Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®
- Discipline
-
- Medical Sciences (22)
- Family Practice Nursing (21)
- Education (17)
- Maternal, Child Health and Neonatal Nursing (13)
- Medical Specialties (13)
-
- Other Nursing (10)
- Social and Behavioral Sciences (7)
- Anesthesiology (6)
- Critical Care Nursing (6)
- Public Health and Community Nursing (6)
- Higher Education (5)
- Pediatric Nursing (5)
- Perioperative, Operating Room and Surgical Nursing (5)
- Public Health (5)
- Health Services Research (4)
- Health and Medical Administration (4)
- Sociology (4)
- Educational Administration and Supervision (3)
- Medical Education (3)
- Psychiatric and Mental Health Nursing (3)
- Public Health Education and Promotion (3)
- Quality Improvement (3)
- Behavioral Economics (2)
- Critical Care (2)
- Economics (2)
- Educational Assessment, Evaluation, and Research (2)
- Geriatric Nursing (2)
- Health Economics (2)
- Institution
- Keyword
-
- Kujdesi infermieror (25)
- Obstacles (13)
- Trajtimi (12)
- Etj. (11)
- Immunization (11)
-
- Medicine and Health Sciences, Nursing (11)
- Nurses (11)
- Nursing (11)
- Physical activity (11)
- Vaccination (11)
- Depresioni (10)
- Diabeti (9)
- African American (8)
- Rural (8)
- Sëmundje (8)
- End-of-life care (7)
- Infermierët (7)
- Parandalimi (7)
- Women (7)
- Kujdesi (6)
- Quality of life (6)
- Simptomat (6)
- Simulation (6)
- Stresi (6)
- Breast cancer (5)
- COVID-19 (5)
- Children (5)
- Communication (5)
- Depression (5)
- Education (5)
- Publication Year
Articles 271 - 300 of 638
Full-Text Articles in Nursing
Roli I Infermieres Në Përgaditjen E Pacientit Për Intervenim Kirurgjik, Erblina Zeqiri
Roli I Infermieres Në Përgaditjen E Pacientit Për Intervenim Kirurgjik, Erblina Zeqiri
Theses and Dissertations
Mjekësia si fushë, ka shumë degë dhe nëndegë të zhvilluara të cilat kanë rëndësi për jetën e njeriut. Si degë në vete e mjekësisë, infermiera ka një rol kyç në qdo degë tjetër mjeksore. Përgaditja e pacientit para intervenimit kirurgjik është një proces në vete, të cilin e kryen infermieri/infermierja.
Qëllimi i këtij hulumtimi është t’a paraqesë rolin e infermierit/infermieres në përgaditjen e pacientit para intervenimit kirurgjik si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Kjo procedurë paraqet fazat e ndryshme parapërgaditore të pacientit.
Si mjet kërkimi, observimi për këtë hulumtim zuri vend në Qendrën Klinike Unversitare të Kosovës, ku arrita t’i shoh …
Ushqimi Parenteral,Rëndësiae Aplikimit Dhe Roli I Infermieres/It, Endrita Magashi
Ushqimi Parenteral,Rëndësiae Aplikimit Dhe Roli I Infermieres/It, Endrita Magashi
Theses and Dissertations
Ushqimi parenteral është formë e të ushqyerit në mënyrë intravenoze duke përfshirë këtu:proteinat,karbohidratet,yndyrat,mineralet,vitaminat dhe elemente të tjera të nevojshme për një status të mirë të të ushqyerit tek pacientët trakti gastrointestinal itë cilëve nuk është funksional. Ushqyerja parenterale është ideale për mirëmbajtjen e ushqyerjes tek foshnjat dhe fëmijët që nuk janë në gjendje të tolerojnë ushqimet enterale,poashtu edhe tek pacientët të cilët nuk mund të konsumojnë vëllime të mëdha të ushqimeve me gojë.
