Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®
- Discipline
-
- Engineering (114)
- Computer Engineering (70)
- Digital Communications and Networking (51)
- Information Security (30)
- Databases and Information Systems (29)
-
- Business (17)
- Social and Behavioral Sciences (16)
- Communication (15)
- Accounting (7)
- Advertising and Promotion Management (7)
- Agribusiness (7)
- Business Administration, Management, and Operations (7)
- Business Analytics (7)
- Business and Corporate Communications (7)
- E-Commerce (7)
- Entrepreneurial and Small Business Operations (7)
- Fashion Business (7)
- Finance and Financial Management (7)
- Human Resources Management (7)
- Marketing (7)
- Business Intelligence (6)
- Business Law, Public Responsibility, and Ethics (6)
- Corporate Finance (6)
- Nonprofit Administration and Management (6)
- Other Business (6)
- Performance Management (6)
- Benefits and Compensation (5)
- Management Information Systems (5)
- Keyword
-
- Information security (8)
- Communication (7)
- Security (7)
- Algorithm (6)
- Big Data (6)
-
- Encryption (6)
- 5G (5)
- Education (5)
- GDPR (5)
- IT (5)
- Optimization (5)
- Siguri (5)
- Technology (5)
- AODV (4)
- Android (4)
- Blockchain (4)
- Cloud Computing (4)
- Cloud computing (4)
- Data Analysis (4)
- Decryption (4)
- IaaS (4)
- IoT (4)
- Java (4)
- Privacy (4)
- Validation (4)
- Wireless (4)
- Biznese (3)
- Business (3)
- Cloud (3)
- Congruence (3)
- Publication Year
- Publication
- Publication Type
- File Type
Articles 121 - 150 of 637
Full-Text Articles in Computer Sciences
Mbledhja Dhe Analiza E Të Dhënave Dhe Aktiviteteve Nga Rrjetet Sociale Duke Përdorur Platforma Të Hapura, Afrim Rexhepi
Mbledhja Dhe Analiza E Të Dhënave Dhe Aktiviteteve Nga Rrjetet Sociale Duke Përdorur Platforma Të Hapura, Afrim Rexhepi
Theses and Dissertations
Në këtë punim është paraqitur dhe diskutuar i gjithë procesi i konfigurimit, mbledhjes, ruajtjes dhe analizës së shënimeve nga rrjeti social Twitter, duke përdorur të gjitha platformat e hapura (Open Source) - pa pagesë.
Punimi përfshinë pjesën teorike dhe pjesën praktike apo realizimin teknik të procesit për mbledhjen, ruajtjen dhe analizën e të dhënave (Data Science). Në pjesën teorike është diskutuar për të gjeturat dhe analizat nga publikime dhe artikuj të ndryshëm lidhur me të dhënat nga rrjetet sociale. Gjithashtu janë elaboruar edhe metodat e ndryshme të analizës së përmbajtjes së tekstit. Në pjesën e realizimit teknik është paraqitur në …
Menaxhimi I Shkollës Private Parauniversitare Përmes Vdi, Zamire Ramadani
Menaxhimi I Shkollës Private Parauniversitare Përmes Vdi, Zamire Ramadani
Theses and Dissertations
Me rritjen e numrit të kompjuterëve personal të vendosur në shkolla, ndërmarrje dhe organizata të ndryshme, rritet edhe ngarkesa dhe përgjegjësia e administratorëve të sistemit për shkak problemeve që lidhen me konsumin e energjisë, shpenzimet e IT, shpenzimet e zëvendësimit të PC, kapacitetin e ruajtjes së të dhënave dhe sigurinë e informacionit. Sidoqoftë, është vërtetuar se aplikimi i virtualizimit është një zgjidhje e suksesshme e cila ka kosto efektive për t’i zgjidhur këto probleme.
