Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Physical Sciences and Mathematics Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 31 - 60 of 109

Full-Text Articles in Physical Sciences and Mathematics

Krahasimi Cms Për Tregti Elektronike, Arbias Menxhiqi Sep 2019

Krahasimi Cms Për Tregti Elektronike, Arbias Menxhiqi

Theses and Dissertations

Fillimi i zhvillimit të një dyqani elektronike ka sfida të shumta por, përcaktimi për platformën e duhur është njëra ndër sfidat më të mëdha. Në ditët e sotme ekzistojnë mundësi të shumta të platformave të gatshme, ndërsa ne në ketë punim diplome jemi përcaktuar për krahasimin e Magentos dhe WooCommerce-it.

Për krahasimin e këtyre dy platformave kemi vendos që të përcaktohemi në disa atribute që ne mendojmë që duhet ti i kushtohet rëndësi në fillimin e çdo dyqani elektronikë. Atributet që kemi përzgjedh janë buxheti, lehtësia e përdorimit, metodat e pagesave që ofrojnë platformat dhe përkrahja për rritjen e dyqanit …


Ridistribuimi I Ospf, Rip Dhe Eigrp, Arianit Palaj Sep 2019

Ridistribuimi I Ospf, Rip Dhe Eigrp, Arianit Palaj

Theses and Dissertations

Avancimi i sistemeve të komunikimit dhe rrjetit në përgjithësi ka rritur nevojën për shkëmbimin e informatave te rutave në mese dy apo më shume instancave, kjo vlen sidomos per rrjetet që kanë protokole të ndryshme te rutimit. Për këtë arsye ridistribuimi i rutave është padyshim shumë i rëndesishëm në dizajnin e rrjetit.

Në pjesën e parë të ketij punimi është kryer shfletimi i literatures për të mësuar më shumë në lidhje me protokolet e rutimit dhe karakteristikat e tyre. Është diskutuar për mundësimin e komunikimit të protokoleve të ndryshme, gjë që është procedure aspak e thjeshtë, dhe nuk ka një …


Implementimi Dhe Përdorimi I Tdd Në Ruby On Rails, Berat Hoxha Sep 2019

Implementimi Dhe Përdorimi I Tdd Në Ruby On Rails, Berat Hoxha

Theses and Dissertations

Industria softuerike është duke u bërë më kërkuese në kohën zhvilluese. Shpesh, prodhimi i softuerit ka të bëjë me kërkesa që vazhdimisht ndryshojnë dhe me cikle zhvillimi që maten me javë ose muaj. Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave dhe që ende të prodhohet softuer i kualitetit të lartë, ndër vite, praktikuesit e softuerit kanë zhvilluar një numër strategjisë. Një nga to është edhe Test Driven Development (TDD). Kjo është një praktikë për zhvillim e orientuar në objekte që për qëllim ka të ndihmoj në prodhimin e softuerit kualitativ për një kohë të shkurtë. TDD është popullarizuar nëpërmjet programimit ekstrem. Praktikuesit …


Digjitalizimi I Sistemit Të Adresave Përmes Platformave Web, Besfort Thaçi Sep 2019

Digjitalizimi I Sistemit Të Adresave Përmes Platformave Web, Besfort Thaçi

Theses and Dissertations

Një nga përgjegjësitë kryesore të një qeverie të qytetit është menaxhimi i pronës së paluajtshme, publike dhe private, brenda juridiksionit të saj. Në mënyrë klasike, toka përshkruhet me parcelë ndërsa ndërtesat referohen nga adresa. Menaxhimi i adresave është po aq i rëndësishëm sa është edhe menaxhimi i parcelave, sepse duke përdorur adresën mbërrihet në cak saktë dhe shpejt. Adresat deri më tani janë ruajtur në disa lista të shkruara me dorë, disa harta të shtypura dhe në disa raste edhe të kompjuterizuara të ruajtura në MS Excel. Këto lista janë përditësuar në mënyrë të pabarabartë ose nuk janë përditësuar fare …


The Use Of Video Games In Education, Donat Kajtazi Sep 2019

The Use Of Video Games In Education, Donat Kajtazi

Theses and Dissertations

Education is a very important aspect of our lives, a proper education system is linked closely to a better and easier life. Therefore, enhancing the education system should have a high priority for many people. A high number of lives can be improved, given the right tools to reach a desirable level of education. Many variables impact the education process, from social conditions, to mental conditions and motivation. Mixing games with education can reach many of these variables in different angles, easier for learners to grasp.

