Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Theses and Dissertations

Discipline
Institution
Keyword
Publication Year
File Type

Articles 241 - 270 of 638

Full-Text Articles in Nursing

Understanding The Importance Of Psychological Screenings For Patients Undergoing Elective, Invasive Cosmetic Surgery: A Literature Review, Jazmin N. Rush May 2020

Understanding The Importance Of Psychological Screenings For Patients Undergoing Elective, Invasive Cosmetic Surgery: A Literature Review, Jazmin N. Rush

Theses and Dissertations

All over the United States (U.S.), men and women alike are undergoing elective, invasive cosmetic surgery. Research has found there is an increasing number of patients choosing cosmetic surgery in hopes of alleviating psychological disorders such as body dysmorphic disorder and low self-esteem. The objective of this review is to analyze the literature available regarding cosmetic surgery and the psychological issues leading to the decision to undergo elective, invasive cosmetic surgery in order to understand and identify the possible benefits of psychological screenings. Information for this study was obtained from three electronic databases - Galileo, PubMed, and CINAHL. U.S. based …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Kancer Kolorektal, Anida Hyseni Apr 2020

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Kancer Kolorektal, Anida Hyseni

Theses and Dissertations

Kjo temë është marrë në studim jo vetëm për faktin që ky kancer është ndër kanceret me vdekshmëri të lartë në botë por edhe për nevojën e ndërgjegjësimit të popullatës në mënyrë që të mundësojmë parandalimin e tij.

Është punuar dhe studiuar që nga faktorët e rriskut e deri tek parandalimi e trajtimi duke vëzhguar e ndjekur pacientët e shtruar në Repartin e Onkologjise në spitalin e Prishtines (QKUK). Pacientëve u janë marrë të dhëna të rëndësishme dhe u është dhënë kujdesi infermieror i nevojshëm dhe në këtë mënyrë ne kemi arritur në disa përfundime të rëndësishme. Ky punim është …


Numri I Fëmijëve Të Inhaluar Gjatë 6 Muajve Të Fundit Të Vitit 2018 Në Nivelin Primar Të Qytetit Të Bujanocit Dhe Medikamenti Më I Përshkruar Si Inhalator, Ermira Adili Apr 2020

Numri I Fëmijëve Të Inhaluar Gjatë 6 Muajve Të Fundit Të Vitit 2018 Në Nivelin Primar Të Qytetit Të Bujanocit Dhe Medikamenti Më I Përshkruar Si Inhalator, Ermira Adili

Theses and Dissertations

Objektivat dhe qëllimi

Terapitë inhalatore gjejnë përdorim shumë shekuj më parë, por popullariteti i tyre viteve të fundit ka bërë një nga debatet më të diskutueshme mjekësore. Sot, inhalimi paraqet rrugën e administrimit të barnave për të trajtuar çrregullimet e frymëmarrjes dhe sëmundjet respiratore tek fëmijët (Wright et al, 2002). Meqë përdorimi i inhalimit kohëve të fundit është rritur dukshëm në mbarë botën ky po që është një problem për t’u deklaruar. Prandaj edhe qëllimi i këtij punimi shkencor ka qenë që të shohim se sa fëmijë janë inhaluar gjatë 6 muajve të fundit të vitit 2018 në nivelin primar …


Edukimi I Pacienteve Për Vetë Menaxhimin E Hipertensionit Në Komunën E Pejës, Fellona Gjukaj Apr 2020

Edukimi I Pacienteve Për Vetë Menaxhimin E Hipertensionit Në Komunën E Pejës, Fellona Gjukaj

Theses and Dissertations

Hyrje: Shtypja e gjakut është shtypja apo forca e gjakut brenda murit të arterieve. Shtypja mesatare e gjakut është 90/60-120/80 mmHg. Shtypja prodhohet kryesisht nga tkurrja e muskulit të zemrës.Ngritja e vazhdueshme e shtypjes së gjakut quhet hipertension. Hipertensioni mund të karakterizohet në dy lloje: hipertensioni primar dhe sekondar. Më shumë se 95% e pacientëve kanë hipertension primar, ndërsa më pak se 5% e pacientëve kanë hipertension sekondar

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit ishte të vlerësohet edukimi i pacientëve spitalor dhe ambulator me hipertension nga mjekët dhe infermierët në spitalin e përgjithshëm në Pejë.

