Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 314

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Lindja E Indukuar Dhe Përfundimi Peripartal, Arlinda Uka Nov 2021

Lindja E Indukuar Dhe Përfundimi Peripartal, Arlinda Uka

Theses and Dissertations

Lindja e indukuar është proces i stimulimit artificial të mitrës për të filluar lindjen. Stimulimi i lindjes nënkupton stimulimin e mitrës gjatë lindjes për të rritur frekuencën dhe forcën e kontraktimeve. Induksioni dhe stimulimi i lindjes ende janë sfidë për obstetrit, mamitë dhe infermieret në botë edhe te ne, sepse bartin një sërë rreziqesh si për shëndetin e nënës ashtu edhe për frytin - të porsalindurin. Andaj, qëllimi i punimit tonë është që të hulumtohen rastet e lindjeve të indukuara dhe të stimuluara në Klinikën Obstetrike - Gjinekologjike ne QKUK, në periudhën Janar-Mars, 2020.

Studimi është i llojit retrospektiv, i …


Kualiteti I Jetës Së Pacientëve Në Hemodializë, Arlinda Salihu Sep 2021

Kualiteti I Jetës Së Pacientëve Në Hemodializë, Arlinda Salihu

Theses and Dissertations

Hyrje: Kushtet ekonomike të mira, përkrahja nga familja dhe miqtë, pjesëmarrja në seancat e hemodializës(HD)me rregull ,kufizimi i lëngjeve, respektimi i dietës, marrja e medikamenteve sipas rekomandimeve janë thelbësore për përmirësimin e kualitetit të jetës te pacientët në hemodializë. llimi: Objektivi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi i kualitetit të jetës te pacientët në hemodializë. Të vlerësohet regjimi dietik, dieta ushqimore, kushtet ekonomike, mbështetja familjare, përdorimi i rregullt i barnave të përshkruara nga mjeku, si dhe të vlerësohet roli i edukimit të profesionistëve shëndetësor. Metodologjia: Për hulumtim është zgjedhur Qendra e Hemodializës në Ferizaj, ku pjesëmarrësit në këtë …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Arianë Zogaj Aug 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Diabet, Arianë Zogaj

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Përdorimi I Antibiotikëve Te Fëmijët, Habibe Gjinolli Aug 2021

Përdorimi I Antibiotikëve Te Fëmijët, Habibe Gjinolli

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij hulumtimi është të identifikohen antibiotiket më të përdorur te fëmijët si dhe të analizohen diagnozat më të përshkruara te fëmijët gjatë 1 muaji. Antibiotikët janë lëndë kimikisht të përcaktuara me origjinë biologjike, të cilët, edhe pse nuk zotërojnë karakter enzimatik, në përqendrime të ulëta ndalojnë proceset e rritjes.

Pjesëmarrësit ishin fëmijë të moshës 0-17 vjeç nga vende të ndryshme të Komunës së Ferizajit. Instrumenti i përdorur është libri i Protokolit i reaprtit të pediatrisë i cili tregon për moshën, gjinin, diagnozën dhe terapinë më të përdorur.

Rezultatet në këtë hulumtim treguan se antibiotiku më i përdorur ishte …


Kujdesi Infermieror Në Trajtimin E Plagëve Kirurgjikale, Adelina Krasniqi Aug 2021

Kujdesi Infermieror Në Trajtimin E Plagëve Kirurgjikale, Adelina Krasniqi

Theses and Dissertations

Plaget operatore jane plage ne lekure ose ne inde te thella te kryera gjate nje procedure kirurgjikale nga nje mjet kirugjikal .si ne rastin konkret me instrumentin kirugjikal.bisturia. . Në kuptimin që ne përdorim sot plaga është dëmtimi apo prishja e tërësisë së lëkurës dhe elementeve anatomike të saj. Na duket i arsyeshëm se klasifikimi që i ndan plagët në dy tipa kryesorë: në plagë që kanë humbur ind dhe në plagë që nuk kanë humbur ind dhe lidhur me këtë pikë shumë të rëndësishme bëhet edhe vlerësimi i plagëve në vartësi të shkaktarit, karakteristikat anatomiko-patologjike.

