Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Physical Sciences and Mathematics Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 61 - 90 of 109

Full-Text Articles in Physical Sciences and Mathematics

Roli I I Marketingut Digjital Në Agjensionet Turistike Në Kosovë, Fetije Braha Aug 2019

Roli I I Marketingut Digjital Në Agjensionet Turistike Në Kosovë, Fetije Braha

Theses and Dissertations

Marketingu digjital sot konsiderohet si një ndër format më të rëndësishme të promocionit,e cila me kërkimet më të reja paraqet një rëndësi strategjike për bizneset që kanë bërë përpjekjet e tyre drejt tregut elektronik. Ideja e marketingut digjital dhe cilësia e shërbimeve elektronike përbën sfidën për agjensionet turistike sot dhe në të ardhmen. Sipas publikimit të Eurostat-it , në vitin 2018, Kosova ka përqindjen e familjeve që kanë qasje në internet në shtëpi më të lartën në Rajon (93%), kjo përqindje është më e lartë se edhe në vetë vendet e BE-së (89%). Për një kohë të shkurtër, marketingu në …


Cloud Computing Adoption In Public Sector, Krenare Hoxha Aug 2019

Cloud Computing Adoption In Public Sector, Krenare Hoxha

Theses and Dissertations

Teknologjia e Cloud Computing është zhvillimi në kuadër të teknologjisë informative që kërkon një shqyrtim të kujdesshëm. Cloud Computing është projektuar për të qenë një teknologji efektive për kompanitë e organizatat të ndryshme përmes avantazheve që ajo ofron, siç janë: fleksibiliteti, shkallëzueshmëria, elasticiteti dhe reduktimi i shpenzimeve. Ajo ofron metodën “pay as you go” përmes së cilës paguhet vetëm për shërbimin që shfrytëzohet duke mos bërë shpenzime shtesë. Të dhënat transferohen, përpunohen dhe ruhen në infrastrukturat e shërbimeve Cloud për të cilat shërbime përgjegjës janë ofruesit Cloud.

Krahas benefiteve të Cloud Computing, organizatat e sektorit publik në fillim kanë pasur …


Sistemet Operative Për Mobile, Me Fokus Në Android, Albulena Dabiqaj Jul 2019

Sistemet Operative Për Mobile, Me Fokus Në Android, Albulena Dabiqaj

Theses and Dissertations

Ky punim diplome u frymëzua nga evoluimi dhe prania gjithnjë e më e madhe e pajisjeve mobile në jetën tonë. Çdo ditë e më tepër po vetëdijesohemi se sa janë të rëndësishme këto pajisje mobile, dhe njëkohësisht edhe lind pyetja sa jemi të sigurt duke i përdorur ato?

Si sisteme operative mobile për këtë punim janë trajtuar:

Android – sistemi operativ i krijuar nga kompania Google mirëpo që është krejtësisht “Open Source”, pra që çdokush mund ta përdorë dhe modifikojë.

IOS – sistem operativ që është krijuar dhe është në pronësi të kompanisë Apple.

Qëllimi i ketij punimi akademik është …


Aplikimi I Rrjetave Kompjuterike Në Sistemet E Informacionit Në Shëndetësi, Arbian Shkodra Jul 2019

Aplikimi I Rrjetave Kompjuterike Në Sistemet E Informacionit Në Shëndetësi, Arbian Shkodra

Theses and Dissertations

Ky seminar paraqet një çasje origjinale që të organizoj një rrjetë kompjuterike që lejon spitalet të menaxhoj dhe ketë akses në baza të të dhënave në distancë dhe në formë të sigurtë. Arkitektura, bazuar në konceptet SONA (Service Oriented Network Architecture) është dizajnuar duke marrur në konsideratë disa nga karakteristikat më të rëndësishme si: shkallëzueshmëria, integriteti me rrjete kompjuterike të tjera, çasje në distancë dhe në formë të sigurtë, lehtësim të përdorimit dhe siguri totale të të dhënave. Kjo u arrit duke përdorur dy forma të çasjes. E para çasje mirret me sigurinë e brendshme, duke u implementuar përmes lejimit …


