Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

University for Business and Technology in Kosovo

Discipline
Keyword
Publication Year
Publication
Publication Type
File Type

Articles 781 - 810 of 990

Full-Text Articles in Business

Pse I Nevojitet Bursa - Kosovës, Ismet Gosalci Oct 2014

Pse I Nevojitet Bursa - Kosovës, Ismet Gosalci

Theses and Dissertations

Punimi i diplomës “Pse i nevojitet bursa - Kosovës” kryesisht merret me arsyet se pse duhet të kemi Bursë në Kosovë, përparësitë e ekzistimit të saj, ku janë pengesat që nuk e kemi deri tani, në sa hapa dhe çfarë drejtimi duhet fokusuar procedurat e hapjes së saj ashtu që edhe Kosova të rangohet me vendet e rajonit që kanë Bursa të hapura, çka duhet ndërmarrë nga ana e aspektit Ligjor që ky hap i nevojshëm të ketë dyer të hapura në Kosovë. Dhe e gjithë kjo që ne si shoqëri të fokusohemi dhe të zhvillohemi gjatë këtij shekulli të …


Ndikimi I Inovacioneve Në Produktivitetin E Ndërmarrjeve, Sherif Gosalci Oct 2014

Ndikimi I Inovacioneve Në Produktivitetin E Ndërmarrjeve, Sherif Gosalci

Theses and Dissertations

Punimi i diplomës “ndikimi i inovacioneve në produktivitetin e ndërmarrjeve” fokusohet kryesisht në rolin dhe ndikimin e inovacioneve në ndërmarrësi, sidomos tani kur globalizmi dhe zhvillimet teknologjike kanë bërë që suksesi të varet nga një konkurrencë e jashtëzakonshme në betejën për mbijetesë ekonomike.

Sipas Schumpeter, procesi krijues i zhvillimit ekonomik mund të ndahet në tri faza të dallueshme: në shpikje; inovacione (komercializimit) dhe imitim. Sipas kësaj teorie, shpikja dhe inovacioni kërkojnë aftësi të posaçme. Bashkimi i tyre rritë mundësitë e komercializimit të suksesshëm.

Zhvillimi i hovshëm teknologjik ka bërë që inovacionet “të lehtësojnë” jetën e qytetarit çdo ditë e më …


Ndërtimi Dhe Rëndesia E Planit Të Marketingut Në Ndërmarrje, Saranda Shala Oct 2014

Ndërtimi Dhe Rëndesia E Planit Të Marketingut Në Ndërmarrje, Saranda Shala

Theses and Dissertations

Një punimi i Diplomës bachelor është një punim shkencorë, që ka një strukturë dhe një qëllim të caktuar përmes të cilit student edhe simbolikisht i përfundon studimet, në rastin tim studimet themelore.

Edhe unë jam përpjekur që në këtë punim ti përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore dhe që bashkë me një përmbajtje të plotë e bëjnë punimin sa më të plotë.

Në pjesën e parë jam përpjekur që të ofroj konceptet kyçe të marketingut në ndërmarrjet në ekonominë e tregut në Kosovë.

Më pas në vazhdim jam përpjekur të ofroj informata bazë lidhur me funksionet dhe strategjitë e marketingut …


Treguesit Bursore, Jeta Belallari Sep 2014

Treguesit Bursore, Jeta Belallari

Theses and Dissertations

Sot, lajmet e financës janë të mbushura me kryelajme dramatike të cdo lloj lëkundje të çmimit të aksionit, parashikimit të krizave, shkrirjes së korporatave të mëdha, rritjen e numrit të papunësisë, normës së infalcionit, normës së interesit.Të gjitha këto parashikime bëhen nga ekspert ekonomik që punojnë në kompani të ndryshme bursore.

