Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Life Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 44

Full-Text Articles in Life Sciences

Burimet Natyrore Të Antioksidantëve Dhe Rëndësia E Tyre Në Dietën Ushqimore, Hatixhe Piraj Aug 2021

Burimet Natyrore Të Antioksidantëve Dhe Rëndësia E Tyre Në Dietën Ushqimore, Hatixhe Piraj

Theses and Dissertations

Marrja e ushqimit si nga ana sasiore dhe cilësore ndikojnë në statusin e të ushqyerit,shëndetit ashtu edhe në mirëqenien e përgjithshme të individëve.Prandaj, për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, sasi të mjaftueshme të të gjithë ushqyesve thelbësorë duhet të përfshihen në dietën tonë që nga foshnjëria deri në moshën e vjetër.

Fraza ‘ne jemi çfarë hamë’ tregon me vend që përbërja e trupit tonë varet kryesisht nga dieta jonë. Asnjë ushqim i vetëm nuk është në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat tona ushqyese. Dieta jonë duhet të jetë e ekuilibruar mirë nga pikëpamja ushqimore dhe duhet …


Tiparet Biomorfologjike Në Lipjan Dhe Struktura Gjenetike E Tyre, Albulena Tasholli Jul 2021

Tiparet Biomorfologjike Në Lipjan Dhe Struktura Gjenetike E Tyre, Albulena Tasholli

Theses and Dissertations

Për të vërejtur përhapjen e cilësive biomorfologjike në komunën e Lipjanit, kemi marr

mostrat nga komuna e Lipjanit si dhe nga fshatrat e Lipjanit si: Gadime, Janjevë, Shalë.

Këto cilësi janë grumbulluar duke bërë intervistimin e familjeve në qytetin e Lipjanit dhe fshatrat e përmendura.

Si cilësi biomorfologjike të përfshira në këtë studim janë: Sy zi ose kaltër, lobi i veshit i lirë ose i ngjitur, gjuhë e tubosur ose jo e tubosur, krahu i majtë mbi të djathtin ose i djathti mbi të majtin, gishti i djathtë i madh i dorës mbi të majtin dhe anasjelltas, gishti tregues më …


Zbulimi I Baktereve Listeria Monocytogenes Në Mostrat E Qumështit Në Rajonin E Prizrenit Sipas Metodës “Hytech Slide”, Vlera Dorambari Jun 2021

Zbulimi I Baktereve Listeria Monocytogenes Në Mostrat E Qumështit Në Rajonin E Prizrenit Sipas Metodës “Hytech Slide”, Vlera Dorambari

Theses and Dissertations

Në këtë studim, prania dhe prevalenca e Listeria monocytogenes u hetua në 10 mostrat e qumështit të lopës së papërpunuar të blerë nga tregjet e rrugëve në qendër të Prizrenit. Prania e L. monocitogjenes u zbulua duke përdorur metodën e Hytech Slide në L. monocitogjene u zbulua në 80% (8/10) të 10 mostrave të qumështit të analizuara.

Rezultatet e hulumtimit zbuluan se qumështi i papërpunuar i shitur në tregjet e rrugëve në qendër të Prizrenit mund të jetë burim i ndotjes me L. monocitogjene dhe të paraqesë një kërcënim të mundshëm për shëndetin publik.


Shprehitë E Të Ushqyerit Te Nxënsit E Shkollave Fillore Në Komunën E Gjilanit, Esra Spahiu May 2021

Shprehitë E Të Ushqyerit Te Nxënsit E Shkollave Fillore Në Komunën E Gjilanit, Esra Spahiu

Theses and Dissertations

Ushqyerja është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shëndetin e një individi, sidomos gjatë moshës shkollore, me qëllim që fëmija të rritet e zhvillohet mirë dhe të sigurojë shëndet dhe jetëgjatësi më të mirë. Studimet tregojnë se në Kosovë, ashtu si në botë, po shfaqet kërcënimi i mbipeshës dhe obezitetit (sidomos në moshën shkollore) të cilat shpesh pasohen me sëmundje të shumta kronike si në moshë të re edhe në moshë adulte. Qëllimi: Është që fëmijët të jenë sa më të shëndetshëm, më këtë punim jemi munduar që tu ofrojmë sado pak njohuri rreth ushqyerjes së shëndetshme të fëmijëve …