Augmented Reality, Ardit Nurçaj Jul 2019

Augmented Reality, Ardit Nurçaj

Theses and Dissertations

Implementimi i teknologjive AR në aplikacione po rezulton me popullaritet të përmasave globale e që çdo ditë e më shumë po ndikon tek njerëzit si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Ky hulumtim ka për synim shtjellimin e disa aspekteve bazike mbi AR dhe konceptet kryesore të kësaj teknologjie, duke ja filluar prej historikut të AR ku filloi çdo gjë e deri tek zhvillimet e viteve të fundit, pastaj do të jepen disa definicione se çka është kjo teknologji, do të shtjellohen disa koncepte se si funksionon kjo teknologji, pajisjet mbi të cilat ekzekutohet, disa nga aplikimet ku …


Dobësitë Në Sigurinë E Rrjetave Lokale Pa Tela-(Wireless), Armir Bejtullahu Jul 2019

Dobësitë Në Sigurinë E Rrjetave Lokale Pa Tela-(Wireless), Armir Bejtullahu

Theses and Dissertations

Ky studim ka të bëjë me çështjet e sigurisë së rrjetës lokale Wireless LAN (WLAN) si në aspektin e konfigurimit gjithashtu dhe në atë të enkriptimit. Në këtë temë është bërë një paraqitje e përgjithme e rrjetave lokale Wireless, pastaj punën time e kam bazuar në qështjen kryesore, në analizimin e hollësishëm të dobësive të rrjetave Wireless në aspektin e sigurisë, të cilat i kam dëshmuar edhe me eksperimente dhe testime të ndryshme të thyerjes së sigurisë së rrjetave me metodat të cilat do të shtjellohen dhe definohen.

Qëllimi kryesor i kësaj teme është që të performohen disa lloje të …


Krahasimi I Asp.Net Kontrollave Me Telerik Asp.Net Kontrollat Ne Rapid Application Devolopment, Dijar Kadriu Jul 2019

Krahasimi I Asp.Net Kontrollave Me Telerik Asp.Net Kontrollat Ne Rapid Application Devolopment, Dijar Kadriu

Theses and Dissertations

Siç e dimë, sa i përket marrjes së informacionit, sa më shpejtë që informohemi, aq më të suksesshëm jemi dhe kur bëhet fjalë për kërkim të informacionit, atëherë gjithmonë na shkon mendja tek interneti apo më saktë në shfletues. Prandaj, në ditët e sotme gjithçka që ndërtohet, çdo kompani , çdo person, sot ka një vlerë në internet, qoftë si dhënës i informacionit apo si marrës i informacionit. Vet themelimi i web-it ishte arsye që komunikimi dhe marrja e informacioni të bëhet sa më shpejtë dhe sa më të saktë.

Ekzistojnë shumë metodologji të ndryshme që sot përdoren për ndërtimin …


Mvc Si Model Në Jsp Dhe Asp.Net, Donjet Salihi Jul 2019

Mvc Si Model Në Jsp Dhe Asp.Net, Donjet Salihi

Theses and Dissertations

Ky punim diplome ka për qellim krahasimin e implementimit të Model-View-Controller (MVC) si model dizajnues që kohëve të fundit është duke u praktikuar në shumë organizata për zhvillimin e aplikacioneve në gjuhë të ndryshmë programuese. Ne do të fokusohemi kryesisht në dy nga platformat më të fuqishme në treg ASP.NET dhe JSP. Gjatë shfletimit të këtij punimi, fillimisht do njoftoheni me konceptet e modelit MVC, historiku i zhvillimit si model dizajnues dhe cilat nga platformat ekzistuese kanë punuar drejt ofrimit të një ambienti të përshtatshëm zhvillues për implementimin e MVC-së. Pasi të këmi marrë një ide të qartë rreth modelit …


Krahasimi I Shërbimeve Të Ofruara Në Cloud Ndaj Shërbimeve Tradicionale, Enis Krapi Jul 2019

Krahasimi I Shërbimeve Të Ofruara Në Cloud Ndaj Shërbimeve Tradicionale, Enis Krapi

Theses and Dissertations

Teknologjia cloud është shfaqur si zhvillim i rëndësishëm në teknologjinë e informacionit. Përkundër të gjithave vëmendja është tek ajo se, analizat ekzistuese të përqëndrohen në çështjet që lidhen me objektivat, metodologjitë, shërbimet, kualitetin e shërbimeve të teknologjisë cloud, aspektin e sigururisë. Në këtë punim diplome shqyrtohen konceptet kyçe në cloud, sa i përket krahasimit të teknologjisë tradicionale dhe teknologjisë cloud si nga aspekti i menaxhimit, e poashtu edhe nga aspketi i sigurisë.

