojet e bizneseve në Kosovë në mënyrë shumë të afërt të i shpalosim në detaje mënyrat e investimit të bizneseve që ofrojnë në treg dhe fal një investimi me kostot të ulët në të mirë që të arrijnë suksesin e tyre në biznese. Biznesët të cilat ofrojnë në tregun e ekonomisë me kohën kanë treguar se një menaxhim i mirë i një kosto rritë investimet dhe ndërmarrjen e …


Zhvillimi I Një Marke Të Re Dhe Faktorët Që Ndikojnë Në Suksesin E Saj Në Treg, Ermir Gashi Jun 2020

Zhvillimi I Një Marke Të Re Dhe Faktorët Që Ndikojnë Në Suksesin E Saj Në Treg, Ermir Gashi

Theses and Dissertations

Gjithnjë e më shumë firma e organizata të tjera kanë ardhur në përfundim se një prej aseteve të tyre më të vlefshme janë emrat e markave të cilat lidhen me produktet ose shërbimet e tyre. Në botën tonë gjithnjë e më komplekse, të gjithë ne, si individët ashtu edhe menaxherët e biznesit, ballafaqohen me më shumë zgjedhje dhe me më pak kohë për t’i bërë ato. Kështu, aftësia e një marke të fortë për lehtësimin e marrjes së vendimeve, zvogëlimin e rrezikut dhe përcaktimin e pritjeve është e paçmim. Krijimi i markave të forta të cilat japin këtë premtim, mirëmbajtja …


Konceptet E Menaxhimit Strategjik Rast Studimit: “Liftkos” Sh. P. K, Defrim Hajdaj Jun 2020

Konceptet E Menaxhimit Strategjik Rast Studimit: “Liftkos” Sh. P. K, Defrim Hajdaj

Theses and Dissertations

Vlerësimi i ndikimit të strategjive të mundshme mbi përformancen e kompanive është qëllimi i këtij studimi. Me përpjekjen për të marrë përgjigje sa më reale për këtë marrëdhënie, janë kontrolluar 4 hiptoeza. Kontributi në shkencë, ky punim do ta sjellë me rastin e rekomandimeve që do të jap në këtë studim lidhur me metodat më adekuate që duhet të përdoren nga bizneset dhe gjetjen e principeve më të përshtatshme që ngritin nivelin e shfrytëzimit efikas, efektiv të strategjive për ngritjen dhe maksimizimin e fitimit të kompanisë.

Qëllimi i menaxhimit strategjik në sektorin privat dhe publik ka një rol të vecant …


Menaxhimi I Riskut Në Sektorin Bankar (Rast Studimi Raiffeisen Bank), Blendina Bilalli May 2020

Menaxhimi I Riskut Në Sektorin Bankar (Rast Studimi Raiffeisen Bank), Blendina Bilalli

Theses and Dissertations

Objektivi i këtij punimi është që të bëhet identifikimi dhe trajtimi i risqeve në një sektor të caktuar, atë bankar, si dhe të tregoj se si duhet menaxhuar ato në mënyrë që të parandalohen humbjet si pasojë e mos kontrollimit dhe monitorimit të mirëfilltë. Zakonisht gabimet të cilat shkaktojnë humbje në ndërrmarrje janë atë të cilat nuk kanë kontroll dhe monitorim të mirë, prandaj edhe përballen me probleme të ndryshme të cilat mund të kërkojnë punë edhe më të madhe në mënyrë që të kthehen në gjendjen e mëparme por edhe më të fortë.

Si rezultat i krizës financiare të …


Ndikimi I Kulturës Në Marketing Ndërkombëtar Rast Studimi: Mcdonald’S, Blinera Shkodra May 2020

Ndikimi I Kulturës Në Marketing Ndërkombëtar Rast Studimi: Mcdonald’S, Blinera Shkodra

Theses and Dissertations

Ky punim shqyrton rëndësinë e kulturave në të bërit marketing ndërkombëtar. Lidhja në biznese ndërkombëtare has në pengesa të shumta shkaku i dallimeve kulturore (dmth mosnjohjën e kulturave) që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe të bërit marketing ndërkombëtar.