Ndikimi I Proceseve Termike Nё Produktin Pёrfudimtar Tё Lёngut Tё Mollёs, Arlinda Kqiku Feb 2021

Ndikimi I Proceseve Termike Nё Produktin Pёrfudimtar Tё Lёngut Tё Mollёs, Arlinda Kqiku

Theses and Dissertations

Cilësia e produktit dhe shqetësimi i sigurisë së ushqimit ka promovuar zhvillimin e metodave të ndryshme të përpunimit termik ku aktivitetet biologjike dhe kimike duhet të vihen nën kontroll dhe kjo zakonisht sigurohet nga përpunimi tradicional termik për të prodhuar lëng perfudimtar të mollës. Sidoqoftë, lartësia e temperaturës së aplikuar ka një ndikim negativ në parametrat e rëndësishëm të cilat janë: ngjyra e ushqimit, vlera ushqyese, karakteristikat ndijore dhe aroma. Prandaj, ky studim ka për qëllim, angazhimin në përpjekjen për të marrë parametrat e cilësisë dhe vlerat ushqyese të produktit të lëngut të mollës me më pak devijim. Për këtë …


Pёrcaktimi I Laktozёs Nё Qumёshtin E Disa Kafshёve Vendore, Kaltrina Elezi Feb 2021

Pёrcaktimi I Laktozёs Nё Qumёshtin E Disa Kafshёve Vendore, Kaltrina Elezi

Theses and Dissertations

Laktoza e qumështit shërben si burim kryesor i energjisë tek fëmijët në gji dhe foshnjat si dhe shërben si burim i makromolekulave për funksionimin e sistemit nervor, ushtron efekte të formësimit të mikroflorës së dobishme në zorrë, mbështet funksionin imunitar dhe lehtëson thithjen e mineraleve. Dobitë nga qumështi, veçanësisht produktet nga qumështi siç janë kosi dhe djathi i deleve dhe dhive janë të padiskutuara për njerëzit e moshave të rritura deri në pleqëri, veçanërisht për personat me probleme të keq tretjes së laktozës, pasi që këto produkte nuk përmbajnë ose përmbajnë fare pak laktozë.

Duke hipotezuar që për prodhimin e …


Roli I Kripës Dhe Roli I Pjekjes Në Bukën Artizanale, Donjeta Bajrami Feb 2021

Roli I Kripës Dhe Roli I Pjekjes Në Bukën Artizanale, Donjeta Bajrami

Theses and Dissertations

Konsumimi i produkteve me prejardhje mielli në vendin tonë ka pasur gjithmon interesim të madh, ku me kalimin e viteve kjo fushë është zgjeruar shumë duke futur në treg produkte të reja konditore. Buka artizanale me brum të thartë, është bukë e cila prodhohet me maja natyrale e bërë paraprakisht të paktën një javë para përdorimit dhe që ka një mënyrë të veqant të pjekjes. Buka artizanale njihet për vlerat ushqyese, andaj edhe qëllimi i këtij punimi ka qenë detektimi i furrave të cilat ende prodhojnë bukë artizane në komunën e Prishtinës dhe të përcaktohen analizat organoshqisore, fiziko-kimike, NaCl, poroziteti …


Vlerёsimi I Cilёsisё Nё Prodhimin E Chipsit “Vipa Chips”, Elbasane Sadiku Jan 2021

Vlerёsimi I Cilёsisё Nё Prodhimin E Chipsit “Vipa Chips”, Elbasane Sadiku

Theses and Dissertations

Patatja (Solanum tuberosum L.) është kultura e katërt më e rëndësishme e perimeve në botë si një kulturë ushqimore për konsum njerëzor. Patatet e kultivuara janë përhapur nga Amerika e Jugut ku kanë origjinën në 160 vende të botës. Konsumi i patateve të freskëta ka rënë ndërsa produktet e përpunuara të patates janë rritur në popullaritet. Ndërsa patatja bëhet element kryesor në dietat e e numrit në rritje të njerëzve, ndryshimet e vogla në përbërjen ushqyese të patates do të kenë ndikime të mëdha në shëndetin e popullatës. Patatja është një ushqim i pasur me karbohidrate, që siguron energji me …