Virtualizimi është teknologjia kryesore e cila ofron zgjidhje efikase të IT në sektorët e arsimit dhe ndërmarrjeve. Ne paraqesim një kornizë origjinale strukturore për të cilën …
Interneti I Gjërave Dhe Impakti I Tij Në Privatësinë E Të Dhënave, Fakete Mustafa
Interneti I Gjërave Dhe Impakti I Tij Në Privatësinë E Të Dhënave, Fakete Mustafa
Theses and Dissertations
Kjo tezë përpiqet të kuptojë mardhënjet e Internet of Things (IoT) me privatësin dhe Vetëdijsimin. Teza përdor një metodë sasiore për të kuptuar këto marrëdhënie nëpërmjet lidhjes së korrelacionit dhe regresionit linear. Paketa statistikore për Shkencat Sociale (SPSS) është përdorur për të përpunuar të dhënat e mbledhura përmes pyetësorëve. Sipas analizës, ekziston një korrelacion i fortë midis Internet of Things (IoT) dhe privatësis. Për më tepër, korrelacioni midis Internet of Things (IoT) dhe Vetëdijsimin është gjithashtu pozitiv. Analiza e regresionit linear tregon që privatësia është shume e rëndësishëme në përdorimin e paisjeve Internet of Things, ndërsa vetëdijsimi eliminohet nga ekuacioni …
Krahasimi I Javascript Librarive – React Js Me Vue Js, Ylber Verbaj
Krahasimi I Javascript Librarive – React Js Me Vue Js, Ylber Verbaj
Theses and Dissertations
Implementimi i teklogjive moderne në zhvillimin e web-it po merr popullaritet global dhe po rezulton të jetë tejet i suksesshëm në këtë industri. Rezultatet e mira dalin të jenë në rrafshin professional dhe atë personal të zhvilluesve. Rritja dhe zhvillimi i këtyre teknologjive në mënyrë eksponenciale ka shtyrë shume kompani dhe shumë zhvillues se cila prej këtyre teknologjive gjen zbatim të duhur në produktet përkatëse të tyre.
Në këtë hulumtim do të shtjelloj elementet e web-it, mënyrën e funksionimit, ndarjet e web-it në anën e logjikës(backend) dhe ndërfaqës së përdoruesit(frontend). Hulumtimi kryesorë është në pjesën e frontend ku krahasohen dy …
- Aplikimi I Njohjes Së Fytyrës Duke Shfrytëzuar Shërbimet-Aws, Fatson Sylejmani
- Aplikimi I Njohjes Së Fytyrës Duke Shfrytëzuar Shërbimet-Aws, Fatson Sylejmani
Theses and Dissertations
Sistemi i njohjes së fytyrës është njëri nga proceset kryesore biometrike të informacionit pasi ka gjetë zbatim shumë të madh në industri të ndryshme. Sistemi i tillë është mjaft kompleks por edhe shumë më efikas dhe më i besueshëm krahasuar me proceset tjera biometrike si: skanimi i irisit, nënshkrimi, gjurmët e gishtave.
