Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Computer Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 61 - 90 of 637

Full-Text Articles in Computer Sciences

Sistemi I Menaxhimit Të Laboratorit Mjekësor, Gramos Feka Apr 2021

Sistemi I Menaxhimit Të Laboratorit Mjekësor, Gramos Feka

Theses and Dissertations

Jeta po bëhet shumë e vështirë për të bërë takime mjekësore personalisht dhe për të mbajtur një kujdes të duhur shëndetësor. Ideja kryesore e kësaj pune është të sigurojë lehtësi dhe rehati për pacientët gjatë caktimit së terminit dhe gjithashtu zgjidh problemet me të cilat pacientët duhet të përballen gjatë caktimit të terminit. Ai u mundëson ofruesve të kujdesit shëndetësor të përmirësojnë efektivitetin operacional, të ulin kostot, të zvogëlojnë gabimet mjekësore, të zvogëlojnë konsumin e kohës dhe të përmirësojnë ofrimin e cilësisë së kujdesit. Ky sistem ndihmon në zvogëlimin e problemeve që ndodhin kur përdorni sistemin manual dhe ndihmon pacientët …


Sfidat E Kujdesit Shëndetësorë Dhe Roli I Teknologjisë Informative Në Të, Maltisa Dërmaku Apr 2021

Sfidat E Kujdesit Shëndetësorë Dhe Roli I Teknologjisë Informative Në Të, Maltisa Dërmaku

Theses and Dissertations

Teknologjia informative ka ndryshuar jetët tona në shumë aspekte. Jemi të vetëdijshëm së pa të do ktheheshim mbrapa në kohë me ngecje në shumë procese.

Jo vetëm bizneset, por individët, studentët, pacientët dhe secili prej nesh përdorë aplikacionet për ta bërë jetën më të lehtë dhe më të përshtatshme të cilat janë larg nesh vetem një klikim të një butoni.

Teknologjia e informacionit po na ndihmon të përparojmë me shpejtësi të madhe.

Ky punim kryesisht fokusohet në rolin e teknologjisë informative në industrinë e shëndetësisë. Më saktësisht, në zhvillimin e sistemeve shëndetësore për ruajtjen e të dhënave, ku paraqitet e …


Krahasimi Në Mes Të Amazon Web Services Dhe Microsoft Azure, Albert Gojani Apr 2021

Krahasimi Në Mes Të Amazon Web Services Dhe Microsoft Azure, Albert Gojani

Theses and Dissertations

Shërbimet e teknologjisë Cloud në shekullin të cilin jetojmë e kanë lehtësuar shumë mënyrën se si shumë biznese ose individ operojnë në fushën e IT-së. Realizimi i një mjedisi klasik në një kompani është shumë i kushtueshëm duke marrë parasysh se ju duhet të siguroni pajisje të ndryshme të IT-së, server, disqe për ruajtjen e të dhënave në bazë të kapaciteteve të nevojshme, fuqi procesuese, trajnim të stafit, punësim i ndonjë eksperti i cili po ashtu ka kosto etj. Të gjitha këto të cilat u cekën më lartë ofrohen nga disa kompani që janë liderë në tregun e teknologjisë Cloud …


Sistemi Për Menaxhimin E Shitjeve Së Librave Në Internet, Ahmat Mehmeti Apr 2021

Sistemi Për Menaxhimin E Shitjeve Së Librave Në Internet, Ahmat Mehmeti

Theses and Dissertations

Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një dyqani online librash që lejon përdoruesit të kërkojnë dhe blejnë një libër në internet bazuar në titullin, autorin dhe subjektin. Në procesin e përmirësimit të standardit të jetesës së njerëzve, kërkesat e njerëzve për cilësinë dhe efikasitetin e jetës janë më të larta. Një shqetësim rreth librarisë tradicionale është shfaqur gradualisht kur libraria online gradualisht ka filluar të përdoret në publik. Libraria në internet është një revolucion i industrisë së librit. Koha, adresa dhe hapësira e funksionimit të librarive tradicionale është e kufizuar, kështu që llojet e librave dhe gjetja e tyre …


Përmirësimi I Metodës Së Mësimit Përmes Përsëritjeve Së Kohëpaskohshme - Memoapp, Edin Mehmeti Apr 2021

