Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Social and Behavioral Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 30 of 38

Full-Text Articles in Social and Behavioral Sciences

Globalizmi Ne Aspektin Ekonomik, Agon Dedushi Dec 2019

Globalizmi Ne Aspektin Ekonomik, Agon Dedushi

Theses and Dissertations

Globalizmi është bërë fjala më e përdorur në çdo kohë dhe në çdo kontekst, në diskurset ndërkombëtare zyrtare dhe jozyrtare në kontekstin e ndërvarësisë së ekonomisë dhe kombeve. Globalizimi ka evoluar me kalimin e kohës. Globalizimi ka filluar të jetë i rëndësishëm që prej përfundimit të luftës së ftohtë dhe ka përshpejtuar çlirimin e shpejtë të ekonomive në zhvillim. Globalizimi nuk është një fenomen thjesht bashkëkohor. Sipas Chanda:"i punuar në heshtje për mijëra vite pa iu dhënë një emër". Vërtet, proceset e globalizimit po evoluojnë vazhdimisht, të shtyrë nga aspiratat ekonomike të miliona rreth globit sa më shumë …


Planifikimi Strategjik Në Rritjen E Shërbimeve Publike, Blerona Aliu Dec 2019

Planifikimi Strategjik Në Rritjen E Shërbimeve Publike, Blerona Aliu

Theses and Dissertations

Zhvillimi i burimeve njerëzore është konceptuar shume nga teoricienë te ndryshëm, dhe gjatë kësaj kohe është vënë gjithashtu ne funksion nga organizata te ndryshme. Megjithëse ka një marrëveshje ne objektivin e gjerë të zhvillimit të burimeve njerëzore i cili ka si qellim te përmirësoje zhvillimin dhe performancën individuale, mosmarrëveshjet përqendrohen ne mjetet e këtij përfundimi. Zhvillimi i burimeve njerëzore mbetet një koncept i ndërlikuar dhe i diskutueshëm. Zhvillimi i burimeve njerëzore përfshin shume disiplina: për shembull ekonomi, sociologji dhe psikologji; dhe ka pak a shume lidhje dhe marrëdhënie direkt me një game të gjerë idesh dhe funksionesh menaxhimi; për shembull …


Performanca Dhe Menaxhimi I Performancës Në Sektorin Publik (Komuna E Pejës), Lorik Ibrahimi Dec 2019

Performanca Dhe Menaxhimi I Performancës Në Sektorin Publik (Komuna E Pejës), Lorik Ibrahimi

Theses and Dissertations

Në punim është shqyrtuar se si bëhet menaxhimi i performancës në sektorin publik dhe sa ndikon menaxhimi dhe vlerësimi i performancës së punonjësve të sektorit publik. Menaxhimi i burimeve njerëzore është një proces i cili është i fokusuar tek marrëdhëniet njerëzore, ku në mënyrë që kontributi i tyre në punë të jetë sa më i madh, me anë të menaxhimit bëhet sigurimi i mirëqenies së tyre.

Vlerësimi i performancës lidhet ngushtë me suksesin e një institucioni sepse sa më e madhe të jetë performanca e punonjësve aq më shumë edhe institucioni në tërësi do të korr sukses, por për të …


Politikat Lokale – Bashkëpunimi Ndërkomunal Në Kosovë, Muhamet Bytyçi Nov 2019

Politikat Lokale – Bashkëpunimi Ndërkomunal Në Kosovë, Muhamet Bytyçi

Theses and Dissertations

Politikat lokale dhe mekanizmat e vendim-marrjes komunale janë pjesë përbërëse e institucioneve politike publike të çdo vendi demokratik. Përveç karakteristikave lokale tradicionale të detyrave që kanë komunat, janë edhe disa aspekte të tjera që i japin dinamikë zhvillimit lokal të politikave komunale.

Një nga politikat që ka dhënë rezultate duke ndihmuar në shkëmbimin e përvojave, në punët e përbashkëta, në krijimin e besimit shumëpalësh dhe në uljen e dallimeve partiake, etnike dhe ideologjike në përpjekjen për një sistem komunikimi të drejtë e progresiv në mes të komunave në Kosovë është edhe politika e bashkëpunimin ndërkomunal.