Zhvillimi i një sistemi të tillë për njohjen e fytyrës i cili mund të përdoret për arsye të ndryshme ka qenë dhe është në interes për shumë zhvillues dhe kërkues në dy dekadat e fundit. Disa nga arsyet kryesore janë nevoja e njohjeve automatike dhe sistemet e mbikqyrjes, …
Design And Implementation Of A Secure Access Layer For A Psd2 Compliant Consent Management Engine, Mentor Elshani
Design And Implementation Of A Secure Access Layer For A Psd2 Compliant Consent Management Engine, Mentor Elshani
Theses and Dissertations
Online banking is growing fast, and customers are becoming increasing more comfortable with it than with the traditional bank services. Banks have to remain up to date with the latest trends in technology to satisfy customers’ demands for their everyday usage of banking services. Various banks often offer mobile applications with many features so that the user does not have to talk over the phone or chat via the internet with customer support, or even to physically go to the bank branch. When a bank releases its own online banking app for smartphones, the customer is likely to download it …
Arkitektura E Mikroshërbimeve Duke Perdorur .Net Core Dhe Reactjs, Arbër Kadriu
Arkitektura E Mikroshërbimeve Duke Perdorur .Net Core Dhe Reactjs, Arbër Kadriu
Theses and Dissertations
Koncepti i dizajnimit të arkitekturës së një sistemi ka evoluar, nga njëri dizajn në tjetrin, ku secili nga ta plotëson kërkesa të ndryshe kualitetit. Ditëve të sotme, qëllimi kryesor është që të plotësohen të gjitha kërkesat e përdoruesit, të zvogëlohet koha e përgjigjes së serverit, të sigurohet integriteti i komponentëve të sistemit dhe të njëjtën kohë të bëhen bashkëpunuese, në mënyrë që të arrihet një karakteristike plotësisht funksionale e sistemit. Arkitektura e mikro-shërbimeve ka aftësi të plotësoj të gjitha ato kërkesa, duke u zhvilluar me anë të teknologjive me bashkëkohore, siç janë .Net Core dhe ReactJS. në mënyrë që të …
Cyber Security – Penetration Test, Veton Bejtullahu
Cyber Security – Penetration Test, Veton Bejtullahu
Theses and Dissertations
Si pjesë e rritjes së vazhdueshme të një bote të ndërlidhur mes veti në internet, shteti, infrastrukturat, bizneset dhe të gjithë njerëzit varen nga funksionimi i besueshëm i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Liria dhe vlera e njerëzve në botën kibernetike duhet mbrojtur ashtu sikur në botën e jashtme. Me numrin e përdoruesve në internet gjithmonë në rritje dhe me teknologjitë e reja, numri i mundësive për sulm së bashku me kompleksitetin e sulmit, po rritet gjithashtu. Rreziku kryesor mbetet krimi kibernetik dhe rritja e tij reflektohet nga zhvillimi i shkathtësive të kriminelëve kibernetik dhe aftësia e tyre për të …
Krahasimi I Framework-Ave Zend Framework Dhe Laravel Ne Php, Gentrit Gruda
Krahasimi I Framework-Ave Zend Framework Dhe Laravel Ne Php, Gentrit Gruda
Theses and Dissertations
Zhvillimi i Teknologjive i cili sa vjen e rritet, bien më vetë një nevojë e cila është që çdo gjë që zhvillohën, të zhvillohën më shpejtë, më stabil dhe më pak probleme. Pikërisht këtë problem disa individë më idetë e tyre mundohën ta largojnë duke zhvilluar framework-a të cilat na ndihmojnë të zhvillojmë webfaqe apo aplikacion sa më shpejtë që të jetë e mundur, por duke mos anashkaluar cilësinë dhe saktësinë në vetë. Kur zhvillohën kësi framework-a, zhvillohën që të lehtësohet puna e një zhvilluesi, duke i ndihmuar dhe lehtësuar futjen e të dhënave në bazën e shënimeve, krijimin e …
Analiza E Algoritmeve Të Protokoleve Të Rrugëtimit Ospf, Eigrp Dhe Rip, Ledion Shala
Analiza E Algoritmeve Të Protokoleve Të Rrugëtimit Ospf, Eigrp Dhe Rip, Ledion Shala