This thesis provides more information to the limited research of how games can be …


Information Technology Security Policies, Edin Neziri Sep 2019

Information Technology Security Policies, Edin Neziri

Theses and Dissertations

Që nga revolucioni industrial i shekullit të kaluar, teknologjia në vazhdimësi ka ndryshuar shoqërinë. Kompjuterët personalë tani përshtaten madje edhe në xhepin tonë. Ne kemi kontakt me njerëz dhe qasje në informacione në të gjithë botën përmes internetit. Qyteti, shtëpia, makinat dhe gjithqka tjeter është bërë inteligjente. Shfrytëzimi i madh i teknologjisë shoqërohet edhe me shqetësime rreth sigurisë dhe keqpërdorimit të mundshëm të saj. Kohëve të fundit, shqetësimet kanë filluar të vërehen nga përdorimi i inteligjencës artificiale për të krijuar armë inteligjente, robotë e deri tek printimi i armëve 3D të cilat janë të pa indentifikueshme nga skanerët tradicionalë të …


Zhvillimi I Sistemit Për Menaxhimin E Klinikave, Bazuar Në Mikroshërbime, Edin Vllaço Sep 2019

Zhvillimi I Sistemit Për Menaxhimin E Klinikave, Bazuar Në Mikroshërbime, Edin Vllaço

Theses and Dissertations

Shëndetësia si fushë përmban në vete shumë procese të cilat kërkojnë kohë dhe përkushtim. Deri më tani një pjesë e madhe e këtyre proceseve janë kryer në mënyrë manual në vendet në zhvillim, gjë e cila ka ardhur me një numër të problemeve në vete.

Sistemet e reja softuerike bëjnë të mundur shmangien e këtyre problemeve, si në rastin tonë sistemi për dixhitalizimin e menaxhimit të shërbimeve shëndetësore.

Synimi primar është rritja e shumë faktorëve që kanë të bëjnë me këto procese, ndër to hyjnë rritja e sigurisë, efikasitetit, shpejtësisë dhe performancës. Në mënyrë që t’i arrijmë këto qëllime duhet …


Teknikat E Filtrimit Të Spam Email-Ve Në Domain Të Ndryshëm, Edona Hyseni Sep 2019

Teknikat E Filtrimit Të Spam Email-Ve Në Domain Të Ndryshëm, Edona Hyseni

Theses and Dissertations

Përderisa kohë më parë përpjekjet për të arritur komunikimin krahas email-it ishin të mëdha, sot janë të mëdha përpjekjet për të shmangur email-et e padëshiruara të njohura si spam email. Në këtë punim u diskutuan karakteristikat e komunikimit me email, fenomeni spam, përpjekjet për detektimin e spam email-it dhe gjithashtu u përmbledhën disa dëme e benefite që sjell ky fenomen. Ndërsa duke u bazuar në fjalët që shkaktojnë spam është realizuar një hulumtim ndërmjet tri shërbimeve të email-it se sa arrijnë filtrat anti-spam të tyre të detektojnë email-in si spam në bazë të përmbajtjes së mesazhit. Së fundmi u diskutuan …


Realizimi I Multimedia Komunikimit Duke Përdorur Teknologjinë E Webrtc, Edon Abdullahu Sep 2019

Realizimi I Multimedia Komunikimit Duke Përdorur Teknologjinë E Webrtc, Edon Abdullahu

Theses and Dissertations

Zhvillimi i jashtëzakonshëm i ueb-it dhe rritja e vazhdueshme e përdorimit të tij nga njerëzit, ka shtyrë edhe sektorin e komunikimit të orientohet drejt teknologjive të tij. Komunikimi në kohë reale, si lami që ka pësuar ndryshime të mëdha dekadave të fundit, është orientuar drejt internetit ku bëhet i mundshëm duke përdorur protokollin IP.

