Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Social and Behavioral Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 22 of 22

Full-Text Articles in Social and Behavioral Sciences

Globalizmi Ne Aspektin Ekonomik, Agon Dedushi Dec 2019

Globalizmi Ne Aspektin Ekonomik, Agon Dedushi

Theses and Dissertations

Globalizmi është bërë fjala më e përdorur në çdo kohë dhe në çdo kontekst, në diskurset ndërkombëtare zyrtare dhe jozyrtare në kontekstin e ndërvarësisë së ekonomisë dhe kombeve. Globalizimi ka evoluar me kalimin e kohës. Globalizimi ka filluar të jetë i rëndësishëm që prej përfundimit të luftës së ftohtë dhe ka përshpejtuar çlirimin e shpejtë të ekonomive në zhvillim. Globalizimi nuk është një fenomen thjesht bashkëkohor. Sipas Chanda:"i punuar në heshtje për mijëra vite pa iu dhënë një emër". Vërtet, proceset e globalizimit po evoluojnë vazhdimisht, të shtyrë nga aspiratat ekonomike të miliona rreth globit sa më shumë …


Planifikimi Strategjik Në Rritjen E Shërbimeve Publike, Blerona Aliu Dec 2019

Planifikimi Strategjik Në Rritjen E Shërbimeve Publike, Blerona Aliu

Theses and Dissertations

Zhvillimi i burimeve njerëzore është konceptuar shume nga teoricienë te ndryshëm, dhe gjatë kësaj kohe është vënë gjithashtu ne funksion nga organizata te ndryshme. Megjithëse ka një marrëveshje ne objektivin e gjerë të zhvillimit të burimeve njerëzore i cili ka si qellim te përmirësoje zhvillimin dhe performancën individuale, mosmarrëveshjet përqendrohen ne mjetet e këtij përfundimi. Zhvillimi i burimeve njerëzore mbetet një koncept i ndërlikuar dhe i diskutueshëm. Zhvillimi i burimeve njerëzore përfshin shume disiplina: për shembull ekonomi, sociologji dhe psikologji; dhe ka pak a shume lidhje dhe marrëdhënie direkt me një game të gjerë idesh dhe funksionesh menaxhimi; për shembull …


Performanca Dhe Menaxhimi I Performancës Në Sektorin Publik (Komuna E Pejës), Lorik Ibrahimi Dec 2019

Performanca Dhe Menaxhimi I Performancës Në Sektorin Publik (Komuna E Pejës), Lorik Ibrahimi

Theses and Dissertations

Në punim është shqyrtuar se si bëhet menaxhimi i performancës në sektorin publik dhe sa ndikon menaxhimi dhe vlerësimi i performancës së punonjësve të sektorit publik. Menaxhimi i burimeve njerëzore është një proces i cili është i fokusuar tek marrëdhëniet njerëzore, ku në mënyrë që kontributi i tyre në punë të jetë sa më i madh, me anë të menaxhimit bëhet sigurimi i mirëqenies së tyre.

Vlerësimi i performancës lidhet ngushtë me suksesin e një institucioni sepse sa më e madhe të jetë performanca e punonjësve aq më shumë edhe institucioni në tërësi do të korr sukses, por për të …


Politikat Lokale – Bashkëpunimi Ndërkomunal Në Kosovë, Muhamet Bytyçi Nov 2019

Politikat Lokale – Bashkëpunimi Ndërkomunal Në Kosovë, Muhamet Bytyçi

Theses and Dissertations

Politikat lokale dhe mekanizmat e vendim-marrjes komunale janë pjesë përbërëse e institucioneve politike publike të çdo vendi demokratik. Përveç karakteristikave lokale tradicionale të detyrave që kanë komunat, janë edhe disa aspekte të tjera që i japin dinamikë zhvillimit lokal të politikave komunale.

Një nga politikat që ka dhënë rezultate duke ndihmuar në shkëmbimin e përvojave, në punët e përbashkëta, në krijimin e besimit shumëpalësh dhe në uljen e dallimeve partiake, etnike dhe ideologjike në përpjekjen për një sistem komunikimi të drejtë e progresiv në mes të komunave në Kosovë është edhe politika e bashkëpunimin ndërkomunal.

