Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Food Science Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 1 - 10 of 10

Full-Text Articles in Food Science

Burimet Natyrore Të Antioksidantëve Dhe Rëndësia E Tyre Në Dietën Ushqimore, Hatixhe Piraj Aug 2021

Burimet Natyrore Të Antioksidantëve Dhe Rëndësia E Tyre Në Dietën Ushqimore, Hatixhe Piraj

Theses and Dissertations

Marrja e ushqimit si nga ana sasiore dhe cilësore ndikojnë në statusin e të ushqyerit,shëndetit ashtu edhe në mirëqenien e përgjithshme të individëve.Prandaj, për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, sasi të mjaftueshme të të gjithë ushqyesve thelbësorë duhet të përfshihen në dietën tonë që nga foshnjëria deri në moshën e vjetër.

Fraza ‘ne jemi çfarë hamë’ tregon me vend që përbërja e trupit tonë varet kryesisht nga dieta jonë. Asnjë ushqim i vetëm nuk është në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat tona ushqyese. Dieta jonë duhet të jetë e ekuilibruar mirë nga pikëpamja ushqimore dhe duhet …


Tiparet Biomorfologjike Në Lipjan Dhe Struktura Gjenetike E Tyre, Albulena Tasholli Jul 2021

Tiparet Biomorfologjike Në Lipjan Dhe Struktura Gjenetike E Tyre, Albulena Tasholli

Theses and Dissertations

Për të vërejtur përhapjen e cilësive biomorfologjike në komunën e Lipjanit, kemi marr

mostrat nga komuna e Lipjanit si dhe nga fshatrat e Lipjanit si: Gadime, Janjevë, Shalë.

Këto cilësi janë grumbulluar duke bërë intervistimin e familjeve në qytetin e Lipjanit dhe fshatrat e përmendura.

Si cilësi biomorfologjike të përfshira në këtë studim janë: Sy zi ose kaltër, lobi i veshit i lirë ose i ngjitur, gjuhë e tubosur ose jo e tubosur, krahu i majtë mbi të djathtin ose i djathti mbi të majtin, gishti i djathtë i madh i dorës mbi të majtin dhe anasjelltas, gishti tregues më …


Zbulimi I Baktereve Listeria Monocytogenes Në Mostrat E Qumështit Në Rajonin E Prizrenit Sipas Metodës “Hytech Slide”, Vlera Dorambari Jun 2021

Zbulimi I Baktereve Listeria Monocytogenes Në Mostrat E Qumështit Në Rajonin E Prizrenit Sipas Metodës “Hytech Slide”, Vlera Dorambari

Theses and Dissertations

Në këtë studim, prania dhe prevalenca e Listeria monocytogenes u hetua në 10 mostrat e qumështit të lopës së papërpunuar të blerë nga tregjet e rrugëve në qendër të Prizrenit. Prania e L. monocitogjenes u zbulua duke përdorur metodën e Hytech Slide në L. monocitogjene u zbulua në 80% (8/10) të 10 mostrave të qumështit të analizuara.

Rezultatet e hulumtimit zbuluan se qumështi i papërpunuar i shitur në tregjet e rrugëve në qendër të Prizrenit mund të jetë burim i ndotjes me L. monocitogjene dhe të paraqesë një kërcënim të mundshëm për shëndetin publik.


Ndikimi I Proceseve Termike Nё Produktin Pёrfudimtar Tё Lёngut Tё Mollёs, Arlinda Kqiku Feb 2021

Ndikimi I Proceseve Termike Nё Produktin Pёrfudimtar Tё Lёngut Tё Mollёs, Arlinda Kqiku

Theses and Dissertations

Cilësia e produktit dhe shqetësimi i sigurisë së ushqimit ka promovuar zhvillimin e metodave të ndryshme të përpunimit termik ku aktivitetet biologjike dhe kimike duhet të vihen nën kontroll dhe kjo zakonisht sigurohet nga përpunimi tradicional termik për të prodhuar lëng perfudimtar të mollës. Sidoqoftë, lartësia e temperaturës së aplikuar ka një ndikim negativ në parametrat e rëndësishëm të cilat janë: ngjyra e ushqimit, vlera ushqyese, karakteristikat ndijore dhe aroma. Prandaj, ky studim ka për qëllim, angazhimin në përpjekjen për të marrë parametrat e cilësisë dhe vlerat ushqyese të produktit të lëngut të mollës me më pak devijim. Për këtë …


Pёrcaktimi I Laktozёs Nё Qumёshtin E Disa Kafshёve Vendore, Kaltrina Elezi Feb 2021

Pёrcaktimi I Laktozёs Nё Qumёshtin E Disa Kafshёve Vendore, Kaltrina Elezi

Theses and Dissertations

Laktoza e qumështit shërben si burim kryesor i energjisë tek fëmijët në gji dhe foshnjat si dhe shërben si burim i makromolekulave për funksionimin e sistemit nervor, ushtron efekte të formësimit të mikroflorës së dobishme në zorrë, mbështet funksionin imunitar dhe lehtëson thithjen e mineraleve. Dobitë nga qumështi, veçanësisht produktet nga qumështi siç janë kosi dhe djathi i deleve dhe dhive janë të padiskutuara për njerëzit e moshave të rritura deri në pleqëri, veçanërisht për personat me probleme të keq tretjes së laktozës, pasi që këto produkte nuk përmbajnë ose përmbajnë fare pak laktozë.

