Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Digital Commons Network™

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

2019

Discipline
Institution
Keyword
Publication
Publication Type
File Type

Articles 7051 - 7080 of 66011

Full-Text Articles in Entire DC Network

Projektimi I Një Iot Moduli Për Monitorimin E Cilësisë Së Ujit Në Kohë Reale, Ramiz Krasniqi Nov 2019

Projektimi I Një Iot Moduli Për Monitorimin E Cilësisë Së Ujit Në Kohë Reale, Ramiz Krasniqi

Theses and Dissertations

Fillimisht falenderoj Zotin i cili më mundësoj të arrijë të mbrojë temën e diplomës së nivelit Master pranë profesorëve të nderuar të cilët gjithashtu i falendëroj për përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Gjithsesi këtyre arritjeve të mia i bashkangjiten edhe shumë njerëz të cilët qëndrojnë prapa sukseseve të mia e për të cilët kam falendërim të veçantë. Falenderoj prindërit për përkujdesjen dhe motivimin që gjithmonë më kanë japur. Gjithë kjo punë e imja nuk do të ishte realizuar në radhë të parë pa ndihmën e mentorit tim, Dr.Zhilbert Tafës i cili ishte i gatshëm të më ofrojë ndihmën e tij …


Siguria Dhe Privatësia Në Sektorin Bankar Që Përdorin Shërbime Të Bazuara Në Cloud: Sfidat Dhe Kontrollet, Driton Emërllahu Nov 2019

Siguria Dhe Privatësia Në Sektorin Bankar Që Përdorin Shërbime Të Bazuara Në Cloud: Sfidat Dhe Kontrollet, Driton Emërllahu

Theses and Dissertations

Kjo tezë e masterit diskuton çështjet e sigurisë dhe privatësisë të sektorit bankar që përdorin shërbime të bazuara në cloud, si dhe përshkruan implikimet e tij në sigurinë privatësinë e të dhënave personale, dhe implikimet në konfidencialitetin e bizneseve, ndërmarrjeve apo entitete të ndryshme. Me anë të këtij hulumtimi gjejmë se shpërndarja (sharing) e informacionit për disa informacione ose edhe për disa përdorues mund të jetë e kufizuar në disa mënyra ose dhe mund të ndikojë në statutin ose mbrojtjen e informacionit të përbashkët, dhe bankat kanë qenë tradicionalisht një industri konservatore në lidhje me adoptimin e teknologjive më të …


Vlerësimi I Ndotjës Akustike Në Autostradën “Arbën Xhaferi” Dhe Reduktimi I Zhurmës, Vlora F. Neziri Nov 2019

Vlerësimi I Ndotjës Akustike Në Autostradën “Arbën Xhaferi” Dhe Reduktimi I Zhurmës, Vlora F. Neziri

Theses and Dissertations

Problemi i ndotjes nga zhurmat në mjediset e jetës, vitet e fundit po rritet gjithnjë e më shumë duke përfshirë zona urbane dhe pjesë të popullatës gjithnjë e më të mëdha. Zhurmat në trafikun rrugor konsiderohen si ndotje akustike njëkohësisht shumë të dëmshme për natyrën dhe shëndetin e njeriut. Në shumë situata të projektimit, performanca e pranueshme e infrastrukturës rrugore përcaktohet nga kërkesa të ndryshme, ku një ndër to është edhe zhurma në vendbanimet afër autostradave. Përzgjedhja e temës së studimit, (konkretisht Autostrada “Arbën Xhaferi”) është menduar që të ofrojë mundësinë e rekomandimeve të këtij studimi edhe në zona tjera …


Si Ndikon Rritja Ekonomike (Gdp) Në Lumturinë E Kosovës, Loreta Zeqiri Nov 2019

Si Ndikon Rritja Ekonomike (Gdp) Në Lumturinë E Kosovës, Loreta Zeqiri

Theses and Dissertations

Lumturia është një gjë vështirë e kuptuar dhe gjithashtu shumë vështirë për t'u mbajtur. Shkencëtarët, ekonomistët dhe filozofët e kanë përkufizuar atë ndër epoka si një kombinim i gjërave të ndryshme, midis tyre shëndeti, pasuria, shoqërimi dhe siguria. Indekse të ndryshme përpiqen të rendisin vendet më të lumtura në botë mbi baza vjetore. Raporti i Lumturisë Botërore nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB (SDSN) është veçanërisht interesante pasi rendit 156 vende sipas asaj se sa të lumtur qytetarët e tyre e perceptojnë veten. SDSN punëson një grup ndërkombëtar të ekonomistëve, neuroshkencëtarëve dhe statistikës për të anketuar …


