Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Physical Sciences and Mathematics Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 61 - 67 of 67

Full-Text Articles in Physical Sciences and Mathematics

Detektimi I Animit Politik Përmes Uebit Semantik Duke Përdorur Analizën E Sentimenteve, Dea Macula Mar 2020

Detektimi I Animit Politik Përmes Uebit Semantik Duke Përdorur Analizën E Sentimenteve, Dea Macula

Theses and Dissertations

Shfaqja e uebit 2.0 ka ndryshuar drastikisht mënyrën se si përdoruesit perceptojnë Internetin, duke përmirësuar shkëmbimin e informacionit, bashkëpunimin dhe ndërveprimin. Një pjesë e rëndësishme e punës sonë për mbledhjen e informacioneve ka qenë për të zbuluar se çfarë mendojnë individët tjerë me informacionet që ata i shpërndajnë. Me rritjen dhe popullaritetin e burimeve të pasura me opinione, siç janë faqet në Internet dhe blogjet personale, lindin mundësi dhe sfida të reja për njerëzit që të përdorin teknologjitë e informacionit për të kërkuar dhe kuptuar mendimet e të tjerëve. Popullariteti i papritur i aktivitetit në fushën e kërkimit të opinionit …


Klasifikimi I Imazheve Në Machine Learning Duke Përdorur Javascript, Endrit Kryeziu Mar 2020

Klasifikimi I Imazheve Në Machine Learning Duke Përdorur Javascript, Endrit Kryeziu

Theses and Dissertations

Synimi kryesor i intelegjencës artificiale është të ndërtohet një makinë e cila mund të imitoj intelegjencën e njeriut. Për nga shkalla e vështirësisë është sikur të arrihet të eksplorohet i gjithë universi. Është e vështirë të parashikohet e ardhmja kur e dijmë se intelegjenca artificiale ekziston që nga viti 1950, por vetëm vitet e fundit ka filluar të diskutohet për të. Edhe web si platformë po bën përparim të madh, duke ju mundësuar zhvilluesve t’i përdorin këto teknologji. Ekzistojnë shumë librari dhe framework disa prej të cilave janë zhvilluar nga Google dhe Facebook. Përdorimin e tyre e gjejmë në vende …


Zhvillimi Dhe Performanca E Restful Api-Ve Në Asp.Net Core Dhe Nodejs Me Mongodb Si Nosql Bazë Të Dhënash, Endrit Shkodra Mar 2020

Zhvillimi Dhe Performanca E Restful Api-Ve Në Asp.Net Core Dhe Nodejs Me Mongodb Si Nosql Bazë Të Dhënash, Endrit Shkodra

Theses and Dissertations

Zhvillimi i teknologjive në fushën e zhvillimit të aplikacioneve softuerike është shumë i shpejtë, e ndërkaq kemi shumë teknologji të cilat mund të përdoren për ofrimin e një zgjidhje. Kjo shpeshherë krijon huti te inxhinierët dhe zhvilluesit e aplikacioneve softuerike duke mos ditur se cila nga teknologjitë do të mundësonte një zgjidhje më të shpejtë, të lehtë, të sigurtë dhe gjithashtu me përformancë të mirë. Të gjitha teknologjitë e reja synim kryesorë e kanë zhvillimin e shpejtë me performancë të mirë dhe të sigurtë. Nuk është e thënë që një teknologji është e mirë në zgjidhjen e të gjitha problemeve. …


Zbatimi Dhe Kontrolla E Hidrocentraleve Në Republikën E Kosovës, Muhaxherin Sofiu Mar 2020

Zbatimi Dhe Kontrolla E Hidrocentraleve Në Republikën E Kosovës, Muhaxherin Sofiu

Theses and Dissertations

Resurset e energjis së ripërtritshme që ka Kosova janë objekt strategjik i furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, termoelektranat e vjetra kanë probleme të vazhdueshme gjenerimi për dy dekada, prandaj interesi është gjithnjë e në rritje të shfrytëzimit të BER-it në këto vitet e fundit. Shkaktari kryesor i rritjes së nevojave emergjente qëndron nga kërkesat globale në paralajmërimin për zvoglimin e burimeve konvencionale të energjisë, duke e ndryshuar qasjen e zhvillimit të planetit: lëndët me djegie fosile, gaz natyror, rezervat e qymyrit, edhe pse Kosova ka sasi të mjaftueshme me disa miliard tona. Në anën tjetër BRE-t konsiderohen …


Information Security Recommendation System, Vildan Bina Feb 2020

Information Security Recommendation System, Vildan Bina

Theses and Dissertations

Konsiderimi gjithëpërfshirës i rreziqeve të TI-së rezulton nga një përdorim i shtuar i TI-së dhe ankesave dhe skandaleve që rezultojnë në fushën e teknologjisë së informacionit. Në veçanti, humbjet financiare që vijnë nga dëmtimi në reputacion dhe pretendimet për dëme kontribuojnë në një vetëdije të rritur për rreziqet themelore të TI.

Ky studim vë në pah disa prej shkaqeve të cilat bëjnë kanosjen e rrezikut ne sferen e sigurisë së informacionit,duke analizuar situatën nga ana e bizneseve në gjërat të cilat nuk u kushtojnë rëndësinë e merituar deri tek një zhvillues me qëllim të keq i cili tenton të bëj …


Analiza E Trafikut Në Rrjete Të Enkriptuara, Faton Bekteshi Jan 2020

Analiza E Trafikut Në Rrjete Të Enkriptuara, Faton Bekteshi

Theses and Dissertations

Kjo tezë, është punuar në bashkëpunim me Profesor Selman Haxhijaha MSc dhe Profesor Betan Karahoda PHd dhe është testuar përmes simulatorit të rrjetës GNS3, si dhe në laboratorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë (http://www.ubt-uni.net/). Objektivi kryesor i kësaj teze, është shfaqja e përparësive dhe mangësive të procesit të analizës së një trafiku të dendur të komunikimit dhe bartjes së të dhënave në rrjetën e enkriptuar, duke analizuar dhe krahasuar disa parametra si ai: i kohës, gabimeve, vonesave dhe mbi të gjitha rëndësisë së sigurisë. Do të krijojmë një topologji të rrjetit të ngjajshëm me organizatën tonë, me …


Zhvillimi I Time Attendance Sistemit Të Bazuar Në Arduino, Mërgim Alidema Jan 2020

Zhvillimi I Time Attendance Sistemit Të Bazuar Në Arduino, Mërgim Alidema

Theses and Dissertations

Procesi i përcjellës së kohës se kur është filluar puna dhe kohëzgjatjes së saj ka qenë një çështje e komplikuar. Për shumë vite shumë metoda janë zhvilluar për të monitoruar prezencën e punëtoreve në vendin e tyre të punës. Më të popullarizuarat kanë qenë karta kohore dhe pasqyra e mungesave.

Secila nga këto opsione ka disavantazhët e veta. Në dekadën e fundit shumë kompani kanë filluar të integrojnë softuerin dhe pajisje moderne për regjistrimin e hyrje-daljeve që të monitorojnë prezencën e punëtoreve të tyre. Këto sistem përveç që ofrojnë regjistrimin e hyrje-daljeve janë në gjendje edhe të gjenerojnë raporte ditore, …