Përmirësimi I Metodës Së Mësimit Përmes Përsëritjeve Së Kohëpaskohshme - Memoapp, Edin Mehmeti

Theses and Dissertations

Të mësosh diçka të re dhe të mos e harrosh atë është një aftësi që çdokush e dëshiron. Ka të atillë që e kanë këtë aftësi dhe arrijnë të mbajnë në mend për një kohë të gjatë atë që kanë mësuar, por ka edhe të atillë që pas një kohe të shkurtër harrojnë atë që sapo kanë mësuar. Me anë të përsëritjeve të kohëpaskohshme, të rilexojnë pas një kohe të caktuar atë që kanë mësuar, këta të fundit mund të përmirësojnë metodën e tyre të mësimit dhe në këtë mënyrë gjërat e reja të sapomësuara mund t’i mbajnë në mend …


Dallimi Mes Databazave Relacionale (Sql) Dhe Jorelacionale (Nosql), Vesa Kelmendi Apr 2021

Dallimi Mes Databazave Relacionale (Sql) Dhe Jorelacionale (Nosql), Vesa Kelmendi

Theses and Dissertations

Databazat relacionale mund të konsiderohen tipike tradicionale për rolin dhe përdorueshmërinë që zotërojnë aktualisht. Pavarësisht që janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren për zgjidhje të problemeve të ndryshme, përdorimi i tyre po zbehet dhe mbulohet nga përdorimi i databazave jorelacionale, NoSQL, të cilat kanë fleksibilitet dhe kapacitet më të madh për t’u përgjigjur në kërkesat gjithnjë në rritje të teknologjisë, biznesit, apo fushave tjera.

Aktualisht, shohim tendencë të qartë të përdorimit të databazave në kohë reale (real-time databases) të cilat kanë mundësuar zgjidhjen e problemeve me të dhënat të cilat ndryshojnë në mënyrë dinamike. Këto të dhëna përpunohen dhe transmetohen …


Programimi Imperativ, Reaktiv Dhe Funksional, Aulona Avdyli Mar 2021

Programimi Imperativ, Reaktiv Dhe Funksional, Aulona Avdyli

Theses and Dissertations

Me zhvillimin e programimit ndër vite, mund të dallojmë shumë e shumë fjalë dhe terma të reja çdo ditë, duke na ngritur dhe ngjallur kureshtjen të lexojmë dhe të dimë më shumë rreth tyre, pasiqë vet profesioni që kemi zgjedhur është i tillë. Ndër to programimi Imperativ, Reaktiv dhe Funksional, tri lloje të programimit, të cilët ndoshta secili nga ne i kemi përdorur, por pa e ditur saktë me cilin nga ta jemi duke punuar, duke i veçuar në bazë të emrit dhe karakteristikave të tyre.

Në bazë të këtij punimi të diplomës, unë do bëj përpjekje të mund të …


Krahasimi I Teknologjive H.264 Dhe H.265 Në Kompresimet Audio-Video Materialeve, Milot Hoti Mar 2021

Krahasimi I Teknologjive H.264 Dhe H.265 Në Kompresimet Audio-Video Materialeve, Milot Hoti

Theses and Dissertations

Teknologjia e kompresimit të audio dhe video materialeve, për qëllim primar ka që secili përdorues t’i qaset atij materiali që ka nevojë ta shikojë. Pa teknologjinë e kompresimit kjo mundësi do të ishte shumë e kufizuar dhe jo efikase. Përmes kësaj teknologjie përfitojnë përdoruesit dhe kompanitë të cilat ofrojnë shërbimin për shikim të video materialeve. Përfitimi tek përdoruesit nisë, që nga mundësia e ruajtjes së një fotografie të ditëlindjes së parë, e pse jo edhe incizimi i fryrjes së qirinjve në atë ditëlindje. Ndërsa kompanitë shfrytëzojnë këtë teknologji për ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve, tek secili që dëshiron ta shohë …


Personalized Learning Path Generation Based On Genetic Algorithms, Lumbardh Elshani Mar 2021

Personalized Learning Path Generation Based On Genetic Algorithms, Lumbardh Elshani