Ndikimi I Pabarazisë Së Të Ardhurave (Gini Index) Në Lumturi- Rasti I Kosovës, Liridona Alushaj Nov 2019

Ndikimi I Pabarazisë Së Të Ardhurave (Gini Index) Në Lumturi- Rasti I Kosovës, Liridona Alushaj

Theses and Dissertations

Politikbërësit e çdo vendi duhet të kenë parasyshë dhe të iu kushtojnë vëmendje politikave të cilat kanë tendencë dhe qëllim të ulin pabarazinë e të ardhurave, pasi që konsiderohet si një kërcenim i vlerave të shoqërisë, sidomos shoqërisë së vendit tonë si shtet në tranzicion dhe në zhvillim e sipër. Në këtë periudhë, shtresa e varfër ka një rritje të ardhurave, dhe në të njejtën kohë po garantohet një rritje e shtresës së klasës së mesme, dhe këto të dhëna mund të konsiderohen si akt i rëndësishëm i zbatimit të politikave të qeverisjes, që mund të jap edhe rritje ekonomike …


Menaxhimi I Mikroserviseve Me Anë Të Kubernetes, Ilir Koci Nov 2019

Menaxhimi I Mikroserviseve Me Anë Të Kubernetes, Ilir Koci

Theses and Dissertations

Ky punim diplome analizon menaxhimin e një aplikacioni të ndarë në mikroservise me anë të Kubernetes si orchestration platformë dhe Docker si containerization platformë. Pasi që Cloud po shkon drejt mikroserviseve atëherë do të ishte ide e mirë qe kjo temë të mirrej me këtë problem. Pasi që aplikacionet monolithic janë vështirë të menaxhueshme dhe kanë vështirësi të shkallëzohen kur ka kërkesë të madhe për atë aplikacion atëherë ndarja e tij në mikroservise dhe orkestrimi i tij me anë të Kubernetes e lehtëson punën për System Admin (DevOps Engineer).

Në këtë temë ceken se si funksionojnë platformat e containerization si …


Institucion Për Shërbime Shëndetësore, Ylberina Temaj Nov 2019

Institucion Për Shërbime Shëndetësore, Ylberina Temaj

Theses and Dissertations

Spitalet janë institucione për kujdes shëndetësor që garantojnë trajtimin e pacientit nga personeli i specializuar dhe paisjet e nevojshme.

Spitali i përgjithshëm është objekti kryesor i kujdesit shëndetësor në rajon, me një numër të madh të shtretërve për kujdes intensiv dhe afat-gjatë.

Duke pasur parasysh faktin se spitali rajonal i Prizrenit është ndërtuar pjesë-pjesë dhe në periudha të ndryshme kohore, kjo gjë ka ndikuar që të paraqiten pengesa në funksionimin adekuat. Bazuar në këtë, unë si një arkitekte e ardhshme nëpërmjet këtij punimi diplome jam munduar që të projektoj nga fillimi spitalin rajonal në Prizren, i cili do të përmbush …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Trakeostomi, Besartë Hasani Nov 2019

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Trakeostomi, Besartë Hasani

Theses and Dissertations

Patologjitë e gojës dhe fytit të cilat po rrezikojnë frymëmarrjen normale, po shtohen dita ditës e me këtë edhe rastet kur trakeotomia po bëhet indikacion për tu aplikuar tek pacientët e tillë. Qëllimi i këtij punimi është sjellja e metodave më të mira dhe të bazuara në literaturën më të fundit, të kujdesit infermieror tek rastet me trakeostomi. Medologjia e përdorur në këtë punim është kryesisht rishikim i literaturës dhe krahasim i hapave të kujdesit infermieror tek rastet me trakeostomi nga kjo literaturë. Rezultatet e hasura në literaturë, kanë treguar se numri i rasteve të trakeotomive po shtohet në nivel …


Kujdesi Infermieror I Arrestit Kardiak Ne Qendrat Emergjente, Ardhmёrie Shaqiri Nov 2019

