Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 391 - 420 of 990

Full-Text Articles in Business

Raporti I Marrëdhënieve Tregtare Në Mes Republikës Së Kosovës Dhe Vendeve Të Rajonit, Albana Çerkini Oct 2018

Raporti I Marrëdhënieve Tregtare Në Mes Republikës Së Kosovës Dhe Vendeve Të Rajonit, Albana Çerkini

Theses and Dissertations

Me shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 dhe me sigurimin e njohjeve nga shumica e shteteve të rajonit, Kosova hap rrugët e saj për tregti ndërkombëtare përmes marëveshjeve të bëra me qëllim të lehtësimit të procedurave për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe vendet e rajonit.Vendet e Evropës Qendrore më 1992, formuan Marrëveshjen për Tregti të Lirë, ku Kosova u antarsua në këtë marrëveshje përmes UNIMK-ut. Në mungesë të një kapaciteti të zhvilluar ekonomik, prodhimtaria në Kosovë është në nivele tepër të ulëta të cilat nuk arrijnë t’i përgjigjen as nevojave të brendshme. Si rrjedhojë e kësaj, Kosova …


Sfidat E Risktrukturimit Strategjik Të Korporatave, Arbenita Pacolli Oct 2018

Sfidat E Risktrukturimit Strategjik Të Korporatave, Arbenita Pacolli

Theses and Dissertations

Në epokën moderne të globalizimit, më shumë se kurrë, kompanitë duhet të përgaditen për ndryshime konstante, përkatësisht, uljet dhe ngritjet në tregjet botërore. Po ashtu kompanitë multinacionale më fitimprurëse duhet vazhdimisht të përmirësojnë biznesin e tyre për të ruajtur përparësinë konkurruese dhe pjesën e tregut. Shumë shpesh ndodh që udhëheqësi i kompanive të suksesshme, i bartur nga rezultate të mira biznesi, ndalon vëmendjen në konkurrencën dhe mjedisin në të cilin gjendet kompania e tyre. Mungesa e vullnetit për ndryshime në biznes, rikstrukturimi i segmenteve të biznesit dhe në përgjithësi modalitetit të punës, shpesh përfundon me pasoja shkatërrimtare për kompaninë. Ristrukturimi …


Menaxhimi I Biznesit Të Vogël, Dea Mormorina Oct 2018

Menaxhimi I Biznesit Të Vogël, Dea Mormorina

Theses and Dissertations

Ky punim shqyrton përcaktuesit e fillimit të biznesit, suksesin afatgjatë dhe afatshkurtër dhe dështimin e bizneseve të vogla me theks në edukimin dhe trajnimin e tyre. Suksesi dhe dështimi kanë qenë subjekt i një hulumtimi të gjerë. Është e rëndësishme të kuptohen faktorët e jashtëm, të brendshëm dhe motivues që janë përgjegjës për fillimin e biznesit, pengesat me të cilat ballafaqohet gjatë fazave fillestare dhe të vazhdueshme dhe gjithashtu këshilla dhe asistenca në dispozicion të sipërmarrësve. Ky punim synon të eksplorojë dhe shpjegojë faktorët kryesorë që lidhen me suksesin dhe dështimin e bizneseve të vogla.

Bizneset të cilët operojnë në …


Avancimi Në Konkurrim I Nvm-Ve Me Anë Të Përdorimit Efektiv Të Burimeve Njerëzore Dhe Njohurive, Donita Hoxha Oct 2018

Avancimi Në Konkurrim I Nvm-Ve Me Anë Të Përdorimit Efektiv Të Burimeve Njerëzore Dhe Njohurive, Donita Hoxha

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome trajtohet roli i menaxhimit të njohurive dhe burimeve njerëzore në bizneset e vogla dhe të mesme në avancimin e tyre në konkurrim. Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohet se çfarë janë NVM-të në përgjithësi dhe çfarë është menaxhimi i njohurive, llojet e tij si dhe mënyrat se si menaxhimi i njohurive funksionon ne biznes.