Theses and Dissertations
Në rrjetin kompjuterik, bartja e të dhënave bazohet në protokolin e rrugetimit i cili zgjedh rruget më të mira në mes të dy nodave. Llojet e ndryshme të protokoleve të rrugetimit aplikohen në mjedise specifike të rrjetit. Tri tipet më të përdorura të protokolit të rrugetimit zgjidhen sipas modeleve simuluse: RIP, OSPF dhe EIGRP. RIP(Routing Information Protocol) është njëri nga protokolet rrugetuese më të vjetra që është akoma në shërbim. Numri i hapava ësht sistemi metrik që RIP e përdor dhe limiti i hapave e përkufizon madhsin e rrjetit që RIP mund ta përkrah. OSPF(Open shortest path first) është IGP-ja …
Transformimi Dhe Filtrimi I Imazheve Ne Radiografi, Satelite Dhe Radare Meteorologjike, Remzi Gashi
Transformimi Dhe Filtrimi I Imazheve Ne Radiografi, Satelite Dhe Radare Meteorologjike, Remzi Gashi
Theses and Dissertations
Përpunimi digjital i imazhit është një fushë e një zhvillimi shumë të shpejtë dhe me një zbatim të gjerë në shumë fusha. Është e natyrshme që çdo fushë synon të ketë imazhe me rezolucion sa më të mirë si dhe një shpejtësi sa më të madhe të procesimit e që kjo gjithnjë mbetet një sfidë me avancimin e teknologjisë. Shpesh imazhet të cilat i marrim qoftë ato radiografike, satelitore apo edhe ato nga radarët meteorologjike nuk kanë një qartësi apo pamje të mirë, kualiteti i tyre ndikohet shumë edhe nga performancat e pajisjeve si dhe shtresat e shumta në atmosferë. …
Sfidat E Kujdesit Shëndetësor Dhe Roli I Teknologjisë Së Informacionit Shëndetësor, Blerina Veliu
Sfidat E Kujdesit Shëndetësor Dhe Roli I Teknologjisë Së Informacionit Shëndetësor, Blerina Veliu
Theses and Dissertations
Teknologjia e informacionit shëndetësor është një sistem i jashtëzakonshëm që ngërthen në vete kompleksitetin e tij dhe ofron potencial për të përmirësuar cilësinë, efikasitetin, sigurinë dhe kursen kohën në shkallë të madhe. Vendosja e teknologjisë së informacionit shëndetësor ballafaqohet me sfida të reja dhe përgjatë rrugëtimit mund të krijohen edhe probleme të ndryshme, të natyrave të ndryshme, të cilat ndonëse mund të jenë të vështira, mirëpo ato janë të kapërcyeshme dhe të tejkalueshme. Ky punim ofron një çasje të balancuar rreth tri elementeve të rëndësishme: E para: Ofron informacione të mjaftueshme dhe të bollshme se çka përfshin teknologjia e informacionit …
Planifikimi I Rrjeteve Pa Tela (Wlan) Dhe Analiza E Performancave Të Rrjetit Wlan Të Kolegjit Ubt, Valerina Smakaj
Planifikimi I Rrjeteve Pa Tela (Wlan) Dhe Analiza E Performancave Të Rrjetit Wlan Të Kolegjit Ubt, Valerina Smakaj
Theses and Dissertations
Në këtë punim është studiuar planifikimi i rrjeteve pa tela, analiza e performancave të rrjetit WLAN në Kolegjin UBT. Është analizuar rrjeti WLAN i kolegjit, struktura e objektit, numri i përdoruesve, numri i pajisjeve të përdorura dhe shpërndarja e rrjetit në këtë objekt, i cili është i përbërë nga kati përdhesë, i parë, i dytë dhe i tretë. Për matje dhe analizë të rrjetit është përdorur softueri “Ekahau Heatmapper” ku janë bërë matjet për fuqinë e sinjalit, throughput, kanalet, SSID, MAC adresa, standardi, frekuencat dhe mënyra e sigurisë së rrjetit. Pas rezultateve nga matjet, është propozuar një planifikim i ri …
Sql Server 2016 Dhe Oracle 12cr2, 2016 – Shtjellimi I Disa Prej Mundësive Të Ofruara Për Përdorim Të Dy Prej Liderëve Botëror Në Menaxhimin E Të Dhënave, Shkëlqim Mani
Theses and Dissertations
Ky punim ka për qëllim shtjellimin e disa prej mundësive të ofruara për përdorim të dy prej software-ve më të popullarizuar që shërbejnë për ruajten e të dhënave që janë SQL Server 2016 dhe Oracle 12cR2.