Problemet Në Rritje Dhe Zhvillim Të Fëmijëve Në Institucionet Parashkollore Si Pasojë E Ushqyeshmërisë Jo Adekuate, Agon Begaj Jan 2021

Problemet Në Rritje Dhe Zhvillim Të Fëmijëve Në Institucionet Parashkollore Si Pasojë E Ushqyeshmërisë Jo Adekuate, Agon Begaj

Theses and Dissertations

Kequshqyerja tek fëmijët mund të shkaktojë zhvillim dhe rritje të dobët. Ushqyeshmëria adekuate është kyçe për shëndetin dhe zhvillimin e çdo gjenerate. Qëllimi i këtij hulumtimi është për të vlerësuar nivelin e nën-ushqyerjes dhe kequshqyerjes te fëmijët nën moshën 6 vjeçare në Republikën e Kosovës. Hulumtimi është kryer duke marrë për mostër 200 fëmijë në institucionet parashkollore publike dhe private. Instrumentet e përdorura për kryerjen e hulumtimit ishin: pyetësori socio-demografikë, matjet antropometrike duke përfshirë peshë dhe gjatësi, si dhe fleta kontrolluese për zhvillimin e fëmijëve. Rezultatet e arritura treguan se 59% të respodentëve kanë rritje dhe zhvillim mesatar, 20% ishin …


Parametrat Mikrobilogjik Të Djathit Në Rajonin E Prizrenit, Valentina Dani Jan 2021

Parametrat Mikrobilogjik Të Djathit Në Rajonin E Prizrenit, Valentina Dani

Theses and Dissertations

Djathi është një nga ushqimet kryesore në Republikën e Kosovës. Mikrooganizmat patogjen (Salmonella dhe Listeria monocytogenes) shumë lehtë mund të kontaminojnë dhe rikontaminojnë djathin nëse nuk zbatohen të gjitha masat e sigurisë gjatë gjithë zinxhirit ushqimor. Në këtë studim janë përzgjedhur për tu hulumtuar dy mikroorganizma që kanë patogjenitet të lartë (Salmonella dhe Listeria monocytogenes), nëse këta gjenden në ushqim kanë shkallë të lartë patogjeniteti, për rrjedhoj dëmtojnë konsumatorin dhe prodhuesin duke humbur besimin e konsumatorit. Mostrat janë marrë në periudha të ndryshme kohore dhe fatmirësisht në asnjë mostër nga pesë njësi mostra të anlizuar nuk janë gjetur Salmonella dhe …


Vlerësimi I Parametrave Fiziko-Kimik Të Qumështit Në Disa Pika Grumbulluese Në Komunën E Sharrit, Alban Halimi Jan 2021

Vlerësimi I Parametrave Fiziko-Kimik Të Qumështit Në Disa Pika Grumbulluese Në Komunën E Sharrit, Alban Halimi

Theses and Dissertations

Qumështi i cili prodhohet në fermat e qumështores Sharri është i kompletuar si në aspektin fizik, kimik ashtu dhe në aspektin organoleptik. Parametrat fiziko-kimik të qumështit kanë rëndësi të madhe në procesin e përpunimit të qumështit. Kontrolli i këtyre parametrave është pjësë e sigurisë ushqimore dhe përfshin proces tekonologjik si dhe lëndë shtesë të aprovuara nga standardi shtetëror. Me anë të paisjeve moderne kam hulumtuar në 4 pikat grumbulluese të qumështores Sharri. Për vlerësimin e këtyre parametrave kam kaluar një eksperiencë mjaftë të mirë dhe shumë të suksesshme në këtë qumështore me paisje dhe me anë të metodave të reja …