Duke hipotezuar që për prodhimin e …


Roli I Kripës Dhe Roli I Pjekjes Në Bukën Artizanale, Donjeta Bajrami Feb 2021

Roli I Kripës Dhe Roli I Pjekjes Në Bukën Artizanale, Donjeta Bajrami

Theses and Dissertations

Konsumimi i produkteve me prejardhje mielli në vendin tonë ka pasur gjithmon interesim të madh, ku me kalimin e viteve kjo fushë është zgjeruar shumë duke futur në treg produkte të reja konditore. Buka artizanale me brum të thartë, është bukë e cila prodhohet me maja natyrale e bërë paraprakisht të paktën një javë para përdorimit dhe që ka një mënyrë të veqant të pjekjes. Buka artizanale njihet për vlerat ushqyese, andaj edhe qëllimi i këtij punimi ka qenë detektimi i furrave të cilat ende prodhojnë bukë artizane në komunën e Prishtinës dhe të përcaktohen analizat organoshqisore, fiziko-kimike, NaCl, poroziteti …


Vlerёsimi I Cilёsisё Nё Prodhimin E Chipsit “Vipa Chips”, Elbasane Sadiku Jan 2021

Vlerёsimi I Cilёsisё Nё Prodhimin E Chipsit “Vipa Chips”, Elbasane Sadiku

Theses and Dissertations

Patatja (Solanum tuberosum L.) është kultura e katërt më e rëndësishme e perimeve në botë si një kulturë ushqimore për konsum njerëzor. Patatet e kultivuara janë përhapur nga Amerika e Jugut ku kanë origjinën në 160 vende të botës. Konsumi i patateve të freskëta ka rënë ndërsa produktet e përpunuara të patates janë rritur në popullaritet. Ndërsa patatja bëhet element kryesor në dietat e e numrit në rritje të njerëzve, ndryshimet e vogla në përbërjen ushqyese të patates do të kenë ndikime të mëdha në shëndetin e popullatës. Patatja është një ushqim i pasur me karbohidrate, që siguron energji me …


Problemet Në Rritje Dhe Zhvillim Të Fëmijëve Në Institucionet Parashkollore Si Pasojë E Ushqyeshmërisë Jo Adekuate, Agon Begaj Jan 2021

Problemet Në Rritje Dhe Zhvillim Të Fëmijëve Në Institucionet Parashkollore Si Pasojë E Ushqyeshmërisë Jo Adekuate, Agon Begaj

Theses and Dissertations

Kequshqyerja tek fëmijët mund të shkaktojë zhvillim dhe rritje të dobët. Ushqyeshmëria adekuate është kyçe për shëndetin dhe zhvillimin e çdo gjenerate. Qëllimi i këtij hulumtimi është për të vlerësuar nivelin e nën-ushqyerjes dhe kequshqyerjes te fëmijët nën moshën 6 vjeçare në Republikën e Kosovës. Hulumtimi është kryer duke marrë për mostër 200 fëmijë në institucionet parashkollore publike dhe private. Instrumentet e përdorura për kryerjen e hulumtimit ishin: pyetësori socio-demografikë, matjet antropometrike duke përfshirë peshë dhe gjatësi, si dhe fleta kontrolluese për zhvillimin e fëmijëve. Rezultatet e arritura treguan se 59% të respodentëve kanë rritje dhe zhvillim mesatar, 20% ishin …


Parametrat Mikrobilogjik Të Djathit Në Rajonin E Prizrenit, Valentina Dani Jan 2021

Parametrat Mikrobilogjik Të Djathit Në Rajonin E Prizrenit, Valentina Dani

Theses and Dissertations

Djathi është një nga ushqimet kryesore në Republikën e Kosovës. Mikrooganizmat patogjen (Salmonella dhe Listeria monocytogenes) shumë lehtë mund të kontaminojnë dhe rikontaminojnë djathin nëse nuk zbatohen të gjitha masat e sigurisë gjatë gjithë zinxhirit ushqimor. Në këtë studim janë përzgjedhur për tu hulumtuar dy mikroorganizma që kanë patogjenitet të lartë (Salmonella dhe Listeria monocytogenes), nëse këta gjenden në ushqim kanë shkallë të lartë patogjeniteti, për rrjedhoj dëmtojnë konsumatorin dhe prodhuesin duke humbur besimin e konsumatorit. Mostrat janë marrë në periudha të ndryshme kohore dhe fatmirësisht në asnjë mostër nga pesë njësi mostra të anlizuar nuk janë gjetur Salmonella dhe …


Vlerësimi I Parametrave Fiziko-Kimik Të Qumështit Në Disa Pika Grumbulluese Në Komunën E Sharrit, Alban Halimi Jan 2021

Vlerësimi I Parametrave Fiziko-Kimik Të Qumështit Në Disa Pika Grumbulluese Në Komunën E Sharrit, Alban Halimi

Theses and Dissertations

Qumështi i cili prodhohet në fermat e qumështores Sharri është i kompletuar si në aspektin fizik, kimik ashtu dhe në aspektin organoleptik. Parametrat fiziko-kimik të qumështit kanë rëndësi të madhe në procesin e përpunimit të qumështit. Kontrolli i këtyre parametrave është pjësë e sigurisë ushqimore dhe përfshin proces tekonologjik si dhe lëndë shtesë të aprovuara nga standardi shtetëror. Me anë të paisjeve moderne kam hulumtuar në 4 pikat grumbulluese të qumështores Sharri. Për vlerësimin e këtyre parametrave kam kaluar një eksperiencë mjaftë të mirë dhe shumë të suksesshme në këtë qumështore me paisje dhe me anë të metodave të reja …