Kujdesi Infermieror I Arrestit Kardiak Ne Qendrat Emergjente, Ardhmёrie Shaqiri

Theses and Dissertations

Hyrje - Arresti kardiak njihet edhe si arrest kardiopulmonar që nënkupton ndalimin e qarkullimit tё gjakut si pasojё e mungesёs së aktivitetit ose aktivitet joefektiv tё zemrёs, nёse kjo ndodhё papritur quhet arrest kardiak i papritur. Ndalimi i qarkullimit tё gjakut ndalon edhe transferimin e oksigjenit nё tru. Mungesa e qarkullimit të gjakut nё tru shhkakton humbjen e vetëdijes dhe ndaljen e frymёmarrjes . Dёmtimi i trurit ndodhё nёse arresti kardiak nuk trajtohet pёr mё shumё se 5 minuta.

Sipas shkaktarit, arresti kardiak mund të ndahet në arrest kardiak primarë i shkaktuar nga sëmundjet e zemrës dhe sekondarë nga patologjitë …


Kanceri I Mushkërive Dhe Kujdesi Infermieror Në Regjionin E Prizrenit, Ardit Mallakaj Nov 2019

Kanceri I Mushkërive Dhe Kujdesi Infermieror Në Regjionin E Prizrenit, Ardit Mallakaj

Theses and Dissertations

Pothuajse një pjesë e madhe e përsonave të cilët konsumojnë duhanpirjen, janë në ndikim të vazhdueshëm të ndotjes së ambientit si dhe janë të ekspozuar nga prania e gazit të radonit, radioterapis, rrezatimit jonizues, rrezikohen për shfaqien e kancerit të mushkërive. Kjo bënë që numri i të sëmurëve me kancer të mushkërive të rritet brenda vitit.

Qëllimi i këtij punimi është të njohim kancerin e mushkërive si sëmundje dhe të nihemi me shkaktarët, klasifikimin e tijë, trajtimin dhe parandalimin.

Subjekt i këtij punimi është incidenca dhe prevalenca e kancerit të mushkërive në regjionin e Prizrenit, për dy vite 2017-2018.

Numri …


Depresioni Tek Adoleshentët, Shkaqet Dhe Roli I Infermierës, Anduena Fazlija Nov 2019

Depresioni Tek Adoleshentët, Shkaqet Dhe Roli I Infermierës, Anduena Fazlija

Theses and Dissertations

Shëndeti i çdo pacienti ёshtё gjëja primare që çdo infermier duhet ta ketë parasysh dhe tё tregojë njё kujdes tё veçantë.

Unё si studente e degës sё infermierisë dëshiroj qё ta trajtoj kёtё çështje sa tё bukur po aq edhe delikate për tё zgjeruar njohurit e mia si dhe tu tregoj se cilat duhet tё jenë parimet bazё qё çdo infermier duhet t’i pёrmbush, njohjes se faktoreve qe shkaktojne stresin, depresionin si zhvillohet, si mund ta trajtojme dhe ta parandalojme ate, grupet e depresionit etj.

Çdo jetё njerёzore ёshtё e rёndёsishme dhe ёshtё shumë çështje jetike pёr tё treguar njё …


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Gastrit, Diellëza Buja Nov 2019

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Gastrit, Diellëza Buja

Theses and Dissertations

Ky punim është realizuar me qëllim që të dihet më tepër për fushën e gastroenterologjisë saktësisht gastritin, për mënyrën se si shkaktohet, cilat janë moshat më të prekura si dhe për mënyrën se si mjekohet .Lexuesit mund të informohen rreth sëmundjes së gastriti akut si dhe atij kronik. Ky punim është bërë në kolegjin ‘UBT‘ Programi Infermieri si dhe ne bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK në Prishtinë, ku të dhënat për numrin e pacientëve janë marrë nga Klinika e Gastroenterologjisë.


Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Osteoporozë, Anita Vllasaliu Nov 2019

Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Osteoporozë, Anita Vllasaliu

Theses and Dissertations

Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane.

Kjo sëmundje është duke u rritur çdo ditë dhe më shumë, si në vendet e zhvilluara ashtu dhe në vendet në zhvillim siç është Kosova. Osteoporoza gjithnjë e më shumë po bëhet një epidemi globale.

