Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Medicine and Health Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Nursing

University for Business and Technology in Kosovo

Faktorët e rrezikut

Publication Year

Articles 1 - 4 of 4

Full-Text Articles in Medicine and Health Sciences

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertension Në Spitalin Rajonal Të Prizrenit, Fetije Kodra Apr 2021

Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Hipertension Në Spitalin Rajonal Të Prizrenit, Fetije Kodra

Theses and Dissertations

Hyrje – Hipertensioni është ndër faktorët më të rëndësishëm të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare duke përfshirë: sëmundjen koronare të zemrës, insuficiencën kardiake kongjestive, insultin ishemik dhe hemorragjik cerebrovaskular, insuficiencën renale dhe sëmundjet e arterieve periferike. Hipertensioni paraqet rritjen e presionit sistolik ≥140 mmHg dhe presionit diastolik ≥90 mmHg.

Qëllimi – Qëllimi i këtij punimi është që të bëhet vlerësimi i karakteristikave epidemiologjike dhe kujdesit infermieror tek pacientët me hipertension arterial të cilët janë trajtuar në ambulancën internistike të spitalit të përgjithshëm ’’prim.dr. Daut Mustafa’’ në Prizren.

Metodologjia – Ky hulumtim është i tipit deskriptiv. Të dhënat janë mbledhur përmes anketimit …


Njohuritë E Popullatës Mbi Sëmundjet Kardiovaskulare, Besa Ademi Jan 2021

Njohuritë E Popullatës Mbi Sëmundjet Kardiovaskulare, Besa Ademi

Theses and Dissertations

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga SKV-të, sesa nga çdo sëmundje tjetër. 5 milionë njerëz vdiqën nga SKV-të në vitin 2012, dhe shifrat janë në rritje duke përfaqësuar kështu 31% të të gjitha vdekjeve në nivel global. Nga këto 7.4 milionë ishin si pasojë e sëmundjeve koronare të zemrës, dhe 6.7 milionë si pasojë e goditjes në zemër. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në botë të vdesin nga SKV-të.

Më shumë se 3\4 e vdekjeve nga SKV-të …


Shoqërimi I Sëmundjeve Tjera Tek Personat E Moshës 40-60 Vjet Me Diabet Tip2, Lindita Emini Jan 2021

Shoqërimi I Sëmundjeve Tjera Tek Personat E Moshës 40-60 Vjet Me Diabet Tip2, Lindita Emini

Theses and Dissertations

Sëmundja e diabetit njihet si një nga katër sëmundjet kryesore jongjitëse më e përhapur, duke u bërë një sfidë e madhe e shëndetit publik si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Diabeti i tipit 2 përbën më shumë se 90% të pacientëve me diabet dhe çon në komplikime mikrovaskulare dhe makrovaskulare që shkaktojnë shqetësime të thella psikologjike dhe fizike si për pacientët ashtu edhe për kujdestarët dhe vendosin një ngarkesë të madhe në sistemet e kujdesit shëndetësor.

Qëllimi i këtij punimi ishte në vlerësimin e paraqitjes së komplikimeve tjera shëndetësore te personat me DMT2 duke shqyrtuar …


Abrupcioni I Placentës Dhe Përfundimi Peripartal, Diellëza Rashica Nov 2019

Abrupcioni I Placentës Dhe Përfundimi Peripartal, Diellëza Rashica

Theses and Dissertations

Hyrja Abrupcioni placentar apo shkolitja e parakohëshme e palacentës është një nga komplikimet e rënda të barrës që kërcënon jetën e nënës dhe të frytit, shfaqet si pasojë e shkëputjes së placentës nga mitra pjesërisht ose plotësisht para lindjes. Paraqitet më së shpeshti në tre mujorin e tretë, dhe ndodhë përafërsisht në 1% të shtatëzanive. Qëllimi Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të grumbullohen të gjitha rastet me abrupcion placentar që janë trajtuar në KOGJ QKUK Prishtinë, në periudhën 01.01.19 – 30.06.19, të gjendet incidenca e rasteve me abrupcion placentar, mosha e grave në raport me abrupcion, pariteti, javët gestancionale, …