Ky punim ofron një qasje …


Kosova Në Vitet 89-90, Ibadete Ramadani Nov 2019

Kosova Në Vitet 89-90, Ibadete Ramadani

Theses and Dissertations

Jugosllavia si shteti Sllav i Jugut, fillimisht i formuar në vitin 1918, nën emrin e Mbretërisë së tre popujve sllavë: sllovenët, Kroatët dhe serbët, dhe më pas si vend komunist, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, ka luajtur një rol të rëndësishëm në rajon dhe politikën ndërkombëtare. Federata e re përbëhej nga gjashtë republika dhe dy krahina autonome, të cilat ishin elemente përbërëse të federatës që kanë të drejtën e vetos. Shteti Jugosllav luajti një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, sidomos nëpërmjet Lëvizjes Jo të Aligned e cila u themelua me Indinë dhe Egjiptin. Udhëheqësi i saj, Josip …


Outsourcing, Vendimi Për Nënkontraktimin E Specialiteteve Nga Jashtë Dhe Impakti Në Burime Njerëzore, Leonora Shala Nov 2019

Outsourcing, Vendimi Për Nënkontraktimin E Specialiteteve Nga Jashtë Dhe Impakti Në Burime Njerëzore, Leonora Shala

Theses and Dissertations

Vendimet që merr organizata janë të shumta dhe shpesh duhet një analizë komplekse për të arritur në vendime të duhura. Në dy dekadat e fundit, një fenomen ekonomik mori zhvillim, ky fenomen karakterizohet nga transferimi i prodhimit ose i aktiviteteve. Shfrytëzimi i burimeve të jashtëm (outsourcing) është kur kompania, disa nga funksionet, proceset e saj i’a beson një kompanie të specializuar për kryerjen e një shërbimi të caktuar. Organizatat mund të presin që të arrijnë përfitime të ndryshme përmes një nënkontraktimi të suksesshëm edhe pse ka rreziqe të konsiderueshme që mund të realizohen në qoftë se ndjekja e strategjisë së …


Sfida E Integrimit Europian Të Kosovës, Gentiana Sahiti Nov 2019

Sfida E Integrimit Europian Të Kosovës, Gentiana Sahiti

Theses and Dissertations

Ky studim ka për qëllim të paraqesë disa sfida që pengojnë ecjen përpara të integrimit europian të e Ballkanit Perëndimor duke e vendosur theksin në sfidat që ka Kosova. Integrimi Evropian është një fushë mjaft e re për Kosovën në veprimtarinë e saj politike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e cila ka mbështetetje shumë të madhe popullore. Disa prej pengesave kryesore të Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Eurpian janë lufta kundër korrupsionit, vendosja e sundimit të ligjit të barabartë për të gjithë dhe vazhdimi i reformave të gjithanëshme në shoqëri dhe institucionet demokratike.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen …


“Korrupsioni Si Dukuri Negative E Administratës Publike Në Republikën E Kosovës ”, Vildane Xhemajli Nov 2019

“Korrupsioni Si Dukuri Negative E Administratës Publike Në Republikën E Kosovës ”, Vildane Xhemajli

Theses and Dissertations

Korrupsioni ekziston, prej që ekziston njerëzimi, në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme. Ai u përshtatet të gjitha situatave dhe mbijeton edhe gjatë fushatave më të organizuara kundër tij. Nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt apo indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t'u marrë për veten apo për një person tjetër.

Korrupsioni është i pranishëm pothuajse në të gjitha institucionet, duke përfshinë si shërbyes …


Integrimi Europian, Afërdita Duraku Sep 2019

Integrimi Europian, Afërdita Duraku

Theses and Dissertations

Integrimi Evropian do të thotë kultivim të unitetit ndërmjet vendeve dhe popujve evropianë. Brenda Bashkimit Evropian, do të thotë se vendet i grumbullojnë resurset e veta dhe bashkarisht marin shumë vendime. Kjo marje e vendimeve të përbashkëta realizohet nëpërmjet bashkëpunimit dhe bashkëveprimit nëpërmjet Institucioneve të Bashkimit Evropian siç janë Parlamenti i BE, Këshilli i BE, Komisioni i BE etj. Integrim Evropian është proces integrimi politik, legal, ekonomik dhe në disa raste edhe social dhe kulturor i vendeve Evropiane. Procesi i Integrimit Europian kërkon një punë të përbashkët nga të gjitha institucionet qeveritare të një sheti dhe gjithë resurset politike duhet …