Studimi I Parametrave Mikrobiologjike Të Lëndës Së Parë Qumësht, Anita Shehaj Dec 2020

Studimi I Parametrave Mikrobiologjike Të Lëndës Së Parë Qumësht, Anita Shehaj

Theses and Dissertations

Mastiti karakterizohet nga ndryshime fizike, kimike dhe bakteriologjike në qumështin dhe ndryshimet patologjike në indet e gjëndrës së qumështit dhe ndikon në cilësinë dhe sasinë e qumështit. Ngarkesa bakteriale e qumështit nga lopët e prekura e bën atë të papërshtatshëm për konsum njerëzor dhe siguron një mekanizëm për përhapjen e sëmundjeve si tuberkulozi, ethet Q, bruceloza, leptospiroza etj. Numri i qelizave somatike (SCC) është një parashikues i dobishëm i infeksionit që përfshin leukocitet (75%), të tilla sii neutrofile, limfocite, eritrocite dhe qelizat epiteliale (25%). Leukocitet rriten në përgjigje të infeksionit bakterial, dëmtimit të indeve dhe stresit. Qelizat somatike janë mbrojtëse …


Nutraceutikët Dhe Ushqimet Funksionale, Elsaida Ibrahimi Nov 2020

Nutraceutikët Dhe Ushqimet Funksionale, Elsaida Ibrahimi

Theses and Dissertations

Fraza "Le të jetë ushqimi ilaç dhe ilaçi të jetë ushqim", e krijuar nga Hipokrati mbi 2500 vjet më parë, po merr shumë interes sot ndërsa shkencëtarët dhe konsumatorët i kuptojnë përfitimet e shumta shëndetësore të disa ushqimeve. Këto ushqime përmbajnë përbërës që ndihmojnë në funksionin specifik të trupit dhe përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë. Konsumatorët janë gjithnjë e më të interesuar për përfitimet shëndetësore të ushqimeve dhe kanë filluar të shikojnë përtej përfitimeve themelore të ushqimit. Interesimi i tyre drejtohet tek komponimet që gjenden në shumë ushqime të cilat parandalojnë sëmundjet dhe përmirësojnë shëndetin. Ushqimet funksionale dhe nutraceutikët japin …


Pikat Kritike Të Kontrollit Gjatë Procesit Të Prodhimit Tek Djath Të Fortë, Agnesa Hyseni Nov 2020

Pikat Kritike Të Kontrollit Gjatë Procesit Të Prodhimit Tek Djath Të Fortë, Agnesa Hyseni

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Monitorimi I Salmonelles Tek Mishi I Pulës Nga Importi, Teutë Bekteshi Nov 2020

Monitorimi I Salmonelles Tek Mishi I Pulës Nga Importi, Teutë Bekteshi

Theses and Dissertations

Mishi i pulës është një nga ushqimet kryesore në Republikën e Kosovës. Mikroorganizmat patogjen (Salmonella) shumë lehtë mund të kontaminojnë dhe ri kontaminojnë mishin e pulës nëse nuk zbatohen të gjitha masat e sigurisë gjatë gjithë zinxhirit ushqimor. Në këtë studim është përzgjedhur për tu hulumtuar një mikroorganizma që ka patogjenitet të lartë (Salmonella), nëse ky bakter gjenden në ushqim atëherë shkalla e rrezikshmërisë është e lartë sepse patogjeniteti, për rrjedhojë dëmtojnë konsumatorin dhe prodhuesin, importuesin duke humbur besimin e konsumatorit. Mostrat janë marrë në periudha të ndryshme kohore dhe fatkeqësisht në njërën nga monstrat në …