Qëllimi parësor i hulumtimit: …


Njohuritë E Infermierëve Për Depresionin, Shkëlzen Niko Aug 2021

Njohuritë E Infermierëve Për Depresionin, Shkëlzen Niko

Theses and Dissertations

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është vlerësimi në dallimet e njohjes dhe qëndrimeve të infermierëve ndaj të të sëmurëve depresivë. Çdo ditë e më shumë janë duke u shtuar rastet e personave me depresion dhe thuja se është duke u bërë shkaktari më i madh i vetëvrasjeve. Gjithashtu, qëllimi i këtij punimi është hulumtimi i shkallës së njohurive të infermiereve dhe i gatishmerise dhe qasjes së tyre ndaj pacientëve me depresion meqë ata duhet të trajtohen me kohë, të marrin terapinë e duhur, kujdesi infermieror të jetë sa më i mirë dhe i përkushtuar ndaj tyre, si dhe të japim …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertensioni Arterial, Endrin Sahiti Aug 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertensioni Arterial, Endrin Sahiti

Theses and Dissertations

Hipertensioni po bëhet një epidemi globale dhe kërcënim për popullatën botërore. Ky studim ndër-sekcional u krye me pacientët me hipertension arterial që gravitojnë në QKMF e Lipjanit

për të studiuar njohuritë, qëndrimet dhe praktikat në lidhje me hipertensionin.

Metodat: Një total prej 30 të intervistuarve të moshës 18 vjeç e lart u zgjodhën me anë të marrjes të rastësishme të mostrave. Të dhënat u mblodhën duke përdorur një pyetësor të strukturuar të drejtuar nga intervistuesit me zgjedhje përgjigjesh në shkallën Likert.

Rezultatet Të gjithë të intervistuarit ishin me moshën mesatare 54.5 vjeç [Devijimi Standard (SD) = 11.828]. Prej pacienteve te …


Kujdesi Infermieror Te Pacientet Me Karcinome Te Gjirit, Fjolla Shabani Aug 2021

Kujdesi Infermieror Te Pacientet Me Karcinome Te Gjirit, Fjolla Shabani

Theses and Dissertations

Profesioni universal i infermierit, shumë i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, historikisht është parë si mëshirim i vlerave humane në shërbim të individit dhe të kolektivit, si një mision I lartë për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet. Personeli infermieror, në aktivitetin për të kryer kujdesin infermieror, aplikon tërë kapacitetin profesional e shpirtëror për parandalimin e kurimin e sëmundjeve, për tu shërbyer atyre që kanë nevojë për ndihmë jo vetëm mjekësore por edhe shpirtërore, psikologjike e morale. Sa më të përgaditur profesionalisht të jenë infermierët, aq më i kualifikuar e rezultativ është shërbimi dhe aq më të …


Roli I Kujdesit Infermieror Në Mjekësinë Familajre, Zahide Halimi Jul 2021

Roli I Kujdesit Infermieror Në Mjekësinë Familajre, Zahide Halimi

Theses and Dissertations

Hyrje: Para vitit 1989 shërbimet e pacientëve në spital operonin përmes gjashtë spitaleve. Kujdesi primar shëndetësor u ofrua përmes klinikave të mëdha (shtëpive shëndetësore) në 29 komuna që mbikëqyrnin një rrjet të klinikave të vogla (ambulanta dhe punkteve).

Shumica e shqiptarëve të Kosovës u pushuan nga drejtimi dhe pozitat e larta në të gjitha shërbimet publike gjatë viteve 1990 deri në 1992. Shoqata Nënë Tereza krijoi një sistem paralel të kujdesit shëndetësor parësor me 96 klinika në të gjithë Kosovën, të punësuar dhe të përdorur nga kosovarët shqiptarë.

Kujdesi parësor është kujdesi shëndetësorë që është i pranueshëm, i gjithanshëm, i …


Roli I Përkrahjes Në Shëndetin Mental, Lirjeta Mahmuti Jul 2021

Roli I Përkrahjes Në Shëndetin Mental, Lirjeta Mahmuti

Theses and Dissertations

Shëndeti ynë mendor ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë gjithashtu ndikon në shëndetin tonë fizik.

