Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 631 - 660 of 990

Full-Text Articles in Business

Pastrimi I Parave Dhe Investimet, Bardhë Klinaku Jul 2016

Pastrimi I Parave Dhe Investimet, Bardhë Klinaku

Theses and Dissertations

Pastrimi i Parave është një fenomen që përdoret me qëllim fshehjen e burimit të të ardhurave që vijnë nga aktivitete kriminale. Pamvarësisht se mund të sjellë likuditet në ekonominë e një vendi në një periudhë afatshkurtër, pastrimi i parave dëmton ekonominë e vendit në periudha afatgjata dhe cënon integritetin e sistemit financiar dhe të shtetit të së drejtës. Parandalimi i këtij fenomeni do të përmirësonte mjedisin politiko-ligjor dhe do të ishte një vlerë e shtuar për klimën e biznesit në vendin tonë. Punimi fokusohet në dëmet që sjellë pastrimi i parave në investimet ekonomike ne nivel kombetare të një vendi. …


Tatimet Me Vështrim Të Veqante Në Kosovë, Lirije Bajrami Jul 2016

Tatimet Me Vështrim Të Veqante Në Kosovë, Lirije Bajrami

Theses and Dissertations

Tatimet përbëjnë një pjesë të madhe të të hyrave buxhetore në Kosovë prandaj sistemi i taksave është shumë i rëndësishem, pasi që Kosova mbetet një vend në zhvillim.

Kosova ka një ekonomi të vogël, dhe të hapur. Nuk është e vështirë për të shpëtuar ligjet e pafavorshme tatimore duke lëvizur nga një vend fqinj në vend tjetër. Kështu tatimet nuk mund të ndryshojnë në ndonjë masë të madhe në krahasim me vendet e tjera fqinje, pa u përballur me rrezikun e një migrimi të lartë .Kosova ka një sistem të thjeshtë tatimore dhe taksa të ulët, normat e tatimeve ndoshta …


Franshiza Në Kosovë, Tringa Naka Jul 2016

Franshiza Në Kosovë, Tringa Naka

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim që të paraqesë situatën në të cilën ndodhet Kosova dhe mundësitë që i ofron lidhur me franshizë-marrjen, procedurat administrative dhe peripecitë më të cilat ballafaqohen ndërmarrësit.

Kosova është një vend mjaft atraktiv dhe me mundësi të mëdha, kapacitete, pozitë gjeografike, fuqi punëtore për te zhvilluar dhe krijuar biznese të reja. Si i tillë mund të cilësohet si një shtet i ri me horizonte të mëdha dhe atraksion i investimeve të huaja. Institucionet qeveritare Kosovare janë vetëdijesuar dhe kanë pranuar se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të evituar pengesat në investimet e biznesit e …


Ndikimi I Teknologjisë Dhe Sistemeve Të Informacionit Në Produktivitetin E Nvm-Ve, Kosovare Ibrahimi Jul 2016

Ndikimi I Teknologjisë Dhe Sistemeve Të Informacionit Në Produktivitetin E Nvm-Ve, Kosovare Ibrahimi

Theses and Dissertations

Ndikimi i teknologjisë së informacionit në produktivitetin e NVM-ve në këtë punimi do të jetë: Pasqyrimi i trendëve të zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe ndikimi i teknologjisë së informacionit në produktivitetin e NVM-ve, rëndësia e teknologjisë së informacionit si resurs strategjik në NVM-të me të cilin resurse NVM-të mund të krijojë përparësi vendimtare ndaj konkurrencës në treg, identifikimi teorik i përparësive dhe mangësive që i ofron teknologjia e informacionit, pajisjet e teknologjisë së informacionit, të cilat mund të përdoren në Kosovë si komponentë e rëndësishme në zhvillimin e NVM-ve, shpjegimi se si janë të ndërlidhur faktorët e ndryshëm dhe …


Marrëdhënia Ndërmjet Kompenzimit, Performancës Dhe Motivimit Në Sektorin Financiar, Kaltrina Bunjaku Jul 2016

Marrëdhënia Ndërmjet Kompenzimit, Performancës Dhe Motivimit Në Sektorin Financiar, Kaltrina Bunjaku

Theses and Dissertations

Sektori financiar, sot është një nga sektorët më stabil dhe më të suksesshëm në vendin tonë. Prandaj, duke marrë për bazë nivelin e lartë të qëndrueshmërisë është hulumtuar marrëdhënia ndërmjet kompenzimit, performancës dhe motivimit të punonjësve në sektorin financiar.

