Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®
- Discipline
-
- Medical Sciences (22)
- Family Practice Nursing (21)
- Education (17)
- Maternal, Child Health and Neonatal Nursing (13)
- Medical Specialties (13)
-
- Other Nursing (10)
- Social and Behavioral Sciences (7)
- Anesthesiology (6)
- Critical Care Nursing (6)
- Public Health and Community Nursing (6)
- Higher Education (5)
- Pediatric Nursing (5)
- Perioperative, Operating Room and Surgical Nursing (5)
- Public Health (5)
- Health Services Research (4)
- Health and Medical Administration (4)
- Sociology (4)
- Educational Administration and Supervision (3)
- Medical Education (3)
- Psychiatric and Mental Health Nursing (3)
- Public Health Education and Promotion (3)
- Quality Improvement (3)
- Behavioral Economics (2)
- Critical Care (2)
- Economics (2)
- Educational Assessment, Evaluation, and Research (2)
- Geriatric Nursing (2)
- Health Economics (2)
- Institution
- Keyword
-
- Kujdesi infermieror (25)
- Obstacles (13)
- Trajtimi (12)
- Etj. (11)
- Immunization (11)
-
- Medicine and Health Sciences, Nursing (11)
- Nurses (11)
- Nursing (11)
- Physical activity (11)
- Vaccination (11)
- Depresioni (10)
- Diabeti (9)
- African American (8)
- Rural (8)
- Sëmundje (8)
- End-of-life care (7)
- Infermierët (7)
- Parandalimi (7)
- Women (7)
- Kujdesi (6)
- Quality of life (6)
- Simptomat (6)
- Simulation (6)
- Stresi (6)
- Breast cancer (5)
- COVID-19 (5)
- Children (5)
- Communication (5)
- Depression (5)
- Education (5)
- Publication Year
Articles 331 - 360 of 638
Full-Text Articles in Nursing
Placenta Previa Dhe Perfundimi Peripartal, Alma Islami
Placenta Previa Dhe Perfundimi Peripartal, Alma Islami
Theses and Dissertations
Placenta previa është një komplikim obstetrik që prezentohet si gjakderdhje vaginale pa dhimbje, zakonisht në trisemestrin e tretë, ku placenta mbulon qafën e mitrës apo pozicionohet në kufi me qafën e mitres. Placenta previa ndodh afërsisht 1 në 200 shtatëzani. Është një faktor kryesor për hemoragjinë antepartale dhe është potencialisht kërcënuese për jetën e nënës dhe shpesh rezulton në sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë perinatale.
Shkaku është i panjohur, por dëmtimi i endometriumit për shkak të shtatëzanisë së mëparshme, prerja cezariane dhe faktorë të tjerë mund predispozojnë për të.
Gjakderdhja me placentën previa zakonisht shoqërohet me kontraktime të mitrës dhe …
Njohuritë E Femrave Rreth Faktorëve Që Ndikojnë Tek Abortet, Njomza Berisha
Njohuritë E Femrave Rreth Faktorëve Që Ndikojnë Tek Abortet, Njomza Berisha
Theses and Dissertations
Hyrje: Aborti përkufizohet si terminimi i parakohshëm i shtatzanisë, përpara se fetusi të jetë i aftë të mbijetojë në mënyrë indipendente para javës së 20-të të shtatzanisë. Ndërprerja e shtatzënisë pas 24 javësh e deri në javën e 37–të quhet lindje e parakohëshme.
Fetusi që lind para 24 javëve nuk jeton. Fëmiu i lindur para kohe, në qoftë se ka asisitencë mjekësore, zhvillohet dhe në qoftë se ai ka lindur me peshë 1000 gram dhe gjatësi 35 cm.
Aborti gjatë 14 javëve të para quhet i hershëm dhe pas kësaj jave quhet i vonshëm.