Theses and Dissertations

A substantial disadvantage of traditional learning is that all students follow the same curriculum sequence, but not all of them have the same background of knowledge, the same preferences, the same learning goals, and the same needs. Traditional teaching resources, such as textbooks, in most cases orient students to follow fixed sequences during the learning process, thus impairing their performance. Curriculum sequencing is an important research issue for learning process because no fixed learning paths will be appropriate for all learners. For this reason, many research papers are focused on the development of mechanisms to offer personalization on learning sequences, …


Aplikimi I Rrjetave Kompjuterike Dhe Cloud Sherbimeve Ne E-Health Care, Ilir Gojani Mar 2021

Aplikimi I Rrjetave Kompjuterike Dhe Cloud Sherbimeve Ne E-Health Care, Ilir Gojani

Theses and Dissertations

Gjithëkush flet për eHealth këto ditë, por pak njerëz kanë dalë me një përkufizim të qartë të këtijë termi relativisht të ri. Pak në përdorim para vitit 1999, ky term tani duket se shërben si një fjalë e përgjithshme që përdoret për të karakterizuar jo vetëm "mjekësinë e digjitalizuar", por gjithashtu pothuajse çdo gjë që lidhet me kompjuterët dhe mjekësinë. Termi eHealth është krijuar dhe përdorur duke u bazuar në fjalët tjera “e-fjal” si për shembull “e-commerce, e-business, e-mail”, me të cilen fjalë do të mund ti referoheshim mundësive të reja që interneti po i hap në fushën e kujdesit …


Përformanca Dhe Efikasiteti I Arkitekturës Shumë Shtresore Në Iot Edge, Donjetë Hyseni Mar 2021

Përformanca Dhe Efikasiteti I Arkitekturës Shumë Shtresore Në Iot Edge, Donjetë Hyseni

Theses and Dissertations

Internet of Things (IOT) është bërë një teknologji kyqe e cila lidh së bashku pajisje të ndryshme me funskione të ndryshme. Është një teknologji e cila mundëson shërbime dixhitale të disponueshme kudo për përdoruesit e fundit bashkohorë.

Prandaj me ardhjen e Internet of things (IOT) dhe konvergjencen e të dhënave duke përdorur shërbime cloud,computing e të dhënave është shtyrë në horizonte të reja.Një model I ri I computing,edge computing proceson të dhënat në edge të rrjetit shumica e të dhënave të gjeneruara në edge të rrjetit drejton kërkesen për një kohë të lartë të përgjigjies.Në këtë punim u diskuta për …


Dokumentimi I Arkitekturës Softuerike, Genita Abazi Mar 2021

Dokumentimi I Arkitekturës Softuerike, Genita Abazi

Theses and Dissertations

Dokumentimi ka luajtur një rol kyç në të ndihmuarit e kuptimit të softuerit për një kohë të gjatë. Dokumentimi softuerik mund të shprehet në forma të ndryshme, varësisht nga audienca dhe natyra e softuerit. Mirëpo jo gjithmonë dokumentimi e ilustron operimin e softuerit përkatës në mënyrë të saktë, si rezultat i së cilës softueri ka potencial të dështimit brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ky punim diplome adreson çështjet lidhur me rëndësinë e posedimit të dokumentimit të softuerit, jep një prezantim të shkurtër të standardeve të dokumentimit, të cilat ofrojnë një hyrje dhe udhëzime të përgjithshme për dokumentim të mirëfilltë …


Recommender Systems Using Cloud Technology, Gent Jashari Mar 2021

Recommender Systems Using Cloud Technology, Gent Jashari

Theses and Dissertations

Ueb aplikacionet që ofrojnë sistemet e rekomanduara tani më janë bërë trend që çdo uebfaqe t’i ketë në mënyrë që ta tërheqin përdoruesin dhe “mos ta lejojnë atë që të kalojë pa e klikuar sugjerimin e rekomanduar”. Kjo është arritur duke përdorur teknika të ndryshme si: Collaborative filtering, Content-Based filtering dhe Hybrid filtering, ku kjo e fundit ndihmon për tejkalimin e sfidave që na shfaqen në sistemet e rekomanduara.

