Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®
- Discipline
-
- Physical Sciences and Mathematics (23)
- Engineering (21)
- Computer Sciences (17)
- Management Information Systems (14)
- Accounting (7)
-
- Advertising and Promotion Management (7)
- Agribusiness (7)
- Business Administration, Management, and Operations (7)
- Business Analytics (7)
- Business and Corporate Communications (7)
- E-Commerce (7)
- Entrepreneurial and Small Business Operations (7)
- Fashion Business (7)
- Finance and Financial Management (7)
- Human Resources Management (7)
- Marketing (7)
- Medicine and Health Sciences (7)
- Social and Behavioral Sciences (7)
- Architecture (6)
- Arts and Humanities (6)
- Business Intelligence (6)
- Business Law, Public Responsibility, and Ethics (6)
- Corporate Finance (6)
- Education (6)
- Law (6)
- Life Sciences (6)
- Nonprofit Administration and Management (6)
- Other Business (6)
- Performance Management (6)
- Keyword
-
- Kosovo (15)
- Albania (12)
- Management (10)
- Marketing (8)
- Inflation (7)
-
- Innovation (7)
- Performance (7)
- Risk (6)
- Economic development (5)
- Economic growth (5)
- Economy (5)
- Employment (5)
- GDP (5)
- Knowledge (5)
- Public administration (5)
- Tax evasion (5)
- Unemployment (5)
- Audit (4)
- Banking Sector (4)
- Business (4)
- Education (4)
- Entrepreneurship (4)
- Growth (4)
- Market (4)
- Motivation (4)
- Public sector (4)
- Quality (4)
- Society (4)
- Tourism (4)
- Tregu (4)
- Publication Year
- Publication
- Publication Type
- File Type
Articles 691 - 720 of 990
Full-Text Articles in Business
Roli I Menaxhmentit Financiar Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Me Shtetet Në Tranzicion, Drin Krasniqi
Roli I Menaxhmentit Financiar Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme Me Shtetet Në Tranzicion, Drin Krasniqi
Theses and Dissertations
Hulumtimi për këtë punim është realizuar gjatë vitit 2015 dhe fokusi ka qenë tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe studimore është vërejtur se cilat janë barrierat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Cili është trendi i krijimit të ndërmarrjeve të vogla në Kosovë. Ky dokument shpjegon se cilat janë burimet e investimeve që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë i përdorin për tu rritur dhe zhvilluar. Çfarë lloje të përgjegjësive kanë ndërmarrësit dhe gjithashtu në këtë dokument mund të gjeni një analizë rreth investimeve, menaxhimit të investimeve, burimeve të investimeve.
Roli …
Kostot Dhe Benefitet E Euroizimit Në Kosovë, Doruntina Mejzini
Kostot Dhe Benefitet E Euroizimit Në Kosovë, Doruntina Mejzini
Theses and Dissertations
Tema e diplomës është bazuar në shqyrtim të literaturës, metodologji, rezultatet nga të dhënat primare dhe sekondare, diskutime dhe përfundime. Është një punim i cili tenton të shpjegojë më mirë gjendjen e Kosovës në këto vitet e pasluftës, tek aktivitetet monetare dhe financiare. Fokusi kryesorë është pas vitit 2002 me ndryshimin e monëdhës nga marka gjermane në euro, nga kjo situate është shfaqur tema e euroizimit. Euroizimi është një temë mjaft komplekse nga e cila kuptojmë një vazhdimësi të pikëpamjeve mbi kursin e këmbimit. Mund të kemi në vitet në vijim një monedhë të përbashkët për një stabilitet makroekonomik të …