Qëllimi i këtij studimi …
Statisfaksioni I Stafit Në QkmfLipjan, Zejnije Shala
Statisfaksioni I Stafit Në QkmfLipjan, Zejnije Shala
Theses and Dissertations
Hyrje:Kënaqësia në punë është një fenomen kompleks që është studiuar mjaft gjerësisht. Burime të ndryshme nga literatura tregojnë se ka një lidhje në mes të kënaqësisë në punë dhe motivimit,motivimi është i vështirë për tu përcaktuar, por ka një korrelacion pozitiv mes kënaqësisë në punë, performancës dhe motivimit, ku motivimi inkurajon një punonjës nëvarësi të nivelit të tyre të kënaqësisë në punë, për të vepruar në një mënyrë të caktuar Metodologjia: Studimi është i tipit prospektiv dhe është realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), dhe në QMFtë, dhe AMFtë e Lipjanit. Në studim kanë marrë pjesë 100 …
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Insuficenc Të Zemrës, Urtina Buja
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Insuficenc Të Zemrës, Urtina Buja
Theses and Dissertations
Realizimi i punimit është bërë me qëllim të zgjerimit të njohurive të infermierve me sëmundjen e insuficiences kardiake. Janë paraqitur kujdesi infermieror, studime dhe të dhëna në periudhën Shkurt-Shtatorë të vitit 2018 dhe vitit 2019 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Punimi është bërë në Kolegjin UBT, Programi Infermieri si dhe në bashkëpunim me QKUK-Prishtinë në klinikën e Kardiologjisë.
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Qrregullime Të Ritmit Të Zemrës, Valdrin Sallahu
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Qrregullime Të Ritmit Të Zemrës, Valdrin Sallahu
Theses and Dissertations
Sëmundjet që kanë të bëjnë me crregullimin e ritmit të zemrës janë disa nga sëmundjet më të vështira për tu diagnostifikuat dhe trajtuar.
Crregullimet e ritmit të zemrës kanë të bëjnë me dëmtimet apo sëmundjet e vet zemrës, por mund të jenë pasojë e sëmundjeve apo shkaqeve tjera, të cilat nuk lidhen direkt me zemrën.
Për këtë arsye është e rëndësishme të përjashtohen të gjitha ato sëmundje, përtej atyre të zemrës të cilat japin aritmi.
Qëllimi i kësaj teme ka të bëjë me shtjellimin e crregullimeve të ritmit të zemrës në përgjitheësi si sëmundje, faktorët dhe kujdesi infermieror te pacientët …
Sëmundja E Sheqerit (Diabetis Mellitus) – Rëndësia E Kujdesit Dhe Trajtimit Infermieror, Xhenete Gashi
Sëmundja E Sheqerit (Diabetis Mellitus) – Rëndësia E Kujdesit Dhe Trajtimit Infermieror, Xhenete Gashi
Theses and Dissertations
Arsyeja pse mora në studim ketë temë është fakti se rastet me diabet mielitus në vendin tonë janë të shumta. Eshtë e rendesishme që të mësojmë dhe te marim sa më shumë informacion rreth diabetit mielitus në menyrë qe ti vimë në ndihmë këtyre pacienteve dhe të sigurojmë një kujdes të vecantë për to. Qëllimi i studimit është të mësojmë sa më shumë rreth komplikacioneve të kesaj diagnoze në menyre qe ti sigurojmë pacienteve një menyrë jetese sa më të mirë. Duhet të bejmë që keta pacientë te mos izolohen nga shoqeria por të përshtaten me mënyrën e re të …
Autizmi, Shkaqet Dhe Pasojat E Tij, Arta Beqiri
Autizmi, Shkaqet Dhe Pasojat E Tij, Arta Beqiri
Theses and Dissertations