Për të gjithë individët, shëndeti mendor, fizik dhe social janë fillesa jetësore dhe të ndërthurura të jetës. Ndërsa kuptimi ynë për këtë marrëdhënie rritet, bëhet gjithnjë e më e qartë se shëndeti mendor është thelbësor për mirëqenien e përgjithshme të individëve, shoqërive dhe vendeve. Në të vërtetë, shëndeti mendor mund të përkufizohet si një gjendje e mirëqenies që u mundëson individëve të realizojnë aftësitë e tyre, të përballen me streset normale të jetës, të punojnë në mënyrë produktive dhe të frytshme …


“Pamjaftueshmëria E Zemrës“, Gentianë Berisha Jul 2021

“Pamjaftueshmëria E Zemrës“, Gentianë Berisha

Theses and Dissertations

Dështimi ose pamjaftueshmëria (insuficienca) e zemrës do të thotë se muskuli i zemrës nuk pompon aq gjak sa organizmi ka nevojë. E cila nënkupton se puna e zemrës nuk ka ndaluar mirëpo nuk punon aq sa duhet.

Në ketë sëmundje gjaku lëviz nëpër trup me një shpejtësi më të vogël dhe presioni në zemrën rritet, si rezultat zemra nuk arrin dot të transportojë sasinë e duhur të oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese për organizmin. Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj

duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës …


“Roli I Infermierit Në Kujdesin E Të Sëmunrëve Në Shtëpi Të Shëndetit”, Fadil Krasniqi Jul 2021

“Roli I Infermierit Në Kujdesin E Të Sëmunrëve Në Shtëpi Të Shëndetit”, Fadil Krasniqi

Theses and Dissertations

Hyrje: Kujdesi shëndetësor është identifikuar si përparësia numër një e shumicës së vendeve të botës dhe infermierët luajnë një rol qendror e krucial në ofrimin e kujdesit shëndetësor. Infermierët kanë rol për promovimin e shëndetit, edukojnë pacientët dhe publikun për parandalimin e sëmundjeve dhe lëndimeve, ofrojnë kujdes dhe ndihmojnë në shërim, marrin pjesë në rehabilitim dhe sigurojnë mbështetje.

Qëllimi i punimit: Qëllim i punimit është edhe analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve me sëmundje të ndryshme të trajtuar në Urgjencën e Malishevës më datën 01 dhe 02 të muajt Qershor, viti 2021.

Metodologjia: Punimi është i llojit …


Hipertensioni Arterial Dhe Njohuritë E Të Semurëve Në Lidhje Me Dietën Dhe Stilin E Jetesës, Kaltrina Rexhepi Rizani Jun 2021

Hipertensioni Arterial Dhe Njohuritë E Të Semurëve Në Lidhje Me Dietën Dhe Stilin E Jetesës, Kaltrina Rexhepi Rizani

Theses and Dissertations

Hipertensioni është një problem serioz me ndikim të rëndësishme për individët, familjet, komunitetin dhe shërbimet shëndetësore. Hipertensioni arterial përcaktohet rritja e presionit të gjakut përmbi vlerat që konsiderohen normale. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSH (Organizata botërore e shëndetit) vlerat normale të presionit arterial janë rreth 140 mmHg, ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë se cilët janë faktorët …


Cilësia E Jetës Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Arta Rama Jun 2021

Cilësia E Jetës Te Pacientët Me Diabet Tip 2, Arta Rama

Theses and Dissertations

Hyrja: Diabeti mellitus i tipit 2 (T2DM) është një problem global shëndetësor në zgjerim, i lidhur ngushtë me epideminë e mbipeshes. Individët me diabet mellitus tip 2 janë në rrezik të lartë për të dy ndërlikimet mikrovaskulare (përfshirë retinopatinë, nefropatinë dhe neuropatinë) dhe komplikimet makrovaskulare (të tilla si sëmundjet kardiovaskulare) për shkak të hiperglikemisë dhe përbërësve individualë të sindromës së rezistencës ndaj insulinës (metabolike).