Në këtë punim kemi si qëllim studimin e teknologjisë së WebRTC e cila na mundëson komunikimin në kohë reale përmes shfletuesve të ueb-it. WebRTC është lansuar si projekt nga Google në vitin 2011, i cili është falas dhe i hapur për përdorim publik. Në fillim WebRTC …


Krahasimi Dhe Analizim I Frameworkave Modern Angular, React Dhe Ionic, Eduard Januzi Sep 2019

Krahasimi Dhe Analizim I Frameworkave Modern Angular, React Dhe Ionic, Eduard Januzi

Theses and Dissertations

Duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjive gjithnjë më të avancuara dhe rritjen e kërkesave për pamjen, performancën, fleksibilitetin, mirëmbajtjen, zhvillimin për ndërmarrje të mëdha, zhvillimin për mobil e shumë kërkesa tjera për ueb aplikacionet, përzgjedhja e teknologjisë së duhur po bëhet gjithnjë e më shumë më e rëndësishme për zhvillimin e aplikacioneve apo projekteve të synuara. Ky punim i diplomës bënë krahasimin e tri teknologjive të përhapura për zhvillimin e ueb faqeve apo ueb aplikacioneve me qëllim që t’iu ndihmoj lexuesve të bëjnë një zgjedhje më të informuar për të përzgjedhur teknologjinë e duhur dhe me të përshtashme për projektin …


Siguria E Transfereve Bankare, Fatmir Gashi Sep 2019

Siguria E Transfereve Bankare, Fatmir Gashi

Theses and Dissertations

Ky punim paraqet një përshkrim të mundësive për ofrimin e shërbimeve bankare nëpërmjet një modeli të ri bankingu që bazohet në teknologji. Ofrimi i shërbimeve bankare pa ndërmjetësinë apo kontaktin e drejtpërdrejtë me punonjësin e bankës duke i lejuar klientit aksesin e shërbimeve nëpërmjet teknologjisë së informacionit.

Dërgimi ose marrja e parave për pagimin e pagave, shlyerjen e transaksioneve të biznesit, pagesën e tarifave shkollore, ose për mbështetjen e familjes është e zakonshme si për bizneset ashtu edhe për individët. Kërkon shërbime efikase, të besueshme dhe të përballueshme të transferimit të parave me anë të të cilave paratë mund të …


Analizimi Dhe Krahasimi I Cms Platformave Shkalla Bachelor, Fehim Morina Sep 2019

Analizimi Dhe Krahasimi I Cms Platformave Shkalla Bachelor, Fehim Morina

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij projekti është të analizojmë dhe të kemi një përmbledhje të shkurtër të tri sistemeve më të njohura të menaxhimit të përmbajtjes (CMS), të krahasojmë tiparet e tyre kryesore, funksionet etj. Kemi identifikuar pikat e forta dhe të dobëta të CMS, ku në krahasim kemi përshkruar procesin e zhvillimit, instalimit dhe kemi krahasuar ato me njëri-tjetrin në mënyrë që të zbulojmë se cili CMS i përshtatet një fillestari dhe cili ndonjë zhvillues profesional. Gjithashtu ky lloj krahasimi ka mundësuar përzgjedhjen e një CMS varësisht situatës në të cilën jemi, për shkak të kohës së zhvillimit si dhe menaxhimit …


E-Archive, Festim Shabani Sep 2019

E-Archive, Festim Shabani

Theses and Dissertations

Pasi që jemi konsultuar me prof.Ramiz Hoxha dhe prof.Murat Retkoceri kemi vënë re që një sistem i cili do të kryente menaxhimin e të gjithë dokumentave në menyrë të automatizuar dhe digjitalizuar nuk ekziston në rajonin tonë. Sistem i cili do të përshpetoj të gjitha punët të cilët kanë të bëjnë me dokumenta fizike, dhe kemi vendosur që ta marim përsipër këtë sistem si projekt zhvillues për temë diplome un Festim Shabani dhe Florian Hyseni në mbikqyrje të prof.Ramiz Hoxha dhe prof.Murat Retkoceri. Si kërkesa bazike të sistemit tonë janë ruajtja dhe kërkimi i dokumenteve në menyrë të automatizuar dhe …


Përdorimi I Kriptovalutave Në Tregun E Zi Digjital Përmes Shfletuesit Tor, Flon Sylejmani Sep 2019

Përdorimi I Kriptovalutave Në Tregun E Zi Digjital Përmes Shfletuesit Tor, Flon Sylejmani

Theses and Dissertations

Ne botën e sotme ku përdorimi i internetit ka arritur kulmin nuk kanë munguar as teknologjitë e reja të cilat kanë sjellë revulucion, ndër to janë kriptovalutat.