Cdo ditë, bizneset blejnë dhe shesin miliona aksione.Numri më i madh i tyre tregtohet përmes bursave.Një bursë është një kompani performanca e të cilës është një formë e shkëmbimit e cila ofron shërbime për agjentët e aksioneve dhe tregtarët për të blerë ose shitur aksione, obligacione, dhe letra të …


Analiza E Pasqyrave Financiare, Shkumbin Rrecaj Sep 2014

Analiza E Pasqyrave Financiare, Shkumbin Rrecaj

Theses and Dissertations

Zhvillimi i aktivitetit ekonomik indërmarrjes Troftanë kushtet moderne të tregut iu ekspozohet rreziqeve të shumta. Për të siguruar kushtet e nevojshme për zhvillimin e kompanisë dhe mbijetesën e saj në treg është i domosdoshëm menaxhimi dhe organizimi i mirënë ndërmarrje,me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve të cilat paraqiten gjatë punës,prandaj për eliminimin e rreziqeve dhe zhvillimin e ndërmarrjes nevojiten informata specifike dhe të dobishme në kohën e duhur,të cilat informata sigurojnë menaxhmentin përndërmarrjen e veprimeve efikase. Shumica e këtij informacioni është krijuar në kontabilitet, dhe janë të paraqitura në pasqyrat financiare.Këto pasqyra financiare janë rezultati përfundimtar i procesit të kontabilitetit, …


Diferencat Kryesore Në Mes Të Us Gaap Dhe Ifrs, Qendrim Merovci Sep 2014

Diferencat Kryesore Në Mes Të Us Gaap Dhe Ifrs, Qendrim Merovci

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi eshte publikimi i diferencave kryesore qe ekzistojne ne mes te IFRS(International Financial Reporting Standards-Standardet Nderkombetare te raportimit financiar) dhe ne mes te US GAAP(Generally Accepted Accounting Principles-Parimet e Pergjithshme te Pranuara te Kontabilitetit). Ne do te diskutojme vetem ne lidhje me disa diferenca kryesore jo me te gjitha pasi janë shume mirëpo me ato të cilat janë me të rëndësishme dhe janë hasur më së shpeshti ne praktikë.Konvergjenca është duke vazhduar te jete primare ne agjenden e te dy bordeve (FASB) dhe (IASB) pra diferencat e cekura ne kete studim jane ato me te …


Fondi Monetar Ndërkombëtar Dhe Banka Botërore Programet Për Përshtatje Strukturore, Petrit Mehmeti Sep 2014

Fondi Monetar Ndërkombëtar Dhe Banka Botërore Programet Për Përshtatje Strukturore, Petrit Mehmeti

Theses and Dissertations

Fondet financuese për vendet në zhvillim sot shoqërohen nga e ashtuquajtura "Programe për përshtatje strukturore" (SAPs) të imponuara nga FMN dhe Banka Botërore, që konsistojnë në reforma të politikave ekonomike për vendet që i’u nënshtrohen këtyre fondeve, në mënyrë që të jenë të ligjshëm për kredi. Ndikimi i këtyre “kredive rregulluese” janë kritikuar gjerësisht për shkak të efekteve negative të vërejtura.

Çështja kryesore që shtrohet në këtë punim është ajo se: A është Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore instrument që siguron një stabilitet ekonomiko-financiar në rrafshin global duke përfshirë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të shteteve sovrane.

Qëllimi i …


Remitancat, Drini Begu Aug 2014

Remitancat, Drini Begu

Theses and Dissertations

Në këtë kërkim është studiuar ndikimi i emigrimit dhe remitancave,remitancat luajne një rol mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së një vendi,Kosova është vend në tranzicion me një papunësi me norma më të larta në Evropë, prandaj këto investime janë jashtëzakonisht të nevojshme për vendin.Detyra themelore e shtetit në raport me ekonominë e cdo vendi është krijimi dhe mbarëvajtja e funksionimit të platformës ligjore dhe institucionale mbi të cilën zhvillohet aktiviteti ekonomik.

Rezultatet e anketave tregojnë se afërsisht 17% e kosovarëve jetojnë jashtë shtetit. Duke supozuar se popullata e përgjithshme (rezident dhe nga diaspora) është 2.5 milionë, atëherë vlerësohet …


Rëndësia E Komunikimit Në Menaxhimin E Personelit, Medlina Ademaj Aug 2014

Rëndësia E Komunikimit Në Menaxhimin E Personelit, Medlina Ademaj

Theses and Dissertations

Ky punim ka për qëllim të tregojë rolin dhe rëndësinë e komunikimit në menaxhimin e organizatave, me theks të veçantë në raportin midis udhëheqësve dhe vartësve.