Aktualishtë është vlerësuar se më shumë se 200 milion njerëz vuajnë nga osteoporoza. Sipas statistikave të fundit nga Fondacioni Ndërkombëtar i Osteoporozës, në të gjithë botën, 1 në 3 gra mbi moshën 50 vjeç dhe 1 në …


Roli I Infermierës Te Pacientët Me Fraktura Të Gjymtyrëve Të Sipërme, Ageta Arifi Nov 2019

Roli I Infermierës Te Pacientët Me Fraktura Të Gjymtyrëve Të Sipërme, Ageta Arifi

Theses and Dissertations

Hyrje - Fraktura është ndërprerje e plotë e kontinuitetit të kockës e cila më së shpeshti paraqitet me veprimin e forcës së jashtme. Shfaqen si pasojë e rrezimeve, goditjeve, aksidenteve. Qëllimi i punimit është të tregohet rëndësia dhe roli i infermierëve në kujdesin e pacientëve me fraktura të gjymtyrëve të sipërme.

Metodologjia - Punimi analizon në mënyrë retrospektive pacientët e trajtuar me fraktura të gjymtyëve të sipërme në Klinikën e Kirurgjisë Ortopedike, QKUK në Prishtinë, gjatë periudhës 2016-2018.

Rezultatet - Të dhënat (statistikat) na tregojnë se numri më i madh i rasteve sipas anatomisë është me fraktura të humerusit me …


Depresioni Tek Tëmoshuarit; Terapia E Rekomanduar, Fortesa Hoxha Nov 2019

Depresioni Tek Tëmoshuarit; Terapia E Rekomanduar, Fortesa Hoxha

Theses and Dissertations

Arsyeja pse une e kam marrë këtë tëmë për studim është fakti se shumë persona të moshuar preken nga sëmundja e depresionit,Kjo temë na mundëson që të marrim më shumë njohuri lidhur me pacientët e moshuar me depresion po njëherit dhe qfarë terapie përdorin që tu a lehtësoj simptomat e kësaj sëmundje, qfar shkakton depresioni tek të moshuarit,lloji tij,nga cilët faktorë shkaktohet etj.

Problemet shëndetësore me të cilat,përballet mosha e tretë në vendin tonë gjate viteve të fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme.Ndër komplikacionet më të shpeshta janë sëmundjet kardiovaskulare,problemet me shëndetin mendor,ato kockore për të cilat nëse tregohet kujdesi …


Kujdesi Infermieror Për Fëmijet Me Autizëm Dhe Qasja E Infermierit Në Menaxhimin E Barnave, Dia Balidemaj Nov 2019

Kujdesi Infermieror Për Fëmijet Me Autizëm Dhe Qasja E Infermierit Në Menaxhimin E Barnave, Dia Balidemaj

Theses and Dissertations

Diagnostikimi i fëmijës me autizëm është një përvojë mjaft e rëndë si për prindërit ashtu edhe për familjen në tërsi. Qëllimi i këti hulumtimi ishte eksplorimi i kushteve, njohja me punën që bëjnë puntorët shëndetsor dhe menaxhimin e terapisë që ata kryejnë brenda një shoqate të autizmit. Përkundrejt sfidave dhe përvojave të rënda që prindërit dhe puntorët shëndetsor ballafaqohen përgjat punes me këta fëmijë, perdorimi i planeve adekuate për punen e kujdesit për këta fëmijë është një ndihmes shumë e madhe në arritjen e objektivave të cilat lidhen me arsimimin dhe integrimin social të tyre.

Një qëllimi tjetër i këtij …


Diabeti Te Gratë Shtatzëna, Elsa Etemi Nov 2019

Diabeti Te Gratë Shtatzëna, Elsa Etemi

Theses and Dissertations

Diabeti Mellitus është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline.

Diabet në shtatzëni quhet diabeti që fillon gjatë shtatzënisë, zbulohet për herë të parë gjatë shtatzënisë ose kur kemi të bëjmë me një të sëmurë diabetike që mbetet shtatzënë. Mënyra e të jetuarit ndikon në përmirësimin e vështirësive që kjo gjendje sjellë, po ashtu edhe vetëdijësimi i grave shtatzëna është shumë i rëndësishëm.