Trendët Ne Marketingun Digjital Dhe Shitjet Online (Rasti I Kosovës), Dina Demiri
Trendët Ne Marketingun Digjital Dhe Shitjet Online (Rasti I Kosovës), Dina Demiri
Theses and Dissertations
Ky punim diplome trajton marketingun digjital dhe shitjet online në Kosove. Arsyeja kryesore e zgjedhjes së kësaj teme është rritja e vrullshme dhe e paparashikuar e këtyre dy fenomeneve qe është duke ndodhur viteve të fundit. Ndërsa objektivat kryesore të cilat pretendohen të arritën me anë të këtij punimi janë: - Identifikimi i nivelit te përdorimit të marketingut digjital në Kosove si dhe sfidave me të cilat hasen kompanitë kosovare në këtë fushe - Identifikimi i nivelit te përdorimit të shitjeve online në Kosove, problemeve kryesore në këtë fushe si dhe qëndrimit të qytetareve ndaj kësaj mënyrë të tregtisë. Pas …
Përmirësimi I Ambientit Të Bërit Biznes Në Republiken E Kosovës, Egzon Shabani
Përmirësimi I Ambientit Të Bërit Biznes Në Republiken E Kosovës, Egzon Shabani
Theses and Dissertations
Qëllimi i këtij punimi është të kuptojmë gjendjen reale mbi klimën biznesore në Kosovë kushtet për të bërë biznes,barrierat, përparësit dhe mangësit,çka ofron shteti për investitorët sa janë të sigurta investimet në Kosovë, sa është duke i tërhequr Kosova investimet e huaja, sa është duke i stimuluar investitorët e huaj dhe ata vendor.Duke pasur parasysh klimen e favorshme biznesore, ambientin e qëndrueshëm makroekonomik dhe mundësitë e mira në sektorë të ndryshëm biznesor, Kosova mund të bëhet një vend atraktiv për të zhvilluar biznes.Mirëpo edhe pse Kosova ka klimë të favorshme ambient të qëndrueshëm dhe mundësi të mira në sektorë të …
Lidershipi Efektiv Dhe Inovacionet Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Juela Goga
Lidershipi Efektiv Dhe Inovacionet Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Juela Goga
Theses and Dissertations
Në këtë temë diplome trajtohet roli i udhëheqjes efektive dhe inovacionit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Fillimisht kemi një shqyrtim të literatures ku shpjegohet lidershipi efektiv, procesi i zhvillimit të tij, praktikat që ndikojnë në të, inovacionet, si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në këtë punim janë të paraqitura problemet që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme Kosovare hasin edhe më gjerë në implementimin e lidershipit efektiv dhe inovacioneve, gjithashtu në bazë të hulumtimeve primare dhe sekondare si dhe përdorimi i analizës multikritere do të tregojë se ku dhe pse kanë ngecje NVM-të Kosovare në lidership …
Kontrata Mbi Dhuratën Si Formë E Fitimit Të Së Drejtës Së Pronësisë, Kaltrina Rexhepaj
Kontrata Mbi Dhuratën Si Formë E Fitimit Të Së Drejtës Së Pronësisë, Kaltrina Rexhepaj
Theses and Dissertations
E drejta e pronësisë paraqet njërin ndër institutet juridike më të rëndësishme të së drejtës civile,respektivisht institutin juridik më të rëndësishëm të së drejtës sendore.Pronësia ,trajtohetjo vetëm si e drejtë mbi sendin,por edhe si marrëdhënie juridike-pronësore.