Rëndësia e komunikimit qëndron në faktin se ai përdoret për të lehtësuar procesin e kryerjes së punëve të përditshme.

Trungu i këtij punimi sjell dëshmi dhe përvoja mbi linjëveprimin e aplikuar të komunikimit në disa organizata, të cilat janë të dallueshme mes vete për nga fushëveprimtaria, madhësia, karakteri dhe struktura e brendshme, të cilat aplikojnë komunikimin në mënyra të ndryshme. Kjo veçori i bën ato si raste ideale për ti krahasuar aty ku linjëveprimi …


Menaxhimi Strategjik Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Remzije Makolli Aug 2014

Menaxhimi Strategjik Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme Në Kosovë, Remzije Makolli

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi është që të shqyrtojë rëndësinë e ndërmarrjeve dhe aktiviteteve të menaxhimit strategjik në sektorin e NVM-ve në Kosovë. Studimi i referohet përvojës në hulumtimet e sipërmarrjes në sektorin e NVM-ve dhe zhvillimin e biznesit të vogël, veçanërisht në hartimin e veprimtarive strategjike të këtij sektori. (1)

Tema është zhvilluar, bazuar në literaturën e gjerë dhe praktikat e sektorit të zhvillimit të NVM-ve dhe rëndësisë së madhe të aktiviteteve strategjike në drejtim të rritjes ekonomike dhe pasurisë së firmave. Gjatë përgatitjes së këtij studimi janë përdorur një sërë metodash në kërkimin dhe studimin e zhvillimit të NVM-ve …


“Menaxhimi I Stoqeve Dhe Ndikimi I Tij Në Profitin E Kompanisë”, Donat Karaxha Jul 2014

“Menaxhimi I Stoqeve Dhe Ndikimi I Tij Në Profitin E Kompanisë”, Donat Karaxha

Theses and Dissertations

Inventari apo stoku, është një nga pjesët më kruciale të çdo biznesi të mirëfilltë, duke e pasur përsyshë që profiti është ai i cili bënë diferencë nga të ardhurat nga shitja dhe të ardhurat nga kosto e prodhimit. Tendenca për rritje të profitit paraqet nivelin e prodhimit i cili krijon diferencën më të madhe në mes të ardhurave totale dhe kostos totale. Nëse një kompani rrit profitin, atëherë krijon shpërblime për burimet më të larta te kompanitë.

Rëndësia e menaxhimit të mirëfilltë të stokut është esenciale për funksionimin e të gjitha organizatave dhe kompanive për arsye të shumës së parave …


“Menaxhimi I Stoqeve Dhe Ndikimi I Tij Në Profitin E Kompanisë”, Donat Karaxha Jul 2014

“Menaxhimi I Stoqeve Dhe Ndikimi I Tij Në Profitin E Kompanisë”, Donat Karaxha

Theses and Dissertations

Inventari apo stoku, është një nga pjesët më kruciale të çdo biznesi të mirëfilltë, duke e pasur përsyshë që profiti është ai i cili bënë diferencë nga të ardhurat nga shitja dhe të ardhurat nga kosto e prodhimit. Tendenca për rritje të profitit paraqet nivelin e prodhimit i cili krijon diferencën më të madhe në mes të ardhurave totale dhe kostos totale. Nëse një kompani rrit profitin, atëherë krijon shpërblime për burimet më të larta te kompanitë.

Rëndësia e menaxhimit të mirëfilltë të stokut është esenciale për funksionimin e të gjitha organizatave dhe kompanive për arsye të shumës së parave …


Menaxhimi I Procesit Të Prokurimit (Përparësitë Dhe Mangësitë), Alban Krasniqi Jul 2014

Menaxhimi I Procesit Të Prokurimit (Përparësitë Dhe Mangësitë), Alban Krasniqi

Theses and Dissertations

Prokurimi publik është një proces, që ka të bëjë me furnizimin me mallra, kryerjen e shërbimeve dhe ekzekutimin e punëve përmes shfrytëzimit të fondeve publike, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi mbi prokurimin publik.