Metodologjia: Të dhënat janë mbledhur …


Leukemia Dhe Rëndësia E Kujdesit Infermieror Në Kualitetin E Trajtimit Të Pacientëve Me Këtë Sëmundje, Leonora Muhaxheri Apr 2020

Leukemia Dhe Rëndësia E Kujdesit Infermieror Në Kualitetin E Trajtimit Të Pacientëve Me Këtë Sëmundje, Leonora Muhaxheri

Theses and Dissertations

Leukemia është sëmundje e kancerit që prek rruazat e bardha të gjakut, të cilat, për shkak të uljes së numrit, janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre. Me shfaqjen e kësaj sëmundjeje përballemi me ulje të numrit të rruazave të kuqe, të hemoglobinës dhe të pllakëzave të gjakut. Sëmundja fillon me dobësi, lodhje të shpejtë, dhembje në muskuj dhe kocka, humbje oreksi, ngritje të vogla të temperaturës. Pas kësaj faze, sëmundja fillon vrullshëm. Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e kujdesit infermieror tek pacientët. Prandaj, leukemia si sëmundje …


Duhanpirja Te Stafi Profesional Nё Qkmf- Ferizaj, Arta Mehmeti Apr 2020

Duhanpirja Te Stafi Profesional Nё Qkmf- Ferizaj, Arta Mehmeti

Theses and Dissertations

Në Botë eksistojnë shumë forma të përdorimit të duhanit ku cigaret janë lloji kryesor iprodukteve të duhanit që konsumohen. Çdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e konsumimit të cigareve dhe më tepër se 5 milion njerëz vdesin në vit ngaqë pijnë duhan, shumë prej tyre në vendet në zhvillim. Në fillim të vitëve të 90-ta kanë vdekur 3 milion njerëz dhe mendohet që nga viti 2020 deri në vitin 2030 do të vdesin 10 milion njerëz nga dëmet e duhanit.

Qëllimi i këtij punimi është të njihemi me nivelin se sa konsumohet duhani nga profesionistët shëndetsor të lëmive …


Kujdesi Infermieror Në Menaxhimin E Infeksioneve Intrahospitalore, Sidorela Pulaj Apr 2020

Kujdesi Infermieror Në Menaxhimin E Infeksioneve Intrahospitalore, Sidorela Pulaj

Theses and Dissertations

Infeksionet intrahospitalore (brenda spitalit) ose të quajtura ndryshe infeksione nozokomiale përkufizohen si infeksione që nuk kanë qënë të pranishme apo nuk janë në fazën e inkubimit në momentin e pranimit te pacientit në spitale. Termi nozokomial ka origjinë nga greqishtja nozos (sëmundje) dhe komein (përkujdesje) dhe nënkupton infeksionet që janë marrë si rrjed- hojë e përkujdesjes mjekësore. Infeksionet intrahospitalore janë të gjitha infeksionet që mer- ren 48 orë deri në 72 orë pas shtrimit të pacjentit në spital, pra infeksionet spitalore janë marrja e një infeksioni tjetër plus gjatë qëndrimit në spital. (Misini, et.al, 2012).

Qëllimi i këtijë punimi ka …


Kujdesi Infermieror Te Femijet E Operuar Nga Apendiciti Akut, Yllza Sylejmani Apr 2020

Kujdesi Infermieror Te Femijet E Operuar Nga Apendiciti Akut, Yllza Sylejmani

Theses and Dissertations

Hyrje

Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit (zorrës qorre, rreth 9 centimetra e gjatë). Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit dhe as shkaku i apendicitit akut, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos në moshën pediatrike por edhe tek adultët.

Qëllimi i studimit

Qëllimi i këtij studimi është që të analizohet incidenca e apendicitit akut te fëmijët, duke përfshirë aspekte të ndryshme të kësaj problematike siç janë: shpërndarja e sëmundjes sipas moshë dhe gjinisë së pacientëve. Po ashtu …


Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Të Fëmijëve Kundër Sëmundjeve Ngjitëse, Xheneta Shabani Apr 2020

Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Të Fëmijëve Kundër Sëmundjeve Ngjitëse, Xheneta Shabani