Përgjatë projektit, fillimisht, në pika të shkurta do të paraqes historikun si të njërit ashtu dhe të softuerit tjetër duke filluar që nga krijimi i tyre e deri tek verzionet të cilat i kam marrur për bazë në kuadër të këtij punimi. Pastaj, do të vazhdoj me shtjellimin e disa prej mundësive të ofruara për përdorim të të dy softuer-ve me ç’rast do të …
Menyra Se Si E Perdorin Kompanite Portal Softuerin, Votra Orllati
Menyra Se Si E Perdorin Kompanite Portal Softuerin, Votra Orllati
Theses and Dissertations
Me zhvillimin e teknologjisë mediat online kanë gjetur një aplikim shumë të madhe duke zëvendësuar mediat e shkruar. Kjo ka ndikuar edhe në ofrimin shumë te shpejtë te lajmeve online nga ana e portaleve. Dërgimi i lajmeve me foto e video nga ana e qytetareve është i mundshëm për arsye se tani pothuajse ç'do qytetar përmban një telefon inteligjent.
Mundësitë e dërgimit te lajmeve nga ana e qytetareve dhe pagesa e tyre është temë që do të studiojë.
Këtë studim do ta bëjë duke hulumtuar, studiuar e analizuar literaturë të ndryshme.
Duke realizuar intervistë me menagjeret përkatës të portaleve që …
Virtual Reality - Vr, Daors Islami
Virtual Reality - Vr, Daors Islami
Theses and Dissertations
The definition of virtual reality or a computer game VR comes, naturally, from the definitions for both ‘virtual’ and ‘reality’. The definition of ‘virtual’ is near and reality is what we experience as citizenry. So the term ‘virtual reality’ basically means ‘near-reality’. This could, of course, mean anything but it always refers to a selected sort of reality emulation. Everything that we all know about our reality comes by way of our senses. In other words, our entire experience of reality is just a mixture of sensory information and our brains sense-making mechanisms for that information. It stands to reason …
Zhvillimi I Një Ueb Aplikacioni E-Commerce Duke Përdorur Teknologjitë Gatsby Dhe React, Diart Novosella
Zhvillimi I Një Ueb Aplikacioni E-Commerce Duke Përdorur Teknologjitë Gatsby Dhe React, Diart Novosella
Theses and Dissertations
Siç e dimë, sa i përket marrjes së informacionit, sa më shpejtë që informohemi, aq më të suksesshëm jemi dhe kur bëhet fjalë për kërkim të produkteve, rrobave apo çfarëdo që njerëzit kanë nevojë Interneti e ka lehtësuar shumë këtë. Prandaj, në ditët e sotme gjithçka që ndërtohet, çdo kompani, çdo person, sot ka një vlerë në Internet, qoftë si dhënës i informacionit apo si marrës i informacionit. Vet themelimi i ueb-it ishte arsye që komunikimi dhe marrja e informacioni të bëhet sa më shpejtë dhe sa më të saktë. Ekzistojnë shumë metodologji të ndryshme që sot përdoren për ndërtimin …
Klasifikimi I Lajmeve Me Ane Te Text Mining, Myhedin Zika
Klasifikimi I Lajmeve Me Ane Te Text Mining, Myhedin Zika
Theses and Dissertations
Në këtë punim trajtohet problemi se cili algoritëm funksionon më së miri në klasifikimin e tekstit shqip në kategori të caktuara. Arsyeja kryesore pse kam zgjedhur këte temë është për shkak se klasifikimi i tekstit në gjuhën shqipe mund të jetë pak me i komplikuar për shkak të gjuhës sonë. Rëndesia e ketij punimi është se mund të implementohen këto algoritme në krijimin e platformave e ndryshme qe implementojne keto algoritme, mirepo me fokus kryesisht me permbajtje në gjuhën shqipe.
