Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Business Commons

Open Access. Powered by Scholars. Published by Universities.®

Articles 121 - 127 of 127

Full-Text Articles in Business

Si Të Motivohen Punëtorët?, Lirim Babatinca Feb 2018

Si Të Motivohen Punëtorët?, Lirim Babatinca

Theses and Dissertations

Në këtë temë diplome trajtohet motivimi i puntorëve. Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohet se si të motivohen punëtorët, objektivat, rolet e motivimit, teoritë, si dhe nxitja e motivimit të punëtorëve në kompani. Në këtë punim janë të paraqitura mënyrat e motivimit të punëtorëve në disa fusha që kompanitë kosovare, por edhe më gjerë hasin në implementimin e tyre. Gjithashtu, në bazë të hulumtimeve primare dhe atyre sekondare kam bërë një rast studimi në të cilën trajtohet si temë, se si kompania në fjalë përdor metoda për motivimin e punëtorëve. Në fund të këtij punimi do të …


Investimet E Bizneseve Të Vogla Në Kosovë, Lorita Abazi Feb 2018

Investimet E Bizneseve Të Vogla Në Kosovë, Lorita Abazi

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij studimi ishte të analizonte biznesin e vogël në Kosovë, duke analizuar më konkretisht performancën e tij, nivelin e investimeve dhe barrierat që e pengojnë gjatë aktivitetit të përditshëm.

Për të realizuar studimin u përdor metodologjia sasiore përshkruese, ku të dhënat u mblodhën me anë të një pyetësori i cili përbëhej nga 19 pyetje. Në studim u morën bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në rajonin e Prishtinës dhe u anketuan 36 menaxherë/pronarë të bizneseve.

Nga analiza rezultoi se pjesa më e madhe e bizneseve të anketuara janë biznese të vogla të cilat i përkasin industrisë …


Auditimi I Jashtёm Dhe Ndikimi I Tij Nё Biznese, Rozana Morina Feb 2018

Auditimi I Jashtёm Dhe Ndikimi I Tij Nё Biznese, Rozana Morina

Theses and Dissertations

Auditimi i jashtem është një ekzaminim i pavarur i pasqyrave financiare të përgatitura nga organizata e cila e bën auditimin. E kjo zakonisht bëhet për qëllime statutore (pasiqë ligji e kërkon kryerjen e një procesi të tillë). Një rezultat auditimi paraqet një opinion në lidhje me pasqyrat financiare, pra a paraqesin pasqyrat financiare një pamje te vërtetë e të drejtë apo jo. Auditorët emërohen nga kompania e auditimit e cila bën auditim të jashtëm, ata janë të pavarur nga organizata në të cilën janë të angazhuar per kryerjen e auditimit. Pra të jesh i pavarur do të thotë se auditori …


Strategjia E Marketingut Dhe Efekti I Saj Në Performancën Biznesore Në Kosovë, Adrian Osmani Feb 2018

Strategjia E Marketingut Dhe Efekti I Saj Në Performancën Biznesore Në Kosovë, Adrian Osmani

Theses and Dissertations

Një nga qëllimet kryesore të këtij studimi është ofrimi i një Udhëzuesi për menaxherët Kosovarë të biznesit lidhur me atë se, në cilat çështje që kanë të bëjnë me marketingun ata duhet të përqëndrohen, në mënyrë që ta rrisin sa më shumë performancën afatgjate të kompanive të tyre në Kosovë dhe në vendet e tjera, të huaja. Prandaj, problemi kryesor i hulumtimit për këtë studim mund të paraqitet si në vijim:

Cfarë lloj marketingu strategjik mund të lidhet sa më mirë dhe efektivisht me performancën financiare të kompanive në mjedise të ndryshme biznesore (të biznesit)?

Ky problem, më tej mund …


Cikli I Zhvillimit Të Produktit, Egzona Kostanica Feb 2018

Cikli I Zhvillimit Të Produktit, Egzona Kostanica

Theses and Dissertations

Në përditshmëri, kudo që të jemi, në mënyrë permanente ndeshemi me produkte dhe shërbime të llojeve të ndryshme, me specifikat e tyre përkatëse varesishtë nga vlera e tyre e përdorimit, të cilët kanë formën përkatëse ose nuk kanë fare, janë të sferes materiale ose nuk i takojnë asaj sfere, janë të dukshme ose të prekshme ( i takojnë sferes materiale-automobili, lojërat, objektet dhe cdo send qe i takon botës materiale dhe që mund të kënaq nevojat e bleresve) ose të padukshme (produktet në formë të shërbimeve të ndryshme ose ideve-dhënia e këshillave të ndryshme të konsalltingut, realizimi i vizitave të …


Si Motivohen Punëtorët Në Ndërmarrjet Private Në Kosovë, Arben Hajdini Jan 2018

Si Motivohen Punëtorët Në Ndërmarrjet Private Në Kosovë, Arben Hajdini

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është të kuptojmë se si motivohen punëtorët në ndërmarrjet private në Kosovë, motivimi si fenomen paraqet një tërësi elementësh si dëshirat, nevojat, shtytjet, kërkesat, ashtu që të arrihen njëkohësisht qëllimet e kompanisë dhe të plotësohen nevojat personale të individit. Motivimi ka të bëjë më mënyrën së si shtytja, aspirata, nxitja dhe nevoja e qenieve njerëzore drejtojnë, kontrollojnë apo shpjegojnë sjelljen njerëzore. Ne në fillim filluam të marrim informata të përgjithshme në lidhje më motivimin e punëtorëve në ndërmarrjet private në Kosovë, mirëpo më formulimin e pyetësorit dhe më intervistat të cilat i kemi bëra në arritëm …


Sistemi Unik Monetar I Bashkimin Europian, Euro, Agon Hoxha Jan 2018

Sistemi Unik Monetar I Bashkimin Europian, Euro, Agon Hoxha

Theses and Dissertations

Qëllimi i këtij punimi është që të hedh pak dritë në sistemin monetar europian unik. Përmes historisë së zhvillimit të kushteve nëpër shtetet veç e veç dhe zhvillimeve teknologjike, rezultuan që 20 vëndet Europiane përqafuan Euron – si monedhë të përbashkët duke dhënë një pjesë të sovranitetit të tyre nacional në emër së kauzës Europiane.

Edhe pse niveli i zhvillimit ekonomik, politik dhe social në vëndet që aplikuan euron , nuk ishte i njëjtë dhe i barabartë, principi i solidaritetit që është princip themelor në Bashkimin Europian së bashku me principin e koncenzusit, erdhi në shprehje. Kështu Euron përqafoj …