Në këtë studim është përdorur metoda kualitative dhe kuantitative, përmes së cilës janë vërejtur faktorët kryesor të cilët punonjësit e sektorit financiar i kanë kushtuar rëndësi më të madhe, si ndikimin e nivelit të kompenzimit në motivimin e punonjësve, ndikimin e përcaktimit të drejtë të kompenzimit në motivimin e tyre, ndikimin e raporteve me kolegët dhe mbikëqyrësin në motivim, ndikimin e …


Biznesi Dhe Strategjia Për Rritje Të Tregut Të Nvm-Ve Në Kosovë, Rilind Beqaj Jul 2016

Biznesi Dhe Strategjia Për Rritje Të Tregut Të Nvm-Ve Në Kosovë, Rilind Beqaj

Theses and Dissertations

Qysh prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë (1999), rolin kryesor në ekonominë e Kosovës e kanë marr ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të njohura si NVM. Tani ato përfaqësojnë rreth 99% e ndërmarrjeve në Kosovë. Potenciali i tyre në ekonomi është i madh sepse fillimisht janë forma kryesore e punësimit, pastaj ndikojnë në rritje ekonomike, ulje të varfërisë, rritje të të ardhurave për banorët, rritje dhe zhvillim të sektorit privat etj. Mirëpo ky rol kaq i madh i NVM-ve është i zbehur karshi sfidave dhe problemeve me të cilat përballen në vazhdimësi të operimit bizneset në Kosovë. …


Ndërtimi I Përparësisë Konkuruese Biznesore Përmes Zinxhirit Të Integruar Të Furnizimit, Fikrije Ibrahimi Jun 2016

Ndërtimi I Përparësisë Konkuruese Biznesore Përmes Zinxhirit Të Integruar Të Furnizimit, Fikrije Ibrahimi

Theses and Dissertations

Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit (SCM) shpjegon pse është e rëndësishme për suksesin e biznesit, tregon se si pjesët e saj pështaten së bashku, dhe paraqet më të mirën që ne mund të përdorim kudo që punojmë. Ndërsa mund të themi se gjatë këtyre viteve te fundit SCM ka fituar vëmendje dhe besim të madh tek menaxherët e kompanive. Mirëpo ky studim synon të kontriboj në njohjen më të thellë të faktorëve që çojnë në përdorimin e zinxhirit të furnizimit dhe ndikimi i tyre në koston e kompanisë, kënaqësinë e konsumatorit dhe në konkurueshmëri. Studimi teston një model i cili …


Normat E Kamatës, Dhurata Çarkaxhija Jun 2016

Normat E Kamatës, Dhurata Çarkaxhija

Theses and Dissertations

Tema të cilën e kam zgjedhur si punim diplome përmban informacione për normat e kamatës në Kosovë, sistemin e llogaritjes, llojet e tyre dhe në përgjithësi.Normat e kamatës luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë duke krijuar mundësi për investime. Realizimin e temës e kam arritur nga të dhëna sekondare dhe web faqe të ndryshme si dhe nga intervistat e bëra për këtë hulumtim që në fokus do të jetë normat e kamatës në Kosovë të cilat kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Qëllimi i këtij materiali është që në bazë të …


Ndikimi I Marketingut Digjital Në Industrinë E Artistëve (Rasti I Kosovës), Hamëz Hamzaj Jun 2016

Ndikimi I Marketingut Digjital Në Industrinë E Artistëve (Rasti I Kosovës), Hamëz Hamzaj

Theses and Dissertations

Ky punim diplome trajton ndikimin e mjeteve të marketingut digjital në industrinë e artistëve në Kosovë. Arsyeja pse është zgjedhur kjo temë është sepse tema është shumë aktuale dhe ka një rritje të jashtëzakonshme sidomos 3-4 vitet e fundit. Objektivat kryesore të cilat tentohen të arrihen gjatë hulumtimit të këtij punimi janë:

- Identifikimi i përdorimit të marketingut digjital në promovimin, ecurinë e karrierës së artistëve në Kosovë gjërat pozitive dhe negative që u sjell ai.

