Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Social and Behavioral Sciences Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 16 of 16

Full-Text Articles in Social and Behavioral Sciences

“Rreziku Dhe Mbrojtja Nga Fake News Dhe Deep Fake”, Erza Brahushi Nov 2019

“Rreziku Dhe Mbrojtja Nga Fake News Dhe Deep Fake”, Erza Brahushi

Theses and Dissertations

Informimi është nevojë esenciale e çdo njeriu, pjesën më të madhe të kësaj nevoje njerëzit e plotësojnë përmes medias. Andaj tendencat e personave apo grupeve të caktuara, për të përhapur një ide ose propagandë tek një masë sa me e madhe e njerëzve, më së lehti mund të arrihet përmes kanaleve informative. Viteve të fundit shoqërisë globale po i bije të ballafaqohet edhe me një problem shumë të madh, me “Lajmet e Rreme”, fenomen ky i cili me anë të interneti ka përfshirë pothuajse gjithë botë. Prandaj secili prej nesh ndonjë herë kemi rënë pre e këtyre lajmeve. Prodhimi i …


Mediat Online Dhe Viktimat – Çështje Etike Dhe Profesionale, Flamur Gajtani Nov 2019

Mediat Online Dhe Viktimat – Çështje Etike Dhe Profesionale, Flamur Gajtani

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është nxjerrja në pah e gabimeve dhe defekteve në raportim, që i bënë mediat online kur trajtuan rastet apo ngjarjet e veçanta gjatë vitit 2019 (periudha janar- tetor), në një fushë të veçantë të gazetarisë, që njihet si rubrika e Kronikës së Zezë. Me theks të veçantë, analizimi i shkrimeve apo artikujve specifikë,të cilët disa media në Kosovë i publikuan gjatë kësaj periudhe, si dhe shkeljet etike që bënë gjatë këtij procesi. Po ashtu, punimi përmban edhe rastet kur është dëmtuar personaliteti dhe integriteti i personave, është shkelur privatësia e tyre, si edhe kur ka pasur …


Njoftueshmëria E Titujve Në Mediat E Shkruara Elektronike, Laura Rudari Nov 2019

Njoftueshmëria E Titujve Në Mediat E Shkruara Elektronike, Laura Rudari

Theses and Dissertations

Objekt i studimit të këtij punimi është pikërisht hulumtimi i veçorive të strukturës së gjuhës që paraqet njoftueshmërinë. Synimi i këtij hulumtimi është që në mënyrë të gjithanshme ta nxjerr në shesh se qfarë është infomativiteti (njoftueshmëria) dhe si shtrohet ky në titujt e gazetave të Kosovës. Në kuptimin më të gjerë të fjalës, përkufizimi i hulumtimit përfshinë mbledhjen e të dhënave, informatave dhe fakteve. Hulumtimi kishte të bënte me një proces të hapave të përdorura për të mbledhur dhe analizuar informata, për të rritur të kuptuarit tonë rreth njoftueshmërisë së titujve të lajmeve. Hulumtimi kaloi nëpër tri etapa. Duke …


Media Në Kosovë Në Kohën E Internetit, Bleronë Hoxha Oct 2019

Media Në Kosovë Në Kohën E Internetit, Bleronë Hoxha

Theses and Dissertations

Zhvillimi i teknologjisë dhe i internetit kanë ndryshuar rrënjësisht formën e komunikimit dhe informimit kudo në botë. Zhvillimi i tyre sot ka sjellë shumë përparësi në gazetari, duke konsideruar kështu shpejtësinë e informimit, qasjen kurdo, kudo dhe në çfarëdo informacione. Lajmi sot arrin te lexuesi në kohë reale. Pra, sot gazetaria online ka shumë karakteristika të reja në sajë të këtij zhvillimi. Megjithatë, përveç ndikimit pozitiv, sigurisht se ky zhvillim i hovshëm ka edhe anët negative që po ndikojnë dhe rrezikojnë zhvillimin e mirëfilltë të gazetarisë profesionale, kjo sepse lufta e portaleve për klikime dhe shpejtësi të publikimit të lajmit …


“Kodet Etike Të Medias Në Kosovë”, Albulena Kërhanaj Sep 2019

“Kodet Etike Të Medias Në Kosovë”, Albulena Kërhanaj

Theses and Dissertations

Kjo temë është shumë e dobishme jovetëm për studentët e gazetarisë dhe arkivën e UBT-së në degën e medias, por mbi të gjitha kjo temë mund të ofrojë të dhëna interesante rreth funksionimit të kodeve të etikës në mediat kosovare. kk Respektimi ose mos respektimi i kodeve etike në Kosovë është një çështje që kërkon trajtim profesional dhe studimor. kk Nisur nga ky fakt, punimi ofron një varg dokumentesh që lidhen me zhvillimin e këtyre kodeve, funksionimin e tyre në praktikë, dallimet esenciale mes kodeve kosovare dhe atyre ndërkombëtarë me disa shembuj.