Hyrje: Ky punim hulumtues ka të bëjë me Çrregullimet e Spektrit Autik apo ndryshe i njohur si autizmi. Ky është çrregullim kompleks që prek hapësirat të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirëtri fusha kryesore, atë të ndërveprimit shoqëror, komunikimit dhe mënyrës së sjelljes, ky crregullim prek fëmijët që në lindje, pra ata lindin si të tillë kështu duke u vecuar nga persona te tjerënga shumë aspekte emocional e shoqërore e shumë pak fizike. Deklarimi i problemit: Autizmi është një crregullim që prek njerëzit pa marrë parasysh gjinin apo racen. Ky studim do të tregojë se cfarë në të vërtet është autizmi, …
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Trakeostomi, Besartë Hasani
Kujdesi Infermieror Tek Pacientët Me Trakeostomi, Besartë Hasani
Theses and Dissertations
Patologjitë e gojës dhe fytit të cilat po rrezikojnë frymëmarrjen normale, po shtohen dita ditës e me këtë edhe rastet kur trakeotomia po bëhet indikacion për tu aplikuar tek pacientët e tillë. Qëllimi i këtij punimi është sjellja e metodave më të mira dhe të bazuara në literaturën më të fundit, të kujdesit infermieror tek rastet me trakeostomi. Medologjia e përdorur në këtë punim është kryesisht rishikim i literaturës dhe krahasim i hapave të kujdesit infermieror tek rastet me trakeostomi nga kjo literaturë. Rezultatet e hasura në literaturë, kanë treguar se numri i rasteve të trakeotomive po shtohet në nivel …
Kujdesi Infermieror I Arrestit Kardiak Ne Qendrat Emergjente, Ardhmёrie Shaqiri
Kujdesi Infermieror I Arrestit Kardiak Ne Qendrat Emergjente, Ardhmёrie Shaqiri
Theses and Dissertations
Hyrje - Arresti kardiak njihet edhe si arrest kardiopulmonar që nënkupton ndalimin e qarkullimit tё gjakut si pasojё e mungesёs së aktivitetit ose aktivitet joefektiv tё zemrёs, nёse kjo ndodhё papritur quhet arrest kardiak i papritur. Ndalimi i qarkullimit tё gjakut ndalon edhe transferimin e oksigjenit nё tru. Mungesa e qarkullimit të gjakut nё tru shhkakton humbjen e vetëdijes dhe ndaljen e frymёmarrjes . Dёmtimi i trurit ndodhё nёse arresti kardiak nuk trajtohet pёr mё shumё se 5 minuta.
Sipas shkaktarit, arresti kardiak mund të ndahet në arrest kardiak primarë i shkaktuar nga sëmundjet e zemrës dhe sekondarë nga patologjitë …
Kanceri I Mushkërive Dhe Kujdesi Infermieror Në Regjionin E Prizrenit, Ardit Mallakaj
Kanceri I Mushkërive Dhe Kujdesi Infermieror Në Regjionin E Prizrenit, Ardit Mallakaj
Theses and Dissertations
Pothuajse një pjesë e madhe e përsonave të cilët konsumojnë duhanpirjen, janë në ndikim të vazhdueshëm të ndotjes së ambientit si dhe janë të ekspozuar nga prania e gazit të radonit, radioterapis, rrezatimit jonizues, rrezikohen për shfaqien e kancerit të mushkërive. Kjo bënë që numri i të sëmurëve me kancer të mushkërive të rritet brenda vitit.
Qëllimi i këtij punimi është të njohim kancerin e mushkërive si sëmundje dhe të nihemi me shkaktarët, klasifikimin e tijë, trajtimin dhe parandalimin.
Subjekt i këtij punimi është incidenca dhe prevalenca e kancerit të mushkërive në regjionin e Prizrenit, për dy vite 2017-2018.
Numri …
Depresioni Tek Adoleshentët, Shkaqet Dhe Roli I Infermierës, Anduena Fazlija
Depresioni Tek Adoleshentët, Shkaqet Dhe Roli I Infermierës, Anduena Fazlija
Theses and Dissertations
Shëndeti i çdo pacienti ёshtё gjëja primare që çdo infermier duhet ta ketë parasysh dhe tё tregojë njё kujdes tё veçantë.