- Identifikimi i konsumatorëve se sa efektive ju duken mjetet e marketingut digjital në industrinë e artistëve apo ndoshta preferojnë atë tradicional.

Pas shqyrtimit …


Përdorimi I Rrjeteve Sociale Në Marketing, Granit Bunjaku Jun 2016

Përdorimi I Rrjeteve Sociale Në Marketing, Granit Bunjaku

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome tregohet për shitësit online, që përdorin Facebook-un si mjet marketingu për rritjen e shitjeve të tyre. Më konkretisht, shohim se koorporatat si Facebook kanë një ndikim pozitiv në rritjen e shitjeve. Ky studim do të përdorët për të vlersuar karakteristikat e ndryshme, të cilat do të përdorën gjatë bërjes së marketingut nëpërmjet Facebook-ut, në mënyrë që të dallojmë se cilat prej tyre janë më efektive.

Pjesa kryesore e këtij studimi përbëhet nga një anketë që i është shpërndarë një numri shitësish online, të cilët shesin lloje të ndryshme të veshjeve. Nga të dhënat që morëm u …


Inflacioni, Papunësia Dhe Deficiti Buxhetor, Valtesa Mehmeti Jun 2016

Inflacioni, Papunësia Dhe Deficiti Buxhetor, Valtesa Mehmeti

Theses and Dissertations

Fillimisht njihemi me definicionin e ekonomisë si shkencë që studion dhe analizon marrëdhëniet mes burimeve, ku hyjnë të mirat materiale e puna dhe prodhimit, shpërndarjes e konsumit të mallërave dhe produkteve rezultuese. Këto marrëdhënie shtjellohen në dy shkallë: atë mikroekonomike dhe makroekonomike. Edhe pse këto dy fusha operojnë në shkallë të ndryshme, ato ndajnë supozimin themelor mbi të cilin mbështetet e gjithë teoria moderne ekonomike, atë të dobisë personale.

Termi inflacion fillimisht ishte përdorur duke ju referuar valutës, parasë në qarkullim më vonë dhe tani gjerësisht përdoret për të përshkruar çmimet. Ky punim prezanton teoritë e para rreth definimit të …


Koncepti I Marketingut Në Praktikë, Shqipdon Durmishi Jun 2016

Koncepti I Marketingut Në Praktikë, Shqipdon Durmishi

Theses and Dissertations

Nga praktika e vendeve të zhvilluara dhe nga literatura e ndryshme shumë mirë shpjegohet koncepti i marketingut pra duhet të mendohet dhe të hulumtohet, të identifikohen paraprakisht nevojat, dëshirat dhe kërkesat e tregut dhe të shoqërisë ne përgjithësi dhe pastaj të planifikohet procesi i prodhimit të produkteve dhe shërbimeve. Situatat e bizneseve në Kosovë, rajon, por edhe në botë kërkojnë përkushtim maksimal për të kaluar objektivin e parë mbijetesën në treg. Kushtet e tregut po bëhen gjithmonë e më agresive, andaj për të fituar luftën e tregut kërkohet jo vetëm realizimi i studimeve të mirëfillta të tregut në mënyrë që …


Marketingu Dhe Mjedisi Biznesor: Trendet Dhe Prespektivat, Afrim Baliqi Jun 2016

Marketingu Dhe Mjedisi Biznesor: Trendet Dhe Prespektivat, Afrim Baliqi

Theses and Dissertations

Fjala marketing rrjedh nga gjuha angleze, market që do të thotë treg, ndërkaq sufiksi ingka domethënie të ndryshme, si proces, aksion, takime tjerë. Egzistojnë përkufizime të shumta rreth termit të marketingut. Për të kuptuar drejt definicionin e marketingut është i nevojshëm prezantimi i definicionit të marketingut nga autori shumë i njohur Philip Kotler, i cili thotë: “Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues përmes të cilit individët dhe grupet përfitojnë atë për çka kanë nevojë dhe çka dëshirojnë përmes krijimit, ofrimit dhe këmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët’’. Me anë të marketingut krijojmë një imazh më …