Qëllimi i punimit ka një koherencë të kulturës që analizon ngjashmëritë dhe ndyshimet e strategjive që dallojnë nga vendi në vend. Mënyra e të bërit marketing ndërkombëtar, shitja, përballja me konkurentët, turizmi, balanci, mbajta e një kuadri ndikojnë në zgjerim të biznesit dhe qëllimi i punimit është analizimi dhe hulumtimi i këtyre strategjive. Andaj, ky punim ka për qëllim të …


Përdorimi I Shërbimeve Cloud Në Kompanitë E Kosovës, Diellza Cakaj May 2020

Përdorimi I Shërbimeve Cloud Në Kompanitë E Kosovës, Diellza Cakaj

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme teknologjia është bërë pjesë e domosdoshme e jetëve tona. Kemi fatin që edhe në Kosovë ka filluar me të madhe përdorimi i teknologjisë së cdo lloji, ndër to është edhe përdorimi i platformave Cloud. Cloud ka lehtësuar ruajtjen dhe bartjen e të dhënave mjaft shumë duke na krijuar më shumë hapsirë dhe kursyer kohë sa i perket të dhënave sikur në bartje, lehtësimin e përdorimit të rrjetit të brendshëm, ruajtje, ndryshim e zhvillim te tyre. Jo vetëm nëpër kompani të ndryshme, por edhe në shkolla e universitete është parë nevoja e përdorimit të Cloud Computing për …


Strategjitë Në Tregtinë Ndërkombëtare Rast Studimi (Marrëveshja Cefta Në Ballkan), Gresa Pronaj Apr 2020

Strategjitë Në Tregtinë Ndërkombëtare Rast Studimi (Marrëveshja Cefta Në Ballkan), Gresa Pronaj

Theses and Dissertations

Qëllimi i hulumtimit është kryesisht të shfaqë dobishmërinë e tregtisë së lirë edhe nga perspektiva e vendeve të vogla, apo ku edhe këto vende të vogla kanë ekonomi të vogël sikur se rasti me Kosovën. Hulumtimi do të përcillet nga të dhënat sekondare, duke marrë parasysh seriozitetin e çështjes marrim si bazë vetëm deklarimet dhe vendimet nga institucione të akredituara shtetërore. Përmes korrelacionit me SPSS do të i përpunojmë të dhënat e hulumtuara, në këto të dhëna do të merr marrin pjesë bilancet tregtare të shteteve, GDP e tyre ndër vite, ndryshimet në nivelin e papunësisë, kapacitetet prodhuese. Rezultatet pritet …


Menaxhimi I Prodhimit Të Produkteve Në Ndërmarrjet Vendore – Plani I Biznesit Rast Studimi-Industria E Mishit “Calabria Natura”, Jetë Selimi Apr 2020

Menaxhimi I Prodhimit Të Produkteve Në Ndërmarrjet Vendore – Plani I Biznesit Rast Studimi-Industria E Mishit “Calabria Natura”, Jetë Selimi

Theses and Dissertations

Në kohën e sotme ku ne po jetojmë biznesi dhe ndërmarrjet biznesore kryesisht ndërmarrjet tregtare janë gjithmonë e më shumë në rritje, e sidomos në Republikën e Kosovës, që ndoshta edhe pse vend i vogël, pjesa e të bërit biznes nuk mungon dhe është mjaftë e madhe. Duke u përsosur secili në mënyrën e tyre ne tani hasim në shumë ndërmarrje biznesore si ato të vogla, të mesme por edhe nga ato të mëdha si në Industri. Megjithëse egziston një numër i madh i bizneseve, të bërit biznes është mjaftë sfiduese e sidomos kur sot të arrish të mbijetosh duke …


Zhvillimi I Sistemit Së Qeverisë Elektronike (E-Qeverisja), Bardh Fetahu Apr 2020

Zhvillimi I Sistemit Së Qeverisë Elektronike (E-Qeverisja), Bardh Fetahu

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të trajtohet kuptimi, zhvillimi, analiza dhe vlersimi i qeverisë elektronike (E-Qeverisja). Me zhvillimin e teknologjisë jeta në përgjithësi është përmisuar dukshëm duke gjetur zbatim në shumë fusha, duke i ndihmuar organizatave të ndryshme në lehtësimin e punëve dhe në përshpejtimin e tyre. Teknologjia ka gjetur zbatim shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm edhe në fushën e E-Qeverisë, duke e bërë shumë më të lehtë ndërveprimin mes qytetarëve dhe qeverisë së tyre, mes qeverisë dhe agjensioneve tjera qeverisëse, mes qeverisë dhe qytetarëve, mes qeverisë dhe të punsuarëve dhe poashtu mes qeverisë dhe bizneseve. Gjithashtu në këtë …