Kriptovalutat janë një konsensus i rrjetit të decentralizuar i bazuar ne “blockchain” teknologjinë.

Ato janë para digjitale, teknologji, rrjet internacional i pagesave dhe shkëmbimeve të decentralizuara. Eshtë një protokol që përbëhet nga disa rregulla matematikore të thjeshta që përdorin teknologjinë “peer to peer” ku askush nuk është palë ndërmjetësuese në mes të burimit dhe destinacionit, pra nuk është e gjurmueshme. Kjo teknologji ka gjetë përdorim ne tregun online për shkëmbime të ligjshme, por …


Zhvillimi I Sistemit Për Mësimin Online Sipas Standardeve Të Ndërveprimit Njeri Kompjuter, Genc Bokshi Sep 2019

Zhvillimi I Sistemit Për Mësimin Online Sipas Standardeve Të Ndërveprimit Njeri Kompjuter, Genc Bokshi

Theses and Dissertations

Paisjet e mençura (telefonët, kompjuterët) produket e mençura (veturat, navigacioni) dhe ambientet e mençura çdo ditë e më shumë janë duke lejuar servise të reja të cilat kërkojnë një ndërfaqe inovative. Human-Computer Interaction (HCI) (ose interaksionit njeri kompjuter) fokusohet në studimin, dizajnimin, zhvillimin dhe vlerësimin e ndërfaqeve, sistemeve dhe serviseve interaktive.

Për të pasur me te kjartë te gjithe ciklin e studimit, dizajnimit, zhivillimit të një produkti, kamë vendosur që në këtë temë ta prezantoj HCI te një ueb servisi i sistem për menaxhimin e të mësuarit ose te studjuarit siç është Moodle.

Gjatë kësaj teme do të kalojmë neper …


Siguria Ne Rrjetet Rfid Dhe Komunikimi, Hasan Jakupi Sep 2019

Siguria Ne Rrjetet Rfid Dhe Komunikimi, Hasan Jakupi

Theses and Dissertations

Radio e frekncave indentifikimit RFID rrjetet jane nje lloj zhvillimi te rrjetit qe eshte paraqitur per te luajtur nje rol te rendesishem ne internet of thins (IOT)

Nje nga qeshtjet me kritike me te cilat perballet rrjetet RFID eshte ajo e sigurise

Une ne kete punim do te studioj aspektet e sigurise se rrjeteve RFID dhe te komunikimit

Ne fillim duke i futur kercnimet krysore te siguris e ndjekur nga diskutimi i mekanizmave te ndryshem te sigurise qe perdoren per te mbrujtur rrejtet RFID

Duke studiuar mekanizmat e siguris arrijme vendesjen e RFID ne nje shkalle me te madhe ne …


Smart City, Hajrie Bardhi Sep 2019

Smart City, Hajrie Bardhi

Theses and Dissertations

Qytetet në ditët e sotme përballen me sfida komplekse për të përmbushur objektivat në lidhje me zhvillimin socio-ekonomik dhe cilësinë e jetës. Koncepti i "qytetit të zgjuar" është një përgjigje ndaj këtyre sfidave. Infrastruktura e TIK-ut luan një rol kyç në këtë fushë të re kërkimore duke qenë gjithashtu një mjet për shoqërinë që të lejojë idetë e reja të përparojnë dhe të zhvillohen qasje të reja, më efikase, me qëllim të zgjidhjes së disa problemeve dhe njohurive të ardhshme në zonat urbane dhe më shumë në përgjithësi në kontekstin e shoqërisë moderne. Një fokus specifik është vendosur mbi qeverisjen …


Dizajnimi Dhe Implementimi I Ueb Aplikacionit Për Shitjen Dhe Blerjen E Librave Të Përdorur, Kujtim Halipi Sep 2019

Dizajnimi Dhe Implementimi I Ueb Aplikacionit Për Shitjen Dhe Blerjen E Librave Të Përdorur, Kujtim Halipi

Theses and Dissertations

Blerjet online janë prej termave më popullorë në ditët e sotme, ato ekzistojnë gjithë andej. Është bërë e nevojshme që çdo biznes të ketë një prani në internet në mënyrë që të mbetet relevant dhe konkurrues, si rezultat i kësaj domosdoshmërie shumë biznese, përfshirë dhe ndërmarrjet e vogla qe kane për qellim shitjen dhe blerjen ne mes te individëve.