Theses and Dissertations

Duke qenë se shëndeti është gjëja kryesore për të gjithë, sidomos për ne si profesionistë shëndetësor, duhet që ne çdo hap që e bëjmë drejt ruajtjes dhe përmirësimit të tij. Si infermierë të rinjë, kjo është ndër detyrat tona primare që mund ta arrijmë përmes punës dhe edukimit tonë. Në temën time kam trajtuar njohuritë e prindërve rreth vaksinimit të fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse, pikërisht temë e cila ka zgjuar shumë interes te prindërit e rinjë. Duke qenë se rëndësia e vaksinimit është mjaft e madhe tek një popullatë për të qenë sa më e shëndetshme, është e nevojshme që …


Stomat Kirurgjike Tek Të Ushqyerit Enteral Dhe Roli I Infermierit/Es, Donjeta Avdiu Apr 2020

Stomat Kirurgjike Tek Të Ushqyerit Enteral Dhe Roli I Infermierit/Es, Donjeta Avdiu

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është që të mësohet më tepër për të ushqyerit enteral, cilat janë sëmundjet më të shpeshta ku është i nevojshëm ushqimi enteral, mënyrën se si mirret, si dhe moshat më të prekura, ndikimet pozitive apo negative që shkakton.

Metodologjia– Studimi analizon të dhëna në mënyrë retrospektive pacientët gjatë vitit 2019 të cilët kanë qenë të trajtuar në Klinikën e Anesteziologjise në repartin e Intensivës Qendrore, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Prishtinë.

Rezultatet – Të dhënat na tregojnë se numri më i madh i pacientëve me të ushqyerit enteral janë meshkuj (220) 58% dhe femra …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Lëndime Të Shtyllës Kurrizore, Diellza Asllani Apr 2020

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Lëndime Të Shtyllës Kurrizore, Diellza Asllani

Theses and Dissertations

Shëndeti nënkupton mirëqenien e plotë, fizike, emocionale dhe sociale. Tek njeriu, kjo është gjendje e përgjithshme e mendjes, trupit dhe shpirtit të një personi, që do të thotë të jenë të lirë nga sëmundjet, dëmtimi ose dhimbja.

Duke pasur parasysh faktin se trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm apo të jashtëm, infermieria si degë e mjekësisë ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka pësuar dëmtime të …


Njohurit E Femerave Rreth Faktoreve Që Ndikojne Tek Abortet, Arbenita Hyseni Apr 2020

Njohurit E Femerave Rreth Faktoreve Që Ndikojne Tek Abortet, Arbenita Hyseni

Theses and Dissertations

Ky hulumtim trajtohet përmes metodologjisë jo-eksperimentale dhe qasjes cilësore duke i shqyrtuar të dhënat përkshruese dhe krahasimin e tyre me teoritë dhe gjetjet paraprake për variablin e njohurive të femerave rreth faktoreve që ndikojne tek abortet, nga totali i mostrës prej 44 grave të përzgjedhur në spitalin rajonal të Ferizajt në repartin e Gjinekologjisë.

Aborti është ndërprerja e shtatzënisë dhe dalje e fetusit dhe materialeve placentare jashtë mitrës deri në javën e 22-të të jetës intrauterine të frytit. Ndërprerja e shtatzënisë pas 22 javëve e deri në javën e 37 –të quhet lindje para kohe. Fetusi që lind para 22 …


Physician Behaviors, Nursing, And Other Obstacles In End-Of-Life Care: Additional Critical Care Nurse Perceptions, Elizabeth Elouise Willmore Mar 2020

Physician Behaviors, Nursing, And Other Obstacles In End-Of-Life Care: Additional Critical Care Nurse Perceptions, Elizabeth Elouise Willmore

Theses and Dissertations

Background: Critical Care Nurses (CCNs) frequently provide end of life (EOL) care in intensive care units (ICUs). Barriers to EOL care in ICUs exist and have been previously published, but qualitative reports from CCNs themselves remain scarce. Qualitative data exploring barriers faced during ICU EOL care may increase awareness of obstacles and help remove them. Objective: Excluding family experiences, what are the major themes recounted by CCNs when asked to share common obstacles experienced in providing ICU EOL care? Methods: Members of the American Association of Critical-Care Nurses were randomly surveyed and responses to a single qualitative question were used. …


School Nurses' Role During Disease Outbreak, Christina Rickenbach Mar 2020

School Nurses' Role During Disease Outbreak, Christina Rickenbach

Theses and Dissertations

Background and Purpose: School nurses have the critical task of overseeing the health and wellness of school-aged students. Utah is 1 of 17 states which allow parents to exempt their children from vaccines. The most common parental reason for exempting children from vaccines is personal choice. With the number of students without vaccinations on the rise, school nurses are tasked with responsibilities related to the spread of vaccine-preventable diseases. However, few studies have explored the role of school nurses in managing a disease outbreak. Therefore, the purpose of this study was to 1) explore the responsibilities of Utah school nurses …