Investimet Në Letrat Me Vlerë, Marigonё Nikçi Apr 2020

Investimet Në Letrat Me Vlerë, Marigonё Nikçi

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i këtij punimi është për të treguar dhe për të shqyrtuar nocionin e përgjithshëm dhe karakteristikat e ekzistencës së letrave me vlerë.Letrat me vlerë mund të themi që janë dokumente të shkruara me të cilat mund të përcaktohet ndonjë e drejtë pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është e patjetërsueshme pa ekzistimin e letrës me vlerë. Letra me vlerë është karakteristike se i takon atij që e mban që nënkupton se është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban. Gjithashtu roli i letrave me vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësi është shumë …


Qështjet E Sigurisë Në Blockchain, Fjolla Gashi Mar 2020

Qështjet E Sigurisë Në Blockchain, Fjolla Gashi

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të trajtohet teknologjia Blockchain si dhe qështjet e sigurisë që lidhen drejtpërdrejt me këtë teknologji.Kjo teknologji është duke ndryshuar industrinë anë e kënd botës. Ajo është duke i sjellë organizatat, qeveritë, institucionet financiare, si dhe platformat e tjera të pagesave në një epokë të re digjitale.Duke u nisur nga fakti që qdo ditë, bota rreth nesh udhëhiqet nga kontratat dhe transaksionet,mënyra se si ne i regjistrojmë këto kontrata dhe transaksione ka ngelur në të kaluarën. Kjo është arsyeja që shumë kompani kërkojnë të vënë në funksion teknologjinë blockchain në industri të ndryshme duke parë benefitet e …


Roli I Arsimit Kosovar Në Zhvillim Të Vendit, Fortesë Qerimi Mar 2020

Roli I Arsimit Kosovar Në Zhvillim Të Vendit, Fortesë Qerimi

Theses and Dissertations

Kjo temë diplome ka për qëllim hulumitimin e “Arsimit Kosovar në zhvillim të vendit, këtu janë të përmbledhura pikat kryesore si: ndikimi arsimit në zhvillimin ekonomik dhe anasjelltas, roli i arsimit në zhvillim të vendit, mbështetja e BE-së për arsimin në Kosovë, domosdoshmëria për arsimin profesional dhe cilësor, plani strategjik i arsimit në Kosovë 2017-2021, organizimi dhe struktura e sistemit arsimor.

Në bazë të këtyre qështjeve ose problemakave të trajtuara ne kemi bërë të ditur se sa i rëndësishëm është arsimi i një populli dhe se qfar roli ndikues ka ai jo vetëm në aspektin ekonomik por në gjdo lloj …


Roli I Menaxhimit Në Zhvillmin E Bizneseve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Republikën E Kosovës, Kushtrim Hamiti Mar 2020

Roli I Menaxhimit Në Zhvillmin E Bizneseve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Republikën E Kosovës, Kushtrim Hamiti

Theses and Dissertations

Punimi përfshin përkufizimin duke i dhënë një kuptim të plotë termit lidhur me “Rolin e Menaxhimit në Zhvillimin e Bizneseve të Vogla dhe te Mesme në Republikën e Kosovës”. Ky punim paraqet në mënyrë sa më të detajuar koncepte kyqe lidhur me llojet kryesore të Menaxhimit, karakteristikat e tijë, rëndësinë e tijë, fuqinë që ka menaxhimi ne bizneset në Kosovë si një mjet funksionimi dhe rritjeje e tyre. Për studimin është përdorur edhe pyetje kërkimore që fokusohet në qëndrimet e bizneseve pjesëmarrese në tregun e Kosovës lidhur me menaxhimin dhe rolin e tijë. Menaxhimi ka rëndësi për çdo biznes dhe …


Objektivat E Zhvillimit Të Qëndrueshëm Ekonomik Të Kosovës, Iliriana Berisha Mar 2020

Objektivat E Zhvillimit Të Qëndrueshëm Ekonomik Të Kosovës, Iliriana Berisha

Theses and Dissertations

Qëndrueshmëria ka objektiva të shumta, një ndër më të rëndësishmet është stabilizimi i prodhimit të brendshëm, maksimizimin e kapacitetit të kapitalit njerëzor, rregullimin e shëndetit monetar, ngritjen e qarkullimit të monedhës brenda vendit përmes konsumit, etj.