Në këtë punim janë të paraqitura problemet në të cilat kompanitë hasin në implementimin e menaxhimit të njohurive dhe si rast studimi janë marrur NVM-të në Kosovë. Gjithashtu në bazë të hulumtimeve me anë të metodës së anketës shohim …


Ndikimi I Auditimit Të Jashtëm Në Performancën E Bankave Komerciale Në Kosovë, Aurora Qerimi Oct 2018

Ndikimi I Auditimit Të Jashtëm Në Performancën E Bankave Komerciale Në Kosovë, Aurora Qerimi

Theses and Dissertations

Auditimi është term administrativ me të cilin nënkuptohet procesi që mund të realizohet për të kënaqur kërkesat e menaxhimit, apo të ndonjë auditori tjetër të pavarur, për të plotësuar obligimet statusore.

Në pjesën e parë të punimit është bërë përzgjedhja dhe përshkrimi i materialit hulumtues, ku të dhënat janë të bazuara në libra dhe nga publikimet e faqeve të ndryshme të internetit në mënyrë që të kuptojmë disa koncepte që kanë të bëjnë me auditimin, qëllimet e auditimit, rolin dhe veprimtarin e reviziorit të jashtëm.

Në këtë hulumtim është trajtuar tema përkatëse për të analizuar dhe krahasuar ndikimin e auditimit …


Ndikimi I Investimeve Në Zhvillimin Ekonomik Në Komunat E Vogla, Fatos Mataj Oct 2018

Ndikimi I Investimeve Në Zhvillimin Ekonomik Në Komunat E Vogla, Fatos Mataj

Theses and Dissertations

Termi Zhvillim Ekonomik është term që interpretohet në mënyra të ndryshme në varësi të interesave ditore, politike e shoqërore. Zhvillimi ekonomik ndër tjera nënkupton procesin e kalimit nga shkalla më e lartë në shkallë më të lartë aktivitetit ekonomik dhe duhet theksuar që një shkallë e lartë e rritjes ekonomike mundëson përmirësimim në fusha të ndryshme jetësore si: Bujqësia, Industria, Arsimi, e sfera të ndryshme shoqërore.

Pra ne mund të konkludojmë që termi zhvillim ekonomik nënkupton arritjen e një shkalle më të lartë në të gjitha fushat e jetës së njeriut, e jo vetëm sektorit ekonomik prandaj disa herë i …


Roli I Teknologjisë Dhe I Praktikave Të Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Përmirësimin E Produktivitetit Të Biznesit, Granit Zylfiu Oct 2018

Roli I Teknologjisë Dhe I Praktikave Të Hulumtimit Dhe Zhvillimit Në Përmirësimin E Produktivitetit Të Biznesit, Granit Zylfiu

Theses and Dissertations

Ky punim shqyrton lidhjen në mes zhvillimit të teknologjisë dhe praktikave të hulumtimit që ndikojnë në përmirësimin e produktivitetit në biznese.

Teknologjia sot është baza e zhvillimit të bizneseve që ndikon në çdo fazë të bizneseve, në çdo sektor e sidomos edhe në përmirësimin e produktivitetit të biznesit.

Kërkimet dhe hulumtimet e praktikave për zhvillim është elementë që gërshetohet me teknologjinë, ku dyjat së bashku bëjnë identifikimin, analizimin, vlerësimin dhe monitorimin e situatave biznesore, zhvillimin e inovacioneve në lidhje me produktet apo shërbimet e kompanisë.

Produktiviteti zhvillon bizneset në aspektin e rritjes së shitjeve dhe fitimeve, ai është elementi kyç …


Pjesëmarrja E Gruas Në Ndërmarrësi Dhe Roli I Saj Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit, Herolinda Sylejmani Oct 2018

Pjesëmarrja E Gruas Në Ndërmarrësi Dhe Roli I Saj Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit, Herolinda Sylejmani

Theses and Dissertations

Ndërmarrja produktive në përgjithësi supozohet të jetë arsye për rritjen ekonomike duke shfrytëzuar mundësitë e reja të biznesit dhe duke krijuar vende të reja pune. Sot, vendet në zhvillim, me forcën e madhe të punës së të rinjve dhe me nivelin e të ardhurave të ulëta ose të mesme, po fillojnë t'i drejtojnë politikat e tyre drejt nxitjes së ndërmarrësisë.