Përdorimin e cloud shërbimeve na ofrojnë shumë kompani mirëpo ndër ato më të njohurat janë: Microsoft Azure, Amazon Web Services dhe Google Cloud. Studimet e shumta tregojnë që për të krijuar …


Find-Doctor Application, Kastriot Beha Mar 2021

Find-Doctor Application, Kastriot Beha

Theses and Dissertations

Nëpërmjet kësaj ideje unë synojë të krijojë një web aplikacion i cili u mundëson përdoruesëve të kërkojnë mjekë të departamenteve të ndryshme sipas nevojave të secilit përdorues. Renditja e mjekëve pas kërkimit nga ana e përdoruesve apo pacientëve bëhet përmes rating(vlerësimit) nga doktori më i mire pra doktori me rating me te lartë deri tek doktori me rating më të ulët. Përveq renditjes së mjekëve ne ofrojm edhte statistika apo charts për të treguar top 5 mjekët më të mire, në mënyrë qe përdoruesve të ju lehtësojm gjetjen e doktorit të caktuar dhe të duhurit për nevojat e tyre. Poashtu …


Gjuha Deklarative Dhe Koha E Ekzekutimit (Declarative Language And Runtime Systems), Valmir Mujku Mar 2021

Gjuha Deklarative Dhe Koha E Ekzekutimit (Declarative Language And Runtime Systems), Valmir Mujku

Theses and Dissertations

Ambienti që na rrethon përbëhet nga shumë pajisje me diversitet komponimesh por nuk mund të themi se një shumicë prej tyre nuk i përkasin botës së teknologjisë. Evolucioni i çdo produkti teknologjik është përcjell me një seri te problemeve dhe çështjeve që janë paraqitur gjatë fazave të ndryshme të planifikimit, zhvillimit dhe menaxhimit. Gjatë fazave zhvillimore, saktësisht ndërtimit te sistemeve softuerike apo programeve aplikative është paraqitur nevoja e depozitimit të të dhënave pavarësisht a kanë qenë si source code (kod burimor) apo të dhëna që janë akumuluar gjatë përdorimit të sistemit. Depozitimi i të dhënave bëhet në bazat e të …


Konsiderata Për Menaxhimin E Internetit Të Gjërave (Iot), Siguria Në Internet Dhe Rreziqet E Privatësisë, Zeqir Nika Mar 2021

Konsiderata Për Menaxhimin E Internetit Të Gjërave (Iot), Siguria Në Internet Dhe Rreziqet E Privatësisë, Zeqir Nika

Theses and Dissertations

Interneti i Gjërave (IoT) është një koleksion i shpejtë evoluues dhe zgjerues i teknologjive të ndryshme që ndërveprojnë me botën fizike. Shumë organizata nuk janë domosdoshmërisht të vetëdijshëm për numrin e madh të pajisjeve IoT që ata janë duke përdorur tashmë dhe se si pajisjet IoT mund të ndikojnë në sigurinë në internet dhe rreziqet e intimitetit ndryshe nga sa bëjnë pajisjet e teknologjisë konvencionale (IT).

Qëllimi i këtij publikimi është të ndihmojë organizatat të kuptojnë dhe menaxhojnë më mirë rreziqet e sigurisë në internet dhe rreziqet e intimitetit të lidhura me pajisjet individuale të Internetit të Gjërave (IoT) gjatë …


Menaxhimi I Detyrave Dhe Orarit, Azdren Bytyqi Mar 2021

Menaxhimi I Detyrave Dhe Orarit, Azdren Bytyqi

Theses and Dissertations

Duke analizuar vështirësitë e procesit të punës në përgjithësi, rendësinë e mbarëvajtjes së saj dhe kompleksitetin e saj, kjo temë synon që të ofrojë një zgjidhje që sado pak ta lehtësojë menaxhimin e këtij procesi. Në çfarë kohe punëtori shfaqet në punë, e kur del nga puna, detyrat e caktuara për të dhe sa i realizon ato punëtori, pajisja e tij me kontratë, këtyre, e problemeve të ngjashme me to, progarmi i krijuar, synon t’u japë zgjidhje. Rëndësia e kësaj teme dhe asaj që kjo temë shtjellon qëndron në atë se shpesh herë kemi parë keq shfrytëzime si nga ana …