Teknologjia E Përpunimit Të Mishit Dhe Sallameve, Vegim Dedinca Oct 2020

Teknologjia E Përpunimit Të Mishit Dhe Sallameve, Vegim Dedinca

Theses and Dissertations

Teknologjia e përpunimit të mishit në kuadër të saj edhe të sallamave ka patur një zhvillim të hovshëm, sidomos në dekadën e fundit në Kosovë dhe që ka rezultuar me ngritjen e një numri jo të vogël të fabrikave apo kompanive të perpunimit të mishit, ndër të cilat është edhe kompania SHPK “Sole”, të cilat zhvillojnë ativitetin e tyre në objekte të veçanta, me paisje dhe aparatura të veçanta, procedura të veçanta dhe duke respektuar Kodeksin alimentar ndërkombetar dhe standardet ligjore vendore të cilat i rregullojnë këto çeshtje. Qellimi i këtij hulumtimit është që të verifikohet zbatueshmeria e procedurave të …


Analiza E Kolesterolit Me Metodtë E Kolesterolit Me Metodë Enzimatike Në Vezë Komerciale, Ekstensive Dhe Organike, Fjolla Vllasaliu Oct 2020

Analiza E Kolesterolit Me Metodtë E Kolesterolit Me Metodë Enzimatike Në Vezë Komerciale, Ekstensive Dhe Organike, Fjolla Vllasaliu

Theses and Dissertations

Përqendrimi i kolesterolit në tre lloje të vezëve është analizuar përmes metodës enzimatike. Llojet e vezëve të analizuara kanë qenë: vezë komerciale, vezë ekstenzive dhe vezë organike. Janë analizuar gjithsej tridhjetë e pesë mostra. Marrja e mostrave ka qenë e rastësishme dhe analiza e kolesterolit është bërë me anë të spektrofotometrit GENESYS 10S UV-Vis. Analizat janë kryer në laboratorët hulumtues të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) - Kosovë. Mesatarja e rezultateve të marra tregon për një përqendrim pak më të ulët të kolesterolit në llojin e vezëve ekstensive në krahasim me llojet e tjera të analizuara.


Aditivët Ushqimorë (Benzoati I Natriumit E211 Dhe Metabisulfiti I Kaliumit E224) Dhe Përdorim I Tyre Në Produkte Ushqimore, Donika Rexhepi Oct 2020

Aditivët Ushqimorë (Benzoati I Natriumit E211 Dhe Metabisulfiti I Kaliumit E224) Dhe Përdorim I Tyre Në Produkte Ushqimore, Donika Rexhepi

Theses and Dissertations

Aditivët apo shtesat ushqimore janë shumë të rëndësishëm në degën e industrisë ushqimore si në Kosovë ashtu edhe në botë. Çdo gjë që i shtohet ushqimit, shtohet për një qëllim të caktuar e edhe aditivët ushqimorë i shtohen ushqimit për të ruajtur ose përmirësuar sigurinë e tij, freskinë, shijen, strukturën ose pamjen e atij ushqimi. Ekzistojnë kategori të ndryshme të aditivëve dhe secila prej tyre ka një funksion të caktuar kur shtohet në ushqim. Njëra prej kategorive shumë të rëndësishme të aditivëve ushqimorë është ajo e konservuesve, të cilët shtohen me qëllim që të zgjasin afatin e ruajtjes së një …


Hulumtimi I Ekuilibrave Vitaminkë Tek Konsumatorët E Preparateve Vitaminke, Erëblina Hajdini Sep 2020

Hulumtimi I Ekuilibrave Vitaminkë Tek Konsumatorët E Preparateve Vitaminke, Erëblina Hajdini

Theses and Dissertations

Aktualisht konsumatorët në Kosovë po përballen me një ndryshim në shpresit e përdorimit të produkteve ushqimore, vitaminave, suplementeve (shtesave ushqimore) dhe produkteve të tjera dietike. Kohën e fundit mjedisi farmaceutik u pasurua me produkte të ndryshme, jo vetëm nga kompani të ndryshme por edhe të ndryshëm për përdorim, grupet e synuara, statusin fiziologjik të konsumatorit etj.Për shkak të përvojës dhe zhvillimit të teknologjive të prodhimit, diapazoni i shtesave ushqimore dhe produkteve të tjera dietike ka ndryshuar gjatë viteve me qëllim të sigurimit të produkteve që janë gjithmonë të sigurta. Ndonjëherë, konsumatorët përveç që janë më të ndjeshëm ndaj rolit dhe …