Shtjellimi i temës dhe literaturës është bërë përmes metodës kuantitative të mbledhjes së njohurive, informatave dhe zbërthimit të tyre, përmes raporteve anuale të validuara si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, raporteve të institucioneve shtetërore, agjencive shtetërore statistikore dhe librave (ESA 2010).

Analiza dhe prezantimi i rezultateve është e mbështetur nga metoda e One-Way Anova. Në bazat statistikore analiza One Way Anova, është një teknikë …


Efekti I Revolucionit Digjital, Si Dhe Përdorimi I Sistemit Erp Në Sektorin Bankar, Aurora Mustafa Feb 2020

Efekti I Revolucionit Digjital, Si Dhe Përdorimi I Sistemit Erp Në Sektorin Bankar, Aurora Mustafa

Theses and Dissertations

Ky hulumtim ka për qëllim vlerësimin e efektit që posedon revolucioni digjital në përgjithësi, ndërsa fokusi kryesor është tek sektori bankar në Kosovë. Hulumtimi përshkruan ndikimin e teknologjisë digjitale siq është sistemi ERP, në performancën e përgjithshme, në cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe në arritjen e objektivave strategjike bankare. Përparimet e jashtëzakonshme në teknologjinë digjitale kanë transformuar mënyrën e funksionimit të bankave. Mundësi të mëdha ekzistojn për përdorimin e infrastrukturës së epokës digjitale, për të krijuar mundësi si vendore ashtu edhe globale. Konkurenca e madhe dhe sfidat e ndryshme në sektorin bankar po nxisin bankat që të miratojn modele …


Rekrutimi Dhe Sistemimi I Stafit Në Ndërmarrjen Publike Qëndrore “Posta E Kosovës Sh.A.”, Zana Morina Feb 2020

Rekrutimi Dhe Sistemimi I Stafit Në Ndërmarrjen Publike Qëndrore “Posta E Kosovës Sh.A.”, Zana Morina

Theses and Dissertations

Në këtë punim do njoftoheni me menaxhimin e burimeve njerëzore në Kosovë, kryesisht me Postën e Kosvës, mënyrën e procesit të rekrutimit, mënyrat dhe metodat që përdoren në një proces rekrutimi, mënyrën se si bëhet seleksionimi i kandidatëve, rëndësia dhe metodat e procesit të seleksionimit në ndërmarrjet në përgjithësi dhe më konkretisht Posta e Kosovës Sh.A.

Rekrutimi është procesi nëpërmejt të cilës ndërmarrja tenton të tërheqë një numer kandidatësh, me të cilët ajo do të mundë të plotësoj vendet e saj të punës, ndërsa një seleksionim i mirë, nëpërmjet diferencimit të kandidatëve të aftë nga ata të paaftë, kontribuon në …


Tatimet Në Të Ardhura Personale Dhe Në Të Ardhura Të Korporatës Në Republikëne Kosovës, Vjosa Cena Dec 2019

Tatimet Në Të Ardhura Personale Dhe Në Të Ardhura Të Korporatës Në Republikëne Kosovës, Vjosa Cena

Theses and Dissertations

Pako fiskale ka filluar që të aplikohet në Kosovë në vitin 2015 me pakon fiskale 1, me qëllim të përkrahjes së bizneseve. Prandaj është e rëndësishme që të identifikohet se si ka ndikuar kjo pako në zhvillimin e biznesit. Gjithashtu në këtë punim është shtjelluar qështja se çfarë lehtësirash ka sjellur pako fiskale tek bizneset Kosovare, veçanërisht lehtësirat në Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatës (TAK).

Në këtë punim do të shtjellojmë barrën tatimore të Tatimeve në të Ardhura Personale dhe Tatimeve në të Ardhura të Korporatës në Republikën e Kosovës.Është e rëndësishme …


Strategjite E Marketingut Në Kompanitë Prodhuese, Mehmet Islami Dec 2019

Strategjite E Marketingut Në Kompanitë Prodhuese, Mehmet Islami

Theses and Dissertations

Ky studim u realizua për të hulumtuar ndërlidhjen e strategjive të marketingut me kompanitë prodhuese, se si strategjia e marketingut në internet rritë nivelin e kënaqshmërisë në kompanitë prodhuese si dhe strategjia e marketingut në internet rritë nivelin e kënaqshmërisë të konsumatorëve online. Këto ishin edhe hipotezat e punimit. Hulumtimi u realizua me dy pyetësorë dhe me intervistë të strukturuar. Mostra për konsumatorë ishte (N=200), mostra për kompanitë për përdorimin e strategjisë të internetit ishte (N=12) si dhe dy intervista të strukturuara me dy Kompani prodhuese në Kosovë. Sipas hulumtimit të tri hipotezat u aprovuan doli se strategjitë kanë ndërlidhje …