Në këtë punim do të trajtohet rëndësia e pjesëmarrjes së gruas si lidere ndërmarrëse në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në veçanti për plotësimin e hulumtimit do të trajtohem si raste të studimit kompanitë SIGMA BMC (konsulencë), Grand Decor …


Rëndësia Dhe Roli I Investimeve Të Huaja Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit Tonë, Hisnije Haxhimurati Oct 2018

Rëndësia Dhe Roli I Investimeve Të Huaja Në Zhvillimin Ekonomik Të Vendit Tonë, Hisnije Haxhimurati

Theses and Dissertations

Në këtë temë kamë shtjelluar disa tema rreth investimeve te huaja direkte lidhur me rastin e Kosovës. Do të analizojë burimet e mundëshme të Kosovës, si dhe pikat e saj të dobëta ne kuadrin e ndikimit të tyre në situatën aktuale të investimeve të huaja hyrëse, si dhe synimet e rekomandimit të strategjive të mundëshme për përmisimin e kësaj situate. Investimet e huaja janë një fenomen relativisht i ri, i cili ka patur një zhvillim të hovshëm në rritje në vitet në vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja luajnë një rol kyç …


Menaxhimi I Kostos Së Inventarit Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Ujvara Berisha Oct 2018

Menaxhimi I Kostos Së Inventarit Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Ujvara Berisha

Theses and Dissertations

Ruajtja afatgjatë e pozicionit konkurrues nuk është më e mundur pa aktivitetet dhe politikat e menaxhimit të kostos. Ky punim tregon rëndësinë e menaxhimit të kostos si funksionet e menaxhimit në kompanitë prodhuese dhe karakteristikat, janë analizuar sistemet e menaxhimit të kostos në ndërmarrjet prodhuese të vogla dhe të mesme të Republikës se Kosovës. Rezultatet e kësaj analize tregojnë se shumica e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nuk e bëjnë këtë. Menaxhimi i kostos strategjike është përdorur kryesisht nga modeli tradicional i menaxhimit të kostos. Sipas organizatës se kombeve te bashkuara dhe organizatës për zhvillimin industrial(UNIDO),ndërmarrjet e vogla dhe …


Përdorimi I Teknologjisë Dhe Besueshmëria E Fakteve Elektronike Në Procesin E Auditimit, Rexhep Hoxha Oct 2018

Përdorimi I Teknologjisë Dhe Besueshmëria E Fakteve Elektronike Në Procesin E Auditimit, Rexhep Hoxha

Theses and Dissertations

Auditimi i Teknologjisë së Informacionit është shndërruar në një nga temat kryesore të auditimit që zhvillohet nga Institucionet Supreme të Auditimit (SAI-t) në mbarë botën. Ky është një reagim normal ndaj operacioneve kompjuterike në zhvillim në organizatat qeveritare dhe publike. Sistemet e IT që përdoren duhet të garantojnë se ato mbrojnë të dhënat dhe asetet e biznesit të organizatës, po ashtu mbështesin misionin, qëllimet financiare dhe specifike.Ndërkohë që përdorimi i IT ka sjellë përmirësimin e eficencës dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve, ka sjellë gjithashtu bashkë me to risqe dhe vulnerabilitete të lidhura me bazat e të dhënave të kompjuterizuara …


Benefitet E Auditimit Të Jashtëm Në Funksionimin E Bankave Komerciale Në Kosovë, Nita Sadiku Oct 2018

Benefitet E Auditimit Të Jashtëm Në Funksionimin E Bankave Komerciale Në Kosovë, Nita Sadiku

Theses and Dissertations

Në këtë temë trajtohet auditimi i jashtëm i bankave komerciale në Kosovë, në veqanti i tri bankave si: BPB, Banka Ekonomike dhe Raiffeisen Bank. Auditimi bankar ka shumë rëndësi, analiza dhe hulumtimi në bazë të disa metodave të shpien drejt debateve në lidhje me problemet apo benefitet që mund të shfaqen gjatë procesit të auditimit të pasqyrave financiare.