Ambienti Biznesore Në Kosovë Dhe Ndikimi I Tij Në Investime Të Huaja Direkte, Albulena Hyseni May 2016

Ambienti Biznesore Në Kosovë Dhe Ndikimi I Tij Në Investime Të Huaja Direkte, Albulena Hyseni

Theses and Dissertations

Është shumë i rëndësishëm zhvillimi ekonomik për një vend, e me zhvillim ekonomik kuptojmë rritje të kushteve të jetesës, rritje të të ardhurave, rritje në prodhimtari, kushte më të mira shëndetësore dhe arsimore etj. E Kosova është një vend ku zhvillimi ekonomik lë shumë për tu dëshiruar, e për zhvillimin e një vendi një rol të mirë luajnë edhe investimet e huaja, andaj ky punim diplome trajton investimet e huaja direkte në një vend. Kjo është një çështje e cila vazhdon të jetë problematike edhe sot, një temë e cila ekziston edhe në vendin tonë si në shumë vende të …


Ndikimi I Tatimeve Në Investime Në Kosovë, Jehona Konxheli May 2016

Ndikimi I Tatimeve Në Investime Në Kosovë, Jehona Konxheli

Theses and Dissertations

Punimi shtjellon mënyrën se si është bërë futja e tatimit për funksionimin e një shteti, për çfarë arsye përdoret ai, cilat janë shkaqet për mbledhjen e tatimit si dhe çfarë ndikimi ka tatimi në bërjen e investimeve në Kosovë. Prandaj për punimin e kësaj teme më është dashur të lexoj shumë libra të autorëve të ndryshëm mbi atë se me çfarë të drejte shteti e arkëton tatimin, kush janë obliguesit tatimor, për cilat qëllime përdoret më së shumti tatimi dhe çfarë ndikimi ka në investime. Prandaj për të qenë një shtet sa më stabil dhe i fuqishëm duhet të bëhet …


Implementmi I Platformës Elektronike E – Learning Në Shkollat E Mesme, Florentina Bekteshi Apr 2016

Implementmi I Platformës Elektronike E – Learning Në Shkollat E Mesme, Florentina Bekteshi

Theses and Dissertations

Për këtë temë diplome është marrë tema E-Learning në fushën e arsimit. Pikënisje do të jetë hulumtimi i literaturës, ku konkretisht do të jepen informacione se çfarë nënkuptojmë me E-Learning, përdorimi i tij dhe ndikimi i tij në mjedisin tonë sot, përparësitë si dhe të metat që ka. Gjithashtu janë marrë 3 raste të studimit në shtete të ndryshme dhe për kompletimin e këtij punimi është punuar një pyetësor për grumbullimin e informacioneve nga profesorët e nivelit sekondar. Pas finalizimit të punimit do të arrijmë deri në një konkluzion se si do të pritej sjellja e një platforme e të …


Anëtarsimi Në Organizata Ekonomike Ndërkombëtare Dhe Ndikimi Në Rrjedhat Ekonomike, Miradie Kastrati Apr 2016

Anëtarsimi Në Organizata Ekonomike Ndërkombëtare Dhe Ndikimi Në Rrjedhat Ekonomike, Miradie Kastrati

Theses and Dissertations

Anëtarësimi në Organizata Ekonomike Ndërkombëtare, si Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore (BB) dhe të ngjashme, janë në qendër të shqyrtimeve në këtë punim. Kjo temë më ka interesuar qysh në fillim të studimeve, dhe kam punuar një kohë relativisht të gjatë në realizimin dhe jetësimin e këtij punimi. Edhe pse kanë kaluar disa vite që anëtarësimi në këto institucione ka ndodhur, ende ka nevojë që të bëhen analiza për ndikimin që këto organizata kanë pasur në ekonominë e Kosovës. Ky punim synon të japë një pasqyrë të arritjeve të anëtarësimit në FMN dhe BB, dhe me theks të veçantë …