Menaxhimi I Riskut Në Institucionet Financiare – Bankat Në Kosovë, Breta Berisha Dec 2019

Menaxhimi I Riskut Në Institucionet Financiare – Bankat Në Kosovë, Breta Berisha

Theses and Dissertations

“Çdo e vërtetë shkencore, është një ide e gabuar në pritje...” Karl R. Popper (The Logic Scientific Discovery, 1934) Në kuadër të këtij studimi në fillim është analizuar menaxhimi i riskut në institucionet financiare, duke i përmbledhur të gjitha risqet që i kanosen një sistemi bankar. Ky studim i shqyrton menaxhimin e riskut të kredisë, riskut operacional, riskut të likuiditetit dhe reputacional. Qëllimi i studimit është se si menaxhohen këto risqe në institucionet bankare, si dhe vështrimi i rregullativës së Komitetit të Bazelit për Mbikëqyrje Bankare (BCBS). Gjatë studimeve kemi hasur një qasje të bazuar në vlerësimet e brendshme me …


Menaxhimi I Relacionit Me Klientin (Crm) Në Epokën E Digjitalizimit: Rasti I Institucioneve Bankare, Dafina Hasani Ibrahimi Dec 2019

Menaxhimi I Relacionit Me Klientin (Crm) Në Epokën E Digjitalizimit: Rasti I Institucioneve Bankare, Dafina Hasani Ibrahimi

Theses and Dissertations

Ekonomia globale është duke u transformuar me një ritëm të shpejtë, derisa teknologjia është instrumenti kryesor për këtë ndryshim. Ndikimi i revolucionit teknologjik po përjetohet në të gjitha sferat e jetës gjithashtu edhe në sektorin bankar në Kosovë. Banka nuk është më e kufizuar vetëm në sistemin tradicional të relacioneve me klientin, por është transformuar në një sistem modern të afarizmit bankar virtual. Sot, në tregun global të gjitha bizneset, të të gjitha industrive dhe madhësive, nga kompanitë e mëdha deri tek kompanitë e vogla dhe private, po i kushtojnë rëndësi relacioneve me klientë, për të fituar klientë besnik. Filozofia …


Papunësia Në Kosovë (Rast Studimi Qyteti I Lipjanit Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme), Egzon Stullca Nov 2019

Papunësia Në Kosovë (Rast Studimi Qyteti I Lipjanit Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme), Egzon Stullca

Theses and Dissertations

Nga aspekti ekonmik papunësia do të thotë mos shfrytësimi i forcës prodhuese apo thënë ndryshe të popullsisë aktive në krijimin e të mirave materiale. Thellësia e krizës në Kosovë dhe nëse mundë ti quajmë tendencat dramatike të papunësisë në mënyrë të pa evitueshme kanë pasur ndikimn e tyre në shkallen ekonomike të vendit. Një hyrje e shkurtër rreth papunësisë në bazë të disa shembujve që kemi marrë më poshtë duke tregu se ku është e theksuar papunësia më shumë te gjinija femrore apo ajo mashkullore, njohjen e konceptit të papunësisë, llojet e papunësisë, problemet e ndryshme të papunësisë dhe me …


Tregu I Kapitalit Ne Kosove Dhe Krahasimi Me Shtetet E Tjera Ne Rajon, Egzon Ismajli Nov 2019

Tregu I Kapitalit Ne Kosove Dhe Krahasimi Me Shtetet E Tjera Ne Rajon, Egzon Ismajli

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesorë që diskutohet në këtë temë, është roli i tregjeve të kapitalit dhe ndikimi I këtyre tregjeve ne sektorin ekonomikë të një vendi përkates, pra Republikës se Kosovës, duke përdorur insturmentet që ofrojnë këto tregje.Tregjet financiare janë tregje mjaftë të ndërlikuara mirpo me benefite të mëdha, ku në vendet e zhvilluara në botë ku sistemi I tregjeve financiare është aktiv dhe funksional, investitorët sigurojnë fondet e tyre me riskun qe janë të gatshëm ta pranojnë, duke korrur benefitet mbas maturimit të investimit të bërë.Pra, për këtë arsye tregjet financiare kanë rëndësin e veqant dhe rol të rëndësishëm në ekonomin …