Metodologjia-Studimi analizon të dhëna në mënyrë retrospektive për 100 raste të cilët kanë qenë të trajtuar gjate vitit 2019 në Klinikën e Anesteziologjise ne repartin e Intenzivës …
Ulcera Gastrike, Trajtimi Kirurgjik Dhe Roli I Infermieres, Albina Bajrami
Ulcera Gastrike, Trajtimi Kirurgjik Dhe Roli I Infermieres, Albina Bajrami
Theses and Dissertations
Ulcera është një lezion i mukozës / cipës gastrike (stomakut). Një ulcerë mund të përkufizohet si një ndërprerje e vazhdimësisë së lëkurës ose rreshtimit të mukozës për arsye të shumta si mbingarkesa e acidit, stresit dhe infeksionit. Në mënyrë të ngjashme është edhe ulcera gastrike, e cila shoqërohet me shenja dhe simptoma të ndryshme shqetësuese. Kjo ndodh kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike. Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Tema e marrur në këtë studim …
Roli I Infermierit Në Trajtimin E Pacientëve Nga Abcesi I Trurit, Mollëza Kamberi
Roli I Infermierit Në Trajtimin E Pacientëve Nga Abcesi I Trurit, Mollëza Kamberi
Theses and Dissertations
Abcesi i trurit (BA) përcaktohet si një infeksion fokal brenda parenkimës së trurit, e cila fillon si një zonë e lokalizuar e cerebritit, e cila më pas shndërrohet në një koleksion qelbi brenda një kapsulë të vaskuluar mirë. BA duhet të jetë e diferencuar nga infeksionet duke përfshirë abscesin epidural dhe subdural. BA është një sfidë për neurokirurgun sepse kërkon aftësi të mira klinike, farmakologjike dhe kirurgjike për të siguruar rezultate të mira klinike dhe prognozë për pacientët me BA. E konsideruar si një infeksion i rrallë i trurit, BA mund të ishte një entitet shkatërrues që e la me …
Roli I Infermierit Në Trajtimin E Pacientëve Me Djegie, Mirjeta Jakupi
Roli I Infermierit Në Trajtimin E Pacientëve Me Djegie, Mirjeta Jakupi
Theses and Dissertations
Hyrje: Djegia është një dëmtim i lëkurës ose i indit tjetër i shkaktuar kryesisht nga trauma akute ose termike. Ndodh kur disa ose të gjitha qelizat në lëkurë ose inde të tjera shkatërrohen nga lëngjet e nxehta, mjetet e nxehta (djegiet e kontaktit), zjarri, rrezatimi, energjia elektrike, fërkimi ose kimikalet. Qëllimi i studimit eshte të përshkruaj rolin e infermierëve në kujdesin e pacientëve me djegie si dhe se çfarë praktikojnë aktualisht infemierët në menaxhimin e djegieve në mënyrë që të hartohen udhëzime mbi menaxhimin e djegieve.
Metodologjia: Metodologjia e punimit është deskriptive dhe retrospektive. Ky hulumtim është kryer …
Depresioni Tek Adoleshentët Dhe Menaxhimi I Tij, Fatime Idrizi
Depresioni Tek Adoleshentët Dhe Menaxhimi I Tij, Fatime Idrizi
Theses and Dissertations
Arsyeja e hulumtimit të kësaj teme studimi është fakti që sot depresioni është bërë një sëmundje mjaft e përhapur në vendin tonë.Pothuajse 80% e njerëzve gjatë gjithë jetës se tyre kalojnë në një periudhë depresioni.Gjatë këtij studimi mund të informohemi për depresionin tek adoloshentët në një spektër më të gjerë,për shkaktarët e tij,kohëzgjatjen,llojet,trajtimin,për rolin e infermiereve në trajtimin e depresionit dhe mjekimin.
Ne si infermier luajmë një rol mjaft të rëndësishëm te këta pacient.Kujdesi ndaj tyre duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe të palodhshme, që këta pacient të ndihen mirë dhe të sigurtë,të jenë në gjendje të komunikojnë …
Sindroma E Malabsorbimit Te Fëmijët Dhe Kujdesi Infermieror, Rina Trnava
Sindroma E Malabsorbimit Te Fëmijët Dhe Kujdesi Infermieror, Rina Trnava
Theses and Dissertations
Malabsorbimi është një sindromë, që i referohet një numri të çrregullimeve në të cilat zorrët e vogla nuk mund të absorbojnë mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe lëngje të caktuara. Sëmundjet më të shpeshta janë celiakia (enteropatia e ndjeshme në gluten) dhe fibroza cistike.