Qëllimi: Ky punim ka për qëllim ngritjen e cilësisë së jetës te personat që vuajnë nga diabeti mellitus tip 2, pra përmirësimin e jetesës, këshillimin që të mirren me sporte të ndryshme, përfshirë këtu ecjen …


“Menaxhimi Infermieror I Pacientëve Me Kancer Të Gjirit”, Elmira Çovanaj Jun 2021

“Menaxhimi Infermieror I Pacientëve Me Kancer Të Gjirit”, Elmira Çovanaj

Theses and Dissertations

Hyrje- Duke pasur parasysh se kanceri i gjirit tregon një rritje të përditshme të rasteve dhe këto rritje flasin për një dyfishim të rasteve në dekadat e ardhshme, atëherë në punim jam fokusuar në funksionet e gjirit si dhe anatominë dhe fiziologjinë e tij. Poashtu kam përshkruar patologjitë e gjirit,ndryshimet që ndodhin tek gjinjtë,etiologjia e semundjes etj.Kam përmendur faktorët e rrezikut,faktorët e dyshimt,faktorët e ndryshueshëm,faktorët e pandryshueshëm si dhe faktorët gjenetik. Një ndër rolet kryesore në trajtimin e kancerit të gjirit e luan infermierja.Roli i saj është i pazëvendësushëm. Qëllimi i punimit- Qëllim kryesor kam pasur të tregoj faktorët e …


Satisfaksioni I Infermierëve Me Kushtet E Punës Në Kujdesin Parësor Në Lipjan, Leonard Buja Jun 2021

Satisfaksioni I Infermierëve Me Kushtet E Punës Në Kujdesin Parësor Në Lipjan, Leonard Buja

Theses and Dissertations

Hyrje: Kënaqësia e punës së infermierëve është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe një pikë shqetësimi për cdo organizatë shëndetsore. Infermierët kanë vendet më të shumta të punës në këto institucione, dhe zëvendësimi i personelit është i kushtueshëm dhe konsumon shumë kohë. Në punën spitalore shumë kolegë infermierë janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndryshme të kënaqësisë në punë, por cfarë i bën infermierët të jenë të kënaqur ose jo me profesionin e tyre, të cilin mund ta kenë zgjedhur edhe vetë. Qëllimi i punimit: Qëllimi i këtij punimi ishte vlerёsimi i kënaqshmërisë në punë i infermierëve me kushtet e …


Njohuritë Dhe Praktikat Për Kontraceptivët Tek Femrat, Nexhibe Rexhepi Jun 2021

Njohuritë Dhe Praktikat Për Kontraceptivët Tek Femrat, Nexhibe Rexhepi

Theses and Dissertations

Në rastin e hartimit të këtij hulumtimi shkencor jam përpjekur që nivelin teorik e sistematik të trajtimit të qështjeve të caktuara të ia përshtasë parimeve të caktuara pedagogjike. Gjithashtu jam përpjekur që temën ta trajtoj në detaje, qysh nga kohët e lashta prej kur ka filluar njohja e metodave kontraceptive, përdorimi i tyre dhe inovacionet e tyre si pasojë e nevojave njerëzore për mbrojtjen nga sëmundjet transmisive dhe rritjes së kontrollit në lindje.

Abortet e shpeshta, numri i madhë i Shtatëzanive të padëshiruara, Edukimi i ulët seksual në Shoqërinë tonë më kanë shtyer të hulumtoj më shumë rreth këtyre çështjeve …


Ndikimi I Mjedisit Në Sëmundjet Kronike Obstruktive Të Mushkërive Dhe Shëndeti, Fitore Salihi Jun 2021

Ndikimi I Mjedisit Në Sëmundjet Kronike Obstruktive Të Mushkërive Dhe Shëndeti, Fitore Salihi