Ky punim ofron një qasje …


“Rreziku Dhe Mbrojtja Nga Fake News Dhe Deep Fake”, Erza Brahushi Nov 2019

“Rreziku Dhe Mbrojtja Nga Fake News Dhe Deep Fake”, Erza Brahushi

Theses and Dissertations

Informimi është nevojë esenciale e çdo njeriu, pjesën më të madhe të kësaj nevoje njerëzit e plotësojnë përmes medias. Andaj tendencat e personave apo grupeve të caktuara, për të përhapur një ide ose propagandë tek një masë sa me e madhe e njerëzve, më së lehti mund të arrihet përmes kanaleve informative. Viteve të fundit shoqërisë globale po i bije të ballafaqohet edhe me një problem shumë të madh, me “Lajmet e Rreme”, fenomen ky i cili me anë të interneti ka përfshirë pothuajse gjithë botë. Prandaj secili prej nesh ndonjë herë kemi rënë pre e këtyre lajmeve. Prodhimi i …


Mediat Online Dhe Viktimat – Çështje Etike Dhe Profesionale, Flamur Gajtani Nov 2019

Mediat Online Dhe Viktimat – Çështje Etike Dhe Profesionale, Flamur Gajtani

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është nxjerrja në pah e gabimeve dhe defekteve në raportim, që i bënë mediat online kur trajtuan rastet apo ngjarjet e veçanta gjatë vitit 2019 (periudha janar- tetor), në një fushë të veçantë të gazetarisë, që njihet si rubrika e Kronikës së Zezë. Me theks të veçantë, analizimi i shkrimeve apo artikujve specifikë,të cilët disa media në Kosovë i publikuan gjatë kësaj periudhe, si dhe shkeljet etike që bënë gjatë këtij procesi. Po ashtu, punimi përmban edhe rastet kur është dëmtuar personaliteti dhe integriteti i personave, është shkelur privatësia e tyre, si edhe kur ka pasur …


Njoftueshmëria E Titujve Në Mediat E Shkruara Elektronike, Laura Rudari Nov 2019

Njoftueshmëria E Titujve Në Mediat E Shkruara Elektronike, Laura Rudari

Theses and Dissertations

Objekt i studimit të këtij punimi është pikërisht hulumtimi i veçorive të strukturës së gjuhës që paraqet njoftueshmërinë. Synimi i këtij hulumtimi është që në mënyrë të gjithanshme ta nxjerr në shesh se qfarë është infomativiteti (njoftueshmëria) dhe si shtrohet ky në titujt e gazetave të Kosovës. Në kuptimin më të gjerë të fjalës, përkufizimi i hulumtimit përfshinë mbledhjen e të dhënave, informatave dhe fakteve. Hulumtimi kishte të bënte me një proces të hapave të përdorura për të mbledhur dhe analizuar informata, për të rritur të kuptuarit tonë rreth njoftueshmërisë së titujve të lajmeve. Hulumtimi kaloi nëpër tri etapa. Duke …


Kosova Në Vitet 89-90, Ibadete Ramadani Nov 2019

Kosova Në Vitet 89-90, Ibadete Ramadani

Theses and Dissertations

Jugosllavia si shteti Sllav i Jugut, fillimisht i formuar në vitin 1918, nën emrin e Mbretërisë së tre popujve sllavë: sllovenët, Kroatët dhe serbët, dhe më pas si vend komunist, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, ka luajtur një rol të rëndësishëm në rajon dhe politikën ndërkombëtare. Federata e re përbëhej nga gjashtë republika dhe dy krahina autonome, të cilat ishin elemente përbërëse të federatës që kanë të drejtën e vetos. Shteti Jugosllav luajti një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, sidomos nëpërmjet Lëvizjes Jo të Aligned e cila u themelua me Indinë dhe Egjiptin. Udhëheqësi i saj, Josip …


Outsourcing, Vendimi Për Nënkontraktimin E Specialiteteve Nga Jashtë Dhe Impakti Në Burime Njerëzore, Leonora Shala Nov 2019