Zhvillimi I Mikroserviseve Në Infrastrukturë Të Kontinjerizuar, Agnesa Saliaga Feb 2021

Zhvillimi I Mikroserviseve Në Infrastrukturë Të Kontinjerizuar, Agnesa Saliaga

Theses and Dissertations

Kjo temë bazohet në aplikimin e metodologjive më të mira të punës duke përdorur veglat e përshtatshme për krijimin, testimin, versionimin dhe lansimin e ciklit të zhvillimit të një softueri dhe adaptimin e tij në mjedisin e kontinjerizuar, qoftë ai i hostuar në infrastrukturën tonë apo atë cloud.

Në këtë punim këto teknologji do të elaborohen me fokus të madh praktik, duke prezentuar zgjidhje të ndryshme për pjesë të sfidave që shfaqen. Këto sfida elaborohen specifikisht përmes veglave që do të përdoren dhe aplikacionit që do ta lansojmë.

Nga skenaret e lartëpërmendura nxirren dhe vizualizohen rezultatet të cilat mund të …


Inovacioni Evoluimi I Rrjetave Mobile 3g Deri 5g, Adelina Selimi Feb 2021

Inovacioni Evoluimi I Rrjetave Mobile 3g Deri 5g, Adelina Selimi

Theses and Dissertations

Tani jemi në një botë me ndryshime dhe inovacione të njëpasnjëshme, teknologjia është gjithnjë e më e pranishme në jetën tonë. Ky hulumtim do të ndihmoj për të njohur karakteristikat ekzistuese mobile, evolucionin e tyre me kalimin e kohës, dhe konkretisht për rrjetat mobile 3G, 4G dhe 5G. 3G e cila jep qasje në internet, fillimisht me shpejtësi të ulët të lidhjes dhe mëpas me përmirësime të pranueshme në gjenerimin e ndërmjetëm 3.5G ose HSPA. 4G teknologjia kjo IP(all-IP) e projektuar për ndërlidhje dhe përparësi të trafikut të të dhënave, dhe e cila lejon të jesh një platformë të përbashkët …


Teknologjitë E Shpërndarjes Të Rrjetit Iptv, Shkurta Hyseni Feb 2021

Teknologjitë E Shpërndarjes Të Rrjetit Iptv, Shkurta Hyseni

Theses and Dissertations

Çdo teknologji në ditët e sotme ka mënyrën e vet të përdorimit, mangësitë dhe përparësitë e saj. Në këtë Punim Diplome me temë Teknologjitë e shpërndarjes së rrjetit IPTV jemi munduar sado pak të shpjegojmë këtë teknologji, mënyrën e shpërndarjes dhe veçoritë e saj. IPTV në përgjithësi është një term që përdoret për dërgimin e kanaleve televizive tradicionale, filmave dhe përmbajtjet e kërkuara të videove lidhur me një rrjet privat. IPTV është teknologji përmes secilës bëhet shpërndarja e përmbajtjes mediatike, videove ose televizionit të drejtpërdrejtë duke përdorur rrjetin IP. IPTV për të funksionuar mund të përdorë internetin publik, një rrjet …


Krahasimi I Rrjetit Mobil 4g Dhe 5g, Leutrim Hasani Feb 2021

Krahasimi I Rrjetit Mobil 4g Dhe 5g, Leutrim Hasani

Theses and Dissertations

Tani jetojmë në një botë digjitale ku ndikimi teknologjik është thuajse i pashmangshëm. Kjo vlen edhe për pajisjet mobile, që në vitet e fundit kanë avancuar aq shumë sa mund të themi se kemi një kompjuter me vete gjatë gjithë kohës. Një ndihmë të madhe këtij hovi i ka dhënë edhe avancimet e rrjeteve mobile me theks të veçantë 4G dhe gjenerata e fundit 5G. Gjenerata 5G nuk është vetëm gjenerata e re në komunikimin mobil, por është një mundësi për të krijuar dhe implementuar shtëpi të mençura, qytete të mençura, avancime në mjekësi, vetura autonome dhe shumë IOT pajisje …


Analiza E Protokoleve Të Sigurisë Në Rrjetat Wan Dhe Lan, Gramos Aliu Feb 2021

Analiza E Protokoleve Të Sigurisë Në Rrjetat Wan Dhe Lan, Gramos Aliu

Theses and Dissertations

Rrjeti pa tela është bërë i famshëm për shkak të përparësive të ndryshme që ka. Bazuar në këto përparësi rrjeti pa tela po ashtu përballet edhe me problemin e sigurisë.