Theses and Dissertations

Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive (SKOM) është shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në të gjithë botën. Zhvillimi dhe përkeqësimi i SKOM ndikohen nga faktorët e mjedisit. Pirja e duhanit e cigareve është një faktor kryesor i rrezikut për sëmundjen e SKOM, dhe pirja e duhanit në mjedis gjithashtu kontribuon në zhvillimin e tij. Ekspozimi në punë ndaj avullit, pluhurit, gazit dhe tymrave janë faktorë të tjerë të rëndësishëm të rrezikut për sëmundjen e sëmundjes SKOM. Ndotja e ajrit në natyrë rrit pranimet në spital të lidhura me SKOM dhe është një faktor i rëndësishëm për përkeqësimin e sëmundjes dhe …


Cilësia E Jetës Tek Pacientët Me Diabet Të Tipit 2 Në Regjionin E Gjilanit, Lindita Rexhepi Ramadani Jun 2021

Cilësia E Jetës Tek Pacientët Me Diabet Të Tipit 2 Në Regjionin E Gjilanit, Lindita Rexhepi Ramadani

Theses and Dissertations

Diabeti është një sëmundje kronike që kërkon kujdes të vazhdueshëm mjekësor dhe edukim të pacientit për vetë-menaxhimi për të parandaluar komplikimet akute dhe për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve afatgjata. Kujdesi ndaj diabetit është kompleks dhe kërkon që të adresohen shumë çështje, përtej kontrollit glikemik. Qëllimi i këtij hulumtimi është matja e cilësisë së jetës së personave me diabet te tipit 2. Përmes të dhënave të mbledhura do të synohet të paraqitet një pasqyrë e cilësisë së jetës së personave me diabet të tipit 2. Në studimin e realizuar kanë marrë pjesë 50 pacientë me diabet të tipit 2, të …


Traumat Lumbale Dhe Kujdesi Infermieror, Arlinda Neziri Jun 2021

Traumat Lumbale Dhe Kujdesi Infermieror, Arlinda Neziri

Theses and Dissertations

Shëndeti është niveli i efikasitetit funksional apo metabolikë i qenieve të gjalla. Tek njeriu, kjo është gjendje e përgjithshme e mendjës, trupit dhe shpirtit të një personi, që do të thotë të jenë të lirë nga sëmundjet, dëmtimi ose dhimbja. Duke pasur parasysh faktin se trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm apo të jashtëm, infermieria si degë e mjekësisë ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Epilepsi, Meriton Rrudhani Jun 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Epilepsi, Meriton Rrudhani

Theses and Dissertations

Hyrje: Epilepsia është sëmundja më e shpeshtë në neurologji, ku manifestohet me ngërçe të muskujve dhe çrregullim të fuqishëm të vetëdijes. Në këtë punim janë të paraqitura shkaqet e epilepsis, simptomat, ndihma e parë, ndërhyrja kirurgjikale, roli i infermierit/es ndaj pacientëve me epilepsi dhe shumë informata lidhur me sëmundjet epileptike. Metodologjia: Studimi është i tipit Cross sectional dhe është realizuar në repartin e neurologjisë në QKUK.Ёshtë përdorur pyetësori i strukturuar të cilin e kemi adresuar në repartin e neurologjisë në QKUK. Pjesëmarrës në këtë pyetësor ishin pacientët e repartit neuorologjikë të sëmurë nga sëmundja e epilepsisë.. Rezultatet: Prej 12 personave …


Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Depresion Postpartal Dhe Mbeshtetja Për Nënat E Reja, Qendresa Blakaj May 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Depresion Postpartal Dhe Mbeshtetja Për Nënat E Reja, Qendresa Blakaj

Theses and Dissertations

Depresioni pas lindjes zakonisht shfaqet në muajt e parë pas lindjes. Shkaku i saktë që e shkakton atë nuk dihet por duket se pamja e tij lidhet me ndryshimet hormonale gjatë dhe pas lindjes. Rrethana të tjera të tilla si shtatzënia e padëshiruar, mungesa e mbështetjes familjare ose probleme financiare, ndër të tjera, mund të rrisin rrezikun e vuajtjes nga depresioni.