Outsourcing, Vendimi Për Nënkontraktimin E Specialiteteve Nga Jashtë Dhe Impakti Në Burime Njerëzore, Leonora Shala

Theses and Dissertations

Vendimet që merr organizata janë të shumta dhe shpesh duhet një analizë komplekse për të arritur në vendime të duhura. Në dy dekadat e fundit, një fenomen ekonomik mori zhvillim, ky fenomen karakterizohet nga transferimi i prodhimit ose i aktiviteteve. Shfrytëzimi i burimeve të jashtëm (outsourcing) është kur kompania, disa nga funksionet, proceset e saj i’a beson një kompanie të specializuar për kryerjen e një shërbimi të caktuar. Organizatat mund të presin që të arrijnë përfitime të ndryshme përmes një nënkontraktimi të suksesshëm edhe pse ka rreziqe të konsiderueshme që mund të realizohen në qoftë se ndjekja e strategjisë së …


Sfida E Integrimit Europian Të Kosovës, Gentiana Sahiti Nov 2019

Sfida E Integrimit Europian Të Kosovës, Gentiana Sahiti

Theses and Dissertations

Ky studim ka për qëllim të paraqesë disa sfida që pengojnë ecjen përpara të integrimit europian të e Ballkanit Perëndimor duke e vendosur theksin në sfidat që ka Kosova. Integrimi Evropian është një fushë mjaft e re për Kosovën në veprimtarinë e saj politike në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e cila ka mbështetetje shumë të madhe popullore. Disa prej pengesave kryesore të Kosovës në rrugën e integrimit në Bashkimin Eurpian janë lufta kundër korrupsionit, vendosja e sundimit të ligjit të barabartë për të gjithë dhe vazhdimi i reformave të gjithanëshme në shoqëri dhe institucionet demokratike.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen …


“Korrupsioni Si Dukuri Negative E Administratës Publike Në Republikën E Kosovës ”, Vildane Xhemajli Nov 2019

“Korrupsioni Si Dukuri Negative E Administratës Publike Në Republikën E Kosovës ”, Vildane Xhemajli

Theses and Dissertations

Korrupsioni ekziston, prej që ekziston njerëzimi, në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme. Ai u përshtatet të gjitha situatave dhe mbijeton edhe gjatë fushatave më të organizuara kundër tij. Nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt apo indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t'u marrë për veten apo për një person tjetër.

Korrupsioni është i pranishëm pothuajse në të gjitha institucionet, duke përfshinë si shërbyes …


Media Në Kosovë Në Kohën E Internetit, Bleronë Hoxha Oct 2019

Media Në Kosovë Në Kohën E Internetit, Bleronë Hoxha

Theses and Dissertations

Zhvillimi i teknologjisë dhe i internetit kanë ndryshuar rrënjësisht formën e komunikimit dhe informimit kudo në botë. Zhvillimi i tyre sot ka sjellë shumë përparësi në gazetari, duke konsideruar kështu shpejtësinë e informimit, qasjen kurdo, kudo dhe në çfarëdo informacione. Lajmi sot arrin te lexuesi në kohë reale. Pra, sot gazetaria online ka shumë karakteristika të reja në sajë të këtij zhvillimi. Megjithatë, përveç ndikimit pozitiv, sigurisht se ky zhvillim i hovshëm ka edhe anët negative që po ndikojnë dhe rrezikojnë zhvillimin e mirëfilltë të gazetarisë profesionale, kjo sepse lufta e portaleve për klikime dhe shpejtësi të publikimit të lajmit …


“Kodet Etike Të Medias Në Kosovë”, Albulena Kërhanaj Sep 2019

“Kodet Etike Të Medias Në Kosovë”, Albulena Kërhanaj

Theses and Dissertations

Kjo temë është shumë e dobishme jovetëm për studentët e gazetarisë dhe arkivën e UBT-së në degën e medias, por mbi të gjitha kjo temë mund të ofrojë të dhëna interesante rreth funksionimit të kodeve të etikës në mediat kosovare. kk Respektimi ose mos respektimi i kodeve etike në Kosovë është një çështje që kërkon trajtim profesional dhe studimor. kk Nisur nga ky fakt, punimi ofron një varg dokumentesh që lidhen me zhvillimin e këtyre kodeve, funksionimin e tyre në praktikë, dallimet esenciale mes kodeve kosovare dhe atyre ndërkombëtarë me disa shembuj.