Qëllimi i këtij hulumtimi është njohja me diabetin në shtatzëni, komplikimet që sjellë kjo gjendje, si të kujdesemi për mënyrat e jetesës, si dhe sa është e …


Abrupcioni I Placentës Dhe Përfundimi Peripartal, Diellëza Rashica Nov 2019

Abrupcioni I Placentës Dhe Përfundimi Peripartal, Diellëza Rashica

Theses and Dissertations

Hyrja Abrupcioni placentar apo shkolitja e parakohëshme e palacentës është një nga komplikimet e rënda të barrës që kërcënon jetën e nënës dhe të frytit, shfaqet si pasojë e shkëputjes së placentës nga mitra pjesërisht ose plotësisht para lindjes. Paraqitet më së shpeshti në tre mujorin e tretë, dhe ndodhë përafërsisht në 1% të shtatëzanive. Qëllimi Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të grumbullohen të gjitha rastet me abrupcion placentar që janë trajtuar në KOGJ QKUK Prishtinë, në periudhën 01.01.19 – 30.06.19, të gjendet incidenca e rasteve me abrupcion placentar, mosha e grave në raport me abrupcion, pariteti, javët gestancionale, …


Perdorimi I Barnave Beta Bllokatorë Tek Moshat E Vjetra Në Kosovë, Fatjon Gjonbalaj Nov 2019

Perdorimi I Barnave Beta Bllokatorë Tek Moshat E Vjetra Në Kosovë, Fatjon Gjonbalaj

Theses and Dissertations

Me plakjën e popullsisë pasojnë një varg ndryshimësh, ndër të cilat sëmundjet e sistemit kardioaskular janë ndër shkaqet me të mëdha të vdekjës se popullsisë. Ndryshimet në fiziologjinë kardiovaskulare rezultojnë me efekte si dhe reagim ndaj trajtimeve te tyre. Hulumtimi është bërë me qëllim që të kuptojmë më mire problemet me sëmundjet kardiovaskulare dhe të dime se sa është i madh përdorimi i barnave β - bllokatorë,kryesisht tek moshat e vjetra. Gjatë këtij hulumtimi ne kemi parë që mosha e vjetër është mosha e cila dominonte në përdorimin e barnave β - bllokatorë. Në hulumtimin tim do të njoftoheni me …


Kujdesi Infermieror Tepacientët Me Infarkt Akut Të Miokardit, Hana Kërleshi Nov 2019

Kujdesi Infermieror Tepacientët Me Infarkt Akut Të Miokardit, Hana Kërleshi

Theses and Dissertations

Infarkti i miokardit është një sëmundje kërcënuese për jetën që ndikon në dimensionet fizike, psikologjike dhe sociale të individit. Mënyra e gabuar e jetesës është një nga shkaqet e kësaj sëmundje. Hartimi dhe implementimi i protokollit të ndërhyrjeve infermierore për pacientët me Infarkt Akut të Miokardit mund të jetë një nga hapat e rëndësishëm dhe thelbësor në përmirësimin e rezultateve të pacientëve me Infarkt të Miokardit.Modeli i kujdesit në Njësisë Koronare ka ndryshuar, lirimi i hershëm nga spitali është një kërkesë e rëndësishme. Hulumtimi ka treguar se menaxhimi i pacientëve me infarkt akut të miokardit, duke aplikuar procedurat sipas procesit …


Kanceri I Gjirit Dhe Kujdesi Infermieror, Fatjeta Shashivaraj Nov 2019

Kanceri I Gjirit Dhe Kujdesi Infermieror, Fatjeta Shashivaraj

Theses and Dissertations

Gjinjtë, të njohur edhe si gjëndrat mamare, janë të pranishme si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, por rëndomë rriten vetëm te femrat.

Qëllimi i punimit: është të paraqesim të dhënat mbi kancerin e gjirit, duke bërë rishikimin e literaturës.

Të dhëna të përgjithëshme:

Kanceri është sëmundje e shpeshtë me një risk jetësor mbi 1 në 3. Nga të gjithë kanceret e diagnostikuar, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te femrat, duke përbërë rreth 31% të të gjitha rasteve të reja. Edhe pse duket se incidenca e kancerit të gjirit shënon rritje, shkalla e mortalitetit shënon rënie. …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Karcinomë Të Lëkurës, Gentijana Hasani Nov 2019

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Karcinomë Të Lëkurës, Gentijana Hasani

Theses and Dissertations

Hyrje: Karcinoma e lëkurës është më e shpeshta nga të gjithë malignomat e patologjisë humane e cila mund të jetë me natyrë beninje ose malinje. Qëllimi i punimit është të tregohet rëndesia e rolit të infermierës në kujdesin e pacienteve më kancer të lëkures.