Cilësia Dhe Siguria E Ushqimit Nga Këndvështrimi I Konsumatorit Në Kosovë, Liridona Neziri Sep 2020

Cilësia Dhe Siguria E Ushqimit Nga Këndvështrimi I Konsumatorit Në Kosovë, Liridona Neziri

Theses and Dissertations

Në shumicën e vendeve të zhvilluara, rregullorja e sigurisë ushqimore është përqendruar në vendosjen e standardeve që specifikojnë se si duhet të prodhohen produktet ushqimore dhe nivelin e tyre përfundimtar të sigurisë. Siguria e ushqimit dhe mbrojtja e konsumatorit janë detyra të rëndësishme të disa organizatave ndërkombëtare, të tilla si Codex Alimentarius dhe Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve që veprojnë sipas rregullave të WTO, WHO dhe FAO. Përsëritja e çështjeve që lidhen me përhapjen e ushqimit të dëmshëm për shëndetin, rastet e kontaminimit të ushqimit, shfaqjen e sëmundjeve të reja lidhur me ushqimit dhe ndotja e ekosistemeve nga substancë …


Cilësia Dhe Siguria E Ushqimit Nga Këndvështrimi I Konsumatorit Në Kosovë, Liridona Neziri Sep 2020

Cilësia Dhe Siguria E Ushqimit Nga Këndvështrimi I Konsumatorit Në Kosovë, Liridona Neziri

Theses and Dissertations

Në shumicën e vendeve të zhvilluara, rregullorja e sigurisë ushqimore është përqendruar në vendosjen e standardeve që specifikojnë se si duhet të prodhohen produktet ushqimore dhe nivelin e tyre përfundimtar të sigurisë. Siguria e ushqimit dhe mbrojtja e konsumatorit janë detyra të rëndësishme të disa organizatave ndërkombëtare, të tilla si Codex Alimentarius dhe Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve që veprojnë sipas rregullave të WTO, WHO dhe FAO. Përsëritja e çështjeve që lidhen me përhapjen e ushqimit të dëmshëm për shëndetin, rastet e kontaminimit të ushqimit, shfaqjen e sëmundjeve të reja lidhur me ushqimit dhe ndotja e ekosistemeve nga substancë …


Roli I Përqendrimit Të Klorurit Të Natriumit Në Analizimin E Glutenit Në Miell, Vesa Zeqiri Sep 2020

Roli I Përqendrimit Të Klorurit Të Natriumit Në Analizimin E Glutenit Në Miell, Vesa Zeqiri

Theses and Dissertations

Gruri është një bar i përvitshëm që i përket familjes Poaceae (Gramineae) dhe përfaqëson një nga të korrurat më të rëndësishme në botë. Në kontrast me drithërat e tjerë, gruri ka proteina unike të glutenit të afta për të formuar brumin plotësisht visko-elastik të kërkuar për të prodhuar makarona, petë dhe produkte të pjekura të tharmit, veçanërisht bukë. Për më tepër, gruri dhe derivatet e grurit të tilla si malt gruri, miell dhe amidon përdoren zakonisht si shtesa në industrinë e birrës. Gruri gjithashtu siguron aminoacide thelbësore, vitamina, minerale, fitokimikale përfituese dhe përbërës të fibrave dietike në dietën e njeriut, …


Cilësia E Mishit Dhe Produkteve Të Tij Nga Këndvështrimi I Konsumatorit Në Kosovë, Laureta Beqiri Aug 2020

Cilësia E Mishit Dhe Produkteve Të Tij Nga Këndvështrimi I Konsumatorit Në Kosovë, Laureta Beqiri

Theses and Dissertations

Mishi dhe produktet e tij janë pothuajse pjesë e pandashme e dietës sonë. Mishi luan një rol shumë të rëndësishëm duke kontribuar me proteina cilësore,minerale, dhe një sërë vitaminash. Në këtë punim do të shpjegojmë ndërtimin e mishit, vlerat ushqyese , mënyrat e ruajtjes, procesin teknologjik të përpunimit dhe ambalazhimit të prodhimeve të mishit, dhe poashtu do të paraqiten rezultatet e hulumtimit të bërë me anë të anketës mbi përdorimin, preferencat, dhe njurive të konsumatorve për prodhimet e mishit.