Unё si studente e degës sё infermierisë dëshiroj qё ta trajtoj kёtё çështje sa tё bukur po aq edhe delikate për tё zgjeruar njohurit e mia si dhe tu tregoj se cilat duhet tё jenë parimet bazё qё çdo infermier duhet t’i pёrmbush, njohjes se faktoreve qe shkaktojne stresin, depresionin si zhvillohet, si mund ta trajtojme dhe ta parandalojme ate, grupet e depresionit etj.
Çdo jetё njerёzore ёshtё e rёndёsishme dhe ёshtё shumë çështje jetike pёr tё treguar njё …
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Gastrit, Diellëza Buja
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Gastrit, Diellëza Buja
Theses and Dissertations
Ky punim është realizuar me qëllim që të dihet më tepër për fushën e gastroenterologjisë saktësisht gastritin, për mënyrën se si shkaktohet, cilat janë moshat më të prekura si dhe për mënyrën se si mjekohet .Lexuesit mund të informohen rreth sëmundjes së gastriti akut si dhe atij kronik. Ky punim është bërë në kolegjin ‘UBT‘ Programi Infermieri si dhe ne bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK në Prishtinë, ku të dhënat për numrin e pacientëve janë marrë nga Klinika e Gastroenterologjisë.
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Osteoporozë, Anita Vllasaliu
Kujdesi Infermieror Tek Të Sëmurët Me Osteoporozë, Anita Vllasaliu
Theses and Dissertations
Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane.
Kjo sëmundje është duke u rritur çdo ditë dhe më shumë, si në vendet e zhvilluara ashtu dhe në vendet në zhvillim siç është Kosova. Osteoporoza gjithnjë e më shumë po bëhet një epidemi globale.
Aktualishtë është vlerësuar se më shumë se 200 milion njerëz vuajnë nga osteoporoza. Sipas statistikave të fundit nga Fondacioni Ndërkombëtar i Osteoporozës, në të gjithë botën, 1 në 3 gra mbi moshën 50 vjeç dhe 1 në …
Roli I Infermierës Te Pacientët Me Fraktura Të Gjymtyrëve Të Sipërme, Ageta Arifi
Roli I Infermierës Te Pacientët Me Fraktura Të Gjymtyrëve Të Sipërme, Ageta Arifi
Theses and Dissertations
Hyrje - Fraktura është ndërprerje e plotë e kontinuitetit të kockës e cila më së shpeshti paraqitet me veprimin e forcës së jashtme. Shfaqen si pasojë e rrezimeve, goditjeve, aksidenteve. Qëllimi i punimit është të tregohet rëndësia dhe roli i infermierëve në kujdesin e pacientëve me fraktura të gjymtyrëve të sipërme.
Metodologjia - Punimi analizon në mënyrë retrospektive pacientët e trajtuar me fraktura të gjymtyëve të sipërme në Klinikën e Kirurgjisë Ortopedike, QKUK në Prishtinë, gjatë periudhës 2016-2018.
Rezultatet - Të dhënat (statistikat) na tregojnë se numri më i madh i rasteve sipas anatomisë është me fraktura të humerusit me …
Depresioni Tek Tëmoshuarit; Terapia E Rekomanduar, Fortesa Hoxha
Depresioni Tek Tëmoshuarit; Terapia E Rekomanduar, Fortesa Hoxha
Theses and Dissertations
Arsyeja pse une e kam marrë këtë tëmë për studim është fakti se shumë persona të moshuar preken nga sëmundja e depresionit,Kjo temë na mundëson që të marrim më shumë njohuri lidhur me pacientët e moshuar me depresion po njëherit dhe qfarë terapie përdorin që tu a lehtësoj simptomat e kësaj sëmundje, qfar shkakton depresioni tek të moshuarit,lloji tij,nga cilët faktorë shkaktohet etj.