Metodologjia:Studimi analizon të dhënat e pacienteve të trajtuar në Kliniken e Kirurgjisë Plastike në Prishtinë. Janë përdorur protokollet e shenimeve të pacienteve gjatë përiudhes kohore Janar-Qërshor 2017-2019

Rezultatet:Numri më i madh i rasteve sipas patologjisë është të mëshkujt më karcinomë bazocelulare pastaj dy llojet tjera të karcinomave,Te numri i rasteve sipas grupmoshës është mosha 61-80 vjeç …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet, Kadri Shashivaraj Nov 2019

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet, Kadri Shashivaraj

Theses and Dissertations

Tema ‘’KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTET ME DIABET’’ , punuar nga Kadri

Shashivaraj.

Hartimi i kësaj teme është bërë në Kolegjin UBT, Fakulteti I Infermieris, në bashkpunim me Qendren Kryesore te Mjeksis Familjare.


Perdorimi I Opioideve Ne Kujdesin Paliativ Infermieror Dhe Menaxhimi I Efekteve Anesore, Miranda Thaqi Nov 2019

Perdorimi I Opioideve Ne Kujdesin Paliativ Infermieror Dhe Menaxhimi I Efekteve Anesore, Miranda Thaqi

Theses and Dissertations

Kujdesi paliativ u përgjigjet nevojave fizike, psikologjike dhe shpirtërore që shoqërojnë sëmundjen e avancuar. Kujdesi paliativ përfshin elementët thelbësorë të mëposhëm: kontrollin e simptomave, mbështetjen psikologjike, shpirtërore dhe emocionale, mbështetjen e familjes, mbështetjen gjatë periudhës së zisë. Kujdesi paliativ është një pjesë vitale përbërëse e shërbimeve shëndetësore. Strategjite shëndetësore kombëtare duhet të sigurojnë zhvillimin dhe funksionimin e tij. Çdo personi që ka nevojë për kujdes paliativ duhet t'i krijohet mundësia të përfitojë nga shërbimet e tij pa vonesë, në një mjedis që i përshtatet nevojave dhe preferencave të tij/saj. Kujdesi paliativ ka si objektiv arritjen dhe ruajtjen e cilësisë sa …


Perdorimi I Benzodiazepinave Ne Regjionin E Gjilanit, Liridona Thaqi Nov 2019

Perdorimi I Benzodiazepinave Ne Regjionin E Gjilanit, Liridona Thaqi

Theses and Dissertations

Benzodiazepinat janë barnat anksiolitike dhe sedative-hipnotike më të përdorura sot.Benzodiazepinat me potencë të ulët dhe të mesme fillimishy u prezantuan për trajtimin e pajumësisë dhe ankthit. Veprimet e tyre terapeutike si anksiolitikë, hipnotikë qetësues, antikonvulsantë dhe relaksues të muskujve (me toksicitetin e tyre të ulët) kanë bërë te mundur që këto barna të përdoren si trajtime të linjës së parë, dhe ato janë bërë një nga klasat më të përshkruara të barnave. Përdorime të reja terapeutike të benzodiazepinave u zbuluan me futjen e benzodiazepinave me potencë të lartë (p.sh, alprazolam, clonazepam, lorazepam). Këto u zbuluan se ishin efektiv në trajtimin …


Niveli I Kënaqshmërisë Në Punë Te Infermierët E Qkmf-Së Në Rahovec, Zehra Shtavica Nov 2019

Niveli I Kënaqshmërisë Në Punë Te Infermierët E Qkmf-Së Në Rahovec, Zehra Shtavica

Theses and Dissertations

Kënaqësia e punës është një nga fenomenet më të hulumtuara në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe sjelljes organizative. Zakonisht përkufizohet si një "gjendje emocionale e pëlqyeshme ose pozitive që vjen si rezultat i vlerësimit të një vendi të punës ose përvojave të punës" (Schneider, 1975). Strukturat e vendit të punës mund të mbështesin infermierët që të jenë më të shëndetshëm, të ulin nivelin e stresit dhe rrisin angazhimin dhe kënaqësinë në punë, dhe gjithashtu të përmirësojë organizimin dhe rezultatet e pacientit (Wagner et al. 2010).