Rrjeti pa tela po vjen duke u rritur në tërë botën për shkak të avantazheve dhe shërbimeve që i ofrojnë. Në mjedisin e rrjetit ku komunikimi po bëhet përmes rrjetit pa tela, mbrojtja e të dhënave me rëndësi është sfida më e madhe për administratorët e rrjetit. Bazuar në benificionet e mëdha të këtij lloji të rrjetit çështja kryesore është se rrjeti pa tela ofron siguri të dobët. Kompanitë dhe …


Cikli I Jetës Së Zhvillimit Të Softuerit, Entor Arifi Feb 2021

Cikli I Jetës Së Zhvillimit Të Softuerit, Entor Arifi

Theses and Dissertations

Zhvillimi i një sistemi softuerik të sukseshëm i cili i përgjigjet standardeve të kualitetit nuk është një proces i thjeshtë. Përkundrazi, planifkim dhe përkushtim i madh kërkohet për realizimin e një projekti të tillë. Një pjesë e madhe e produkteve softuerike dështojnë për arsye të keq menaxhimit dhe planifikimit jo të duhur. Ky hulumtim shqyrton ndikimin që metodologjitë si SDLC kanë në zhvillimin e produkteve softuerike. Një pjesë e hulumtimit ka të bëjë me shqyrtimin e fazave të Ciklit të Jetës së Zhvillimit të Softuerit, renditjen dhe implementimin e saktë të tyre. Pjesa tjetër ka të bëjë me një produkt …


The Transformation Process From In-Campus Classes Into Online Classes Due To Covid-19 Pandemic Situation - The Case Of Higher Education Institutions In Kosovo, Erëza Baftiu Feb 2021

The Transformation Process From In-Campus Classes Into Online Classes Due To Covid-19 Pandemic Situation - The Case Of Higher Education Institutions In Kosovo, Erëza Baftiu

Theses and Dissertations

The Covid-19 pandemic has caused many drastic changes in terms of traditional teaching. All the Universities of Kosovo have found the transition from teaching in class, to online classes quite challenging. Consequently, most Universities were not prepared for this adjustment and a lot of the universities before the pandemic stated that they never thought that this time would come and they would pause from classroom teaching. This study investigates the transformation of Higher Education Institution (HEI) of Kosovo from in-campus classes into online classes due to COVID-19 pandemic. Data collections were gathered from workshop and interview, resulting into qualitative data. …


Zhvillimi I Aplikacionit Për Përcjelljen E Motit I Bazuar Në Sistemin Operativ Android, Egzon Baftiu Feb 2021

Zhvillimi I Aplikacionit Për Përcjelljen E Motit I Bazuar Në Sistemin Operativ Android, Egzon Baftiu

Theses and Dissertations

Aplikacionet softuerike në përgjithësi ndërtohen për të ju përshtatur kërkesave të klientit në mënyrë që të ju mundësohet një menaxhim më i lehtë i punëve mbi të cilat veprojnë. Një nga format e zhvillimit të aplikacioneve është edhe zhvillimi i aplikacioneve mobile të bazuara në android. Në këtë temë do të krijojmë një aplikacion mobil të bazuar në sistemin operativ android që për qëllim ka shfaqjen e informatave rreth motit, ky lloj aplikacioni është i nevojshëm dhe i rëndësishëm për përdoruesit që dëshirojnë ta shikojnë temperaturën në vende të ndryshme të botës dhe posaçërisht në Kosovë. Aplikacioni ofron mundësi të …