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është që të hulumtohen dhe të analizohen sfidat e zhvillimit nga aspekti i teknologjisë konkretisht në platformën ueb të një aplikacioni të tregtisë elektronike, ku pronari i librave shet librat e përdorur të tij / …


Computer Hacking Threats To System Security, Leonora Krasniqi Jakupi Sep 2019

Computer Hacking Threats To System Security, Leonora Krasniqi Jakupi

Theses and Dissertations

Sot bizneset po përballen me kërcënimet më të mëdha nga hakerat. Çdo sulm kompjuterik i suksesshëm i hakerave mund të krijojë një fatkeqësi për rrjetet dhe informacione të rëndësishme sekrete të ruajtura në kompjuterët e ndryshëm brenda rrjetit. Sektori i IT kërkon profesionistë që kanë aftësi etike hacking për të punuar për ta dhe sigurimin e sigurisë për kompjuterat dhe rrjetet e tyre. Hakeret bardhë apo hakeret e etik , këta profesionistë janë ekspertë në fushën e anti-hacking teknikave. Ata punojnë për parandalimin e motiveve të hakerëve keqdashës për të vjedhur ose dëmtuar të dhëna të rëndësishme dhe për të …


Rëndësia E Aplikimit Të Sistemeve Të Siugurive Në Mbrojtjen E Pasurive Teknologjike Të Korporatave, Ermir Shalqini Sep 2019

Rëndësia E Aplikimit Të Sistemeve Të Siugurive Në Mbrojtjen E Pasurive Teknologjike Të Korporatave, Ermir Shalqini

Theses and Dissertations

Rëndësia e aplikimit të sistemeve të siugurive në mbrojtjen e pasurive teknologjike të korporatave

Siguria dhe mbrojtja e pasurive teknologjike të korporatave, paraqet një sfidë të madhe për bizneset e mëdha, për faktin se të gjitha informacionet dhe të dhënat mund të jenë të rrezikuara. Me një fjalë, korporata jonë mund të jetë në duart e dikujt tjetër. Për këtë problematikë kam zgjedhur të flas dhe përmes hulumtimit në disa korporata në komunën e Prizrenit, do të paraqes gjendjen reale të aplikimit të sistemeve të sigurisë në mbrojtjen e pasurive, të bëjë krahasime dhe të jap rekomandimet e duhur. Hulumtimi …


Analizimi I Përdorimi Të Teknologjisë Në Zgjedhje, Rasti I Kosovës, Kreshnik Spahiu Sep 2019

Analizimi I Përdorimi Të Teknologjisë Në Zgjedhje, Rasti I Kosovës, Kreshnik Spahiu

Theses and Dissertations

Përdorimi i teknologjisë ka sjell efikasitet të madh në shumë sfera të jetës. Edhe zgjedhjet nuk janë përjashtim. Sidoqoftë, në disa aspekte të menaxhimit të zgjedhjeve, dixhitalizimi është ende i diskutueshëm. Përdorimi i makinave elektronike të votimit ndihmon në numërimin me të shpejtë të votat dhe me saktësi dhe është duke u përdorur në disa shtete në Shtetet e Bashkuara, dhe po ashtu janë përhapur në disa vende të Amerikës Latine dhe Azisë.