Synimi kryesor i këtij hulumtimi është të shikohet niveli i kënaqshmërisë me vendin …


Kujdesi Infermieror Tek Anomalitë Kongenitale Të Kokës, Zana Zeqiri Nov 2019

Kujdesi Infermieror Tek Anomalitë Kongenitale Të Kokës, Zana Zeqiri

Theses and Dissertations

Anomalitë kongjenitale njihen gjithashtu si defekte të lindjes, çrregullime kongjenitale ose keqformime kongjenitale. Anomalitë kongjenitale mund të përcaktohen si anomali strukturore ose funksionale (për shembull, çrregullime metabolike) që ndodhin gjatë jetës intrauterine dhe që mund të identifikohen prenatale, gjatë lindjes, ose ndonjëherë mund të zbulohen vetëm më vonë në foshnjëri, siç janë defektet e dëgjimit.

Me fjalë të thjeshta, kongjenitale i referohet ekzistencës gjatë ose para lindjes.Megjithëse afërsisht 50% e të gjitha anomalive kongjenitale nuk mund të lidhen me një shkak specifik, ekzistojnë disa shkaqe të njohura gjenetike, mjedisore dhe të tjera ose faktorë rreziku.Gjenet luajnë një rol të rëndësishëm …


Lindja E Parakohshme Dhe Përfundimi Peripartal, Natyra Obërtinca Nov 2019

Lindja E Parakohshme Dhe Përfundimi Peripartal, Natyra Obërtinca

Theses and Dissertations

Organizata Botërore e Shëndetësisë definon lindjen e parakohshme si lindje para përfundimit të javës të 37 gestacionale ose më pak se 259 ditë nga data e parë e ciklit menstrual të fundit të gruas.

Qëllimi

Qëllimi kryesor i këtij hulutimi është gjetja e numrit të lindjeve të parakohshme në KOGJ, QKUK gjatë periudhës 01.01.2019 - 31.03.2019, RPM në raport me grupmoshën e nënës, RPM në raport me paritetin, RPM në raport me peshën e lindjes, Apgar score në minutën e parë pas lindjes, Apgar score në minutën e pestë pas lindjes, statusin e nënës dhe cila gjini ka incidencë më …


Niveli I Njohurive Të Lehonave Të Trajtuara Në Spitalin E Pejës, Rreth Rëndësisë Së Gjidhënies, Vatra Hajdini Nov 2019

Niveli I Njohurive Të Lehonave Të Trajtuara Në Spitalin E Pejës, Rreth Rëndësisë Së Gjidhënies, Vatra Hajdini

Theses and Dissertations

Qumështi i gjirit posedon të gjitha lëndët ushqyese që foshnjat kanë nevojë për shëndet të mirë dhe rritje. Ushqyerja me gji nuk nënkupton vetëm ushqimin e fëmiut por edhe ndjenjën e mbrojtjes, sigurisë, dashurisë dhe stimulimin social te vazhdueshëm tek fëmiu, i cili ushqehet me gjirin e nënës, me ç’rast mendohet se këta faktorë ndikojnë në zhvillimin psikologjik të shëndoshë të fëmiut. Në vitin 1991 OBSH, UNICEFI, e kompletojnë programin e vet për promovimin e gjidhënies me programin, “Spitali mik i foshnjës” dhe përkrahin 10 hapat e parë për gjidhënie të suksesshme. Lexuesit, nënat e reja ,dhe nënat me lindje …


Njohuritë E Adoleshentëve Për Infeksionet Seksualisht Transmisive, Valdete Neziri Nov 2019

Njohuritë E Adoleshentëve Për Infeksionet Seksualisht Transmisive, Valdete Neziri

Theses and Dissertations

HYRJE: Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) janë një grup i madh i sëmundjeve infektive që shoqërohen me etiologji të ndryshme (bakteret, klamidia, mikoplazma, kërpudhat, viruset, protozoaret), dhe karakterizohen nga transmetimi seksual i tyre dhe vendndodhja gjenitale. Rreziku i komplikimeve të rënda dhe roli i tyre në rritjen e rrezikut të transmetimit të virusit të imunitetit njerëzor (HIV) i bëjnë SST-të një problem shoqëror në të gjithë botën. Në fakt, disa studime demonstruan një lidhje të fortë midis SST-ve ulcerative dhe jo-ulcerative dhe infeksionit HIV në mënyrë që të ketë prova të qarta që SST-të konvencionale rrisin mundësinë e transmetimit të …