Roli I Marketingut Në Konsum, Kosovare Shala Apr 2016

Roli I Marketingut Në Konsum, Kosovare Shala

Theses and Dissertations

Ne këtë punim hulumtues trajtohet rëndësia e marketingut ne konsum apo ne shitje te produkteve, e veçanta e këtij punimi është se ndihmon të kuptojmë se cila pjesë e të bërit marketing duhet të ndryshohet apo se si të shërbehet tek konsumatori. Bërja e këtij hulumtimi është mundësuar me ndihmën e disa respodentëve të cilët iu janë përgjigjur pyetjeve të formuluara që të kuptohet më mirë mendimi i tyre rreth marketingut e me theks të veçantë marketingut në TV, hapi i parë që është bërë në bërjen e këtij hulumtimi ka qenë ngritja e hipotezave të cilat ishin: 1. Ndikimi …


Menaxhimi I Institucioneve Shëndetësore Publike: Përcaktimi I Kriterëve Për Menaxhim Strategjik Të Qendres Klinike Universitare Të Kosovës, Blerta Gërguri Grajçevci Apr 2016

Menaxhimi I Institucioneve Shëndetësore Publike: Përcaktimi I Kriterëve Për Menaxhim Strategjik Të Qendres Klinike Universitare Të Kosovës, Blerta Gërguri Grajçevci

Theses and Dissertations

Në këtë studim janë hulumtuar dhe diskutuar rëndësia dhe aktivitetet e menaxhimit strategjik në sektorin e shëndetësisë përkatësisht Qendrës Klinike Universitare në Kosovë. Ky hulumtim është bazuar në literaturën e gjerë dhe praktikat e sektorit të zhvillimit të menaxhimit strategjik në përgjithësi si dhe atij shëndetësor. QKUK është qendra më e madhe shëndetësore publike në Kosovë prandaj menaxhimi strategjik i kësaj qendre është me rëndësi të veçantë. Institucionet shëndetësore publike duhet të rishikojnë nivelin e menaxhimit në periudha të ndryshme për të shmangur parregullsitë që e karakterizojnë dhe rreziqet nga konkurenca e sektorit privat e cila konsiderohet të jetë në …


Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendeve Të Zhvilluara, Në Zhvillim Dhe Në Tranzicion (Rast Studimi: Kosova), Donika Ismaili Mar 2016

Faktorët Që Ndikojnë Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendeve Të Zhvilluara, Në Zhvillim Dhe Në Tranzicion (Rast Studimi: Kosova), Donika Ismaili

Theses and Dissertations

Mund të themi që termi zhvillim ekonomik ka qenë gjithmonë prezent gjatë viteve. Që nga shekujt e lashtë rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendeve ka qenë objektivi kryesor. Ku edhe atëherë kanë dominuar problemet e tilla si papunësia, pabarazia, varfëria etj. Kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik të një vendi pasojnë pyetjet e tilla si: Çfarë ka ndodhur me varfërinë? Çfarë ka ndodhur me pabarazinë? Çfarë ka ndodhur me papunësinë? Nëse këto të trijat kanë pasur rënie atëherë mund të themi padyshim që kjo ka qenë një periudhë zhvillimi i vendit, në fjalë në të kundërten do të ishte e …


Marketingu Në Mediat Sociale: Mundësitë Dhe Sfidat, Palush Doda Mar 2016

Marketingu Në Mediat Sociale: Mundësitë Dhe Sfidat, Palush Doda

Theses and Dissertations

Gjatë viteve të fundit kemi parë një rritje të madhe të mediave sociale e që është për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve të internetit dhe platformave të ndryshme në mbarë botën. Përderisa shumë e më shumë njerëz fillojnë të përdorin internetin, ata fillojnë të lidhen me njëri tjetrin nëpërmjet platformave të ndryshme, disa prej tyre janë Facebook, Twitter, Instagram, etj. Mediat sociale ofrojnë mundësi të madhe për marketerët që të bashkveprojnë me audiencën në kohë reale. Aty, konsumatorët dhe kompanitë mund të komunikojnë me njëri tjetrin pa marrë parasysh kohën dhe pa vonesa, si dhe pa nevojen e …