Për të kuptuar më mirë dhurimin është e nevojshme te shohim një trajtim juridik ne historinë e lindjes dhe zhvillimit te kontratës se dhurimit qe nga e drejta romake e deri me sot. E nisim nga e drejta romake-duke u bazuar ne atë qe e drejta jone civile bën pjesë në familjen romano-gjermanike(civil law), nga ku ajo merr bazat e ekzistencës se saj. Por …
Sistemi Për Menaxhimin E Biblotekës I Bazuar Në Ueb – Asp.Net Dhe Oracle Database, Kastriot Gashi
Sistemi Për Menaxhimin E Biblotekës I Bazuar Në Ueb – Asp.Net Dhe Oracle Database, Kastriot Gashi
Theses and Dissertations
Ky punim ka për synim ofrimin e një zgjidhjeje unike për realizimin e sistemit për menaxhimin e bibliotekës, duke arritur këtë përmes ofrimit të një ndërfaqeje të ueb-it si produkt përfundimtar. Në aspektin teknik përdoren teknikat e avancuara të programimit të orientuar në objekte (OOP), siç janë trashëgimia dhe polimorfizmi. Kjo praktike përcillet përgjithësisht si në nivelin e bazës së të dhënave në Oracle, ashtu edhe në nivelin e programimit në kornizën .NET. Përveç principeve të programimit OOP, përdoren edhe modelet e praktikave të mira në lëmin e arkitekturës softuerike siç janë: enkapsulimi, shtresëzimi dhe repository. Projekti përgjithësisht përbëhet nga: …
Investimet Në Sektorin E Arsimit Në Kosovë, Aida Dibra
Investimet Në Sektorin E Arsimit Në Kosovë, Aida Dibra
Theses and Dissertations
Arsimi përfaqëson fushëveprimin parësore të zhvillimeve shoqërore, politike dhe ekonomike të çdo vendi. Sektori i arsimit përbën mundësinë kryesore të çdo shoqërie për t’u zhvilluar ekonomikisht dhe për t’u emancipuar në rrjedhat kulturore dhe politike. Një vend i cili dëshiron të jetë konkurrent ekonomikisht, ai vend duhet të ketë sekretin e arsimit teje të zhvilluar. Pasuria më e rëndësishme në shoqëritë bashkëkohore konsiderohet Arsimi.
Kosova ende nuk e ka të qartë arsimimin i cili është një sektor shumë i rëndësishëm për zhvillim. Nëse marrim parasysh skemën buxhetore të Qeverisë së Kosovë për këtë sektor, shihet qartazi se arsimi në Kosovës …
Benifitet E Auditimit Të Jashtem Dhe Auditimit Të Brendshëm, Donjeta Imeri
Benifitet E Auditimit Të Jashtem Dhe Auditimit Të Brendshëm, Donjeta Imeri
Theses and Dissertations
Objektivi kryesor i këtij punimi është që të ofrojë një kuadër të plotë konceptuale mbi auditimin e brendshëm dhe auditimin e jashtëm duke përfshirë benifitet të cilat mund të sjellën nga këto dy lloje të auditimit. Për të përmbushur këto objektiva në material janë përdorur të dhëna nga vëzhgime dhe publikime të ndryshme në lidhje më auditimin. Auditimi në përgjithësi përmban në vetë shumë përgjegjësi duke përfshirë këtu çdo kompani pa marrë parasysh a është një kompani e madhe apo e vogël apo kompani në sektorin privat apo në atë publik. Siç vërehet në vendin tonë shumë kompani edhe ja …
Benifitet E Auditimit Të Jashtem Dhe Auditimit Të Brendshëm, Donjeta Imeri
Benifitet E Auditimit Të Jashtem Dhe Auditimit Të Brendshëm, Donjeta Imeri
Theses and Dissertations
Objektivi kryesor i këtij punimi është që të ofrojë një kuadër të plotë konceptuale mbi auditimin e brendshëm dhe auditimin e jashtëm duke përfshirë benifitet të cilat mund të sjellën nga këto dy lloje të auditimit. Për të përmbushur këto objektiva në material janë përdorur të dhëna nga vëzhgime dhe publikime të ndryshme në lidhje më auditimin. Auditimi në përgjithësi përmban në vetë shumë përgjegjësi duke përfshirë këtu çdo kompani pa marrë parasysh a është një kompani e madhe apo e vogël apo kompani në sektorin privat apo në atë publik. Siç vërehet në vendin tonë shumë kompani edhe ja …
Telemarketingu Si Element Marketingu Në Kontekstin E Republikës Së Kosovës, Drin Ponosheci
Telemarketingu Si Element Marketingu Në Kontekstin E Republikës Së Kosovës, Drin Ponosheci
Theses and Dissertations
Tregtia elektronike po shfaqet si një mënyrë e re për të ndihmuar bizneset për të rritur konkurueshmërine dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit.
Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar kontekstin kosovar të telemarketingut si lëmi e marketingut përgjithësisht në mbarëvajtjen e proceseve ekonomike dhe vet ekonomisë, të cilën po jetojmë. Kjo është një çështje shumë delikate pasi sa do që një ekonomi rrjedhimisht ndërmarrjet biznesore të jenë në nivelin më të lartë të zhvillimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e promovimit të përfshijnë telemarketingun dhe …
Ndikimi I Internetit Në Marketing, Hana Gashi
Ndikimi I Internetit Në Marketing, Hana Gashi
Theses and Dissertations
Marketingu në internet dhe shërbimet elektronike konsiderohen si fushat më të reja të kërkimit të cilat paraqesin një rëndësi strategjike për bizneset që kanë drejtuar përpjekjet e tyre drejt tregut elektronik. Studimet kanë treguar se sjellja e konsumatorëve online ndryshon (në disa aspekte të rëndesishme) nga sjellja e konsumatorëve në tregun tradicional. Nga ana tjetër manaxheret duket të kenë një kuptim të mirë të nevojave të konsumatorëve për t’i përmbushur ato në mënyrë efektive dhe efiçiente në mjedisin elektronik. Cilësia e shërbimeve elektronike është një koncept mjaft i diskutuar sidomos vitet e fundit. Ajo është përkufizuar si shkalla në të …
Barrierat Për Inovacion Dhe Kultura Menaxheriale, Kaltrina Mehmeti
Barrierat Për Inovacion Dhe Kultura Menaxheriale, Kaltrina Mehmeti
Theses and Dissertations
Në ditët e sotme inovacioni konsiderohet si faktor kyç për ti mbijetuar konkurrencës dhe progresit nacional. Mbi të gjitha inovacioni është i rëndësishëm në adresimin e sfidave globale siç janë ndryshimi klimatik dhe zhvillimet substanciale.
Fillet e inovacionit kanë ekzistuar shumë kohë më parë mirëpo individët nuk kanë qenë në dijeni për të. Roli i inovacionit dhe rëndësia e tij në ndryshimet ekonomike dhe sociale ka evoluar ndër vite dhe secila disiplinë ka pasur pikëpamje të ndryshme lidhur me çështjen e inovacionit .
Në funksionimin e kompanive është e rëndësishme të identifikohet se a është kultura menaxheriale e cila determinon …
Politika Fiskale Dhe Ndikimi I Saj Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Magbule Rizani
Politika Fiskale Dhe Ndikimi I Saj Në Zhvillimin E Ndërmarrjeve Të Vogla Dhe Të Mesme, Magbule Rizani
Theses and Dissertations
Në mënyrë që të arrihet një nivel i caktuar i mirëqenies së popullatës dhe një shkallë e caktuar e stabilitetit politik,qeveritë kombëtare të vendeve të ndryshme kanë për synim arritjen e një ekuilibri ekonomik.Këto qeveri,më anë të instrumenteve të ndryshme(siç është politika fiskale) të cilat i kanë në dispozicion, tentojnë që të bëjnë stimulimin e rritjes ekonomike dukeafektuar shkallën e papunësisënëpërmjet mbledhjes së tatimeve, shpërndarjes së të ardhurave si dhe nëpërmes stimulimeve të ndryshme të sektorit privat si dhe punojnë shumë drejt arritjes së objektivave makroekonomike.
Politika fiskale ndikon drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë në ekonominë e vendit.