Përpunimi përfshin marrjen e mishit në formën e tij të papërpunuar dhe shndërrimin e tij në një produkt që është i …


Cilësia E Mishit Dhe Produkteve Të Tij Nga Këndvështrimi I Konsumatorit Në Kosovë, Laureta Beqiri Aug 2020

Cilësia E Mishit Dhe Produkteve Të Tij Nga Këndvështrimi I Konsumatorit Në Kosovë, Laureta Beqiri

Theses and Dissertations

Mishi dhe produktet e tij janë pothuajse pjesë e pandashme e dietës sonë. Mishi luan një rol shumë të rëndësishëm duke kontribuar me proteina cilësore,minerale, dhe një sërë vitaminash. Në këtë punim do të shpjegojmë ndërtimin e mishit, vlerat ushqyese , mënyrat e ruajtjes, procesin teknologjik të përpunimit dhe ambalazhimit të prodhimeve të mishit, dhe poashtu do të paraqiten rezultatet e hulumtimit të bërë me anë të anketës mbi përdorimin, preferencat, dhe njurive të konsumatorve për prodhimet e mishit. Përpunimi përfshin marrjen e mishit në formën e tij të papërpunuar dhe shndërrimin e tij në një produkt që është i …


Efekti I Konservuesve Me Bazë Bimore Në Reduktimin E Aktivitetit Mikrobiologjik Në Qumështin E Freskët, Ali Rudari Aug 2020

Efekti I Konservuesve Me Bazë Bimore Në Reduktimin E Aktivitetit Mikrobiologjik Në Qumështin E Freskët, Ali Rudari

Theses and Dissertations

Qëllimi bazë këtij studimi ka qenë studimi i efektit antimikrobik, i konservuesit me bazë bimore në qumështin e freskët dhe njohja me përbërjen e qumështit, mikrobiologjinë e qumështit dhe problemet e industrisë së përpunimit të qumështit. Analizat e numrit të përgjithshëm të mikroorganizmave në qumësht janë realizuar në përputhje me kërkesat e ISO 4833. Nga mostrat e marra rastësisht në treg, janë ndarë në dy mostra ku tek Mostra 1 kemi analizuar numrin e mikroorganizmave total pa përdorur ndonjë trajtim, ndërsa tek Mostra 2 kemi analizuar numrin e mikroorganizmave total pasi kemi shtuar një sasi prej 0.4 ml konservues për …


Përcaktimi I Baktereve Mezofile Aerobe Në Qumështin E Papërpunuar Në Regjionin E Lipjanit, Laureta Tasholli Jul 2020

Përcaktimi I Baktereve Mezofile Aerobe Në Qumështin E Papërpunuar Në Regjionin E Lipjanit, Laureta Tasholli

Theses and Dissertations

Qumështi i nxjerrë nga një kafshë e shëndetshme tashmë përmban disa baktere. Shumica e ndryshimeve që ndodhin në aromën dhe pamjen e qumështit, pasi nxirren nga udderi, janë rezultatet e aktiviteteve të mikrobeve. Këto mikrobe janë të dy llojeve d.m.th. të favorshme - që sjell ndryshime të favorshme në aromë dhe pamjen ndërsa patogjene - të cilat mund të shkaktojnë sëmundje. Të mirat janë përhapur me kujdes ndërsa patogjenët (të pafavorshëm) shkatërrohen për të bërë qumështin dhe produktet e tij të sigurt për konsum njerëzor. Konsumi i qumështit gjatë dekadës së fundit është rritur në mënyrë të konsiderueshme në Kosove. …