Si menaxhohet procesi i prokurimit dhe cilat janë përparësitë dhe mangësitë e këtij procesi? Në kuadër të kësaj pyetjeje, si dhe pyetjeve tjera lidhur me menaxhimin e procesit të prokurimit, jemi përpjekur që në këtë punim t’i japim përgjigjet e duhura. Që përgjigjet të jenë më të plota, më profesionale dhe më shkencore kemi konsultuar literaturën bashkëkohore mbi prokurimin. Gjithashtu, për këtë punim kemi konsultuar …


Aplikimi I Auditimit Të Brendshëm Dhe Të Jashtëm Në Kosovë, Hikmete Veseli Jul 2014

Aplikimi I Auditimit Të Brendshëm Dhe Të Jashtëm Në Kosovë, Hikmete Veseli

Theses and Dissertations

Auditimi luan rol të rëndësishëm për çdo biznes i cili dëshiron të rris transparencën, besueshmërinë dhe rregullsinë, prandaj kjo është njëra nga arsyet e përzgjedhjes së temës së diplomës. Edhe pse Kosova është shtet i ri dhe në tranzicion me kushtet të cilat ishin të vështira në fillim, shteti ynë në bashkëpunim me vendet mike, ka filluar të bëj hapa të sigurt në aspektin e raportimit dhe kontrollit financiar.

Në këtë punim kam provuar të përshkruaj rëndësinë dhe rolin e Audimit si proces i filluar nga ndërkombëtarët të cilin duhet ta vazhdojmë me aplikimet praktike, llojet e auditimit elementet e …


Nartel Investment Plan 2012 – 2015, Shkumbin Hasani Jul 2014

Nartel Investment Plan 2012 – 2015, Shkumbin Hasani

Theses and Dissertations

This paper will study the Nartel Company Investment Plan 2012 through 2015. The paper will briefly define systems, project management and use of the systems in managing projects. The paper finally will study a case of an Investment Program Budget of the Organization based on their priorities, by approving and funding future projects, as well as monitor and control all projects that the Budget Organization of Nartel Company is implementing. The paper will examine a real life example and by doing that the paper will show advantages of the Investment Plan during the period of 2012 through 2015.


Intelegjenca Biznesore, Valbona Fejzullahu Jul 2014

Intelegjenca Biznesore, Valbona Fejzullahu

Theses and Dissertations

Qëllimi i temës është që të përshkruaj implementimin e Intelegjencës Biznesore në kompanie dhe korporata të ndryshme.

Suksesi i Intelegjencës Biznesore është ngushtë i ndërlidhur me kualitetin e marrëdhënieve në kompani si dhe me efikasitetin e proceseve brenda kompanisë. Kompanitë kërkojnë mënyra për t’i analizuar në mënyrë sa më efiçiente sasitë e mëdha të të dhënave që i kanë të mbledhura nga IT sistemet e tyre. Ato janë duke i aplikuar teknologjitë e reja nga Inteligjenca Biznesore që t’a analizojnë çdo aspekt të të dhënave për t’i kuptuar sjelljet e kompanisë dhe të ardhurat, qarkullimin dhe shpenzimet e kompanisë së …


Guerrilla Marketing, Anesa Ramaxhiku Jun 2014

Guerrilla Marketing, Anesa Ramaxhiku

Theses and Dissertations

This research was done for reaching results related to the use of Guerrilla Marketing in Kosovo. The objective of the research was to find out, how much the companies in general use Guerrilla Marketing, what are the benefits of using it, does it create brand awareness, while explaining why it is not yet very common in Kosovo.

In this study it was used a qualitative research technique. Three research propositions were made to analyze the effect of using Guerrilla Marketing and its usage in Kosovo. The first research question aims to find out rather guerrilla marketing gains profits for companies. …


Tregjet E Parasë, Pleurat Hoti Jun 2014

Tregjet E Parasë, Pleurat Hoti

Theses and Dissertations

Nevoja per nje treg te parave lind per shkak se te hyrat e njesive ekonomike nuk perputhen me shpenzimet e tyre. Keto njesi mund te mbajne bilancet e parave - qe perfshine bilance te transaksioneve ne forme monetare, depozitave me kerkese, ose llogarite me urdher pagese dhe terheqje - per te siguruar qe shpenzimet e planifikuara mund te mbahen ne menyre te pavarur nga parate e gatshme te arketuara.