Përdorimi I Benzodiazepinave Gjatë Periudhës 01/2019-06/2019 Në Qmf- I - Ferizaj, Arbesa Ramadani Mar 2020

Përdorimi I Benzodiazepinave Gjatë Periudhës 01/2019-06/2019 Në Qmf- I - Ferizaj, Arbesa Ramadani

Theses and Dissertations

Benzodiazepinat janë një klasë e ilaçeve me një gamë të gjerë farmakologjike me veprime të ndryshme duke përfshirë anti-ankth, qetësues të muskujve, antiepileptik, hipnotik dhe memorie efekte dëmtuese. Benzodiazepinat u bënë një ilaç popullor për shkak të sigurisë së tyre relative të përdorimit dhe efektet e tyre me veprim të shpejtë. Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë hulumtime kanë krijuar një sërë efektesh të dëmshme, përfshirë efikasitetin e zvogëluar me kalimin e kohës, dhe dëmtimin konjitiv dhe psikomotorik.

Përdoruesit e rinjë të benzodiazepinës zakonisht përjetojnë efekte anësore njohëse, përfshirë qetësimin, pavëmendjen dhe kujtesën. Në njohje të rreziqeve të përdorimit të benzodiazepines, …


Reanimacioni Kardiopulmunar – Rëndësia E Kujdesit Infermieror, Anida Ismaili Mar 2020

Reanimacioni Kardiopulmunar – Rëndësia E Kujdesit Infermieror, Anida Ismaili

Theses and Dissertations

SFONDI: Infermierët luajnë një rol kryesor në menaxhimin e arrestit kardiak në spital. Shpesh ata janë të parët në skenën e një arresti - duke filluar ringjalljen kardiopulmonare (CPR) si dhe thirrjen e ndihmës nga ekipi për 'mbështetje më të përparuar te jetës' apo ekipi i 'arrestit'. Rezultatet e studimeve mbi arrestin kardiak kanë identifikuar defibrilimin e hershem si një parashikues të fortë të mbijetesës - me theksin e vendosur në vonesën minimale midis arrestit dhe 'shokut'. Pavarësisht kësaj, komuniteti ka një pritshmëri te lartë (me të drejtë ose të gabuar) që të gjithë infermierët janë në gjendje të menaxhojnë …


Roli I Infermierës Ne Kujdesin E Pacientëve Me Dekubite, Albina Sejdiu Mar 2020

Roli I Infermierës Ne Kujdesin E Pacientëve Me Dekubite, Albina Sejdiu

Theses and Dissertations

1.Hyrje: Siq dihet dekubituset janë plagë e cila shkaktohet për shkak të presionit në pjesë tëcaktuara tëtrupit.Qëllimi i ketij punimi është që të ngritet niveli i njohurive, së pari tek personeli mjeksorë, pastaj përmes tyre edhe tek pacientët për shkaqet e shfaqjes sëdekubitusit dhe rolin e infermierës në parandalimin dhe menagjimin e tyre.

2.Materiali dhe Metodologjia: Në mënyrë retrograde janë analizuar pacientët me dekubite të trajtuar në Kliniken e Kirurgjisë Plastike në QKUK prej vitit 2014-2018.

3.Rezultatet: Në bazë te hulumtimeve në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është konstatuar se dekubituset kryesisht prekin moshën madhore e shumë rrallë moshën fëmijrore.

Në …


Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Të Fëmijëve Kundër Sëmundjeve Ngjitëse, Etleva Zekaj Mar 2020

Njohuritë E Prindërve Rreth Vaksinimit Të Fëmijëve Kundër Sëmundjeve Ngjitëse, Etleva Zekaj

Theses and Dissertations

Vaksinimi i fëmijëve kundër sëmundjeve ngjitëse është një proces i përhershëm dhe i domosdoshëm për hir të këtyre gjeneratave dhe gjeneratave pasuese.

Prindërit janë ata që e determinojnë suksesin apo mos suksesin e procesit të vaksinimit (imunizimit) të fëmijëve.