Ndërmarrjet …
Investimet Në Sektorin Publik Dhe Privat, Egzona Imeri
Investimet Në Sektorin Publik Dhe Privat, Egzona Imeri
Theses and Dissertations
Investimi përmban një seri të gjerë të aktiviteteve të njeriut në këtë aspekt në kuptimin e gjerë, investimi nënkupton angazhimin e mjeteve financiare në: patundshmëri, letra me vlerë, projekte prodhuese, shërbyese, zhvillim teknologjik. Një hyrje e shkurtër rreth investimeve në sektorin publik dhe sektorin privat në Kosovë si dhe cilët janë faktorët të cilët ndikojnë në rritjen ose uljen e këtyre investimeve. Procesi i investimeve në këto dy sektorë, karakteristikat, ndikimi i tyre në ekonomin e një vendi, do të shpjegohen në temën në vazhdim ku do të paraqiten të dhënat në lidhje me investimet në këto dy sektorë, për …
Indeksi I Çmimit Të Prodhimit Në Kosovë, Kaltrina Mustafa
Indeksi I Çmimit Të Prodhimit Në Kosovë, Kaltrina Mustafa
Theses and Dissertations
Ky punim fillimisht në vete përmbanë një sqarim lidhur me konceptin e indekseve, rëndësinë e tyre, dhe bazat e ndërtimit të indeksit të çmimeve. Gjithashtu shpjegon rekomandimet për llojet e indekseve, dhe identifikon disa indekse të çmimeve që përdoren më së shumti në praktikë. Po ashtu, përmbanë edhe disa lloje të tjera të veçanta të indekseve si dhe një analizë statistikore lidhur me indeksin e çmimit të prodhimit në Kosovë.
Përveç aspektit teorik, janë përdorur indeksi i çmimeve prodhimit që përpilohen dhe publikohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Është analizuar në mënyrë të detajuar metodika e përpilimit të këtij …
Auditimi I Brendshëm Në Organizatat Buxhetore Në Kosovë, Fjolla Berani
Auditimi I Brendshëm Në Organizatat Buxhetore Në Kosovë, Fjolla Berani
Theses and Dissertations
Në Kosovë auditimi është diçka e re,vetëm pas vitit 1999 me ardhjen e Unmikut pas luftës së fundit me regjimin serb ka filluar të vehen bazat e para rreth auditimit.Vitet e fundit në Kosovë, profesioni i auditimit ka pësuar një zhvillim të shpejt.Si auditor në Kosovë është e rëndësishme të punohet shumë për të aplikuar teknikat moderne të auditimit sipas standardeve ndërkombtare.Çështja kyçe në sjelljen e auditimit modern në Kosovë është që të hiqet të asociuarit e auditimit me konceptin e vjetër të inspektimit, që ishte një kontroll i kryer nga autoritetet e jashtme.
Në vend të kësaj, menaxherët duhet …
Ndikimi I Globalizimit Në Shtetet Në Tranzicion, Hekuran Alija
Ndikimi I Globalizimit Në Shtetet Në Tranzicion, Hekuran Alija
Theses and Dissertations
Në këtë punim është analizuar ndikimi i globalizimit në shtetet në tranzicion. Qëllimi është të analizohet në veçanti ndikimi në shtetet si Maqedonia, Shqipëria dhe Bullgaria. Arsyet kryesore vijnë nga fakti i jetesës në kushte të një ekonomie dhe konkurrence globale, por për shkak të një fragjiliteti të organizimit politik sjell shoqërinë në një situatë të mjerueshme.
Për më tepër, për shkak të pamundësisë për të sjellur një stabilitet ekonomik, mungesë të aftësive për një stabilitet financiar dhe për t’iu kundërvënë eksceseve të tregjeve financiare, ka sjellur në rrezik shpeshherë edhe paqen sociale në këto vende.