Mbijetesa E Mediave Të Shkruara Në Kosovë, Zylfije Thaçi Sep 2019

Mbijetesa E Mediave Të Shkruara Në Kosovë, Zylfije Thaçi

Theses and Dissertations

Termi mediat në përgjithësi i referohet mediave të komunikimit ose mediave masive,të cilat janë në dispozicion të një numri të pranuesve dhe janë konceptuar kolektivisht si një entitet i vetëm, gjithëpërfshirës dhe i përhapur. Fillimisht do të thotë një ndërmjetës ose një sasi e mesme.

Mediat e shkruara apo në përgjithësi të gjitha mediat janë një segment shumë i rëndësishëm i një vendi, për arsye që gjithmonë dërgojnë tek informacionet e rëndësishme apo të nevojshme rreth vendit.

Në studimet mediatike dhe në shkencat e tjera shoqërore, media zakonisht i referohet mjeteve të komunikimit (media të shtypura ose transmetuese) ose forma …


Integrimi Europian, Afërdita Duraku Sep 2019

Integrimi Europian, Afërdita Duraku

Theses and Dissertations

Integrimi Evropian do të thotë kultivim të unitetit ndërmjet vendeve dhe popujve evropianë. Brenda Bashkimit Evropian, do të thotë se vendet i grumbullojnë resurset e veta dhe bashkarisht marin shumë vendime. Kjo marje e vendimeve të përbashkëta realizohet nëpërmjet bashkëpunimit dhe bashkëveprimit nëpërmjet Institucioneve të Bashkimit Evropian siç janë Parlamenti i BE, Këshilli i BE, Komisioni i BE etj. Integrim Evropian është proces integrimi politik, legal, ekonomik dhe në disa raste edhe social dhe kulturor i vendeve Evropiane. Procesi i Integrimit Europian kërkon një punë të përbashkët nga të gjitha institucionet qeveritare të një sheti dhe gjithë resurset politike duhet …


Sfidat E Seleksionimit Dhe Regrutimit Të Burimeve Njerëzore Në Spitalin Rajonal - Feriza, Abetare Rexhepi Imeri Sep 2019

Sfidat E Seleksionimit Dhe Regrutimit Të Burimeve Njerëzore Në Spitalin Rajonal - Feriza, Abetare Rexhepi Imeri

Theses and Dissertations

Ky punim është mbështetur në përmushjen e disa qëllimeve dhe objektivave të cilat në vazhdimësi kërkojnë zgjidhje përmes Burimeve Njerëzore, si përmes, hulumtimeve, mbledhjes, strukturimit, analizimit të dhënave të mbledhura e pastaj të identifikohen vështirësitë, përparësitë dhe të metat e procesit të zhvillimit aktual në menaxhimin dhe përformancën në organizatat e Kosovës në nivel lokal. Me rëndësi të veçantë është që të gjitha vështirësitë të adresohen në institucionet përkatëse dhe organizatat e tjera relevante të cilat shprehin vullnet për mbështetjen dhe aktiviteteve që mund ti kenë BNJ-re. Objektivat janë identifikuar në mënyrë sa më specifike, të matshme dhe të përcaktuara …


Efekti I Strategjisë Së Shpërblimit Në Performancën E Punonjësve, Flandra Shala Sep 2019

Efekti I Strategjisë Së Shpërblimit Në Performancën E Punonjësve, Flandra Shala

Theses and Dissertations

Në çdo vend, qoftë a`i instituticion i varur apo i pa varur, publik apo shtetëror, shpërblimi mund të jetë një nga arsyjet e një performance më të mirë dhe më efektive. Ka diskutime të vazhdueshme në mënyrën se si strategjita e shpërblimit ndikon në performancën e bankave. Ky punim është një rast studimi i ndikimit të strategjisë së shpërblimit në performancën e punonjësve të Bankës Raiffesen. Gjithashtu në këtë punim do të analizohen dhe krahasohen të dhënat e fitura nga Banka Raiffesen me sektorin bankar në Kenia. Në pjesën e parë të këtij punimi janë dhënë disa definicione rreth ndikimit …