Pasi teknologjia cloud është vazhdimisht në evoluim, shpesh duhet sqaruar terminologjia dhe konceptet e përdorura në këtë teknologji. Këtu interneti futet me bazë në teknologjinë cloud, duke eksploruar …


Zhvillimi I Aplikacionit Për Menaxhimin E Punëve, Tanju Şerif Jul 2019

Zhvillimi I Aplikacionit Për Menaxhimin E Punëve, Tanju Şerif

Theses and Dissertations

Që nga fillimi i historisë së njerëzimit, njeriu është ballafaquar me menaxhimin e kohës. Gjuetia, kujdesi për familje, mbrojtja nga rreziqet e jashtme, nga fatkeqësitë natyrore, dhe përgatitjet për stinët e ftohta, kanë qenë nga sfidat e para të njerëzimit qe kanë kërkuar menaxhimin e kohës. Me zhvillimin e teknologjisë dhe socializimin e njerëzve ka lindur nevoja për të menaxhuar kohen më saktë. Kështu kanë filluar të përdoren mjete të ndryshme ndihmuese për menaxhimin e kohës. Më parë janë përdorur shkrimet, shënimet, fletoret, mjete të ndryshme që ndihmojnë kujtesën, kalendarët dhe së fundmi teknologjinë informative. Krahas menaxhimit individual, rendësi te …


Smart City Lights, Shyhrete Buzaku Jul 2019

Smart City Lights, Shyhrete Buzaku

Theses and Dissertations

Aktualisht, në të gjithë botën, energji e madhe elektrike konsumohet nga dritat e rrugës, të cilat automatikisht ndizen kur bëhet errësirë dhe automatikisht fiken kur bëhet dritë. Kjo është humbje e madhe e energjisë në të gjithë botën dhe duhet të ndryshohet. Qëllimi kryesor i sistemeve të dritave të zgjuara të rrugëve është që dritat të ndizen kur është e nevojshme dhe dritat të fiket kur nuk nevojiten. Sjellja ideale e sistemit të dritave të zgjuara të rrugëve është të bëhet ndezja e dritave të rrugës gjatë natës në mënyrë efiçiente dhe efektive. Sa herë që dikush kalon pranë dritave …


Siguria E Të Dhënave Në Rrjetë, Shkëlqim Krasniqi Jul 2019

Siguria E Të Dhënave Në Rrjetë, Shkëlqim Krasniqi

Theses and Dissertations

Siguria e të dhënave në rrjetë është berë pjesë e rëndesishme e institucioneve dhe bizneseve pasi në rrjetë bëhet shkembimi i informacioneve nepër vende të ndryshme. Qellimi i këtij studimi është që të bejmë një hulumtim global dhe lokal për sigurinë e të dhënave në rrjetë.

Siguria e rrjetit është çdo aktivitet i dizajnuar për të mbrojtur përdorshmërinë dhe integritetin e rrjetit tuaj dhe të dhënave. Ai përfshin teknologjinë harduerike dhe softuerike. Siguria efektive e rrjetit menaxhon qasjen në rrjet. Ajo synon një shumëllojshmëri të kërcënimeve dhe i ndalon ato të hyjnë ose të përhapen në rrjetin tuaj.

Problemi i …


Krahasimi I Karakteristikave Të Protokoleve Në Kuadër Të Eps, Ajnur Bullaku Jun 2019

Krahasimi I Karakteristikave Të Protokoleve Në Kuadër Të Eps, Ajnur Bullaku

Theses and Dissertations

Duke e marr parasysh përdorimin shumë të madhe të teknologjisë 4G në tërë globin, gjithmonë është në rritje edhe kërkesa e sigurisë të lartë për të mbrojtur informatat të cilat rrugëtojn ne rrjetë nga keqpërdoruesit. AAA mekanizmi është pika kyçë në ketë drejtim ku edhe kemi menduar se është e rëndësishme ta shtjellojmë ketë temë, që tregon se si funksion AAA mekanizmi dhe protokollet që bëjnë pjesë në të.