Auditorët luajnë një rol të rëndësishëm, duke promovuar besimin në informacionet financiare siguruar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare. Ky punim synon të identifikojë gabimet, mashtrimet dhe shkeljet. Krahas kësaj si funksionojnë përmirësimet në sistemin auditues bankar. Auditimi në banka ka …


Ndikimi I Auditimit Të Jashtëm Në Përmirësimin E Performancës Së Komunave, Majlinda Bajraktari Oct 2018

Ndikimi I Auditimit Të Jashtëm Në Përmirësimin E Performancës Së Komunave, Majlinda Bajraktari

Theses and Dissertations

Me anë të këtij punimi të kësaj teme të diplomës kam synuar që të trajtoj ndikimin e auditimit të jashtëm në përmirësimin e performancëssë komunave, duke u bazuar në literaturë të cilën e kam shfrytëuar në mënyrë që t’i sqarojë disa koncepte që kanë të bëjnë me auditim, auditim të jashtëm, si dhe me anë të metodologjisë dhe metodave shkencore kamanalizuar dhe krahasuar raportet e auditimit të pasqyrave financiare vjetore të Komunave në Republikën e Kosovës e në veçanti Komunën e Prishtinës, Ferizajit dhe Gjilanit. Auditimi i jashtëm është një kontrollim i pasqyrave financiare të një organizate në sektorin publik …


Impakti I Teknologjisë Informative Në Menaxhimin E Burimeve Njerëzore, Art Hoxha Sep 2018

Impakti I Teknologjisë Informative Në Menaxhimin E Burimeve Njerëzore, Art Hoxha

Theses and Dissertations

Teknologjia në ditët e sotme është baza nga e cila po fillon të ndërtohet çdo biznes ku forma e operimit në treg qasja në të dhe ofrimi i çdo lloj shërbimi po ndërlidhet ngushtë me burimet që i takojnë fushës së teknologjisë. Bizneset për të funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme tashmë kanë filluar të implementojnë teknologjitë më të fundit në mënyrë që të jenë në hap me kohën dhe konkurrencën e cila çdo ditë është në rritje e sipër, prandaj implementimi i teknologjisë tashmë është bërë shumë i nevojshëm që biznesi të mbijetoj në ditët e sotme. …


Ndikimi I Marketingut Digjital Në Performancën E Mikrobizneseve, Krenare Sopjani Sep 2018

Ndikimi I Marketingut Digjital Në Performancën E Mikrobizneseve, Krenare Sopjani

Theses and Dissertations

Marketingu ka qenë një sfidë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në mbarë botën për shkak të kostos së saj. Marketingu tradicional që përfshin televizion, radio dhe billborde vjen me një kosto të lartë për këto NVM dhe prandaj rritja e këtyre kompanive bëhet një sfidë për shkak të shitjeve të ulëta si rezultat i ndërgjegjësimit të mallrave dhe shërbimeve të ofruara. Marketingu digjital i ka dhënë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme një platformë për të krijuar informata për konsumatorët në atë që ato ofrojnë për shkak të kostos relativisht të ulët.


Turizmi Si Burim Potencial Për Zhvillim Lokal Ekonomik Në Komunën E Prizrenit, Dua Karabaxhaku Sep 2018

Turizmi Si Burim Potencial Për Zhvillim Lokal Ekonomik Në Komunën E Prizrenit, Dua Karabaxhaku

Theses and Dissertations

Ky dokument analize i cili është zhvilluar në kuadër të punimit të diplomës, në Fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, të universitetit UBT, do ta elaborojë ndikimin e turizmit si kategori ekonomike dhe burim potencial për zhvillim lokal socio-ekonomik dhe kulturor të komunës së Prizrenit,duke e zabtuar në një metodologji tri dimensionale të analizimit të gjendjes së përgjithshme aktuale në sektorin e zhvillimit ekonomik, rëndësinë e turizmit si kategori e rëndësishme ekonomike, dhe si ndikon turizmi si burim potencial për zhvillim ekonomik dhe në sektorët e ndryshëm në Kosovë, me theks të veqant në komunën e Prizrenit.

Qëllimi i kësaj …


Banka Qendrore Evropiane, Gentijana Blakaj Sep 2018

Banka Qendrore Evropiane, Gentijana Blakaj

Theses and Dissertations

Ky studim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë të Bankës Qendrore Evropiane.Banka Qendrore Evropiane (BQE) është një organ i Bashkimit Evropian dhe së bashku me bankat qendrore të 19 shteteve të BE-së formon Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ).