Për zgjedhjen e ketij problemi kemi marrur dy algoritme për krahasim, njëri prej tyre Naive Bayes dhe tjetri SVM. Kemi …
Krahasimi I Css Frameworkave Bootstrap 4 Dhe Tailwind Css Duke Zhvilluar Një “Admin Panel”, Albert Qerimi
Krahasimi I Css Frameworkave Bootstrap 4 Dhe Tailwind Css Duke Zhvilluar Një “Admin Panel”, Albert Qerimi
Theses and Dissertations
Qëllimi kryesor i këtij punimi është krahasimi i frameworkave CSS Bootstrap dhe Tailwind CSS për më tepër të dy frameworkat janë krahasuar në mënyrë që të mund të zgjedhni atë që është më produktive dhe efikase për nevojat e projektit tuaj, parametra si përformanca, lehtësia e të kuptuarit, mbështetja, përmbajta, konfigurimi dhe teori karakteristike janë marrë për bazë dhe si rezultat është zhvilluar një projekt i njëjte me të dy këto frameworka.
Edhe aplikacionet me moderne të ueb-it përdorin front end frameworka për krijimin e përmbajtjes të struktures në mënyrë me të shpejte dhe efikase që kursen shumë kohe sidomos …
Përfitimet Praktike Të Përdorimit Të Aop Si Paradigme E Programimit Në Zhvillimin E Softuerit, Esmoza Elshani
Përfitimet Praktike Të Përdorimit Të Aop Si Paradigme E Programimit Në Zhvillimin E Softuerit, Esmoza Elshani
Theses and Dissertations
Sfida kryesore në projektimin e softuerit është të merremi me ndarjen e shqetësimeve teknike dhe se si ti menaxhojmë këto shqetësime. Ndarja e shqetësimeve është çelësi për të mbajtur kontrollin e përgjithshëm përballë problemeve komplekse dhe zgjidhjeve te një projekti.
Me kalimin e viteve, kërkimi për ndarje më të mirë të shqetësimeve na ka dërguar në teknologji të ndryshme, ndër të cilat janë teknikat e modulimit siç është programimi i strukturuar, llojet abstrakte të dhënave dhe orientimi në objekte. Një teknike e re e programimit të orientuar në aspekti (AOP) është teknika më e shquar për ndarjen e shqetësimeve.
Përmes …
Deployment Trends Of The Internet Of Things, Laura Berisha
Deployment Trends Of The Internet Of Things, Laura Berisha
Theses and Dissertations
The Internet of Things (IoT) is the internetworking of physical devices, vehicles and other objects which consists of an embedded system with sensors, actuators and network connectivity that enable to collect and exchange data. The IoT allows objects to be sensed or controlled remotely across existing network infrastructure, creating opportunities for more integration of the physical world into computer-based systems, and result in improved accuracy, efficiency and economic benefit. The IoT is a rapidly increasing and promising technology which becomes more and more present in our everyday lives.
