Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 421 - 450 of 990

Full-Text Articles in Business

Investimet Kapitale Dhe Letrat Me Vlerë, Jehona Rizani Jul 2018

Investimet Kapitale Dhe Letrat Me Vlerë, Jehona Rizani

Theses and Dissertations

Për temen në vazhdim Investimet Kapitale dhe letrat me vlerë, do të mundohem që të jap një pasqyrë dhe analizë studimore bazuar edhe në hulumtim dhe studim empirik. Duke u bazuar në të arriturat gjatë studimeve por edhe duke e vlersuar të nevojshme për një studim të tille, si një temë që ka nevoj për shtjellim, kam arritur që të bëjë një koncept shumë dimensional dhe që të ofroj një punim duke i përfshirë në të teorinë, funksionimin në praktikë, institucionet relevante etj. Kam bërë analizë për letrat me vlerë, si: Qka janë letrat me vlerë, funksionimin e tyre, ruajtjen …


Strategjitë E Marketingut Në Nvm, Mirsije Krasniqi Jul 2018

Strategjitë E Marketingut Në Nvm, Mirsije Krasniqi

Theses and Dissertations

Ky punim është, analiza e gjendjes ekzistuese e njohjes dhe e zbatimit në praktikë të strategjive të marketingut nga ana e NVM-ve, dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime në hartim dhe zbatimin e strategjive të marketingut. Ky hulumtim ka për synim të rritë vetëdijen dhe të siguroj teknikat e ndryshme për marketingun, instrumentet e marketingut, indetifikimin e mangësive dhe pikave të dobëta, eliminimin e dobësive dhe fokusimin për arritjen e rezultateve të larta. Në këtë kontekst, si qëllim paqësor kemi problemet ekonomike me të cilat ballafaqohen NVM-të në vendin tonë, eliminimin e tyre dhe barrierat me të cilat përballen këto …


Impakti I Digjitalizimit Të Operacioneve Të Avancuara Në Rrjetin E Biznesit, Genc Bajraktari Jul 2018

Impakti I Digjitalizimit Të Operacioneve Të Avancuara Në Rrjetin E Biznesit, Genc Bajraktari

Theses and Dissertations

Fillimi i procesit të digjitalizimit të bizneseve në mbarë botën konsiderohet njëra nga sfidat më të mëdha për ekonominë e vendeve, pasi një proces i tillë është mjaftë i kushtueshëm dhe i rëndon në buxhet vet bizneset dhe shtetet. Mirëpo, si proces konsiderohet si i domosdoshëm, pasi komunikimet, bashkëpunimet dhe bashkëveprimet e bizneseve vendore me ato ndërkombëtare janë në rritje dhe gjithnjë e më shumë në përdorim të teknologjive të reja. Nuk është e vështirë që të konkludohet se digjitalizimi i tyre në masa të ndryshme është i pashmangshëm. Edhe bizneset kosovare janë në situatë të shumë bizneseve të sfiduar …


Menaxhimi I Riskut Përgjatë Zinxhirit Të Furnizimit, Artiola Hondozi Jun 2018

Menaxhimi I Riskut Përgjatë Zinxhirit Të Furnizimit, Artiola Hondozi

Theses and Dissertations

Ky studim është bërë në fushën e menaxhimit duke pasur parasysh rëndësinë dhe perceptimin që mund të kenë kompanit në zinxhirin e furnizimit nga produkte të ndryshme. Qëllimi është për të kuptuar se sa ka rëndësi zinxhiri i furnizimit nga kompanit të cilat shesin me pakicë e që furnizohen nga furnitorët e ndryshëm. Realisht duhet kuptuar që zinxhiri i furnizimit nuk është i thjeshtë pasi që kompanitë thuajse në 99% të rasteve nuk kanë të bëjnë vetëm me një furnizues dhe me një konsumatorë. Kështu, meqë zinxhiri i furnizimit mbulon gjithçka nga zhvillimi, bashkëveprimi, prodhimi, e logjistika madje edhe sistemet …


Problemet E Investitorëve Të Huaj Në Kosovë Dhe Rasti I Studimit Për “Starbucks”, Besnik Trepça Jun 2018

Problemet E Investitorëve Të Huaj Në Kosovë Dhe Rasti I Studimit Për “Starbucks”, Besnik Trepça

Theses and Dissertations

Vendi jonë i vogël për nga territori dhe popullimi por me probleme të mëdha. Njëri prej këtyre problemeve janë disa faktorë që po rrezikojnë dhe po pengojnë investitorët e huaj ose vendor për një të ardhme biznesore.