Qellimi kryesor i tregjeve financiare eshte transferimi i fondeve nga huadhenesit tek huamarresit. Pjesemarresit e tregut financiar zakonisht bejne dallimin ne mes te "tregut te kapitalit" dhe "tregut te parase", me …


Kujdesi Ndaj Konsumatorit Në Kompanitë Publike Dhe Private - Dallimet Dhe Ngjashmerite Ne Sektorin Publik Dhe Privat, Ylli Krasniqi Jun 2014

Kujdesi Ndaj Konsumatorit Në Kompanitë Publike Dhe Private - Dallimet Dhe Ngjashmerite Ne Sektorin Publik Dhe Privat, Ylli Krasniqi

Theses and Dissertations

Duke u nisur nga fakti që klienti është faktori më i rëndësishëm i cdo biznesi qoftë ai publik apo privat, në disa institucione në Kosovë kjo mbetet ende sfida më e madhe tani për tani. Ky material është studim mbi ndikimin e përkujdesit ndaj konsumatorit në institucionet publike dhe ato private. Nga ky studim del se rëndësi më të madhe ndaj klientëve i japin institucione private se ato shoqërore, edhe pse nga ky aspekt mund të themi që institucionet shoqerore e kanë me te rregulluar cështjen e rëndesisë së konsumatorit përmes të politikave institucionale, kodeve të ndryshme (kodi I etikës) …


Menaxhimi I Burimeve Njerëzore: Statistika Të Zgjedhura Mbi Sektorin Financiar, Bekim Makolli May 2014

Menaxhimi I Burimeve Njerëzore: Statistika Të Zgjedhura Mbi Sektorin Financiar, Bekim Makolli

Theses and Dissertations

Koncepti i propozuar për planifikimin e BNJ është standard, mirëpo besoj se mund të jetë i vlefshëm dhe aplikativ edhe për ndërmarrjet tjera në Kosovë. Planifikimi i mirë i burimeve njerëzore në ndërmarrje është çelësi kryesor i suksesit në zhvillimin e sigurt të ndërmarrjes në të ardhmen.Bazuar në zhvillimet dhe ngjarjet të cilën bota ka pasur gjatë këtyre viteve të fundit e që janë të lidhura me Sistemin Financiar, mjaftoj të jetë një motiv për mua që të shtjelloj si pjese për temë diplome. Kjo temë nëse shtjellohet si tersi kërkon një hulumtim të gjerë për të gjitha indikatorët të …


Korrelacioni Dhe Regresioni: Analiza E Ndërlidhjeve Në Mes Të Remitancave Dhe Depozitave Në Bankat Komerciale, Arbënora Maliqaj Apr 2014

Korrelacioni Dhe Regresioni: Analiza E Ndërlidhjeve Në Mes Të Remitancave Dhe Depozitave Në Bankat Komerciale, Arbënora Maliqaj

Theses and Dissertations

Meqë është parashikuar që remitancat e dërguara nga emigrantët kanë ndikim në depozitat në Kosovë, atëhere kemi vendosur të bëjmë një analizë satistikore e cila do të tregoj rezultate më të sakta dhe të besueshme se çdo konkludim tjetër teorik.

Në shumë situata në biznes, vërejtja e varshmërisë në mes të variablave është me rëndësi, në rastin e vendimmarrjes është e rëndësishme të identifikohet nëse ekziston varshmëri lineare në mes të dy variablave dhe nëse po të caktohet “fuqia” e saj.