Qëllimi i këtij punimi ishte të përcaktohet numri i rasteve të fëmijëve të hospitalizuar me sindromën e malabsorbimit, në periudhën Tetor 2018- Tetor 2019 në klinikën e pediatrisë në QKUK, të përcaktohet numri i rasteve sipas gjinisë, numri i rasteve sipas grupmoshës, numri i rasteve sipas llojit të malabsorbimit, të vlerësohet roli i infermieres në përkujdesjen ndaj këtyre …
Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Shputë Diabetike, Ardona Krivanjeva
Kujdesi Infermieror Te Pacientët Me Shputë Diabetike, Ardona Krivanjeva
Theses and Dissertations
Diabeti melitus është sëmundje metabolike që shkaktohet nga mungesa relative apo
absolute e insulinës në pankreas. Sipas OBSH, diabeti shkakton çdo vit 5% të vdekjeve globale
dhe mendohet se vdekjet nga diabeti në 10 vitet e ardhshme do të rriten me 50%. Diabeti shfaq
edhe komplikime të shumta nëpër organe dhe sisteme organësh; në sy shkakton retinopatinë
diabetike, në veshka shkaktonë nefropatinë diabetike, në tru shkaktonë neuropatinë. Po ashtu në
zemer dhe në enët e gjakut diabeti shkaktonë bllokim të arterieve që furnizojnë zemrën pra infarct të miokardit, hemorragji cerebrale si dhe gangrenë. Ndërlikimi më i madh i diabetit është …
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Pneumoni, Arbresha Sylejmani
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Pneumoni, Arbresha Sylejmani
Theses and Dissertations
Hyrje:Ky punim hulumtues ka të bëj me pneumoninë. Kjo është një sëmundje e mushkërive qe shkakton infeksion të parenkimes së saj. Kjo sëmundje zakonisht i atakon njerëzit me sistem imunitar të dobët, duke mos përjashtuar edhe moshen si faktor kyq në paraqitjen e pnumonisë. Karakterizohet me kollitje,plogeshti, vështirësi në frymarrje poashtu edhe gjendja emocionale e pacientit ështëe brishtë.
Deklarimi i problemit:Pneumonia është problemedhe për profesionin infermieror,të cilët janë në kontakt të vazhdushëm me pacient dhe mundohen që ti shfrytëzojnë të gjitha energjitë për trajtimin e pacientëve me sëmundjen në fjalëdhe ndikimin negativ që ka sëmundja në aspektin holistik. …
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Sëmundje Të Refluksit Gastroezofagial, Shkurte Sherifi
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Sëmundje Të Refluksit Gastroezofagial, Shkurte Sherifi
Theses and Dissertations
Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive të infermierëve të ardhshëm lidhur me kujdesin infermieror tek të sëmurët me refluks gastroezofagial, ku përmes këtij punimi synohet që të shtjellohet diagnostifikimi, preventiva, zhvillimi dhe mjekimi i Refluksit Gastroezofageal.
Lexuesit mundë të informohen rreth sëmundjes së refluksit gastroezofageal.Ky punim është bërë në kolegjin UBT Programi Infermieri si dhe në bashkpunim me Qendren Klinike Universitare të Kosovës QKUK në Prishtinë,ku të dhënat për numrin e pacientëve janë marrë nga Klinika e Gastroenterologjisë.
Mentori i temës është Prof.Dr.Zaim Gashi.
Punimi përfshinë: 43 faqe, 3 tabela, dhe 7 figura.
Niveli I Njohurive Të Grave Të Trajtuara Në Qkmf-Në E Komunës Së Pejës Lidhur Me Diagnostikimin E Hershëm Të Kancerit Të Gjirit, Vlera Gashi
Theses and Dissertations
Qëllimi i kësaj teme është të japë sado pak ndihmë në ngritjen e nivelit të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të popullatës lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit. Duke e vlerësuar nivelin aktual të njohurive tek gjinia femërore, do japim rekomandime për mundësitë e ngritjes së nivelit të njohurive të popullatës tek autoritetet relevante shëndetësore.