Kërkesa për AAA protokollet është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Protokollet me më shumë përdorim janë RADIUS dhe TACACS+ por nuk po ja arritin ti ndjekin zhvillimet e …


E-Mail I Bazuar Në Zë Për Njerëzit Me Shikim Të Dëmtuar, Arianit Mujaj Jun 2019

E-Mail I Bazuar Në Zë Për Njerëzit Me Shikim Të Dëmtuar, Arianit Mujaj

Theses and Dissertations

Një aplikacion mobil në rastet më të shpeshta reprezenton një funksionalitet sado bazik apo të komplikuar që njerëzit përdorin në jetën e tyre personale ose profesionale, në formë mobile të cilën mund ta bartin ngado me vete. Zhvillimi i aplikacioneve mobile është një gjë relativisht sfiduese, e cila kërkon kohë dhe dedikim të veçantë si proces inxhinierik. Kjo temë ka për synim të shtjellojë procesin e zhvillimit dhe dizajnimit të aplikacionit mobil “E-mail i bazuar në zë” dhe implementimin e teknologjisë “Voice recognition”. Për zhvillimin e një aplikacioni mobil të veçantë dhe të suksesshëm të këtij lloji, përveç kodit nevojiten …


Computational Neuroscience, Arnold Gashi Jun 2019

Computational Neuroscience, Arnold Gashi

Theses and Dissertations

Understanding how the brain works is a challenge that is attracting a number of scientists from many disciplines. This thesis is a study, to understand some of the models that explain the procedure how the brain works. By understanding computational models of the brain, we as programmers can create simulated programs that try to mimic brain behavior, and using them in many divisions of technology. CNS is very wide field and has so many things to cover this thesis will cover the basic construction of the brain, from neurons, as the principle cell of nervous system, to understand their complex …


Big Data Analysis With Apache Pig-Apache Hadoop, Blerim Latifi Jun 2019

Big Data Analysis With Apache Pig-Apache Hadoop, Blerim Latifi

Theses and Dissertations

Në këtë temë prezentoj 'Big Data Analysis with Apache Pig-Apache Hadoop' në fushën e grumbullimit të të dhënave, për shkak se proceset e grumbullimit të të dhënave përdoren aktualisht nga shumica e organizatave në botën dixhitale që po zgjerohet me informacione të pafundme. Platformat paralele të përpunimit dhe sistemet paralele të të dhënave që janë gjithnjë e më popullore. Frameworkat kanë përmirësuar ndjeshëm performancën e analizës së të dhënave. Dhjetëra ose qindra nyje vrapojnë së bashku për të ekzekutuar një detyrë. Është shumë e rëndësishme të përmirësohet shfrytëzimi i burimeve dhe efikasiteti i llogaritjes. Sipas Microsoftit, ekziston rreth 30% përllogaritjeve …


Analiza E Algoritmeve Në Cloud Dhe Aspekti I Sigurisë Së Tyre, Fatlum Arifi Jun 2019

Analiza E Algoritmeve Në Cloud Dhe Aspekti I Sigurisë Së Tyre, Fatlum Arifi

Theses and Dissertations

Sistemet e ruajtjes në re(cloud) janë duke u bërë më të lira dhe më të disponueshme. Me rritjen e popullaritetit të sistemeve të ruajtjes së reve, si në industri ashtu dhe në jetën tonë personale njerëzit kanë filluar të kujdesen për sigurinë e të dhënave të tyre në cloud. Pra, siguria është një faktor i rëndësishëm në cloud-sisteme për të siguruar që të dhënat e klientëve të vendosen në mënyrë të sigurt në cloud.