Ky hulumtim duke analizuar …
Bilanci Dhe Pasqyra E Të Ardhurave Si Instrumente Të Konsolidimit Financiar, Egzona Loshaj
Bilanci Dhe Pasqyra E Të Ardhurave Si Instrumente Të Konsolidimit Financiar, Egzona Loshaj
Theses and Dissertations
Është e ditur se pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlerësojnë profitabilitetin dhe aftësinë e pagesës së biznesit, dhe përbëjnë tiparin kryesor të kontabilitetit, sepse ato janë mjetet e para të komunikimit dhe të informimit kontabël, si dhe produkti final i analizave financiare kontabël i transaksioneve të biznesit
Në këtë temë diplome do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me bilancin dhe pasqyrën e të ardhurave duke përmbledhur aktivitetin e një ndërmarrjeje. Në mënyrë që ndërmarrja të sigurojë një pasqyrë të qartë të situatës momentale dhe të përparimit të kompanisë, për të realizuar …
Analiza E Efekteve Të Krizës Financiare Në Menaxhimin E Riskut : Rasti I Sektorit Bankar Të Kosovës, Faton Hasolli
Analiza E Efekteve Të Krizës Financiare Në Menaxhimin E Riskut : Rasti I Sektorit Bankar Të Kosovës, Faton Hasolli
Theses and Dissertations
Menaxhimi i riskut është një disiplinë e pozicionuarthellë në esencën e çdo institucioni financiar dhe përfshinë të gjitha aktivitetet që ndikojnë në profilin e saj të riskut. Menaxhimi i riskut në përgjithësi përfshinë identifikimin, matjen, monitorimin dhe kontrollin eriskut financiar.
Pavarësisht nga fakti se ekzistojnë një varg metodash për menaxhimin e riskut në sektorin bankar, raportohet se ky lloj tëriskut qënë vazhdimësi paraqet problem fundamental.Ngjarjet e vitit 2008 të ndërlidhura me krizën financiare janë një mësim i fuqishëm nga i cili kuptojmë se risku në sektorin bankar mund të jetë i paparashikueshëm e nganjëherë i parashikueshëm por i pamundur të …
Tregjet Financiare, Pjesëmarrësit Dhe Instrumentet Financiare, Shukri Avdiu
Tregjet Financiare, Pjesëmarrësit Dhe Instrumentet Financiare, Shukri Avdiu
Theses and Dissertations
Në kushtet e ekonomisë së lirë, tregu financiar funksionon si mekanizëm specifik përmes të cilit zhvillohet qarkullimi i mallrave, shërbimeve, punës, teknologjisë, informatave. Tregjet financiare përfaqësojnë një nga sferat më të rëndësishme të funksionimit të ekonomisë së një vendi, nëpërmjet të cilëve përcaktohet niveli i duhur i çmimeve, drejtohet prodhimi, shpërndarja, investimi dhe konsumi i mjeteve, sigurohet rritja ekonomike si dhe plotësohen nevojat e prodhuesve dhe konsumatorëve.Tregu financiar, si një segment i veçantë i tregut në tërësi, paraqitet në rolin e mekanizmit që duhet të ndikojë në alokimin optimal të fondeve financiare dhe në baraspeshimin e ofertës dhe kërkesës së …
Burimet E Financimit Dhe Ndikimi I Teknologjisë Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Remzi Sadiku
Burimet E Financimit Dhe Ndikimi I Teknologjisë Në Ndërmarrjet E Vogla Dhe Të Mesme, Remzi Sadiku
Theses and Dissertations
Për një vendë në të cilin tradita e ndërmarrësisë është relativisht e re është me interes trajtimi i burimeve të finacimit dhe ndikimi i teknologjisë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Vështërsitë për disponueshmëri të mjeteve finaciare lidhur me nevojën e biznesit për zhvillim dhe investime janë evidente. Këto vështërsi shfaqen që nga normat shum të larta të intersit në kredit e siguruara nga bankat komerciale si dhe një mori pengesa për sigurimin e këtyre kredive siq janë: pamundësia e sigurimit të kolateralit të nevojshëm për sigurimin e kredis si kusht i vën nga bankat, mungesa e planeve të …
Auditimi Në Sistemin Bankar, Blerta Agushi
Auditimi Në Sistemin Bankar, Blerta Agushi
Theses and Dissertations
Qëllimi i hartimit të këtij raporti është të kuptuarit e funksionit dhe vlerës së auditimit në mjedisin rregullativ të sistemit bankarë. Ky raport bazohet në vrojtimin dhe kryerjen e kërkimeve mbi efektivitetin e kontrollit dhe ndikimet e saj në besueshmerinë e bankës. Auditimi ka dëshmuar zhvillim të madh në shumë aspekte gjatë dekadave të fundit.Në ushtrimin praktit të funksionit të auditimit, auditimi ishte një aktivitet i kufizuar,në hetimin dhe auditimin e proceseve financiare dhe të kontabilitetit. Më vonë u bë funksion kryesor për të gjitha proceset efektive,madje u bë si sytë dhe veshët e administratës më të lartë.