Sfidat E Seleksionimit Dhe Regrutimit Të Burimeve Njerëzore Në Spitalin Rajonal - Feriza, Abetare Rexhepi Imeri Sep 2019

Sfidat E Seleksionimit Dhe Regrutimit Të Burimeve Njerëzore Në Spitalin Rajonal - Feriza, Abetare Rexhepi Imeri

Theses and Dissertations

Ky punim është mbështetur në përmushjen e disa qëllimeve dhe objektivave të cilat në vazhdimësi kërkojnë zgjidhje përmes Burimeve Njerëzore, si përmes, hulumtimeve, mbledhjes, strukturimit, analizimit të dhënave të mbledhura e pastaj të identifikohen vështirësitë, përparësitë dhe të metat e procesit të zhvillimit aktual në menaxhimin dhe përformancën në organizatat e Kosovës në nivel lokal. Me rëndësi të veçantë është që të gjitha vështirësitë të adresohen në institucionet përkatëse dhe organizatat e tjera relevante të cilat shprehin vullnet për mbështetjen dhe aktiviteteve që mund ti kenë BNJ-re. Objektivat janë identifikuar në mënyrë sa më specifike, të matshme dhe të përcaktuara …


Efekti I Strategjisë Së Shpërblimit Në Performancën E Punonjësve, Flandra Shala Sep 2019

Efekti I Strategjisë Së Shpërblimit Në Performancën E Punonjësve, Flandra Shala

Theses and Dissertations

Në çdo vend, qoftë a`i instituticion i varur apo i pa varur, publik apo shtetëror, shpërblimi mund të jetë një nga arsyjet e një performance më të mirë dhe më efektive. Ka diskutime të vazhdueshme në mënyrën se si strategjita e shpërblimit ndikon në performancën e bankave. Ky punim është një rast studimi i ndikimit të strategjisë së shpërblimit në performancën e punonjësve të Bankës Raiffesen. Gjithashtu në këtë punim do të analizohen dhe krahasohen të dhënat e fitura nga Banka Raiffesen me sektorin bankar në Kenia. Në pjesën e parë të këtij punimi janë dhënë disa definicione rreth ndikimit …


Organizimi Dhe Funksioni I Parlamentit Të Kosovës, Gresa Leka Sep 2019

Organizimi Dhe Funksioni I Parlamentit Të Kosovës, Gresa Leka

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është që të tregojmë fillet e para te paralementarizmit në Kosovë duke filluar nga mbledhjet e para që janë mbajtur nga burrështeatsit e atëhershëm deri tek krijimi i parlamentit të Kosovës.

Sistemi paralamentar është formë e qerverisjes shtetërore e bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror.

Historiku i kuvendit të Kosovës si një institucion demokratik është i gjatë,

por më e rëndësishme dhe sfiduse ka qenë koha gjatë tranzisionit mbas luftës së vitit 1999 duke kërkuar zgjedhjen e statutit final drejt pavarsisë se Kosovës.

Gjatë këtij punimi gjithashtu jemi munduar të sqarojm punën dhe ligjëshmerin …


“Vështrimi Historik I Së Drejtës Së Vetëvendosjes”, Albina Rrustemi Jul 2019

“Vështrimi Historik I Së Drejtës Së Vetëvendosjes”, Albina Rrustemi

Theses and Dissertations

Parimi i vetëvendosjes ka qenë dhe ka mbetur parim fundamental në të drejtën ndërkombëtare dhe njëkohësisht parim bazë i të drejtave të njeriut. Si parim, ka kaluar nëpër evolucion zhvillimorë në etapa të ndryshme të historisë për të ardhur tek një moment kyç i zhvillimit të tij. Parimi i vetëvendosjes si një parim dhe koncept politik dhe si një e drejtë shfaqet fuqishëm me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Në aspektin praktik vetëvendosja është përdorur si mjet legjitimues për përpjekjet e entiteteve të ndryshme për arritjen e lirisë dhe pavarësisë. Shumica e konflikteve të përgjakshme gjithandej botës kanë ndodhur …