Ky punim ka si qëllim studimin e Cloud kompjuterit; karakteristikat e një cloudi, tipet e tyre, modelet e ndryshme. Studimi është pajisur me një gamë të …


Mikroserviset Vs Arkitektura Monolitike: Një Krahasim I Arkitekturës Së Softuerit, Besart Mullabazi May 2019

Mikroserviset Vs Arkitektura Monolitike: Një Krahasim I Arkitekturës Së Softuerit, Besart Mullabazi

Theses and Dissertations

Arkitektura monolitike është një arkitekturë standarde për zhvillimin e aplikacioneve softuerike e cila është në përdorim për shumë kohë. Një aplikacion monolit paraqet një bazë të vetme të kodit e cila e ndërton aplikacionin e plotë nga një vend i vetëm i sistemit. Ndërtimi i aplikacionit monolitik është mjaft praktik si për zhvillim ashtu edhe për testim përderisa madhësia e kodit është relativisht e vogël.

Kohën e fundit ka hyrë në përdorim një arkitekturë e re për ndërtimin e aplikacioneve e cila është e ndarë në mikroservise. Arkitektura e mikroserviseve përbehet prej shumë mikroserviseve, ku çdo mikroservis është aplikacion i …


Zhvillimi I Aplikacionit Për Termine, Getoar Sadiku May 2019

Zhvillimi I Aplikacionit Për Termine, Getoar Sadiku

Theses and Dissertations

Një nga problemet më akute në botën e biznes marketingut të produkteve nëpërmjet thirjeve telefonike paraqitet menagjimi efiaks i tyre. Në shumicën e rasteve përdorin exel për të ruajtur të dhënat e klientëve. Bazuar në këtë fakt, sisteme të vogëla softuerike janë zhvilluar në përputhje me kërkesën në rritje nga bizneset. Këto platforma softuerike kanë disa probleme kryesisht në aspektin e menagjimit të kohës, menagjimin e resurseve brenda kompanis si dhe çmimet e larta. Kjo shkakton kosto të mëdha e produktivitet të ulët, në disa raste humbjen e terminit pasi që personi i caktuar nuk informohet në kohë edhe pse …


Testimi I Procesit Të Automatizimit Të Robotove Industrial, Albnor Shehu Apr 2019

Testimi I Procesit Të Automatizimit Të Robotove Industrial, Albnor Shehu

Theses and Dissertations

Procesi i automatizimit është shumë i rëndësishëm për të ndihmuar ndonjë aktivitet të industrisë sidomos për klasifikimin e objekteve. Në këtë hulumtim, është ndërtuar një krahë robotik që ka katër shkallë të liris bazuar në mikrokontrollorin Arduino. Për të kapur dhe vendosur objektet me ngjyra për qëllim të renditjes në kohë reale. Algoritmi i ndërfaqeve dhe përpunimi i imazhit për të zbuluar objektin me ngjyrë të bazuar në Python3 me Libraritë: OpenCV4, NumPy dhe PySerial.

Parimet bazë në vizionin kompjuterik(OpenCV4) përdoren për të gjurmuar tre ngjyra të ndryshme: të kuqe, kaltërt dhe të verdhë. Gjatë ekzekutimit të kodit një dritare …


Zhvillimi I Aplikacionit E-Forumi Në Platformen E Ueb-It: Duke Përdor Teknologjitë Mongodb Dhe Laravel, Arian Haliti Apr 2019

Zhvillimi I Aplikacionit E-Forumi Në Platformen E Ueb-It: Duke Përdor Teknologjitë Mongodb Dhe Laravel, Arian Haliti

Theses and Dissertations

Bota e internetit çdo ditë e më shumë po evulon dhe kështu bashkë me të imponohet që të zbulohen edhe teknologji të reja. Që të jemi në hapë me kohën duhet të krijohen platforma stabile dhe lehtë të zgjerueshme. Me rritjen e numrit të përdoruesëve në internet, njëkohësisht rritet edhe kërkesa për ruajtje të të dhënave komplekse. Sistemet tradicionale të menaxhimit të bazës së të dhënave SQL (DBMS) dhe NoSQL kanë qenë mjaft kompetitive gjatë dekadave të fundit. Ku SQL nga njëra anë paraqet një model të të dhënave që kërkon definicion të qartë të skemes se bazës së të …