Mbijetesa E Mediave Të Shkruara Në Kosovë, Zylfije Thaçi Sep 2019

Mbijetesa E Mediave Të Shkruara Në Kosovë, Zylfije Thaçi

Theses and Dissertations

Termi mediat në përgjithësi i referohet mediave të komunikimit ose mediave masive,të cilat janë në dispozicion të një numri të pranuesve dhe janë konceptuar kolektivisht si një entitet i vetëm, gjithëpërfshirës dhe i përhapur. Fillimisht do të thotë një ndërmjetës ose një sasi e mesme.

Mediat e shkruara apo në përgjithësi të gjitha mediat janë një segment shumë i rëndësishëm i një vendi, për arsye që gjithmonë dërgojnë tek informacionet e rëndësishme apo të nevojshme rreth vendit.

Në studimet mediatike dhe në shkencat e tjera shoqërore, media zakonisht i referohet mjeteve të komunikimit (media të shtypura ose transmetuese) ose forma …


"Fotografia Si Kanal Komunikimi I Mediave Me Publikun", Anisa Rada May 2019

"Fotografia Si Kanal Komunikimi I Mediave Me Publikun", Anisa Rada

Theses and Dissertations

Ky punim trajton mënyrat e komunikimit të mediave me audiencat e tyre, përmes fotografisë. Si mjet dhe formë shprehëse e komunikimit, fotografia arrin që të tërheqë vëmendjen dhe të ndikojë në krijimin e opinionit për ngjarjet për të cilat raportojnë mediat e shkruara. Ajo nuk është vetëm mjet shoqërues i tekstit, por njëri nga elementët kryesorë përbërës të strukturës së mesazhit që përcjellë përmbajtja mediatike tek qytetarët. Në këtë kontekst, fokusi specifikisht do të jetë tek shtjellimi i aspektit teorik, që nga sqarimi i nocionit të fotografisë në media dhe historikut të saj, deri tek analizimi i rasteve konkrete të …


Censura Dhe Autocensura Në Mediat Online Kosovare Dhe Si Manifestohet Ajo, Egzon Hyseni May 2019

Censura Dhe Autocensura Në Mediat Online Kosovare Dhe Si Manifestohet Ajo, Egzon Hyseni

Theses and Dissertations

Tema e titulluar : “Censura dhe autocensura në mediat online kosovare dhe si manifestohet ajo” , mendoj se ka një dobi të pritshme për faktin se zhvillimi i medieve online nuk mund të mendohet pa këto dy elemente profesionale. Punimi im andaj e rritë nivelin e dijes për të kuptuar më qartë, më saktë dhe më me kompetencë fenomenin e censurës dhe autocensurës në mediet online. Përmes këtij punimi të diplomës do të njohim më mirë dhe më afër esencën e censurës, si shfaqet ajo, kush ndikon që censura të jetë e pranishme në mediet online. A janë shkrimet e …


Gjuha E Urrejtjes Në Portalet Kosovare, Fortesa Krasniqi May 2019

Gjuha E Urrejtjes Në Portalet Kosovare, Fortesa Krasniqi

Theses and Dissertations

Duke u nisur nga fakti që sot ndikimi i rrjeteve sociale dhe medieve online është rritur si objekt studimi në këtë punim diplome është marrë gjuha e urrejtjes në disa nga portalet që konsiderohen si më të klikuarat në vend dhe që kanë ndikim në opinionin publik. Nga ana tjetër edhe gjuha e urrejtjes është një nga format më të shprehura dhe më të diskutuara në komentimet dhe në raportimet e disa lajmeve apo artikujve që publikohen në mediet online dhe që kthehen në temë diskutimi për shumicën e audiencës që i përcjell çdo ditë dhe informohen nga to. Fakti …


Karakteristikat E Intervistave Në Radio, Ulpiana Emra May 2019

Karakteristikat E Intervistave Në Radio, Ulpiana Emra

Theses and Dissertations

Intervista vlerësohet gjerësisht si njëri ndër zhanret më të besueshme gazetareske. E realizuar bazuar në komunikimin ndërmjet intervistuesit (gazetarit) dhe të intervistuarit, ajo ka rol të rëndësishëm në zbardhjen e e shumë fakteve dhe argumenteve. Intervista në radio ka specifikat e saj krahasuar me mediat tjera. Karakteri i saj informativ, analitik dhe përshkrues (deskriptiv), gjenden edhe në radio, pavarësisht nga programet ku përdoret. Natyra, lloji, frekuenca dhe faktorët që ndikojnë në vlerën dhe ndikimin e intervistës në përgjithësi dhe intervistës në radio në veçanti, kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe gazetarëve.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të kontribuojë …


Stereotipat Gjinore Në Radiotelevizionin E Kosovës Dhe Në Radiotelevizionin 21, Besarta Breznica Apr 2019

Stereotipat Gjinore Në Radiotelevizionin E Kosovës Dhe Në Radiotelevizionin 21, Besarta Breznica