We can say that Internet of Things (IoT) is a new revolution …
Erp Dhe Bashkëpunimi Me Organizata, Trendet E Zhvillimit Dhe E Ardhmja E Tyre, Arta Jusaj
Erp Dhe Bashkëpunimi Me Organizata, Trendet E Zhvillimit Dhe E Ardhmja E Tyre, Arta Jusaj
Theses and Dissertations
Rritje demografike dhe standardi jetësorë në nivelin global në njëren anë, si dhe kërkesa për shërbime të shpejta, të sakta, të menaxhuara dhe të kontrolluara në kohë, në anën tjetër, ishin një nga elemetet kryesor për të shtyrë para zhvillimin shkencor për të krijuar sisteme softuerike me qëllim që njeriu të përball me lehtësi kërkesat e tijë ditore. Sistemi ERP paraqet një sistem softuerik për planifikimin dhe menaxhimin e bizneseve, duke përfshirë zonën funksionale të tijë siç janë: planifikimi, prodhimi, shitja, marketingu, shpërndarja, kontabiliteti, menaxhimi finaciar, menaxhimi i burimeve njerzore, transporti, servisimi etj. Ky punim ka për qëllim të trajtoj …
Sistemet Për Përcjelljen E Huave Në Institucionet Mikrofinanciare, Arianit Gashi
Sistemet Për Përcjelljen E Huave Në Institucionet Mikrofinanciare, Arianit Gashi
Theses and Dissertations
Sistemet për përcjelljen e huave janë sistem kryesor në institucionet mikrofinanciare, pasiqë produkti kryesor e në shumë raste edhe i vetmi produkt në institucione mikrofinanciare është huaja/ kredia. Tema së pari trajton karakteristikat e përgjithshme të këtyre sistemeve, pastaj hyn në vecoritë dhe sfidat e këtyre sistemeve, si janë raportet dhe kërkesat për informacione nga këto sisteme, dhe pastaj më gjerësisht trajtohet zhvillimi dhe implementimi i këtyre sistemeve. Gjatë këtij studimi janë hulumtuar të metat e sistemeve për përcjellje të huave dhe konkludohet që e metë kryesore është integrimi me sistemin e pagesave. Andaj, kjo teme trajton sistemet për përcjelljen …
Javascript Frameworks, Arbias Krasniqi
Javascript Frameworks, Arbias Krasniqi
Theses and Dissertations
JavaScript është një gjuhë object-oriented që përdoret për të bërë faqe interaktive (p.sh. duke pasur animacione komplekse, butona të klikueshme, menutë popup etj.). Ekzistojnë gjithashtu versione më të avancuara të versionit të serverit të JavaScript, si Node.Js, të cilat ju lejojnë të shtoni më shumë funksionalitete në një faqe interneti (si bashkëpunimi në kohë reale midis kompjuterëve të shumtë). JavaScript mund të lidhet me objektet e mjedisit të tij për të siguruar kontrollin programatik mbi ta. JavaScript përmban një bibliotekë standarde të objekteve, të tilla si Array, Date dhe Math, dhe një sërë elementësh të gjuhës siç janë operatorët, strukturat …
Search Engine Optimization Implementation Process, Besartë Parduzi
Search Engine Optimization Implementation Process, Besartë Parduzi
Theses and Dissertations
Zhvillimi i teknologjisë në vitet e fundit ka arritur pothuajse në kulminacion dhe ka prekur gati cdo fushë të jetës tonë gjithashtu edhe bizneset dhe organizatat e ndryshme. Gati të gjitha bizneset dhe organizatat shfaqin veprimtarinë dhe hapat e zhvillimit të tyre nëpërmjet platformave të ndryshme online siç janë rrjetet sociale e web-faqet personale. Bota e digjitalizimit është duke u zhvilluar në të gjitha aspektet duke ndikuar që gjithashtu edhe marketingu të mar kahje digjitale dhe duke nisur një trend të ri të aplikimit të tij nga bizneset dhe organizatat.Ky trend cdo ditë e më shumë do të bëhet e …
Ndikimi I Cloud Computing Në Ndërmarrje Të Vogla Dhe Të Mesme Nga Aspekti Financiar Dhe I Sigurisë Në Kosovë, Burim Qerimi
Ndikimi I Cloud Computing Në Ndërmarrje Të Vogla Dhe Të Mesme Nga Aspekti Financiar Dhe I Sigurisë Në Kosovë, Burim Qerimi
Theses and Dissertations