E Ardhmja E Teknologjisë “Blockchain”, Leart Retkoceri Apr 2019

E Ardhmja E Teknologjisë “Blockchain”, Leart Retkoceri

Theses and Dissertations

Teknologjia blockchain është zbatuar për herë të parë në vitin 2009 dhe që nga atëherë interesi për këtë teknologji vetëm po rritet, arsyet për interesin e vazhdueshëm janë atributet e saj që ofrojnë siguri, anonimitet dhe integritet të të dhënave, pa përfshirjen e ndonjë pale të tretë që kontrollon transaksionet dhe prandaj po tërheq vëmendjen e të gjithëve e ardhmja e kësaj teknologjie. Institucionet financiare ishin të parat që i kushtuan vëmendje pasi me fjalë të thjeshta është një sistem i ri i pagesave. Përveç transaksioneve financiare, ka potencial për shumë fusha të ndryshme dhe po nxit interes edhe për …


Zhvillimi I Aplikacionit E-Forumi Në Platformen E Ueb-It: Duke Përdor Teknologjitë Mongodb Dhe Laravel, Yllzon Sejdiu Apr 2019

Zhvillimi I Aplikacionit E-Forumi Në Platformen E Ueb-It: Duke Përdor Teknologjitë Mongodb Dhe Laravel, Yllzon Sejdiu

Theses and Dissertations

Bota e internetit çdo ditë e më shumë po evulon dhe kështu bashkë me të imponohet që të zbulohen edhe teknologji të reja. Që të jemi në hapë me kohën duhet të krijohen platforma stabile dhe lehtë të zgjerueshme. Me rritjen e numrit të përdoruesëve në internet, njëkohësisht rritet edhe kërkesa për ruajtje të të dhënave komplekse. Sistemet tradicionale të menaxhimit të bazës së të dhënave SQL (DBMS) dhe NoSQL kanë qenë mjaft kompetitive gjatë dekadave të fundit. Ku SQL nga njëra anë paraqet një model të të dhënave që kërkon definicion të qartë të skemes se bazës së të …


Krahasimi I Arkitekturës Së Aplikacioneve Në Platformat Android Dhe Ios, Petrim Gashi Apr 2019

Krahasimi I Arkitekturës Së Aplikacioneve Në Platformat Android Dhe Ios, Petrim Gashi

Theses and Dissertations

A

plikacionet mobile janë aplikacione software të menduara për t’u ekzekutuar në një smartphone, tablet ose pajisje tjetër mobile. Këto aplikacione instalohen në një sistem operativ, ashtu siç instalohen programet në një kompjuter desktop ose laptop. Aplikacionet mobile janë bërë sot një element jetik për mbarë njerëzimin në përgjithesi. Njerëzit janë gjithnjë e më shumë në lëvizje nga vetë dinamika e ritmit të jetës sot, dhe kërkojnë lehtësira dhe rezultate të menjëhershme në marrjen e informacioneve. Nëse vendosi të bleni një telefonë të mençur, atëherë shpesh keni dëgjuar fjalët "Android" dhe "iPhone". Këto dy marka të njohura të telefonave të …


Analizimi I Veglave Të Asp Për Krijimin E Web Aplikacioneve, Agnesa Bytyqi Apr 2019

Analizimi I Veglave Të Asp Për Krijimin E Web Aplikacioneve, Agnesa Bytyqi

Theses and Dissertations

Analizimi i veglave të ASP për krijimin e web aplikacioneve përfshin krijimin e web aplikacioneve, ku mund të zgjedhim vet ne cillen gjuhë mundëm ta programojn.ASP bënë ne pjesen e Microsoft programming platform e cilla përkrah disa gjuhë programuse të cillat mundësojn krijimin e web aplikacioneve dhe po ashtu edhe softureve të ndryshum.