Në anën tjetër trendi i lëvizjes në teknologji të votimit dhe numërimit është më i ngadaltë. Shumica e vendeve evropiane janë duke qëndruar në fletëvotimet konvencionale, në …


Zhvillimi Dhe Evoluimi I Big Data, Mirlind Qeriqi Sep 2019

Zhvillimi Dhe Evoluimi I Big Data, Mirlind Qeriqi

Theses and Dissertations

Në ditët e sotme ne po përjetojmë një përmbytje të madhe nga të dhënat, si rezultat jo vetëm i internetit dhe kompjuterizimit të shoqërisë sonë, mirëpo edhe si pasojë e grumbullimit dhe ruajtjes së të dhënave të papërballueshme dhe të fuqishme nëpër pajisje. Këto të dhëna janë në rritje eksplozive, si në madhësi ashtu edhe në formë, të cilat njëherit paraqesin një sfidë themelore për analiza të mëdha të të dhënave. Kjo rritje e shpejtë pritet të vazhdojë dhe statistikat tregojnë numër edhe më të lartë të kësaj rritje në vitet në vazhdim. Të dhënat vijnë nga kudo - nga …


Evolucioni I Teknologjive Të Memorieve Në Aspektin E Shpejtësisë Në Raport Me Shpejtësinë E Mikroprocesorit, Nevzat Maksutaj Sep 2019

Evolucioni I Teknologjive Të Memorieve Në Aspektin E Shpejtësisë Në Raport Me Shpejtësinë E Mikroprocesorit, Nevzat Maksutaj

Theses and Dissertations

Hendeku në rritje i vazhdueshëm në mes të shpejtësisë së procesorit dhe shpejtësisë së memories është i rendësishëm në përformancen e përgjithshme të sistemit kompjuterik. Duke filluar dhe duke identifikuar problemin dhe kompleksitetin që kjo çështje mbanë në vete, ky punim në vete adreson përpjekjet e fundit të cilat janëzhvilluar për të zvogëluar në njëfarë forme pabarazinë e shpejtësisë së memories në raport me shpejtësinë e procesorit, gjegjësisht strategjitë e hierarkisë së memories dhe zhvillimin e memorieve më të “mençura”. Ky punim diplome në fund do të përmbajë instruksione apo udhëzime për evolucionin e teknologjisë për vitet e ardhshme sa …


Trajtim Krahasues Ndërmjet Rest Api Dhe Graphql Api, Petrit Kabashi Sep 2019

Trajtim Krahasues Ndërmjet Rest Api Dhe Graphql Api, Petrit Kabashi

Theses and Dissertations

Zhvillimi i webit po evoulon çdo ditë, dhe nevoja për zhvillim të web aplikacioneve është në rritje te sipërm. Ky hulumtim i jonë ka për synim krahasimin e shërbimeve që përdoren në zhvillim të web aplikacioneve, si dhe teknologjitë dhe gjuhët programuese të cilat mund të përdoren gjatë zhvillimit. Krahasimet tona ofrojnë mundësinë e zgjedhjes së mënyrës më të shpejtë dhe më efektive për zhvillim te web aplikacioneve.

Në këtë punimin tonë kemi zhvilluar një aplikacion i cili është bazuar në dy shërbimet që përdoren për zhvillim të API si REST API dhe GraphQL. Këto dy teknologji janë krahasuar me …


Implementimi I Politikave Të Sigurisë Së Rrjetës Për Kampus, Shpëtim Zubaku Zubaku Sep 2019

Implementimi I Politikave Të Sigurisë Së Rrjetës Për Kampus, Shpëtim Zubaku Zubaku

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome do të trajtohen politikat e sigurisë së rrjetës dhe implementimi i tyre për një kampus. Fillimisht do të analizojmë kërkesat dhe pajisjet harduerike që na nevojiten për aplikimin e atyre kërkesave të sigurisë së rrjetës. Dihet se kampusi përbëhet prej fakulteteve, e fakultetet prej departamenteve të ndryshme, stafit akademikë dhe studentëve, kështu që duhet të caktojmë shkallën e qasjes nëpër departamente të ndryshme. Në këtë punim do të parandalojmë qasjet e panevojshme përmes listave të kontrollit të qasjes (ACL, ang. Access Control List), duke siguruar rrjetin në mënyrë që disa departamente të arrihen vetëm nga qasje …


Kriptovaluta Dhe E Ardhmja E Saj, Shpend Bajgora Sep 2019

Kriptovaluta Dhe E Ardhmja E Saj, Shpend Bajgora

Theses and Dissertations

Revolucioni i hovshëm i zhvillimeve teknologjike na bën të patjetërsueshme të jemi në hap me trendin digjital. Nga kjo mund të themi që kriptovaluat dhe teknologjia blockchain vecse.janë.bërë.pjesë.e jetës dhe shumë shpejtë pjesë e rutinës tone të punëve të përditshme. Kriptovaluat dhe blockchain kanë hyrë në sistemin e globalizmit duke e ndryshuar mënyën e pagesave, ruajtjes së dhënave dhe evulimit.të digjitalizimit. Qëllimisht, kjo tezë është përpiluar.për.të.kuptuar.rëndësinë,funksionimin.dhe.adaptimin.e.teknologjisë.me.këto.fenomene. të.shfaqura.vitet.e.fundit.