E ardhmja e njerëzimit varet nga popullsia e shëndetshme dhe e mbrojtura nga sëmundjet invazive infektive. Me gjithë progresin e arritur vetë globalizimi i shekullit të XXI-të paraqet që sëmundje të caktuar që janë zhdukur te ne nëse popullsia është e pa vaksionuar (imunizuar) egziston mundësia që të paraqiten sërishë dhe ato të paraqesin rrezik të përhershëm.

Andaj përgjegjësia e prindërve …


Kujdesi Infermieror Për Pacientët Pas Insultit Iskemik, Erona Berisha Mar 2020

Kujdesi Infermieror Për Pacientët Pas Insultit Iskemik, Erona Berisha

Theses and Dissertations

Plakja është proces i pashmangshëm, por sëmundjet e saj mund të ngadalësohen dhe mund të parandalohen. Përderisa jetëgjatësia në botë është shtuar, sëmundjet që shfaqen në moshat e shtyera janë bërë më të shpeshta. Sëmundjet që e prekin trurin e njeriut vazhdojnë të jenë një problem madhor i shëndetit publik të cilat janë shkaqet kryesore të vdekjes në pjesën më të madhe tek të moshuarit dhe janë përgjegjëse për një përqindje të lartë të invaliditetit. Duke qenë një argument mjaft interesant dhe duke pasur parasysh normën e saj të incidencës në popullatën dhe ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetesës …


Kanceri I Qafës Së Mitrës, Fillojeta Gashi Mar 2020

Kanceri I Qafës Së Mitrës, Fillojeta Gashi

Theses and Dissertations

“Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia”- Hipokrati. Punimin tim desha ta filloj me këtë thënje për shëndetin nga Hipokrati, i njohur ndryshe edhe si “Babai i Mjeksisë”, me qenë se më lehtë është të parandalosh se sa të kurosh. Kanceri i qafës së mitrës paraqet një problem aktual anë e mbanë botës , është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në botë. Gati 85% e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës ndodhin në vendet në zhvillim të botës. Kanceri i qafës së mitrës është një ndër kanceret me incidencë dhe prevalencë mjaftë aktuale gjatë …


Roli I Infermierit Ne Perkujdesjen E Femijeve Me Semundje Malinje, Genita Sylej Mar 2020

Roli I Infermierit Ne Perkujdesjen E Femijeve Me Semundje Malinje, Genita Sylej

Theses and Dissertations

Hyrje

Semundjet malinje si sëmundje serioze kërkojne një përkushtim maksimal nga pacientët, stafi mjekësor,familjarët dhe shoqëria në përgjithësi. Në trajtimin e të sëmurëve me semundje malinje rol të rëndësishëm ka kujdesi infermieror.

Qëllimi

Qëllimi i ketij punimi qëndron në zgjerimin e njohurive rreth sëmundjeve malinje tek fëmijët në

Kosovë, si dhe te tregojme rolin infermieror ne diagnostikimin, trajtimin dhe perkujdesjen ndaj tyre.

Metoda

Ky punim është një hulumtim retrospektiv i cili eshte realizuar në periudhën 12 mujore, Janar 2018 – Dhjetor 2018 . Janë analizuar të dhënat e 52 pacienteve me sëmundje të ndryshme malinje, të trajtuar në Qendren Klinike …


Roli I Infermierës Për Kateterizim Urinar, Gresa Hajrizi Mar 2020

Roli I Infermierës Për Kateterizim Urinar, Gresa Hajrizi

Theses and Dissertations

Arritëm të studiojmë kateterizimin si një rrugë ndihmëse për pacientin në këto patologji. Arritëm të shikonim të gjithë procedure mjekësore dhe infemierore nga pranimi në spital i pacientit e deri tek shoqërimi i tij kur del nga spitali duke ndjekur hapat e duhura të trajtimit mjekësor. Jane paraqitur informata ne forme tabelare te marrura nga QKUK per disa paciente te trajtuar nga kataterizmi per intervalin kohore Shtator – Dhjetor te vitit 2019.

Punimi është bërë në Kolegjin UBT, Programi Infermieri si dhe në bashkëpunim me QKUK-Prishtinë.

