Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 61 - 69 of 69

Full-Text Articles in Business

Fazat Gjatë Procesit Të Auditimit Të Brendshëm, Blerim Hoxha Feb 2015

Fazat Gjatë Procesit Të Auditimit Të Brendshëm, Blerim Hoxha

Theses and Dissertations

Auditimi si formë e kontrollit të ndërrmarrjeve publike dhe private edhe pse i vjetër në botë,në përgjithësi është term relativisht i ri në Kosovë, është shfaqur në përmasa më të gjera pas vitit 1999, pasi që Kosova filloi të administrohej nga administrata ndërkombëtare.Përvojat e ndryshme të shteteve botërore e sidomos asaj amerikane dhe evropiane u inkorporuan ne sistemin e brishtë te kontrollit në Kosovë, me anë të amandamentimit të ligjeve ekzistuese dhe me trajnimin e një numri të konsiderueshëm të stafit lokal me qëllim të rritjes së profesionalitetit të tyre dhe ballafaqimit në praktikë me raste të ndryshme të auditimit …


Menaxhimi I Politikave Publike Fiskale Dhe Roli I Tyre Në Zhvillimin E Bizneseve Të Kosovës, Ibrahim Krasniqi Feb 2015

Menaxhimi I Politikave Publike Fiskale Dhe Roli I Tyre Në Zhvillimin E Bizneseve Të Kosovës, Ibrahim Krasniqi

Theses and Dissertations

Menaxhimi i politikave publike e fiskale dhe roli i tyre në zhvillimin e Bizneseve është preokupim i të gjitha qeverive të shteteve të ndryshme në përmasa ndërkombëtare pa marrë parasysh sistemin politik, ekonomik dhe nivelin apo shkallën e zhvillimit ekonomik të tyre. Politikë Fiskale kuptojmë aktivitetin e paramenduar në formimin e të hyrave publike dhe financimit të shpenzimeve publike me qëllim të realizimit të funksioneve të ndryshme të shtetit apo të bashkësive shoqërore politike të përcaktuara në kushtetutë dhe me ligj. Menaxhim ose drejtim ekonomik: përfaqëson procesin kompleks të organizimit e të drejtimit të një kompanie, institucioni ose organizate, për …


Impakti I Vlerësimit Të Performancës Në Ngritjen E Cilësisë Në Sektorin Publik, Enver Durmishi Feb 2015

Impakti I Vlerësimit Të Performancës Në Ngritjen E Cilësisë Në Sektorin Publik, Enver Durmishi

Theses and Dissertations

Vlerësimet për menaxhimin në institucionet publike është një çështje e cila shtron nevojën për qasje shumë serioze. Pёr këto janë bërë më shumë hulumtime dhe studime, shumica e tyre janё përqendruar në vlerësimet e menaxhmentit por edhe në shkaqet që kanë shtyer nevojën për ndryshime, por pak vëmendje u kushtohet burimeve të cilët ndikojnë në ndryshimet. Nga hulumtimi që ne kemi bërë del që një kontribut të rëndësishëm në këtë çështje ka edhe vlerësimi i angazhimit dhe mbështetjes nga ana e menaxhmentit, efektet e këtyre fenomeneve dhe dhёnia e rekomandimeve dhe strategjive që menaxherët në institucionet publike mund t’i përdorin …


Sistemi Bankar Në Kosovë, Enis Beytulla Feb 2015

Sistemi Bankar Në Kosovë, Enis Beytulla

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të analizojë disa faktorë të sistemit bankar në Kosovë siç janë: Numri bankave të cilat operojnë në Kosovë, interesi në kredidhënje si dhe kreditë joperformuese. Në këtë studim, ne u përpoqëm që me anë të një analize përshkruese dhe grafike të vëzhgojmë sistemin bankar në Kosovë.

Hulumtimi i punimit është bërë përmes metodave burimeve sekondare të cilat bazohen në literatura të ndryshme, raportet vjetore të bankave të Kosovës dhe rajonit, buletine ekonomike, adresa të ndryshme elektronike si dhe me anë të të cilave janë krahasuar bankat në Kosovë me ato të rajonit.

Sipas analizës tonë …


Indeksi I Çmimeve Të Konsumit Dhe Analiza Statistikore, Fitim Limani Feb 2015

Indeksi I Çmimeve Të Konsumit Dhe Analiza Statistikore, Fitim Limani

Theses and Dissertations

Prapavija: Duke u bazuar në faktin që indekset e çmimeve paraqesin një dukuri në matjen e variacioneve në kohë të çmimeve si dhe analizat që bëhën, është konsideruara që të bëhet nje analizë rreth indeksit të çmimeve në Kosovë.