Korrelacioni është teknikë statistikore që përdoret për matjen në mënyrë numerike të fuqisë (shkallës) së ndërlidhjes në mes të …


Performanca Dhe Siguria E Rrjetave Pa Tela Mesh, Alma Shehu Apr 2014

Performanca Dhe Siguria E Rrjetave Pa Tela Mesh, Alma Shehu

Theses and Dissertations

Ky punim synon të gjeje çështjet që mund të ndikojnë në perfomancen e Wireless Mesh Network. Nuk mund të mohojmë faktin që sot po përdoren shumë teknollogjit wireless, teknollogjia wireless mesh është një prej më të avancuarave dhe mund të shihet si teknollogji e së ardhmes. Në këtë punim do të shqyrtohen aspektet e sigurisë si dhe performanca e wireless mesh.

Punimi është ndarë në kategori të ndryshme për të shpjeguar më mirë strukturen primare të wireless mesh network. Performanca e rrjetit ka qenë gjithmonë një çështje kyce dhe besueshmeria është thelbi mbi cilësitë e rrjetit. Janë shqyrtuar protokolet e …


Remitancat, Liridon Rafuna Apr 2014

Remitancat, Liridon Rafuna

Theses and Dissertations

Në ketë punimë është paraqitur tema” Remitancat” dhe ndikimi i tyre në një mirqenje të qytetarve.Në vazhdimë do të gjeni të paraqitur në formë të studimitë që kam berë në lidhje mbi ketë element ketë faktorë shumë të rëndesishmëm të venditë tone.Fillimishtë kemi berë një pershkrim të shkurtër mbi remitancat si kontekstë pastaj kemi elaboruar të gjitha aspektet që kanë të bejnë me remitancat apo dergesat e emigranteve.Kemi bërë një pasqyrimë fillimishtë rreth familjeve apo profilitë të familjeve që pranojnë remitanca duke përmendur kështu perqindjen e familjeve apo zonave që pranojnë remitanca më së shumti,pastaj kemi kaluar tek qeshtjet apo …


Zhvillimi I Produkteve Të Reja, Egzon Maloku Apr 2014

Zhvillimi I Produkteve Të Reja, Egzon Maloku

Theses and Dissertations

Zhvillimi i produkteve të reja është një sfidë për ndërmarrjet prodhuese e cila kërkon hulumtime paraprake të tregut për të identifikuar nevojat, dëshirat dhe kërkesat konsumatore dhe për të plotësuar më pas ato përmes ofrimit në treg të produkteve të reja tërësisht apo duke modifikuar produktet ekzistuese përmes futjes së një linje të re në prodhim, ndërrim të madhësisë së ambalazhit apo modifike të tjera të cilat vlerëshohen nga konsumatori dhe të cilat shtyjnë konsumatorin për të blerë produktet e reja të cilat janë më ndryshe se sa produktet ekzistuese të deritashme në treg.

Ndërmarrja BONUS është novatore e zhvillimit …


Zhvillimi Ekonomik Ndikimi Dhe Rastet E Pastrimit Të Parave Në Kosovë, Shqipëri Dhe Maqedoni, Shyhrete Kunushefci Apr 2014

Zhvillimi Ekonomik Ndikimi Dhe Rastet E Pastrimit Të Parave Në Kosovë, Shqipëri Dhe Maqedoni, Shyhrete Kunushefci

Theses and Dissertations

Ky punim përmban mundësin që të njihemi me zhvillimin ekonomik, modelet e rritjes ekonomike dhe faktoret që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të një shteti

Çka është pastrimi i parave,cilat janë fazat,metodat, si ndikon pastrimi i parave në zhvillimin ekonomik etj.

Pastaj qfarë zhvillimi ekonomik kemi në Kosovë,Shqiperi dhe Maqedoni, sa raste të pastrimi të parave ndodhin në këto vende.

A është numri i rasteve të pastrimit të parave afersisht i njejt si në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni etj.

Në këtë punim kamë pëdrorur metoden deduktive dhe jam munduar që të shtjelloj këtë problem global , gjithashtu kamë perdorur burime të të …


Cikli I Zhvillimit Të Produktit, Herolind Dreshaj Mar 2014

Cikli I Zhvillimit Të Produktit, Herolind Dreshaj

Theses and Dissertations

Në këtë punim do të njiheni mbi ciklin e zhvillimit të produktit. Njëherësh, tema ngërthen në vehte definimin e ciklit të zhvillimit të produktit duke filluar nga: Zhvillimi i produktit, Futja e produktit (lançimit), Rritja e produktit, Pjekuria e produktit dhe Rënia e produktit.