Faktorët Që Influencojnë Kënaqësinë Klientore Në Sektorin E Hotelierisë, Leoranda Arapi Feb 2016

Faktorët Që Influencojnë Kënaqësinë Klientore Në Sektorin E Hotelierisë, Leoranda Arapi

Theses and Dissertations

Hulumtimi i realizuar në kuadër të punimit të diplomës kishte si objektiv përcaktimin e faktorëve te shërbimeve hoteliere të cilët janë vlerësuar nga klientët e anketuar. Vlerësimet e dhëna ofrojnë orientime drejt kaheve dhe pikave ku kualiteti i shërbimeve përkon me nevojat dhe preferencat e klientëve. Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim është analizimi i pyetësorëve, shqyrtimi literaturës, vrojtimi direkt dhe metodat krahasuese. Objektivi kryesor i pyetësorëve të shpërndarë është për të kuptuar nevojat, të mbledhur opinionet dhe komentet e klientëve mysafireve, si dhe më e rëndësishmja, për të vlerësuar ata se sa janë të kënaqur me shërbimet e ofruara. …


Organizimi Efektiv Dhe Kontrolli I Aktiviteteve Të Marketingut, Flamur Kadriu Jan 2016

Organizimi Efektiv Dhe Kontrolli I Aktiviteteve Të Marketingut, Flamur Kadriu

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome trajtohet funksioni i marketingut konkretisht koncepti i marketingut, historiku, rëndësia si dhe roli i menaxhimit dhe aktivitetet e marketingut . Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohet në përgjithësi marketingu, fazat e zhvillimit si dhe organizimi , kontrolli dhe revizioni i aktiviteteve të marketingut . Në punim janë të pasqyruara format e organizmit të aktiviteteve të marketingut sipas funksioneve, produkteve, tregjeve, blerësve dhe formave tjera të kombinuara, njëkohësisht do të shtjellohet edhe kontrolli i marketingut, aktivitet i organizuar krahas së cilit reflektohen sukseset, të metat, kryerja dhe realizimi i detyrave të planifikuara të marketingut …


Analizë E Investime Të Huaja Ne Kosovë, Rron Jolla Jan 2016

Analizë E Investime Të Huaja Ne Kosovë, Rron Jolla

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome trajtohet dhe shqyrtohet roli i investimeve në Kosovë se si ndikojnë ato në ekonominë e Kosovës. Në fillim të këtij punimi e kemi shqyrtimin e literaturës në të cilën shpjegohen përkufizimet e investimeve të huaja, klasifikimet e investimeve të huaja si dhe avantazhet dhe disavantazhet e saj. Po ashtu paraqitet se sa ka pas investime në Kosovë, cilat janë problemet e saj si dhe rezultatet e tyre. Gjendja në Kosovë e cila e ka papunesinë shumë të madhe është trajtuar po ashtu në këtë temë se si ajo ndikon në IHD duke i përdorur të dhënat …


Ndikimi I Marketingut Digjital Në Sektorin Privat Të Kosovës, Kastriot Kabashi Jan 2016

Ndikimi I Marketingut Digjital Në Sektorin Privat Të Kosovës, Kastriot Kabashi

Theses and Dissertations

Kohëve tё fundit është rritur ndjeshëm interesimi mbi çështjen e marketingut digjital e sidomos nё sektorin privat nё Kosovё. Me të kuptuar vlerën dhe përfitimet që sjell kjo fushё e re e marketingut shumë kompani i janë nënshtruar këtij sistemi që sjell efekte pozitive brenda një biznesi. Konsiderojë që çdo biznes çfarëdo qoftë ai në kuadër të departamenteve që posedon duhet të përmbajë një degë të posaçme pёr transformimin e marketingut tradicional nё atё digjital. Kjo pikëpamje vjen si pasojë e sukseseve tё ndërmarrjeve private nё aplikimin e sistemeve digjitale tё marketingut pёr shpërndarjen, promovimin dhe reklamimin e produkt/shërbimeve online. …