Organizimi Dhe Funksioni I Parlamentit Të Kosovës, Gresa Leka Sep 2019

Organizimi Dhe Funksioni I Parlamentit Të Kosovës, Gresa Leka

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është që të tregojmë fillet e para te paralementarizmit në Kosovë duke filluar nga mbledhjet e para që janë mbajtur nga burrështeatsit e atëhershëm deri tek krijimi i parlamentit të Kosovës.

Sistemi paralamentar është formë e qerverisjes shtetërore e bazuar në parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror.

Historiku i kuvendit të Kosovës si një institucion demokratik është i gjatë,

por më e rëndësishme dhe sfiduse ka qenë koha gjatë tranzisionit mbas luftës së vitit 1999 duke kërkuar zgjedhjen e statutit final drejt pavarsisë se Kosovës.

Gjatë këtij punimi gjithashtu jemi munduar të sqarojm punën dhe ligjëshmerin …


“Vështrimi Historik I Së Drejtës Së Vetëvendosjes”, Albina Rrustemi Jul 2019

“Vështrimi Historik I Së Drejtës Së Vetëvendosjes”, Albina Rrustemi

Theses and Dissertations

Parimi i vetëvendosjes ka qenë dhe ka mbetur parim fundamental në të drejtën ndërkombëtare dhe njëkohësisht parim bazë i të drejtave të njeriut. Si parim, ka kaluar nëpër evolucion zhvillimorë në etapa të ndryshme të historisë për të ardhur tek një moment kyç i zhvillimit të tij. Parimi i vetëvendosjes si një parim dhe koncept politik dhe si një e drejtë shfaqet fuqishëm me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Në aspektin praktik vetëvendosja është përdorur si mjet legjitimues për përpjekjet e entiteteve të ndryshme për arritjen e lirisë dhe pavarësisë. Shumica e konflikteve të përgjakshme gjithandej botës kanë ndodhur …


"Fotografia Si Kanal Komunikimi I Mediave Me Publikun", Anisa Rada May 2019

"Fotografia Si Kanal Komunikimi I Mediave Me Publikun", Anisa Rada

Theses and Dissertations

Ky punim trajton mënyrat e komunikimit të mediave me audiencat e tyre, përmes fotografisë. Si mjet dhe formë shprehëse e komunikimit, fotografia arrin që të tërheqë vëmendjen dhe të ndikojë në krijimin e opinionit për ngjarjet për të cilat raportojnë mediat e shkruara. Ajo nuk është vetëm mjet shoqërues i tekstit, por njëri nga elementët kryesorë përbërës të strukturës së mesazhit që përcjellë përmbajtja mediatike tek qytetarët. Në këtë kontekst, fokusi specifikisht do të jetë tek shtjellimi i aspektit teorik, që nga sqarimi i nocionit të fotografisë në media dhe historikut të saj, deri tek analizimi i rasteve konkrete të …


Censura Dhe Autocensura Në Mediat Online Kosovare Dhe Si Manifestohet Ajo, Egzon Hyseni May 2019

Censura Dhe Autocensura Në Mediat Online Kosovare Dhe Si Manifestohet Ajo, Egzon Hyseni

Theses and Dissertations

Tema e titulluar : “Censura dhe autocensura në mediat online kosovare dhe si manifestohet ajo” , mendoj se ka një dobi të pritshme për faktin se zhvillimi i medieve online nuk mund të mendohet pa këto dy elemente profesionale. Punimi im andaj e rritë nivelin e dijes për të kuptuar më qartë, më saktë dhe më me kompetencë fenomenin e censurës dhe autocensurës në mediet online. Përmes këtij punimi të diplomës do të njohim më mirë dhe më afër esencën e censurës, si shfaqet ajo, kush ndikon që censura të jetë e pranishme në mediet online. A janë shkrimet e …