Duke pasur parasysh se Kosova si një shtet ende i ‘ri’ i pavarur vendosa qe te shkruaj për problemet dhe kufizimet qe i bëhen një investuesi që shprehë dëshiren të investojë në Kosovë por me një rast studimi të vecantë. Kohë pas kohe jemi dëshmitarë për problemet që hasim investitorët vendor si dhe ata të huaj e për këtë arsye pse mos të …


Implementimi Dhe Funksionaliteti I Shtëpive Të Mençura, Besart Musliu Jun 2018

Implementimi Dhe Funksionaliteti I Shtëpive Të Mençura, Besart Musliu

Theses and Dissertations

Termat si smart homes, intellegent homes, home networking janë përdorur për më shumë se një dekadë për të prezantuar konceptin e pajisjeve të rrjetave dhe atyre shtëpiake. Sipas Smart Homes foundation definicioni më i mirë për këtë teknologji është integrimi i teknologjisë dhe shërbimeve përmes rrjetave për një jetë më të mirë. Kohëve të fundit, shumë smart house projekte janë realizuar në shtëpitë e të moshuarve. Qëllimi i prezantimit të smart teknologjisë nëpër këto shtëpi është që qiramarrësit të qëndrojnë të pavarur në shtëpinë e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Aplikacionet janë të fokusuara në siguri, …


Roli I Menaxhimit Të Operacioneve Dhe Logjistikës Në Menaxhimin E Sektorit Teknologjik Rast Studimi: Formon, Dren Hadri Jun 2018

Roli I Menaxhimit Të Operacioneve Dhe Logjistikës Në Menaxhimin E Sektorit Teknologjik Rast Studimi: Formon, Dren Hadri

Theses and Dissertations

Menaxhimi i operacionve është ajo se si një organizatë prodhon apo shpërdan një produkt apo shërbim (Slack, Nickel; Operation Managment 7th editon, 2013, p. 34). Ky punim diplome fokusohet në zhivillimet e teknologjisë dhe ndikimin e tyre neper proceset themelore të një kompanie. (Slack, 2015) Një sifdë kjo që kompanitë vazhdimisht përballen për të krijuar avantazh konkurues në treg. Me temat që trajtohen në këte punim shpjegohen metodat e rreja dhe zhivllimet e fundit që kompanit kanë filluar që ti perdorin në mënyre që shumë procese të digjitalizohen e që të krijohet një effikasitet më i lartë. Punimi po ashtu …


Ndikimi I Inovacioneve Në Përformancën Financiare Të Telekomit Të Kosovës Dhe Ipko Telecommunications Gjatë Vitit 2014-2015, Gentiana Latifaj Jun 2018

Ndikimi I Inovacioneve Në Përformancën Financiare Të Telekomit Të Kosovës Dhe Ipko Telecommunications Gjatë Vitit 2014-2015, Gentiana Latifaj

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është të hetojë ndikimin e shërbimeve/produkteve inovative në përformancën financiare të dy operatorëve më të mëdhenjë në Kosovë që janë Telekomi i Kosovës dhe Ipko. Përzgjedhja e kësaj teme ka qenë për arsye të rëndësisë që ka inovacioni në ditët e sotme për avantazhin konkurrues që jep ai, ku si përfitues të tij janë kompania dhe konsumatorët. Është me rëndësi të shikohet mënyra se si ndikon direkt në fitim apo në humbje të kompanive në fjalë. Ky hulumtim paraqet një hulumtim analitik dhe krahasues për arsye se janë studiuar pasqyrat financare të Telekomit të Kosovës dhe …


Barrierat E Investimeve Të Huaja Direkte Në Kosovë, Gentrit Latifaj Jun 2018

Barrierat E Investimeve Të Huaja Direkte Në Kosovë, Gentrit Latifaj

Theses and Dissertations

Ky punim diplome trajton investimet e huaja direkte në Kosovë më saktësisht barrierat e investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Kjo temë është aktuale në vendin tonë për arsye se këto investime kanë ndikim pozitiv në rritje ekonomike të një vendi dhe Kosova si vend në tranzicion i nevojitet një shtysë drejt kësaj rritje ekonomike. Me këto lloj investime kuptojmë investimet të cilat bëhen në nivel ndërkombëtar dhe të cilat kanë pasur një zhvillim të madh në të gjitha vendet e botës këto 20 vitet e fundit. Arsyeja se pse është zgjedhur kjo temë është identifikimi i barrierave të …