Inovacionet apo shpikjet e reja janë të nevojshme për të ecur tutje në valën e pashmangshme të ndryshimeve gjatë evoluimit jetësor. Shumica e ndërmarrjeve vazhdimisht mundohen të zvogëlojnë shpenzimet e tyre ku një prej mënyrave është zvogëlimi i shpenzimeve në shërbimet informative. Kërkesa e zvogëlimit të shpenzimeve në ndërmarrje në anën e shërbimeve informative ka krijuar nevojën e krijimit të platformës së re Cloud Computing. Platforma e re Cloud computing ofron shërbime më të mira kompjuterike duke përmirësuar cilësinë dhe reduktimin e administratës dhe infrastrukturës brenda një ndërmarrje. Platforma Cloud Computing bazohet në atë duke përmbledhur shumë aplikacione në shërbim …
Using Stream Processing For Albanian Twitters Data Analysis, Veton Dabiqaj
Using Stream Processing For Albanian Twitters Data Analysis, Veton Dabiqaj
Theses and Dissertations
Sferat e Stream Reasoning dhe Stream Processing, janë sfera të reja dhe ka shumë pak sisteme që përkrahin rezonimin mbi të dhënat rrëke (stream data) si dhe procesimin e tyre. Po ashtu, aktualisht mungon një platformë që mundëson procesimin e cicërimave të Twitter-it në gjuhën shqipe. Duke u bazuar se mungon një sistem i tillë, në këtë temë trajtohet krijimi i një platforme e cila mundëson resonimin dhe procesimin e cicërimave në gjuhën shqipe. Për përpunimin e cicërimave përdoret C-SPARQL. C-SPARQL është një gjuhë e re për pyetësorët e vazhdueshëm mbi rrjedhën e informatave në kohë reale (streams) të formatit …
Modelet E Vlerësimit Të Rrezikshmërisë Së Të Dhënave, Arbër Demhasaj
Modelet E Vlerësimit Të Rrezikshmërisë Së Të Dhënave, Arbër Demhasaj
Theses and Dissertations
Tema paraqet disa modele për të përmirësuar njohuritë tona për sigurinë e informacionit dhe menaxhimin e rrezikut në bizneset bashkëkohorë dhe në organizata të tjera. Në botën e sulmeve kibernetike të vazhdueshme në sistemet e informacionit, njohurit rreth menaxhimit të rrezikut janë duke u bërë një detyrë vendimtare për minimizimin e rreziqeve të mundshme që mund të bëjnë përpjekjet e tyre. Prandaj, kërkohet njohuri të mira në fushën e sigurisë së informacionit. Parandalimi i humbjeve të rënda që mund të ndodhin për shkak të sulmeve kibernetike dhe dështimeve të tjera në një organizatë zakonisht lidhet me njohuritë rreth investimeve të …
Using Neural Networks To Predict Neurological Disorders, Gresa Gela
Using Neural Networks To Predict Neurological Disorders, Gresa Gela
Theses and Dissertations
The growth and development of Artificial Intelligence (AI) is fast becoming a powerful influence in our present day reality. In medicine there is a vast number of patients who suffers or even dies for the cause of the late detection of their disorders. Some of the biggest research institutes have been able to contribute in some areas of medicine by creating different complex systems. Even though this field is having a wide range of applications, there is still a lack in the field of neuroscience. In this thesis we will prove how efficiently ANNs can be used in early detection …
Siguria Dhe Privatësia Në Shfyrtëzimin E Internetit, Rina Nebihu
Siguria Dhe Privatësia Në Shfyrtëzimin E Internetit, Rina Nebihu
Theses and Dissertations
Teknologjia e informacionit përfshinë të gjitha llojet e teknologjisë së përdorur për shkëmbimin, ruajtjen, përdorimin ose krijimin e informacionit. Teknologjia e informacionit përfiton nga bota e biznesit duke lejuar organizatat të punojnë në mënyrë më efikase dhe maksimizojnë produktivitetin. Komunikimi më i shpejtë, ruajtja elektronike dhe mbrojtja e të dhënave janë përparësi që teknologjia informative mund të ketë në ndërmarrjen tuaj. Siguria dhe privatësia e atyre të dhënave ka rëndësi jashtzakonisht të madhe, sidomos në ditët e sotme, ku siguria dhe privatësia mund të cenohen mjaft lehtë.
Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të …