Problemet shëndetësore me të cilat,përballet mosha e tretë në vendin tonë gjate viteve të fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme.Ndër komplikacionet më të shpeshta janë sëmundjet kardiovaskulare,problemet me shëndetin mendor,ato kockore për të cilat nëse tregohet kujdesi …
Kujdesi Infermieror Për Fëmijet Me Autizëm Dhe Qasja E Infermierit Në Menaxhimin E Barnave, Dia Balidemaj
Kujdesi Infermieror Për Fëmijet Me Autizëm Dhe Qasja E Infermierit Në Menaxhimin E Barnave, Dia Balidemaj
Theses and Dissertations
Diagnostikimi i fëmijës me autizëm është një përvojë mjaft e rëndë si për prindërit ashtu edhe për familjen në tërsi. Qëllimi i këti hulumtimi ishte eksplorimi i kushteve, njohja me punën që bëjnë puntorët shëndetsor dhe menaxhimin e terapisë që ata kryejnë brenda një shoqate të autizmit. Përkundrejt sfidave dhe përvojave të rënda që prindërit dhe puntorët shëndetsor ballafaqohen përgjat punes me këta fëmijë, perdorimi i planeve adekuate për punen e kujdesit për këta fëmijë është një ndihmes shumë e madhe në arritjen e objektivave të cilat lidhen me arsimimin dhe integrimin social të tyre.
Një qëllimi tjetër i këtij …
Diabeti Te Gratë Shtatzëna, Elsa Etemi
Diabeti Te Gratë Shtatzëna, Elsa Etemi
Theses and Dissertations
Diabeti Mellitus është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline.
Diabet në shtatzëni quhet diabeti që fillon gjatë shtatzënisë, zbulohet për herë të parë gjatë shtatzënisë ose kur kemi të bëjmë me një të sëmurë diabetike që mbetet shtatzënë. Mënyra e të jetuarit ndikon në përmirësimin e vështirësive që kjo gjendje sjellë, po ashtu edhe vetëdijësimi i grave shtatzëna është shumë i rëndësishëm.
Qëllimi i këtij hulumtimi është njohja me diabetin në shtatzëni, komplikimet që sjellë kjo gjendje, si të kujdesemi për mënyrat e jetesës, si dhe sa është e …
Abrupcioni I Placentës Dhe Përfundimi Peripartal, Diellëza Rashica
Abrupcioni I Placentës Dhe Përfundimi Peripartal, Diellëza Rashica
Theses and Dissertations
Hyrja Abrupcioni placentar apo shkolitja e parakohëshme e palacentës është një nga komplikimet e rënda të barrës që kërcënon jetën e nënës dhe të frytit, shfaqet si pasojë e shkëputjes së placentës nga mitra pjesërisht ose plotësisht para lindjes. Paraqitet më së shpeshti në tre mujorin e tretë, dhe ndodhë përafërsisht në 1% të shtatëzanive. Qëllimi Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është të grumbullohen të gjitha rastet me abrupcion placentar që janë trajtuar në KOGJ QKUK Prishtinë, në periudhën 01.01.19 – 30.06.19, të gjendet incidenca e rasteve me abrupcion placentar, mosha e grave në raport me abrupcion, pariteti, javët gestancionale, …
Perdorimi I Barnave Beta Bllokatorë Tek Moshat E Vjetra Në Kosovë, Fatjon Gjonbalaj
Perdorimi I Barnave Beta Bllokatorë Tek Moshat E Vjetra Në Kosovë, Fatjon Gjonbalaj
Theses and Dissertations