Ajo nuk është bankë qendrore e një vendi të vetëm, por mbulon një zonë gjeografike të 19 vendeve të ndryshme, secili me historinë e tij, kulturën dhe të kaluarën ekonomike të caktuar. Së bashku me bankat qendrore të vendeve anëtare të zonës së Euros, ato përbëjnë një entitet që quhet "Eurosistem", detyra më e rëndësishme e të cilit …


Sistemi Monetar Europian, Filiz Haxhani Sep 2018

Sistemi Monetar Europian, Filiz Haxhani

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome shqyrtohet roli kryesor i bankës qëndrore evropiane, e cila ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit të çmimeve ku objektiv kryesor është të mbështes politikat e përgjithshme të BE-së. Tek shqyrtimi i literaturës trajtohen teoritë e ndryshme të sistemit monetar evropian, formimi dhe zhvillimi, qëllimet dhe mekanizmat e tij.

Nuk munguan as problemet e ndryshme që pësoi SME, të cilat u shfaqën ndër vite, kriza e borxheve që ndodhi në vitet 2008-2009. Shtetet e të cilave u shtyen drejt borxheve që kishin normë të lartë deficiti ishin: Greçia, Spanja, Portugalia, Irlanda dhe Qipro. Në vitin 2012 u …


Edukimi Dhe Pabarazia Në Të Ardhura, Ermal Shala Sep 2018

Edukimi Dhe Pabarazia Në Të Ardhura, Ermal Shala

Theses and Dissertations

Ky punim paraqet kuptimin e edukimit dhe pabarazinë në të ardhura, si dhe ndikimin e tij në gjitha kontinetet e botës.

Ky punim përbëhet nga shumë pika të vlefshme që nxjerrin në pah kuptimin e të ardhurave dhe rëndësinë e pabarazisë, faktorët që ndikojnë në pabarazi, teoritë e shpërndarjes së të ardhurave, matësit e pabarazisë së të ardhurave, kuptimin e pabarazisë në edukim dhe matësit e pabarazisë në edukim. Duke patur parasysh se pabarazia e të ardhurave varët nga shumë faktorë ekonomik, politik dhe social atëherë gjatë elaborimit të këtij punimi do të kemi një gjithpërfshirje të këtyre faktorëve.

Punim …


Realizimi I Aktiviteteve Te Marketignut Me Buxhet Te Kufizuar, Halime Martinaj - Gjonbalaj Sep 2018

Realizimi I Aktiviteteve Te Marketignut Me Buxhet Te Kufizuar, Halime Martinaj - Gjonbalaj

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Ndikimi I Politikës Fiskale Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës Në Periudhën E Pas Luftës, Agnesë Hajdari Aug 2018

Ndikimi I Politikës Fiskale Në Zhvillimin Ekonomik Të Kosovës Në Periudhën E Pas Luftës, Agnesë Hajdari

Theses and Dissertations

Për të arritur mirëqenie dhe stabilitet politik, qeveritë kombëtare synojnë arritjen e ekuilibrit ekonomik. Qeveria përdor instrumente të ndryshme për të stimuluar rritjen e ekonomisë, për të ulur papunësinë si dhe për të arritur objektivat makroekonomike. Në kontekst të rritjes së ngadalshme ekonomike të viteve të fundit dhe të presioneve fiskale, Kosova ballafaqohet me sfidën komplekse të zhvillimit ekonomik. Që nga periudha e pas luftës Kosova ende vazhdon të jetë në një situatë jo të mirë në aspektin ekonomik, ku papunësia vazhdon të jetë në një shkallë të lartë, kërkesa për fuqi punëtore është ende shumë e ulët dhe krijimi …


Financimi I Zhvillimit Të Nvm-Ve, Artan Jashari Aug 2018

Financimi I Zhvillimit Të Nvm-Ve, Artan Jashari

Theses and Dissertations

Përmes kontributit të tyre në krijimin e vlerës së shtuar dhe vendeve të reja pune, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Megjithatë, këto ndërmarrje përballen me pengesa të shumta që kufizojnë performancën, rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ndër vështirësitë me të cilat përballen NVM-të, qasja në financa është raportuar shpesh si një pengesë e madhe për vendosjen dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre. Qasja në financa është vendimtare për ndarjen efikase të resurseve financiare dhe zhvillimit të ndërmarrësisë, gjë që shpjegon interesimin e lartë për këtë …


Analiza Statistikore E Numrit Të Ndërmarrjeve Sipas Aktiviteteve Ekonomike, Hanife Sadiku Aug 2018

Analiza Statistikore E Numrit Të Ndërmarrjeve Sipas Aktiviteteve Ekonomike, Hanife Sadiku

Theses and Dissertations

Zhvillimi ekonomik i një vendi varet prej shumë faktorësh. Njëri prej faktorëve që shfaq nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi është edhe numri i ndërmarrjeve të cilat operojnë në vend.