Metodat e vlerësimit të gjendjes së gjinjëve mbështeten duke filluar në grumbullimin e të dhënave anamnestike, vetëkzaminimi i gjinjeve, ekzaminimi klinik, ku merr pjesë edhe inspeksioni dhe palpimi, pastaj vazhdohet me metodat imazherike si ekzaminimi me ultratingull i gjinjeve, mamografia, rezonanca magetike (MRI), citologjia aspirative, core …
Qëndrimet Ndaj Abortit Dhe Statusi Social Te Banorët E Ferizajit, Djellza Bajrami
Qëndrimet Ndaj Abortit Dhe Statusi Social Te Banorët E Ferizajit, Djellza Bajrami
Theses and Dissertations
Aborti është definuar si ndërprerja e shtatzënisë me heqjen ose dëbimin nga mitra të një fetusi ose embrioni. Një abort mund të ndodhë spontanisht, në të cilin rast zakonisht quhet abort ose mund të nxitet qëllimisht. Termi abort më së shpeshti i referohet abortit të shkaktuar nga spontanisht gjatë shtatzënisë. Qëllimi i punimit eshte të vlerësoj qëndrimet dhe statusin social te grave rreth abortit ne Komunen e Ferizajit. Në hulumtim morën pjesë 200 respodent të cilat janë rekrutuar për hulumtim në Komunën e Ferizajit. Sa i përket gjinisë respodentët ishin të ndarë në mënyrë të barabartë (50%) meshkuj dhe (50%) …
Menaxhimi I Dhimbjes Te Të Moshuarit, Ebra Hulaj
Menaxhimi I Dhimbjes Te Të Moshuarit, Ebra Hulaj
Theses and Dissertations
Popullsia e moshuar përfshin segmentin në rritje më të shpejtë të popullsisë në botë. Ndërsa pacientët plaken, incidenca dhe prevalenca e sindromave të caktuara të dhimbjes rritet. Dhimbja mund të raportohet pasi disa pacientë të moshuar gabimisht besojnë se dhimbja është një proces normal i plakjes. Vlerësim gjithëpërfshirës i dhimbjes përfshin një histori të plotë mjekësore dhe ekzaminim fizik, rishikim të sistemeve dhe rezultateve përkatëse laboratorike, studime imazherike dhe teste diagnostikuese. Mjekët e dhimbjes duhet të kenë një gamë të gjerë të të kuptuarit të ndryshimeve farmakologjike dhe fiziologjike që ndodhin në popullatën geriatrike. Shqyrtimi i tanishëm mbi menaxhimin e …
Roli I Infermierës Në Periudhën E Paslindjes - Puerperium, Elonë Grajçevci
Roli I Infermierës Në Periudhën E Paslindjes - Puerperium, Elonë Grajçevci
Theses and Dissertations
Ardhja e një fëmije në jetën e një çifti sjell një ndryshim thelbësor. Si burri ashtu edhe gruaja ndryshojnë totalisht jetën e tyre të mëparshme dhe e gjejnë veten në rolin e babait ose të nënës papritur. Në muajt e parë të ardhjes së foshnjës në jetë, gjithçka bëhet e vështirë, sidomos në marrëdhënien e tyre në çift për të gjetur harmoninë dhe bashkëpunimin që kishin para se të lindte fëmija. Nëna instinktivisht është ajo që kujdeset më shumë për rritjen e fëmijës, si në planin fizik ashtu edhe në atë emocional, duke krijuar me të një lidhje që i …
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Infeksione Purulente, Ermale Shala
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Infeksione Purulente, Ermale Shala
Theses and Dissertations
Hyrje: Një sëmundje purulente është ajo që gjeneron shumë qelb.Një akumulim i qelbës në një hapësirë indi të mbyllur njihet si një absces, ndërsa një koleksion i dukshëm i qelbës brenda ose nën epidermës njihet si një puçërr ose njoll.Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive të infermierëve të ardhshëm në fushën e parandalimit të infeksioneve purulente ndaj pacientit respektivisht kujdesit infermieror ndaj tyre.