Tema është punuar në pesë kapituj, duke përfshirë këtu edhe rastin e studimit dhe përfundimin. Shtjellimi i temës fillon me definimin e ciklit të zhvillimit të produktit. Kapitulli i dytë dhe i tretë i dedikohen parimeve bazë te ciklit te jetës së porduktit dhe Analizës së ciklit të jetës së produktit. Në kapitullin katër shtjellohet cikli …


Sistemi Për Menaxhimin E Cilësisë Dhe Sigurisë Ushqimore Në Ndёrmarrjet E Vogla Në Kosovë Rast I Studimit: Iso 22000 Në Flexograf Sh.P.K., Diana Salihu Mar 2014

Sistemi Për Menaxhimin E Cilësisë Dhe Sigurisë Ushqimore Në Ndёrmarrjet E Vogla Në Kosovë Rast I Studimit: Iso 22000 Në Flexograf Sh.P.K., Diana Salihu

Theses and Dissertations

Gjatë viteve të fundit, sistemi për zbatimin dhe çertifikimin e menaxhimit të sigurisë së ushqimit është rritur ndjeshëm në mbarë botën, duke reflektuar rëndësinë që kanë këto standarde për disa sektorë dhe aktivitete. Bazuar në rishikimin e literaturës që kam hasur unë, ekziston një numër i madh i projekteve kërkimore të kryera në këtë fushë. Ky punim reflekton në atë që ne besojmë se është kontributi kryesor që e karakterizon sigurinë ushqimore dhe miratimin e sistemeve të menaxhimit nga kompani të ndryshme në mbarë botën. Në mënyrë më të detajuar, qëllimi im është që të sigurojë fakte të bazuara në …


Krijimi I Ambientit Për Tërheqjen E Investimeve Në Nivel Lokal”Komuna E Kamenicës”, Lulzim Thaqi Mar 2014

Krijimi I Ambientit Për Tërheqjen E Investimeve Në Nivel Lokal”Komuna E Kamenicës”, Lulzim Thaqi

Theses and Dissertations

Zhvillimi ekonomik ka për qëllim të përmirësojë cilësinë dhe jetën socio-ekonomike të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarë. Gjithashtu ka për qëllim të sigurojë rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme duke krijuar kushtet e nevojshme për një rritje ekonomike afatgjate, duke ndikuar në ngritje të edukimit të fuqisë punëtore për t’i ngritur kapacitetet adekuate të zhvillimit. Duke nënkuptuar rolin e rendësishëm të krijimit të ambientit në nivel lokal është nënkuptuar që roli i komunës në këtë sferë është jashtzakonisht i rëndësishem sepse edhe vet shteti zhvillohet nga komuna. Komuna duhet të ketë nje rrol shumë aktiv me qytetarët e …


Tregu I Sigurimeve Në Kosovë, Merita Berisha Mar 2014

Tregu I Sigurimeve Në Kosovë, Merita Berisha

Theses and Dissertations

Vet fjala Sigurim në gjuhë të ndryshme përveq rëndësis së saj ekonomike , juridike ose teknike ka rëndësi edhe më të gjerë rëndësi të përgjithëshme e cila sipas kuptimit etimologjik shënon konceptin e sigurimit besimit në diqka , mbrojtjes , siguri , garanci. Për të menjanuar apo paksuar rreziqet apo kërcnimet shoqëria ka marrë një varg masash , që nga krijimi I fondeve të përbashkëta të ushqimeve apo sigurimit të jetës deri në krijimin e shoqërive aksionare të përbashkëta të specializuara të cilat ndajnë ndërmjet e tyre , rrezikun e humbjës , dëmtimit dhe pasigurisë në tërësi. Nisur nga këto …


Auditimi I Mbrendshem, Laurent Xhaferi Feb 2014

Auditimi I Mbrendshem, Laurent Xhaferi

Theses and Dissertations

No abstract provided.