Krahasimi I Autentifikimit Me Shumë Faktorë Të Tre Platformave Cloud, Alban Gojani Aug 2019

Krahasimi I Autentifikimit Me Shumë Faktorë Të Tre Platformave Cloud, Alban Gojani

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është krahasimi i autentifikimit me shumë faktorë (MFA) të tre platformave cloud më të përdorura: Microsot Azure, Amazon Web Services dhe Google Cloud Platform. MFA-ja është ndër metodat më të sigurta për autentifikim që përdoret në sisteme kompjuterike. Materiali i përdorur për këtë punim është marrë nga burime të ndryshme, gjegjësisht nga dokumentacionet e platformave cloud të lartëpërmendura, hulumtime shkencore me tema të ngjajshme, artikuj dhe publikime shkencore në internet dhe nga enciklopedia. Fillimisht është shtjelluar MFA-ja si mekanizëm në vete dhe historia e tij, pastaj janë përshkruar MFA-të e këtyre platformave dhe në fund është …


Aplikimi I Sistemeve Te Informacionit E-Health Care Në Kosovë, Ardit Imeri Aug 2019

Aplikimi I Sistemeve Te Informacionit E-Health Care Në Kosovë, Ardit Imeri

Theses and Dissertations

Gjithkush flet për eHealth këto ditë, por pak njerëz kanë dalë me një përkufizim të qartë të këtij termi relativisht të ri. Pak në përdorim para vitit 1999, ky term tani duket se shërben si një fjalë e përgjithshme, që përdoret për të karakterizuar jo vetëm "mjekësinë e digjitalizuar", por gjithashtu pothuajse çdo gjë që lidhet me kompjuterët dhe mjekësinë. Termi eHealth është krijuar dhe pëdorur duke u bazuar në fjalët tjera “e-fjal” si përshembull “e-commerce, e-business, e-mail”, me të cilën fjalë do të mund ti referoheshim mundësive të reja që interneti po i hap në fushën e kujdesit mjeksor. …


Analiza E Sentimentit Të Opinionit Duke Përdorur Qasjen Naïve Bayes Dhe Entropinë Maksimale, Armir Bahtiri Aug 2019

Analiza E Sentimentit Të Opinionit Duke Përdorur Qasjen Naïve Bayes Dhe Entropinë Maksimale, Armir Bahtiri

Theses and Dissertations

Teknologjia e informacionit ka bërë të mundshme të kemi qasje në informata më lehtë se kurdo herë më parë. Më rritjen e numrit ta pajisje mobile, njerëzit kanë qasje në llogaritë e tyre në çdo kohë dhe thuajse çdo vend. Shfrytëzuesit e shërbimeve të internetit shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre të ndryshme publikisht me shkrime të ndryshme. Pjesë e lartë e këtyre të dhënave është subjektive, që paraqet opinion të njerëzve rreth dukurive dhe proceseve të ndryshme.

Këto informata, të qasshme për ne, mund të merren dhe me një procesim të mëtejmë të analizohen për të kuptuar të dhëna …


Artificial Intelligence The Use Of Knowledge Graphs, Besar Mehmeti Aug 2019

Artificial Intelligence The Use Of Knowledge Graphs, Besar Mehmeti

Theses and Dissertations

In this digital age, an overwhelming amount of unstructured data found in the web is increasing at an unprecedented rate. In response, information extraction techniques have been developed to automatically extract information from unstructured text and populate knowledge bases. This thesis will introduce the reader to the idea of Knowledge Graphs, the history of how they were first experimented on and later developed, and in particular, this thesis is going to elaborate how Diffbot, Wikidata and IBM Watson technologies are modeled, stored and queried. By having this information at our fingertips, we believe that we can make smarter decisions, keep …