Metodologjia: Kemi kryer një studim retrospektiv tek pacientët me infeksione purulente përkatsisht me abses flegmon dhe fascit nekrotizues të shtruar dhe te trajtuar në Kliniken e Kirurgjisë Plastike QKUK Prishtinë gjatë periudhës kohore …
Kujdesi Dhe Edukimi Infermieror Të Skleroza E Shumëfishtë, Diellza Elshani
Kujdesi Dhe Edukimi Infermieror Të Skleroza E Shumëfishtë, Diellza Elshani
Theses and Dissertations
Skleroza e shumëfisht është sëmundje që shkakton paaftësi dhe agoni. Ekzaminimi i afërt tregon që progresi në ditët e fundit ka pasur përmirsime të dukshme. Ky progres na ka dhën shpresa për arritje më të mëdha në kuptimin e gjenetikës dhe patologjis së sklerozës së shumëfisht, në të njejten mënyrë edhe në kuptimin e diagnozës trajtimit dhe rehabilitimit të pacientve më këtë sëmundje. Numri i këtyre pacientve sipas statistikave dita e ditës është në rritje. Në punim kam shënuar për sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë, simptomat e kësaj sëmundje, llojet, diagnozën, faktorët e rrezikut, trajtimin, si është të jëtosh më …
Immunization Training Modules: Identifying Student Nurse Learning, Katie Bates
Immunization Training Modules: Identifying Student Nurse Learning, Katie Bates
Theses and Dissertations
Background: Despite the importance of vaccination in disease prevention some people choose to remain unvaccinated. Nurses are influential in the choice to vaccinate. Considering the possibility of poor public understanding of vaccines and need for continued improvement in vaccination rates, it is essential for nurses to be knowledgeable and adept at addressing vaccine concerns. Vaccination education formally begins in nursing school. Objective: To identify nursing students' vaccine understanding by exploring information learned from formal online vaccine education specifically the Nursing Initiative Promoting Immunization Training Modules (NIP-IT). Design/Setting/Participants/Methods: Nursing students enrolled in a Community Health Nursing course were required to complete …
Roli I Infermierit Te Lëndimet E Shtyllës Kurrizore, Afërdita Spahiu
Roli I Infermierit Te Lëndimet E Shtyllës Kurrizore, Afërdita Spahiu
Theses and Dissertations
Duke pasur parasysh faktin se trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm apo të jashtëm, infermieria si degë e mjekësisë ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka pësuar dëmtime të ndryshme fizike. Meqë bazë e trajtimit në këtë punim janë lëndimet e shtyllës kurrizore, do të fokusohemi vetëm në këtë pjesë, e cila është mjaft komplekse për studim në shkencën e mjekësisë.
Studimi i bërë ka për …
Kujdesi Infermieror Te Pacienti Me Pneumoni, Ernesta Osmanaj
Kujdesi Infermieror Te Pacienti Me Pneumoni, Ernesta Osmanaj
Theses and Dissertations
Qëllimi i temës “ Kujdesi infermieror te pacienti me pneumoni “ ka të bëjë me pacientët që vuajnë nga infamacioni i indit pulmunar ku edhe kryesishtë janë marrë pacientat në spitalin rajonal në Pejë kryesisht në repartin e pulmologjisë për hulumtim . Në kapitullin e parë të punimit zhvillohet hyrja ku filitet për anatominë , fiziologjinë dhe patologjitë e pneumonisë . Kapitulli i dytë përfshinë shqyrtimin e literaturës , kapitulli tretë për diskutimin e problemit , kapitulli katërt metodologjinë dhe kapitulli i pestë hulumtimin klinik . Sëmunjet e mushkërive gjegjësishtë pneumonitë janë mjaftë të shprehura si tek fëmijët ashtu edhe …
Hormonet E Gjëndrrave Mbiveshkore, Hyrije Emini
Hormonet E Gjëndrrave Mbiveshkore, Hyrije Emini
Theses and Dissertations
Endokrinologjia është specialiteti i mjekësisë i cili merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që lidhen me hormonet. Shërbimi i Endokrinologjisë mbulon funksione të tilla njerëzore si koordinimin e metabolizmit, frymëmarrjes, riprodhimit, perceptimit ndijor dhe lëvizjes.
Endokrinologjia fokusohet në gjëndrat endokrine dhe indet që sekretojnë hormone. Sistemi endokrin human përbëhet nga një numër gjëndrash endokrine. Këto gjëndra prodhojnë dhe sekretojnë hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin e trupit, rritjen, zhvillimin seksual si dhe funksione të tjera të trupit. Njëra prej gjëndrave kryesore endokrine është edhe Gjëndrat mbiveshkore – suprarenale, të cilat do ti trajtojë dhe shqyrtojmë në këtë punim diplome.
Plagët Ulcerative Të Diabetit Në Lëkurë Dhe Trajtimi I Tyre - Roli I Infermieres, Qëndresa Kastrati
Plagët Ulcerative Të Diabetit Në Lëkurë Dhe Trajtimi I Tyre - Roli I Infermieres, Qëndresa Kastrati
Theses and Dissertations
Kjo temë diplome ka për qëllim hulumtimin e diabetit, tipet e tij, por me theks të veçantë plagët ulcerative të cilat i jep diabeti dhe ndryshimet që i shkakton në lëkurë. Në këtë punim, jemi munduar që të përmbledhim disa nga pikat më kryesore që kanë të bëjnë me diabetin.