Roli I Shkollimit Në Ndërmarrësi: Analizë E Trekëndëshit Punëtor, Shkollë Dhe Ndërmarrje Në Kosovë 2010-2016, Rinor Retkoceri Jun 2018

Roli I Shkollimit Në Ndërmarrësi: Analizë E Trekëndëshit Punëtor, Shkollë Dhe Ndërmarrje Në Kosovë 2010-2016, Rinor Retkoceri

Theses and Dissertations

Ndërrmrrësia shihet si një mjet i rëndësishëm në zhvillim ekonomik. Debati teorik mbi ndërrmarrësinë është shtrirë në shumë dimenzione individuale, strukturre dhe procedurale, Një nga prioritetet e rëndësishme për shqyrtim është ndikimi që ka shkollimi, cilësia dhe niveli, në ndërmarrësi. Ky punim trajton ndikimin e shkollimit në ndërrmarrësi. Punimet mbështetet në metoda sasiore dhe cilësore. Punimi nxjerrr që shkollimi është një input i rëndësishëm në stimulim të ndërrmarrësisë. Personat me shkollim më të lartë në Kosovë janë më të prirur të jenë ndërrmarrës dhe të punësuar. Këto gjetje janë me rëndësi në kuadër të promovimit të ndërrmarrësisë dhe shkollimit cilësir …


Ndikimi I Marketingut Digjital Në Zhvillimin E Nvm-Ve, Martin Berisha Jun 2018

Ndikimi I Marketingut Digjital Në Zhvillimin E Nvm-Ve, Martin Berisha

Theses and Dissertations

Ky hulumtim analizon se si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përdorin marketingun dixhital për të promovuar biznesin dhe produktet e tyre. Gjithashtu investigon përdorimin e metodave të ndryshme të marketingut dhe menyrën se si bizneset shfrytëzojnë mjetet në dispozicion kur shqyrtojmë elemente të tilla si rritja e kompanisë, rritja e të ardhurave vjetore dhe parametra të tjerë të rëndësishëm.

Fushëveprimi i këtij hulumtimi bazohet nga literatura e mëparëshme ndërkombëtare mbi teoritë e marketingut dixhital. Megjithatë, për të pasur rezultate më të sakta dhe konkrete, hulumtimi bazohet në analiza të të dhënave nga intervista të bëra me drejtues të ndërmarrjeve …


Ndikimi I Krimeve Kibernetike Dhe Privatësia Në Internet, Besarta Pllana Jun 2018

Ndikimi I Krimeve Kibernetike Dhe Privatësia Në Internet, Besarta Pllana

Theses and Dissertations

Dita ditës avancimi i teknologjisë dhe përdorimi i internetit ka kufizuar privatësinë tonë. Ndarja e shumë informatave në internet është bërë e pashmangshme dhe në masë te madhe heq barrierat mes asaj se çka duhet të jetë private dhe çka publike. Pikërisht për këtë arsye kjo tematikë do të jetë si një lloj thirrjeje dhe përkujtimi i gjendjes aktuale të privatësisë në internet, si dhe rreziqet që mund të vijnë për shkak të kësaj gjendjeje.Si rezultat i internetit të dhënat tona private nuk janë më private. Ironikisht përdoruesit vazhdojnë të japin të dhënat e tyre personale kudo që ju kërkohen …


Roli I Kulturës Në Ndërmarrësi: Analizë E Rastit Të Kosovës Përmes Indeksit Kulturor Të Hofstede, Ardit Berisha May 2018

Roli I Kulturës Në Ndërmarrësi: Analizë E Rastit Të Kosovës Përmes Indeksit Kulturor Të Hofstede, Ardit Berisha