Bashkimi Europian Dhe Turqia, Donjeta Elshani May 2019

Bashkimi Europian Dhe Turqia, Donjeta Elshani

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim të shtjelloj politikën e Bashkimit Europian karshi Turqisë dhe aftësinë apo paaftësinë e Turqisë për ti përmbushur kriteret e kërkuara. Fillimisht do paraqitet një vështrim i përgjithshëm hitorik ndërmjet BE-së dhe Turqisë, rruga e kësaj të fundit drejt plotësimit të kritereve. Së dyti, do të paraqes “rolin e religjionit dhe ndikimin e tij”. Përkatësisht ndikimin e religjionit në plotësimin e kritereve të parapara për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Në veçanti do të shtjellohen kriteret e Kopenhagenit dhe raporti se sa është përpjekur Turqia ti plotësojë apo të përafërohet me to si …


Etika Në Menaxhimin Publik, Rast Studimi - Kompania Regjionale Për Mbeturina “Pastërtia”, Gresa Neziri May 2019

Etika Në Menaxhimin Publik, Rast Studimi - Kompania Regjionale Për Mbeturina “Pastërtia”, Gresa Neziri

Theses and Dissertations

Etika në menaxhimin publik, rasti Kompania Regjionale për mbeturina “Pastërtia” është një përpjekje për të analizuar dhe trajtuar një fushë të re në studimet kosovare. Nga një vëzhgim i shpejtë, vërehet lehtë se aspekte të veçanta të komponentëve përbërës të administratës publike, kanë filluar të ceken në studimet e ndryshme, por ende mungon një trajtim gjithpërfshirës dhe i fokusuar drejtpërdrejt në etikën e menaxhimit të kësaj strukture shumë të rëndësishme shtetërore. Megjithëse janë trajtuar në artikuj të botuar në media apo janë kryer disa prezantime në konferenca shkencore, ato ende nuk përbëjnë një studim të thelluar e të plotë.

Studimi …


Roli I Be-Së Në Shtet-Ndërtimin E Kosovës, Mergim Rrecaj May 2019

Roli I Be-Së Në Shtet-Ndërtimin E Kosovës, Mergim Rrecaj

Theses and Dissertations

Kosova është një prej shteteve që i takon gjeografikisht Ballkanit Perëndimor, dhe njëkohësisht është shteti i fundit që ka shpallur pavarësinë e saj në kontinentin e Evropës. Rasti i Kosovës konsiderohet të jetë sui generis, për shkak të rrethanave dhe formës se si është krijuar subjektiviteti i saj shtetëror. Duke kuptuar kompleksitetin e çështjes së Kosovës që nga aspekti historik e deri të rrethanat aktuale, çështja shtet-ndërtuese për Kosovën konsiderohet shumë e veçantë për t’u trajtuar. Procesi i shtet-ndërtimit të Kosovës është i ndërlidhur jashtëzakonisht shumë me rolin e Bashkimit Evropian në të, madje mund të konstatohet se nuk ka …


Kosova Nën Administrimin Ndërkombëtar Dhe Levizjet Drejt Statusit Final, Vanesa Kabashi Mar 2019

Kosova Nën Administrimin Ndërkombëtar Dhe Levizjet Drejt Statusit Final, Vanesa Kabashi

Theses and Dissertations

Kosova është ndër shtetet më të vogla në rajon, dhe atë, si ekonomikisht, ashtu edhe nga aspekti i madhësisë së territorit dhe popullatës së saj, mirëpo kjo në të njëjtën kohë e luan një rol të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kosova ka treguar që është faktor stabiliteti në dy raste të ndryshme por gradualisht të ngjashme. Së pari, Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk e destabilizoi rajonin dhe nuk u bëri thirrje aktorëve të tjerë të rajonit për të kërkuar ndryshim kufijsh, ashtu siç u frikësuan disa, dhe që, në fakt, u shfrytëzua si argument (nga …