Së pari sqarohet se çfarë është diabeti, historiku i diabetit, ndërtimi i pankreasit, llojet e diabetit, pastaj vazhdohet me shpjegimin e ndërlikimeve më të shpeshta që i jep diabeti si: nefropatinë, retinopatinë, neuropatinë, arteriopatinë, tensionin arterial, e deri te ndërlikimet e mëdha, siç janë: gangrena dhe këmba diabetike. Rëndësi e …
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, Blerina Avdijaj
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, Blerina Avdijaj
Theses and Dissertations
Në këtë punim janë trajtuar çështjet që kanë të bejnë më të kuptuarit ose konceptet e shkaktarëve të sëmundjeve pulmonare obstruktive (SPOK)
Punimi synon që duke u mbështetur në rezultatet e hulumtimit, duke marrë në konsideratë situatën ekzistuese dhe perspektiven e sistemit shëndetësor në Kosovë, të prezantojë menaxhimin dhe kujdesin e infermiereve për pjesëmarrje aktive në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin adekuat, por edhe duke asistuar dhe mbështetur punën e mjekut, me qëllim që së bashku të parandalojmë me kohë komplikimet e mundshme nga sëmundjet pulmunare obstructive. Kujdesi infermieror që ju ofrohet pаcientëve me Bronkit kronik obstruktiv është një trаjtim që …
Kujdesi Infermierorë Te Të Sëmurët Me Ulçerë Gastroduodenale, Melek Laçi
Kujdesi Infermierorë Te Të Sëmurët Me Ulçerë Gastroduodenale, Melek Laçi
Theses and Dissertations
Pasi që ulçera gastroduodenale, është një patologji e shpeshtë, fillova të bëjë këtë punim në mënyr që sado pak të fitojmë njohuri mbi këtë patologji dhe njëherit të kontribojmë në parandalimin e kësaj patologjie, sidomos të sëmundjet tjera kronike që kanë si pasojë shfaqjen e ulcerës, të shkaktuar nga përdorimi i medikamenteve.
Ulçera përkufizohet si prishje e intergritetit të mukozë së stomakut apo të duodenit, e cila qonë në defekt lokal ose në formimin e një grope, si pasoj e inflamacionit aktiv. Ulçerat shfaqë në stomak dhe duoden dhe shpeshherë janë me natyrë kronike. Afërsisht deri në 10% e populates …
Kujdesi Infermieror Të Të Sëmuret Me Pankreatit Akut, Valentina Meha
Kujdesi Infermieror Të Të Sëmuret Me Pankreatit Akut, Valentina Meha
Theses and Dissertations
Ky punim është realizuar me qëllim që të dihet më tepër për fushën e Gastroenterologjisë saktësisht për Pankreatitin Akut, ku përmes këtij punimi synohet që të shtjellohet diagnostifikimi, preventiva, zhvillimi dhe mjekimi i pankreatiti akut. Lexuesit mund të informohen rreth sëmundjes së Pankreatitit Akut. Ky punim është bërë në kolegjin ‘UBT‘ Programi Infermieri si dhe në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK në Prishtinë, ku të dhënat për numrin e pacientëve janë marrë nga Klinika e Gastroenterologjisë.
Mentori i temës është: Dr.Prof. Zaim Gashi.
Punimi përfshinë: 41 faqe, 4 tabela, dhe 8 figura.