Studimi I Dietës Së Femrave Shtatzënë, Flaka Cani Jul 2020

Studimi I Dietës Së Femrave Shtatzënë, Flaka Cani

Theses and Dissertations

Kjo temë e diplomës studion mënyrën e të ushqyerit të femrave shtatzënë . Pjesa e kapitullit të parë shpjegon sasinë e makronutrientëve dhe mikronutrientëve të cila nevoiten për femrat shtatzënë dhe nutrientët të cila nevoitet për rritjen e fëmijes. Pjesa e kapitullit të dytë kemi rekomandimi për dietën e femrave shtatzënë me kolesterol të lartë,diabet apo anemi dhe mënyra e shëndeshme për femrat shtatzënë me dieta vegjetariane apo vegane Qëllimi i kësaj është përmbledhja e rekomandimeve për mënyrën e të ushqyerit për femrat shtatzënë të cilat kanë sëmundje të caktuara. Pjesa e praktikës e kësaj teze merret me analizimin e …


Studimi I Dietës Së Femrave Shtatzënë, Flaka Cana Jul 2020

Studimi I Dietës Së Femrave Shtatzënë, Flaka Cana

Theses and Dissertations

Kjo temë e diplomës studion mënyrën e të ushqyerit të femrave shtatzënë .

Pjesa e kapitullit të parë shpjegon sasinë e makronutrientëve dhe mikronutrientëve të cila nevoiten për femrat shtatzënë dhe nutrientët të cila nevoitet për rritjen e fëmijes.

Pjesa e kapitullit të dytë kemi rekomandimi për dietën e femrave shtatzënë me kolesterol të lartë,diabet apo anemi dhe mënyra e shëndeshme për femrat shtatzënë me dieta vegjetariane apo vegane

Qëllimi i kësaj është përmbledhja e rekomandimeve për mënyrën e të ushqyerit për femrat shtatzënë të cilat kanë sëmundje të caktuara.

Pjesa e praktikës e kësaj teze merret me analizimin e …


Përcaktimi I Baktereve Mezofile Aerobe Në Qumështin E Papërpunuar Në Regjionin E Lipjanit, Laureta Tasholli Jul 2020

Përcaktimi I Baktereve Mezofile Aerobe Në Qumështin E Papërpunuar Në Regjionin E Lipjanit, Laureta Tasholli

Theses and Dissertations

Qumështi i nxjerrë nga një kafshë e shëndetshme tashmë përmban disa baktere. Shumica e ndryshimeve që ndodhin në aromën dhe pamjen e qumështit, pasi nxirren nga udderi, janë rezultatet e aktiviteteve të mikrobeve. Këto mikrobe janë të dy llojeve d.m.th. të favorshme - që sjell ndryshime të favorshme në aromë dhe pamjen ndërsa patogjene - të cilat mund të shkaktojnë sëmundje. Të mirat janë përhapur me kujdes ndërsa patogjenët (të pafavorshëm) shkatërrohen për të bërë qumështin dhe produktet e tij të sigurt për konsum njerëzor. Konsumi i qumështit gjatë dekadës së fundit është rritur në mënyrë të konsiderueshme në Kosove. …


Hulumtimi Rreth Llojeve Të Ambalazheve Dhe Roli I Tyre Në Industrinë Ushqimore, Xheneta Luma Jun 2020

Hulumtimi Rreth Llojeve Të Ambalazheve Dhe Roli I Tyre Në Industrinë Ushqimore, Xheneta Luma

Theses and Dissertations

Sot, ambalazhimi i ushqimit është pranuar si një strategji për rritjen e konkurrencës së produkteve ushqimore nga ekspertët. Ambalazhimi i ushqimit është mbyllja e ushqimit për ta mbrojtur atë nga dëmtimi, ndotja, prishja, dëmtuesit, gjatë transportit, magazinimit dhe shitjes me pakicë. Zhvillimi i materialeve të ambalazhimit tregon zhvillimin paralel me teknologjinë. Sidomos rritja e numrit të të punësuarve, veqanërisht rritja e punësimit të femërave gjithnjë e më shumë e rriti kërkesën për ushqim të gatshëm. Rritja e kërkesës për ushqim të përgatitur lehtësisht solli teknologjinë e re të ambalazhimit dhe funksionimi i ambalazhimit është rritur. Prodhimi i ambalazheve për konfeksionimin …