ASP dhe veglat e saj mundën të kenë disa mangësi . Por ka edhe një numër të benefiteve që për krijimin e web aplikacioneve . Përmes kerkimin hulumtimit dhe duke perdorur Internetit dhe komunikimit, nje web aplikacion mund të krijohet më lehtë dhe mundët të depertoj në …


Aplikimi I Modaliteteve Biometrike Të Autentifikimit Në Pajisje Mobile, Alketa Hasimja Mar 2019

Aplikimi I Modaliteteve Biometrike Të Autentifikimit Në Pajisje Mobile, Alketa Hasimja

Theses and Dissertations

Pajisjet mobile në kohën e sotme janë investimi më i shpeshtë në industrinë e teknologjisë pasiqë është pothuajse e pamundur të gjesh një person që nuk posedon një telefon personal. Duke qenë pika e dobët e gati çdo përdoruesi të tij, pasiqë të dhënat e ruajtura në të janë esenciale, rritja e sigurisë së qasjes në telefon është arritur duke përdorur modalitetet biometrike për autentifikim në këto pajisje mobile. Këtu do të shtjellohen modulet biometrike të cilat përdoren më së shpeshti për autentifikim dhe si ndahen ato, procesi i qasjes si dhe dobësitë e secilës prej këtyre modaliteteve biometrike. Gjithashtu …


Implementimi Nosql Në Ueb Tekonologjitë: Analiza E Ndërveprimit Të Nosql Dhe Ueb Aplikacioneve, Arbona Macastena Mar 2019

Implementimi Nosql Në Ueb Tekonologjitë: Analiza E Ndërveprimit Të Nosql Dhe Ueb Aplikacioneve, Arbona Macastena

Theses and Dissertations

Aplikacioniet e reja zakonisht kërkojnë depo të dhënash që janë të shpejta (domethënë mund të trajtojnë norma të larta transaksioni) ose të ruajnë sasi të mëdha të të dhënave ose mund të shkallëzohen horizontalisht ose të lejojnë evoluimin e lehtë të skemave. Sidomos aplikacionet për blerje online siq janë e-commerce Qëllimi kryesor i një aplikacioni të e-commerce është të shesë mallra dhe shërbime online. Ky projekt ka të bëjë me analizën e bashkëveprimit të ueb teknologjive me bazën e të dhëanve NoSQL duke marre si rast studimi zhvillimin e një ueb aplikacioni me konkretisht një shporte elektronike e-commerce për blerje …


Hospital Management System, Brezart Rama Mar 2019

Hospital Management System, Brezart Rama

Theses and Dissertations

Objektivi i sistemit tonë “Hospital Management System” është që të automatizojë procedurat të cilat bëhën në mënyre manuale në spital sic janë regjistrimi I pacienteve, catkimi I termineve etj. Në sistem janë të perfshire doktorët, pacientët, stafi I spitalit si dhe terminet te cilat behen. Qasja ne sistem bëhet duke futur kredencialet e përdoruesit ku pas verfikimit dhe validimit lejohet që përdoruesi të qaset ne sistem. Stafi I spitalit ka të drejtën që të krijojë pacientët dhe doktorët ne sistem si dhe caktimin e termineve ku këto të dhëna futen në databaz e cila inizohet me hapjen e sistemit. Doktoret …


Zhvillimi I Një Web Aplikacioni Bazuar Në Arkitekturën Serverless, Freskim Aliu Mar 2019

Zhvillimi I Një Web Aplikacioni Bazuar Në Arkitekturën Serverless, Freskim Aliu

Theses and Dissertations

No abstract provided.


Dizajnimi Dhe Zhvillimi I Lojёs Kompjuterike: City Architect, Leon Nuredini Mar 2019

Dizajnimi Dhe Zhvillimi I Lojёs Kompjuterike: City Architect, Leon Nuredini

Theses and Dissertations

Një lojë kompjuterike kombinon të gjitha elementet e një ngjarje të mirë me grafika kompjuterike dhe interaktivitet. Zhvillimi i lojërave kompjuterike nuk është gjë e thjeshtë, dhe kërkon shumë kohë dhe dedikim. Kjo temë ka për synim të shtjellojë procesin e zhvillimit dhe dizajnimit të të lojës kompjuterike “City Architect” e cila i takon zhanrit “City Building”, si dhe implementimin e GOAP sistemit. Për zhvillimin e një loje të veçantë dhe të suksesshme përveç kodit nevojiten edhe planifikimi i mirë i dizajnit të lojës, artit, muzikës dhe marketingut. Ne në lojën tonë do t’i shtjellojmë të gjitha këto aspekte mirëpo …