Theses and Dissertations

Në vitet e fundit vërehet një ndërgjegjësim në rritje për rëndesinë e aktivitetit sipërmarrës me qëllim të zhvillimit ekonomik. Kjo ka nxitur kërkime shkencore apo debate mbi bazat e ndërmarrësisë dhe elementet kryesore që mundësojnë vendet në zhvillim të adoptojnë modelet e suksesshme. Dallimet ndërmjet kombeve të ndryshme në nivel të ndryshem të aktivitetit sipërmarrës mund të shpjegohen përmes një game të gjerë faktoresh, siç janë ata: ekonomik, teknologjik, kulturor apo institucional. Ndikimi i institucioneve informale dhe vlerave kulturore ka tërhequr më pak vëmendje. Sidoqoftë, pas publikimit të studimeve mbi dismensionet kulturore dhe ndërmarrësinë të Hofstede është intensifikuar kërkimi aplikativ …


Papunësia Dhe Zhvillimi Ekonomik, Elena Desku May 2018

Papunësia Dhe Zhvillimi Ekonomik, Elena Desku

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i këtij punimi është studimi poashtu analiza e papunësisë dhe zhvillimit ekonomik në shoqëri. Në hyrje janë të paraqitura termet dhe kuptimi i tyre, pastaj ndërlidhja që këto nocione kanë me njëra tjetrën.

Papunësia konsiderohet si një fenomen social për shkak të efekteve që ka në strukturën sociale të shoqërisë. Një ndër qështjet më të rëndësishme sociale ka qenë gjithmonë punësimi , për shkak që e afekton zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe stabilitetin shoqëror. Punësimi rezulton në prodhim, ndërsa prodhimi krijon të ardhura dhe të ardhurat rezultojnë në kërkesë për produkte, kështu duke krijuar një zinxhir. Padyshim që …


Ndikimi I Investimeve Të Huaja Direkte Në Zhvillimin E Shtetit, Gresa Krasniqi May 2018

Ndikimi I Investimeve Të Huaja Direkte Në Zhvillimin E Shtetit, Gresa Krasniqi

Theses and Dissertations

Investimet e huaja direkte janë një segment shumë i rëndësishëm ekonomik i një vendi, për arsye që dërgojnë në rritje të ekonomisë.IHD-të ofrojnë rritje të punësimit, ndërmarrjet e huaja duke punësuar shtetasit e vendeve në zhvillim ofrojnë punësim. Në mungesë të këtij investimi, këto mundësi punësimi nuk do të ishin në dispozicion te shumë vende në zhvillim.

Këto investime në vitet e fundit kanë shënuar rritje të dukshme në të gjithë botën, kjo për shkak se shumë vende, sidomos vendet në zhvillim shohin IHD-të si një element të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Investimet e huaja direkte janë një burim efektiv …


Roli Dhe Rëndësia E Investimeve Të Huaja Direkte Në Zhvillimin Ekonomik Rasti I Kosovës” : Analizë E Periudhës 2007-2016, Marigona Zymberi May 2018

Roli Dhe Rëndësia E Investimeve Të Huaja Direkte Në Zhvillimin Ekonomik Rasti I Kosovës” : Analizë E Periudhës 2007-2016, Marigona Zymberi

Theses and Dissertations

Investimet e Huaja Direkte janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka pasur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse janë të rëndësishme si për nga shumëllojshmëria e tyre ashtu dhe për nga rëndësia ekonomike, politike dhe sociale që ato gjenerojnë. Përfitimi i këtyre efekteve nuk vjen automatikisht por ndikohet nga realizimi i disa kushteve specifike. …


Ndikimi I Politikave Fiskale Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Elfije Hoti May 2018

Ndikimi I Politikave Fiskale Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Elfije Hoti

Theses and Dissertations

Ky studim adreson çështjen e impaktit të politikës fiskale në zbutjen e papunësisë, rritjen e investimeve dhe të konsumit për të gjeneruar rritje ekonomike të qëndrueshme. Ndër të tjera, ky punim do të sqarojë se çka janë politikat fiskale, ndikimi i tyre në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe aplikimi i tyre në përputhje me legjislacionin e shtetit dhe politikat monetare.