Në kontekstin …
Roli I Liderit Në Menaxhimin E Ndërmarrjeve Të Vogla, Dafina Hasani
Roli I Liderit Në Menaxhimin E Ndërmarrjeve Të Vogla, Dafina Hasani
Theses and Dissertations
Lidershipi shpesh është menduar si një forcë kryesore prapa suksesit dhe dështimit të ndërmarrjes dhe mirëqenies së personelit. Pavarësisht nga fusha e studimit në lidership, lidershipi në bizneset e vogla ka qenë rrallë në qendër të kërkimit. Rritja e rëndësisë së firmave të vogla në rritjen ekonomike dhe konkurrencës, ka ngritur disa pyetje rreth rolit dhe praktikës së lidershipit në ndërmarrjet e vogla.
Ashtu si suksesi dhe dështimi, ashtu dhe mirëqenia e personelit të kompanive shpesh janë atribuar te lidershipi. Pikëpamjet që kompanitë e vogla ndryshojnë në thelb nga homologët e tyre thekson rëndësinë e njohurive shkencore rreth lidershipit në …
Barrierat E Ndërrmarjeve E Vogla Dhe Mesme Në Kosovë, Arben Hyseni
Barrierat E Ndërrmarjeve E Vogla Dhe Mesme Në Kosovë, Arben Hyseni
Theses and Dissertations
Duke pasur parasysh veshtersit e këtij hulumtimi si: mungesa e burimeve, si dhe kufizime të tjera të kësaj natyre imponuan që të dhënat e përdorura të mblidhen kryesisht përmes literaturës, internetit, publikime të ndryshme nga institute për hulumtim raporte te ndyshme si dhe intervista e realizuar me anë të pyetsorëve me disa nga NVM nga e cila kemi marrë informata të cilat edhe i kemi përdorur në këtë hulumtim.
Finalizimi i këtij punimi do të mundëson edhe adresimin adekuat të vështirësive dhe problemeve me të cilat ballafaqohen NVM , si dhe do të mundëson ofrimin e rekomandimeve te masave adekuate …
Fazat Gjatë Procesit Të Auditimit Të Brendshëm, Blerim Hoxha
Fazat Gjatë Procesit Të Auditimit Të Brendshëm, Blerim Hoxha
Theses and Dissertations
Auditimi si formë e kontrollit të ndërrmarrjeve publike dhe private edhe pse i vjetër në botë,në përgjithësi është term relativisht i ri në Kosovë, është shfaqur në përmasa më të gjera pas vitit 1999, pasi që Kosova filloi të administrohej nga administrata ndërkombëtare.Përvojat e ndryshme të shteteve botërore e sidomos asaj amerikane dhe evropiane u inkorporuan ne sistemin e brishtë te kontrollit në Kosovë, me anë të amandamentimit të ligjeve ekzistuese dhe me trajnimin e një numri të konsiderueshëm të stafit lokal me qëllim të rritjes së profesionalitetit të tyre dhe ballafaqimit në praktikë me raste të ndryshme të auditimit …
Impakti I Vlerësimit Të Performancës Në Ngritjen E Cilësisë Në Sektorin Publik, Enver Durmishi
Impakti I Vlerësimit Të Performancës Në Ngritjen E Cilësisë Në Sektorin Publik, Enver Durmishi
Theses and Dissertations