Raportet E Auditimit Dhe Rëndësia Në Vendimmarrje, Ardiana Krasniqi Dec 2015

Raportet E Auditimit Dhe Rëndësia Në Vendimmarrje, Ardiana Krasniqi

Theses and Dissertations

Ky punim ka si qëllim përshkrimin e raporteve të auditimit dhe rëndësinë e tyre në vendimmarrje. Duke u bazuar në literature dhe në publikime të ndryshme, janë bërë përpjekje që punimi të përshkruhet në mënyre sa më të mirë. Përmes auditimit arrihet procesi i mbledhjes dhe krijimit të argumenteve mbi veprimtarinë ekonomike. Auditimi është procedurë e vlerësimit dhe vërtetimit të raporteve financiare, në bazë të të cilave jepet mendim profesional dhe i pavarur mbi gjendjen reale objektive dhe financiare, rezultateve financiare dhe rrjedhës së parasë. Veprimtaria e auditimit ka rol të rëndësishëm në vendimmarrje, sepse vlerësohen rreziqe, dhe jepen rekomandime …


Money Laundering Effects, Mario Gjoni, Albana (Karameta) Gjoni, Holta (Bako) Kora Nov 2015

Money Laundering Effects, Mario Gjoni, Albana (Karameta) Gjoni, Holta (Bako) Kora

UBT International Conference

The globalization of economic activities and financial markets has had a very positive impact on the world economy. But this effect has also its costs. It can facilitate the ways by which money can be laundered internationally which is one of the biggest costs that this phenomenon creates. Among many analysts there is a discussion about the relationship that exists between globalization and money laundering, as well as economic implications of large-scale money laundering. Money laundering threatens the economic and financial systems in many countries, and has important effects on income distribution and macroeconomic variables. The negative effects of money …


Statistical Issues In Predictive Modelling Using Bootstrap Method, Elmira Kushta, Miranda Pajo, Orgeta Gjermeni Nov 2015

Statistical Issues In Predictive Modelling Using Bootstrap Method, Elmira Kushta, Miranda Pajo, Orgeta Gjermeni

UBT International Conference

A model is a statement of reality or its approximation. Most phenomena in the social sciences are extremely complex. With a model we simplify the reality and focus on a manageable number of factors. It is impossible to completely understand why consumers default and identify all the factors influencing customer’s default behavior. The bank manager sets up a statistical model that relates customer’s default behavior to only two important factors, the income and the education. There surely are thousands of other variables that may influence customer’s default behavior. This article describes the fundamentals of a statistical model building. We begin …


Boosting Growth Through Intra-Regional Cooperation: Macedonia And Albania, Jasminka Varnalieva, Nehat Ramadani Nov 2015

Boosting Growth Through Intra-Regional Cooperation: Macedonia And Albania, Jasminka Varnalieva, Nehat Ramadani

UBT International Conference

The purpose of this paper is to explore the status of economic cooperation among countries in the South East Europe (SEE) with particular attention on the cooperation between Macedonia and Albania. In line with the SEE 2020 Strategy adopted by the EU aspiring countries in 2013, increased intra-regional cooperation among the countries should be used as a preparation for a smooth and faster European and Euro-Atlantic integration. This paper provides an in-depth analysis and statistics of the overall economic cooperation, trade patterns and capital movement among the countries and identifies major obstacles for increased cooperation that could result in higher …


Marketing Of A Tourism Destination – Case Study Rugova, Luljeta Shaqiri, Ilia Kristo, Ylber Limani Nov 2015

Marketing Of A Tourism Destination – Case Study Rugova, Luljeta Shaqiri, Ilia Kristo, Ylber Limani

UBT International Conference

Tourism is one of the most complex activities of a modern society. In developed countries but also in some of transition countries, tourism is important product and employing generator. Even in Kosovo, tourism is an essential economic branch, whereby marketing has very significant impact for its functioning. Therefore, in this paper are addressed marketing concepts by focusing on those of tourism as a development indicator of the country. To achieve visitors satisfaction in touristic destination Rugova, we have implemented analyze with the citizens that have visited Rugova.