Me plakjën e popullsisë pasojnë një varg ndryshimësh, ndër të cilat sëmundjet e sistemit kardioaskular janë ndër shkaqet me të mëdha të vdekjës se popullsisë. Ndryshimet në fiziologjinë kardiovaskulare rezultojnë me efekte si dhe reagim ndaj trajtimeve te tyre. Hulumtimi është bërë me qëllim që të kuptojmë më mire problemet me sëmundjet kardiovaskulare dhe të dime se sa është i madh përdorimi i barnave β - bllokatorë,kryesisht tek moshat e vjetra. Gjatë këtij hulumtimi ne kemi parë që mosha e vjetër është mosha e cila dominonte në përdorimin e barnave β - bllokatorë. Në hulumtimin tim do të njoftoheni me …
Kujdesi Infermieror Tepacientët Me Infarkt Akut Të Miokardit, Hana Kërleshi
Kujdesi Infermieror Tepacientët Me Infarkt Akut Të Miokardit, Hana Kërleshi
Theses and Dissertations
Infarkti i miokardit është një sëmundje kërcënuese për jetën që ndikon në dimensionet fizike, psikologjike dhe sociale të individit. Mënyra e gabuar e jetesës është një nga shkaqet e kësaj sëmundje. Hartimi dhe implementimi i protokollit të ndërhyrjeve infermierore për pacientët me Infarkt Akut të Miokardit mund të jetë një nga hapat e rëndësishëm dhe thelbësor në përmirësimin e rezultateve të pacientëve me Infarkt të Miokardit.Modeli i kujdesit në Njësisë Koronare ka ndryshuar, lirimi i hershëm nga spitali është një kërkesë e rëndësishme. Hulumtimi ka treguar se menaxhimi i pacientëve me infarkt akut të miokardit, duke aplikuar procedurat sipas procesit …
Kanceri I Gjirit Dhe Kujdesi Infermieror, Fatjeta Shashivaraj
Kanceri I Gjirit Dhe Kujdesi Infermieror, Fatjeta Shashivaraj
Theses and Dissertations
Gjinjtë, të njohur edhe si gjëndrat mamare, janë të pranishme si te meshkujt, ashtu edhe te femrat, por rëndomë rriten vetëm te femrat.
Qëllimi i punimit: është të paraqesim të dhënat mbi kancerin e gjirit, duke bërë rishikimin e literaturës.
Të dhëna të përgjithëshme:
Kanceri është sëmundje e shpeshtë me një risk jetësor mbi 1 në 3. Nga të gjithë kanceret e diagnostikuar, kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te femrat, duke përbërë rreth 31% të të gjitha rasteve të reja. Edhe pse duket se incidenca e kancerit të gjirit shënon rritje, shkalla e mortalitetit shënon rënie. …
Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Karcinomë Të Lëkurës, Gentijana Hasani
Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Karcinomë Të Lëkurës, Gentijana Hasani
Theses and Dissertations
Hyrje: Karcinoma e lëkurës është më e shpeshta nga të gjithë malignomat e patologjisë humane e cila mund të jetë me natyrë beninje ose malinje. Qëllimi i punimit është të tregohet rëndesia e rolit të infermierës në kujdesin e pacienteve më kancer të lëkures.
Metodologjia:Studimi analizon të dhënat e pacienteve të trajtuar në Kliniken e Kirurgjisë Plastike në Prishtinë. Janë përdorur protokollet e shenimeve të pacienteve gjatë përiudhes kohore Janar-Qërshor 2017-2019
Rezultatet:Numri më i madh i rasteve sipas patologjisë është të mëshkujt më karcinomë bazocelulare pastaj dy llojet tjera të karcinomave,Te numri i rasteve sipas grupmoshës është mosha 61-80 vjeç …
Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet, Kadri Shashivaraj
Kujdesi Infermieror Tek Pacientet Me Diabet, Kadri Shashivaraj
Theses and Dissertations
Tema ‘’KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTET ME DIABET’’ , punuar nga Kadri
Shashivaraj.