Gjuha E Urrejtjes Në Portalet Kosovare, Fortesa Krasniqi May 2019

Gjuha E Urrejtjes Në Portalet Kosovare, Fortesa Krasniqi

Theses and Dissertations

Duke u nisur nga fakti që sot ndikimi i rrjeteve sociale dhe medieve online është rritur si objekt studimi në këtë punim diplome është marrë gjuha e urrejtjes në disa nga portalet që konsiderohen si më të klikuarat në vend dhe që kanë ndikim në opinionin publik. Nga ana tjetër edhe gjuha e urrejtjes është një nga format më të shprehura dhe më të diskutuara në komentimet dhe në raportimet e disa lajmeve apo artikujve që publikohen në mediet online dhe që kthehen në temë diskutimi për shumicën e audiencës që i përcjell çdo ditë dhe informohen nga to. Fakti …


Karakteristikat E Intervistave Në Radio, Ulpiana Emra May 2019

Karakteristikat E Intervistave Në Radio, Ulpiana Emra

Theses and Dissertations

Intervista vlerësohet gjerësisht si njëri ndër zhanret më të besueshme gazetareske. E realizuar bazuar në komunikimin ndërmjet intervistuesit (gazetarit) dhe të intervistuarit, ajo ka rol të rëndësishëm në zbardhjen e e shumë fakteve dhe argumenteve. Intervista në radio ka specifikat e saj krahasuar me mediat tjera. Karakteri i saj informativ, analitik dhe përshkrues (deskriptiv), gjenden edhe në radio, pavarësisht nga programet ku përdoret. Natyra, lloji, frekuenca dhe faktorët që ndikojnë në vlerën dhe ndikimin e intervistës në përgjithësi dhe intervistës në radio në veçanti, kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe gazetarëve.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të kontribuojë …


Bashkimi Europian Dhe Turqia, Donjeta Elshani May 2019

Bashkimi Europian Dhe Turqia, Donjeta Elshani

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim të shtjelloj politikën e Bashkimit Europian karshi Turqisë dhe aftësinë apo paaftësinë e Turqisë për ti përmbushur kriteret e kërkuara. Fillimisht do paraqitet një vështrim i përgjithshëm hitorik ndërmjet BE-së dhe Turqisë, rruga e kësaj të fundit drejt plotësimit të kritereve. Së dyti, do të paraqes “rolin e religjionit dhe ndikimin e tij”. Përkatësisht ndikimin e religjionit në plotësimin e kritereve të parapara për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Në veçanti do të shtjellohen kriteret e Kopenhagenit dhe raporti se sa është përpjekur Turqia ti plotësojë apo të përafërohet me to si …


Etika Në Menaxhimin Publik, Rast Studimi - Kompania Regjionale Për Mbeturina “Pastërtia”, Gresa Neziri May 2019

Etika Në Menaxhimin Publik, Rast Studimi - Kompania Regjionale Për Mbeturina “Pastërtia”, Gresa Neziri

Theses and Dissertations

Etika në menaxhimin publik, rasti Kompania Regjionale për mbeturina “Pastërtia” është një përpjekje për të analizuar dhe trajtuar një fushë të re në studimet kosovare. Nga një vëzhgim i shpejtë, vërehet lehtë se aspekte të veçanta të komponentëve përbërës të administratës publike, kanë filluar të ceken në studimet e ndryshme, por ende mungon një trajtim gjithpërfshirës dhe i fokusuar drejtpërdrejt në etikën e menaxhimit të kësaj strukture shumë të rëndësishme shtetërore. Megjithëse janë trajtuar në artikuj të botuar në media apo janë kryer disa prezantime në konferenca shkencore, ato ende nuk përbëjnë një studim të thelluar e të plotë.