Cloud Computing, Drilon Beqiraj Feb 2021

Cloud Computing, Drilon Beqiraj

Theses and Dissertations

Cloud computing është teknologjia e gjeneratës së ardhshme. Kjo teknologji është bërë pjesë jetike për të gjithë sektorët publik dhe privatë, si dhe sektorët qeveritarë, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e tyre duke përfshirë një spektër të gjerë aplikimesh. Kostoja e ulët e llogaritjes në cloud dhe shkallëzimi dinamik e bën atë një nxitës të inovacionit për kompanitë, veçanërisht botën në zhvillim. Prandaj, qëllimi kryesor i punimit është trajtimi i koncepteve të ndryshme të përfshira në cloud computing, siç janë arkitektura e cloud computing, strategjitë e vendosjes, algoritmet dhe elementet e sigurisë të cloud computing. Meqenëse, teknologjia po zhvillohet …


Siguria Kibernetike Gjatë Punës Nga Distanca, Agon Daci Jan 2021

Siguria Kibernetike Gjatë Punës Nga Distanca, Agon Daci

Theses and Dissertations

Në çdo pjesë të përditshmërisë dhe jetës tonë kemi vendosur përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe sistemet e informacionit në përgjithësi. Jeta e jonë është e plotësuar me Internetin e gjërave (IoT), ku shtëpitë tona tani janë shtëpi të mençura.

Mundësitë për të thjeshtësuar dhe lehtësuar punën tonë janë shumë të mëdha dhe tani në këtë realitet që jetojmë, kemi mundësi të përfundojmë detyrat tona edhe pa prezencën fizike, nga distanca.

Puna nga distanca ka shumë përparësi sa i përket anës ekonomike sikurse të punonjësit ashtu edhe të punëdhënësit që mund të kursejmë në hapësirë (qira, objekt, udhëtim), më tepër …


Access Control For The Internet Of Things, Yllka Bahtiri Jan 2021

Access Control For The Internet Of Things, Yllka Bahtiri

Theses and Dissertations

Access control for the internet of things controlli i qasjes ne koncept është siguria që minimizon rrezikun për biznes apo organizata të ndryshme të qasjes së paautorizuar në sistemet fizike dhe logjike.

Ndryshe mundemi të themi se është një teknik që rregullon cilët persona çfarë munden te

shikojnë dhe çfarë munden të perdorin në një mjedis informatikë.

Interneti i gjerave mundëson shërbime që do ta përmisojnë jetën e përditshme të njerzëve, do të

krijojnë biznese të reja dhe do të bëjnë ndërtesa, qytete dhe transportin më te zgjuar. Internet of

things ka ardhur për të përshkruar një numer të teknologjive …


Classification Of Pedagogical Content: Review And Research Challenges, Vedat Apuk Jan 2021

Classification Of Pedagogical Content: Review And Research Challenges, Vedat Apuk

Theses and Dissertations

The advent of the Internet and a large number of digital technologies has brought with it many different challenges. A large amount of data is found on the web, which in most cases is unstructured and unorganized, and this contributes to the fact that the use and manipulation of this data is quite a difficult process. Due to this fact, the usage of different machine learning techniques for Text Classification has gained its importance, which improved this discipline and made it more interesting for scientists and researchers for further study. These techniques bring a lot of advantages, as they are …


Ndikimi I Sulmeve Kibernetike Në Sektorin Bankar Dhe Shëndetësor Gjatë Vitit 2020, Triflona Tolaj Jan 2021

Ndikimi I Sulmeve Kibernetike Në Sektorin Bankar Dhe Shëndetësor Gjatë Vitit 2020, Triflona Tolaj

Theses and Dissertations

- Punimi im i temës së diplomës është një hulumtim shkencor rreth sulmeve kibernetike dhe ndikimit të tyre në dy sektorët më të rrezikuar, sektorin bankar dhe atë shëndetësor. Tema është përzgjedhur e tillë pasi që çdo ditë përballemi me risi të reja në fushën e teknologjisë. Kjo gjë ka ndikuar edhe në rritjen e sulmeve kibernetike, e numri i tyre është shtuar edhe më shumë gjatë periudhës së po këtij viti, pandemisë së koronavirusit. Në kapitujt e parë të projektit është shtjelluar fillimisht koncepti i sigurisë kibernetike dhe masat që duhet të merren për mbrojtjen ndaj sulmeve të mundshme, …