Ndikimi i politikave fiskale ka qenë gjithmonë temë kryesore në ekonomi, pasiqë mirëqenia dhe stabiliteti politik varen nga ekuilibri ekonomik. Politikat fiskale përbënjë një komponentë të politikës ekonomike shtetërore që shfrytëzohet për qëllime makroekonomike për të ndikuar në …


Roli Dhe Funksioni I Bankës Qendrore Të Kosovës Në Stabilitetin Financiar, Avdullah Hoxha May 2018

Roli Dhe Funksioni I Bankës Qendrore Të Kosovës Në Stabilitetin Financiar, Avdullah Hoxha

Theses and Dissertations

Banka Qëndrore e Kosovës është autoritet i pavarur kombëtar që udhëheq politikën monetare, rregullon bankat komerciale dhe siguron shërbime financiare duke përfshirë hulumtime ekonomike e që e ka të rregulluar me ligjet e kushtetutës së Kosovës. Qëllimet janë të stabilizojnë monedhën e vendit, të mbajnë papunësinë e ulët dhe të parandalojnë inflacionin në mbarë vendin. Në kuadër të këtij studimi në fillim është analizuar kuptimi i bankës qëndore në përgjithësi me fokus të veçant është analizuar roli dhe funksioni i saj. Qëllimi i këtij studimi është përshkrimi dhe vështrimi sa më i hollësishëm i Bankës Qëndrore në Kosovë, rolin e …


Avansimi I Zhvillimit Të Prokurimit Publik Në Nivelin Lokal Në Republikën Kosovë, Es’Heme Beka May 2018

Avansimi I Zhvillimit Të Prokurimit Publik Në Nivelin Lokal Në Republikën Kosovë, Es’Heme Beka

Theses and Dissertations

Bota e teknologjisë po ndryshon me shpejtësi dhe shkathtësitë e fuqisë punëtore duhet përshtatur me teknologjitë e reja dhe ndryshimin e formave të organizimit të punës pikërisht në këtë fushë kaq të ndjeshme siç është prokurimi publik. Për të arritur një sukses duhet ndjekur trajnime për zbatimin e ligjit te prokurimit publik , rregulloreve, udhëzimeve, dhe vendimeve të cilat lëshohen nga organi përgjegjës në Kosovë siç është KRPP. Arsimi fillestar është themeli, por mësimi i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës është i domosdoshëm për të gjithë zyrtaret e prokurimit për të përparuar në përdorimin e parasë publike në mënyrën me të …


Efektet E Recensionit Në Sjelljen E Blerjes Së Konsumatorit, Artan Morina Apr 2018

Efektet E Recensionit Në Sjelljen E Blerjes Së Konsumatorit, Artan Morina

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është të kuptojmë rëndësinë e sjelljes së konsumatorit si dhe elementet të tija, e që një ndër ta janë të ardhurat. Sa i përket sjelljes së blerjes së konsumatorit ky punim do të elaborojë përkufizimin e sjelljes konsumatore dhe rëndësinë e tij, si dhe modelet e sjelljes konsumatore.

Qëllimi i këtij punimi është të analizojë ndikimin e sjelljes së blerjes së konsumatorit gjatë paraqitjes së recesionit ekonomik në një vend dhe sjelljes blerëse për produktet/shërbimet përkatëse të ofruara në atë periudhë.

Ky punim ngre çështjet kryesore të recensionit dhe sjelljes blerëse të konsumatorëve, çfarë …


Përparësitë Dhe Barrierat E Tërheqjes Së Investimeve Të Huaja Në Kosovë, Dukagjin Veliu Apr 2018

Përparësitë Dhe Barrierat E Tërheqjes Së Investimeve Të Huaja Në Kosovë, Dukagjin Veliu

Theses and Dissertations

Kosova është një vend pa dalje në det, e pozicionuar në zemër të Ballkanit. Është shtet demokratik, e qeverisur si republikë parlamentare, e bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit dhe sistemit të balancimit. Është një vend e cili ofron mundësitë shumta për investime. Ajo ka një pozitë të mirë strategjike,ka popullsinë më tëre në Evropë dhe kataksa të ultadhe me kosto efikase të fuqisë punëtore. Sistemi bankar është një nga më të qëndrueshmet nërajon, privatizimi indërmarrjeve publike është në progres e cila sjell shumë mundësi të më dha për investitorët e huaj. Potencialet më të mëdha janë: minierat, energjia, …


Incotermat Dhe Roli Tyre Në Tregti Ndërkombëtare, Kushtrim Alimi Apr 2018

Incotermat Dhe Roli Tyre Në Tregti Ndërkombëtare, Kushtrim Alimi

Theses and Dissertations

Incotermet janë bërë një pjesë e gjuhës së përditshme të tregut. Ato kanë arritur që të futen në kontratat për shitjen e mallrave në mbarë botën dhe si të tilla shërbejnë dhe garantojnë disa rregulla dhe mbikqyrje për importuesit, esportuesit, avokatët, trasportuesit si dhe studentët e tregut ndërkombëtar (Internationational Chamber of Commerce (ICC), 2010)