Hartimi i kësaj teme është bërë në Kolegjin UBT, Fakulteti I Infermieris, në bashkpunim me Qendren Kryesore te Mjeksis Familjare.
Perdorimi I Opioideve Ne Kujdesin Paliativ Infermieror Dhe Menaxhimi I Efekteve Anesore, Miranda Thaqi
Perdorimi I Opioideve Ne Kujdesin Paliativ Infermieror Dhe Menaxhimi I Efekteve Anesore, Miranda Thaqi
Theses and Dissertations
Kujdesi paliativ u përgjigjet nevojave fizike, psikologjike dhe shpirtërore që shoqërojnë sëmundjen e avancuar. Kujdesi paliativ përfshin elementët thelbësorë të mëposhëm: kontrollin e simptomave, mbështetjen psikologjike, shpirtërore dhe emocionale, mbështetjen e familjes, mbështetjen gjatë periudhës së zisë. Kujdesi paliativ është një pjesë vitale përbërëse e shërbimeve shëndetësore. Strategjite shëndetësore kombëtare duhet të sigurojnë zhvillimin dhe funksionimin e tij. Çdo personi që ka nevojë për kujdes paliativ duhet t'i krijohet mundësia të përfitojë nga shërbimet e tij pa vonesë, në një mjedis që i përshtatet nevojave dhe preferencave të tij/saj. Kujdesi paliativ ka si objektiv arritjen dhe ruajtjen e cilësisë sa …
Perdorimi I Benzodiazepinave Ne Regjionin E Gjilanit, Liridona Thaqi
Perdorimi I Benzodiazepinave Ne Regjionin E Gjilanit, Liridona Thaqi
Theses and Dissertations
Benzodiazepinat janë barnat anksiolitike dhe sedative-hipnotike më të përdorura sot.Benzodiazepinat me potencë të ulët dhe të mesme fillimishy u prezantuan për trajtimin e pajumësisë dhe ankthit. Veprimet e tyre terapeutike si anksiolitikë, hipnotikë qetësues, antikonvulsantë dhe relaksues të muskujve (me toksicitetin e tyre të ulët) kanë bërë te mundur që këto barna të përdoren si trajtime të linjës së parë, dhe ato janë bërë një nga klasat më të përshkruara të barnave. Përdorime të reja terapeutike të benzodiazepinave u zbuluan me futjen e benzodiazepinave me potencë të lartë (p.sh, alprazolam, clonazepam, lorazepam). Këto u zbuluan se ishin efektiv në trajtimin …
Niveli I Kënaqshmërisë Në Punë Te Infermierët E Qkmf-Së Në Rahovec, Zehra Shtavica
Niveli I Kënaqshmërisë Në Punë Te Infermierët E Qkmf-Së Në Rahovec, Zehra Shtavica
Theses and Dissertations
Kënaqësia e punës është një nga fenomenet më të hulumtuara në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe sjelljes organizative. Zakonisht përkufizohet si një "gjendje emocionale e pëlqyeshme ose pozitive që vjen si rezultat i vlerësimit të një vendi të punës ose përvojave të punës" (Schneider, 1975). Strukturat e vendit të punës mund të mbështesin infermierët që të jenë më të shëndetshëm, të ulin nivelin e stresit dhe rrisin angazhimin dhe kënaqësinë në punë, dhe gjithashtu të përmirësojë organizimin dhe rezultatet e pacientit (Wagner et al. 2010).
Synimi kryesor i këtij hulumtimi është të shikohet niveli i kënaqshmërisë me vendin …
Kujdesi Infermieror Tek Anomalitë Kongenitale Të Kokës, Zana Zeqiri
Kujdesi Infermieror Tek Anomalitë Kongenitale Të Kokës, Zana Zeqiri
Theses and Dissertations
Anomalitë kongjenitale njihen gjithashtu si defekte të lindjes, çrregullime kongjenitale ose keqformime kongjenitale. Anomalitë kongjenitale mund të përcaktohen si anomali strukturore ose funksionale (për shembull, çrregullime metabolike) që ndodhin gjatë jetës intrauterine dhe që mund të identifikohen prenatale, gjatë lindjes, ose ndonjëherë mund të zbulohen vetëm më vonë në foshnjëri, siç janë defektet e dëgjimit.