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është evidentimi i rëndësisë së diagnoztikimit, ndërhyrjes dhe trajtimit në kohë të depresionit postpartum, duke evidentuar maksimalisht stigmat dhe nxitur nënat e reja që të drejtohen tek profesionisti nëse ata mendojnë se po përjetojnë …


Trajtimi I Rasteve Abuzuese Me Substanca Psikoaktive Ne Ipfk Nga Viti 2015-2018, Editë Selmanoviq May 2021

Trajtimi I Rasteve Abuzuese Me Substanca Psikoaktive Ne Ipfk Nga Viti 2015-2018, Editë Selmanoviq

Theses and Dissertations

Hyrja

Kapitulli i hyrjes ka për qellim që të sqaroj termin substance psikoaktive si dhe sqarimin dhe kuptimin e këtij termi. Në pjesën tjetër janë të paraqitura llojet e e substancave psikoaktive në mënyrë që të bëhet sa më e qartë sqarimi i termit substance psikoaktive si dhe kuptimin e thelbit të tyre dhe se çka janë ato.

Shqyrtimi i Literaturës

Në këtë kapitull janë të renditura në mënyrë sistematike dhe të detajuar e gjith literatura e cila është përdorur në këtë punim seminarik.

Deklarimi i Problemit

Ky kapitull përmban në vetë të gjitha pasojat që sjellin abuzimet me substance …


Specifikat E Rehabilitimit Tek Sindromi Hemiplegjik, Altina Kryeziu May 2021

Specifikat E Rehabilitimit Tek Sindromi Hemiplegjik, Altina Kryeziu

Theses and Dissertations

Hyrje - Hemiplegjia është lëndim i motoneuronit qendror apo paraliz totale e njërës anë të trupit. Hemiplegia mund të jetë e lindur ose e fituar, e tillë si një tumor, ose nga sindromi i një goditje. Paraliza ndodh në anën e kundërt të çrregullimit të trurit, kjo shpjegohet me faktin se axonet motorike nga lëvorja cerebrale hyjnë në palcën oblongata dhe kalojnë në anën e kundërt, prandaj nëse dëmtimi është në hemisferën e djathtë cerebrale ndikon kontrollin motorikë të gjysmës së majtë të trupit. Pasojat e hemiplegjisë nuk janë vetëm funksionale, por edhe estetike, psikologjike, kognitive, sociale dhe të tjera. …


Menaxhimi Dhe Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Stres Dhe Depresion, Fatlinda Qetaj May 2021

Menaxhimi Dhe Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Stres Dhe Depresion, Fatlinda Qetaj

Theses and Dissertations

Shëndeti mendor është një nga treguesit më të rëndësishëm shëndetësor që shkakton sëmundshmëri të konsiderueshme. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 2008, një në pesë të rritur përjetuan çrregullime mendore një vit më parë dhe 29.2% kishin një histori të sëmundjeve mendore gjatë jetës së tyre. Barra e çrregullimeve mendore vazhdon të rritet me ndikime të rëndësishme në shëndetin jo vetëm mendor të njeriut por edhe atë fizik.

Ky studim, ka patur për qëllim hulumtimin e menaxhimit dhe kujdesit infermieror të nevojshëm tek pacientët me stres dhe depresion.

Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi …


Lëvizjet E Artit-Minimalizmi, Blerina Kameri May 2021

Lëvizjet E Artit-Minimalizmi, Blerina Kameri

Theses and Dissertations

Ky studim ka për qëllim fitimin e njohurive të reja rreth temës së përzgjedhur, si shkak që koleksioni i përzgjedhur të përcjelli mesazhin e duhur. Njohja e historikut të lëvizjeve të artit përkatësisht’’ Minimalizmi’’, mënyra se si kanë evoluar që nga koha e kaluar e deri më sot, përshkrimi i minimalizmit na jep mundësinë që të përjetojmë atë kohë dhe pse vetëm në mendjet tona. Sot, minimalizmi zë vend të rëndësishëm në kulturën dhe artin e një vendi. Në mënyrë që të kuptojmë se si ndodhi ky fenomen i rëndësishum kulturor, është e rëndësishme të kuptojmë origjinën, të hulumntojmë evolucionin …