Incoterm nga viti 1936 kanë qenë të përpunuara në 11 klauza, të cilat në praktikën e atëhershme kanë qenë shpesh në përdorim, kuptohet të rindërtuara me kuptimet e reja. Me zhvillimin ekonomik dhe përparimin e praktikës të tregtisë së jashtme është paraqitur nevoja për shpjegime të …


Angazhimi I Auditorit Për Përmirësimin E Performancës Së Biznesit, Qëndresa Huruglica Apr 2018

Angazhimi I Auditorit Për Përmirësimin E Performancës Së Biznesit, Qëndresa Huruglica

Theses and Dissertations

Auditimi është një formë e zhvilluar me sistem të organizuar të llogaritjes, auditimi ka të bëjë me kontrollin e llogarive të biznesit me qëllimin për të zbuluar korrektësin e hyrjeve të regjistruara në librat e llogaritjes, vërtetsin e transaksioneve dhe rezultatin e biznesit. Me rritjen e shpejtë të numrit të kompanive është rritur edhe roli i këtij profesioni, objektivë e auditimit është që nëpërmjet librit të llogarive të zbulojë nëse bilanci është pregaditur në përputhje me formën e përshkruar dhe nëse është duke treguar pozitën e saktë financiare të qështjes (problemit) në datën në të cilën është pregaditur, objektiva e …


Roli Dhe Rëndësia E Investimeve Të Huaja Në Zhvillimin Ekonomik, Valire Hoxha Apr 2018

Roli Dhe Rëndësia E Investimeve Të Huaja Në Zhvillimin Ekonomik, Valire Hoxha

Theses and Dissertations

Investimet janë bazë shumë e fortë për zhvillimin ekonomik të cilit do shtetë, e veqmas shteteve në tranzicion siqë është Kosova, kështu investimet e huaja kanë patur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja luajnë rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik.

Tërheqja e investimeve të huaja direkte (IHD) është një nga strategjitë më të rëndësishme për vendet në zhvillim për të rritur formimin e kapitalit në mënyrë që të gjenerojë një shumë më të lartë të GDP-së. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, …


Analizë Krahasuese Midis Produkteve Të Shëndetësisë Në Sektorin Privat Dhe Publik Kosovë, Shpresa Jusufi Apr 2018

Analizë Krahasuese Midis Produkteve Të Shëndetësisë Në Sektorin Privat Dhe Publik Kosovë, Shpresa Jusufi

Theses and Dissertations

Me kujdesin shëndetësor nënkuptohet çdo tip shërbimi që ofrohet nga specialistët ose paraspecialistët me një impakt në statusin shëndetësor. Përkufizim plotësues: Mallra dhe shërbime që përdoren si inpute për të prodhuar shëndet. Në disa analiza, është koha dhe njohuritë e përdorura për të ruajtur dhe promovuar kujdesin shëndetësor, plus inputeve të kujdesit shëndetësor konvencional Instuticioni përgjegjës jane: Spitalet,farmaci etj. Nga tradita e Republikës Federale socialiste e Jugosllavisë, në Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin deri tani ka një masë të madhe të medikalizimit dhe një tendencë të fortë të hospitalizimit. Meqenëse një pjesë e madhe e problemeve shëndetësore janë …


Mundësitë Dhe Kufizimet E Tërheqjes Së Investimeve Të Huaja Në Kosovë, Adea Mala Mar 2018

Mundësitë Dhe Kufizimet E Tërheqjes Së Investimeve Të Huaja Në Kosovë, Adea Mala

Theses and Dissertations

Investimet e huaja kanë tërhequr interes në rritje nga vendet ne zhvillim për shkak të përfitimeve të përceptuara në aspektin e injektimit te kapitalit,teknologjisë dhe njohurive. Ky punim diplome analizon bazat kryesore analitike në lidhje me marredhëniet ndermjet investimeve të huaja dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Do të ndermarre një përmbledhje të shkurtër të studimeve empirike mbi cështjen e procesit të rritjes së investimeve te huaja. Rritja e IH nuk është një proces që ndodh automatikisht në Kosovë dhe kjo pasqyron natyrën komplekse të marredhënieve midis ndërmarrjeve shumëkombëshe dhe agjentëve ekonomikë te vendit tonë.