Me këtë punim Diplome, përmes të dhënave statistikore kemi arritë të shfaqim dhe të dokumentojmë ndërveprushmërin e degëve të ndryshme ekonimike me njëra tjetrën. Si dhe të identifikojmë përiudhat përkatëse në të cilat numri i ndërrmarjeve të regjistruara ka pësuar rritje apo rënie, në nivel shtetëror. Studimi përfshin analizën statistikore të ndërrmarjeve të reja dhe atyre ekzistuese, duke pasur parasysh klasifikimet e ndërmarrjeve. Njëkohësisht, ky hulumtim paraqet marrëdhëniet që …


Ndryshimi I Normave Të Interesit Dhe Ndikimi I Tyre Në Konsum, Bukurije Jusufi Aug 2018

Ndryshimi I Normave Të Interesit Dhe Ndikimi I Tyre Në Konsum, Bukurije Jusufi

Theses and Dissertations

Ndryshimet / luhatjet pozitive apo negative të normave të interesit si dhe ndërlidhja e tyre me konsumin dhe në përgjithësi me mirëqenien e ekonomive familjare është një temë mjaft aktuale si dhe po aq e rëndësishme për ekonominë e një vendi të cilat kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e saj. Meqë sistemi financiar i një shteti përfshin bankat e saj, tregjet e letrave me vlerë, pensionet dhe fondet e përbashkëta, siguruesit, infrastrukturat e tregut dhe banka qëndrore, si dhe autoritetet e saj rregullatore dhe mbikëqyrëse, duhet të theksohet se këto institucione dhe tregje sigurojnë një kuadër për kryerjen …


Ndikimi I Normave Të Interesit Në Investime Në Kosovë Pas Krizës Financiare 2008-2018, Kaltrina Mehmeti Ratkoceri Aug 2018

Ndikimi I Normave Të Interesit Në Investime Në Kosovë Pas Krizës Financiare 2008-2018, Kaltrina Mehmeti Ratkoceri

Theses and Dissertations

Sektori bankar, sot është një nga sektorët më të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Prandaj, vlerësimi i normave të interesit dhe ndikimin e tyre në investime është me rëndësi të madhe si një treguesi rëndësishëm për vendim-marrje, ashtu si për ndryshimin e normave gjatë kohës dhe për numrin e investimeve të realizuara në 10 vitet e fundit pas krizës financiare si dhe krahasimi i Kosovës me rajonin.

Përmes shqyrtimit kritik të literaturës është krijuar një bazë teorike e ndërlidhur me problematikën e temës së hulumtimit e cila është shfrytëzuar disa herë gjatë hulumtimit dhe gjatë procesit të shkrimit të temës. …


Kreditë – Institucione Financiare Bankare Dhe Jobankare, Ardita Haxhimurati Jul 2018

Kreditë – Institucione Financiare Bankare Dhe Jobankare, Ardita Haxhimurati

Theses and Dissertations

Dita ditës nevoja për marrjen e kredive është duke u rritur për arsye të rritjes së luksit shoqëror. Kreditë kanë rol në rritjen e aktiviteteve monetare, me ç’rast duhet të ceket se përbën 80% të të ardhurave të bankave.

Për t’a kuptuar më së miri kreditimin dhe procesin duhet të kalojmë në disa faza që do shpjegohen në këtë punim. Së pari, çka do të thotë konkretisht kreditimi dhe norma të interesit, intitucione financiare bankare dhe jobankare, llojet e kredisë, procesi për aplikim të kredisë, sa janë përqindjet e normave të kredisë.