Njohja E Pacienteve Kundrejt Antibjotikve, Vezire Halili
Njohja E Pacienteve Kundrejt Antibjotikve, Vezire Halili
Theses and Dissertations
Antibiotikët filluan të përdoren në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar, fillimisht vetëm nëpër spitale për shërimin e sëmundjeve të rrezikshme si: tuberkuloza, inflamacioni i mushkërive dhe meningjiti. Antibiotikët janë substanca të cilat mund të asgjësojnë bakteriet (ndikim bakteriocid) ose të pengojnë rritjen apo zhvillimin e tyre (ndikimi bakteriostatik). Mund të jenë me origjinë natyrore, sintetike ose gjysmësintetike. Ata janë një zgjedhje e mirë për shërimin e infeksioneve bakteriale, por nuk kanë ndikim te viruset dhe funget. Sot më shumë përdoren te mjekësia primare mbrojtëse, kryesisht, kur nuk janë të domosdoshme dhe të nevojshme: për infeksione të lehta, …
Kujdesi Infermieror Të Të Sëmuret Me Infarkt Akut Të Miokardit, Dhurata Shehi
Kujdesi Infermieror Të Të Sëmuret Me Infarkt Akut Të Miokardit, Dhurata Shehi
Theses and Dissertations
Kur flitet për zemrën, atëhere themi se vëmendja e njerëzve është me e përqendruar. Zemra është një organ muskulo-kavitar i cili kontrahohet pa dëshirën e njeriut. Përbëhet nga katër dhomëza, dy atriume dhe dy ventrikuj. Patologjia më e rendësishme e zemrës është:
Infarkti i miokardit
Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një iskemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. …
Statisfaksioni I Pacientëve Me Shërbimet Shëndetsore Në Qkmf - Lipjan, Egzona Ramadani
Statisfaksioni I Pacientëve Me Shërbimet Shëndetsore Në Qkmf - Lipjan, Egzona Ramadani
Theses and Dissertations
Hyrje; Pacientët kanë një rol legjitim dhe të rëndësishëm si vlerësues të kujdesit shëndetësor marrja e reagimeve nga pacientët për cilësinë e kujdesit shëndetësor parësor, është një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar një sistem të ofrimit të kujdesit shëndetësor , me fokusim të pacientit në qendër. Qëllimi i këtij studimi është që të vlerësojmë kënaqshmërinë e pacientëve ,me shërbimet shëndetësore që ofrohen nga stafi mjekësor në QKMF-Lipjan.
Metodologjia ; Studimi është i tipit prospektiv dhe është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Në studim janë përfshirë 50 pacientë, prej të cilëve 21 të gjinisë mashkullore , dhe …
Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurët Me Tumor Të Kolonit, Egzona Laçi
Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurët Me Tumor Të Kolonit, Egzona Laçi
Theses and Dissertations
Punimi është bërë me qëllim studimi, jo vetëm për faktin se është një sëmundje serioze, por edhe për nevojën e ndërgjegjësimit të të sëmuarve për nevojën e diagnostifikimit sa më të hershëm të kësaj sëmundjeje dhe mbajtjen nën kontroll, pasi që kjo patologji mundë të sjell deri në një perfundim letal. Për aresye të mungesësë së të kuptuarit në kohë të këncerit kolorektal, aktualisht shumica e pacienteve që marrin mjekim janë me kancer të avancuar kolorektal. Çfarë është tumori i zorrës së trashë? Tumori është formacion me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u …
Manifestimet Klinike, Laboratorike Dhe Imazherike Të Apendicitit Akut, Tek Pacientët Mbi Moshën 20 Vjeçare, Lirie Halili
Manifestimet Klinike, Laboratorike Dhe Imazherike Të Apendicitit Akut, Tek Pacientët Mbi Moshën 20 Vjeçare, Lirie Halili
Theses and Dissertations
Hyrje: Apendiciti akut është urgjenca kirurgjikale më e zakonshme. Diagnostifikimi i hershëm mbetet qëllimi klinik më i rëndësishëm tek personat me apendicit të dyshuar, dhe në shumicën e rasteve, mund të bëhet kryesishtë mbi bazën e anamnezës dhe ekzaminimit fizik. (AJ., 1988). Shkaku i apendicitit akut është i panjohur, por me siguri është shumëfaktorialë; obstruksioni lluminal ,mbyllja e llumenit nga folikuli limfatik, faktorët dietetikë dhe familjarë. Sëmundja e apendicitit, ndeshet gjerësisht në praktiken kirurgjike.Apendiciti është gjendja më e zakonshme abdominale që kirurgu duhet të trajtojë. (D.J.Humes, 2006)
Metodologjia: Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda teorike, që bazohet në …
Biopsychosocial Variables Associated With The Development Of Chronic Low Back Pain In Healthcare Workers, Jena Pauli
Biopsychosocial Variables Associated With The Development Of Chronic Low Back Pain In Healthcare Workers, Jena Pauli
Theses and Dissertations
ABSTRACT
Purpose: Worldwide the incidence and prevalence of acute low back injury with pain (ALBIP) is increasing in healthcare workers (HCW). Approximately 27% of ALBIP result in chronic low back pain (CLBP). The primary aim of this study was to identify biopsychosocial factors that contribute to the development of CLBP. A secondary aim was to examine the predictive value of reliable and valid screening instruments to identify individuals at highest risk for CLBP.
Significance: Low back pain is the second most commonly reported pain condition in the United States, one of the leading causes of sick leave and …