Do të shtjellojme motivet qe nxisin …


Ndikimi I Reklamave Në Ecurinë E Zhvillimit Të Biznesevenë Kosovë, Donjeta Abdullahu Mar 2018

Ndikimi I Reklamave Në Ecurinë E Zhvillimit Të Biznesevenë Kosovë, Donjeta Abdullahu

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimiështë identifikimi i “Ndikimi i reklamave në ecurinë e zhvillimit të biznesit”, ku janë analizuar në përpikmeri faktoret relevant që shkojnë deri të arritja e zhvillimit të frytshem të një biznesi si rezultat i ndikimit të aktiviteteve të komunikimit në marketing, respektivisht reklamës.

Nje prej çelëseve që hapë rrugen drejt arritjes se suksesit në sferen e zhvillimit të një biznesi llogaritet te jete ndikimi i reklamave si pjesë e rëndësishme e marketingut.Zhvillimi i korporatave multinacionale ka ndikuar që të rritet llojllojshmeria e produkteve të ofruar ku konsumatoret kanë më shumë mundesi të zgjedhin produkte dhe sherbime …


Zhvillimi Ekonomik Dhe Roli I Sektorit Privat Në Zbutjen E Varfërisë, Edlira Leka Mar 2018

Zhvillimi Ekonomik Dhe Roli I Sektorit Privat Në Zbutjen E Varfërisë, Edlira Leka

Theses and Dissertations

Konceptimi i termit zhvillim ekonomik përshkon një proces, që ka kohëzgjatje dhe vazhdimësi, në një vend ku faktorët që përbëjnë esencën teorike dhe praktike rezymojnë sipas një strategjie të politikave ekonomike, duke dhënë sinkroninë e ekonomisë së tregut në tërë spektrin e saj zhvillimor. Kjo nuk mund të arrihet për pesë apo dhjetë vite, por arrihet duke përmbushur premisat ekonomike dhe shoqërore, duke ndikuar në jetën e çdo personi të atij vendi. Pra, koncepti bazë i zhvillimit ekonomik është se nuk ka periudhë se kur mund të arrihet dhe varet prej shumë faktorëve ndikues dhe përcaktues në arritje të një …


Fuqizimi I Gruas Në Vendimmarrje Menaxheriale, Gresa Krasniqi Mar 2018

Fuqizimi I Gruas Në Vendimmarrje Menaxheriale, Gresa Krasniqi

Theses and Dissertations

Përderisa bota ka arritur përparim drejt barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave nën Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (duke përfshirë qasje të barabartë në arsimin fillor në mes vajzave dhe djemve), gratë dhe vajzat vazhdojnë të vuajnë diskriminimin dhe dhunën në çdo pjesë të botës. Sigurimi i grave dhe vajzave me qasje të barabartë në arsim, kujdes shëndetësor, punë të mirë, dhe përfaqësim në proceset e vendim-marrjes politike dhe ekonomike do ta bëjnë ekonominë me të qëndrueshme, shoqëritë të përfitojnë dhe njerëzimi në përgjithësi. Rreth dy të tretat e vendeve në rajonet në zhvillim kanë arritur barazi gjinore në arsimin …


Strategjia E Marketingut Dhe Efekti I Saj Në Performancën Biznesore Në Kosovë, Adrian Osmani Feb 2018

Strategjia E Marketingut Dhe Efekti I Saj Në Performancën Biznesore Në Kosovë, Adrian Osmani

Theses and Dissertations

Një nga qëllimet kryesore të këtij studimi është ofrimi i një Udhëzuesi për menaxherët Kosovarë të biznesit lidhur me atë se, në cilat çështje që kanë të bëjnë me marketingun ata duhet të përqëndrohen, në mënyrë që ta rrisin sa më shumë performancën afatgjate të kompanive të tyre në Kosovë dhe në vendet e tjera, të huaja. Prandaj, problemi kryesor i hulumtimit për këtë studim mund të paraqitet si në vijim:

Cfarë lloj marketingu strategjik mund të lidhet sa më mirë dhe efektivisht me performancën financiare të kompanive në mjedise të ndryshme biznesore (të biznesit)?

Ky problem, më tej mund …