Studimi …


Roli I Be-Së Në Shtet-Ndërtimin E Kosovës, Mergim Rrecaj May 2019

Roli I Be-Së Në Shtet-Ndërtimin E Kosovës, Mergim Rrecaj

Theses and Dissertations

Kosova është një prej shteteve që i takon gjeografikisht Ballkanit Perëndimor, dhe njëkohësisht është shteti i fundit që ka shpallur pavarësinë e saj në kontinentin e Evropës. Rasti i Kosovës konsiderohet të jetë sui generis, për shkak të rrethanave dhe formës se si është krijuar subjektiviteti i saj shtetëror. Duke kuptuar kompleksitetin e çështjes së Kosovës që nga aspekti historik e deri të rrethanat aktuale, çështja shtet-ndërtuese për Kosovën konsiderohet shumë e veçantë për t’u trajtuar. Procesi i shtet-ndërtimit të Kosovës është i ndërlidhur jashtëzakonisht shumë me rolin e Bashkimit Evropian në të, madje mund të konstatohet se nuk ka …


Stereotipat Gjinore Në Radiotelevizionin E Kosovës Dhe Në Radiotelevizionin 21, Besarta Breznica Apr 2019

Stereotipat Gjinore Në Radiotelevizionin E Kosovës Dhe Në Radiotelevizionin 21, Besarta Breznica

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome do të shtjellohet tema e paragjykimeve gjinore në RadioTelevizionin e Kosovës dhe RadioTelevizionin 21, por si rast studimi do të merren reklamat, emisionet dhe seriali “Çka ka shpija”, serial i cili transmetohet në RadioTelevizionin e Kosovës. Duke pasur parasysh se ne vazhdimisht jemi në kontakt me televizionin, internetin e mediat online, dhe duke e konsideruar faktin që përdorshmëria e rrjeteve sociale po rritet çdo ditë e më shumë, kjo nënkupton që ne jemi të rrethuar nga reklamat dhe është e pamundur shmangia e tyre, në një botë konsumeriste dhe komercialiste, sepse pikërisht mediat në përgjithësi nuk …


Roli I Këshillit Të Mediave Të Shkruara Të Kosovës, Edita Shabani Apr 2019

Roli I Këshillit Të Mediave Të Shkruara Të Kosovës, Edita Shabani

Theses and Dissertations

Tema e titulluar, Roli i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, është e një rëndësie të veçantë. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, pos që është fushë e re dhe veprimtari e re e sjelljes së mediave online, ajo në radhë të parë është e vlefshme edhe për të parë pozicionin e këtij Këshilli dhe rolin që ai ka pasur për këto vite. Qëllimi i KMSHK- së është të mbroj qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbroj gazetarin nga ankesat e pambështetura. Misioni mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Dega …


Portalet Në Kosovë Dhe Ndikimi I Fake News, Endrit Gashi Apr 2019

Portalet Në Kosovë Dhe Ndikimi I Fake News, Endrit Gashi

Theses and Dissertations

Tema e titulluar “Portalet në Kosovë dhe ndikimi i Fake News”, pos që është fushë e re dhe veprimtari e re e sjelljes së medieve online, ajo në radhë të parë është e vlefshme për të parë dhe analizuar tërë këtë rol mediatik që po dominon kohëve të fundit në mediat online. Dega e Medias dhe Komunikimit në UBT do të pasurohej me këtë punim diplome sepse Lajmet e Rreme tashmë po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme në portalet kosovare dhe si të tilla përmes tyre po viktimizohet publiku. Fake News nuk është më risi, por domosdoshmëri për …


Kosova Nën Administrimin Ndërkombëtar Dhe Levizjet Drejt Statusit Final, Vanesa Kabashi Mar 2019

Kosova Nën Administrimin Ndërkombëtar Dhe Levizjet Drejt Statusit Final, Vanesa Kabashi

Theses and Dissertations

Kosova është ndër shtetet më të vogla në rajon, dhe atë, si ekonomikisht, ashtu edhe nga aspekti i madhësisë së territorit dhe popullatës së saj, mirëpo kjo në të njëjtën kohë e luan një rol të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kosova ka treguar që është faktor stabiliteti në dy raste të ndryshme por gradualisht të ngjashme. Së pari, Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk e destabilizoi rajonin dhe nuk u bëri thirrje aktorëve të tjerë të rajonit për të kërkuar ndryshim kufijsh, ashtu siç u frikësuan disa, dhe që, në fakt, u shfrytëzua si argument (nga …