Menaxhimi I Burimeve Njerëzore Në Postën E Ferizaj-T, Agnesa Devqa Feb 2019

Menaxhimi I Burimeve Njerëzore Në Postën E Ferizaj-T, Agnesa Devqa

Theses and Dissertations

Ky studim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë të koncepteve dhe termave të menaxhimit te burimeve njerzore ne institucionin perkates. Studimi i menaxhimit në shërbimet publike ka të bëjë me rregullimin e marrëdhënies së punësimit dhe është një fushë në të cilën kontribuojnë një shumëllojshmëri disiplinash. Menaxhimi merret me vlerat themelore të marrdhënjeve ndërnjerëzore, vlera të tilla janë pjesë e shoqërisë dhe natyrshëm reflektohen në cdo aspekt po ashtu në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e administratës publike. Punonjësit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri edhe objektivat e tyre personale, apo e thënë ndryshe ajo çka duan ata të …


Etika Në Menaxhimin Publik, Ardita Beqiri Feb 2019

Etika Në Menaxhimin Publik, Ardita Beqiri

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Politikat E Drogës Administrimi Dhe Parandalimi I Tyre, Ilire Drenica Feb 2019

Politikat E Drogës Administrimi Dhe Parandalimi I Tyre, Ilire Drenica

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome të hartuar dhe të sistemuar në këtë mënyrë, është si rezultat i një pune dhe përkushtimi të parashtruar shkencor. Gjatë studimit dhe analizimit të çështjes së rehabilitimit të të varurve nga droga e cila është një temē shumë me rëndësi që diskutohet çdo ditë nga individ. Çështjet më thelbesore të cilat dëshiroj t`i parashtroj në këtë temë që sipas mendimit tim, vlerësohen si çështje shume problematike në shoqeri.Në ditet e sodit ato konsiderohen si çështje të padëshiruara dhe që dëmtojnē shumë të rinjë dhe të gjith rrethin dhe shoqërinë, të njohura me emrin droga.Ku si pasojë …


Neutraliteti Dhe Bashkimi Evropian: Rasti I Zvicres, Teuta Agushi Jan 2019

Neutraliteti Dhe Bashkimi Evropian: Rasti I Zvicres, Teuta Agushi

Theses and Dissertations

Ky punim siguron sfond historik dhe teorik në lidhje me konceptet e neutralitetit dhe sigurisë kolektive para shqyrtimit të votimit pozitiv në referendum për aderim në Kombet e Bashkuara (OKB) në vitin 1920, adoptimi pasues i neutraliteti i diferencuar dhe kthimi në neutralitetin tradicional në 1938. Pastaj punimi konsideron refuzimin e Zvicrës për t'u bashkuar me OKB-ne në vitin 1945, neutralitetin e Zvicrës gjatë Luftës së Ftohtë, referendumit të dështuar të OKB-së në vitin 1986 dhe pranimin e Zvicrës në OKB pas referendumit të suksesshëm në vitin 2002. Punimi përfundon se solidariteti ndërkombëtar është një pjesë e pandarë e neutralitetit …


Roli I Diplomacisë Publike Në Politikën E Jashtme Të Shtetit – Rasti I Kosovës, Shqipdona Reshani Jan 2019

Roli I Diplomacisë Publike Në Politikën E Jashtme Të Shtetit – Rasti I Kosovës, Shqipdona Reshani

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim të shtjelloj rolin e diplomacisë publike në politikën e jashtme të shtetit. Fillimisht do paraqitet kuptimi i konceptit diplomaci publike dhe do shtjellohet se përse ajo është e rëndësishme në politikën e jashtme të një vendi. Së dyti do të paraqes llojet e diplomacisë publike që njihen ndërkombëtarisht. Në veçanti do të shtjellohet rasti i Kosovës që për çështje metodologjike do të ndahet në dy periudha: periudha e luftës në vitin 1999 e deri ne vitin 2008 në shpallje të pavarësisë, dhe periudha pas pavarësisë deri në vitin 2017. Diplomacia publike përdoret për të bindur …