Vlerësimet për menaxhimin në institucionet publike është një çështje e cila shtron nevojën për qasje shumë serioze. Pёr këto janë bërë më shumë hulumtime dhe studime, shumica e tyre janё përqendruar në vlerësimet e menaxhmentit por edhe në shkaqet që kanë shtyer nevojën për ndryshime, por pak vëmendje u kushtohet burimeve të cilët ndikojnë në ndryshimet. Nga hulumtimi që ne kemi bërë del që një kontribut të rëndësishëm në këtë çështje ka edhe vlerësimi i angazhimit dhe mbështetjes nga ana e menaxhmentit, efektet e këtyre fenomeneve dhe dhёnia e rekomandimeve dhe strategjive që menaxherët në institucionet publike mund t’i përdorin …
Menaxhimi I Politikave Publike Fiskale Dhe Roli I Tyre Në Zhvillimin E Bizneseve Të Kosovës, Ibrahim Krasniqi
Menaxhimi I Politikave Publike Fiskale Dhe Roli I Tyre Në Zhvillimin E Bizneseve Të Kosovës, Ibrahim Krasniqi
Theses and Dissertations
Menaxhimi i politikave publike e fiskale dhe roli i tyre në zhvillimin e Bizneseve është preokupim i të gjitha qeverive të shteteve të ndryshme në përmasa ndërkombëtare pa marrë parasysh sistemin politik, ekonomik dhe nivelin apo shkallën e zhvillimit ekonomik të tyre. Politikë Fiskale kuptojmë aktivitetin e paramenduar në formimin e të hyrave publike dhe financimit të shpenzimeve publike me qëllim të realizimit të funksioneve të ndryshme të shtetit apo të bashkësive shoqërore politike të përcaktuara në kushtetutë dhe me ligj. Menaxhim ose drejtim ekonomik: përfaqëson procesin kompleks të organizimit e të drejtimit të një kompanie, institucioni ose organizate, për …
Indeksi I Çmimeve Të Konsumit Dhe Analiza Statistikore, Fitim Limani
Indeksi I Çmimeve Të Konsumit Dhe Analiza Statistikore, Fitim Limani
Theses and Dissertations
Prapavija: Duke u bazuar në faktin që indekset e çmimeve paraqesin një dukuri në matjen e variacioneve në kohë të çmimeve si dhe analizat që bëhën, është konsideruara që të bëhet nje analizë rreth indeksit të çmimeve në Kosovë.
Objektiva: Analizimi i indeksit të çmimeve të konsumit në Kosovë dhe analiza statistikore.
Metoda: Për të realizuar këtë punim është përdorur literaturë shkencore si dhe të dhëna zyrtare nga Agjensioni i Statisitikave në Kosovë, Banka Qendrore e Kosovës, ueb faqe të ndryshme si dhe publikime të huaja shkencore. Literatura është përdorur duke analizuar fillimisht kuptimin e indeksit të çmimeve në si …
Sistemi Bankar Në Kosovë, Enis Beytulla
Sistemi Bankar Në Kosovë, Enis Beytulla
Theses and Dissertations
Qëllimi i këtij punimi është të analizojë disa faktorë të sistemit bankar në Kosovë siç janë: Numri bankave të cilat operojnë në Kosovë, interesi në kredidhënje si dhe kreditë joperformuese. Në këtë studim, ne u përpoqëm që me anë të një analize përshkruese dhe grafike të vëzhgojmë sistemin bankar në Kosovë.
Hulumtimi i punimit është bërë përmes metodave burimeve sekondare të cilat bazohen në literatura të ndryshme, raportet vjetore të bankave të Kosovës dhe rajonit, buletine ekonomike, adresa të ndryshme elektronike si dhe me anë të të cilave janë krahasuar bankat në Kosovë me ato të rajonit.
Sipas analizës tonë …