Me fjalë të thjeshta, kongjenitale i referohet ekzistencës gjatë ose para lindjes.Megjithëse afërsisht 50% e të gjitha anomalive kongjenitale nuk mund të lidhen me një shkak specifik, ekzistojnë disa shkaqe të njohura gjenetike, mjedisore dhe të tjera ose faktorë rreziku.Gjenet luajnë një rol të rëndësishëm …
Lindja E Parakohshme Dhe Përfundimi Peripartal, Natyra Obërtinca
Lindja E Parakohshme Dhe Përfundimi Peripartal, Natyra Obërtinca
Theses and Dissertations
Organizata Botërore e Shëndetësisë definon lindjen e parakohshme si lindje para përfundimit të javës të 37 gestacionale ose më pak se 259 ditë nga data e parë e ciklit menstrual të fundit të gruas.
Qëllimi
Qëllimi kryesor i këtij hulutimi është gjetja e numrit të lindjeve të parakohshme në KOGJ, QKUK gjatë periudhës 01.01.2019 - 31.03.2019, RPM në raport me grupmoshën e nënës, RPM në raport me paritetin, RPM në raport me peshën e lindjes, Apgar score në minutën e parë pas lindjes, Apgar score në minutën e pestë pas lindjes, statusin e nënës dhe cila gjini ka incidencë më …
Niveli I Njohurive Të Lehonave Të Trajtuara Në Spitalin E Pejës, Rreth Rëndësisë Së Gjidhënies, Vatra Hajdini
Niveli I Njohurive Të Lehonave Të Trajtuara Në Spitalin E Pejës, Rreth Rëndësisë Së Gjidhënies, Vatra Hajdini
Theses and Dissertations
Qumështi i gjirit posedon të gjitha lëndët ushqyese që foshnjat kanë nevojë për shëndet të mirë dhe rritje. Ushqyerja me gji nuk nënkupton vetëm ushqimin e fëmiut por edhe ndjenjën e mbrojtjes, sigurisë, dashurisë dhe stimulimin social te vazhdueshëm tek fëmiu, i cili ushqehet me gjirin e nënës, me ç’rast mendohet se këta faktorë ndikojnë në zhvillimin psikologjik të shëndoshë të fëmiut. Në vitin 1991 OBSH, UNICEFI, e kompletojnë programin e vet për promovimin e gjidhënies me programin, “Spitali mik i foshnjës” dhe përkrahin 10 hapat e parë për gjidhënie të suksesshme. Lexuesit, nënat e reja ,dhe nënat me lindje …
Njohuritë E Adoleshentëve Për Infeksionet Seksualisht Transmisive, Valdete Neziri
Njohuritë E Adoleshentëve Për Infeksionet Seksualisht Transmisive, Valdete Neziri
Theses and Dissertations
HYRJE: Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) janë një grup i madh i sëmundjeve infektive që shoqërohen me etiologji të ndryshme (bakteret, klamidia, mikoplazma, kërpudhat, viruset, protozoaret), dhe karakterizohen nga transmetimi seksual i tyre dhe vendndodhja gjenitale. Rreziku i komplikimeve të rënda dhe roli i tyre në rritjen e rrezikut të transmetimit të virusit të imunitetit njerëzor (HIV) i bëjnë SST-të një problem shoqëror në të gjithë botën. Në fakt, disa studime demonstruan një lidhje të fortë midis SST-ve ulcerative dhe jo-ulcerative dhe infeksionit HIV në mënyrë që të ketë prova të qarta që SST-të konvencionale rrisin mundësinë e transmetimit të …