Për të kuptuar më së miri se sa …


Roli Dhe Ndikimi I Faktorëve Të Përformancës Në Rritjen E Një Kompanie ( Grem Logistic Trading "Gremlog" ), Arbenita Shefkiu Jul 2018

Roli Dhe Ndikimi I Faktorëve Të Përformancës Në Rritjen E Një Kompanie ( Grem Logistic Trading "Gremlog" ), Arbenita Shefkiu

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të trajtoj rendësin dhe rolin e faktorëve të përformancës, si një ndër komponentët kryesor që kanë ndikim në rritjen e kompanisë. Ku do të ofrohet njohuri se sa kanë ndikim këta faktorë dhe cili është roli I tyre në përgjithësi. Në veçanti do të trajtohet si rast studimi kompania Grem Logistic Trading "Gremlog" – Dubai.

Faktorët e përformancës si: menaxhimi i burimeve njerëzore, marketingu, menaxhimi përformancës dhe sistemi I menaxhimit të përformancës, shpërblimi, motivimi, dhe vlerësimi do të paraqiten hollësisht gjatë hulumtimit tek shqyrtimi i literaturës. Pasi që hulumtime dhe studime të mëhershme theksojnë se faktorët …


E-Banking Dhe Sfidat E Ofrimit Të Shërbimeve, Dafina Baholli Jul 2018

E-Banking Dhe Sfidat E Ofrimit Të Shërbimeve, Dafina Baholli

Theses and Dissertations

Një ndër objektivat parësore të BQK-se është edhe mirëmbajtja e një sistemi efikas, të sigurt dhe të qëndrueshëm të pagesave në vend, si shtylla kyqe e infrastrukturës financiare dhe ekonomisë së vendit. Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi BANKA QENDRORE E KOSOVES është e angazhuar në vazhdimësi në avancimin e infrastrukturës financiare, për të zhvilluar transaksionet elektronike në mënyrë që të reduktohen transaksionet në para të gatshme.

Në Kosovë viteve të fundit vërehet një rritje e përdorimit të instrumenteve elektronike për kryerjen e pagesave. Nga të dhënat e fundit statistikore, vërehet rritje në numër dhe vlerë të kredit transfereve …


Dallimi Në Mes Bankës Qendrore Evropiane (Bce) Dhe Sistemit Të Reservës Federale (Fed), Blerina Hoxha Jul 2018

Dallimi Në Mes Bankës Qendrore Evropiane (Bce) Dhe Sistemit Të Reservës Federale (Fed), Blerina Hoxha

Theses and Dissertations

Ky studim shqyrton dhe krahason strategjitë e komunikimit të Federatës Rezerë dhe Banka Qendrore Evropiane, si dhe efektiviteti i tyre.

Së pari, do ti gjej komponentët e papritur të veprimeve dhe deklaratave të politikës monetare të cilat kanë efekte të rëndësishme por të ndryshme në çmimet e aseteve, me komunikim të papritur duke patur një ndikim shumë më të madh në normat afatgjata të interesit.

Së dyti, të dyja BQE dhe Fed kanë provuar të jenë njësoj të suksesshme në lëvizjen e pasurisë së tyre të brendshme çmime duke përdorur ose politikën monetare ose goditjet e lajmeve. Megjithatë, përgjigja e …


Ndikimi I Investimeve Në Produktin E Brendshëm Bruto – Gdp Në Kosovë, Habibe Osmani Jul 2018

Ndikimi I Investimeve Në Produktin E Brendshëm Bruto – Gdp Në Kosovë, Habibe Osmani

Theses and Dissertations

Punimi ka për qëllim dhënien e një informacioni në lidhje me investimet dhe ndikimin e investimeve në GDP si dhe të sqarojë çështje të errëta ose të plotësojë boshllëqe, lidhur me këtë çështje. Investimet janë një fenomen relativisht i ri, që ka pasur një zhvillim mjaft të hovshëm dhe vazhdon akoma te zhvillohet ne vitet ne vazhdim. Nxitur nga ndryshimi teknologjik, konkurrenca globale por edhe liberalizimi i tregjeve, investimet luajnë një rol kyq në procesin e integrimit global ekonomik.

Investimet janë bazë shumë e fortë per zhvillimin ekonomik të cdo shteti, e sidomos shteteve në tranzicion. Investimet e huaja direkte …