Kujdesi Infermieror Tek Të Semuret Me Skarlatinë, Miranda Sinani May 2021

Kujdesi Infermieror Tek Të Semuret Me Skarlatinë, Miranda Sinani

Theses and Dissertations

Skarlatina është semundje ngjitëse akute që bën pjesë në grupin e sëmundjeve respiratore e shkaktuar nga streptokoku beta hemolitik i grupit A i cili prodhon toksinë eritrogjene dhe shfaqet te njerëzit që nuk kanë imunitet ndaj kësaj toksine. Infeksioni perhapet permes sperklave-rrugeve aerogjene. Burim i semundjes eshte njeriu i semure me skarlatine.

Qëllimi i marrjes së këtij punimi është njohja e sëmundjes së skarlatinës, sëmundje shumë pak e njohur për popullin e qe është një sëmundje e rrallë. Të dimë për shkaqet e paraqitjes së sëmundjes, rreth shenjave, simptomave, etj. Të mbledhim sa më shumë informata rreth sëmundjes dhe …


Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Karcinom Të Lëkurës, Mërgim Llugiqi May 2021

Kujdesi Infermieror Ndaj Pacientëve Me Karcinom Të Lëkurës, Mërgim Llugiqi

Theses and Dissertations

Karcinoma e lëkurës është më e shpeshta nga të gjithë malignomat e patologjisë humane e cila mund të jetë me natyrë beninje ose malinje. Qëllimi i punimit është të tregohet rëndësia e rolit të infermierës në kujdesin e pacienteve më kancer të lëkurës dhe që të elaborohet dhe paraqitet teorikisht dhe përmes imazheve krijimi, zhvillimi, diagnostikimi dhe trajtimi kancerit të karcinomit të lëkurës. Fatmirësisht, shkenca e mjekësisë dhe të arriturat e saj që po shtohen nga dita në ditë, kanë bërë që këto probleme sot të adresohen në mënyrë efektive përmes intervenimeve bashkëkohore si dhe kujdesit nga ana e infermierëve. …


Shfrytëzimi I Antimikrobikëve Dhe Problemi I Rezistencës Antimikrobike, Elvira Behluli May 2021

Shfrytëzimi I Antimikrobikëve Dhe Problemi I Rezistencës Antimikrobike, Elvira Behluli

Theses and Dissertations

Hyrje: Antibiotikët janë substanca të prodhuara nga një mikroorganizëm apo e derivuar prej sajë cila në mënyrë selektive shkatërron ose pengon rritjen e mikrobeve të tjera.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit të kësaj teme ishte zgjerimi i njohurive lidhur me përdorimin e antibiotikëve, efektet pozitive që kanë nëse përdoren siç duhet si dhe efektet negative qe sjell përdorimi i pakontrolluar i tyre.

Metodologjia: Për realizimin e këtij punimi është përgatitur një pyetësorë me të dhëna bazike demografike (gjinia, grup-mosha, edukimi etj.) si dhe janë përfshirë pyetje specifike lidhur me njohuritë, mendimet dhe qëndrimet e tyre rreth antibiotikëve. Ky hulumtim …


Kujdesi Infermieror Tek Fëmijët Me Abdomen Akut, Vlora Bucolli May 2021

Kujdesi Infermieror Tek Fëmijët Me Abdomen Akut, Vlora Bucolli

Theses and Dissertations

Hyrje: Abdomeni akut është problemi shëndetësor më i zakonshëm i fëmijëve të pranuar në Emergjencën e Fëmijëve dhe një dilemë e madhe në lidhje me trajtimin nga ana e klinicistëve mjekësor. Kjo gjendje patologjike i referohet së pari një dhimbjeje që fillon papritur dhe zgjatë me orë, e shoqëruar me manifestim klinik të ndryshëm në varësi të etiologjisë bazë. Duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me një patologji me etiologji multiple, komplikimet e gjendjës shëndetësore dhe perfundimi me letalitet kërkojnë një vendim sa më të shpejtë në lidhje me një trajtim kirurgjik emergjent apo një ndërhyrje kirurgjike elektive. Qëllimi …