Objektiva: Analizimi i indeksit të çmimeve të konsumit në Kosovë dhe analiza statistikore.

Metoda: Për të realizuar këtë punim është përdorur literaturë shkencore si dhe të dhëna zyrtare nga Agjensioni i Statisitikave në Kosovë, Banka Qendrore e Kosovës, ueb faqe të ndryshme si dhe publikime të huaja shkencore. Literatura është përdorur duke analizuar fillimisht kuptimin e indeksit të çmimeve në si …


Aplikimi I Menaxhimit Të Dijes Në Biznesin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Edona Krasniqi Jan 2015

Aplikimi I Menaxhimit Të Dijes Në Biznesin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Edona Krasniqi

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome trajtohet roli i menaxhimit të dijes në bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë. Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohet menaxhimi i dijes, llojet e tij si dhe mjetet se si menaxhimi i dijes mund të funksionojë në çdo biznes. Në këtë punim janë të paraqitura problemet që kompanitë kosovare por edhe më gjerë hasin në implementimin e menaxhimit te dijes, gjithashtu në bazë të hulumtimeve primare dhe atyre sekondare dhe përdorimi e metodës së pyetësorit tregojnë se ku kanë ngecje kompanitë në implementimin e menaxhimit të dijes me qëllim të avancimit …


Sistemi Bankar Dhe Niveli I Kredive Joperformuese Në Kosovë, Ermira Gashi Jan 2015

Sistemi Bankar Dhe Niveli I Kredive Joperformuese Në Kosovë, Ermira Gashi

Theses and Dissertations

Kreditë joperformuese po rriten per shkak te ngadalesimit te procesit të kredidhënies dhe shtrëngimit të standardeve duke bërë krahsimin nëpër vitet e fundit ku normat e kredive joperformuese ne vitin 2012 ishin 6.5% ndersa ne vitin 2010 kane qenë 5.9%. Sa I përket kredive joperformuese ka ndikim të dyanshëm me rritjen e numrit të bankave mund të zvoglohet analizimi i gjendjes financiare te klientëve pasi qëllim është rritja e procesit të kredidhënies, kurse në aspektin pozitiv rritja e numrit të bankave mund të ndikojë në uljen e normave të interesit alternativë kjo e cila rrit gjasat që klientet të performojnë …


Aplikimi I Koncepteve Tё Menaxhimit Tё Operacioneve Nё Ndёrmarrje, Marigona Metaj Jan 2015

Aplikimi I Koncepteve Tё Menaxhimit Tё Operacioneve Nё Ndёrmarrje, Marigona Metaj

Theses and Dissertations

Në këtë temë të diplomës trajtohet roli i Menaxhimit të Operacioneve në ndërmarrje. Në fillim janë shpjeguar konceptet kryesore në MO, dizajnimi i produktit apo shërbimit, dizajnimi i procesit dhe dizajnimi i rrjetit të bizneseve. Pastaj janë shpjeguar planifikimi dhe kontrolli në ndërmarrje, kemi cekur edhe planifikimin dhe kontrollimin e kapacitetit dhe inventarit. Dhe në fund të shqyrtimit të literaturës është shtjelluar menaxhimin e kualitetit, menaxhimin e resurseve njerëzore, menaxhimin e riskut, menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin e parashikimeve, subjekt i cili është shumë pak i shtjelluar nga ekonomistët shqiptare.

Menaxhimi i operacioneve është i rëndësishëm si në ndërmarrje të …


Llojet E Auditimit, Petrit Kelmendi Jan 2015

Llojet E Auditimit, Petrit Kelmendi

Theses and Dissertations

Monitorimi i cilësisë nga jashtë është komponentë e rëndësishme e menaxhimit të cilësisë. Ajo i ofron bordit dhe grupeve të tjera që mbështeten në punën e auditorit të jashtëm konfirmim të pavarur të cilësisë së punës së kryer. Monitorimi i cilësisë nga jashtë duhet të bëhet nga persona të kualifikuar të cilët janë të pavarur nga organizata dhe të cilët nuk kanë konflikt të interesit.

Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin që ka Auditimit i jashtëm në mbarëvajtjen e sistemit në të cilin po jetojmë (apo në çfarë do sistemi tjetër). …