Mentori i temës është: Dr.Salih Krasniqi

Punimi përfshinë: 43 faqe, 5 tabela, 4 figura …


Roli I Infermierit Në Përgaditjen Preoperative Te Fëmijët Me Sëmundje Kirurgjike, Gentiana Demolli Mar 2020

Roli I Infermierit Në Përgaditjen Preoperative Te Fëmijët Me Sëmundje Kirurgjike, Gentiana Demolli

Theses and Dissertations

Hyrje: Kirurgjia përfshinë një specialitet të vjetër të mjekësisë. Periudha preoperative fillon prej momentit kur pacienti pranohet në Klinikën e Kirurgjisë ose Qendrën Emergjente dhe zgjat deri në momentin e fillimit të operacionit kirurgjik. Qëllimi i punimit: Ky studim kishte për qëllim mbledhjen e të dhënave të cilët kanë kryer ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Kirurgjisë të Fëmijëve pranë SHSUK, në Prishtinë. Metodologjia: Ky punim është një hulumtim retrospektiv dhe deskriptiv që përfshinë 609 pacientë të cilët kanë kryer ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Kirurgjisë të Fëmijëve pranë SHSUK për periudhën kohore Janar - Qershor 2019. Rezultatet: Prej 609 pacientëve …


Infeksionet Më Të Shpeshta Te I Porsalinduri Dhe Kujdesi Infermieror, Ljuljijeta Bajra Mar 2020

Infeksionet Më Të Shpeshta Te I Porsalinduri Dhe Kujdesi Infermieror, Ljuljijeta Bajra

Theses and Dissertations

Neonatët paraqesin një popullsi unike dhe mjaft të prekshme të pacientëve. Përparimet në teknologjinë mjekësore kanë përmirësuar mbijetesën dhe cilësinë e jetës së të porsalindurve, veçanërisht ato me lindje të parakohshme ose me defekte kongjenitale. Për më tepër, papjekuria imunologjike dhe barrierat e ndryshuara të lëkurës luajnë një rol në prekshmërinë e posalindurve ndaj infeksioneve nosokomiale.Neonatët janë një grup i specializuar i pacientëve që kërkojnë një qasje të individualizuar në kujdesin infermieror. Qëllimet e kujdesit infemieror ndaj të posalindurve përfshijnë si më poshtë: minimizimi i stresit, ruajtja e energjisë dhe përmirësimi i rikuperimit, promovimi i rritjes dhe mirëqenies, mbrojtja e …


Hemoragjia E Brendshme Gastrointenstinale, Qendresa Avdijaj Mar 2020

Hemoragjia E Brendshme Gastrointenstinale, Qendresa Avdijaj

Theses and Dissertations

Epilogu përfundimtar i këtij punimi të diplomes përmbledh të gjitha informatat në lidhje me ‘Hemorragjinë e traktit digjestiv’ duke përcaktuar simptomat që manifestohen me rastin e shfaqjes së saj, kompikimet, diagnozën si dhe rolin e infermierit në trajtimin dhe implementimin e përvojes mjeksore në trajtimin e kësaj sëmundje .

Rëndsi e vecantë i është kushtuar simptomave dhe metodave të duhura në trajtimin e Hemorragjisë dhe rrezikut si produkt i saj.

Rëndsia e kësaj teme konsiston në njohjen e masave parandaluese si dhe implemetimi i preventivave mbrojtëse me anë të informimit të masës për rrezikun që vjen si produkt i Hemorragjisë …


Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurët Me Hipertension Arterial, Venera Gashi Mar 2020

Kujdesi Infermieror Te Të Sëmurët Me Hipertension Arterial, Venera Gashi

Theses and Dissertations

Hipertensioni është një problem serioz me ndikime të rëndësishme për individët, familjet, komunitetin dhe shërbimet shëndetësore. Ai është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike që është parë në shërbimin shëndetësorë parësor.

Qëllimi i hulumtimit: Përmes këtij hulumtimi, lexuesit do të mësojnë se sa është i përhapur Hipertensioni në rajonin e Ferizajit, shkaktarët e tyre, mosha dhe gjinia më e prekur si dhe me sa lloje antihipertenzivësh trajtohen këta pacientë

Metodologjia e punimit: Të dhënat për këtë punim janë marrur nga arkiva e Spitalit rajonal të Ferizajit përkatësisht në repartin e Internos për periudhën Janar deri Nëntor 2019. Është përdorur …


Trajtimi I Pacientëve Që Janë Përdorues Të Alkoolit Në Institutin E Psikiatrisë Dhe Forenzikës Të Kosovës (Ipfk), Vedat Ademaj Mar 2020