Theses and Dissertations

Në këtë punim diplome do të shtjellohet tema e paragjykimeve gjinore në RadioTelevizionin e Kosovës dhe RadioTelevizionin 21, por si rast studimi do të merren reklamat, emisionet dhe seriali “Çka ka shpija”, serial i cili transmetohet në RadioTelevizionin e Kosovës. Duke pasur parasysh se ne vazhdimisht jemi në kontakt me televizionin, internetin e mediat online, dhe duke e konsideruar faktin që përdorshmëria e rrjeteve sociale po rritet çdo ditë e më shumë, kjo nënkupton që ne jemi të rrethuar nga reklamat dhe është e pamundur shmangia e tyre, në një botë konsumeriste dhe komercialiste, sepse pikërisht mediat në përgjithësi nuk …


Roli I Këshillit Të Mediave Të Shkruara Të Kosovës, Edita Shabani Apr 2019

Roli I Këshillit Të Mediave Të Shkruara Të Kosovës, Edita Shabani

Theses and Dissertations

Tema e titulluar, Roli i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, është e një rëndësie të veçantë. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, pos që është fushë e re dhe veprimtari e re e sjelljes së mediave online, ajo në radhë të parë është e vlefshme edhe për të parë pozicionin e këtij Këshilli dhe rolin që ai ka pasur për këto vite. Qëllimi i KMSHK- së është të mbroj qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbroj gazetarin nga ankesat e pambështetura. Misioni mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Dega …


Portalet Në Kosovë Dhe Ndikimi I Fake News, Endrit Gashi Apr 2019

Portalet Në Kosovë Dhe Ndikimi I Fake News, Endrit Gashi

Theses and Dissertations

Tema e titulluar “Portalet në Kosovë dhe ndikimi i Fake News”, pos që është fushë e re dhe veprimtari e re e sjelljes së medieve online, ajo në radhë të parë është e vlefshme për të parë dhe analizuar tërë këtë rol mediatik që po dominon kohëve të fundit në mediat online. Dega e Medias dhe Komunikimit në UBT do të pasurohej me këtë punim diplome sepse Lajmet e Rreme tashmë po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme në portalet kosovare dhe si të tilla përmes tyre po viktimizohet publiku. Fake News nuk është më risi, por domosdoshmëri për …


Privatësia E Politikanëve Kosovar, Me Theks Të Veҫantë Portalet Kosovare, Fatlume Zaskoku Feb 2019

Privatësia E Politikanëve Kosovar, Me Theks Të Veҫantë Portalet Kosovare, Fatlume Zaskoku

Theses and Dissertations

Tema e titulluar Privatësia e politikanëve kosovarë dhe etika e portaleve, me theks të veçantë portalet kosovare, është e një rëndësie të veçantë. Etika në media trajton parimet dhe standarde specifike mbi mbrojtjen dhe rekomandimin e koncepteve të sjelljes së drejtë dhe të gabuar. Media është mjeti nëpërmjet të cilit bëhet e mundur shpërndarja e informacionit apo edhe dijes në drejtim të një pluraliteti marrësish ose shfrytëzuesish pa dallim. Në të gjithë botën ne e dimë se komuniteti i fuqishëm i medias punon me një ritëm të jashtëzakonshëm për të qenë në pararojë të lajmit apo zhvillimit teknologjik. Në platformat …


Etika E Raportimit Për Vrasjet E Rënda Në Kosovë, Leotrim Canaj Feb 2019

Etika E Raportimit Për Vrasjet E Rënda Në Kosovë, Leotrim Canaj

Theses and Dissertations

Etika është e rëndësishme për rregullimin e shkrimeve në mediat online. Fillimisht përmes këtij punimi si qëllim primar është që të njoftohemi me etikën dhe zbatimin e saj në raportimet online mbi vrasjet e rënda dhe po ashtu me rolin e saj në gazetari dhe sa respektohet. Mirëpo, sado që është e rëndësishme dhe rregullon, etika edhe shkelet nga ana e vetë mediave. “Etika e raportimit të vrasjeve në mediat online” si temë është zgjedhur për arsyen se mediat online janë të prira që lajmet t’i publikojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, kështu që ekziston edhe mundësia e …


Mediat Sociale Në Kosovë, Si Burim I Informacionit, Mirlinda Gashi Jan 2019

Mediat Sociale Në Kosovë, Si Burim I Informacionit, Mirlinda Gashi

Theses and Dissertations

Në këtë punim kemi shqyrtuar dinamikën e komunikimit përmes rrjeteve sociale pasi që sot janë bërë edhe burim informacioni. kl kl Ndryshimet e shpejta të teknologjisë informative, duke bërë informacionin të përdorshëm menjëherë, në çdo kohë dhe kudo, mjafton vetëm kyçje në internet dhe futësh në botën e informimit, kjo ka bërë që përdorimi i rrjeteve sociale te rritet në masë të madhe. Mediat sociale janë burime që njerëzit përdorin për të ndarë mendimet, njohuritë dhe përvojat me të tjerët në internet. kl Rol i rëndësishëm është mënyra për të tërhequr vëmendjen e lexuesve, për të bërë buj ku shpeshherë …