Trajtimi I Pacientëve Që Janë Përdorues Të Alkoolit Në Institutin E Psikiatrisë Dhe Forenzikës Të Kosovës (Ipfk), Vedat Ademaj

Theses and Dissertations

Çrregullimet psikiatrike ndodhin më shpesh në mesin e alkoolikëve sesa në popullatën e përgjithshme. Çrregullimet psikiatrike që alkoolikët më së shpeshti i pësojnë përfshijnë çrregullimet e humorit (p.sh., depresioni), çrregullimet e ankthit dhe çrregullimi i personalitetit antisocial. Vlerësimi i simptomave psikiatrike në pacientët me alkool është i komplikuar nga

marrëdhënie të shumta që ekzistojnë midis pirjes së rendë, simptomave psikiatrike dhe faktorëve të personalitetit. Për shembull, alkoolistët me depresion që ndodhin mund të jenë në rrezik më të madh të problemeve psikosociale, relapsit dhe vetëvrasjeve. Në të kundërt, pirja e rëndë mund të prodhojë ose përkeqësojë simptoma depresioni ose ankthi. …


Roli I Profesionistit Shëndetësor Në Parandalimin E Obezitetit Dhe Trajtimi Tek Fëmijët, Drenit Karaliti Mar 2020

Roli I Profesionistit Shëndetësor Në Parandalimin E Obezitetit Dhe Trajtimi Tek Fëmijët, Drenit Karaliti

Theses and Dissertations

Obeziteti në fëmijëri konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik për shekullin e 21-të.

Obeziteti karakterizohet nga depozitimi i tepruar i masës dhjamore në trup dhe zakonisht përkufizohet si Indeksi i Masës Trupore (BMI) ose indeksi Quetelet. BMI-ja është përdorur përgjithësisht nëpër studime epidemiologjike. Megjithëse BMI-ja është një metodë shumë e përdorur për të përkufizuar obezitetin, është e nevojshme të kihet parasysh që pika e përcaktimit, është në funksion të disa kategorive dhe se ndonjëherë ndryshon nga njëri vend në tjetrin.

Qëllimi i këtij studimi është të masë tendencat e mbipeshës dhe obezitetit mes fëmijëve të …


Prevalenca E Depresionit Tek Adoleshentët Prej Moshës 16-19 Vjeq Në Ferizaj, Endrilona Krosa Mar 2020

Prevalenca E Depresionit Tek Adoleshentët Prej Moshës 16-19 Vjeq Në Ferizaj, Endrilona Krosa

Theses and Dissertations

Sipas perkufizimit te OBSH-s”Depresioni është një crregullim mendor I zakonshëm I karakterizuar nga trishtimi,humbja e interesit ne aktivitetit dhe renia e energjis.Depresioni është I diferencuar nga ndryshimet normale të humorit dhe shtrirjen ashpërësis së tij,simptomat dhe kohëzgjatjen. Çrregullimi më I zakonshëm I gjëndjes shpirtërore ështe depresioni,një gjëndje në të cilën një person ndihet I mbytur nga trishtimi. Qellimi I këtij studimi është të shqyrtojë nivelin e depresionit te adoleshentët ,personat me sëmundje të depresionit duhet të trajtohen me kohë të aplikojnë terapinë e duhur,kujdesi infermieror të jetë sa më adekuat. Studimi është realizuar gjatë muajit Tetor në dy Shkolla të …


Roli I Infermieres Në Kujdesin E Pacientëve Me Fraktura Të Gjymtyrëve Të Poshtme, Endrina Pireva Mar 2020

Roli I Infermieres Në Kujdesin E Pacientëve Me Fraktura Të Gjymtyrëve Të Poshtme, Endrina Pireva

Theses and Dissertations

Hyrje: Një frakture është e njohur si një kockë e thyer, e cila është një gjendje të ndryshoj formën e kockave. Frakturat shpesh ndodhin kur ka një forcë të lartë ose ndikim të vendosur në një kockë. Qëllimi i këtij punim është të tregohet roli i infermieror në trajtimin e pacientëve me fraktura të gjymtyrëve të poshtme. Metodologjia: Ky punim është punuar sipas metodës retrospektive, në QKUK në Klinikën e Ortopedisë në Prishtinë, gjatë periudhës kohore 2016 deri 2018. Rezultatet: Gjatë periudhës 2016 deri 2018, janë paraqitur 13 raste në QKUK në Prishtinë, 10 janë të gjinisë mashkullore dhe 3 …